VENDIM

Nr. 568, datë 3.9.2014

 

PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR PUNËSIMIN FITIMPRURËS TË ANËTARËVE TË FAMILJES SË MISIONIT DIPLOMATIK OSE POSTIT KONSULLOR

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 17 e 23 të ligjit nr. 8371, datë 9.7.1998, “Për lid­hjen e trak­tat­eve dhe mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare”, me propoz­imin e min­istrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

Mira­timin e mar­rëvesh­jes ndër­m­jet Këshillit të Min­is­trave të Repub­likës së Shqipërisë dhe Qev­erisë së Repub­likës Fed­erale të Gjer­man­isë, për punësimin fitim­prurës të anë­tarëve të famil­jes së mision­it diplo­matik ose pos­tit kon­sul­lor, sipas tek­stit që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR PUNËSIMIN FITIMPRURËS TË FAMILJARËVE TË ANËTARËVE TË PËRFAQËSIVE DIPLOMATIKE OSE  KONSULLORE

Këshilli i Min­is­trave i Repub­likës së Shqipërisë dhe Qev­e­ria e Repub­likës Fed­erale të Gjer­man­isë,

me dëshirën për të për­mirë­suar mundësitë e punësim­it fitim­prurës të famil­jarëve të anë­tarëve të për­faqë­sive diplo­matike ose  kon­sul­lore,

kanë rënë dako­rd si më poshtë:

Neni 1

Përku­fiz­ime

Për mar­rëvesh­jen:

  1. “Anë­tar i një për­faqësie diplo­matike apo kon­sul­lore” është çdo punon­jës ven­das i shtetit dër­gues i emëru­ar në një për­faqësi diplo­matike apo kon­sul­lore ose në një mision të një orga­ni­zate ndërkom­bëtare në shtetin pritës.
  2. “Famil­jar” është bashkëshort­i/-ja, part­ner­i/-ja dhe fëmi­jët, të cilët janë pjesë e përher­shme e famil­jes së anë­tar­it të për­faqë­sisë diplo­matike ose kon­sul­lore në shtetin pritës, si edhe per­sona të tjerë, që janë pjesë e famil­jes së anë­tar­it ven­das të për­faqë­sisë diplo­matike ose kon­sul­lore, përkun­drejt të cilëve anë­tari ven­das i për­faqë­sisë ka detyrime ligjore apo morale, apo me të cilët anë­tari ven­das ka qenë duke bashkë­je­t­u­ar apo për mirëqe­nien e të cilëve anë­tari ven­das ka qenë përgjegjës në momentin e dërgim­it në shtetin pritës, dhe të cilët nuk janë të punë­suar prej anë­tar­it ven­das të për­faqë­sisë.
  3. “Punësim fitim­prurës” është çdo for­më e punësim­it shpër­blyes, i vetëpunë­suar apo i punë­suar, duke përf­shirë edhe kual­i­fikimet pro­fe­sion­ale.

Neni 2

Leje për t’u angazhuar në punësim fitim­prurës

  1. Famil­jarëve të famil­jes duhet t’u jepet leje, që të mund të angazho­hen në punësim për­fitues në shtetin pritës, duke respek­tu­ar parim­in e rec­i­procitetit. Pavarë­sisht lejes së punës, të dhënë në bazë të kësaj mar­rëvesh­je­je, duhet të zba­to­hen rreg­ul­lat e lid­hu­ra me pro­fe­sionet speci­fike në shtetin pritës. Indi­vidët e intere­suar për­jash­to­hen nga kushti për të mar­rë leje qën­dri­mi edhe kur fil­lo­jnë punë fitim­prurëse në Repub­likën Fed­erale të Gjer­man­isë. Në Repub­likën e Shqipërisë lejet përkatëse të qën­drim­it do të jepen kur të jetë e nevo­jshme.
  2. Në raste të veçan­ta, famil­jarët mund të vazh­do­jnë punësimin e tyre fitim­prurës për një peri­ud­hë të për­sh­tat­shme dhe të kufizuar kohore pa leje qën­dri­mi dhe/ose pa leje punësi­mi (të BE-së) edhe pasi detyra e anë­tar­it të për­faqë­sisë diplo­matike apo kon­sul­lore në shtetin pritës ka për­fun­d­uar.

Neni 3

Pro­ce­du­rat

Për­faqësia diplo­matike e shtetit dër­gues duhet të njofto­jë Min­istrinë e Punëve të Jashtme të shtetit pritës për fil­lim­in dhe mbarim­in e punësim­it fitim­prurës për famil­jarin përkatës.

Neni 4

Imu­niteti ndaj juridik­sion­it civ­il dhe admin­is­tra­tive

Nëse famil­jarët kanë imu­nitet ndaj juridik­sion­it civ­il dhe admin­is­tra­tiv të shtetit pritës në për­puth­je me Kon­ven­tën e Vjenës të datës 18 prill 1961 për mar­rëd­hëni­et diplo­matike apo sipas instru­menteve të tjera ndërkom­bëtare të zbat­ueshme, ky imu­nitet nuk është i zbat­ueshëm për veprime apo mosveprime në lid­hje me punësimin fitim­prurës.

Neni 5

Imu­niteti ndaj juridik­sion­it penal

  1. Në rastin e famil­jarëve, të cilët kanë imu­nitet ndaj juridik­sion­it penal të shtetit pritës në për­puth­je me Kon­ven­tën e Vjenës të datës 18 prill 1961 për mar­rëd­hëni­et diplo­matike, ose sipas instru­menteve të tjera të zbat­ueshme ndërkom­bëtare, dis­poz­i­tat në lid­hje me imu­nitetin ndaj juridik­sion­it penal të shtetit pritës duhet të zba­to­hen edhe për veprimet e kry­era në lid­hje me punësimin fitim­prurës. Megjithatë, në rast të një vepri­mi penal, shteti dër­gues duhet të shqyr­to­jë mundësitë e heq­jes së imu­nitetit të famil­jar­it në fjalë ndaj juridik­sion­it penal të shtetit pritës.
  2. Nëse shteti dër­gues nuk heq imu­nitetin e famil­jar­it në fjalë, ai do të njofto­jë autoritetet e veta të ndjek­jes penale për çdo vepër penale të kry­er nga ai per­son. Shteti pritës duhet të njofto­het për për­fundimin e pro­ce­du­rave penale.
  3. Famil­jari mund të mer­ret në pyet­je në cilës­inë e dësh­mi­tar­it lid­hur me punësimin fitim­prurës, për sa kohë që shteti dër­gues gjykon se kjo nuk do të jetë në kundër­sh­tim me intere­sat e tij.

Neni 6

Sis­te­mi tati­mor dhe sig­urimet shoqërore

Famil­jarët janë sub­jekt i sis­temit tati­mor dhe sig­urimeve shoqërore të shtetit pritës në lid­hje me punësimin e tyre fitim­prurës në atë shtet, nëse kjo nuk bie ndesh me instru­mente të tjera ndërkom­bëtare.

Neni 7

Hyr­ja në fuqi dhe kohëzg­jat­ja

  1. Kjo mar­rëvesh­je do të hyjë në fuqi ditën që Qev­e­ria e Repub­likës së Shqipërisë njofton Qev­er­inë e Repub­likës Fed­erale të Gjer­man­isë, që ka për­fun­d­uar pro­ce­du­rat e brend­shme ligjore për hyr­jen në fuqi të kësaj mar­rëvesh­je­je. Data e hyr­jes në fuqi do të jetë dita e mar­rjes së njof­tim­it.
  2. Kjo mar­rëvesh­je mund të zgjid­het nga të dyja palët kon­trak­tuese pas në afati 5‑vjeçar nga data e hyr­jes në fuqi, duke lajmëru­ar 6 muaj për­para.

Nën­shkru­ar në Berlin në datën 3 kor­rik 2014 në dy kop­je, në gjuhën shqipe, gjer­mane dhe angleze, ku të tre tek­stet janë aut­en­tike. Në rast mos­mar­rëvesh­je­je në inter­pre­tim, tek­sti në gjuhën angleze do të ketë për­parësi.

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim