Gjyka­ta e Posaçme Kun­der Kor­rup­sion­it dhe Krim­it te Orga­nizuar denoi këtë javë me 6 muaj burg gjyq­tarin Luan Daci, anë­tar i Kolegjit të Posaçëm të Ape­lim­it, KPA. Sipas akuzës, tash­më të provuar në shkallën e parë të gjykim­it, Luan Daci ka paraqi­tur doku­mente me përm­ba­jt­je të fal­si­fikuar para Avokatit të Pop­ul­lit, duke mos deklaru­ar një masë disi­plinore, me qël­lim që të zgjid­hej anë­tar i insti­tu­cion­eve të rivlerësim­it. Me rreg­ull treshi, ai ka paraqi­tur të njëj­ta doku­mente të fall­si­fikuara edhe para Kuven­dit të Shqipërisë. Daci ka kalu­ar me lehtësi dy fil­tra kushtetues, pikër­isht kur të gjithë prozhek­torët ndërkom­bëtare kanë qënë të drej­tu­ar mbi pro­cesin e ngrit­jes së organ­eve të vetingut.

 

Luan-Daci infocip

 

 

Ironik­isht, pasak­tësitë e deklarimeve të tij, nuk u nxorën në dritë nga ata që e përzgjod­hën dhe që e kishin detyrë kushtetuese ta bënin këtë punë, por nga vik­ti­mat e tij.  Kallëz­i­mi penal ndaj Dac­it u depoz­i­tua nga ish-prokuror­ja e Prokuror­isë së Tiranës Antone­ta Sev­dari; ish-prokurori i Korçës, Elsion Sadiku dhe ish-gjyq­tari i Apelit Tiranë, Ervin Met­al­la, të tre të shkarkuar nga detyra gjatë pro­ce­sit të rivlerësim­it.

 

Dëmi­mi me 6 muaj burg, kon­ver­tu­ar  në 12 muaj shër­bim prove ka kri­juar një pësht­jel­lim të madh tek entuzi­astët e Refor­mës në Drejtësi. Daci është i pari anë­tar i organ­eve supreme të vetingut që bie nga një piedestal i lartë. Zhur­ma në këto raste është e pash­mang­shme!  KPA e ushtron funk­sion­in e vet ligjor si pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Rrjed­himisht, për herë të parë në his­tor­inë e shtetit shqip­tar kemi një gjyq­tar të Gjykatës Kushtetuese që dëno­het nga një gjykatë ven­dase. Po ash­tu, për herë të parë në his­tori këmi një dën­im penal të dhënë ndaj një gjyq­tari të organ­eve të reja vetingut. Ky është ndosh­ta një lajm i mirë sa i takon pavarë­sise se gjyqe­sorit, por eshte një lajm i keq sa i takon ligjsh­mërisë së pro­ce­sit të vetingut.

 

Vendi­mar­r­ja e KPA është vënë në pikpyet­je për shkak të cënim­it të parim­it të ligjsh­mërisë së trupës gjyqë­sore. Nga një vlerësim koher­ent  i jurispru­dencës së GJEDNJ në Stras­burg, e rifreskuar së fund­mi edhe më vendimin e Dhomës së Mad­he në çësht­jen  “Guð­mundur Andri Ástráðs­son kundër Ice­landës”, mund të dilet me analogji në kon­kluzion­in se  “Çësht­ja Daci” imp­likon rrethanën se vendimet e dhë­na nga një gjyq­tar në kushte paligjsh­mërie (kur ai nuk plotë­son kriteret për të qënë gjyq­tar), janë rrjed­himisht të paligjshme.

 

Vendimet e KPA, në të cilat Kolegji mund të jetë ndarë në raportin 4 me 3, janë automatik­isht të cënueshme nëse ish-gjyq­tari Daci ka qenë pjesë e shu­micës.  Një ndër këto vendime është ai që shkarkoi nga detyra ish-kryetarin e Gjykatës së Dur­rësit dhe më pas gjyq­tarin e Apelit Tiranë, Ervin Met­al­la. Të tjerë mund të argu­men­to­jnë lehtë­sisht se e gjithë vendi­mar­r­ja e der­i­tan­ishme e Kolegjit është e cënueshme, sa kohë në kouromin e tij, është për­l­log­a­r­it­ur vota e një gjyq­tari të cak­tu­ar në kushte paligjsh­mërie. Mund të ketë edhe vendime të tjera të ngjashme. Kjo anal­izë duhet të fil­lo­jë të bëhet.

 

Është e qartë se, tek­sa Avokati i Pop­ul­lit dhe Kuven­di kanë dësh­tu­ar të fil­tro­jnë pa defek­te të përzg­jed­hu­rit në KPA. Të dyja këto insti­tu­cione kushtetuese kanë përgjegjës­inë e tyre para pub­likut shqip­tar dhe part­nerëve ndërkom­bë­tarë që kanë asis­tu­ar Refor­mën në Drejtësi.

 

Imp­likimet e dënim­it të ish-gjyq­tar­it Daci janë seri­oze edhe për shkak se misioni i KPA është  “Përm­bush­ja e funk­sion­eve dhe kom­pe­ten­cave ligjore për garan­timin e funk­sionim­it të shtetit të së drejtës, pavarë­sisë së sis­temit të drejtë­sisë, si dhe rik­thimin e bes­im­it të pub­likut tek insti­tu­cionet e këtij sis­te­mi”.  Bes­i­mi i pub­likut ka mar­rë në fakt një tjetër godit­je pas dhënies së vendim­it gjyqë­sor që gjeti faj­tor një prej 7 anë­tarëve të KPA.

 

Edhe nëse Z. Daci do ta fito­jë çësht­jen e tij në shkallën e dytë të gjykim­it pas ankimim­it, bes­i­mi i pub­likut me gjasë do të vijo­jë të jetë i ulët, pasi në këtë rast do të jetë SPAK insti­tu­cioni që do të admin­istro­jë një dësh­tim të për­masa seri­oze, pasi akuza e ngrit­ur prej tij do të rrë­zo­hej. Nga­do që ta kthesh  këtë prob­lem, zgjid­h­ja është “lose –lose”. Tash­më nuk ka asnje dyshim dhe është provuar plotë­sisht që Luan Daci ka qene i shkarkuar si gjyq­tar dhe e ka fshe­hur këtë fakt per t’u zgjed­hur gjyq­tar i KPA-së. As ai vete nuk e mohon këtë fakt. Atëherë çfarë rëndësie ka si per­fun­don pro­ce­si penal per fal­si­fikim ne ngarkim te tij në shkallë të dytë?! Kush e pret per­fundimin e ketij pro­ce­si dhe çfare ndiki­mi do kete ai, sa i takon vijim­it të funk­sion­it nga Luan Daci?!

 

Me largimin e tij, KPA mbtet me 6 anë­tarë, duke rrezukuar të hyjë edhe ajo vetë në cik­likën e krizave të kuo­ru­mit vendi­mar­rës. Edhe pse i pezul­lu­ar më parë, dhe prej dy ditësh tash­më është i dënuar me vendim gjykate, KPA vijon ta mba­jë të afishuar emrin e ish-gjyq­tar­it Daci në faqen e vet zyrtare. Munge­sa e reagim­it for­mal nga ana e KPA në këtë pikë nuk ndih­mon në rrit­jen e bes­im­it të pub­likut tek insti­tu­cionet e reja gjyqë­sore.

 

Si për ta bërë më të rëndë këtë sit­u­atë, një tjetër anë­tar i KPA, Ardian Haj­dari është kallzuar gjithash­tu në SPAK për të njëj­tat arsye. Kallzue­sit e tij pre­tendo­jnë se Haj­dari ka paraqi­tur pranë Avokatit të Pop­ul­lit, doku­mente me përm­ba­jt­je të fal­si­fikuar, me qël­lim që të zgjid­hej anë­tar i insti­tu­cion­eve të rivlerësim­it. Dos­je është ende në het­im nga SPAK, ndërko­hë që vetë gjyq­tari Haj­dari është i pezul­lu­ar.

 

Në faqen zyrtare të KPA mund të shkarko­het lehtë­sisht CV e gjyq­tar­it Ardian Haj­dari. Bie në sy se ai ka fil­lu­ar punë si ndih­mës gjyq­tar në vitin 1995, kur ende ndiqte studimet e lar­ta në Fakul­tetin Juridik, Uni­ver­siteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Sipas CV-së së afishuar, ai është diplo­muar si jurist në vitin 1996. Për kohën që flasim, pra për vitet 1995–1996, nevo­jat për gjyq­tarë të rinj, sido­mos në rrethe gjyqë­sore të largë­ta, mund të kënë detyru­an organet kom­pe­tente të lejonin stu­den­tët e vitit të tretë të punon­in si ndih­mës gjyq­tarë, edhe pse nuk ishin diplo­muar ende si juristë. Ai ka punuar si ndih­mës gjyq­tar, si Avokat dhe si jurist insti­tu­cioni, por asnjëherë si gjyq­tar, deri sa u ngrit në rrad­hët e KPA, me sta­tusin më të lartë, atë të gjyq­tar­it të Gjykatës Kushtetuese. Është një arrit­je e admirueshme në kar­ri­erë, në çdo kup­tim.

 

SPAK megjithatë ka nën het­im “çësht­jen Haj­dari” pasi kallzue­sit pre­tendo­jnë se ka shkel­je sa i takon kritereve ligjore për të qënë anë­tar i KPA, duke fil­lu­ar që nga mesa­tar­ja e shkol­lës së lartë e deri tek kri­teri i vjetër­sisë në punë. Nëse Gjyka­ta e Posaçme Kun­der Kor­rup­sion­it dhe Krim­it te Orga­nizuar do të pasonte me një vendim të dytë si ai që mori për ish-gjyq­tarin Daci, padyshim që pavarësia e organ­eve të reja gjyqë­sore do të afir­mo­hej më tej, por, nga ana tjetër, një inves­tim kolos­al, siç është Vetingu dhe Refo­ma në Drejtësi, do të viheshin seri­ozisht në pikëpyet­je. Në një rast të tillë, të gjitha vendimet e KPA do të ishin të cënueshme. Besuesh­mëria tek pro­ce­si do të binte piki­atë kurse hamendësimet për kap­je të vetingut do të kap­nin majat.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim