21 Dhje­tor 2019. Pas nje pune disa vjeçare, INFOCIP kom­ple­toi plote­sisht Plat­for­men Kom­betare VENDIME.AL. Që prej Nen­torit 2018, të gjitha vendimet e 61 keshillave bashki­ak që u kri­juan pas zgjed­hjeve të 2015-ës janë të pub­likuara online, të gjend­shme në çdo kohë, te kërkueshme ne inter­net dhe të disponueshme pa pagesë, për cilin­do shqip­tar, që jeton bren­da apo jashtë kufi­jve të bashkive apo dhe bren­da apo jashtë kufi­jve të Shqipërisë.

 

Përmes STAR 2, së fund­mi u asis­tu­an 33 bash­ki që të pub­likonin vendimet e tyre, duke e kom­ple­t­u­ar në këtë menyrë me sin­jal trans­parence të gjithë hartën e Shqiperisë.

 

 

Falë dona­torëve të tjerë pararen­des, sot 61 këshillat bashki­akë të RSH, real­i­zo­jnë rreg­ull­isht shpall­jen e vendi­mar­rjes e tyre duke për­dorur teknologjitë e reja të infor­ma­cionit. Vendimet e keshillit bashki­ak në letër, që deri dje rrinin në errësirën e sir­tar­it, sot janë të gjitha të  botu­ara elek­tron­ik­isht dhe në dorë të çdo qyte­tari.

 

Përm­byll­ja e pro­ce­sit të pub­likim­it online të vendimeve te 61 bashkive te Shqiperise bren­da Nen­torit 2018 është një moment që ndosh­ta do të kuj­to­het në his­torikun e Pushtetit Ven­dor.  Eshte një arrit­je për të gjithe ne, nje kre­nar­ie legjitime, pasi kemi cak­tu­ar një stan­dard jo vetëm për Shqipërinë, por ndosh­ta unik në rajon e më gjerë.

 

“Ajo që kemi arrit­ur përmes asis­tencës së STAR 2, por edhe per­mes nderveprim­it me bashkite apo part­nereve te tjere eshte nje plat­forme unike, e cila real­i­zon me se miri funk­sion­in ligjor te shpall­jes / njof­tim­it te akteve vendi­mar­resve te organ­eve te qev­eris­jes ven­dore” — u shpreh ideatori i kesaj plat­forme, Ger­ti Shel­la ne cer­e­mo­nine e posaçme te orga­nizuar per kete qel­lim.

Ne kete kon­fer­ence mer­rnin pjese per­faqe­sue­sit e Qev­erise Shqiptare, Del­e­ga­cionit te Bashkim­it Europi­an, Pro­gramit per Zhvil­lim te Kombeve te bashkuara, kryetare te bashkive, krytare te keshillave bashki­ake si dhe mjaft sekretare te keshillave bashki­ake.

Ne fjalen e saj per­shen­de­tese, per­faqe­sues­ja e larte e UNDP, Limya Eltayeb (coun­try direc­tor, UNDP) fal­en­deroi INFOCIP per kri­jimin e ketij sis­te­mi teknologjik me funk­sion­alitet te larte dhe inku­ra­joi per­faqe­sue­sit e bashkive te pran­ishme ne cer­e­mo­nine e inagurim­it te pro­movo­jne me tej qev­eris­jen e hapur dhe vendi­mar­rjen trans­par­ente. Ajo gjithash­tu perge­zoi te gjithe stafi e Pro­jek­tit STAR 2 per mbeshtet­jen me resurset dhe kapacitet e nevo­jshme te kom­ple­tim­it ne kohe dhe me cile­si te njer­it prej objek­ti­vave mad­hore te pro­jek­tit sikurse ai i pub­likim­it online te te gjitha vendimeve te keshillave bashki­ake.

Ne emer te dona­toreve te VENDIME.AL, Kon­fer­en­cen e per­shen­de­ti Mario Xhu­liani. AI thek­soi se aksesi ne legjis­la­cionin ven­dor per­faqe­son nje arrit­je te shkelqy­er. Kjo arrit­je i hap rru­gen imple­men­tim­it te stan­darteve te reja, sikurse jane ato te vendi­mar­rjes se kon­sul­tu­ar me te gjithe aktoret.

 
1
 

2
 

3
 

4
 

5
 

6
 

7
 

8
 

9
 

10
 

11
 

12
 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim