VENDIM
Nr. 78, datë 12.2.2014

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR RASTE TË VEÇANTA, TË TIPIT “C”

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt’, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

1. Të hua­jit i jepet leje pune e tip­it “C”, për raste të veçan­ta, deri në një vit, nëse plotë­son kriteret si më poshtë vijon:
a) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
b) bën pjesë në njërën prej kat­e­gorive të për­cak­tu­ara në nenin 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”;
c) ka një kon­tratë të rreg­ullt pune me një punëd­hënës (për kat­e­goritë e parashikuara në pikën 1 të nen­it 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”, të cilat e dispono­jnë një të tillë).
2. Të hua­jit i ripërtëri­het leja e punës, e tip­it “C” për raste të veçan­ta, nëse:
a) vazh­don të bëjë pjesë në njërën nga kat­e­goritë e për­cak­tu­ara në nenin 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”;
b) ka një kon­tratë të rreg­ullt pune me një punëd­hënës, por jo domos­dosh­mër­isht me punëd­hënësin e mëparshëm;
c) punëd­hënësi, i cili nuk është punëd­hënësi i mëparshëm, nuk ka kry­er shkel­je të legjis­la­cionit të punës në vitin kalen­darik paraard­hës.
3. Kërke­sa për t’u pajisur me leje pune të tip­it “C” bëhet nga:
a) i hua­ji;
b) punëd­hënësi me të cilin i hua­ji ka një kon­tratë pune;
c) per­soni i autor­izuar nga punëd­hënësi;
ç) për­faqë­sue­sit e autoriteteve kom­pe­tente shtetërore, që mar­rin në mbro­jt­je kat­e­goritë e për­cak­tu­ara në shkro­n­jat “b”, “c”, “ç” dhe “d” të nen­it 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
4. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tip­it “C”, paraqesin doku­menta­cionin, si më poshtë vijon:
a) kërkesën e të hua­jit, me të dhë­nat per­son­ale, sipas for­matit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlid­het këtij vendi­mi;
b) kop­jen e kon­tratës indi­vid­uale të punës, për kat­e­goritë e për­cak­tu­ara në shkro­n­jat “b”, “c”, “d” të nen­it 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”;
c) kop­jen e pas­aportës, për kat­e­goritë e për­cak­tu­ara në shkro­n­jat “a”, “b”, “c” e “d” të nen­it 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”;
ç) doku­mentin e iden­ti­fikim­it (kartë refug­jati), për kat­e­gor­inë e për­cak­tu­ar në shkro­n­jën “ç” të nen­it 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”;
d) pesë fotografi.
5. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, të cilët kërko­jnë ripërtërit­jen e lejes së punës të tip­it “C”, për raste të veçan­ta, bren­da 30 (trid­hjetë) ditëve para për­fundim­it të lejes paraard­hëse paraqesin doku­menta­cionin, si më poshtë vijon:
a) kërkesën e të hua­jit, me të dhë­nat per­son­ale;
b) kop­jen e kon­tratës së punës, nëse ka ndryshuar punëd­hënësi;
c) kop­jen e pas­aportës, për kat­e­goritë e për­cak­tu­ara në shkro­n­jat “a”, “b” e “c” të nen­it 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”;
ç) pesë fotografi.
6. Per­son­at e për­men­dur në pikën 3 të këtij vendi­mi, paraqesin kërkesën dhe doku­menta­cionin e për­cak­tu­ar në pikën 4 ose në pikën 5 të tij, për pajis­jen për herë të parë me leje pune, në rast ripërtërit­je­je të lejes së punës:
a) në zyrën përkatëse të punësim­it, në ter­ri­torin e së cilës punëd­hënësi, pranë të cilit do të punë­so­het, ushtron veprim­tar­inë ekonomike, nëse është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
b) në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, nëse punëd­hënësi pranë të cilit do të punë­so­het e ushtron veprim­tar­inë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
c) pranë për­faqë­sisë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë në vendin e tij të origjinës ose pranë për­faqë­sisë diplo­matike që mbu­lon vendin e tij të origjinës.
7. Nëse kërke­sa paraqitet pranë Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësim­it, autoriteti përkatës, pasi shqyr­ton doku­menta­cionin e paraqi­tur dhe vlerë­son se ai nuk është në për­puth­je me kërke­sat e pikave 4 ose 5 të këtij vendi­mi, i kërkon të hua­jit plotësimin e doku­menta­cionit, bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.
8. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, pas paraqit­jes së kërkesës nga per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, ver­i­fikon shly­er­jen e detyrimeve lid­hur me pagat e punon­jësve, sig­urimet shoqërore dhe shën­de­të­sore nga ana e punëd­hënësit, pranë të cilit do të punë­so­het i hua­ji.
9. Nëse Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it vlerë­son se doku­menta­cioni i paraqi­tur është i plotë apo është i tillë pas plotësim­it të tij, bren­da afatit të për­cak­tu­ar, nga per­son­at e për­men­dur në pikën 3 të këtij vendi­mi, dhe përm­bush kriteret e për­cak­tu­ara në pikat 1 ose 2 të tij, e pajis të hua­jin me leje pune të tip­it “C”, sipas for­matit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlid­het këtij vendi­mi, ose i ripërtërin atij, bren­da 30 (trid­hjetë) ditëve pune, lejen e punës të tip­it “C”.
10. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia kthen të hua­jit kërkesën dhe doku­menta­cionin e paraqi­tur, nëse ai nuk e ka plotë­suar atë bren­da afatit të për­cak­tu­ar në pikën 7 të këtij vendi­mi.
11. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia refu­zon kërkesën për pajis­je me leje pune të tip­it “C” ose ripërtërit­jen e saj sub­jek­tit, i cili, megjithëse ka plotë­suar doku­menta­cionin e kërkuar, vlerë­so­het se nuk plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara në pikat 1 apo 2 të këtij vendi­mi, ose është në kushtet e për­cak­tu­ara në pikën 17 të tij.
12. Nëse kërke­sa është paraqi­tur pranë për­faqë­sisë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit, ajo, nëpër­m­jet Min­istrisë së Punëve të Jashtme (Qen­drës Kom­bëtare të Vizave), e për­c­jell doku­menta­cionin e paraqi­tur pranë saj në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, në drej­tor­inë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit.
13. Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë e për­c­jell doku­menta­cionin e paraqi­tur në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësim­it, sipas kom­pe­tencës ter­ri­to­ri­ale që ato kanë.
14. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, për pajisjen/refuzimin e të hua­jit të lejes së punës të tip­it “C”, ndjekin pro­ce­du­rat e për­cak­tu­ara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendi­mi.
15. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, nëpër­m­jet Min­istrisë së Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, për­c­jell në Min­istrinë e Punëve të Jashtme njof­timin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “C”.
16. Min­is­tria e Punëve të Jashtme njofton për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “C”.
17. Anuli­mi ose refuz­i­mi i lejes së punës të tip­it “C” apo i ripërtërit­jes së saj bëhen kur i hua­ji është në njërën nga sit­u­atat e parashikuara në nenet 80, pika 1, dhe 81, pika 2 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
18. I hua­ji, të cilit i refu­zo­het ose i anu­lo­het leja e punës e tip­it “C”, ka të drejtën e ankimim­it, sipas pro­ce­durës së për­cak­tu­ar në nenin 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
19. Leja e punës e tip­it “C” për­fun­don, nëse plotë­so­hen kriteret e për­cak­tu­ara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
20. I hua­ji, i cili pajiset me leje pune të tip­it “C” dhe i për­ket kat­e­gorive të për­cak­tu­ara në shkro­n­jat “b” e “c” të nen­it 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”, para mar­rjes së lejes së punës dety­ro­het të pagua­jë tar­ifën prej 6000 (gjashtë mijë) lekësh.
21. I hua­ji, të cilit i rinovo­het leja e punës e tip­it “C” dhe i për­ket kat­e­gorive të për­cak­tu­ara në shkro­n­jat “b” e “c” të nen­it 101 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”, para mar­rjes së lejes së punës dety­ro­het të pagua­jë tar­ifën prej 3000 (tri mijë) lekësh.
22. Drej­to­ria që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, mon­i­toron, në mënyrë peri­odike, pro­ce­durën e ndjekur nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për dhënien e lejes së punës.
23. Vendi­mi nr. 354, datë 6.3.2009 i Këshillit të Min­is­trave “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës për pajis­jen, refuz­imin, ripërtërit­jen dhe anulim­in e lejes së punës
për raste të veçan­ta”, shfuqi­zo­het.
24. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Min­is­tria e Punëve të Jashtme, Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për zba­timin e këtij vendi­mi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama

ANEKSI 1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES
SOCIALE DHE RINISË REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH

DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE
_____________________________________________________________
EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT__________________________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION
për lëshimin e lejes së punës një të hua­ji / for issuance of work per­mit to a for­eign­er

1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
1. Emri i punëd­hënësit ___________________________________________________________
Name of the employ­er

2. Ven­di dhe adresa e punëdhënësit__________________________________________________
Seat and address of the employ­er

3. Num­ri i regjistrim­it në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Reg­is­tra­tion num­ber in the Cr Health Insur­ance Insti­tute

4. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Busi­ness activ­i­ty code

a) Vendi­mi i gjykatës për njo­hjen e biz­ne­sit ose:___________________________________
Court Deci­sion on Busi­ness Acknowl­edg­ment or

b) Ekstrakt nga Qen­dra Kom­bëtare e Regjistrimit:__________________________________
Abstract from Nation­al Reg­is­tra­tion Cen­tre

5. Data e men­d­uar e fil­lim­it dhe e për­fundim­it të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Peri­od for which the work per­mit is request­ed from to
6. Emër­ti­mi i ven­dit të punës_________________________________________________________
Name of the job posi­tion

7. Kuo­tat vje­tore PO JO
Year­ly quo­ta YES NO

8. Punësi­mi sezon­al PO JO
Sea­son­al employ­ment YES NO

9. Migri­mi ditor PO JO
Dai­ly migra­tion YES NO

2. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
1. Mbiem­ri ________________________________________________________________________
Sur­name

2. Emri ___________________________________________________________________________
Giv­en name(s)

3. Emri i babait _____________________________________________________________________
Name of the par­ent

4. Datëlind­ja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth

5. Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued

6. Ven­di dhe shteti i lindjes____________________________________________________________
Place and coun­try of birth

7. Shtetësia_________________________________________________________________________
Nation­al­i­ty

8. Adresa e banim­it në Shqipëri_________________________________________________________
Res­i­den­tial address in the Repub­lic of Alba­nia

9. Kodi dhe emri i punësim­it |___|___|___|___|___|___|____________________________________
Code and name of occu­pa­tion

10. Kual­i­fikimet |___|___|___|
Skill qual­i­fi­ca­tions

11. Aktivitet fitim­prurës PO JO
Gain­ful­ly employed YES NO

3. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT

1. Llo­ji i doku­men­tit _________________________________________________________________
Type of doc­u­ment

2. Num­ri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Num­ber

3. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on

4. E vlef­shme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until

5. Autoriteti kom­pe­tent ______________________________________________________________
Com­pe­tent author­i­ty

6. Lëshuar nga _____________________________________________________________________
Place and coun­try of issuance
_____________________________ _____________________________
Ven­di dhe data Emri / mbiem­ri i aplikan­tit
(Place and date) (Appli­cant)

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

ANEKSI 2
Nr._____ prot. Datë .….….….….……
LEJE PUNE PËR TË HUAJ
TIPI: ……………….

Në zba­tim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”, dhe vendim­it të Këshillit të Min­is­trave nr. .…, datë __.__.2013 “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës për pajis­jen me leje pune”,

Z./znj. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Mr/Ms (emri, mbiem­ri / Giv­en name(s) Sur­name)

Lin­dur më ___________________________
Born on (data, mua­ji, viti / Day Month Year)

Në _________________________________
In (vendlind­ja / Place and coun­try of birth)

Gjend­ja civile ________________________
(Civ­il Sta­tus)

Me shtetësi ___________________________
Nation­al­i­ty

Me pro­fe­sion ________________________
Skill qual­i­fi­ca­tions

Llo­ji i doku­men­tit dhe num­ri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of doc­u­ment and num­ber

I hua­ji pajiset me leje pune të tip­it ___________________________, pasi përf­shi­het në kat­e­gor­inë e për­cak­tu­ar në nenin .…… të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

Për të ushtru­ar aktivitetin / veprim­tar­inë e tij/saj:
Name of the employ­er

Sta­tusi i sub­jek­tit: ________________
(Subject’s Legal Sta­tus)

Sek­tori i aktivitetit: ________________
(Sec­tor of Activ­i­ty)

Me adresë: _________________________________
Seat and address

Vlef­sh­mëria e lejes: _______________
(Work Per­mit Valid­i­ty)

Data e lëshim­it: _______________
(Issuance Date)

Data e skadim­it: _______________
(Expi­ra­tion Date)

Page­sa: _______________
(Appli­ca­tion Fee)

Kjo leje pune është e vlef­shme derisa i hua­ji të vazh­do­jë të bëjë pjesë në këtë kat­e­gori punësi­mi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

Insti­tu­cioni lëshues: _______________________
(Issu­ing Author­i­ty)
DREJTOR

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim