Pres­i­den­ti i Repub­likës, Ilir Meta mori pjesë sot në Vlerësimin Kom­bë­tar Tem­atik të Qen­drës për Çësht­jet e Informim­it Pub­lik ku u disku­tua “Shqyr­ti­mi Gjyqë­sor Admin­is­tra­tiv në Repub­likën e Shqipërisë 2017–2018”, me temë të veçan­të “Mar­rëd­hëni­et e Punës dhe Shqyr­ti­mi Gjyqë­sor”.


Duke iu drej­tu­ar të pran­ish­mëve, Pres­i­den­ti i Repub­likës, pasi shpre­hu kënaqës­inë e pjesë­mar­rjes në këtë veprim­tari, thek­soi se: “per­son­al­isht dëshi­roj të ndalem më shumë në fjalën time në ‘Mar­rëd­hëni­et e Punës dhe Mbro­jt­ja e tyre në Gjykatë’. Repub­li­ka e Shqipërisë i ka dedikuar një vend të posaçëm në Kushte­tutë punës dhe të drej­tave socia­lo-ekonomike. Respek­ti­mi i lirive, të drej­tave ekonomike dhe objek­ti­vave sociale, janë themelet e mirëqe­nies shoqërore. E drej­ta për punë është e drejtë uni­ver­sale, sepse pa punë nuk ka mirëqënie, nuk ka zhvil­lim, dhe as nuk mund të pre­tendo­het që mar­rëd­hëni­et famil­jare të jenë solide.

 

Vetë qël­li­mi për të cilin shteti ekzis­ton është kri­ji­mi i mirëqënies dhe kjo mund të arri­het nëpër­m­jet punës, ini­cia­tivës së lirë ekonomike, konkurencës së nder­shme dhe garan­tim­it të një mje­disi ku secili indi­vid të ketë shanse të barabar­ta për t’u zhvil­lu­ar dhe për të shpre­hur poten­cialin e tij. Nëse shteti, rolin e tij si rreg­ul­la­tor e garantues e ushtron në mënyrë objek­tive, atëherë mje­disi ku ndër­to­hen mar­rëd­hëni­et e punës bëhet i dobishëm për këdo, pavarë­sisht mundë­sive, apo aftë­sive pro­fe­sion­ale të ndryshme të gjithëse­cilit.

 

Kush­do pa asnjë paragjykim, apo diskri­m­in­im, meri­ton dhe ka të drejtë që të ketë një shans për të kon­tribuar nëpër­m­jet punës në shoqëri dhe në famil­je. Shteti ynë ka rat­i­fikuar kon­ven­ta që pro­movo­jnë të drej­tat dhe din­jitetin në punë. Kuven­di, ka mirat­u­ar lig­je që e bëjnë Shqipërinë ndër vendet me legjis­la­cionin e plotë për garan­timin e mar­rëd­hënieve të punës. Legjis­la­cioni ynë që rreg­ul­lon mar­rëd­hëni­et e punës është i plotë, por cilësia e zba­tim­it të tij në sek­torin pub­lik, është ende shumë prob­lematike.

 

Klasa poli­tike mira­ton lig­je dhe rapor­to­jnë për­para orga­niz­mave ndërkom­bëtare se lig­jet e Shqipërisë janë me stan­darde evropi­ane, por, nga ana tjetër zba­ti­mi i tyre bëhet sipas dëshirës, apo intere­sit të ngushtë dhe kalim­tar! Shqipëria real­i­zoi një refor­më ligjore në admin­is­tratën pub­like, mira­toi sta­tusin e ri të nëpunësit civ­il dhe për­mirë­soi ndjeshëm Kodin e Punës.

infocip gjykataehapur (102)

Megjithëse legjis­la­cioni u për­mirë­sua ndjeshëm dhe u kri­juan stan­darde për garan­timin dhe mbro­jt­jen e mar­rëd­hënieve të punës, prak­ti­ka e anal­izuar nga rezul­tatet që na sjell sot INFOÇIP‑i, na çojnë në kon­kluzion­in se:

Sek­tori pub­lik këto lig­je nuk i ka zbat­u­ar siç duhet, për të mos thënë që në shumë raste i ka neglizhuar në mënyrë të vazh­dueshme ato.

 

Në nën­tor 2013, fil­li­mi nga funk­sion­i­mi i Gjykatës Admin­is­tra­tive, ishte hapi i parë pararendës i Refor­mës në Drejtësi. Gjykatat Admin­is­tra­tive u bënë argji­natu­ra garantuese e të drej­tave të punës, edhe në frymën e vetë refor­mës në Admin­is­tratën Pub­like.

 

Ky është një mision fis­nik, për real­iz­imin e të cilit Gjykatat Admin­is­tra­tive duhen mbështe­tur me trupën e nevo­jshme të gjyq­tarëve dhe per­son­elin ndih­mës, me qël­lim që çdo pre­tendim që lid­het jo vetëm me mar­rëd­hëni­et e punës, të shqyr­to­het në afatin më të shpe­jtë.

 

Nga shqyr­ti­mi i të dhë­nave që sjell sot INFOÇIP‑i në këtë forum, rezul­ton se, rastet e heq­jes së padrej­ta nga puna, qoftë për pjesën e admin­is­tratës së Shër­bim­it Civ­il, qoftë në pjesën tjetër të sek­torit pub­lik, janë një realitet konkret, i cili është i hid­hur, dhe që zë një peshë të kon­siderueshme në ngarkesën e përgjithshme të sis­temit gjyqë­sor.

 

Num­ri në rrit­je i kon­flik­teve gjyqë­sore me objekt mar­rëd­hëni­et e punës, e kom­bin­uar nga ana tjetër, me një trupë gjyqë­sore ende të paplotë­suar sipas kërke­save të ligjit, ka kri­juar vone­sa në shqyr­timin gjyqë­sor, jo vetëm të këtyre çësht­jeve, por në tërësi duke sjel­lë kësh­tu shkel­je të stan­dard­it kushtetues, si dhe të parashikimeve të Kon­ven­tës Evropi­ane të të Drej­tave të Njeri­ut dhe të garan­cive për një gjykim të shpe­jtë, të drejtë dhe bren­da një afati të arsyeshëm.

 

Studi­mi që INFOÇIP‑i prezan­ton sot reflek­ton se, gjatë viteve 2017–2018 në Gjykatën e Apelit Admin­is­tra­tiv, shqyr­ti­mi i çësht­jeve të mar­rëd­hënieve të punës për­bën 30% të total­it të vendi­mar­rjes së kësaj gjykate.

 

Sipas të dhë­nave që u sol­lën këtu nga INFOÇIP‑i, Gjyka­ta Admin­is­tra­tive e Apelit në vitet 2017–2018 ka dhënë 10289 vendime themeli, nga të cilat 3001 vendime themeli, u përkasin çësht­jeve me objekt mar­rëd­hëni­et e punës. Po sipas studim­it rezul­ton, se 77% e padive për mar­rëd­hëni­et e punës u zgjid­hën në favor të paditësit, pra në favor të punon­jësit që është hequr padrejtë­sisht nga puna, apo i është cen­uar një e drejtë që buron prej saj. Ndërko­hë që nga evi­den­cat e vendi­mar­rjes së Gjykatës së Lartë në tre vitet e fun­dit, çësht­jet që kanë të bëjnë me për­l­log­a­r­it­jen e pen­sion­eve, sig­urimeve shoqërore, për­bëjnë rreth 60% të ngarkesës së punës vendi­mar­rëse të kësaj gjykate.

 

Një tjetër e dhënë që rezul­ton nga ky studim është fak­ti se vetëm për vitet 2017–2018, tak­sapague­sit shqip­tarë do të duhet të pagua­jnë 15 mil­ion Euro më shumë, për të shly­er dëmin që kanë shkak­tu­ar admin­is­tra­torët pub­likë përmes shkarkimeve të padrej­ta nga puna. Refer­u­ar këtyre të dhë­nave është evi­dente që veprim­taria shtetërore nuk ka ndjekur shi­nat që i cak­ton ligji për respek­timin e mar­rëd­hënieve të punës, sa kohë që, kon­flik­ti gjyqë­sor midis indi­vid­it dhe punëd­hënësit shtet është në nivele alar­mante.

 

Shteti për fat të keq, nga garan­ti i vijës së parë i mar­rëd­hënieve të punës që duhet të ishte, është kthy­er në shkelësin më prob­lematik të tyre.

 

Këto të dhë­na janë të rëndë­sishme për të anal­izuar objek­tivisht sit­u­atën dhe për të har­tu­ar poli­ti­ka konkrete dhe masa kon­struk­tive. Është e nevo­jshme që, të gjitha insti­tu­cionet përgjegjëse, si Kuven­di, Këshilli i Min­is­trave, Depar­ta­men­ti i Admin­is­tratës Pub­like, Inspek­to­riati Shtetëror i Punës, Komi­sioneri i Shër­bim­it Civ­il, Sindikatat, të angazho­hen objek­tivisht për t’i dhënë zgjid­hje kësaj gjend­je­je. Ndërko­hë që disa insti­tu­cione duhet të zgjo­hen nga letargjia ku kanë rënë dhe të mar­rin men­jëherë masat men­jëherë, pa asnjë vonesë. Kon­trol­li i Lartë i Shtetit dhe gjithë mekaniz­mat e tjerë të kon­trol­lit shtetëror të efiçen­sës së për­dorim­it të finan­cave pub­like, duhet të denon­co­jnë çdo rast abuz­i­mi dhe çdo per­son përgjegjës.

 

Është e papranueshme që ngarke­sa në sis­temin gjyqë­sor, apo dëmet në bux­hetin e shtetit, të vijnë nga po vetë insti­tu­cionet pub­like nëpër­m­jet keq­funksonim­it të tyre, ndërko­hë që të gjitha kos­tot që vijnë nga këto pro­cese gjyqë­sore, duhet t’i pagua­jë e gjithë shoqëria dhe të gjithë tak­sapague­sit e pafa­jshëm.

 

Ka ard­hur koha që të shtro­het për disku­tim dhe për t’u mirat­u­ar me ligj evi­den­ti­mi i përgjegjë­sisë direk­te të zyr­tar­it pub­lik kur ai shkak­ton pushime të padrej­ta nga puna.

 

Me përgjegjësi direk­te të zyr­tar­it, nënkup­toj qoftë përgjegjë­sisë penale të tij, përgjegjësi, kjo e cila duhet të qartë­so­het edhe më shumë si një dis­poz­itë e veçan­të në Kodin Penal, por edhe përgjegjës­inë e drejtëpër­drejtë finan­cia­re për çdo dëm që i shkak­to­het bux­hetit të shtetit.

 

Ka ard­hur koha që të sank­siono­het me ligj që në rastet e pushimeve të padrej­ta nga puna, fatu­ra e për­bal­lim­it të dëmit t’i kalo­jë në ngarkim zyr­tar­it që ka mar­rë vendimin e padrejtë dhe që gjyka­ta e ka kon­stat­u­ar si shkel­je. Dëmi nuk mund t’i ngarko­het më tak­sapaguesve shqip­tarë, të cilët nuk kanë asnjë përgjegjësi për këtë sit­u­atë, përkun­drazi janë të dëm­tu­ar­it krye­sorë.

 

Ndërko­hë, men­doj se në këtë treyezë është e nevo­jshme të për­mendim dhe të disku­to­jmë edhe mbi sek­torin sindikal, i cili ka një rol të rëndë­sishëm për të lua­j­tur në këtë drej­tim, sido­mos për­para se një çësht­je pune të për­fun­do­jë në gjykatë. Kon­tratat kolek­tive duhen garan­tu­ar për­para se ato të zgjid­hen padrejtë­sisht nga admin­is­tra­torë pub­likë apo pri­vatë të papërgjegjshëm. Sindikatat duhet të rik­the­hen në rolin e vet të natyr­shëm, të garantue­sit dhe pro­movue­sit të kon­tratave kolek­tive të punës. Dia­logu social dhe garan­ti­mi i kon­tratave kolek­tive duhet të rig­je­jë një artikulim të ri dhe mbi të gjitha të efek­t­shëm në pro­movimin e të drej­tave në punë. Së bashku me rolin garantues të gjykatës, kjo mund të ishte zgjid­h­ja e duhur për të respek­tu­ar më mirë të drej­tat në punë në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Një sis­tem qev­erisës që nuk pro­movon punën dhe burimet e ligjshme të jetesës, është një sis­tem i des­tin­uar të dësh­to­jë. Kuven­di dhe qev­e­ria, duhen të bëjnë çmos që e gjithë for­ca krye­sore e punës, ta japë kon­tributin e vet këtu në Shqipëri, duke ofru­ar mundësi, por edhe sig­uri për të drej­tat në punë për të gjithë të rin­jtë me qël­lim deku­ra­jimin e tyre për t’u larguar nga ven­di. Për­fi­toj nga rasti të falën­deroj INFOÇIP-in për këtë vlerësim tem­atik kom­bë­tar, por dhe mbështetësit e saj, Ambasadën Suedeze në Tiranë, ‘Olof Palme Inter­na­cional Cen­tre dhe Nation­al Endow­ment for Democ­ra­cy’, që bënë të mundur real­iz­imin e këtij mon­i­tori­mi! Dhe meqenëse tema krye­sore ka të bëjë me punën, ju uroj: Punë sa më të mbarë!”,-u shpreh Pres­i­den­ti Meta.

 

Në këtë aktivitet ishin të pran­ishëm Ambasadori suedez Johan Ndisi, kryetari i Gjykatës Admin­is­tra­tive të Apelit Kas­tri­ot Seli­ta, Avokat­ja e Pop­ul­lit Erin­da Bal­lan­ca, Komi­sion­er­ja e Shër­bim­it Civ­il Pran­vera Strakosha, Drej­tori Ekzeku­tiv i INFOÇIP-it Gert Shel­la, Drej­tori i Përgjithshëm i ISP-së Arben Seferi, për­faqë­sues të KLSH-së, të Qen­drës për të Drej­tat në Punë, si edhe të orga­niz­mave ndërkom­bëtare e ven­dase të shoqërisë civile.
Konferenca kombetare “Kohëzgjatja E Shqyrtimit Gjyqësor Administrativ, 2017-2018 (13)

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim