VENDIM
Nr. 74, datë 12.2.2014

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR SHËRBIME VULLNETARE, TË TIPIT “A/SHV”

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 71, pika 8, e 86, pika 2, të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

1. Të hua­jit i jepet leje pune e tip­it “A/SHV”, si per­son që kryen shër­bime vull­netare në kuadër të shkëm­bimeve rinore ose si per­son i punë­suar sipas ske­mave të shër­bimeve vull­netare, nëse plotë­son kriteret mëposhtme:
a) ka një mar­rëvesh­je në orga­ni­za­tën jofitim­prurëse, që ofron shër­bime vull­netare bamirësie në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë për shër­bimin vull­ne­tar që do të ofro­het dhe për përgjegjësitë e kësaj orga­ni­zate për këtë të huaj për sig­urim­in e jetës, sig­urimet shën­de­të­sore dhe shpen­zimet e udhë­tim­it;
b) shër­bi­mi është tërë­sisht vull­ne­tar për të hua­jt që do të ofro­jnë shër­bime vull­netare;
c) ka një mar­rëvesh­je ndër­shtetërore me shtetin e origjinës së të hua­jit, si per­sona të punë­suar në kuadër të shkëm­bimeve rinore apo ske­mave të shër­bimeve vull­netare, ku të jenë për­cak­tu­ar përgjegjësitë e palëve për këtë të huaj për sig­urim­in e jetës, sig­urimet shën­de­të­sore dhe shpen­zimet e udhë­tim­it;
ç) ka një kon­tratë pune, si i punë­suar, për të hua­jt që vijnë në kuadër të shkëm­bimeve rinore apo ske­mave të shër­bimeve vull­netare;
d) kohëzg­jat­ja e përgjithshme e qën­drim­it në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë të mos jetë më shumë se një vit;
dh) orga­ni­za­ta jofitim­prurëse, që ofron shër­bime vull­netare bamirësie në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, punëd­hënësi për të punë­suar­it në kuadër të shkëm­bimeve rinore apo ske­mave të shër­bimeve vull­netare, nuk kanë kry­er shkel­je të legjis­la­cionit të punës në vitin kalen­darik paraard­hës;
e) orga­ni­za­ta jofitim­prurëse, që ofron shër­bime vull­netare bamirësie në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, a punëd­hënësi për të punë­suar­it në kuadër të shkëm­bimeve rinore kanë shly­er të gjitha detyrimet tati­more, të sig­urimeve shoqërore e shën­de­të­sore për vitin kalen­darik paraard­hës;
ë) orga­ni­za­ta jofitim­prurëse, që ofron shër­bime vull­netare bamirësie në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, ka burime të mjaftueshme për financimin e shër­bim­it vull­ne­tar;
f) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
2. Kërke­sa për t’u pajisur me leje pune të tip­it “A/SHV” bëhet nga:
a) i hua­ji;
b) punëd­hënësi, pranë të cilit do të punë­so­het në kuadër të shkëm­bimeve rinore;
c) orga­ni­za­ta jofitim­prurëse, që ofron shër­bime vull­netare bamirësie në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë për të hua­jt, që do të jenë në shër­bim vull­ne­tar;
ç) per­soni i autor­izuar nga punëdhënësi/organizata jofitim­prurëse, që ofron shër­bime vull­netare bamirësie në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
3. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 2 të këtij vendi­mi, për t’u pajisur me leje pune të tip­it “A/SHV”, paraqesin doku­menta­cionin e mëposhtëm:
a) kërkesën me të dhë­nat per­son­ale, sipas for­matit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlid­het këtij vendi­mi;
b) kop­jen e përk­thy­er e të noter­izuar të mar­rëvesh­jes me orga­ni­za­tën jofitim­prurëse, që ofron shër­bime bamirësie në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë për të hua­jt, që do të shër­be­jnë vull­ne­tar­isht;
c) kop­jen e përk­thy­er e të noter­izuar të mar­rëvesh­jes ndër­shtetërore me shtetin e origjinës së të hua­jit, për të punë­suar­it në kuadër të shkëm­bimeve rinore;
ç) deklaratën se shër­bi­mi vull­ne­tar, që do të ofro­jë, do të jetë pa shpër­blim;
d) kop­jen e kon­tratës indi­vid­uale të punës për të punë­suar­it në kuadër të shkëm­bimeve rinore;
dh) doku­mentin bankar për burim­in e financim­it të shër­bim­it vull­ne­tar të bamirë­sisë, që ofron orga­ni­za­ta jofitim­prurëse;
e) kop­jen e përk­thy­er e të noter­izuar të policës së sig­urim­it të jetës;
ë) kop­jen e pas­aportës;
f) autor­iz­imin nga punëdhënësi/organizata jofitim­prurëse për per­son­in e autor­izuar;
g) pesë fotografi.
4. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 2 të këtij vendi­mi, paraqesin kërkesën dhe doku­menta­cionin e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi:
a) në zyrën përkatëse të punësim­it, në ter­ri­torin e së cilës orga­ni­za­ta jofitim­prurëse ushtron veprim­tar­inë dhe nëse i hua­ji, që do të mar­rë pjesë në shër­bimin vull­ne­tar, është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
b) në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, nëse orga­ni­za­ta jofitim­prurëse e ushtron veprim­tar­inë në më shumë se një rajon gjeografik dhe nëse i hua­ji, që do të mar­rë pjesë në shër­bimin vull­ne­tar, është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
c) pranë për­faqë­sisë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në për­faqës­inë diplo­matike që mbu­lon vendin e tij të origjinës për të hua­jin, i cili është në vendin e origjinës dhe do të vijë për shër­bim vull­ne­tar apo në kuadër të shkëm­bimeve rinore.
5. Nëse kërke­sa paraqitet pranë Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësim­it, autoriteti përkatës, pasi shqyr­ton doku­menta­cionin e paraqi­tur dhe vlerë­son se ai nuk është në për­puth­je me kërke­sat e pikës 3 të këtij vendi­mi, i kërkon të hua­jit plotësimin e këtij doku­menta­cioni, bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.
6. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, pas paraqit­jes së kërkesës nga per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 2 të këtij vendi­mi, ver­i­fikon shly­er­jen e detyrimeve lid­hur me pagat e punon­jësve, sig­urimet shoqërore dhe shën­de­të­sore nga ana e punëd­hënësit, pranë të cilit do të punë­so­het i hua­ji.
7. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, nëse vlerë­son se doku­menta­cioni i paraqi­tur është i plotë apo pas plotësim­it të tij bren­da afatit të për­cak­tu­ar është i rreg­ullt, vlerë­son nëse i hua­ji i përm­bush kriteret e për­cak­tu­ara në pikat 1 e 6 të këtij vendi­mi, dhe e pajis atë bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune me leje pune të tip­it “A/SHV”, sipas for­matit të dhënë në aneksin 2 bashkëlid­hur këtij vendi­mi.
8. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia kthen kërkesën dhe doku­menta­cionin e paraqi­tur të hua­jit, nëse ai nuk e ka plotë­suar atë bren­da afatit të për­cak­tu­ar në pikën 7 të këtij vendi­mi.
9. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia refu­zon kërkesën për pajis­je me leje pune të tip­it “A/SHV” punë­mar­rësit, i cili, megjithëse ka plotë­suar doku­menta­cionin e kërkuar, vlerë­so­het se nuk plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara në pikat 1 e 6 të këtij vendi­mi, ose është në kushtet e për­cak­tu­ara në pikën 15 të këtij vendi­mi.
10. Nëse kërke­sa është paraqi­tur pranë për­faqë­sisë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit, ajo, nëpër­m­jet Min­istrisë së Punëve të Jashtme, ia për­c­jell doku­menta­cionin e paraqi­tur drej­torisë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, pranë Min­istrisë së Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë.
11. Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, nëpër­m­jet drej­torisë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, ia për­c­jell doku­menta­cionin e paraqi­tur Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësim­it, sipas kom­pe­tencës ter­ri­to­ri­ale, që ato kanë.
12. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, për pajisjen/refuzimin e të hua­jit me leje pune të tip­it “A/SHV”, ndjekin pro­ce­du­rat e për­cak­tu­ara në pikat 5, 6, 7, 8 e 9 të këtij vendi­mi.
13. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, nëpër­m­jet Min­istrisë së Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, e për­c­jell në Min­istrinë e Punëve të Jashtme njof­timin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “A/SHV”.
14. Min­is­tria e Punëve të Jashtme njofton për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “A/SHV”.
15. Të hua­jit i refu­zo­het lëshi­mi i lejes së punës e tip­it “A/SHV” edhe nëse vërte­to­het njëra nga sit­u­atat e për­cak­tu­ara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
16. Të hua­jit i anu­lo­het leja e punës e tip­it “A/SHV” nëse vërte­to­het njëra nga sit­u­atat e për­cak­tu­ara në pikën 1 të nen­it 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
17. I hua­ji, të cilit i refu­zo­het ose i anu­lo­het leja e punës e tip­it “A/SHV”, ka të drejtën e ankimim­it, sipas pro­ce­durës së për­cak­tu­ar në pikën 2 të nen­it 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
18. Leja e punës e tip­it “A/SHV” për­fun­don nëse plotë­so­hen kriteret e për­cak­tu­ara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
19. Drej­to­ria, që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, mon­i­toron, në mënyrë peri­odike, pro­ce­durën e ndjekur nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për dhënien e lejes së punës.
20. Vendi­mi nr. 350, datë 6.3.2009 i Këshillit të Min­is­trave “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës për pajis­jen, refuz­imin dhe anulim­in e lejes së punës të tip­it A/SHV”, shfuqi­zo­het.
21. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Min­is­tria e Punëve të Jashtme, Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për zba­timin e këtij vendi­mi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama

ANEKSI 1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH
DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE
_____________________________________________________________
EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT_________________________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION
për lëshimin e lejes së punës një të hua­ji / for issuance of work per­mit to a for­eign­er

1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER

1. Emri i punëd­hënësit ______________________________________________________________
Name of the employ­er

2. Ven­di dhe adresa e punëdhënësit______________________________________________________
Seat and address of the employ­er

3. Num­ri i regjistrim­it në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Reg­is­tra­tion num­ber in the Cr Health Insur­ance Insti­tute

4. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Busi­ness activ­i­ty code
a) Vendi­mi i gjykatës për njo­hjen e biz­ne­sit ose:_____________________________________
Court Deci­sion on Busi­ness Acknowl­edg­ment or
b) Ekstrakt nga Qen­dra Kom­bëtare e Regjistrimit:___________________________________
Abstract from Nation­al Reg­is­tra­tion Cen­tre

5. Data e men­d­uar e fil­lim­it dhe e për­fundim­it të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Peri­od for which the work per­mit is request­ed from to

6. Emër­ti­mi i ven­dit të punës___________________________________________________________
Name of the job posi­tion

7. Kuo­tat vje­tore PO JO
Year­ly quo­ta YES NO

8. Punësi­mi sezon­al PO JO
Sea­son­al employ­ment YES NO
9. Migri­mi ditor PO JO
Dai­ly migra­tion YES NO

2. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER

1. Mbiem­ri ______________________________________________________________________
Sur­name

2. Emri _________________________________________________________________________
Giv­en name(s)

3. Emri i babait ___________________________________________________________________
Name of the par­ent

4. Datëlind­ja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth

5. Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued

6. Ven­di dhe shteti i lindjes__________________________________________________________
Place and coun­try of birth

7. Shtetësia_______________________________________________________________________
Nation­al­i­ty

8. Adresa e banim­it në Shqipëri_______________________________________________________
Res­i­den­tial address in the Repub­lic of Alba­nia

9. Kodi dhe emri i punësim­it |___|___|___|___|___|___|__________________________________
Code and name of occu­pa­tion

10. Kual­i­fikimet |___|___|___|
Skill qual­i­fi­ca­tions

11. Aktivitet fitim­prurës PO JO
Gain­ful­ly employed YES NO

3. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT

1. Llo­ji i doku­men­tit _____________________________________________________________
Type of doc­u­ment

2. Num­ri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Num­ber

3. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on

4. E vlef­shme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until

5. Autoriteti kom­pe­tent __________________________________________________________
Com­pe­tent author­i­ty
6. Lëshuar nga _________________________________________________________________
Place and coun­try of issuance

_____________________________ _____________________________
Ven­di dhe data Emri / mbiem­ri i aplikan­tit
(Place and date) (Appli­cant

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

ANEKSI 2
Nr._____ prot. Datë.….….……

LEJE PUNE PËR TË HUAJ
TIPI: ……………….

Në zba­tim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt” dhe të vendim­it të Këshillit të Min­is­trave nr. .…, datë __.__.2013 “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës për pajis­jen me leje pune”,

Z./znj. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Mr/Ms (emri, mbiem­ri / Giv­en name(s) sur­name)

Lin­dur më ___________________________
Born on (data, mua­ji, viti / Day Month Year)

Në _________________________________
In (vendlind­ja / Place and coun­try of birth)

Gjend­ja civile ________________________
(Civ­il Sta­tus)

Me shtetësi ___________________________
Nation­al­i­ty

Me pro­fe­sion ________________________
Skill qual­i­fi­ca­tions

Llo­ji i doku­men­tit dhe num­ri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of doc­u­ment and num­ber

I hua­ji pajiset me leje pune të tip­it ___________________________, pasi përf­shi­het në kat­e­gor­inë e për­cak­tu­ar në nenin .…… të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

Për të ushtru­ar aktivitetin / veprim­tar­inë e tij/saj:
Name of the employ­er

Sta­tusi i sub­jek­tit: ___________________
(Subject’s Legal Sta­tus)

Sek­tori i aktivitetit: ____________________
(Sec­tor of Activ­i­ty)

Me adresë: _________________________________
Seat and address
Vlef­sh­mëria e lejes: ___________________
(Work Per­mit Valid­i­ty)

Data e lëshim­it: ____________________
(Issuance Date)

Data e skadim­it: ____________________
(Expi­ra­tion Date)

Page­sa: ____________________
(Appli­ca­tion Fee)

Kjo leje pune është e vlef­shme derisa i hua­ji të vazh­do­jë të bëjë pjesë në këtë kat­e­gori punësi­mi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

Insti­tu­cioni lëshues: _______________________
(Issu­ing Author­i­ty)
DREJTOR I PËRGJITHSHËM

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim