INFOÇIP DENON ME FORCE VRASJEN NE SALLEN E GJYQIT TE GJYQTARIT ASTRIT KALAJA
Eshte trondites lajmi se gjyqtari Astrit Kalaja ka nderruar jete si pasoje e nje atentati kriminal ne sallën e gjyqit ne Gjykaten e Apelit te J.P. me seli në Tiranë. Kjo ështe ngjarja më e rëndë qe ka ndodhur ndaj perfaqesuesve te gjyqësorit në gjithë historinë e shtetit shqiptar. Ajo është këmbanë alarmi per pasigurinë e lartë të jetës me te cilen perballen sot njerezit e drejtesise. Kjo vrasje eshte gjithashtu simptomë e nje shoqerie te frustruar dhe të degraduar, që ka humbur besimin tek Drejtësia. Ngjarja e rëndë është oguri i zi per per ditet qe do te vijnë nëse KLGJ dhe të gjitha institucionet e tjera të shtetit nuk do të marrin masa për emergjencën e krijuar në Gjyqësor.
INFOCIP ka patur privilegjin të nderveproje me gjyqtarin e nderuar Astrit Kalaja qe kur ai drejtoi si kryetar i komanduar Gjykaten e Apelit Shkoder. INFOCIP i shpreh ngushellime të sinqerta familjes, kolegeve dhe të aftërme të tij për humbjen e pakthyeshme. INFOCIP inkurajon organet e rendit te kyejnë një hetim të shpejtë dhe Drejtësia ti japë ndëshkimin maksimal autorëve të aktit të rëndë kriminal.

MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016–2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA





















































