VENDIM
Nr. 79, datë 12.2.2014

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR VEPRIMTARI TË PAVARUR EKONOMIKE, SI INVESTITOR, TË TIPIT “B/I”

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

1. Të hua­jit i jepet leje pune e tip­it “B/I”, si investi­tor, për veprim­tari të pavarur ekonomike, me një afat kohor trevjeçar, nëse:
a) plotë­son kriteret, sipas nen­it 100, pika 1, shkro­n­jat “a”, “b”, “c” e “ç” të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”;
b) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
2. Të hua­jit i ripërtëri­het leja e punës e tip­it “B/I”, si investi­tor, nëse:
a) veprim­taria ekonomike që ai kryen është zhvil­lu­ar dhe vazh­don të zhvil­lo­het në kushtet për të cilat i është dhënë leja e mëparshme e punës e tip­it “B/I”;
b) ka qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
3. Kërke­sa për t’u pajisur me leje pune të tip­it “B/I” bëhet nga:
a) i hua­ji;
b) per­soni i autor­izuar prej tij.
4. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, paraqesin, për të për­fi­tu­ar për herë të parë leje pune të tip­it “B/I”, doku­menta­cionin e mëposhtëm:
a) kërkesën e të hua­jit me të dhë­nat per­son­ale, sipas for­matit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlid­het këtij vendi­mi;
b) statutin dhe aktin e theme­lim­it të shoqërisë, ku në përm­ba­jt­je të rezul­to­jë se investi­tori bën një inves­tim, të pak­tën, në vlerën 200000 (dyqind mijë) euro;
c) kop­jen e pas­aportës;
ç) planin e biz­ne­sit, ku të parashiko­hen se, gjatë peri­ud­hës së vlef­sh­mërisë së lejes së punës të tip­it “B/I”, do të investo­jë 200000 (dyqind mijë) euro, si dhe vendet e reja të punës që do të hapen;
d) autor­iz­imin nga i hua­ji për per­son­in e autor­izuar;
dh) pesë fotografi.
5. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, për të ripërtërirë lejen e punës të tip­it “B/I”, paraqesin doku­menta­cionin e mëposhtëm:
a) kërkesën e të hua­jit me të dhë­nat per­son­ale;
b) deklaratën per­son­ale se i hua­ji vazh­don të rua­jë inves­timin prej 200000 (dyqind mijë) eurosh në biz­nesin e tij;
c) doku­mente që vërte­to­jnë se gjatë peri­ud­hës së vlef­sh­mërisë së lejes së mëparshme të punës ka inves­tu­ar jo më pak se 200000 (dyqind mijë) euro dhe se aktiviteti nuk është me hum­b­je;
ç) autor­iz­imin nga i hua­ji për per­son­in e autor­izuar.
6. Per­son­at e për­men­dur në pikën 3 të këtij vendi­mi, paraqesin kërkesën dhe doku­menta­cionin e për­cak­tu­ar sipas pikës 4 të tij, në:
a) zyrën përkatëse të punësim­it, në ter­ri­torin e së cilës investi­tori do të ushtro­jë veprim­tar­inë ekonomike, nëse është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
b) Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, kur investi­tori do të ushtro­jë veprim­tari ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
c) për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në për­faqës­inë diplo­matike që mbu­lon vendin e tij të origjinës.
7. Nëse kërke­sa paraqitet pranë Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësim­it, autoriteti, pasi shqyr­ton doku­menta­cionin e paraqi­tur dhe vlerë­son se ai nuk është në për­puth­je me kërke­sat e pikës 4 të këtij vendi­mi, i kërkon të hua­jit plotësimin e tij bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.
8. Nëse Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it vlerë­son se doku­menta­cioni i paraqi­tur është i plotë apo, pas plotësim­it të tij nga i hua­ji, bren­da afatit të cak­tu­ar, përm­bush kriteret e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij vendi­mi, e pajis të hua­jin me leje pune të tip­it “B/I”, për herë të parë, sipas for­matit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlid­het këtij vendi­mi bren­da 10 (dhjetë) ditëve.
9. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia kthen të hua­jit kërkesën dhe doku­menta­cionin e paraqi­tur, nëse ai nuk e ka plotë­suar atë bren­da afatit të për­cak­tu­ar në pikën 7 të këtij vendi­mi.
10. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia refu­zon kërkesën për pajis­je me leje pune të tip­it “B/I” investi­torit, i cili, megjithëse ka plotë­suar doku­menta­cionin e kërkuar, vlerë­so­het se nuk plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij vendi­mi ose është në kushtet e pikës 21 të tij.
11. Nëse kërke­sa është paraqi­tur pranë për­faqë­sisë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit, ajo, nëpër­m­jet Min­istrisë së Punëve të Jashtme, e për­c­jell doku­menta­cionin e paraqi­tur pranë saj në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, në drej­tor­inë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit.
12. Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë e për­c­jell doku­menta­cionin e paraqi­tur në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësim­it, sipas kom­pe­tencës ter­ri­to­ri­ale që ato kanë.
13. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, për pajisjen/refuzimin e të hua­jit të lejes së punës të tip­it “B/I”, ndjek pro­ce­du­rat e për­cak­tu­ara në pikat 7, 8, 9 e 10 të këtij vendi­mi.
14. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, nëpër­m­jet Min­istrisë së Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, për­c­jell në Min­istrinë e Punëve të Jashtme njof­timin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “B/I”.
15. Min­is­tria e Punëve të Jashtme njofton për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “B/I”.
16. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, për ripërtërit­jen e lejes së punës të tip­it “B/I”, paraqesin, bren­da 30 (trid­hjetë) ditëve para mbarim­it të afatit të lejes ekzistuese, doku­menta­cionin e për­cak­tu­ar në pikën 5 të këtij vendi­mi, në:
a) zyrën përkatëse të punësim­it, në ter­ri­torin e së cilës investi­tori do të ushtro­jë veprim­tar­inë ekonomike, nëse është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
b) Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, nëse investi­tori do ta ushtro­jë veprim­tar­inë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
17. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, pas paraqit­jes së kërkesës nga investi­tori për ripërtërit­jen e lejes së punës të tip­it “B/I”:
a) ver­i­fikon shly­er­jen e detyrimeve në organet tati­more, sig­urimet shoqërore dhe shën­de­të­sore të punëd­hënësit, ku ai është investi­tor;
b) kërkon nga Inspek­torati Shtetëror i Punës dhe Shër­bimeve Shoqërore, në niv­el rajon­al, një vlerësim nëse punëd­hënësi, pranë të cilit i hua­ji është investi­tor, ka zbat­u­ar legjis­la­cionin e punës, për peri­ud­hën e vlef­sh­mërisë së lejes së mëparshme të punës të tip­it “B/I”, ose ka shly­er shkel­jet e kon­stat­u­ara në aktin e fun­dit të inspek­tim­it në punë.
18. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, për ripërtërit­jen apo refuz­imin e lejes së punës të tip­it “B/I”, bren­da një afati prej 30 (trid­hjetë) ditësh pune, ndjek pro­ce­du­rat e parashikuara në pikat 7, 8, 9 e 10 të këtij vendi­mi, ndër­sa për kriteret dhe doku­menta­cionin vlerësi­mi do të bëhet sipas për­cak­timeve në pikat 2, 5 e 17 të tij.
19. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, për ripërtërit­jen apo refuz­imin e lejes së punës të tip­it “B/I”, për të hua­jt që kanë për­fi­tu­ar leje pune sipas ligjit nr. 9959, datë 17.7.2008 “Për të hua­jt”, ndjek pro­ce­du­rat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 17 të këtij vendi­mi, ndër­sa për kriteret dhe doku­menta­cionin vlerësi­mi do të bëhet sipas për­cak­timeve në pikat 2 e 5, të tij. Afati i vlef­sh­mërisë së ripërtërit­jes së lejes së punës të tip­it “B/I” të jetë në për­puth­je me për­cak­timet e nen­it 149 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
20. Të hua­jit i refu­zo­het lëshi­mi i lejes së punës e tip­it “B/I” apo ripërtërit­ja e saj edhe nëse vërte­to­het njëra nga sit­u­atat e për­cak­tu­ara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
21. Të hua­jit i anu­lo­het leja e punës e tip­it “B/I”, nëse vërte­to­het njëra nga sit­u­atat e për­cak­tu­ara në pikën 1 të nen­it 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
22. I hua­ji, të cilit i refu­zo­het ose i anu­lo­het leja e punës e tip­it “B/I”, ka të drejtën e ankimim­it, sipas pro­ce­durës së për­cak­tu­ar në pikën 2 të nen­it 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
23. Leja e punës e tip­it “B/I” për­fun­don, nëse plotë­so­hen kriteret e për­cak­tu­ara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
24. I hua­ji, i cili pajiset me leje pune të tip­it “B/I”, para mar­rjes së lejes së punës dety­ro­het të pagua­jë tar­ifën prej 15000 (pesëm­bëd­hjetë mijë) lekësh.
25. I hua­ji, të cilit i ripërtëri­het leja e punës e tip­it “B/I”, para mar­rjes së saj dety­ro­het të pagua­jë tar­ifën prej 15000 (pesëm­bëd­hjetë mijë) lekësh.
26. Drej­to­ria që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, mon­i­toron, në mënyrë peri­odike, pro­ce­durën e ndjekur nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për dhënien e lejes së punës.
27. Vendi­mi nr. 355, datë 6.3.2009 i Këshillit të Min­is­trave “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës për pajis­jen, refuz­imin, ripërtërit­jen dhe anulim­in e lejes së punës për veprim­tari të pavaru­ra ekonomike, si investi­tor”, shfuqi­zo­het.
28. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Min­is­tria e Punëve të Jashtme, Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për zba­timin e këtij vendi­mi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Edi Rama

ANEKSI 1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES
SOCIALE DHE RINISË REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH

DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE
_____________________________________________________________
EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT__________________________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION
për lëshimin e lejes së punës një të hua­ji / for issuance of work per­mit to a for­eign­er

1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
1. Emri i punëd­hënësit ___________________________________________________________
Name of the employ­er

2. Ven­di dhe adresa e punëdhënësit__________________________________________________
Seat and address of the employ­er

3. Num­ri i regjistrim­it në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Reg­is­tra­tion num­ber in the Cr Health Insur­ance Insti­tute

4. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Busi­ness activ­i­ty code

a) Vendi­mi i gjykatës për njo­hjen e biz­ne­sit ose:___________________________________
Court Deci­sion on Busi­ness Acknowl­edg­ment or

b) Ekstrakt nga Qen­dra Kom­bëtare e Regjistrimit:__________________________________
Abstract from Nation­al Reg­is­tra­tion Cen­tre

5. Data e men­d­uar e fil­lim­it dhe e për­fundim­it të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Peri­od for which the work per­mit is request­ed from to

6. Emër­ti­mi i ven­dit të punës_________________________________________________________
Name of the job posi­tion

7. Kuo­tat vje­tore PO JO
Year­ly quo­ta YES NO

8. Punësi­mi sezon­al PO JO
Sea­son­al employ­ment YES NO

9. Migri­mi ditor PO JO
Dai­ly migra­tion YES NO

2. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
1. Mbiem­ri ________________________________________________________________________
Sur­name

2. Emri ___________________________________________________________________________
Giv­en name(s)

3. Emri i babait _____________________________________________________________________
Name of the par­ent

4. Datëlind­ja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth

5. Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued

6. Ven­di dhe shteti i lindjes____________________________________________________________
Place and coun­try of birth

7. Shtetësia_________________________________________________________________________
Nation­al­i­ty

8. Adresa e banim­it në Shqipëri_________________________________________________________
Res­i­den­tial address in the Repub­lic of Alba­nia

9. Kodi dhe emri i punësim­it |___|___|___|___|___|___|____________________________________
Code and name of occu­pa­tion

10. Kual­i­fikimet |___|___|___|
Skill qual­i­fi­ca­tions

11. Aktivitet fitim­prurës PO JO
Gain­ful­ly employed YES NO

3. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT

1. Llo­ji i doku­men­tit _________________________________________________________________
Type of doc­u­ment

2. Num­ri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Num­ber

3. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on

4. E vlef­shme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until

5. Autoriteti kom­pe­tent ______________________________________________________________
Com­pe­tent author­i­ty

6. Lëshuar nga _____________________________________________________________________
Place and coun­try of issuance
_____________________________ _____________________________
Ven­di dhe data Emri / mbiem­ri i aplikan­tit
(Place and date)
(Appli­cant)

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

ANEKSI 2

Nr._____ prot. Datë .….….….….……
LEJE PUNE PËR TË HUAJ
TIPI: ……………….

Në zba­tim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”, dhe vendim­it të Këshillit të Min­is­trave nr. .…, datë __.__.2013 “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës për pajis­jen me leje pune”,

Z./znj. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Mr/Ms (emri, mbiem­ri / Giv­en name(s) Sur­name)

Lin­dur më ___________________________
Born on (data, mua­ji, viti / Day Month Year)

Në _________________________________
In (vendlind­ja / Place and coun­try of birth)

Gjend­ja civile ________________________
(Civ­il Sta­tus)

Me shtetësi ___________________________
Nation­al­i­ty

Me pro­fe­sion ________________________
Skill qual­i­fi­ca­tions

Llo­ji i doku­men­tit dhe num­ri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of doc­u­ment and num­ber

I hua­ji pajiset me leje pune të tip­it ___________________________, pasi përf­shi­het në kat­e­gor­inë e për­cak­tu­ar në nenin .…… të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

Për të ushtru­ar aktivitetin / veprim­tar­inë e tij/saj:
Name of the employ­er

Sta­tusi i sub­jek­tit: ________________
(Subject’s Legal Sta­tus)

Sek­tori i aktivitetit: ________________
(Sec­tor of Activ­i­ty)

Me adresë: _________________________________
Seat and address

Vlef­sh­mëria e lejes: _______________
(Work Per­mit Valid­i­ty)

Data e lëshim­it: _______________
(Issuance Date)

Data e skadim­it: _______________
(Expi­ra­tion Date)

Page­sa: _______________
(Appli­ca­tion Fee)

Kjo leje pune është e vlef­shme derisa i hua­ji të vazh­do­jë të bëjë pjesë në këtë kat­e­gori punësi­mi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

Insti­tu­cioni lëshues: _______________________
(Issu­ing Author­i­ty)
DREJTOR

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim