11 shkurt 2019- INFOCIP orga­ni­zoi ne mjedis­et e Hotel Rogn­er Kon­fer­en­cen Kom­betare “Vone­sat ne Gjykimin Admin­is­tra­tiv dhe cesht­jet e punes ne gjykate, 2017, 2018”. Ne prezan­timin e gjet­jeve krye­sore, drej­tori i INFOCIP, Ger­ti Shel­la u shpreh se “Shteti eshte punëd­hënësi më i madh në RSH, me rreth 110 mijë punon­jës bux­hetore. Ndryshimet ligjore të vitit 2016, e cënu­an këtë parim të rëndë­sishëm, duke e rik­thy­er kon­flik­tin gjyqe­sor mes shtetit dhe punon­jesve te tij në gjykatën civile. Qe prej vitit te kalu­ar, ne gjykate admin­is­tra­tive mund te anko­hen vetem punon­je­sit që gëzo­jnë sta­tusin e nëpunësit civ­il”.

 

“Sipas INFOCIP, ka vetem dy menyra per te ris­jel­lë në afat keta tregues: ose Shteti te marre masa per te mos prod­huar kaq shume kon­flikt gjyqe­sor qe shkon ne dyert e gjykatave, ose gjykatat te plote­so­hen me trupe te re gjyqë­sore”, u shpreh Shel­la ne prezan­timin e gjet­jeve te studim­it .

 
INFOCIP anal­i­zoi të gjitha vendimet për­fundimtare të Gjykatës Admin­is­tra­tive të Apelit ne vitet 2018 dhe 2017, të cilat i tako­jnë cësht­jeve të regjistru­ara qe nga 2014 e deri ne 2016. Po ash­tu, INFOCIP ka vlere­suar edhe të gjitha rekurset me objekt “mar­rd­hëni­et e punës” në Gjykatën e Lartë, të vendimuara në vitet 2015, 2016 dhe 2017.

 

Shel­la, ne fjalen hapese te tij u shpreh se “Nga studi­mi i real­izuar nga INFOCIP rezul­toi se nje punon­jes që humbi punën në shtet pri­ti në dyert e gjykatës mesa­tar­isht 840 dite (2.3 vjet) per te gje­tur drejte­si ne te dyja shkallet e gjykim­it. Nese i shto­het kesaj kohe edhe shqyr­ti­mi i rekur­sit ne Gjykat­en e Larte, prit­ja arrin mesa­tar­isht 1730 dite ose rreth 4.7 vjet. Keto te dhena per­faqe­so­jne mesa­taren e dy viteve te fun­dit te matur nga INFOCIP.

 

Konferenca kombetare “Kohëzgjatja E Shqyrtimit Gjyqësor Administrativ, 2017-2018 (9)

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim