Gjyka­ta e Lartë është maja e Pushtetit Gjyqë­sore në Repub­likës së Shqipërisë. Pas mira­tim­it të Kushte­tutës, ajo funk­sionoi mbi bazën e ligjit organik 8588, dt. 15.3.2000[1], e orga­nizuar në dy koleg­je, Penal dhe Civ­il. Në vitin 2013 asaj iu shtua Kolegji Admin­is­tra­tiv. Në total Gjyka­ta e Lartë për­bëhej nga 19 anë­tarë. Në kuadër të Refor­mës në Drejtësi, ligji organik i Gjykatës së Lartë u shfuqizua nga Ligji 98/2016 “Për Orga­niz­imin Gjyqë­sor të RSH”. Ky ligj nuk për­cak­ton se sa duhet të jetë num­ri i gjyq­tarëve në Gjykatën e Lartë dhe kjo kon­sidero­het një e metë e pro­ce­sit ligjvënës. Aktu­al­isht, Gjyka­ta e Lartë ka vetëm një gjyq­tar, në pamundësi të plotë për të mar­rë vendime. Vendi­mi i fun­dit i saj u dha në 30 prill 2019. Gjyq­tari i fun­dit u shkarkua nga vetingu në Kor­rik 2019, dhe ky ishte pikër­isht kryetari Xhezair Zagan­jori. Nuk ka gjithash­tu (ende) një vendim të organ­eve të reja gjyqë­sore sesa duhet të jetë num­ri i gjyq­tarëve të Gjykatës së Lartë. (shkarko Permbled­hjen Ekzeku­tive)

 


 

Në vitin 2015, INFOÇIP nisi mat­jen e kohëzg­jat­jes së gjyqeve në Gjykatën e Lartë ne part­ner­itet me Nation­al Endow­ment for Democ­ra­cy, NED, me seli ne Wash­in­ton D.C, mbeshtetet krye­sisht nga Kon­gre­si Amerikan. Vlerësi­mi tem­atik 5‑vjeçar anal­i­zon kohën e shqyr­tim­it gjyqë­sor të rekur­se­ve si dhe kohën për arsyetimin të vendimeve të mar­ra në seancë. Vendimet në dhomë këshilli­mi mbi pranuesh­mërinë e rekur­sit nuk janë objekt vlerësi­mi. Ky për­faqë­son të parin dhe të vet­min vlerësim tem­atik për Gjykatën e  Lartë që mbu­lon kohën para dhe pas Refor­mës në Drejtësi. (shkarko botimin e plote ne PDF)

 

  1. NGARKESA & PERFORMANCA

 

Në 5 vitet e fun­dit, Gjyka­ta e Lartë dha 4054 vendime për­fundimtare. Kolegji Admin­is­tra­tiv dha i vetëm më shumë vendime sesa dy koleg­jet e tjera të mar­ra së bashku.  Nga 1 Janar 2015 deri në 30 Prill 2019, ai dha vendim për 2368 rekurse. Për të njëjtën peri­ud­hë, Kolegji Civ­il dha 1042 vendime, kurse Kolegji Penal dha 644 vendime në seancë. Në vitin 2019, për shkak të largim­it të trupës gjyqë­sore si paso­jë e vetingut, Kolegji Admin­isi­tra­tiv arri­ti të jepte vetëm 12 vendime (i fun­dit ka datën 30 prill 2019). Ndërko­hë, Kolegji Penal dhe ai Civ­il vendimet e tyre të fun­dit i dhanë në 30 Qer­shor 2018.

 

Për peri­ud­hën 2015–2019, Gjyka­ta e Lartë ka dhënë mesa­tar­isht rreth 1000 vendime në vit (de-fac­to vetëm 4 vite, pra pa 2019-ën). Tregue­sit më të mirë janë në vitin 2015, me 1462 rekurse të vendimuara nga kjo gjykatë. Këtu nuk për­shi­hen vendimet e mar­ra në dhomë këshilli­mi apo vendime të një natyre tjetër (njehsime, ekstradime etj).

 

Gjyka­ta e Lartë është ankuar sis­tem­atik­isht lid­hur me ngarkesën që ajo për­bal­lon, por nga ana tjetër vetë ajo ka pran­uar më shumë rekurse se sa ka patur mundësi të gjyko­jë. Rapor­ti i për­l­log­a­r­it­ur nga ky studim është 2/1 (pra 2 pranime për 1 shqyr­tim të për­fun­d­uara). Ky tregues e ngarkon me përgjegjësi Gjykatën e Lartë, tash­më të shpër­bërë, pasi kon­sidero­het si shkaku krye­sor i vone­save të thek­suara në dhënien e drejtë­sisë prej saj.

 

  1. KOHEZGJATJA & VONESAT

 

Bazuar në tregue­sit 5‑vjeçarë të anal­izuar nga INFOÇIP deri kur Gjyka­ta e Lartë nuk dha më asnjë vendim, rezul­ton se qyte­tarët shqip­tarë pritën mesa­tar­isht 867 ditë ose 2.4 vite për të mar­rë një  vendim rekur­si nga Kolegji Admin­is­tra­tiv, 812 ditë ose 2.2 vite nga Kolegji Civ­il dhe 459 ditë ose 1.2 vjet nga Kolegji Penal (nga momen­ti i regjistrim­it te rekur­sit deri në mar­rjen e vendim­it në seancë).

 

Ndërko­hë, për të kom­ple­t­u­ar me arsyetim të plotë ligjor një vendim për­fundim­tar, Kolegjit Admin­is­tra­tiv i janë nevo­ji­tur mesa­tar­isht 41.7 dite, Kolegjit Civ­il 35.8 ditë, kurse Kolegjit Penal 65 ditë.

 

Në 5 vitet e fun­dit, rekur­si me kohëzg­jat­jen më ekstreme është ai me nr. regjistri 6, nr. akti 195, për të cilin Kolegjit Civ­il iu deshën 2935 ditë, ose 8 vjet për të mar­rë një vendim. Ndërko­hë, vendi­mi më i vonuar në arsyetim rezul­ton ai me nr. 51, dt. 14/6/2018 për të cilin Kolegjit Civ­il iu deshën 322 ditë për ta përm­byl­lur.  Në studimin që bëhet pub­lik sot, INFOÇIP ka ren­di­tur 30 çësht­jet me kohëzg­jat­jet më esk­treme për çdo vit dhe për çdo kolegj. Nderko­he, te gjitha tabelat ver­i­fikuese te Vleres­im­it Tem­atik, mund te hapen direkt ne for­mat Open Data ne Plat­for­men Kom­betare www.gjykataehapur.al, ne linkun: https://www.gjykataehapur.al/1210–2/ 

 

  • GJYKIMI BRENDA NJË AFATI TË ARSYESHËM

 

Ligjvënësi ka për­shkru­ar në ligjin 98/2016 “Për orga­niz­imin e pushtetit gjyqë­sor në RSH”, afatet e një gjyki­mi të arsyeshëm në të tre­ja shkallët e gjykim­it (nenin 399/2)[2].  Në Gjykatën e Lartë, afati i arsyeshëm për gjykimin civ­il është 2 vjet; për gjykimin penal të krimeve 1 vit, kurse për kundër­va­jt­jet penale është 6 muaj. Kuven­di nuk ka cak­tu­ar afat sa i takon gjykim­it të arsyeshëm admin­is­tra­tiv në shkallë të tretë. Për efekt vlerësi­mi, ndaj tij mund të apliko­het me analogji afati i për­shkru­ar për gjykimin civ­il (kon­sid­er­atë e INFOÇIP).

 

Për Kolegjin Civ­il rezul­ton se nga 1042 rekurse të shqyr­tu­ar në 5 vitet e fun­dit prej tij, 873 ose 83% e total­it dalin jashtë afatit[3] të gjykim­it të arsyeshëm. Në këtë për­l­log­a­r­it­je nuk shto­het koha që është kon­sumuar për të bërë dhe arsyetimin e vendim­it, e cila është pjesë inte­grale e për­l­log­a­r­it­jes së afatit të arsyeshëm sipas jurispru­dencës së GJEDNJ.

 

Sa i takon rekur­se­ve penale, mon­i­tori­mi  5‑vjeçar del në për­fundimin se nga 644 rekurse të anal­izuara, 353 prej tyre, ose rreth 55% janë gjykuar tej një afati të arsyeshëm (Studi­mi nuk difer­en­con në këtë rast kun­drava­jt­jet penale nga veprat penale, por aplikon të njëjtin afat/kontrast ligjor mak­si­mal ndaj të dyja kat­e­gorive, pra 1 vit).

 

Kolegji Admin­is­tra­tiv në 5 vite ka dhënë rreth 2368 vendime për­fundimtare në seancë. Prej tyre 1611 ose 68% e tyre janë dhënë tej një afatit të arsyeshëm 2‑vjeçar.

 

  1. PARASHIKIMET PËR BACKLOG-UN

 

Aktu­al­isht, në Gjykatën e Lartë presin shqyr­timin gjyqë­sor rreth 30 mijë dos­je (28863 deri në fund të vitit 2018).  INFOÇIP vlerë­son se nëse Gjyka­ta e Lartë do të plotë­so­hej me trupë të re gjyqë­sore prej 19 anë­tarësh dhe koleg­jet të nis­nin punën rreg­ull­isht,  për të mar­rë vendim për rekurset që presin, do të duheshin rreth 20 vjet, nëse e për­l­log­a­risim efi­ciencën me mesa­taren e vitit 2015 (më e mira e 5 viteve të fun­dit).

 

INFOCIP vlerë­son se, për ta “proçe­suar” në vetëm 10 vjet këtë back­log, do duhej që tru­pa gjyqë­sore të mer­rte vendime për­fundimtare për rreth 3000 rekurse në vit. E lim­i­tu­ar bren­da 280 ditë pune që ka viti kalen­darik, do të duhej të vendi­mo­heshin rreth 10–11 rekurse çdo ditë pune (rreth 3–4 rekurse çdo Kolegj në ditë). Për të arrit­ur këtë efi­cience gjyki­mi, do të duhej që të mos pra­nohej ndërko­hë asnjë rekurs për këto 10 vite.  Kjo është një e dhënë dra­matike sa i takon punës që i pret anë­tarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

 

Me një për­l­log­a­r­it­je hipotetike, nëse Gjykatës së Lartë do t’i kërko­hej që ta evakuonte back­log-un e saj në vetëm 1  vit (pa pran­uar asnjë rekurs deri në evakuimin e plotë të stokut të dos­jeve), do të duhej që të jepeshin 107 vendime për­fundimtare çdo ditë pune (për 280 ditë punë që ka viti). Çdo kolegj do të duhej të merte 36 vendime në një ditë të vetme pune.

 

Për të për­bal­lu­ar vol­ume të tilla, Gjyka­ta e Lartë do të duhej të kishte një trupë gjyqë­sore me të pak­tën e dyfishit e anë­tarëve dhe tre­fishin e ndih­mësave ligjore.  Nëse GJL do të ketë të njëjtën trupë gjyqë­sore siç ka patur, pra me 19 anë­tarë, me nga dy këshill­tarë secili, ajo është e des­tin­uar të zvar­risë shqyr­timin gjyqë­sor pash­mang­sh­mër­isht për shkak të back­log-ut që trashë­gon. Rrjed­himisht një nga premisat e Refor­mës në Drejtësi, që ishte elem­i­ni­mi i zvar­rit­jes së proçe­seve gjyqë­sore, rrezikon të mbetet objek­tiv i pa-real­izueshëm në Gjykatën e Lartë.

 

  1. VETTINGU & EFICIENCA

Pro­ce­si i vetingut ndikoi neg­a­tivisht në efi­cencën e Gjykatës së Lartë. Në vitin 2015, për­para Refor­mës në Drejtësi, Kolegj Admin­is­tra­tiv shqyr­tonte dhe mer­rte vendim për 710 rekurse. Ndërko­hë, në vitin 2019, u vendimuan vetëm 12 rekurse admin­is­tra­tive, “0” rekurse civile dhe “0” rekurse penale.

 

Nga ana tjetër, pro­ce­si i vetingut ekspo­zoi para pub­likut prob­leme seri­oze të integritetit të trupës gjyqë­sore të kësaj gjykate. Rasti më fla­grant ishte ai i gjyq­tar­it Admir Thanza, i cili i kishte fshe­hur autoriteve shqiptare fak­tin se një gjyka­ta ital­iane e kishte dënuar në vitin 1999 me vendim të for­mës së pre­rë (me 40 ditë burg dhe 100 mijë lire­ta gjobë). Dën­i­mi i tij penal në Itali u zbu­lua nga për­faqë­sue­sit e ONM-së. Gjyka­ta e Tiranës e shpal­li faj­tor ish-gjyq­tarin A. Thanza dhe e dënoi me 9 muaj burg, të kon­ver­tu­ar në 18 muaj shër­bim prove. Vendi­mi u dha në 31 mars 2018 ndërko­hë që prokuro­r­ia kishte kërkuar dën­imin e tij me 1.6 vite burg.

 

Më parë, një tjetër anëtare e Gjykatës së Lartë, znj. Majlin­da Andrea u përf­shi në mar­rje rysh­feti për një vendim pronë­sor. Ky skan­dal gjithash­tu godi­ti rëndë rep­uta­cionin e Gjykatës së Lartë. Kjo e fun­dit, me vendim penal Nr. 8/25, date 14.06.2017 shpal­li faj­tor të pan­de­huren Majlin­da Andrea për veprën penale të “kor­rup­sion­it pasiv te gjyqtareve,  prokuroreve dhe funk­sion­areve te tjerë te organ­eve të drejtë­sisë “.

 

Pra­nia e per­son­ave të tillë në trupën gjyqë­sore të Gjykatës së Lartë për­bën padyshim një skan­dal me për­masa dra­matike. Rrethana të tilla kanë legjitimuar plotë­sisht vetimin e ash­për të gjithë trupës gjyqë­sore të GJL, që për­fun­doi në Kor­rik 2019 me largim­it e kryetar­it të Gjykatës së Lartë,  Xhezair Zagan­jori. Bes­i­mi tek Gjyka­ta e Lartë ka mar­rë godit­je të rëndë.

 

Megjithatë, INFOÇIP kon­sideron se mos-plotësi­mi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë, është një e metë e Refor­mës në Drejtësi. Pamundësia e organ­eve të reja gjyqë­sore, por edhe e insti­tu­cion­eve të lar­ta vendi­mar­rëse për të menax­huar krizën e thel­lë që ekspo­zoi pro­ce­si i vetingut në Gjykatën e Lartë është tregues që nuk flet në favor të një plan­i­fiki­mi të kujdesshëm. Ligjvënësit shqip­tarë  duhet të kishin parashikuar “planin e kon­tig­jencës” për një sit­u­atë të tillë të paprece­den­të. Organet e reja gjyqë­sore duhet të mar­rin në dorë sit­u­atën pa vone­sa dhe pa jus­ti­fikime të mëte­jshme, duke nxjer­rë si fil­lim vendimin për organikën.

 

Zbraz­ja e Gjykatës së Lartë nga tru­pa gjyqë­sore ka prod­huar një moment të vështirë jo vetëm sa i takon palëve që kanë depoz­i­tu­ar rekurse, por edhe për gjithë sis­temin gjyqë­sor në tërësi, i cili tash­më nuk ori­en­to­het dot përmes prak­tikës së unifikuar. Si organ emërtese, Gjyka­ta e Lartë, tash­më e zbrazur, ka par­al­izuar vendi­mar­rjen për trupën e Gjykatës Kushtetuese.

 

Gjyka­ta e Lartë e RSH ka trashëguar stokun më të lartë (back­log-un) se çdo gykatë analoge në Europë, me mbi 30 mijë dos­je. Shu­mi­ca dër­rmuese e tyre janë rekurse admin­is­tra­tive, ku palë e padi­tur janë insti­tu­cionet shtetërore. Rreth 60% e këtyre rekur­se­ve kanë të bëjnë me sig­urimet shoqërore, pen­sionet e ushtarakëve dhe pushime nga puna. Sa i takon këtyre të fun­dit, rezul­ton se Gjyka­ta e Lartë ka dhënë vendime të ndër­m­jetme për pezul­lim ekzeku­ti­mi të vendim­it të apelit, ku shteti ka qenë palë hum­bëse. Kjo kon­sidero­het një prak­tikë neg­a­tive, mad­je antikushtetuese, që ka mohuar drejtës­inë për qyte­tarët që kanë fitu­ar në Apel. Për më tepër, ajo rrezikon të rrisë në për­masa domethënëse kos­tot që mund t’i fatur­o­hen tak­sapaguesve shqip­tarë në një kohë të dytë sa i takon dëmsh­për­blimeve nëse rekurset fito­hen nga indi­vidët kur Gjyka­ta e Lartë të rifil­lo­jë punën sër­ish. (Një për­l­log­a­r­it­je e kos­tove aktuale gjen­det në botimin vetëm për Kolegjin Admin­is­tra­tiv[4].)

 

Tren­di rënës për Gjykatën e Lartë u bë shumë i ndjeshëm në vitin 2018, ku u dhanë gjith­sej 217 vendime, rreth 1300 më pak kra­ha­suar me 2015-ën kur nuk kishte nisur ende Refor­ma. Në 2019 u morën vetëm 12 vendime deri në mua­jin Prill. Rekur­se­ve që presin të shqyr­to­hen i janë shtu­ar kësisoj rreth 2 vjet vone­sa, këtë herë jo për paso­jë të efi­cencës prob­lematike të Gjykatës së Lartë, por si paso­jë e Refor­mës në Drejtësi dhe mos-plotësim­it të vakan­cave.  Gjyka­ta e Lartë duhet plotë­suar me trupë të shtu­ar gjyqë­sore urgjen­tisht!

 

[1] “Për orga­niz­imin dhe funk­sion­imin e Gjykatës së Lartë të RSH”, Ndryshuar Me Ligjin Nr. 151/2013, Ndryshuar Me Ligjin Nr. 177/2014, Shfiqizuar Me Ligjin 98/2016 “Për Orga­niz­imin Gjyqë­sor të RSH””.

[2] Neni 399/2 “Afati i arsyeshëm”, Shtu­ar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017

[3] Për vitin 2015, afati në fjalë nuk mund të apliko­het si një kon­trast ligjor.

 

GJL 8

 

GJL 9

 

foto 3 konf per shtyp

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim