LIGJ

Nr. 7961, datë 12.7.1995

KODI I PUNëS I REPUB­LIKëS Të SHQIPëRISë

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr. 10 053, datë 29.12.2008)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015[1])

(I përditë­suar)

 

 

Në mbështet­je të nen­it 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

 

KUVENDI POPULLOR

I REPUB­LIKëS Së SHQIPëRISë

 

VENDOSI:

 

BAZAT E KODIT Të PUNëS

 

KREU I

 

Neni 1

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

Kodi i Punës bazo­het në Kushte­tutën e Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 2

 

1) Kodi i Punës respek­ton kon­ven­tat ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë.

2) Kodi i Punës bazo­het në nor­mat përgjithë­sisht të pran­uara të së drejtës ndërkom­bëtare.

 

FUSHA E ZBATIMIT Të KODIT

 

KREU II

 

  1. Në HAPëSIRë

 

Neni 3

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Shtu­ar fjalia e fun­dit e pikës 1 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Kon­tra­ta e punës rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, ku punë­mar­rësi kryen zakon­isht punën e vet, edhe nëse ai dër­go­het nga punëd­hënësi të puno­jë përko­hë­sisht në një shtet tjetër. Punësi­mi i përkohshëm i punë­mar­rësve të huaj në Shqipëri rreg­ul­lo­het sipas parashikimeve të bëra në këtë Kod.

2) Kur punë­mar­rësi nuk e kryen punën zakon­isht në të njëjtin shtet, kon­tra­ta e punës rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit ku ndod­het qen­dra e tij/saj e punës.

Kur qen­dra e punës nuk mund të për­cak­to­het, ajo rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, ku ndod­het qen­dra e per­son­it fizik ose juridik, që ka punë­suar punë­mar­rësin.

3) Kur nga tërësia e rrethanave kon­tra­ta e punës ka lid­hje më të ngush­ta me ligjin e një shteti tjetër, atëherë zba­to­het ky ligj.

4) Palët me mar­rëvesh­je mund të zgjed­hin zba­timin e një ligji tjetër, ndryshe nga sa parashiko­het në para­grafët e mësipërm.

5) Kjo zgjed­hje nuk mund ta privo­jë punë­mar­rësin nga mbro­jt­ja që i sig­uro­jnë atij dis­poz­i­tat urd­hëruese të ligjit që do të jetë i zbat­ueshëm në mungesë të zgjed­hjes. Në kup­tim të kësaj dis­pozite, quhen urd­hëruese të gjitha dis­poz­i­tat që, në bazë të ligjit, nuk duhet të ceno­hen me kon­tratë në dëm të punë­mar­rësit.

 

Neni 3/1

Punësi­mi i përkohshëm i punë­mar­rësve të huaj në Shqipëri

(Shtu­ar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Ky nen zba­to­het në rastet kur një ndër­mar­rje e huaj:
  2. a) i dër­gon punë­mar­rësit në Shqipëri, për një peri­ud­hë jo më shumë se 12 muaj, për llog­a­ri dhe nën drej­timin e saj, në bazë të një kon­trate të lid­hur midis ndër­mar­rjes dër­guese dhe ndër­mar­rjes së regjistru­ar në organet tati­more shqiptare, për të cilën syn­o­hen punët ose shër­bimet, me kusht që, gjatë peri­ud­hës së dërgim­it, të ketë një mar­rëd­hënie punësi­mi midis ndër­mar­rjes dër­guese dhe punë­mar­rësit; ose
  3. b) i dër­gon punë­mar­rësit në një ndër­mar­rje, pjesë të saj, në ter­ri­torin e Shqipërisë, me kusht që, gjatë peri­ud­hës së dërgim­it, të ketë një mar­rëd­hënie punësi­mi midis ndër­mar­rjes që kryen dërgimin dhe punë­mar­rësit; ose
  4. c) duke qenë agjen­ci për punë të përkohshme, rekru­ton një punë­mar­rës për një ndër­mar­rje pritëse, që është kri­juar ose vepron në ter­ri­torin e Shqipërisë, me kusht që, gjatë peri­ud­hës së dërgim­it, të ketë një mar­rëd­hënie punësi­mi midis agjen­cisë së punësim­it të përkohshëm ose agjen­cisë së punësim­it dhe punë­mar­rësit.
  5. Mar­rëd­hë­nia e punësim­it, që kri­jo­het sipas rasteve të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, rreg­ul­lo­het nga dis­poz­i­tat e legjis­la­cionit shqip­tar, lid­hur me:
  6. a) kohën mak­si­male të punës dhe kohën min­i­male të pushim­it;
  7. b) kohëzg­jat­jen min­i­male të lejes së paguar vje­tore;
  8. c) nivelin e pagës min­i­male;

ç) kushtet për agjenc­inë e punësim­it të përkohshëm;

  1. d) sig­ur­inë, shën­detin dhe higjienën në punë;
  2. dh) kushtet e punësim­it, ose të punës, për gratë shtatzë­na ose gratë që sapo kanë lin­dur, për të rin­jtë, fëmi­jët dhe per­son­at me aftësi të kufizuar;
  3. e) parim­in e tra­j­tim­it të barabartë, përf­shirë dis­poz­i­tat e kon­tratës kolek­tive.
  4. Në rast se rreg­ul­li­mi që bën legjis­la­cioni shqip­tar, lid­hur me ele­mentet e për­cak­tu­ara në pikën 2, të këtij neni, është më pak i favor­shëm se legjis­la­cioni i shtetit dër­gues, do të zba­to­het legjis­la­cioni më i favor­shëm për punë­mar­rësin.
  5. 4. Rreg­ul­li­mi, për ele­mentet e për­cak­tu­ara në shkro­n­jat “a” e “c”, të pikës 2, të këtij neni, nuk zba­to­het në rastin e punë­mar­rësit që dër­go­het për të punuar përko­hë­sisht në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, për mon­timin ose instal­im­in fillestar të pajis­jeve, kur ky shër­bim është pjesë inte­grale e kon­tratës së furnizim­it dhe është i nevo­jshëm për vënien e tyre në funk­sion­im, kry­het nga punë-mar­rës të spe­cial­izuar të ndër­mar­rjes furnizuese dhe kur peri­ud­ha e shër­bim­it nuk është më shumë se 8 ditë.

Për­jash­to­het nga rreg­ul­li­mi i parashikuar në para­grafin e parë të kësaj pike punësi­mi në sek­torin e ndër­tim­it si: mirëm­ba­jt­ja, ripari­mi, devi­ji­mi dhe shkatër­ri­mi i ndërte­save dhe, veçanër­isht, në punime gër­mi­mi, nive­li­mi, mon­ti­mi dhe çmon­ti­mi të ele­menteve parafab­rikate, mod­i­fiki­mi, ripari­mi, rinovi­mi, për­mirësi­mi, shem­b­ja, lyer­ja, pastri­mi.

  1. Për­jash­to­het nga fusha e rreg­ul­lim­it të këtij neni punësi­mi i mari­narëve të ani­jeve tregtare.
  2. Kohëzg­jat­ja e dërgim­it të punë­mar­rësit të huaj për punësim të përkohshëm, sipas këtij neni, llog­a­ritet duke mar­rë si peri­ud­hë ref­er­ence 1 vit kalen­darik, nga data e dërgim­it për herë të parë. Për llog­a­r­it­jen e kohëzg­jat­jes mer­ren në kon­sid­er­atë edhe peri­ud­hat e mëparshme, gjatë së cilave punë­mar­rësi ka qenë i dër­guar për t’u punë­suar përko­hë­sisht.

 

  1. SIPAS PERSONAVE

 

Neni 4

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

Për­jash­to­hen nga fusha e zba­tim­it të këtij Kodi:

- punësi­mi i per­son­ave që rreg­ul­lo­het me ligj të veçan­të.

Dis­pozi­ta të veçan­ta të këtij Kodi zba­to­hen edhe ndaj per­son­ave, punësi­mi i të cilëve rreg­ul­lo­het me ligj të veçan­të, nëse ligji i veçan­të nuk parashikon zgjid­hje për prob­leme të lid­hu­ra me mar­rëd­hëni­et e punës.

 

  1. SIPAS PëRM­BA­JT­JES

 

Neni 5

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

( Shfuqizuar shkro­n­ja “b” me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

Për­jash­to­hen nga fusha e zba­tim­it të këtij Kodi:

  1. veprim­taria që kufi­zo­het vetëm në ushtrim­in e detyrës së këshill­tar­it ose anë­tar­it të organ­it të admin­istrim­it të per­son­it juridik që ka for­mën juridike të një shoqërie, kur kjo veprim­tari përm­ban vetëm ekzeku­timin e detyrimeve që rrjed­hin nga kjo detyrë;
  2. Shfuqizuar.
  3. punët famil­jare që kry­hen nga: bashkëshorti, fëmi­jët dhe bashkëshort­et e tyre, part­nerët bashkë­jetues, paraard­hës të tyre, përf­shirë të birë­suar­it, për aq kohë sa jeto­jnë me punëd­hënësin në një ekono­mi të për­bashkët, me për­jash­tim të rasteve kur provo­het se per­son­at që i krye­jnë ato janë punë­mar­rës.

 

  1. Në KOHë

 

Neni 6

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

1) Dis­poz­i­tat e këtij Kodi zba­to­hen për të gjitha kon­tratat e punës që do të lid­hen pas hyr­jes së tij në fuqi.

2) Ky Kod zba­to­het edhe për kon­tratat e punës të lid­hu­ra para hyr­jes së tij në fuqi, por të zbat­u­ara pas kësaj hyr­je­je në fuqi të këtij Kodi. Në të gjitha rastet punë­mar­rësit i llog­a­ritet vjetër­sia në punë që nga fil­li­mi i mar­rëd­hënieve të punës.

3) Të njëj­tat rreg­ul­la zba­to­hen në rast ndryshi­mi të pjesshëm të këtij Kodi.

4) Këshilli i Min­is­trave mund të ven­dosë që dis­poz­i­tat e këtij Kodi lid­hur me mbro­jt­jen e shën­de­tit dhe të sig­urisë të vihen në jetë në mënyrë pro­gre­sive, gjatë një peri­ud­he të kufizuar në disa ndër­mar­rje të për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave; këto ndër­mar­rje do t’u nën­shtro­hen dis­poz­i­tave të veçan­ta.

 

Neni 7

Kom­pe­ten­ca tokë­sore

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

1) Paditë ndaj per­son­ave që bano­jnë në ter­ri­torin e Shqipërisë ngri­hen para gjykatës së vend­ba­nim­it të të padi­tu­rit.

2) Padia ngri­het edhe në vendin ku punë­mar­rësi kryen zakon­isht punën e tij. Kur punë­mar­rësi nuk e kryen zakon­isht punën e tij në të njëjtin vend, ven­di ku ndod­het qen­dra e punës, që e ka punë­suar atë.

3) Mar­rëvesh­jet që lid­hen me juridik­sion­in janë të vlef­shme vetëm nëse për­cak­to­hen pas lind­jes së kon­flik­tit.

 

TË DREJTAT THEMELORE

 

KREU III

 

  1. NDALIMI I PUNëS Së DETYRUAR

Neni 8

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

1) Ndalo­het puna e detyru­ar në të gjitha for­mat e saj.

2) Me punë të detyru­ar ose të detyrueshme kup­to­het çdo punë ose shër­bim që i kërko­het indi­vid­it kundër vull­netit të tij, duke e kër­cënuar me një dën­im të çfarë­doshëm.

Ndalo­het për­dori­mi i punës së detyru­ar si:

  1. masë shtrënguese ose sank­sion ndaj per­son­ave që kanë ose që shpre­hin bind­je në kundër­sh­tim me rendin poli­tik, ekonomik, shoqëror në fuqi;
  2. metodë mobi­liz­i­mi ose për­dori­mi të fuqisë punë­tore për qël­lime të zhvil­lim­it ekonomik;
  3. masë për disi­plinën në punë;
  4. dën­im për pjesë­mar­rje në grevë;
  5. masë diskri­m­in­i­mi racial, shoqëror, kom­bë­tar ose fetar.

3) Nuk quhet punë e detyru­ar:

  1. çdo punë ose shër­bim i kërkuar në bazë të ligjit për For­cat e Armato­sura të Repub­likës së Shqipërisë, të cilat lid­hen me punime të karak­ter­it të mirë­filltë ushtarak;
  2. çdo punë ose shër­bim që i kërko­het indi­vid­it si dën­im i ven­do­sur nga gjyka­ta dhe gjatë të cilit per­soni nuk vihet në shër­bim të shte­tasve ose per­son­ave juridikë pri­vatë, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara në para­grafin 2 të këtij neni;
  3. çdo punë që kërko­het në rast lufte ose për shkak të for­cave mad­hore, fatke­qësi naty­rore, sido­mos zjar­ri, përm­byt­ja, uria, tërmeti, epi­demia ose të gjitha rrethanat që rreziko­jnë jetën ose kushtet nor­male të jetesës së të gjithë pop­ull­sisë ose të një pjese të saj.

 

 

NDALIMI I DISKRIMINIMIT

Neni 9

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

( Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Në ushtrim­in e së drejtës për punësim dhe pro­fe­sion, ndalo­het çdo for­më diskri­m­in­i­mi, e parashikuar në këtë Kod dhe në legjis­la­cionin e posaçëm për mbro­jt­jen nga diskri­m­in­i­mi.
  2. Me “diskri­m­in­im” kup­to­het çdo dal­lim, për­jash­tim, kufiz­im ose para­pëlqim, që bazo­het në gjin­inë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, iden­titetin gji­nor, ori­en­timin sek­su­al, bind­jet poli­tike, fetare ose filo­zofike, gjend­jen ekonomike, arsi­more ose shoqërore, shtatzën­inë, përkatës­inë prindërore, përgjegjës­inë prindërore, moshën, gjend­jen famil­jare ose marte­sore, gjend­jen civile, vend­ba­n­imin, gjend­jen shën­de­të­sore, pre­dis­pozi­cionet gjenetike, aftës­inë e kufizuar, jetesën me HIV/AIDS, bashkimin ose përkatës­inë në orga­ni­za­ta sindikale, përkatës­inë në një grup të veçan­të, ose në çdo shkak tjetër, që ka si qël­lim ose paso­jë të pen­go­jë ose të bëjë të pamundur ushtrim­in e së drejtës për punësim dhe pro­fe­sion, në të njëjtën mënyrë me të tjerët.
  3. Ndal­i­mi i diskri­m­inim­it, i për­cak­tu­ar nga ky Kod, nuk zba­to­het nëse nuk ekzis­ton një përligj­je e arsyeshme dhe objek­tive.
  4. Dal­limet, kufizimet, për­jash­timet ose para­pëlqimet, që bazo­hen në një karak­ter­is­tikë të lid­hur me shkaqet e për­men­dura në pikën 2, të këtij neni, nuk për­bëjnë diskri­m­in­im kur, për shkak të natyrës së aktiviteteve pro­fe­sion­ale, ose të kushteve në të cilat pro­fe­sioni ose veprim­taria ushtro­het, këto karak­ter­is­ti­ka për­bëjnë një kërkesë të vërtetë dhe pro­fe­sion­ale të domos­doshme, me kusht që qël­li­mi i tra­j­tim­it të ndryshëm të jetë i përligjur dhe kërke­sa të mos kapërce­jë atë çfarë është e domos­doshme për real­iz­imin e saj.
  5. Në kup­tim të këtij neni, ndal­i­mi i diskri­m­inim­it dhe zba­ti­mi i parim­it të tra­j­tim­it të barabartë në ushtrim­in e së drejtës për punësim dhe pro­fe­sion zba­to­het në lid­hje me:
  6. a) mundës­inë për punësim, vetëpunësim dhe pro­fe­sion, duke përf­shirë kriteret e përzg­jed­hjes dhe kushtet e rekru­tim­it, të çfarë­do lloj dege të aktivitetit dhe në të gjitha nivelet e hier­ark­isë pro­fe­sion­ale, si dhe ngrit­jen në detyrë;
  7. b) qas­jen në të gjitha llo­jet dhe në të gjitha nivelet e ori­en­tim­it pro­fe­sion­al, tra­jnim­it pro­fe­sion­al, tra­jnim­it dhe ritra­jnim­it të avan­cuar pro­fe­sion­al, përf­shirë edhe për­vo­jën e punës në prak­tikë;
  8. c) kushtet e punës dhe punësim­it, përf­shirë zgjid­hjen e kon­tratës së punës dhe pagën;

ç) anë­tarësimin dhe aktiviz­imin në orga­ni­za­ta sindikale dhe orga­ni­za­ta të punëd­hënësve, ose ndon­jë orga­ni­za­të, anë­tarët e së cilës ushtro­jnë një pro­fe­sion të cak­tu­ar, duke përf­shirë për­fitimet e sig­u­ru­ara nga këto orga­ni­za­ta;

  1. Në zba­tim të parim­it për tra­j­tim të barabartë, të gjithë punë­mar­rësit dhe çdo grup punë­mar­rë­sish duhet të tra­j­to­hen me të njëjtin respekt dhe kujdes dhe duhet të respek­to­hen edhe rrethanat e tyre të veçan­ta.
  2. Punëd­hënësi mund të mar­rë masa të përkohshme dhe të veçan­ta, të cilat syn­o­jnë për­sh­pe­j­timin e ven­dos­jes reale të barazisë në ushtrim­in e së drejtës për punësim dhe pro­fe­sion, kur munge­sa e barazisë është shkak­tu­ar nga diskri­m­in­i­mi për çdo shkak të për­men­dur në këtë nen. Kjo masë ndër­pritet sapo të jenë arrit­ur objek­ti­vat e tra­j­tim­it dhe ofrim­it të mundë­sive të barabar­ta.
  3. Punëd­hënësi është i detyru­ar të sig­uro­jë për­sh­tat­jen e arsyeshme të ven­dit të punës për per­son­at me aftësi të kufizuar ose per­sona të ndod­hur në kushte të tjera, të për­men­dura në pikën 2, të këtij neni. Për të sig­u­ru­ar për­sh­tat­jen e arsyeshme, punëd­hënësi duhet të bëjë mod­i­fikime dhe rreg­ul­lime të nevo­jshme dhe të për­sh­tat­shme, që nevo­jiten në raste të veçan­ta dhe që nuk impono­jnë një bar­rë të tepru­ar për të, për t’u garan­tu­ar këtyre per­son­ave gëz­imin ose ushtrim­in, në kushte të barabar­ta me të tjerët, të së drejtës për punësim dhe pro­fe­sion. Kjo bar­rë nuk kon­sidero­het e tepru­ar për punëd­hënësin, kur niveli i për­sh­tat­shmërisë së arsyeshme që kërko­het është i garan­tu­ar sipas akteve ligjore dhe nën­ligjore në fuqi. Mohi­mi i për­sh­tat­jes së arsyeshme nga ana e punëd­hënësit për­bën diskri­m­in­im.
  4. Në rastin kur një per­son pre­tendon se është cen­uar nga mosz­ba­ti­mi i parim­it të tra­j­tim­it të barabartë në ushtrim­in e së drejtës për punësim dhe pro­fe­sion, sipas këtij Kodi, ndiqet pro­ce­du­ra e ankim­it, e për­cak­tu­ar në ligjin e posaçëm për mbro­jt­jen nga diskri­m­in­i­mi.
  5. Në të gjitha pro­ce­du­rat e ankim­it, që ndiqen sipas pikës 9, të këtij neni, nëse ankue­si ose paditësi paraqet fak­te nga të cilat mund të pre­tendo­het se është diskrim­in­uar në ushtrim­in e së drejtës për punësim dhe pro­fe­sion, per­soni ndaj të cilit paraqitet anke­sa ose i padi­turi dety­ro­het të provo­jë se nuk është shkelur pari­mi i tra­j­tim­it të barabartë.

 

  1. LIRIA SINDIKALE. BISEDIMET KOLEKTIVE

 

Neni 10

 

1) Liria sindikale mbro­het me ligj.

2) Askush nuk ka të drejtë:

  1. të kushtë­zo­jë punësimin e punë­mar­rësit nëse ai është ose jo ose pushon së qenuri anë­tari i një sindikate të kri­juar në bazë të ligjit;
  2. të pusho­jë ose ceno­jë të drejtën e punë­mar­rësit për shkak të anë­tarësim­it ose jo në një sindikatë të kri­juar në bazë të ligjit ose të pjesë­mar­rjes në veprim­tari sindikale duke respek­tu­ar legjis­la­cionin në fuqi.

Neni 10/1

Mbro­jt­ja për punon­jësit që denon­co­jnë kor­rup­sion­in

(Shtu­ar me ligjin nr. 10 053, datë 29.12.2008)

 

  1. Çdo masë ose sank­sion admin­is­tra­tiv i pajus­ti­fikuar, që është mar­rë ndaj punon­jësve, të cilët kanë arsye të dysho­jnë për kor­rup­sion e që këtë dyshim ua paraqesin per­son­ave përgjegjës ose autoriteteve kom­pe­tente, është i pavlef­shëm.
  2. Kundër vendim­it të dhënë në mënyrë të pajus­ti­fikuar për shkakun e mësipërm, punon­jësi ka të drejtën e ankim­it në gjykatë.
  3. Rapor­ti­mi i fak­teve, që kanë lid­hje me kor­rup­sion­in, nuk për­bën shkel­je të detyrim­it të sekretit pro­fe­sion­al.

 

PËRPARËSIA E NORMAVE TË SË DREJTËS

 

KREU IV

Neni 11

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, date 29.7.2003)

(Shtu­ar fjali në fund të pikës 4 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Të drej­tat dhe detyrimet lid­hur me mar­rëd­hënien e punës rreg­ul­lo­hen në mënyrë për­parësie nga këto burime:

  1. Kushte­tu­ta e Repub­likës së Shqipërisë
  2. Kon­ven­tat ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë
  3. Ky Kod dhe aktet e tij nën­ligjore
  4. Kon­tra­ta kolek­tive e punës
  5. Kon­tra­ta indi­vid­uale e punës
  6. Rreg­ul­lor­ja e brend­shme
  7. Zakonet lokale dhe pro­fe­sion­ale.

2) Aktet nën­ligjore dalin në plotësim dhe zba­tim të dis­poz­i­tave të parashikuara nga ky Kod.

Ato mund të për­cak­to­jnë kushte pune më pak të favor­shme për punë­mar­rësit sesa ato të parashikuara nga ky Kod vetëm kur kjo parashiko­het shpre­himisht në këtë të fun­dit.

3) Çdo dis­poz­itë që shkel një dis­poz­itë të një shkalle më të lartë, është e pavlef­shme. Megjithatë, janë të vlef­shme, vetëm ato dis­pozi­ta që për­mirë­so­jnë poz­itën e punë­mar­rësit.

4)  Punë­mar­rësi nuk mund të heqë dorë nga të drej­tat, që rrjed­hin nga dis­poz­i­tat urd­hëruese të këtij Kodi ose të kon­tratave kolek­tive të punës. Janë të vlef­shme mar­rëvesh­jet e bëra në prani të inspek­torit të punës ose në for­mën e parashikuar në kon­tratën kolek­tive të punës, që kanë si qël­lim të mën­jano­jnë me paj­tim një kon­flikt, duke bërë lëshime të dyan­shme, të pran­uara me vull­net të lirë nga të dyja palët. Mar­rëvesh­jet e sipër­për­men­dura nuk zba­to­hen për pushimet vje­tore të paguara.

5) Zakonet pro­fe­sion­ale zba­to­hen vetëm kur mungo­jnë dis­poz­i­tat ligjore, parashikimet në mar­rëvesh­je, kon­tratë, si dhe kur dis­poz­i­tat ligjore i refer­o­hen shpre­himisht  zakon­eve pro­fe­sion­ale.

 

Neni 11/1

Mirëbes­i­mi

(Shtu­ar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

Gjatë ushtrim­it të të drej­tave dhe përm­bush­jes së detyrimeve, punëd­hënësit, për­faqë­sue­sit e punëd­hënësve, punë­mar­rësit dhe për­faqë­sue­sit e punë­mar­rësve duhet të udhëhiqen nga pari­mi i mirëbes­im­it, drejtë­sisë dhe bashkëpunim­it me njëri-tjetrin. Ata infor­mo­jnë njëri-tjetrin për të gjitha fak­tet, kushtet, si dhe ndryshimet e tyre, të cilat janë të rëndë­sishme për ushtrim­in e të drej­tave dhe përm­bush­jen e detyrimeve.

 

KRIJIMI I RAPORTEVE INDIVIDUALE TË PUNËS

 

KREU V

 

  1. PËRKUFIZIM

 

KONTRATA E PUNËS

Neni 12

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Shtu­ar  fjalia e fun­dit me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

Kon­tra­ta e punës është një mar­rëvesh­je ndër­m­jet punë­mar­rësit dhe punëd­hënësit, që rreg­ul­lon mar­rëd­hëni­et e punës dhe përm­ban të drej­tat dhe detyrimet e palëve. Në kon­tratën e punës punë­mar­rësi merr për­sipër të ofro­jë punën ose shër­bimin e vet për një peri­ud­hë të cak­tu­ar ose të pacak­tu­ar kohe, në kuadër të orga­nizim­it dhe të urdhrave të një per­soni tjetër, të qua­j­tur punëd­hënës, i cili merr për­sipër të pagua­jë një shpër­blim. Kur mar­rëd­hëni­et midis dy palëve nuk janë qartë­sisht të për­cak­tu­ara, gjyka­ta kom­pe­tente ose Agjen­cia e Punësim­it të Përkohshëm, me kërkesë të palëve, duhet të për­cak­to­jë natyrën e vërtetë të mar­rëd­hënieve mes tyre, bazuar në dis­poz­i­tat e këtij Kodi, si dhe fak­teve që lid­hen me aftës­inë në punë dhe shpër­blim­in e punë­mar­rësit.

 

 

KONTRATA E GRUPIT

Neni 13

(Shfuqizuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

PUNA ME KOHË TË PJESSHME

Neni 14

(Ndryshuar  me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Me kon­tratën e punës me kohë të pjesshme, punë­mar­rësi pra­non të puno­jë me orë, gjys­më dite pune ose ditë pune, për një kohëzg­jat­je nor­male javore ose mujore më të vogël se ajo e punë­mar­rësve që puno­jnë me kohë të plotë në të njëj­tat kushte.

2)  Punë­mar­rësit me kohë të pjesshme gëzo­jnë të njëj­tat të drej­ta si punë­mar­rësit me kohë të plotë që krye­jnë të njëjtën punë. Nëse kushtet e punësim­it kanë lid­hje të drejt­për­drejtë me kohën e punës së punë­mar­rësit, punë­mar­rësi me kohë të pjesshme gëzon të drej­ta për­p­jesë­ti­more me punë­mar­rësit me kohë të plotë.

3)  Punëd­hënësi infor­mon punë­mar­rësin e punë­suar me kohë pune të pjesshme për vendet e lira të punës dhe i sig­uron mundësi të barabar­ta me punë­mar­rësit dhe/ose punëkërkue­sit e tjerë, për t’u punë­suar në një punë me kohë të plotë. Gjithash­tu, punëd­hënësi infor­mon punë­mar­rësin e punë­suar me kohë pune të plotë për vendet e lira të punës dhe i sig­uron mundësi të barabar­ta me punë­mar­rësit dhe/ose punëkërkue­sit e tjerë, për t’u punë­suar në një punë me kohë të pjesshme.

 

PUNA NË SHTËPI

Neni 15

Puna në shtëpi dhe telepuna

(Ndryshuar  me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Me kon­tratën e punës në shtëpi punë-mar­rësi kryen punën e tij në shtëpi, ose në ndon­jë vend tjetër të për­cak­tu­ar në mar­rëvesh­je me punëd­hënësin, sipas kushteve të rëna dako­rd midis tyre në kon­tratën e punës.
  2. Me kon­tratën e telepunës punë­mar­rësi kryen punën e tij në shtëpi, ose në një vend tjetër, të për­cak­tu­ar në mar­rëvesh­je me punëd­hënësin, duke për­dorur teknologjinë e infor­ma­cionit, bren­da kohës së punës, të për­cak­tu­ar nga punë­mar­rësi, sipas kushteve të rëna dako­rd midis tyre në kon­tratën e punës.
  3. Dis­poz­i­tat e këtij Kodi zba­to­hen edhe për kon­tratat e punës, të për­cak­tu­ara në pikat 1 e 2, të këtij neni, me për­jash­tim të:
  4. a) dis­poz­i­tave për rreg­ul­lim­in e kohës javore të punës dhe të pushim­it, orët jashtë orar­it, punën në ditët e fes­tave zyrtare dhe punën e natës;
  5. b) dis­poz­i­tave që rreg­ul­lo­jnë të drejtën e kom­pen­sim­it për vështirësi pune.
  6. Kushtet e punës për punon­jësit që puno­jnë në shtëpi ose në telepunë nuk mund të jenë më pak të favor­shme, në kra­hasim me punë­mar­rësit e tjerë, të cilët krye­jnë punë të njëjtë ose të kra­ha­sueshme. Për këtë arsye, punëd­hënësi duhet të mar­rë masa:
  7. a) për të lehtë­suar telepunën, duke vënë në dis­pozi­cion, instalu­ar e mirëm­ba­j­tur pajis­jet e nevo­jshme kom­pju­terike për kry­er­jen e saj, përveç rasteve kur punë­mar­rësi, që kryen telepunën, për­dor pajis­je per­son­ale;
  8. b) për të paran­dalu­ar izolim­in e punë­mar­rësit, duke i kri­juar kushte për t’u takuar me punë­mar­rësit e tjerë.
  9. Nuk do të kon­sidero­het se punë­mar­rësi kryen “punë në shtëpi” ose “telepunë” nëse ai punon në një vend tjetër pune nga ai i rënë dako­rd në mar­rëvesh­jen me punëd­hënësin ose, në rrethana të veçan­ta, me pëlqimin e tij, ose sipas një mar­rëvesh­je­je me të, kryen një lloj tjetër pune, të parashikuar në kon­tratë.

 

AGJENTI TREGTAR (Komi­sion­erët)

Neni 16

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

1) Me kon­tratën e punës të agjen­tit treg­tar, punë­mar­rësi (agjen­ti treg­tar) dety­ro­het kun­drejt pagesës të hyjë në bised­ime ose të për­fun­do­jë mar­rëvesh­je për veprim­tari të çdo lloj natyre qof­shin, jashtë ndër­mar­rjes, sipas urdhrave dhe për llog­a­ri të punëd­hënësit.

2) Nuk kon­sidero­het si agjent treg­tar per­soni që e ushtron këtë veprim­tari në mënyrë të pavarur.

3) Dis­poz­i­tat e këtij Kodi zba­to­hen edhe për kon­tratën e agjen­tit treg­tar si punë­mar­rës.

 

KONTRATA E MËSIMIT TË PROFESIONIT

Neni 17

 

1) Me kon­tratën e mësim­it të pro­fe­sion­it, mjeshtri mësues dety­ro­het të kual­i­fiko­jë nxënësin sipas rreg­ullave të pro­fe­sion­it dhe nxënësi të puno­jë në shër­bim të mjeshtrit mësues për t’u kual­i­fikuar.

2) Dis­poz­i­tat e këtij Kodi zba­to­hen edhe për kon­tratën e mësim­it të pro­fe­sion­it.

 

DISPOZITA PËR KONTRATAT E VEÇANTA

Neni 18

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Shtu­ar fjalë  me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Këshilli i Min­is­trave mund të parashiko­jë rreg­ul­la të veçan­ta që zba­to­hen për kon­tratën e punës në shtëpi, dhe telepunës, kon­tratën e punës të agjen­tit që është i pavarur dhe kon­tratën e mësim­it të pro­fe­sion­it.

2) Këshilli i Min­is­trave mund të parashiko­jë rreg­ul­la të veçan­ta për punë­mar­rësit që puno­jnë në shtëpi, bujqësi, ndër­tim, trans­porte, miniera, porte, si dhe për punë­mar­rësit e përkohshëm.

 

Neni 18/1

Punësi­mi i përkohshëm nga Agjen­cia

(Shtu­ar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Agjen­cia e Punësim­it të Përkohshëm (në vijim “Agjen­cia”) nënkup­ton punëd­hënësin, i cili, në bazë të një kon­trate pune, punë­son një punë­mar­rës për të punuar përko­hë­sisht në një ndër­mar­rje pritëse dhe që ushtron të drej­tat e detyrimet e punëd­hënësit bashkër­isht me sub­jek­tin pritës.
  2. Ndër­mar­r­ja pritëse është çdo punëd­hënës, i cili punë­son përko­hë­sisht një punë­mar­rës, të ven­do­sur nga Agjen­cia, dhe ushtron të drej­tat e detyrimet e punëd­hënësit bashkër­isht me Agjenc­inë.
  3. Punësim i përkohshëm nga Agjen­cia do të kon­sidero­het peri­ud­ha kur një punë­mar­rës kon­trak­to­het nga Agjen­cia për t’u punë­suar përko­hë­sisht nga një ndër­mar­rje pritëse, me kusht që midis Agjen­cisë dhe punë­mar­rësit të ketë një mar­rëd­hënie kon­trak­tore punësi­mi.
  4. Kohëzg­jat­ja e së njëjtës punë, e kry­er nga punë­mar­rësi i kon­trak­tu­ar nga Agjen­cia, për të njëjtën ndër­mar­rje pritëse, është jo më shumë se 2 vjet.
  5. Ndalo­het për­dori­mi i punës së përkohshme të Agjen­cisë në disa raste, sek­torë ose për disa kat­e­gori të cak­tu­ara punon­jë­sish, në rast se ceno­het intere­si i përgjithshëm, që lid­het, posaçër­isht, me mbro­jt­jen e punon­jësve të përkohshëm të Agjen­cisë, kushtet e shën­de­tit dhe sig­urisë në punë, ose kur kjo kërko­het për të sig­u­ru­ar funk­sion­imin e duhur të tregut të punës ose për të paran­dalu­ar abuzimet. Rastet e ndalu­ara të punësim­it të përkohshëm për­cak­to­hen nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 18/2

(Shtu­ar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Gjatë peri­ud­hës së punësim­it të një punë­mar­rësi të Agjen­cisë, të drej­tat e detyrimet e punëd­hënësit ushtro­hen bashkër­isht nga Agjen­cia dhe ndër­mar­r­ja pritëse, sipas kushteve të mëposhtme:
  2. a) të drejtën e zgjid­hjes së kon­tratës së punës e ka punë­mar­rësi dhe Agjen­cia. Në rastin e zgjid­hjes së kon­tratës nga ana e punë­mar­rësit, për shkaqe që kanë të bëjnë me ndër­mar­rjen pritëse, punëd­hënësi ka të drejtë t’i kërko­jë punë­mar­rësit, me shkrim, të paraqesë arsyet e kësaj zgjid­hje­je;
  3. b) pagat dhe për­fitimet e tjera të punë­mar­rësit paguhen nga Agjen­cia. Mossh­ly­er­ja e detyrimeve finan­cia­re nga ndër­mar­r­ja pritëse, kun­drejt Agjen­cisë, nuk prek pagat dhe për­fitimet e tjera të punë­mar­rësit;
  4. c) të gjitha detyrimet që kanë të bëjnë me deklarimet në organet tati­more, kon­fi­den­cialitetin e të dhë­nave per­son­ale, si dhe zbrit­jet nga paga, lid­hur me tatimin mbi të ard­hu­rat dhe kon­tributin e sig­urimeve shoqërore e shën­de­të­sore të punë­mar­rësit janë përgjegjësi e Agjen­cisë;

ç) përveçse kur është rënë dako­rd ndryshe, Agjen­cia mbu­lon të gjitha shpen­zimet e lid­hu­ra me punësimin, të parashikuara në dis­poz­i­tat ligjore;

  1. d) për kohëzg­jat­jen e punësim­it, ndër­mar­r­ja pritëse kon­sidero­het punëd­hënës, në kup­ti­min e rreg­ul­limeve, lid­hur me:
  2. i) shën­detin dhe sig­ur­inë në punë;
  3. ii) parim­in e tra­j­tim­it të barabartë;

iii) kohën e punës dhe të pushim­it;

  1. iv) dhënien e urdhrave dhe udhëz­imeve punë­mar­rësit;
  2. dh) ndër­mar­r­ja pritëse nuk ka të drejtë ta urd­hëro­jë punë­mar­rësin të puno­jë te një punëd­hënës tjetër;
  3. e) ndër­mar­r­ja pritëse infor­mon rreg­ull­isht sindikatat për num­rin dhe kushtet e punës së punë­mar­rësve të punë­suar të Agjen­cisë;

ë) ndër­mar­r­ja pritëse infor­mon punë­mar­rësit e Agjen­cisë lid­hur me vendet e lira për punësim dhe u jep atyre mundësi të barabar­ta për t’u punë­suar drejt­për­drejt nga ajo;

  1. f) ndër­mar­r­ja pritëse mund të kon­sidero­het si punëd­hënës në rast se punë­mar­rësi, gjatë peri­ud­hës së punësim­it, i shkak­ton dëme sub­jek­tit pritës, përveçse kur është rënë dako­rd ndryshe nga sub­jek­ti pritës ose një palë e tretë;
  2. g) për çdo dëm që i shkak­to­het punë­mar­rësit, gjatë peri­ud­hës së punësim­it, ndër­mar­r­ja pritëse dhe Agjen­cia mba­jnë përgjegjësi të për­bashkë­ta dhe të veçan­ta në mar­rëvesh­je midis tyre;
  3. gj) agjen­cia dhe ndër­mar­r­ja pritëse, në mar­rëvesh­je midis tyre, mund të parashiko­jnë kushte të tjera lid­hur me punësimin, përveç sa parashiko­het në këtë nen, me kushtin që të mos ceno­hen kushtet e punësim­it të punë­mar­rësit me Agjenc­inë.

 

 

Neni 18/3

(Shtu­ar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Mar­rëvesh­ja midis Agjen­cisë dhe ndër­mar­rjes pritëse bëhet me shkrim dhe, krye­sisht, përm­ban:
  2. a) kohëzg­jat­jen e punësim­it;
  3. b) vendin e punësim­it;
  4. c) për­shkrim­in e përgjithshëm të punës;

ç) tar­ifën e shër­bim­it.

  1. Përveç përm­ba­jt­jes së mar­rëvesh­jes, të për­cak­tu­ar në pikën 1, të këtij neni, ndër­mar­r­ja pritëse duhet të infor­mo­jë Agjenc­inë, me shkrim, për të gjitha aspek­tet që kon­sidero­hen të rëndë­sishme për punësimin e punë­mar­rësit. Ndër­mar­r­ja pritëse i jep Agjen­cisë, në kohën e duhur, të gjitha infor­ma­cionet e nevo­jshme për për­l­log­a­r­it­jen dhe dhënien e pagës ose për zgjid­hjen e kon­tratës së punës me punë­mar­rësin.
  2. Çdo mar­rëvesh­je kon­sidero­het e pavlef­shme, në rast se:
  3. a) ndalon ose kufi­zon punësimin e punë­mar­rësit në ndër­mar­rjen pritëse, pas për­fundim­it të kon­tratës së punës midis punë­mar­rësit dhe Agjen­cisë;
  4. b) parashikon detyrim­in e punë­mar­rësit për t’i paguar Agjen­cisë tar­ifë për punësimin në ndër­ma-rrjen pritëse ose kri­jimin e një mar­rëd­hënieje juridike me ndër­mar­rjen pritëse.

 

Neni 18/4

(Shtu­ar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Në kon­tratën e punësim­it palët parashiko­jnë shpre­himisht se kon­tra­ta lid­het për qël­lime pune të përkohshme të Agjen­cisë.
  2. Para fil­lim­it të punës në ndër­mar­rjen pritëse, Agjen­cia infor­mon punë­mar­rësin, me shkrim, lid­hur me:
  3. a) emrin, adresën e selisë dhe të ven­dit të punës;
  4. b) emrin e punëd­hënësit ose të për­faqë­sue­sit të ndër­mar­rjes pritëse;
  5. c) rreg­ul­lat për mbarë­va­jt­jen nor­male të punës, kohën e punës dhe kohën e pushim­it;

ç) çdo kusht tjetër të rëndë­sishëm punësi­mi për punën e dhënë.

 

Neni 18/5

(Shtu­ar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Kushtet bazë të punës dhe punësim­it të punë­mar­rësve të Agjen­cisë, gjatë kohës kur ata puno­jnë në ndër­mar­rjen pritëse, janë min­i­mal­isht ato që zba­to­hen në rast se punë­mar­rësit do të ishin rekru­tu­ar drejt­për­drejt nga ndër­mar­r­ja pritëse për të njëjtin vend pune.
  2. Kushtet bazë të punës dhe punësim­it mbu­lo­jnë:
  3. a) kohëzg­jat­jen e punës, orët sht­esë të punës, pushimet ditore, si dhe kohën e mar­rjes së këtyre pushimeve, punën gjatë natës, pushimet me dhe pa pagesë, si dhe fes­tat zyrtare;
  4. b) pagën dhe të gjitha ele­mentet e saj;
  5. c) mbro­jt­jen e grave shtatzë­na, grave  që sapo kanë lin­dur dhe/ose grave me fëmi­jë në gji,  fëmi­jëve dhe per­son­ave me aftësi të kufizuar;

ç) rreg­ul­lat e parim­it të tra­j­tim­it të barabartë.

  1. Punë­mar­rësit e Agjen­cisë për­fi­to­jnë nga shër­bimet dhe mjedis­et kolek­tive në ndër­mar­rjen pritëse, mjedis­et për kujdesin e fëmi­jëve dhe shër­bimet e trans­portit, në kushte të njëj­ta me punon­jësit e punë­suar drejt­për­drejt nga ndër­mar­r­ja dhe për­dorue­sit, përveçse kur dal­li­mi në tra­j­tim jus­ti­fiko­het nga arsye objek­tive.
  2. Në rast se punë­mar­rësi është punë­suar për një kohëzg­jat­je të pacak­tu­ar, gjatë peri­ud­hës që nuk është i punë­suar në ndër­mar­rjen pritëse paguhet, të pak­tën, 50 për qind të pagës së tij/saj bazë, nëse ka të pak­tën, 4 muaj punë me ose pa ndër­pre­rje tek Agjen­cia, bren­da 6 mua­jve nga fil­li­mi i punësim­it.
  3. Punë­mar­rësit e Agjen­cisë së Punësim­it të Përkohshëm gëzo­jnë të drej­tat dhe lir­itë sindikale njël­loj si të gjithë punë­mar­rësit e tjerë.

 

  1. LINDJA E MARRËDHËNIEVE TË PUNËS

 

 

PUNËSIMI

Neni 19

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Punëd­hënësi punë­son në mënyrë të drejt­për­drejtë punë­mar­rësin.

2) Punëd­hënësi, për të punë­suar punë­mar­rësin, mund të për­dorë shër­bimet e zyrave shtetërore të punësim­it ose të agjen­cive pri­vate të punësim­it.

3) Veprim­taria pri­vate e ndër­m­jetësim­it në punë për qël­lime fiti­mi i nën­shtro­het të njëj­tave rreg­ul­la që për­cak­ton Këshilli i Min­is­trave për ushtrim­in e veprim­tarisë shtetërore të ndër­m­jetësim­it në punë.

 

AFTËSIA PËR TË KONTRAKTUAR

Neni 20

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

1) Kanë të drejtë të lid­hin kon­tratë pune:

  1. per­son­at që gëzo­jnë zotësi të plotë për të vepru­ar sipas dis­poz­i­tave të Kodit Civ­il;
  2. per­son­at me zotësi të kufizuar, por të autor­izuar shpre­himisht ose në hes­ht­je për të kry­er punë nga për­faqë­sue­si i tyre ligjor.

2) Per­son­at e për­men­dur në shkro­n­jën “b” të këtij neni ushtro­jnë të drej­tat dhe përm­bushin detyrimet që rrjed­hin nga kon­tra­ta si gjithë punë­mar­rësit e tjerë dhe kanë të drejtë ta zgjid­hin këtë kon­tratë.

 

FORMA E KONTRATËS SË PUNËS

Neni 21

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Kon­tra­ta e punës lid­het në for­më të shkru­ar. Ajo mund të ndryshohet me shkrim, nëse palët bien dako­rd për ta bërë këtë.
  2. Kon­tra­ta e punës quhet e lid­hur kur punë­mar­rësi pra­non kry­er­jen e një pune ose shër­bi­mi, për një peri­ud­hë kohe të cak­tu­ar ose të pacak­tu­ar, bren­da kuadrit të orga­nizim­it dhe sipas urdhrave të punëd­hënësit dhe që, në bazë të këtyre rrethanave, kry­het vetëm kun­drejt pagesës.
  3. Kon­tra­ta e punës duhet të përm­ba­jë sido­mos:
  4. a) iden­titetin e palëve;
  5. b) vendin e punës;
  6. c) për­shkrim­in e përgjithshëm të punës;

ç) datën e fil­lim­it të punës;

  1. d) kohëzg­jat­jen, kur palët lid­hin kon­tratë me afat të cak­tu­ar;
  2. dh) kohëzg­jat­jen e pushimeve të paguara;
  3. e) afatin e njof­tim­it për zgjid­hjen e kon­tratës;

ë) ele­mentet për­bërëse të pagës dhe datën e dhënies së saj;

  1. f) kohën nor­male javore të punës;
  2. g) ref­er­en­ca në kon­tratën kolek­tive në fuqi;
  3. gj) peri­ud­hën e provës;
  4. h) llo­jet dhe pro­ce­du­rat e masave disi­plinore, nëse nuk ka kon­tratë kolek­tive;
  5. Për raste të veçan­ta dhe të jus­ti­fikueshme, nëse kon­tra­ta nuk është lid­hur sipas pikave 1 dhe 3, të këtij neni, punëd­hënësi është i detyru­ar ta lid­hë atë bren­da 7 ditëve nga dita e punësim­it.
  6. Kur punë­mar­rësit i kërko­het të puno­jë jashtë Repub­likës së Shqipërisë, për një peri­ud­hë më shumë se një muaj, punëd­hënësi, pasi merr edhe pëlqimin e punë­mar­rësit, duhet t’i japë atij një doku­ment me shkrim, i cili duhet të përm­ba­jë min­i­mal­isht infor­ma­cionin e kërkuar në pikën 3, të këtij neni, si dhe infor­ma­cionin plotë­sues, si më poshtë:
  7. a) kohëzg­jat­jen e punësim­it jashtë shtetit;
  8. b) llo­jin e mon­ed­hës në të cilën do të paguhet;
  9. c) nëse është e nevo­jshme, për­fitimet në para ose  në natyrë për punësimin jashtë shtetit;

ç) nëse është e nevo­jshme, kushtet që rreg­ul­lo­jnë rik­thimin e punë­mar­rësit.

  1. Infor­ma­cioni mbi ele­mentet e për­cak­tu­ara në shkro­n­jat “dh”, “e”, “ë”, “f” dhe “gj”, të pikës 3, të këtij neni, në rast nevo­je, jepen me anë të ref­er­en­cave ndaj dis­poz­i­tave të këtij Kodi, vendimeve të Këshillit të Min­is­trave ose të një kon­trate kolek­tive.

 

DETYRIMET E PUNËMARRËSIT

 

KREU VI

KRYERJA E PUNËS PERSONALISHT

Neni 22

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Shfuqizuar pika 3 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Punë­mar­rësi kryen per­son­al­isht punën e ngarkuar, me për­jash­tim të rasteve kur me mar­rëvesh­je parashiko­het e kundër­ta.

2) Nuk është i vlef­shëm zoti­mi i punë­mar­rësit për t’i sig­u­ru­ar punëd­hënësit një zëvendë­sues, kur ai nuk është i detyru­ar të puno­jë si paso­jë e zba­tim­it të këtij Kodi.

3) Shfuqizuar.

DETYRIMI I BINDJES

Neni 23

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1)  Punë­mar­rësi respek­ton urdhrat dhe udhëzimet e përgjithshme dhe të veçan­ta të punëd­hënësit.

2) Punë­mar­rësi nuk është i detyru­ar të zba­to­jë urdhrat dhe udhëzimet e përgjithshme dhe të veçan­ta të punëd­hënësit, që ndrysho­jnë kushtet e kon­tratës së punës. Ndryshi­mi i kon­tratës bëhet me mar­rëvesh­je ndër­m­jet palëve.

3) Punë­mar­rësi nuk është i detyru­ar të zba­to­jë urdhrat dhe udhëzimet e përgjithshme dhe të veçan­ta të punëd­hënësit, që rreziko­jnë jetën dhe shën­detin e tij

 

DETYRIMI I KUJDESIT NË PUNË

Neni 24

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

1) Punë­mar­rësi kryen me kujdes punën që i ngarko­het.

2) Punë­mar­rësi për kry­er­jen e punës duhet të për­dorë sipas rreg­ullave të cak­tu­ara mjetet e punës, aparat­u­rat, mjetet e punëd­hënësit dhe pajis­jet e vëna në dis­pozi­cion të tij.

 

DETYRIMI I DHËNIES LLOGARI DHE I KTHIMIT

Neni 25

 

1) Punë­mar­rësi i jep llog­a­ri punëd­hënësit për gjithç­ka të për­fi­tu­ar në emër të punëd­hënësit gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë së tij bren­da kon­tratës, veçanër­isht për shu­mat në para.

2) Punë­mar­rësi i kthen men­jëherë punëd­hënësit gjithç­ka të mar­rë, me për­jash­tim të bak­shi­sheve dhe dhu­ratave vet­jake për të.

3) Punë­mar­rësi i kthen punëd­hënësit men­jëherë edhe gjithç­ka të prod­huar nga veprim­taria e tij në bazë të kon­tratës.

 

DETYRIMI I BESNIKËRISË

Neni 26

 

1) Punë­mar­rësi ruan me besnikëri intere­sat e ligjshëm të punëd­hënësit.

2) Punë­mar­rësi ndih­mon bren­da mundë­sive të tij punë­mar­rësit e tjerë ose punëd­hënësin në rast fatke­qësie ose rreziku.

3) Gjatë vlef­sh­mërisë së kon­tratës, punë­mar­rësi nuk duhet të krye­jë asnjë punë të paguar nga të tretët, e cila dëm­ton punëd­hënësin ose i bën konkur­rencë atij.

4) Gjatë vlef­sh­mërisë së kon­tratës dhe pas mbarim­it të saj, punë­mar­rësi duhet të rua­jë fak­tet e des­tin­uara të mbeten sekret si:

- sekreti i fab­rikim­it dhe i veprim­tarisë, që ai ka pasur dijeni kur ka qenë në shër­bim të punëd­hënësit.

5) Punë­mar­rësi ka të drejtë të denon­co­jë në organet kom­pe­tente veprat penale, shkel­jet e legjis­la­cionit të punës ose të kon­tratës për të cilat ai ka dijeni.

 

PËRGJEGJËSIA E PUNËMARRËSIT

Neni 27

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Punë­mar­rësi përgjig­jet ndaj punëd­hënësit për dëmin që i shkak­ton kur shkel detyrimet kon­trak­tuale me dash­je ose nga paku­jde­sia.

2) Shkalla e kujde­sit, që duhet të tre­go­jë punë­mar­rësi në punë, varet nga njo­hu­ritë teknike, të nevo­jshme për të kry­er punën e cak­tu­ar, duke pasur parasysh aftësitë dhe cilësitë e punë­mar­rësit, që punëd­hënësi i nji­hte ose duhet t’i kishte njo­hur. Dëmi, që lid­het në mënyrë të qenë­sishme me kry­er­jen e punës, për­bal­lo­het nga punëd­hënësi.

3)  Dëmi përf­shin dëmin real dhe fitimin e munguar.

4) Gjyka­ta mund të shkarko­jë plotë­sisht ose pjesër­isht punë­mar­rësin nga detyri­mi për shpër­blim­in e dëmit kur:

- punë­mar­rësi ka vepru­ar me paku­jde­si të lehtë;

- punëd­hënësi, në orga­niz­imin dhe kon­trol­lin e punës, bën të njëjtin gabim që lid­het me shkak­timin e dëmit;

- detyri­mi për të zhdëm­tu­ar plotë­sisht dëmin s’është i për­bal­lueshëm duke pasur parasysh burimet e të ard­hu­rave të punë­mar­rësit.

 

  1. NDALIMI I KONKURRENCËS PAS PËRFUNDIMIT TË MARRËDHËNIEVE TË PUNËS

 

 

KUSHTET

Neni 28

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Punë­mar­rësi mbi 18 vjeç mund të zoto­het me shkrim kun­drejt punëd­hënësit që, pas për­fundim­it të mar­rëd­hënieve të punës, nuk do t’i bëjë atij konkur­rencë në asnjë lloj mënyre, veçanër­isht, nuk do të for­mo­jë një sipër­mar­rje konkur­rente, nuk do të puno­jë dhe nuk do të intere­so­het për të.

2) Mar­rëvesh­ja për ndal­im­in e konkur­rencës është e vlef­shme vetëm nëse raportet e punës i kanë dhënë mundës­inë punë­mar­rësit të ketë dijeni për sekretet e fab­rikim­it ose të veprim­tarisë së punëd­hënësit dhe nëse për­dori­mi i këtyre sekreteve mund t’i shkak­to­jë punëd­hënësit një dëm të rëndë.

3) Punëd­hënësi mund të kërko­jë zba­timin e mar­rëvesh­jes për ndal­im­in e konkur­rencës vetëm nëse i ofron punë­mar­rësit, gjatë peri­ud­hës së ndalim­it, jo më pak se 75 për qind të pagës që ai do të mer­rte po të vazh­donte të punonte për punëd­hënësin. Kur paga është e ndryshueshme, shpër­bli­mi llog­a­ritet mbi bazën e pagës mesa­tare të vitit të mëparshëm dhe indek­so­het.

 

KUFIZIME

Neni 29

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Mar­rëvesh­ja duhet të për­cak­to­jë qartë ndal­im­in e konkur­rencës për vendin, kohën, llo­jin e veprim­tarisë, për të mos dëm­tu­ar të ardhmen ekonomike të punë­mar­rësit. Afati i ndalim­it nuk mund të jetë më shumë se një vit.

2) Gjyka­ta mund të zvogëlo­jë ele­mentet e sipër­për­men­dura për ndal­im­in e konkur­rencës së tepru­ar, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat. Ajo mban parasysh veçanër­isht nëse shpër­bli­mi i dhënë nga punëd­hënësi tejkalon min­i­mu­min e parashikuar në nenin 28.

 

PëR­FUNDI­MI I NDALIMIT

Neni 30

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Ndal­i­mi i konkur­rencës merr fund në afatin e cak­tu­ar në mar­rëvesh­je.

2) Pavarë­sisht nga afati i cak­tu­ar në mar­rëvesh­je, ndal­i­mi i konkur­rencës për­fun­don nëse vërte­to­het se punëd­hënësi nuk ka më asnjë interes për vazhdimin e saj.

3) Mar­rëvesh­ja për ndal­im­in e konkur­rencës nuk zba­to­het kur punëd­hënësi zgjidh kon­tratën për shkaqe të pajus­ti­fikuara ose kur punë­mar­rësi zgjidh kon­tratën për një shkak të jus­ti­fikuar, që lid­het me punëd­hënësin.

SANKSIONE

Neni 31

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Punë­mar­rësi, që shkel ndal­im­in për të bërë konkur­rencë, duhet të zhdëm­to­jë dëmin që i shkak­ton punëd­hënësit.

2) Nëse në mar­rëvesh­je është parashikuar dën­i­mi me gjobë në rast shkel­je­je të ndalim­it të konkur­rencës, punë­mar­rësi mund të vazh­do­jë veprim­tar­inë konkur­ruese, pasi ka paguar gjobën e cak­tu­ar, megjithatë ai duhet t’i pagua­jë punëd­hënësit edhe difer­encën ndër­m­jet gjobës dhe dëmit të shkak­tu­ar.

3) Nëse në mar­rëvesh­je është parashikuar dën­i­mi me gjobë në rast shkel­je­je të ndalim­it të konkur­rencës, gjyka­ta mund të pakë­so­jë gjobën, nëse ajo është e tepru­ar, duke mar­rë parasysh rrethanat që kanë çuar në këto shkel­je.

4) Punëd­hënësi mund të kërko­jë, kur ai e ka parashikuar shpre­himisht këtë të drejtë me shkrim, përveç pagim­it të gjobës dhe dëmsh­për­blimeve të tjera të parashikuara, edhe ndal­im­in e veprim­tarisë konkur­ruese, nëse kjo masë është e jus­ti­fikueshme, duke mar­rë parasysh intere­sat e cen­uar ose të rrezikuar të punëd­hënësit, si dhe sjell­jen e punë­mar­rësit.

 

DETYRIME Të PëRGJITHSHME Të PUNëD­HëNëSIT

 

KREU VII

 

MBROJTJA E PERSONALITETIT

Neni 32

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Punëd­hënësi ka detyrim­in të respek­to­jë dhe të mbro­jë në raportet e punës per­son­alitetin e punë­mar­rësit, si dhe:
  2. a) merr të gjitha masat e nevo­jshme për të garan­tu­ar sig­ur­inë dhe mbro­jt­jen e shën­de­tit men­dor dhe fizik të punon­jësve;
  3. b) merr të gjitha masat e nevo­jshme për të ndalu­ar ngacmimin moral të kry­er prej tij dhe nga punon­jësit e tjerë, si dhe afis­hon dis­poz­i­tat mbi ngacmimin moral dhe sek­su­al dhe sank­sionet përkatëse;
  4. c) paran­dalon çdo qën­drim që cenon din­jitetin e punë­mar­rësit.
  5. Punëd­hënësi ndalo­het të krye­jë çdo veprim që për­bën shqetësim sek­su­al për punë­mar­rësit dhe nuk lejon kry­er­jen e veprimeve të tilla nga punë­mar­rësit e tjerë. Shqetësim sek­su­al është çdo for­më e padëshiru­ar sjell­je­je, e shpre­hur me fjalë ose veprime fizike e sim­bo­like, me natyrë sek­suale, e cila ka për qël­lim ose sjell si paso­jë cen­imin e din­jitetit per­son­al, në mënyrë të veçan­të kur kri­jon një mjedis kër­cënues, armiqë­sor, poshtërues, përç­mues ose fyes, që kry­het nga punëd­hënësi kun­drejt një punë­mar­rësi, një punëkërkue­si për punë ose midis punë­mar­rësve.
  6. Punëd­hënësi ndalo­het të ngac­mo­jë punë-mar­rësit me veprime, të cilat kanë për qël­lim ose sjellin si paso­jë degradimin e kushteve të punës, në një shkallë të tillë që mund të çojë në cen­imin e të drej­tave dhe din­jitetit të per­son­it, në dëm­timin e shën­de­tit të tij fizik ose men­dor ose në dëm­timin e të ardhmes së tij pro­fe­sion­ale.
  7. Çdo per­son, i cili iden­ti­fikon ose merr infor­ma­cion nga ndon­jë punë­mar­rës që mund të ketë pasur cen­im të të drej­tave të tij/saj, sipas këtij neni, dhe në mënyrë të veçan­të të shën­de­tit fizik dhe men­dor ose lirisë per­son­ale, e cila nuk mund të jus­ti­fiko­het me për­shkrim­in e punës ose real­iz­imin e objek­ti­vave të cak­tu­ar, duhet të sin­jal­i­zo­jë men­jëherë punëd­hënësin ose struk­tu­rat përkatëse, kur per­soni ndaj të cilit adreso­het cen­i­mi, është vetë punë­mar­rësi.
  8. Punë­mar­rësi që anko­het se është ngac­muar në një nga mënyrat e parashikuara në këtë dis­poz­itë, duhet të paraqesë fak­te që provo­jnë ngacmimin e tij dhe më pas i takon per­son­it, ndaj të cilit adreso­het anke­sa, të provo­jë se veprimet e tij/saj nuk kishin për qël­lim ngacmimin, si dhe të tre­go­jë ele­mentet objek­tive, të cilat nuk kanë të bëjnë me ngacmimin ose shqetësimin.
  9. Punë­mar­rësi që anko­het se është ngac­muar në një nga mënyrat e parashikuara në këtë dis­poz­itë ose sin­jal­izue­si i ngacmimeve nuk duhet të penal­i­zo­hen për këtë arsye, të largo­hen nga puna, të diskrim­i­no­hen ose të jenë vik­timë e shqetësimeve sek­suale dhe ngacmimeve.

 

DETYRIMI

 

Neni 33

Mbro­jt­ja e të dhë­nave

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Punëd­hënësi, gjatë mar­rëd­hënieve të punës, nuk duhet të mbled­hë infor­ma­cione lid­hur me punë­mar­rësit, përveç rasteve, kur këto infor­ma­cione lid­hen me aftësitë pro­fe­sion­ale të punë-mar­rësve ose janë të nevo­jshme për zba­timin e kon­tratës.
  2. Punëd­hënësi është i detyru­ar të mar­rë masa sig­urie për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale të punë­mar­rësve që për­puno­hen në fushën e mar­rëd­hënies së punës dhe në mënyrë të veçan­të për të dhë­nat sen­si­tive, në për­puth­je me legjis­la­cionin për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale.
  3. Punëd­hënësi, që vihet në dijeni me të dhë­nat e për­punuara të punë­mar­rësit, gjatë ushtrim­it të detyrës së tij, dety­ro­het të rua­jë kon­fi­den­cialitetin dhe besuesh­mërinë.  Këto të dhë­na nuk përhapen, përveç rasteve të parashikuara me ligj. Detyri­mi për rua­jt­jen e kon­fi­den­cialitetit është i paku­fizuar në kohë.
  4. Të dhë­nat e për­punuara në dos­jen e punë­mar­rësit, pas për­fundim­it të mar­rëd­hënies së punës, sipas për­cak­timeve të pikës 2, të nen­it 146, të këtij Kodi, ruhen nga punëd­hënësi për një peri­ud­hë 6‑mujore nga data e mar­rjes së njof­tim­it nga punëd­hënësi.
  5. Në çdo rast tjetër, të dhë­nat per­son­ale të për­punuara në dos­jen e punë­mar­rësit ruhen deri në për­fundim të mar­rëd­hënies së punës. Për­puni­mi i të dhë­nave në tejkalim të këtij afati bëhet me mar­rjen e pëlqim­it të punë­mar­rësit.

Neni 33/1

Informi­mi dhe kon­sul­ti­mi

(Shtu­ar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Punëd­hënësi infor­mon dhe kon­sul­to­het me për­faqë­sue­sit e punë­mar­rësve. Në zba­tim të këtij neni:
  2. a) “informi­mi” është trans­me­ti­mi i të dhë­nave nga punëd­hënësi te për­faqë­sue­sit e punë­mar­rësve, për t’u bërë të mundur atyre njo­hjen dhe shqyr­timin e çësht­jes;
  3. b) “kon­sul­ti­mi” është shkëm­bi­mi i ideve dhe ven­dos­ja e dia­logut ndër­m­jet punëd­hënësit dhe për­faqë­sue­sit të punë­mar­rësve;
  4. c) për­faqë­sue­si i punë­mar­rësve është për­faqë­sue­si i orga­ni­za­tës sindikale ose, në mungesë të saj, për­faqë­sues i zgjed­hur nga punë­mar­rësit.
  5. Punëd­hënësi duhet të infor­mo­jë për­faqë­sue­sit e punë­mar­rësve dhe të kon­sul­to­het me ta rreg­ull­isht, së paku, një herë në vit, për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të ndër­mar­rjes, sit­u­atën ekonomike dhe gjend­jen e mar­rëd­hënieve të punësim­it.
  6. Para mar­rjes së vendim­it për rior­ga­niz­imin e ndër­mar­rjes dhe vendimeve të tjera, të cilat mund të kenë efek­te të rëndë­sishme dhe thel­bë­sore në orga­niz­imin e punës në ndër­mar­rje dhe në sta­tusin ligjor të punë­mar­rësve, punëd­hënësi duhet të infor­mo­jë për­faqë­sue­sit e punë­mar­rësve dhe të zhvil­lo­jë kon­sul­time me ta për arsyet e këtyre vendimeve, paso­jat ligjore, ekonomike e sociale për punë­mar­rësit, si dhe për çdo masë që syn­on të shmangë ose zbutë paso­jat e prit­shme.
  7. Rastet e tjera, kushtet dhe pro­ce­du­rat e informim­it e kon­sul­tim­it për­cak­to­hen në kon­tratën kolek­tive dhe në mar­rëvesh­je midis punëd­hënësit dhe për­faqë­suesve të punë­mar­rësve.
  8. Punëd­hënësi duhet të infor­mo­jë për­faqë­sue­sit e punë­mar­rësve, me shkrim ose në for­më elek­tron­ike, në kohën e për­sh­tat­shme, pa pagesë, dhe është përgjegjës për sak­tës­inë e infor­ma­cionit. Infor­ma­cioni jepet në një for­më që u bën të mundur për­faqë­suesve të punë­mar­rësve të krye­jnë një studim të për­sh­tat­shëm dhe, sipas rastit, të për­gatiten për kon­sul­time.
  9. Për­faqë­sue­sit e punë­mar­rësve dhe spe­cial­istët e thirrur prej tyre për të asis­tu­ar në bised­ime, në bazë të angazhim­it me shkrim për të mos zbu­lu­ar asnjë sekret treg­tar, indus­tri­al ose pro­fe­sion­al, kanë të drejtë të nji­hen me infor­ma­cionin që për­bën sekret treg­tar, indus­tri­al ose pro­fe­sion­al, por që është i domos­doshëm për kry­er­jen e detyrave të tyre.

Punë­mar­rësit dhe për­faqë­sue­sit e tyre ndalo­hen të për­dorin, për çfarë­do qël­li­mi tjetër, ose të zbu­lo­jnë te per­sona të tretë, infor­ma­cionin që u është dhënë atyre si sekret treg­tar, indus­tri­al ose pro­fe­sion­al, gjatë kohës që janë të punë­suar, ose kur mar­rëd­hë­nia e punësim­it ose man­dati i për­faqësim­it ka për­fun­d­uar.

Mundësia e njo­hjes me sekrete zyrtare dhe shtetërore dhe përgjegjësia për zbu­lim­in ose për­dorim­in e paligjshëm të tyre rreg­ul­lo­het me ligj të veçan­të.

  1. Zhvil­li­mi i kon­sul­timeve për infor­ma­cionin e dhënë nga punëd­hënësi dhe shkëm­bi­mi i mendimeve kanë si qël­lim arrit­jen e një mar­rë-vesh­je­je të pran­uar nga të dyja palët. Kon­sul­timet zhvil­lo­hen bren­da afat­eve kohore, metodës dhe përm­ba­jt­jes së për­sh­tat­shme, me pjesë­mar­rjen e nivelit të për­sh­tat­shëm drejtues të palëve, në mënyrë të tillë që t’u bëjë të mundur për­faqë­suesve të punë­mar­rësve të tako­hen me punëd­hënësin dhe të mar­rin një përgjig­je dhe arsyet e saj për çdo mendim të for­mu­lu­ar prej tyre. Rezul­tatet e kon­sul­timeve regjistro­hen në pro­cesver­balin përkatës.
  2. Punëd­hënësi mund të kundër­sh­to­jë, me shkrim, të japë çdo infor­ma­cion që për­bën sekret treg­tar, indus­tri­al ose pro­fe­sion­al, ose të zhvil­lo­jë kon­sul­time me për­faqë­sue­sit e punë­mar­rësve, kur natyra e këtij infor­ma­cioni ose e kon­sul­timeve është e tillë që do të dëm­tonte seri­ozisht ndër­mar­rjen përkatëse dhe funk­sion­imin e saj. Kur nuk janë dako­rd me këtë vendim të punëd­hënësit, për­faqë­sue­sit e punë­mar­rësve mund t’i drej­to­hen gjykatës, bren­da 6 ditëve nga dhë­nia e vendim­it.

Nëse gjyka­ta ven­dos që kundër­sh­ti­mi për të dhënë këtë infor­ma­cion ose për të zhvil­lu­ar kon­sul­time është i pajus­ti­fikuar, punëd­hënësi është i detyru­ar ta japë këtë infor­ma­cion dhe të zhvil­lo­jë kon­sul­time bren­da një kohë të arsyeshme.

 

 

 

KONTROLLI I SENDEVE VETJAKE

Neni 34

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Punë­mar­rësi dhe sendet e tij vet­jake nuk bëhen objekt i kon­trol­lit, me për­jash­tim të rasteve kur duhet të mbro­het pasuria e punëd­hënësit, punë­mar­rësve të per­son­it juridik ose per­son­ave të tretë nga një cen­im i paligjshëm.

2) Kon­trol­li kry­het gjatë kohës së punës nga punëd­hënësi ose një per­son i cak­tu­ar prej tij. Per­soni që kon­trol­lon dhe per­soni që kon­trol­lo­het duhet të jenë të së njëjtës gji­ni.

3) Kon­trol­li kry­het bren­da ter­ri­torit të ndër­mar­rjes, në prani të një punë­mar­rësi tjetër, të pran­uar nga punë­mar­rësi që kon­trol­lo­het.

 

VËRTETIMIN E PUNËS

Neni 35

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1)  Punë­mar­rësi i kërkon punëd­hënësit në çdo kohë një vërte­tim mbi natyrën dhe kohëzg­jat­jen e punës, cilës­inë e saj dhe sjell­jen e tij.

2)  Me kërkesën e shpre­hur të punë­mar­rësit, vërte­ti­mi përm­ban të dhë­na vetëm mbi natyrën dhe kohëzg­jat­jen e mar­rëd­hënieve të punës.

3) Punëd­hënësi nuk ka të drejtë t’u japë të tretëve infor­ma­cione për punë­mar­rësit e tij me për­jash­tim të rasteve të parashikuara në ligj ose me pëlqimin e punë­mar­rësit.

 

REGJISTRI

Neni 36

 

1) Punëd­hënësi mban regjistrin e punë­mar­rësve të punë­suar në ndër­mar­rje.

2) Përm­ba­jt­ja e regjistrit cak­to­het nga dis­poz­i­tat e këtij Kodi dhe me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

MASA DISIPLINORE

Neni 37

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Shtu­ar para­grafi i dytë me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

Masat disi­plinore parashiko­hen krye­sisht në kon­tratën kolek­tive të punës. Në çdo rast  kon­tra­ta indi­vid­uale duhet t’i refer­o­het akteve përkatëse, lid­hur me masat disi­plinore.

Pro­ce­du­ra e shqyr­tim­it të masës disi­plinore nga punëd­hënësi duhet të garan­to­jë të drejtën e punë­mar­rësit për t’u dëgjuar, mbro­j­tur, parashtru­ar fak­te dhe pro­va, bren­da një afati të arsyeshëm.

 

VëNIA Në DISPOZICION E KODIT

 

Neni 38

Vënia në dis­pozi­cion e legjis­la­cionit

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

Punëd­hënësi duhet të vërë në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve, në çdo ndër­mar­rje, Kodin e Punës, si dhe çdo ligj tjetër që rreg­ul­lon detyrimet dhe të drej­tat midis punë­mar­rësve dhe punëd­hënësve.

 

SIGURIMI DHE MBROJTJA E SHëN­DE­TIT

 

KREU VIII

 

Neni 39

PëRGJEGJëSIA E PUNëD­HëNëSIT

 

1) Punëd­hënësi për të paran­dalu­ar aksi­den­tet dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale duhet të për­cak­to­jë qartë rreg­ul­lat e sig­urim­it teknik.

2) Punëd­hënësi, duhet të pagua­jë difer­encën midis dëmit dhe shpër­blim­it që merr punë­mar­rësi nga sig­urimet shoqërore, kur aksi­den­ti ose sëmund­ja pro­fe­sion­ale është paso­jë e fajë­sisë së rëndë të punëd­hënësit.

3) Kur punëd­hënësi nuk ka regjistru­ar punë­mar­rësin në sig­urimet shoqërore, ai duhet të për­bal­lo­jë të gjitha shpen­zimet që ka bërë punë­mar­rësi si rezul­tat i aksi­den­tit ose sëmund­jes pro­fe­sion­ale, si dhe të gjitha dëmet si paso­jë e mosregjistrim­it.

 

MASA Të PëRGJITHSHME

Neni 40

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Punëd­hënësi dety­ro­het të kujde­set për higjienën e vendeve të punës. Punëd­hënësi pasi kon­sul­to­het me punë­mar­rësit, duhet të mar­rë masat e nevo­jshme mbro­jtëse kundër rrez­iqeve të veçan­ta që paraqesin sub­stan­cat dhe agjen­tët hel­mues, mak­i­nat, trans­porti i peshave të rën­da, ndot­ja e ajrit, zhur­mat dhe drid­hjet, si dhe rrez­iqeve në disa degë të ekonomisë, si ndër­tim, xhe­nio civile, miniera dhe indus­tri kimike. Punëd­hënësi duhet të ven­dosë sin­jale të dal­lueshme qartë në çdo vend pune, që paraqet rrezik për jetën dhe shën­detin e punë­mar­rësve.

2) Kur natyra e punës paraqet rrez­iqe të veçan­ta për jetën dhe shën­detin e punë­mar­rësve, sipas pikës 1, të këtij neni, punëd­hënësi orga­ni­zon, me shpen­zimet e tij, në mënyrë peri­odike, si dhe sipas këshillim­it të mjekut të ndër­mar­rjes, vizita mjekë­sore pro­fe­sion­ale dhe ekza­min­ime mjekë­sore sht­esë të punë­mar­rësit, para mar­rjes në punë dhe gjatë mar­rëd­hënies së punës.

3) Masat e veçan­ta të sig­urim­it dhe mbro­jt­jes së shën­de­tit për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

AUTORIZIM ADMINISTRATIV

Neni 41

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Punëd­hënësi duhet të mar­rë leje nga inspek­tori i punës para vënies në punë të ndër­mar­rjes ose një pjese të saj, hap­jes së mje­dis­it të punës, si dhe për çdo ndryshim të rëndë­sishëm në mënyrën e punës, prod­himet e për­doru­ra, mak­i­nat dhe pajis­jet, për­jash­tu­ar lejet që kërko­hen në bazë të lig­jeve të tjera. Klasi­fiki­mi i veprim­tarisë, doku­menta­cioni që duhet të paraqesë punëd­hënësi, si dhe pro­ce­du­ra e dhënies së lejes nga inspek­tori i punës për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

2) Inspek­tori i punës duhet t’i komu­niko­jë punëd­hënësit të gjitha aktet ligjore dhe nën­ligjore për veprim­tar­inë e parashikuar dhe shqyr­ton me të masat që duhet të mer­ren.

3) Masat mbro­jtëse të ven­do­sura nga inspek­tori i punës nuk duhet të sjellin shpen­z­ime jopër­p­jesë­ti­more në raport me qël­lim­in e veprim­tarisë.

4) Punëd­hënësi zba­ton pro­jek­tin e tij, nëse bren­da 30 ditëve nga data e dorëzim­it të doku­menta­cionit nuk është kundër­sh­tu­ar me shkrim në mënyrë të motivuar nga inspek­tori i punës.

 

DOKUMENTE Që DUHEN PARAQITUR

Neni 42

(Shtu­ar pika b/1 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

Punëd­hënësi duhet të mba­jë gjith­monë në ndër­mar­rje dhe t’i paraqesë inspek­torit të punës këto doku­mente:

  1. një kop­je të deklaratave të aksi­den­teve në punë, që kanë ndod­hur të pak­tën që prej tre vjetësh;
  2. planin, pro­jek­tin e vendeve të punës;

b/1) doku­mentin e vlerësim­it të riskut për çdo vend pune, të shoqëru­ar me masat paran­daluese.

  1. listën e lëndëve të rrezik­shme që për­doren në ndër­mar­rjen e tij.

Kjo listë duhet të përm­ba­jë të dhë­na të mjaftueshme, që lejo­jnë njo­hjen e për­bër­jes së sub­stan­cave të për­doru­ra, rrezik­sh­mërinë, masat mbro­jtëse, si dhe num­rin e punë­mar­rësve që puno­jnë me to.

 

KUALIFIKIMI I PUNë­MAR­RëSVE.

MARRJA E MASAVE MBRO­JTëSE

Neni 43

 

1) Punëd­hënësi duhet të infor­mo­jë punë­mar­rësit mbi rrez­iqet që lid­hen me punën dhe duhet t’i kual­i­fiko­jë punë­mar­rësit për respek­timin e kërke­save në fushën e shën­de­tit, sig­urim­it dhe higjienës.

2) Kual­i­fiki­mi dhe informi­mi i parashikuar në para­grafin e mësipërm bëhen gjatë mar­rjes në punë dhe përsëriten sipas nevo­jës, veçanër­isht në rast të ndryshim­it të kushteve të punës.

3) Punëd­hënësi duhet t’u shp­je­go­jë punë­mar­rësve të ekspozuar ndaj rrez­iqeve domos­dosh­mërinë e zba­tim­it të masave të sig­urim­it teknik dhe higjienës.

 

 

Neni 44

 

1) Punë­mar­rësi duhet të zba­to­jë masat e parashtru­ara nga punëd­hënësi dhe ta infor­mo­jë atë në rast vështirësie për zba­timin e tyre.

2) Vetëm per­son­at e kual­i­fikuar mund të drej­to­jnë makiner­itë dhe pajis­jet e trans­porit, mekanike ose elek­trike.

 

  1. VENDI I PUNëS

 

RREGULLIMI I VENDIT Të PUNëS

Neni 45

(Shtu­ar pikat 4,5 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

1) Ven­di i punës në të gjitha pjesët për­bërëse duhet të për­sh­tatet me natyrën e punëve që do të kry­hen aty.

2) Sipër­faq­ja dhe vël­li­mi i ven­dit të punës duhet të jenë të mjaftueshme për punë­mar­rësin që ai të ketë mundësi të krye­jë punën në sig­uri të plotë dhe pa pen­guar qarkul­lim­in në mjedis.

3) Instal­i­mi i makiner­ive, pajis­jeve dhe mag­a­zin­i­mi nuk duhet të pen­go­jnë qarkul­lim­in dhe të zënë hapësir­at ku puno­het.

  1. Për aq sa është e mundur, punëd­hënësi respek­ton rreg­ul­lat për shfry­tëz­imin e hapësir­ave në vendin e punës nga ana e per­son­ave me aftësi të kufizuara.
  2. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton kushtet min­i­male të sig­urisë dhe shën­de­tit në vendin e punës.

 

QëN­DRUESH­MëRIA DHE PASTëR­TIA

Neni 46

 

1) Muret, dyshe­me­ja, tavanet duhet të jenë të fortë dhe në gjend­je të mirë. Ata duhet të mba­hen vazhdimisht në gjend­je të pastër.

2) Muret, dyshemetë dhe tavanet duhet të pas­tro­hen shpesh për të sig­u­ru­ar pastërt­inë e lokalit, sig­urim­in e punës dhe qarkul­lim­in, paran­dal­im­in e zjar­reve dhe mbro­jt­jen e punë­mar­rësve dhe pop­ull­sisë nga çdo rrezik infek­ti­mi nga prod­himet ose kaf­shët e rrezik­shme për shën­detin.

 

RIPARIMET

Neni 47

 

1) Suva­timet, bojatis­jet ose rivesh­ja e dyshe­meve, mureve dhe e tavan­eve duhet të bëhen sa herë që është e nevo­jshme.

2) Muret dhe tavanet duhet të kon­trol­lo­hen peri­odik­isht për të elimin­uar dhe zëvendë­suar pjesët që paraqesin rrezik­sh­mëri për jetën ose shën­detin e punë­mar­rësve, makiner­itë ose pro­duk­tet e gat­shme.

 

  1. MJEDISI I PUNëS

 

PARIME

Neni 48

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Punëd­hënësi merr të gjitha masat e domos­doshme për mbro­jt­jen e mje­dis­it të punës nga ndot­ja e ajrit, lëndët kimike, radioak­tiviteti, zhur­mat dhe drid­hjet, si dhe çdo ele­ment të ngjashëm që është i dëmshëm për jetën dhe shën­detin e punë­mar­rësit.
  2. Këshilli i Min­is­trave ose organi i autor­izuar prej tij për­cak­ton masat që duhet të ndër­mar­rë punëd­hënësi dhe kufi­jtë e lejueshëm të ele­menteve, në zba­tim të pikës 1 të këtij neni.

 

 

AJRI

Neni 49

(Shfuqizuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

ZHURMA DHE DRIDHJET

Neni 50

(Shfuqizuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

 

  1. MAKINERI Të RREZIKSHME

 

MBROJTJA E PëRGJITHSHME

Neni 51

 

1) Asnjë punë­mar­rës nuk duhet të për­dorë makineri pa mar­rë para­prak­isht të gjitha masat mbro­jtëse të nevo­jshme.

2) Pjesët e rrezik­shme të makiner­ive duhet të pajisen me mjete mbro­jtëse.

 

MIRëM­BA­JT­JA

Neni 52

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

Punëd­hënësi duhet të tre­go­jë kujdes që ripari­mi, mirëm­ba­jt­ja, grasati­mi dhe kon­trol­li i makiner­ive, i pajis­jeve, i trans­mi­sion­eve ose i mekaniz­mave që përm­ba­jnë pjesë lëvizëse të bëhet vetëm pasi të jetë ndalur makine­r­ia, pasi të jetë kon­trol­lu­ar dhe të jetë sig­u­ru­ar për të gjitha mundësitë e vënies së saj në punë dhe pasi të ketë ndër­pre­rë energjinë elek­trike që vë në lëviz­je makiner­inë.

 

 

 

 

TREGTIA E MAKINAVE

Neni 53

 

Ndalo­het shit­ja, dhë­nia me qira, ced­i­mi, ekspoz­i­mi ose për­dori­mi i maki­nave, ele­mentet e rrezik­shëm të të cilave, sipas nen­it 51 nuk përm­ba­jnë masat e duhu­ra mbro­jtëse.

 

  1. KUSHTE PUNE DHE NGARKESA

 

KUSHTE PUNE

Neni 54

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

  1. Kur punë­mar­rësi punon ulur në mënyrë të vazh­dueshme ose me ndër­pre­rje në vendin e punës, në dis­pozi­cion të tij vihet një kar­rige e për­sh­tat­shme pune.

1/1. Kur punë­mar­rësi punon më shumë se 6 orë në ditë pa ndër­pre­rje, duhet të parashiko­het një pushim pa pagesë, jo më pak se 20 min­u­ta, i cili duhet të jepet pas tri orësh dhe jo më vonë se pas 6 orësh pune të vazh­dueshme. Nëse punë­mar­rësi punon më shumë se 9 orë të vazh­dueshme në ditë, i jepet një tjetër pushim, prej jo më pak se 20 min­u­tash. Kohëzg­jat­ja dhe koha e dhënies së këtij pushi­mi duhet të për­cak­to­hen me kon­tratën indi­vid­uale ose kon­tratën kolek­tive të punës.”.

2) Në qoftë se kry­er­ja e punës kërkon një qën­drim më këm­bë dhe të përku­lur për një kohë të gjatë, duhet të parashiko­hen pushime të pagu­ra, të shkur­tra, jo më pak se 20 min­u­ta për çdo 4 orë pune të vazh­dueshme. Për gratë shtatzë­na parashiko­het pushim çdo 3 orë, jo më pak se 30 min­u­ta.

3) Shfuqizuar.

 

NGARKESAT

Neni 55

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) është e ndalu­ar që një per­son i vetëm të mba­jë një ngarkesë, peshë më të mad­he se 55 kg.

2) Dër­gue­si ose në mungesë të tij trans­portue­si i kolive ose sendeve me peshë mbi 55 kg duhet të shëno­jë duk­shëm dhe në mënyrë të qën­drueshme peshën në pjesën e jashtme të ambal­azhim­it ose të vetë kolisë.

3) Punëd­hënësi duhet të vërë në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve të gjitha mjetet e nevo­jshme man­uale ose mekanike, që lehtë­so­jnë peshat që ata duhet të mba­jnë.

4) Për gratë pesha është deri në 20 kg.

5) Për gratë shtatzë­na dhe nënat me fëmi­jë në gji ndalo­het trans­porti­mi i ngarke­save që vënë në rrezik shën­detin e nënës dhe të fëmi­jës.

 

  1. LëVIZ­JA DHE RëNI­ET

 

KALIMET

Neni 56

 

1) Kalimet, kor­ri­doret, dyert dhe dal­jet në rast rreziku duhet të jenë të lira nga çdo pengesë mate­ri­alesh ose objek­tesh që pen­go­jnë qarkul­lim­in e njerëzve dhe mjeteve ose evakuimin në rast zjar­ri.

2) Lokalet e punës që ndod­hen nëpër kate ose nën­tokë duhet të kenë gjith­monë shkallë me gjerësi të mjaftueshme, me mbështetëse ose me par­makë mba­jtës.

 

 

DALJET

Neni 57

 

Dal­jet që mund të ndod­hen në tokën e një ndërtese duhet të mbyllen me një dysheme të për­sh­tat­shme dhe të palu­a­jt­shme ose të jenë të mbro­j­tu­ra.

 

SKELAT. PASARELAT

 

Neni 58

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

1) Ske­lat ose plat­for­mat e punës të mbro­j­tu­ra në mënyrë të për­sh­tat­shme duhet të zëvendë­so­hen për çdo punë që paraqet rrezik­sh­mëri, nëse kry­het me shkallë ose mjete të tjera.

2) Dyshemetë dhe plat­for­mat e ngrit­u­ra, pasare­lat, si dhe hyr­ja në to, duhet të ndër­to­hen, të ven­dosen dhe të mbro­hen në mënyrë të tillë që të sig­uro­jnë punë­mar­rësit që puno­jnë në to.

3) Ske­lat, plat­for­mat e punës dhe të qarkul­lim­it, pasare­lat që kanë dal­je në hapësirë, duhet të pajisen me mjete mbro­jtëse në një lartësi 1 m me 45 cm mbi nivelin e dyshemesë dhe plin­ta në një lartësi jo më pak se 15 cm ose me mjetet e tjera që sig­uro­jnë të njëjtën mbro­jt­je.

 

SHKALLëT

Neni 59

 

1) Shkallët duhet të jenë rezis­tente, për to duhet llog­a­r­it­ur pesha që duhet të mba­jnë dhe të jenë të pajisura me shkal­li­na në largësi të barabartë njëra nga tje­tra dhe të mbërthy­era mirë në pjesët mbështetëse. Ato duhet të jenë të një gjatësie të mjaftueshme për të kri­juar mundës­inë e mbështet­jes së sig­urt në duart e në këm­bë.

2) Shkal­li­nat duhet të fik­so­hen mirë në mënyrë që as të mos lëkun­den, as të mos rrëshqasin.

 

GOVATAT. GROPAT ME UJë. REZ­ERVUARëT

Neni 60

 

Gov­atat, gropat me ujë ose rez­ervuarët duhet të jenë të ndër­tu­ar, të ven­do­sur dhe të mbro­j­tur në mënyrë të tillë që të mbro­jnë punë­mar­rësit nga rrëzimet dhe nga rrez­iqet që mund të shkak­to­hen në rast shkëput­jesh të pareteve anë­sore, të mbush­jes, të derd­hjes ose të spërkat­jeve nga pro­duk­te të ndryshme që shkak­to­jnë djegie me origjinë ter­mike ose kimike.

 

PARANDALIMI NGA RRëSHQIT­JET

Neni 61

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

1) Dyshe­me­ja e instal­imeve të punës dhe e zon­ave të qarkul­lim­it duhet të jetë e nivelu­ar mirë dhe të mos ketë asnjë të çarë, të dalë ose pengesë, që mund të bëhet shkak për rrëz­imin e punë­mar­rësve, funk­sion­imin nor­mal të mjeteve lëvizëse, pajis­jeve ose instal­imeve.

2) Duhet të mer­ren të gjitha masat e nevo­jshme për të mën­jan­u­ar rëni­et ose rrëshqit­jet mbi tokën me lëndë rrëshqitëse, të lagur ose me njol­la të lëndëve të ndryshme.

 

NDRIÇIMI

Neni 62

 

1) Ndriçi­mi i mje­dis­it, i ven­dit të punës dhe i hyr­jes në to duhet të jenë të mjaftueshëm për të sig­u­ru­ar kry­er­jen nor­male të punës.

2) Ndriçi­mi duhet të kon­cep­to­het, real­i­zo­het dhe mirëm­ba­het në mënyrë që të mën­jano­jë çdo lod­hje të shikim­it.

 

  1. ZJARRET DHE SHPëRTHIMET

 

PARIME

Neni 63

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Punëd­hënësi duhet të bëjë anal­izën e rrezikut të zjar­rit ose shpërthim­it dhe të mar­rë masat e nevo­jshme për paran­dal­im­in e tyre, duke mba­j­tur parasysh natyrën e lëndëve të për­doru­ra dhe mje­disin dhe të pro­ce­seve të punës.
  2. Ambi­ent shpërthyes është përzier­ja në ajër, në kushte atmos­ferike, e sub­stan­cave të djegshme, në for­mën e gazrave, avu­jve ose pluhu­rave, ku, pas mar­rjes flakë, flakët përhapen në tërës­inë e përzier­jeve të pad­je­gu­ra.
  3. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton kërke­sat min­i­male të mbro­jt­jes së punë­torëve nga rreziku i ambi­en­teve shpërthyese.

 

AVUJ Që MUND Të MARRIN FLAKë

Neni 64

 

1) Mjedis­et, ku për­puno­hen ose mag­a­zi­no­hen lëndë që lësho­jnë avuj të ndezshëm duhet të ven­tilo­hen dhe në asnjë rast të mos ketë flakë ose aparatu­ra, instal­ime ose mjete që mund të shkak­to­jnë shkëndi­ja.

2) Ndal­i­mi i pir­jes së duhan­it duhet të jetë i qartë dhe të kuj­to­het me të gjitha mjetet e mund­shme.

 

MJETET FIKëSE

Neni 65

 

1) Çdo mjedis pune duhet të jetë pat­jetër i pajisur me fikësa zjar­ri në sasi të mjaftueshme, të cilët duhet të mba­hen në gjend­je të mirë funk­sion­i­mi.

2) Në afër­si të vendeve të punës, të cilët paraqesin më shumë rrezik­sh­mëri, duhet të mba­het rez­ervë uji dhe rëre.

 

 

INSTRUKSIONE PËR PUNë­MAR­RëSIT

Neni 66

 

1) Punëd­hënësi duhet të vërë në dijeni punë­mar­rësit për rrez­iqet nga zjar­ri dhe shpërthimet e ndryshme, si dhe mbi mjetet mbro­jtëse për të paran­dalu­ar shfaq­jen e rrez­iqeve të tilla.

2) Punëd­hënësi u mëson punë­mar­rësve mënyrën e për­dorim­it të fikësave dhe mjeteve të tjera mbro­jtëse kundër zjar­rit.

3) Punëd­hënësi u tre­gon punë­mar­rësve rrugët e dal­jes në rast zjar­ri dhe orga­ni­zon të pak­tën një herë në vit ushtrime të luftës kundër zjar­rit dhe mënyrën e evakuim­it të per­son­ave.

 

 

MBROJTJA KUNDëR KUSHTEVE ATMOSFERIKE

Neni 67

 

1) Kur punë­mar­rësit puno­jnë në natyrë, kantiere ndër­ti­mi, punët pub­like, bujqësi ose indus­tri, atyre duhet t’u sig­uro­het një stre­hë që të ndod­het në një largësi të tillë, të cilën punë­mar­rësit ta për­dorin lirisht.

2) Rojat e çdo ndër­mar­rje­je duhet të qën­dro­jnë në një mjedis të cak­tu­ar.

 

PAJISJE INDIVIDUALE

Neni 68

 

1) Kur masat e mbro­jt­jes kolek­tive janë të pam­jaftueshme për të mbro­j­tur punë­mar­rësit, punëd­hënësi duhet të vërë në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve, pa pagesë nga ana e tyre, pajis­je indi­vid­uale mbro­jtëse për mbro­jt­jen nga rrez­iqet në punë.

2) Pajis­jet duhet të provo­hen dhe të pas­tro­hen para se t’i jepen punë­mar­rësit. Ato duhet të jenë në gjend­je të mirë të për­dor­shme në çdo kohë dhe të ven­do­sura në vende të mbro­j­tu­ra nga pluhuri dhe ndotësit e tjerë.

 

  1. PIJET. NGRë­NIA

 

PIJET

Neni 69

 

Punëd­hënësi duhet të vërë në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve ujë të pijshëm, të pak­tën 6 litra në ditë për per­son.

USHQIMI

Neni 70

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Punëd­hënësi vë në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve vendin e posaçëm për ngrënie me kushte higjienike të pranueshme, kur kjo jus­ti­fiko­het nga num­ri i punë­mar­rësve, largësia e ven­dit të punës, nga vend­ba­n­i­mi ose mënyra e orga­nizim­it të punës.
  2. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton num­rin e punë­mar­rësve për plotësimin e detyrim­it, të parashikuar në pikën 1, të këtij neni, si dhe kushtet higjieno-san­itare që duhet të plotë­so­jë ven­di i posaçëm për ngrënie.

 

  1. GARDËROBA. INSTALIMET SANITARE

 

SENDET VETJAKE

Neni 71

 

Punë­mar­rësit duhet të kenë mundësi të ndër­ro­jnë vesh­jet, t’i ven­dosin ato dhe sendet vet­jake, në një vend të mbro­j­tur nga përvetësimet, kushtet e vështi­ra atmos­ferike dhe burimet ndotëse.

 

INSTALIMET SANITARE

Neni 72

 

1) Punëd­hënësi duhet të vërë në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve mjetet e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar higjienën vet­jake, ujë në sasi të mjaftueshme, sapun, mjete pastri­mi dhe fshir­je.

2) Dushet ven­dosen në ndër­mar­rje ku kry­hen punë që ndotin e të bëjnë pis.

3) WC-të duhet të jenë në numër të mjaftueshëm. Ato duhet të ven­dosen në çdo lokal dhe të sig­uro­het ajros­ja e tyre.

4) Në çdo ndër­mar­rje duhet të ndër­to­hen dhoma higjienike për gratë.

 

BANIMI. STREHIMI

Neni 73

 

Bane­sat që u jepen punë­mar­rësve nga punëd­hënësi duhet të kenë higjienë dhe pastër­ti të pranueshme, si dhe WC për bur­ra dhe për gratë.

 

MIRëM­BA­JT­JA

Neni 74

 

Pajis­jet san­itare dhe lokalet e për­dorim­it vet­jak nga punë­mar­rësit duhet të mba­hen në gjend­je të pastër.

 

NDIHMA E SHPE­JTë

Neni 75

 

1) Në çdo sipër­mar­rje duhet të mer­ren masat e duhu­ra për dhënien e ndih­mës së shpe­jtë çdo per­soni të dëm­tu­ar në vendin e punës.

2) Në çdo sipër­mar­rje, të pak­tën një anë­tar i per­son­elit, për çdo grup, duhet të ketë mar­rë instruk­sionet e nevo­jshme për të dhënë ndih­mën e parë në rastet urgjente.

3) Në çdo mjedis pune duhet të jetë kutia e ndih­mës së shpe­jtë e pajisur rreg­ull­isht me mate­ri­alet dhe mjetet e nevo­jshme.

 

KOHëZG­JAT­JA E PUNëS DHE E PUSHIMEVE

 

KREU IX

 

PëRKU­FIZ­IME

Neni 76

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Me kohëzg­jat­je të punës kup­to­het koha gjatë së cilës punë­mar­rësi është në dis­pozi­cion të punëd­hënësit, përf­shirë edhe kohën gjatë së cilës kryen formimin ose riformimin pro­fe­sion­al, të lejuar nga punëd­hënësi. Në kohën e punës nuk përf­shi­het koha e pushim­it, gjatë së cilës punë­mar­rësi nuk është në dis­pozi­cion të punëd­hënësit.

2) Nuk përf­shi­het në kohëzg­jat­jen ditore të punës koha që i duhet punë­mar­rësit për të ard­hur në vendin indi­vid­ual të punës dhe për t’u larguar prej saj. Për­jash­timet rreg­ul­lo­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

  1. KOHëZG­JAT­JA DITORE E PUNëS

 

PëRKU­FIZ­IM

Neni 77

 

Me kohëzg­jat­je ditore të punës kup­to­het koha e përdit­shme efek­tive e punës nga ora 0 deri në orën 2400 të së njëjtës ditë, pa përf­shirë pushimet.

 

KOHëZG­JAT­JA E PUNëS DHE PUSHIMI DITOR

Neni 78

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Kohëzg­jat­ja ditore nor­male e punës është jo më shumë se 8 orë. Ajo për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave, në kon­tratën kolek­tive, ose në kon­tratën indi­vid­uale të punës, bren­da lim­iteve të kohës javore mak­si­male të punës.

2) Shfuqi­zo­het.

3) Për punë­mar­rësit nën 18 vjeç kohëzg­jat­ja ditore e punës është jo më shumë se 6 orë në ditë.

4) Pushi­mi ditor është të pak­tën 11 orë pa ndër­pre­rje bren­da ditës ose në rast nevo­je për dy ditë rresht.

 

PUSHIMET

Neni 79

 

1) Orët e fil­lim­it dhe të mbarim­it të punës për­cak­to­hen nga rreg­ul­lor­ja e brend­shme, bren­da kufi­jve të parashikuara nga ligji dhe me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

2)  Momen­ti dhe kohëzg­jat­ja e pushimeve të përdit­shme cak­to­hen në kon­tratën kolek­tive të punës ose në kon­tratën indi­vid­uale, në kufi­jtë e parashikuara me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

 

Neni 79/1

Puna me turne

(Shtu­ar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

Punë me turne kon­sidero­het puna e kry­er nga punë­mar­rësit që paso­jnë njëri-tjetrin në të njëjtin vende pune, sipas një rad­he të cak­tu­ar, në orare të ndryshme, gjatë një peri­ud­he të cak­tu­ar ditësh ose javësh.

 

 

PUNA E NATëS

Neni 80

(Shtu­ar pikat 3,4 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Me punë nate kup­to­het puna e kry­er nga ora 2200 deri në orën 600 të mëng­je­sit.

2) Kohëzg­jat­ja e punës së natës dhe e punës së kry­er një ditë para ose pas saj nuk duhet të jetë më shumë se tetë orë pa ndër­pre­rje. Ato duhet të para­pri­hen ose paso­hen me pushim ditor të men­jëher­shëm.

  1. Punë­mar­rës që puno­jnë gjatë natës janë të gjithë punë­mar­rësit, të cilët puno­jnë, të pak­tën 3 orë të kohës së përdit­shme të punës së tyre, si rrjed­hë nor­male, gjatë natës, ose që kanë të ngjarë të krye­jnë një pjesë të cak­tu­ar të kohës vje­tore të punës së tyre gjatë natës, siç për­cak­to­het në ligj dhe në mar­rëvesh­jet indi­vid­uale ose kolek­tive.
  2. Me lig­je të posaçme mund të parashiko­hen raste për­jash­ti­more nga kry­er­ja e punës së natës, për kat­e­gori të veçan­ta punon­jë­sish.

SHTESA MBI PAGë

Neni 81

 

1) Çdo orë pune e kry­er nga ora 1900 deri në 2200 jep të drejtën e një sht­ese mbi pagë jo më pak se 20 për qind.

2) Çdo orë pune e kry­er midis inter­valit 2200 dhe 600 jep të drejtën e një sht­ese mbi pagë jo më pak se 50 për qind.

 

  1. KOHA JAVORE E PUNëS

 

PëRKU­FIZ­IM

Neni 82

 

Me kohëzg­jat­je javore të punës kup­to­het koha e punës e kry­er nga e hëna në mëng­jes ora 0 deri të dielën e ardhshme ora 2400.

 

KOHëZG­JAT­JA MAKSIMALE JAVORE E PUNëS

Neni 83

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

Kohëzg­jat­ja nor­male e javës së punës është jo më shumë se 40 orë. Ajo për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave, në kon­tratën kolek­tive ose në kon­tratën indi­vid­uale të punës.

 

PUNëT E VëSHTI­RA

Neni 84

 

Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton kohëzg­jat­je javore të reduk­tu­ar për punët që paraqesin vështirësi ose që janë të dëmshme për shën­detin.

 

  1. PUSHIMI JAVOR DHE DITëT E FESTAVE

 

PUSHIMI JAVOR

Neni 85

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

1) Pushi­mi javor është jo më pak se 36 orë, prej të cilave 24 orë pa ndër­pre­rje.

2) Pushi­mi javor përf­shin ditën e diel.

3) Pushi­mi javor nuk është i pagueshëm.

4) Për­jash­timet rreg­ul­lo­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave ose me kon­tratë kolek­tive.

 

 

DITëT E FESTAVE ZYRTARE

Neni 86

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Si rreg­ull ndalo­het puna në ditët e fes­tave zyrtare.

2) Punë­mar­rësi gëzon të drejtën e pagës në ditët e fes­tave zyrtare. Kur dita e fes­tës zyrtare bie në ditët e pushim­it javor, pushi­mi shty­het ditën e hënë.

3) Për­jash­timet për të punuar në ditët e fes­tave zyrtare për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave ose në kon­tratën kolek­tive.

 

 

 

PUNA Në DITëN E DIEL OSE NE DITëT E FESTAVE ZYRTARE

Neni 87

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Puna e kry­er në ditën e pushim­it javor kom­pen­so­het me një sht­esë page, jo më pak se 25 për qind, ose me një pushim të pagueshëm, të barabartë me kohëzg­jat­jen e punës së kry­er plus një pushim sht­esë, jo më pak se 25 për qind të kohëzg­jat­jes së kësaj pune.
  2. Puna e kry­er në ditët e fes­tave zyrtare, kur ato bien ditë pune, kom­pen­so­het me një sht­esë mbi pagë, jo më pak se 25 për qind dhe me një pushim të pagueshëm, të barabartë me kohëzg­jat­jen e punës së kry­er në ditët e fes­tave zyrtare.
  3. Pushi­mi mer­ret një javë para ose pas kry­er­jes së punës.
  4. Kur dita e fes­tës zyrtare bie ditën e pushim­it javor, atëherë pushi­mi shty­het për ditën pasard­hëse të punës.
  5. Mënyra dhe masa e kom­pen­sim­it për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave, kon­tratë kolek­tive ose kon­tratë indi­vid­uale.

 

 

  1. ORëT SHT­ESë

 

PëRKU­FIZ­IM

Neni 88

 

1) Me orë sht­esë kup­to­het çdo orë pune e kry­er mbi kohëzg­jat­jen ditore nor­male ose javore mak­si­male të punës.

2) Quhet orë sht­esë çdo orë pune e kry­er mbi orarin nor­mal të punë­mar­rësit që punon me kohë të pjesshme.

 

DETYRIMI PëR Të KRYER ORë SHT­ESë

Neni 89

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

Nëse rrethanat kërko­jnë kry­er­jen e orëve sht­esë të punës, punëd­hënësi mund t’i kërko­jë punë­mar­rësit për të kry­er orë sht­esë pune, për aq kohë sa është e mundur dhe e nevo­jshme, si dhe duke mar­rë parasysh kushtet vet­jake dhe famil­jare të punë­mar­rësit.

 

NUMRI MAKSIMAL I ORËVE SHTESË

 

Neni 90

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Num­ri mak­si­mal i orëve sht­esë për­cak­to­het në kon­tratën kolek­tive ose kon­tratën indi­vid­uale të punës. Punëd­hënësi mund të kërko­jë kry­er­jen e orëve sht­esë të punës, por jo më shumë se 200 orë në vit.

2) Nuk mund të kërko­het kry­er­ja e orëve sht­esë javore kur punë­mar­rësi ka kry­er 48 orë pune në javë. Në raste të veçan­ta, për një peri­ud­hë deri në 4 muaj, mund të puno­het me shumë se 48 orë në javë, por koha mesa­tare javore e punës, për këtë peri­ud­hë, nuk duhet të jetë më shumë se 48 orë.

3) Këshilli i Min­is­trave ven­dos rreg­ul­la të veçan­ta për kry­er­jen e orëve sht­esë për punët që janë veçanër­isht të vështi­ra ose të dëmshme për shën­detin.

3/1. Ndalo­het kry­er­ja e orëve sht­esë të punës nga gratë shtatzë­na dhe pas lind­jes së fëmi­jës, derisa fëmi­ja të mbushë moshën 1 vjeç.

3/2. Ndalo­het kry­er­ja e orëve sht­esë për per­son­at me aftësi të kufizuar, për shkaqe objek­tivisht të jus­ti­fikuara, që lid­hen me shkallën e aftë­sisë së tyre të kufizuar dhe natyrën e punës për të cilën kërko­hen orët sht­esë.

4) Me autor­iz­imin e Inspek­toratit të Punës, num­ri mak­si­mal i orëve sht­esë mund të tejkalo­het në rastet e for­cës mad­hore ose të punëve urgjente në dobi të pop­ull­sisë.

 

 

KOMPENSIMI

Neni 91

 

1) Punëd­hënësi për orët sht­esë të punës që nuk janë kom­pen­suar me pushim duhet t’i pagua­jë punë­mar­rësit pagën nor­male dhe një sht­esë jo më pak se 25 për qind të saj, me për­jash­tim të rasteve kur parashiko­het ndryshe në kon­tratën kolek­tive.

2) Punëd­hënësi në mar­rëvesh­je me punë­mar­rësin, mund të kom­pen­so­jë orët sht­esë të punës me një pushim të pak­tën 25 për qind më të madh, që i kor­re­spon­don kohëzg­jat­jes së orëve sht­esë dhe që jepet bren­da 2 mua­jve nga dita e kry­er­jes së punës, me për­jash­tim të rasteve kur parashiko­het ndryshe në kon­tratën kolek­tive.

3) Orët sht­esë të punës të kry­era gjatë pushim­it javor ose në ditët e fes­tave zyrtare kom­pen­so­hen me pushim ose pagë të pak­tën 50 për qind më të mad­he se orët sht­esë të bëra ose paga nor­male, me për­jash­tim të rasteve kur parashiko­het ndryshe në kon­tratën kolek­tive. Ky kom­pen­sim përf­shin edhe kom­pen­simet e përf­shi­ra në para­grafët paraard­hës.

 

  1. PUSHIMET VJETORE

 

KOHëZG­JAT­JA

Neni 92

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Kohëzg­jat­ja e pushimeve vje­tore të paguara për­cak­to­hen me kon­tratën kolek­tive ose me kon­tratën indi­vid­uale të punës.

2) Kohëzg­jat­ja e pushimeve vje­tore është jo më pak se 4 javë kalen­darike gjatë vitit të punës në vazhdim. Pushimet vje­tore nuk përf­shi­jnë ditët e fes­tave zyrtare. Nëse fes­ta zyrtare bie ditën e pushim­it vje­tor me pagesë, pushi­mi vje­tor shty­het.

3) Kur punë­mar­rësi nuk ka kry­er një vit pune të plotë, kohëzg­jat­ja e pushimeve vje­tore të paguara për­cak­to­het në raport me kohëzg­jat­jen e mar­rëd­hënieve të punës. Peri­ud­hat e paaftë­sisë së përkohshme në punë, kon­sidero­hen si kohë pune.

 

DATA E PUSHIMEVE VJETORE

Neni 93

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar pika 2,4 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Punëd­hënësi duke mba­j­tur parasysh dëshirën e punë­mar­rësit për­cak­ton datën e fil­lim­it të pushimeve vje­tore të paguara. Data e fil­lim­it të pushimeve vje­tore i njofto­het punë­mar­rësit të pak­tën 30 ditë për­para.

2)  Pushi­mi vje­tor shty­het kur punë­mar­rësi, gjatë peri­ud­hës së këtij pushi­mi, ka qenë i shtru­ar në spi­tal ose ka qën­dru­ar në shtëpi, për shkak sëmund­je­je ose aksi­den­ti, të vërte­t­u­ar me raport mjekë­sor.

3) Pushimet vje­tore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremu­jorit të parë të vitit pasard­hës, por  asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalen­darike pa ndër­pre­rje.

4) 4. E drej­ta e pushimeve që nuk jepen nga punëd­hënësi ose nuk mer­ren nga punë­mar­rësi parashkruhet bren­da tre vjetëve nga dita në të cilën punë­mar­rësit i lind kjo e drejtë.

 

 

PAGA

Neni 94

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar pika 5 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Paga që paguhet për lejen vje­tore, është ajo që punë­mar­rësi do të për­fi­tonte sikur të mos kryente lejen. Kësaj page i shto­het një shpër­blim i drejtë që i përgjig­jet pjesës së pagës së për­fi­tu­ar në natyrë; Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton kriteret e për­l­log­a­r­it­jes së kësaj page.

2) Paga që jepet për pushimet vje­tore të paguara është ajo që ekzis­ton në momentin e mar­rjes së tyre.

3) Nëse paga është e ndryshueshme, paga që jepet për pushimet vje­tore të paguara për­l­log­a­ritet mbi mesa­taren mujore të vitit paraard­hës: është e indek­sueshme.

4) Paga për pushimet vje­tore i paguhet punë­mar­rësit në momentin e mar­rjes së tyre.

5) . Pushimet vje­tore nuk zëvendë­so­hen me pagesë, me për­jash­tim të rasteve kur mar­rëd­hë­nia e punës ka për­fun­d­uar dhe punë­mar­rësi nuk i ka kry­er pushimet që i tako­jnë. Në këtë rast, ai ka të drejtë për një shpër­blim të barabartë me pagën e këtyre pushimeve.

6) Nëse gjatë pushimeve vje­tore të paguara punë­mar­rësi kryen një punë të pagueshme nga të tretët, në kundër­sh­tim të intere­save legjitime të punëd­hënësit, ky i fun­dit mund të mos i japë pagën për pushimet e paguara ose mund të kërko­jë rik­thimin e pagës së para­paguar.

 

REGJISTRI

Neni 95

(Shtu­ar fjalë në fund të fjal­isë së parë me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

Punëd­hënësit janë të detyru­ar të mba­jnë regjis­trat e pagave dhe të derd­hjes së kon­tributeve të aktu­al­izuara çdo muaj për të gjithë punë­mar­rësit, të cilët puno­jnë për ta dhe ta paraqesin këtë regjistër sa herë do të kërko­het nga inspek­torët e punës dhe inspek­torët e autor­izuar të admin­is­tratës tati­more.

Punëd­hënësit duhet të mba­jnë një regjistër, sipas rreg­ullave të parashikuara në këtë ligj, ku të shëno­het për çdo punë­mar­rës data e fil­lim­it të punës, kohëzg­jat­ja e pushim­it që i takon, datat në të cilat janë mar­rë pushimet dhe pagën e dhënë për pushimet vje­tore të paguara.

 

PUSHIME Të TJERA

Neni 96

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Në rast martese të punë­mar­rësit ose në rast vdek­je­je të bashkëshortit/bashkëjetuesit, para-ard­hësve ose pasard­hësve të drejt­për­drejtë të tij, punë­mar­rësi për­fi­ton 5 ditë pushi­mi të paguar.

2) Në rast sëmund­je­je të rëndë të anë­tarëve të famil­jes, bashkë­jetue­sit, të paraard­hësve ose të pasard­hësve të tij të drejt­për­drejtë, të vërte­t­u­ar me raport mjekë­sor, punë­mar­rësi për­fi­ton jo më shumë se 30 ditë pushi­mi të papaguar.

  1. Në rast lind­je­je fëmi­je, bashkëshorti / bashkë­jetue­si për­fi­ton 3 ditë pushi­mi të paguar

 

DISPOZITA Të VEÇANTA

Neni 97

(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton rreg­ul­la të veçan­ta mbi kohëzg­jat­jen e punës dhe pushim­it në favor të per­son­ave juridikë dhe fizikë në masën që sit­u­a­ta e tyre e veçan­të e bën atë të domos­doshme:

  1. për ndër­mar­rjet që sig­uro­jnë furniz­imin me bukë dhe mjete që dëm­to­hen shpe­jt;
  2. për hotelet, restoran­tet, kafenetë, insti­tu­cionet kul­tur­ore, si dhe ndër­mar­rjet që furni­zo­jnë hotelet, restoran­tet dhe kafenetë me rastin e ngjar­jeve të veçan­ta;
  3. për ndër­mar­rjet që plotë­so­jnë nevo­jat e tur­izim­it;
  4. për ndër­mar­rjet e bujqë­sisë, të kop­shtarisë, të pyjeve dhe të kul­lotave;
  5. për ndër­mar­rjet e trans­portit auto­mo­bilis­tik, heku­rud­hor, detar dhe ajror, ndër­mar­rjet që furni­zo­jnë mjete me kar­bu­rant ose që i mirëm­ba­jnë dhe riparo­jnë ato;
  6. për shtypin e shkru­ar dhe të folur;
  7. insti­tu­cionet e arsim­it, edukim­it, kul­turës, klinikat, spi­talet, kabi­netet mjekë­sore si dhe far­ma­c­itë;
  8. për kantieret, minier­at dhe guroret që për arsye të gjend­jes së tyre gjeografike ose të kushteve kli­ma­terike ose teknike të veçan­ta, kërko­jnë rreg­ul­lim të veçan­të të kohës së punës;
  9. për ndër­mar­rjet në të cilat është e domos­doshme puna e rreg­ullt ose peri­odike e natës, të dielën ose ditët e fes­tave zyrtare:

- për arsye teknike, veçanër­isht kur pro­ce­si i punës nuk mund të ndër­pritet për shkak të rrezikut që sjell ndër­pre­r­ja për punë­mar­rësit ose mje­disin ose për shkak të teknologjisë së prod­him­it;

- për arsye ekonomike, veçanër­isht kur ndër­pre­r­ja ose rifil­li­mi i pro­ce­sit të punës kërkon shpen­z­ime të mëd­ha inves­ti­mi dhe amor­tiz­i­mi;

  1. per­son­at, pra­nia e të cilëve është e domos­doshme, si dhe për ata që krye­jnë udhë­time të shpesh­ta për arsye pune.

2) Janë të pavlef­shme dis­poz­i­tat e veçan­ta që ceno­jnë të drejtën e punë­mar­rësve për pushime vje­tore të paguara siç për­cak­to­het në këtë Kod.

 

MBROJTJA E VEÇAN­Të PëR FËMIJË DHE GRATë

 

KREU X

 

  1. MBROJTJA E VEÇAN­Të PëR FËMIJËT

MOSHA MINIMALE

 

Neni 98

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Ndalo­het mar­r­ja në punë e fëmi­jëve nën moshën 16 vjeç.
  2. Fëmi­jë, në kup­tim të këtij Kodi është çdo per­son nën moshën 18 vjeç.
  3. Për­jash­timisht, fëmi­jët nga mosha 15 deri në 16 vjeç mund të punë­so­hen gjatë pushimeve shkol­lore vetëm në punë të lehta, sipas për­cak­timeve të bëra në nenin 99 të këtij Kodi.
  4. Fëmi­jët nga mosha 15 vjeç deri në moshën 16 vjeç mund të jenë sub­jekt i këshillim­it dhe i formim­it pro­fe­sion­al, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
  5. Fëmi­jët nën moshën 15 vjeç ose fëmi­jët, të cilët janë duke ndjekur arsimin e detyrueshëm me kohë të plotë, mund të punë­so­hen për qël­lime të veprim­tarive kul­tur­ore ose të ngjashme me to, sipas për­cak­timeve të bëra në nenin 102 të këtij Kodi.
  6. Dis­poz­i­tat e veçan­ta të Kodit të Punës, që zba­to­hen për punë­mar­rësit nën moshën 18 vjeç, do të zba­to­hen, për aq sa është e mundur, për çdo mar­rëd­hënie juridike të punë­mar­rësit që syn­on punësimin ose punë në çfarë­dol­loj pro­fe­sioni.

 

 

PUNëT E LEHTA

Neni 99

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Fëmi­jët nga mosha 16 deri në 18 vjeç mund të punë­so­hen në punë të lehta, sipas për­cak­timeve të bëra në këtë nen.
  2. “Punë e lehtë”, në kup­tim të këtij Kodi, është çdo punë që, për shkak të natyrës së pan­dashme të detyrave dhe kushteve të veçan­ta në të cilat kry­het, nuk cenon:
  3. i) sig­ur­inë, shën­detin ose zhvil­lim­in e fëmi­jëve;
  4. ii) pjesë­mar­rjen e fëmi­jëve në shkol­lë, në pro­gram­et pro­fe­sion­ale udhëzuese ose tra­jnuese të mirat­u­ara nga insti­tu­cionet përgjegjëse, ose zotës­inë e fëmi­jëve për të për­fi­tu­ar nga ky formim.
  5. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton punët e lehta dhe ven­dos rreg­ul­la të veçan­ta për kohëzg­jat­jen mak­si­male dhe kushtet e kry­er­jes së punës për fëmi­jët, në zba­tim të pikave 1 dhe 2, të këtij neni, dhe nen­it 98, të këtij Kodi.
  6. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton punët e lehta dhe ven­dos rreg­ul­la të veçan­ta për kohëzg­jat­jen mak­si­male dhe kushtet e kry­er­jes së punës për punë­mar­rësit mad­horë, mbi 18 vjeç.

 

 

PUNëT E VëSHTI­RA OSE Të RREZIKSHME

 

Neni 100

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

Vetëm per­son­at mad­horë, mbi 18 vjeç, mund të punë­so­hen në punë të vështi­ra ose që paraqesin rrezik për shën­detin ose per­son­alitetin e tyre.

Punët e vështi­ra ose të rrezik­shme dhe rreg­ul­lat e veçan­ta për kohëzg­jat­jen dhe kushtet e kry­er­jes së tyre për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

PUNA E NATËS

Neni 101

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

Ndalo­het të puno­jnë në punën e natës punë­mar­rësit nën moshën 18 vjeç dhe ata të deklaru­ar invalidë mbi bazën e rapor­tit mjekë­sor sipas ligjit për sig­urimet shoqërore.

 

DISPOZITA Të VEÇANTA

 

Neni 102

Punësi­mi i fëmi­jëve për veprim­tari kul­tur­ore ose të ngjashme me to

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Fëmi­jët nën moshën 15 vjeç ose fëmi­jët, të cilët janë duke ndjekur arsimin e detyrueshëm me kohë të plotë mund të punë­so­hen për qël­lime të ushtrim­it të veprim­tarive kul­tur­ore, artis­tike, sportive ose rekla­muese vetëm nëse plotë­so­hen njëko­hë­sisht këto kushte:
  2. a) veprim­tar­itë kul­tur­ore ose të ngjashme me to duhet të respek­to­jnë kërke­sat e parashikuara në pikën 2, të nen­it 99, të këtij Kodi;
  3. b) Inspek­torati i Punës jep autor­iz­im para­prak rast pas rasti.
  4. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton me vendim të posaçëm rreg­ul­lat për kushtet e punës dhe pro­ce­durën për dhënien e autor­izim­it, sipas parashikimeve të pikës 1 të këtij neni.

 

 

KONTROLLI MJEKë­SOR

Neni 103

 

1) Të fëmi­jët nën moshën 18 vjeç duhet të punë­so­hen vetëm kur nji­hen si të aftë për punë pas kon­trol­lit mjekë­sor të plotë.

2) Këshilli i Min­is­trave për punë të cak­tu­ara ven­dos që kon­trol­lit mjekë­sor t’i nën­shtro­hen edhe mad­horët deri në 21 vjeç.

3) Këshilli i Min­is­trave ven­dos rreg­ul­la të veçan­ta për pro­ce­du­rat e kon­trol­lit mjekë­sor.

4) Punëd­hënësi është detyru­ar të për­bal­lo­jë shpen­zimet për viz­itat mjekë­sore të punë­mar­rësit.

 

  1. MBROJTJA E VEÇAN­Të PëR GRATë

 

NDALIMI I PUNëS PëR GRATë SHTATZë­NA DHE NëNAT E REJA

Neni 104

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Ndalo­het puna për gratë shtatzë­na 35 ditë para lind­jes dhe 63 ditë pas lind­jes. Kur gru­a­ja shtatzënë ka në bar­rë më shumë se një fëmi­jë, peri­ud­ha e parë bëhet 60 ditë.

2) Gratë shtatzë­na ose me fëmi­jë në gji nuk mund të punë­so­hen në punë të rën­da ose të rrezik­shme, që dëm­to­jnë shën­detin e nënës dhe të fëmi­jës. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton punët e rën­da ose të rrezik­shme, që dëm­to­jnë shën­detin e nënës dhe të fëmi­jës, si dhe rreg­ul­la të veçan­ta për kushtet e punës për gratë shtatzë­na dhe ato me fëmi­jë në gji.

“3. Kur gru­a­ja shtatzënë, gru­a­ja që sapo ka lin­dur dhe/ose gru­a­ja me fëmi­jë në gji ven­dos të rik­the­het në punë pas peri­ud­hës së për­cak­tu­ar në pikën 1, të këtij neni, por ven­di i mëparshëm i punës nuk vlerë­so­het i për­sh­tat­shëm, sipas për­cak­timeve në legjis­la­cionin për mbro­jt­jen e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë, punëd­hënësi merr masat e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar për­sh­tat­jen e përkohshme të kushteve të punës dhe/ose të orëve të punës, me qël­lim që të shmangë çdo rrezik ndaj punë­mar­rës­es dhe/ose fëmi­jës.

  1. Nëse për­sh­tat­ja e kushteve ose orëve të punës, sipas pikës 3, të këtij neni, është e pare­al­izueshme teknik­isht dhe/ose objek­tivisht, ose nuk mund të kërko­het mbi shkaqe të arsyet­u­ara siç duhet, punëd­hënësi trans­fer­on punë­mar­rësen në një punë tjetër të ngjashme, për të cilën ajo është e për­sh­tat­shme.
  2. Nëse trans­fer­i­mi, sipas pikës 4, të këtij neni, është i pare­al­izueshëm teknik­isht dhe/ose objek­tivisht, ose nuk mund të kërko­het mbi shkaqe të arsyet­u­ara siç duhet, punë­mar­rës­ja gëzon për­fitimet, sipas legjis­la­cionit të sig­urimeve shoqërore në fuqi, për të gjithë peri­ud­hën që është e nevo­jshme për të mbro­j­tur sig­ur­inë dhe shën­detin e saj dhe/ose të fëmi­jës.
  3. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton listën joshteruese të fak­torëve, pro­ce­seve dhe kushteve të punës që dëm­to­jnë sig­ur­inë ose shën­detin e nënës dhe/ose të fëmi­jës, si dhe rreg­ul­la të veçan­ta për kushtet e punës për gratë shtatzë­na, gratë që sapo kanë lin­dur dhe ato me fëmi­jë në gji.

 

LEJA E LINDJES

Neni 105

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Të ard­hu­rat, që për­fi­to­hen në rast lejelind­je­je, për­cak­to­hen nga ligji mbi sig­urimet shoqërore.

2) Pas peri­ud­hës 63-ditore të paslind­jes, gru­a­ja ven­dos vetë nëse dësh­i­ron të puno­jë ose të për­fi­to­jë nga sig­urimet shoqërore.

  1. Nëse gru­a­ja ven­dos, me dëshirën e saj, të puno­jë pas peri­ud­hës 63 ditore të paslind­jes, në mar­rëvesh­je me punëd­hënësin, për ushqy­er­jen e fëmi­jës ka të drejtë që, deri sa fëmi­ja të mbushë 1 vjeç, të zgjed­hë:
  2. a) një pushim të paguar, prej 2 orësh, bren­da kohëzg­jat­jes nor­male të punës; ose
  3. b) kohëzg­jat­je pune, të reduk­tu­ar me 2 orë, me pagë të njëjtë, sikur të kishte punuar për kohëzg­jat­jen nor­male ditore të punës.
  4. Me mbarim­in e lejes së lind­jes, punë­mar­rësi ka të drejtë të kthe­het në vendin e punës ose në një vend pune të barasvler­shëm, në kushte që nuk janë më pak të favor­shme për të, si dhe të për­fi­to­jë çdo për­mirësim të kushteve të punësim­it që do të kishte për­fi­tu­ar gjatë mungesës.

 

Neni 105/a

Mbro­jt­ja e punësim­it të gruas

(Shtu­ar me ligjin nr.  9125, date 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

1) Ndalo­hen testet e shtatzënisë para punësim­it, kur kërko­hen nga punëd­hënësi, përveç rasteve kur ven­di i punës kërkon të puno­het në kushte që mund të ndiko­jnë neg­a­tivisht në shtatzën­inë ose që mund të dëm­to­jnë jetën apo shën­detin e nënës ose të fëmi­jës. Gru­a­ja, gjatë peri­ud­hës së shtatzënisë, në mar­rëvesh­je me punëd­hënësin, ka të drejtë për leje të pagueshme për kry­er­jen e viz­itave mjekë­sore, kur këto janë të nevo­jshme të kry­hen gjatë orar­it të punës.

2) Në rastet e zgjid­hjes së kon­tratës së punës nga punëd­hënësi, kur gru­a­ja është në punë gjatë peri­ud­hës së shtatzënisë ose është kthy­er në punë pas lind­jes së fëmi­jës, sipas nen­it 105 të këtij Kodi, i takon punëd­hënësit të vërte­to­jë se shkaku i pushim­it nga puna nuk ka qenë shtatzë­nia ose lind­ja e fëmi­jës.

 

LEJA E BIRëSIM­IT

Neni 106

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Në rast birësi­mi të një fëmi­je të por­salin­dur, punë­mar­rësi ka të drejtën e lejes së parashikuar nga legjis­la­cioni mbi sig­urimet shoqërore. Lejen e birësim­it mund ta për­fi­to­jë vetëm njëri nga prindërit, nëna ose babai birë­sues.”.
  2. Gjatë kësaj peri­ud­he punëd­hënësi nuk mund të dety­ro­jë të puno­jë njërin nga prindërit birë­sues që ka për­fi­tu­ar lejen e birësim­it.
  3. Me mbarim­in e lejes së birësim­it, punë­mar­rësi ka të drejtë të kthe­het në vendin e tij/saj të punës, ose në një vend tjetër ekuiv­a­lent pune, me kushte që nuk janë më pak të favor­shme për të, si dhe të për­fi­to­jë çdo për­mirësim të kushteve të punësim­it që do të kishte për­fi­tu­ar gjatë mungesës së tij/saj.

 

 

ZGJIDHJA E KON­TRATëS

Neni 107

(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

1) është e pavlef­shme zgjid­h­ja e kon­tratës së punës e njof­tu­ar nga punëd­hënësi në peri­ud­hën gjatë së cilës  punë­mar­rësi pre­tendon për të për­fi­tu­ar të ard­hu­ra nga sig­urimet shoqërore në rast lind­je­je ose birësi­mi.

2) Kur zgjid­h­ja e kon­tratës së punës është njof­tu­ar para fil­lim­it të peri­ud­hës së mbro­jt­jes, të parashikuar në nenin 104 dhe afati i njof­tim­it nuk ka për­fun­d­uar, ky afat pezul­lo­het gjatë peri­ud­hës së mbro­jt­jes. Afati i njof­tim­it rifil­lon të ecë vetëm pas për­fundim­it të peri­ud­hës së mbro­jt­jes.

 

PUNA E NATëS

Neni 108

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

  1. Punëd­hënësi nuk mund të urd­hëro­jë kry­er­jen e punës natën për gratë shtatzë­na dhe gratë që kanë lin­dur fëmi­jë, deri në moshën 1 vjeç të fëmi­jës, në qoftë se ajo është e dëmshme për sig­ur­inë dhe shën­detin e gruas dhe/ose të fëmi­jës, vërte­t­u­ar kjo me raport mjekë­sor.
  2. Kur gru­a­ja shtatzënë dhe/ose gru­a­ja me fëmi­jë në gji, e cila ven­dos të rik­the­het në punë pas peri­ud­hës 63 ditore pas lind­jes, bëhet e paper-shtat­shme për të punuar natën, vërte­t­u­ar kjo me raport mjekë­sor, por që nuk është e paper-shtat­shme për të punuar ditën, ajo trans­fer­o­het në një punë të ngjashme ditën, për të cilën është e për­sh­tat­shme.
  3. Nëse trans­fer­i­mi, sipas pikës 2, të këtij neni, është i pare­al­izueshëm teknik­isht dhe/ose objek­tivisht, punë­mar­rës­ja gëzon për­fitimet, sipas legjis­la­cionit të sig­urimeve shoqërore në fuqi, për të gjithë peri­ud­hën që është e nevo­jshme për të mbro­j­tur sig­ur­inë dhe shën­detin e saj dhe/ose të fëmi­jës.
  4. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton rreg­ul­la të veçan­ta për rastet kur lejo­het puna e natës për gru­an shtatzënë, gru­an që ka lin­dur fëmi­jë deri në moshën 1 vjeç të fëmi­jës, si dhe gru­an me fëmi­jë në gji.

 

PAGA

 

KREU XI

 

  1. CAKTIMI I PAGëS

 

PëRKU­FIZ­IM

Neni 109

 

1) Me pagë kup­to­het paga bazë, si dhe sht­e­sat me karak­ter të përher­shëm.

2) Nuk kon­sidero­hen si pjesë për­bërëse të pagës shpër­blimet që merr punë­mar­rësi për shpen­zimet e kry­era për shkak të veprim­tarisë të tij pro­fe­sion­ale.

 

VLERA E PAGëS

Neni 110

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

1) Punëd­hënësi i paguan punë­mar­rësit pagën sipas dis­poz­i­tave të kon­tratës kolek­tive ose kon­tratës indi­vid­uale, dhe në mungesë të tyre, punëd­hënësi dety­ro­het të pagua­jë pagën e zakon­shme për atë lloj pune të cak­tu­ar.

2) Paga mund të për­l­log­a­ritet në kohë, sipas punës së kry­er (pagë në njësi, në detyrë, ose me komi­sion); paga mund të llog­a­ritet gjithash­tu në funk­sion të rezul­tat­eve të ndër­mar­rjes (me pjesë­mar­rje në fitim ose në xhi­ron e të ard­hu­rave).

3) Page­sa e punës jo në bazë të kri­ter­it kohë, duhet të llog­a­ritet në mënyrë që t’i japë mundësi punë­mar­rësit me aftësi mesa­tare dhe që punon nor­mal­isht të për­fi­to­jë të pak­tën të njëjtin pagë me atë të punë­mar­rësit që paguhet me kohë dhe që kryen të njëjtën punë.

 

 

PAGA MINIMALE

Neni 111

(Ndryshuar pika 3 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Paga nuk mund të jetë më e ulët se paga min­i­male e cak­tu­ar me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

2) Paga min­i­male për­cak­to­het në bazë:

  1. të fak­torëve ekonomikë, kërke­save të zhvil­lim­it ekonomik dhe zvogëlim­it të papunë­sisë, rrit­jes së prod­him­it;
  2. të nevo­jave të punë­mar­rësve dhe famil­jeve të tyre, duke pasur parasysh nivelin e përgjithshëm të jetesës së punë­mar­rësve në vend, të ard­hu­rat e për­fi­tu­ara nga sig­urimet shoqërore dhe nivelet e jetesës së gru­peve të ndryshme shoqërore.

3) Këshilli i Min­is­trave mund të cak­to­jë një pagesë më të ulët se paga min­i­male në shkallë ven­di për rastet e mësim­it të pro­fe­sion­it në sis­temin e arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al në for­mën e dyfishtë.

 

 

KOMISIONI

Neni 112

 

1) Komi­sioni është shpër­bli­mi që i nji­het punë­mar­rësit për një veprim­tari që ai duhet të krye­jë ose për­fun­do­jë me kli­entin për llog­a­ri të punëd­hënësit.

2) Kur palët kanë rënë dako­rd për një komi­sion biz­ne­si, punë­mar­rësi gëzon të drejtën të për­fi­to­jë atëherë dhe në atë masë kur kli­en­ti është çliru­ar nga detyrimet e tij.

3) Është e pavlef­shme mar­rëvesh­ja në bazë të së cilës punë­mar­rësi duhet të përgjig­jet për dëmin që është paso­jë e zba­tim­it jo të rreg­ullt nga kli­en­ti të detyrimeve të tij.

 

PJESë­MAR­R­JA Në REZULTATE

Neni 113

 

Kur në bazë të kon­tratës, punë­mar­rësi ka të drejtë të për­fi­to­jë një shpër­blim në raport me rezul­tatin e shfry­tëzim­it, ky llog­a­ritet mbi bazën e rezul­tatit vje­tor, i për­cak­tu­ar në bazë të ligjit dhe parimeve tregtare përgjithë­sisht të pran­uara.

 

SHPëR­BLI­MI

Neni 114

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

1) Nëse palët bien dako­rd, punëd­hënësi i jep punë­mar­rësit një shpër­blim të veçan­të mbi pagë, në fund të vitit, duke mar­rë parasysh cilës­inë e punës së tij ose mbarë­va­jt­jen e ndër­mar­rjes.

2) Megjithatë, kur ai paguan një shpër­blim vje­tor tre vjet rresht pa rez­er­va të shpre­hu­ra, punëd­hënësi është i detyru­ar të vazh­do­jë pag­imin edhe në të ardhmen. Në këtë rast, me për­jash­tim të rez­er­vave të shpre­hu­ra nga ana e punëd­hënësit, nëse mar­rëd­hëni­et e punës për­fun­do­jnë për­para momen­tit të për­fitim­it të shpër­blim­it, ky jepet për­p­jesë­timisht me kohën e punës së kry­er.

 

BARAZI Në SHPëR­BLIM MIDIS SEKSEVE

Neni 115

 

Barazia në shpër­blim

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

  1. Punëd­hënësi paguan punë­mar­rësit në mënyrë të barabartë, për punë të njëjtë ose punë me vlerë të barabartë, pa diskrim­in­uar për ndon­jë nga shkaqet e për­men­dura në pikën 2, të nen­it 9, të këtij Kodi.
  2. Ndalo­het diskri­m­in­i­mi i drejt­për­drejtë dhe i tërthortë, sipas nen­it 9, të këtij Kodi, në lid­hje me të gjitha aspek­tet dhe kushtet e shpër­blim­it për punë të njëjtë ose për punë me vlerë të barabartë. Pagë e barabartë, pa diskri­m­in­im, është paga, e cila:
  3. a) për të njëjtën punë të nor­muar, llog­a­ritet në bazë të së njëjtës njësi mat­je­je;
  4. b) për punë të matur me kohë, është e njëjtë për të njëjtin pozi­cion pune.
  5. Në zba­tim të këtij neni, paga i refer­o­het pagës së zakon­shme bazë ose min­i­male, ose pagës dhe çdo pagesë tjetër, qoftë në para ose në natyrë, që për­fi­ton punë­mar­rësi, në mënyrë të drejt­për­drejtë ose të tërthortë, nga punëd­hënësi, për punën e kry­er.
  6. Puna e barabartë ose puna me vlerë të barabartë mbështetet në gjithë kriteret përkatëse, veçanër­isht në natyrën e punës, cilës­inë dhe sas­inë e saj, kushtet e punës, formimin pro­fe­sion­al dhe vjetërsinë në punë, për­p­jek­jet fizike dhe intelek­tuale, për­vo­jën dhe përgjegjësitë. Ndry-shimet në pagë, të cilat bazo­hen në kriteret objek­tive, të për­cak­tu­ara në këtë pikë, nuk do të kon­sidero­hen diskri­m­in­im në pagë.
  7. Diskri­m­in­i­mi në pagë elim­i­no­het kur punëd­hënësi i cak­ton punë­mar­rësit të diskrim­in­uar një pagë që përf­shin të gjitha për­parësitë që gëzo­jnë punë­mar­rësit e tjerë në një sit­u­atë të kra­ha­sueshme.

 

 

  1. PAGESA

 

DOMOS­DOSH­MëRIA

Neni 116

 

1) Punëd­hënësi i paguan rreg­ull­isht pagën punë­mar­rësit çdo dy javë, kur paga llog­a­ritet me orë, ditë ose javë dhe në fund të çdo mua­ji kur llog­a­ritet me muaj, me për­jash­tim të rasteve kur parashiko­het ndryshe në mar­rëvesh­je me shkrim.

2) Pjesë­mar­r­ja në rezul­tatin vje­tor paguhet kur ai bëhet i ditur, por jo me shumë se tre muaj pas për­fundim­it të vitit finan­ciar.

3) Punëd­hënësi i jep punë­mar­rësit parad­hënie bren­da masës së punës së kry­er kur është e mund­shme dhe e nevo­jshme. Parad­hëni­et mund të zbriten nga paga në ditën e pagesës.

 

ZBRITJET NGA PAGA

 

Neni 117

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

1) Punëd­hënësi zbret nga paga e punë­mar­rësit tatimin mbi të ard­hu­rat dhe kon­tributin e sig­urimeve shoqërore shën­de­të­sore të parashikuara me ligj, me akte nën­ligjore, me kon­tra­ta kolek­tive ose me kon­tra­ta indi­vid­uale.

2) Punëd­hënësi vetëm me autor­iz­im me shkrim nga punë­mar­rësi mund të zbresë nga paga kuo­ti­za­cionet sindikale. Ky autor­iz­im mund të shfuqi­zo­het në çdo kohë.

 

MëNYRA E PAGESëS

Neni 118

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Paga jepet vetëm nëpër­m­jet sis­temit bankar. Ajo duhet të paguhet në mon­ed­hë shqiptare, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara ndryshe nga mar­rëvesh­ja ndër­m­jet palëve. Ajo mund të paguhet edhe me çek bankar, çek postar ose urd­hër pagese, kur kjo lloj pagese është e nevo­jshme për shkak të rrethanave të veçan­ta ose kur parashiko­het në kon­tratën kolek­tive a në një vendim arbi­trazhi. Kur kjo lloj pagese nuk është parashikuar ose ven­do­sur, mer­ret pëlqi­mi i punë­mar­rësit të intere­suar. Punëd­hënësi përgjig­jet finan­cia­r­isht ndaj punë­mar­rësit, kur ban­ka nuk mund të pagua­jë bren­da 30 ditëve nga data e derd­hjes së shumës, për llog­a­ri të punë­mar­rësit.

1/1. Punëd­hënësi vë në dis­pozi­cion të punë­mar­rësit, në mënyrë peri­odike, me mënyra dhe mjete të vërtetueshme, për­para ose men­jëherë pas ekzeku­tim­it të pagës, evi­dencë për të gjitha ele­mentet e pagës, sht­e­sat e për­fi­tu­ara dhe ndalimet e mba­j­tu­ra, sipas legjis­la­cionit në fuqi.

2) . Përveç pagës në vlerë, punë­mar­rësi mund të për­fi­to­jë pagë në natyrë, për stre­himin dhe ushqimin që kon­sumo­het gjatë pushim­it në ndër­mar­rje nga punë­mar­rësi. Për pagën në natyrë palët mer­ret vesh vetëm me shkrim dhe bren­da kufi­jve të cak­tu­ar me vendim të Këshillit të Min­is­trave. Vlera e pagës në natyrë duhet të jetë e drejtë dhe e arsyeshme. Shu­ma mujore e pagës në natyrë nuk duhet të tejkalo­jë 20 për qind të pagës mujore.

 

 

PëR­L­LOG­A­R­IT­JA E PAGëS

Neni 119

 

1) Punëd­hënësi i jep punë­mar­rësit për çdo pagë për­l­log­a­r­it­jen ku përf­shi­het shu­ma e pagës, bazat e për­l­log­a­r­it­jes, nëse kjo është e ndryshueshme, si dhe të gjitha zbrit­jet prej saj.

2) Kur paga nuk është llog­a­r­it­ur në kohë, punëd­hënësi është i detyru­ar t’i japë infor­ma­cionin e nevo­jshëm punë­mar­rësit ose në vend të tij një eksper­ti të cak­tu­ar në mar­rëvesh­je mes tyre dhe në rast të kundërt nga gjyka­ta.

Ai autor­i­zon punë­mar­rësin ose eksper­tin të kon­sul­to­hen me librat dhe doku­menta­cionin e nevo­jshëm në masën që ky kon­troll e kërkon atë.

 

INTERESAT Në RAST VONESE

 

Neni 120

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

Në rast të pagesës së pagës me vonesë, përqind­ja vje­tore e intere­sit në rast vonese është jo me pak se 10 për qind e shumës së papaguar dhe në të gjitha rastet jo më pak se 150 për qind e infla­cionit gjatë peri­ud­hës së vonesës.

 

  1. MBROJTJA

 

REFUZIMI

Neni 121

 

1) Pra­n­i­mi i për­l­log­a­r­it­jes dhe arkë­ti­mi i pagës, pa u kundër­sh­tu­ar nga punë­mar­rësi, nuk quhet dorëhe­q­je nga paga, nga një pjesë e saj ose nga shpër­blimet që i tako­jnë.

2) është e pavlef­shme dorëhe­q­ja nga paga për punën e kry­er në bazë të kon­tratës që bëhet nga punë­mar­rësi gjatë mar­rëd­hënieve të punës ose një muaj pas për­fundim­it të tyre.

3) është e pavlef­shme edhe dorëhe­q­ja nga paga, që i takon punë­mar­rësit, deri në për­fundim të afatit të njof­tim­it, kur kon­tra­ta lid­het me kohëzg­jat­je të pacak­tu­ar; kur kon­tra­ta lid­het me kohëzg­jat­je të cak­tu­ar është e pavlef­shme dorëhe­q­ja nga paga që i takon punë­mar­rësit deri në për­fundim të afatit të njof­tim­it të kon­tratës me kohëzg­jat­je të pacak­tu­ar.

 

PëR­DORI­MI I LIRË I PAGëS

 

Neni 122

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) është e pavlef­shme dhë­nia dhe lënia peng e pagave të ardhshme, me për­jash­tim të rasteve kur punë­mar­rësi duhet të zba­to­jë një vendim gjyqë­sor, i cili nuk duhet të prekë pagën e paprek­shme.

2) Punëd­hënësi mund ta kom­pen­so­jë pagën me një kre­di ndaj punë­mar­rësit, nëse nuk preket paga e paprek­shme. Detyrimet, që rrjed­hin nga një dëm i shkak­tu­ar qël­lim­isht, kom­pen­so­hen pa asnjë kufiz­im.

3) Ndalo­het dhë­nia e gjobave nga punëd­hënësi, me për­jash­tim të gjobave të për­cak­tu­ara në kon­tratën kolek­tive.

4) Mar­rëvesh­jet për për­dorim­in e pagës në interes të punëd­hënësit janë të pavlef­shme.

 

Neni 123

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

Paga e paprek­shme

 

1) Paga kon­sidero­het e paprek­shme në masën që është e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar jetesën e punë­mar­rësit dhe të famil­jes së tij.

2) Paga e paprek­shme ven­doset rast pas rasti nga gjyka­ta. Në vendimin e saj, gjyka­ta merr parasysh shpen­zimet e nevo­jshme për ushqim, qira, vesh­je, si edhe detyrimet fiskale ose kon­tributet për sig­urime shoqërore të detyrueshme të punë­mar­rësit dhe të famil­jes së tij.

3) Kur gjyka­ta ven­dos që nuk ka mundësi të vlerë­so­jë të gjitha ele­mentet për të për­cak­tu­ar pagën e paprek­shme, kjo do të jetë e barabartë me pagën min­i­male në shkallë ven­di, të cak­tu­ar me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

PAAFTëSIA PAGUESE

Neni 124

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Me paaftësi paguese kup­to­het gjend­ja që lid­het me aktivin e punëd­hënësit dhe ka për qël­lim të shlye­jë kred­i­torët e tij, si dhe rastet kur nuk mund të shly­hen detyrimet ndaj punë­mar­rësve për shkak të gjend­jes finan­cia­re të punëd­hënësit.

2) Në rast paaftësie paguese, detyrimet e punëd­hënësit ndaj punë­mar­rësve kanë për­parësi ndaj të gjitha detyrimeve të tjera, edhe kur këto detyrime garan­to­hen me pasuri të lua­jt­shme ose të palu­a­jt­shme, dhe mbu­lo­jnë:

  1. a) pre­tendimet e punë­torëve për pagat, për një peri­ud­hë jo më pak se tre muaj para për­fundim­it të punësim­it;
  2. b) pre­tendimet e punë­mar­rësit për pagesë për pushimet që i tako­jnë, si rezul­tat i punës së kry­er gjatë vitit, në të cilin ka ndod­hur ndër­pre­r­ja e mar­rëd­hënieve të punës, si dhe gjatë vitit të mëparshëm;
  3. c) pagesën për shkur­tim nga puna, që i takon punë­mar­rësit pas për­fundim­it të punësim­it.

3) Detyrimet me për­parësi të punëd­hënësit ndaj punë­mar­rësve nuk pezul­lo­hen nga pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it.

 

  1. MJETET E PUNëS DHE SHPENZIMET

 

MJETET E PUNëS DHE MATERIALET

Neni 125

 

1) Punëd­hënësi i jep punë­mar­rësit mjetet dhe mate­ri­alet e nevo­jshme për punë, me për­jash­tim të rasteve kur parashiko­het ndryshe me mar­rëvesh­je.

2) Nëse punë­mar­rësi sig­uron vetë mjetet ose mate­ri­alet e punës në mar­rëvesh­je me punëd­hënësin, ky i fun­dit dety­ro­het të shpër­ble­jë punë­mar­rësin në masën e shpen­zim­it të kry­er prej tij.

 

SHPENZIMET

Neni 126

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

1) Punëd­hënësi rim­bur­son punë­mar­rësin për të gjitha shpen­zimet që rrjed­hin nga kry­er­ja e punës. Kur punë­mar­rësi dër­go­het të puno­jë jashtë ven­dit të tij të punës, punëd­hënësi i paguan atij shpen­zimet e nevo­jshme për këtë rast.

2) Kon­tra­ta kolek­tive e punës ose kon­tra­ta e shkru­ar mund të parashiko­jë që shpen­zimet e kry­era nga vetë punë­mar­rësi, do t’i paguhen në for­mën e një shume të cak­tu­ar si parad­hënie e për­l­log­a­r­it­ur mbi bazën e një dite pune, një javë ose një mua­ji. Rreg­ul­li­mi i për­l­log­a­r­it­jes është i vlef­shëm vetëm në rastet kur ajo mbu­lon të gjitha shpen­zimet e nevo­jshme.

3) Janë të pavlef­shme kon­tratat që parashiko­jnë përf­shir­jen pjesër­isht ose tërë­sisht të rim­bur­sim­it në pagën e punë­mar­rësit.

4) Janë të pavlef­shme kon­tratat në bazë të të cilave punë­mar­rësi duhet të për­bal­lo­jë vetë të gjitha shpen­zimet ose një pjesë të tyre.

 

Neni 127

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

1) Nëse në mar­rëvesh­je me punëd­hënësin, punë­mar­rësi për­dor për arsye pune autom­jetin vet­jak ose një tjetër të venë në dis­pozi­cion nga punëd­hënësi, shpen­zimet e zakon­shme për për­dorim­in ose mirëm­ba­jt­jen e autom­jetit, paguhen nga punëd­hënësi.

2) Nëse punë­mar­rësi për arsye pune për­dor autom­jet në mar­rëvesh­je me punëd­hënësin, punëd­hënësi duhet të pagua­jë tak­sat mbi autom­jetin dhe primet për sig­urim­in kun­drejt përgjegjë­sisë civile si dhe dëmsh­për­bli­mi për autor­iz­imin.

 

AFATET E PAGESëS

Neni 128

 

1) Rim­bur­si­mi i shpen­z­imeve jepet në të njëjtën kohë me pagën mbi bazën e për­l­log­a­r­it­jes së punë­mar­rësit, me për­jash­tim të rasteve kur me mar­rëvesh­je parashiko­hen afate të ndryshme.

2) Kur përm­bush­ja e detyrimeve kon­trak­tuale kërkon rreg­ull­isht kry­er­je shpen­z­imesh nga punë­mar­rësi, punëd­hënësi i jep atij parad­hënie për mbu­lim­in e shpen­z­imeve, në inter­vale të cak­tu­ara kohe dhe në çdo rast çdo muaj.

 

REFUZIMI PËR TË DHËNË PUNË

Neni 129

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, date 29.7.2003)

 

1)  Nëse punëd­hënësi refu­zon të zërë me punë punë­mar­rësin, për një arsye që nuk lid­het me të, ai dety­ro­het të pagua­jë punë­mar­rësin edhe kur nuk vazh­don të puno­jë.

2) Punëd­hënësi mund të zbresë nga paga atë që ka kursy­er punë­mar­rësi për shkak të pengesës për të punuar ose që ka fitu­ar duke kry­er një punë tjetër ose fitim, nga i cili ka hequr dorë qël­lim­isht.

3) Bëjnë për­jash­tim rastet e for­cave mad­hore, si dhe rasti kur punë­mar­rësi shkak­ton vetë me faj pamundës­inë e kry­er­jes së punës.

 

  1. MUNGESAT E PUNë­MAR­RëSIT

 

SëMUND­JE

Neni 130

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Kur punë­mar­rësi nuk mund të puno­jë për shkak të sëmund­jes, punëd­hënësi i jep atij jo më pak se 80 për qind të pagës për një peri­ud­hë prej 14 ditësh të pam­bu­lu­ara nga sig­urimet shoqërore (neni 23, pika 1 dhe neni 25 i ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sig­urimet shoqërore në Repub­likën e Shqipërisë”)

2) Punë­mar­rësi vërte­ton paaftës­inë e tij për punë nëpër­m­jet rapor­tit mjekë­sor të lëshuar nga mjeku. Me kërkesën e punëd­hënësit, punë­mar­rësi është i detyru­ar t’i nën­shtro­het ekza­minim­it nga një mjek tjetër i cak­tu­ar prej punë­mar­rësit; ky mjek do të deklaro­jë vetëm paaftës­inë për punë të punë­mar­rësit, duke rua­j­tur sekretin mjekë­sor.

3) Në rast se ka mospër­puth­je në pik­pam­jet e mjekut të punë­mar­rësit dhe atij të cak­tu­ar nga punëd­hënësi, punë­mar­rësi duhet t’i nën­shtro­het një eksper­tize që i beso­het një mjeku të cak­tu­ar nga Inspek­torati i Punës.

4) Punë­mar­rësi hum­bet të drej­tat kun­drejt punëd­hënësit, kur ai kundër­sh­ton pa të drejtë ver­i­fikimin e paaftë­sisë së tij për punë.

5) Kur sëmund­ja është paso­jë e paku­jde­sisë së rëndë të punë­mar­rësit, në bazë të mar­rëvesh­jes midis palëve, e drej­ta për pagë mund të thjesh­to­het ose të hiqet fare. Në mungesë të mar­rëvesh­jes kjo e drejtë ven­doset nga gjyka­ta.

 

AKSIDENTI

Neni 131

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

Kur punë­mar­rësi nuk ka mundësi të puno­jë për shkak të një aksi­den­ti në punë ose të një sëmund­je­je pro­fe­sion­ale, ai për­fi­ton kom­pen­simet nga sig­urimet shoqërore.

 

PëRKU­JDES­JA PëR FëMI­JëT Në NGARKIM

Neni 132

 

1) Në rast përku­jdesjesh të domos­doshme për fëmi­jët në ngarkim, punë­mar­rësi për­fi­ton pagën e tij, jo më shumë se 12 ditë munge­sa në vit. Punë­mar­rësi me fëmi­jë të fëmi­jët deri në tre vjeç, ka të drejtë për një pushim të paguar deri në 15 ditë, kur fëmi­ja i tij është i sëmurë, vërte­t­u­ar me raport mjekë­sor. Ai ka të drejtë të mungo­jë për një peri­ud­hë sht­esë jo më shumë se 30 ditë në vit pa pagesë.

2) Pushi­mi i jepet bashkëshort­it që mer­ret kujde­set efek­tivisht për fëmi­jën. Në rast të kundërt ai i jepet me rrad­hë edhe nënës edhe babait.

3) Punëd­hënësi mund të ver­i­fiko­jë raportin për kujdesin për fëmi­jën duke cak­tu­ar një mjek tjetër.

Dis­poz­i­tat e ver­i­fikim­it të paaftë­sisë në punë për shkak sëmund­je­je zba­to­hen me analogji.

 

 

“Neni 132/1

Leja prindërore

(Shtu­ar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Punë­mar­rësi, i cili ka më shumë se një vit pune të pandër­pre­rë tek i njëjti punëd­hënës, ka të drejtë për një leje të papagueshme, jo më pak se 4 muaj, derisa fëmi­ja që ka në ngarkim të arri­jë moshën 6 vjeç. E drej­ta për të kërkuar lejen prindërore është indi­vid­uale për secilin prind dhe nuk është e trans­fer­ueshme, me për­jash­tim të rasteve kur njëri prind vdes. Leja mund të jepet e ndarë, por jo më pak se një javë në vit. Kohëzg­jat­ja për­cak­to­het me mar­rëvesh­je me shkrim midis punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit.
  2. Në rastin e birësim­it të fëmi­jës, leja prindërore jepet bren­da 6 vjetëve, që nga dita e birësim­it të fëmi­jës, por jo më vonë se kur fëmi­ja mbush moshën 12 vjeç.
  3. Punë­mar­rësi duhet të lajmëro­jë, me shkrim, punëd­hënësin, të pak­tën dy javë për­para fil­lim­it të lejes prindërore. Punëd­hënësi ka të drejtë, pas kon­sul­tim­it me punë­mar­rësin, të shtyjë datën e fil­lim­it të lejes, deri në gjashtë muaj, për arsye të cilat kanë të bëjnë me nevo­jat opera­cionale të ndër­mar­rjes, kur punë­mar­rësi nuk mund të zëvendë­so­het përko­hë­sisht, kur kjo leje kërko­het njëko­hë­sisht nga shumë punë­mar­rës ose kur pozi­cioni i punës është i një rëndësie të veçan­të. Punëd­hënësi njofton punë­mar­rësin, me shkrim, bren­da dy javëve nga data e kërkesës, për arsyet e shtyr­jes së lejes prindërore.

 

 

PëRM­BUSH­JA E DETYRIMIT LIGJOR

Neni 133

 

1) Punëd­hënësi i jep pagën, për jo më shumë se 14 ditë pune, punë­mar­rësit që mungon në punë për shkak të përm­bush­jes së detyrim­it ligjor.

2) Punëd­hënësi mund të zbresë nga paga shpër­blimet që merr punë­mar­rësi për përm­bush­jen e detyrim­it ligjor.

 

KUSHTE KLIMATERIKE

Neni 134

 

Të drej­tat e punë­mar­rësve në rast të ndër­pre­rjes së punës për shkak të kushteve kli­ma­terike të jashtëza­kon­shme, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

 

Të DREJTAT E SHPIKëSIT DHE AUTORIT PUNë­MAR­RëS

 

KREU XII

 

SHPIKJET

Neni 135

 

1) Shpik­jet, me paten­të ose jo, që ka bërë ose në të cilat ka mar­rë pjesë punë­mar­rësi gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë së tij në shër­bim të punëd­hënësit dhe në për­puth­je me detyrimet e tij kon­trak­tuale, i përkasin punëd­hënësit.

2) Me mar­rëvesh­je të shkru­ar punëd­hënësi mund të ushtro­jë të drej­ta mbi shpik­jet që ka bërë punë­mar­rësi gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë së tij në shër­bim të punëd­hënësit, por jashtë kry­er­jes së detyrimeve të tij kon­trak­tuale.

3) Punë­mar­rësi, që ka bërë një shpik­je, siç parashiko­het në para­grafin e mësipërm e infor­mon për këtë me shkrim punëd­hënësin; ky i fun­dit bren­da 6 mua­jsh njofton me shkrim punë­mar­rësin, nëse men­don ta fito­jë shpik­jen ose t’ia lerë atë atij.

4) Nëse shpik­ja nuk i lihet punë­mar­rësit, punëd­hënësi i paguan atij një shpër­blim të drejtë, duke mba­j­tur parasysh të gjitha rrethanat, vlerën ekonomike të shpik­jes, bashkëpunimin e punëd­hënësit dhe të ndihme­save të tij, për­dorim­in, që i është bërë pajis­jeve të tij, shpen­zimet e punë­mar­rësit dhe vendin e tij në ndër­mar­rje.

 

VIZATIME DHE MODELE INDUSTRIALE. VEPRA LETRARE DHE ARTISTIKE

Neni 136

 

1) Kur punë­mar­rësi kri­jon një vepër gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë së tij në shër­bim të punëd­hënësit dhe në për­puth­je me detyrimet e tij kon­trak­tuale, e mbro­j­tur ose jo, punëd­hënësi mund ta për­dorë atë në masën që e lejon qël­li­mi i kon­tratës.

2) Të njëj­tat rreg­ul­la zba­to­hen edhe për viza­timet dhe mod­elet indus­tri­ale, si dhe për pro­gram­et infor­matike të kri­juara nga punë­mar­rësi gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë së tij në shër­bim të punëd­hënësit dhe në për­puth­je me detyrimet e tij kon­trak­tuale.

 

VëNIA Në DISPOZICION E PUNë­MAR­RëSVE DHE TRANSFERIMI I MAR­RëD­HëNIEVE Të PUNëS

 

KREU XIII

 

VëNIA Në DISPOZICION E PUNë­MAR­RëSVE

Neni 137

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

1) Punëd­hënësi nuk mund ta vërë në dis­pozicin të një punëd­hënësi tjetër një punë­mar­rës të tij, pa pëlqimin e këtij të fun­dit. Në këtë rast mbetet në fuqi kon­tra­ta fillestare midis punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit.

2) Kur një punëd­hënës vë në dis­pozi­cion të një punëd­hënësi tjetër punë­mar­rësin e tij, punëd­hënësi i parë është i detyru­ar t’i sig­uro­jë punë­mar­rësit të njëj­tat kushte pune me ato që u ka sig­u­ru­ar punëd­hënësi i dytë punë­mar­rësve të tij që krye­jnë të njëjtën punë.

3) Punëd­hënësi, në dis­pozi­cion të të cilit është vënë punë­mar­rësi, ka të njëj­tat detyrime kun­drejt tij për mbro­jt­jen e shën­de­tit, sig­urim­it dhe higjienës si ndaj punë­mar­rësve të tjerë të tij.

4) Kur punëd­hënësi nuk përm­bush detyrimet e tij kun­drejt punë­mar­rësit, të venë në dis­pozi­cion të një punëd­hënësi tjetër, ky i fun­dit përgjig­jet si sol­i­dar me punëd­hënësin e parë për detyrimet kun­drejt punë­mar­rësit.

 

  1. TRANSFERIMI I NDëR­MAR­RJES

 

RUAJTJA E TË DREJTAVE

Neni 138

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Me trans­fer­im të ndër­mar­rjes ose të një pjese të saj kup­to­het trans­fer­i­mi i një­sisë ose pjesës ekonomike, e cila ruan iden­titetin, në kup­ti­min e të qen­it një grup i orga­nizuar burimesh, që ka për qël­lim kry­er­jen e një veprim­tarie ekonomike, pavarë­sisht nëse kjo veprim­tari është krye­sore ose ndih­mëse.

2) Në rast trans­fer­i­mi të ndër­mar­rjes ose një pjese të saj, të drej­tat dhe detyrimet që rrjed­hin prej tij, në bazë të një kon­trate pune që është në fuqi deri në momentin e trans­ferim­it, i kalo­jnë per­son­it që i trans­fer­o­hen këto të drej­ta. Punë­mar­rësi, edhe kur kundër­sh­ton të ndrysho­jë punëd­hënësin, mbetet i lid­hur me punëd­hënësin e ri, deri në për­fundim të afatit ligjor të njof­tim­it.

3) Trans­fer­ue­si i të drej­tave përgjig­jet kra­has atij që i merr këto të drej­ta, për detyrimet që rrjed­hin nga kon­tra­ta e punës, deri në për­fundim të afatit kon­trak­tu­al të njof­tim­it ose afatit të për­cak­tu­ar me kon­tratë indi­vid­uale.

4) Pushi­mi nga puna i punë­mar­rësit nga punëd­hënësi, për arsye të trans­ferim­it të ndër­mar­rjes, është i pavlef­shëm. Bëjnë për­jash­tim pushimet që ndod­hin për arsye ekonomike, teknologjike ose struk­tur­ore, që kërko­jnë ndryshime në planin e punësim­it. Në këtë rast, pushimet duhet të respek­to­jnë rreg­ul­lat e për­cak­tu­ara në kre­un XIV.

 

INFORMACIONI DHE KONSULTIMI

Neni 139

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Shtu­ar fjalia e fun­dit e pikës 1 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Trans­fer­ue­si i të drej­tave dhe mar­rësi i tyre duhet të vënë në dijeni sindikatën e njo­hur si për­faqë­suese të punë­mar­rësve, ose në mungesë punë­mar­rësit e intere­suar për trans­fer­im­in, veçanër­isht për motivin e trans­ferim­it, paso­jat juridike, ekonomike dhe sociale të punë­mar­rësve dhe masat që duhet të mer­ren për ta. Detyri­mi për njof­tim dhe kon­sul­tim, sipas kësaj pike, zba­to­het pavarë­sisht nëse vendi­mi që sjell trans­fer­im­in mer­ret nga punëd­hënësi ose nga një entitet ose ndër­mar­rje që ushtron kon­troll mbi të.

2) Trans­fer­ue­si i të drej­tave dhe mar­rësi i tyre janë të detyru­ar t’i njofto­jnë këto infor­ma­ta të pak­tën 30 ditë para kry­er­jes së trans­ferim­it.

3) Në të njëjtën afat kohor, ata duhet të bëjnë kon­sul­time lid­hur me masat që prekin punë­mar­rësit për shkak të trans­ferim­it.

4) Kur në mosre­spek­tim të këtyre pro­ce­du­rave punëd­hënësi ka zgjid­hur kon­tratën në dëm të punë­mar­rësit, ky i fun­dit, përveç pagës që duhet të mar­rë gjatë afatit të njof­tim­it, ka të drejtën e një dëmsh­për­bli­mi deri në gjashtë paga mujore.

 

Neni 139/1

(Shtu­ar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

Zgjid­h­ja e kon­tratës së punës nga punë­mar­rësi, për shkak se trans­fer­i­mi përf­shin ndryshime thel­bë­sore në kushtet e punës, në dëm të tij, kon­sidero­het si zgjid­hje e pajus­ti­fikuar e kon­tratës së punës nga punëd­hënësi. Punë­mar­rësi njofton me shkrim punëd­hënësin, për zgjid­hjen e kon­tratës, bren­da 30 ditëve që nga data e trans­ferim­it, duke parashtru­ar edhe arsyet e zgjid­hjes së saj.

 

 

 

PëR­FUNDI­MI I MAR­RëD­HëNIES Së PUNëS

 

KREU XIV

KOHëZG­JAT­JA E KON­TRATëS Së PUNëS

Neni 140

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Kon­tra­ta e punës lid­het:

  1. për një kohëzg­jat­je të pacak­tu­ar;
  2. për një kohëzg­jat­je të cak­tu­ar.

2) Kon­tra­ta e punës lid­het për një peri­ud­hë të pacak­tu­ar. Lid­h­ja e kon­tratës së punës për një peri­ud­hë të cak­tu­ar duhet të jus­ti­fiko­het me arsye objek­tive, që lid­hen me natyrën e përkohshme të detyrës në të cilën punë­mar­rësi do të punë­so­het.

Mosz­ba­ti­mi i kësaj dis­pozite nuk e cenon vlef­sh­mërinë e kon­tratës, por sjell përgjegjës­inë e punëd­hënësit, sipas për­cak­timeve të bëra në pikën 2, të nen­it 202, të këtij Kodi.”.

 

 

 

  1. KONTRATA ME KOHëZG­JAT­JE Të PACAKTUAR

 

ZGJIDHJA

Neni 141

 

Kon­tra­ta me kohëzg­jat­je të pacak­tu­ar për­fun­don kur zgjid­het nga njëra palë dhe ka për­fun­d­uar afati i njof­tim­it.

 

KOHA E PROVëS

Neni 142

 

1) Kon­sidero­het si kohë prove 3 mua­jt e parë të punës, me për­jash­tim të rasteve kur palët kanë lid­hur një kon­tratë për kry­er­jen e së njëjtës pune.

2) Koha e provës mund të reduk­to­het ose hiqet me mar­rëvesh­je me shkrim ose me kon­tratë kolek­tive.

3) Gjatë kohës së mar­rjes në provë, secila nga palët mund të zgjid­hë kon­tratën duke i njof­tu­ar vendimin e saj palës tjetër të pak­tën 5 ditë për­para.

 

AFATET E NJOFTIMIT PAS KOHëS Së MARRJES Në PROVë

Neni 143

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

1) Pas kohës së mar­rjes në provë, për të zgjid­hur kon­tratën me peri­ud­hë të pacak­tu­ar, palët duhet të respek­to­jnë një afat njof­ti­mi prej dy javësh, kur mar­rëd­hë­nia e punësim­it ka zgjatur deri në gjashtë muaj, prej një mua­ji, për kohëzg­jat­jen mbi gjashtë muaj deri në dy vjet, prej dy mua­jsh, për kohëzg­jat­jen mbi dy vjet deri në pesë vjet, dhe prej tre mua­jsh, për kohëzg­jat­jen për më shumë se pesë vjet.

2) Shfuqizuar.

3) Afati i njof­tim­it për zgjid­hjen e kon­tratës zgjatet, sipas rastit, deri në fund të javës ose deri në fund të mua­jit. Zba­to­het i njëjti rreg­ull kur afati i njof­tim­it pezul­lo­het gjatë peri­ud­hës së paaftë­sisë për punë, shtatzënisë ose pushimeve të dhë­na nga punëd­hënësi.

4) Kur njëra nga palët e zgjidh kon­tratën pa respek­tu­ar afatin e njof­tim­it, zgjid­h­ja tra­j­to­het si zgjid­hje e kon­tratës me efekt të men­jëher­shëm.

  1. Gjatë peri­ud­hës së njof­tim­it, kur kon­tra­ta e punës zgjid­het nga ana e punëd­hënësit, punë-mar­rësi për­fi­ton, së paku, 20 orë leje të pagueshme në javë për të kërkuar punë të re. Kohëzg­jat­ja e lejes dhe pro­ce­du­rat për mar­rjen dhe për­dorim­in e saj duhet të për­cak­to­hen në kon­tratën kolek­tive ose indi­vid­uale të punës.

 

Pro­ce­du­ra e zgjid­hjes së kon­tratës së punës nga punëd­hënësi

Neni 144

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

 

1) Pas kohës së mar­rjes në provë, kur punëd­hënësi men­don të zgjid­hë kon­tratën e punës, ai duhet të njofto­jë me shkrim punë­mar­rësin të pak­tën 72 orë para takim­it dhe të bise­doj me të.

2) Punëd­hënësi, gjatë kësaj bisede, i parashtron punë­mar­rësit arsyet e vendim­it të parashikuar për t’u mar­rë dhe i jep atij mundësi për t’u shpre­hur.

3) Zgjid­h­ja njofto­het me shkrim, bren­da një afati nga 48 orë deri në një javë pas takim­it. Në njof­timin me shkrim, punëd­hënësi për­cak­ton arsyet e zgjid­hjes së kon­tratës, të cilat lid­hen me shkaqe të tilla si aftësia, sjell­ja e punë-mar­rësit ose kërke­sat opera­cionale të ndër­mar­rjes.

4) Shfuqizuar.

  1. Punëd­hënësi, i cili nuk respek­ton pro­ce­durën e për­cak­tu­ar në këtë nen, dety­ro­het t’i japë punë­mar­rësit një dëmsh­për­blim të barabartë me pagën e dy mua­jve, që i shto­het dëmsh­për­blimeve të tjera të mund­shme.

5/1. I takon punëd­hënësit të provo­jë respek­timin e pro­ce­durës së për­cak­tu­ar në këtë nen.

  1. Kjo pro­ce­durë nuk zba­to­het në rastet e pushimeve kolek­tive nga puna, por arsyet me shkrim për zgjid­hjen e kon­tratës do t’i jepen punë­mar­rësit, sipas afat­eve të për­cak­tu­ara në pikën 5, të nen­it 148, të këtij Kodi.

SHPëR­BLI­MI PëR VJETëRSINë

Neni 145

 

1) Punë­mar­rësi për­fi­ton shpër­blim për vjetër­si, kur kon­tra­ta është zgjid­hur nga punëd­hënësi dhe mar­rëd­hëni­et e punës kanë zgjatur jo më pak se tre vjet. Punë­mar­rësi e humb të drejtën e shpër­blim­it për vjetër­si, nëse është pushuar me efekt të men­jëher­shëm, për shkaqe të arsyeshme.

2) Shpër­bli­mi për vjetër­si është të pak­tën sa paga e një 15-ditëshi, mbi çdo vit pune të plotë, që llog­a­ritet në bazë të pagës që ekzis­ton në për­fundim të mar­rëd­hënieve të punës. Kur paga është e ndryshueshme, shpër­bli­mi llog­a­ritet mbi mesa­taren e pagës të vitit paraard­hës dhe indek­so­het.

3) Shpër­blim­it për vjetër­si i shto­het shpër­bli­mi që jepet në rastin e zgjid­hjes së kon­tratës pa shkaqe të arsyeshme ose të zgjid­hjes me efekt të men­jëher­shëm pa shkaqe të arsyeshme.

 

ZGJIDHJA E KON­TRATëS PA SHKAQE Të ARSYESHME

Neni 146

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Zgjid­h­ja e kon­tratës nga punëd­hënësi, kon­sidero­het pa shkaqe të arsyeshme kur:

  1. punë­mar­rësi ka pre­tendime që rrjed­hin nga kon­tra­ta e punës;
  2. punë­mar­rësi ka përm­bushur një detyrim ligjor;
  3. c) shkel ndal­im­in e diskri­m­inim­it, sipas për­cak­timeve në këtë kod dhe në ligjin e posaçëm për mbro­jt­jen nga
  4. për motive që lid­hen me ushtrim­in nga punë­mar­rësi, të një të drejte kushtetuese, por që nuk sjell shkel­jen e detyrimeve që rrjed­hin nga kon­tra­ta e punës;
  5. bëhet për motive të antarësim­it ose jo të punë­mar­rësit në sindikatë të kri­juar në bazë të ligjit ose për shkak të pjesë­mar­rjes së tij në veprim­tari sindikale në bazë të ligjit;
  6. Shuqi­zo­het;
  7. Shfuqi­zo­het.
  8. gj) bëhet në kundër­sh­tim me parashikimet e për­cak­tu­ara në pikën 3, të nen­it 144, të këtij Kodi, lid­hur me arsyet e zgjid­hjes së kon­tratës së punës.

2) Nëse kon­tra­ta zgjid­het pa shkaqe të arsyeshme, punë­mar­rësi ka të drejtë të ngre­jë padi kundër punëd­hënësit në gjykatë, bren­da 180 ditëve nga dita e për­fundim­it të afatit të njof­tim­it. Në rastin kur motivi abuziv është zbu­lu­ar pas kalim­it të këtij afati, punë­mar­rësi duhet të ngre­jë pad­inë bren­da 30 ditëve nga dita e zbu­lim­it të këtij motivi.

3) Zgjid­h­ja e kon­tratës pa shkaqe të arsyeshme është e pavlef­shme. Punëd­hënësi që ka zgjid­hur kon­tratën pa shkaqe të arsyeshme, dety­ro­het t’i japë punë­mar­rësit një dëmsh­për­blim deri në një vit pagë, që i shto­het pagës që ai duhet të mar­rë gjatë afatit të njof­tim­it. Për punë­mar­rësit në admin­is­tratën pub­like, kur ka një vendim gjykate të for­mës së pre­rë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëd­hënësi është i detyru­ar të zba­to­jë këtë vendim.

 

ZGJIDHJA E KON­TRATëS Në KOHë Të PAPëR­SH­TAT­SHME

Neni 147

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Punëd­hënësi nuk mund të zgjid­hë kon­tratën në kohën kur, sipas legjis­la­cionit në fuqi, punë­mar­rësi kryen, për­fi­ton pagesë paaftësie të përkohshme në punë nga punëd­hënësi ose sig­urimet shoqërore, për një peri­ud­hë deri në një vit, si dhe kur punë­mar­rësi është me pushime të dhë­na nga punëd­hënësi.

2) Kur zgjid­h­ja e kon­tratës bëhet para se punë­mar­rësi të thirret, të jetë me paaftësi të përkohshme në punë ose të jetë me pushime të dhë­na nga punëd­hënësi dhe afati i njof­tim­it nuk ka për­fun­d­uar, ky afat pezul­lo­het për peri­ud­hën e kry­er­jes së shër­bim­it ushtarak, të paaftë­sisë së përkohshme në punë ose të pushimeve të dhë­na nga punëd­hënësi dhe rifil­lon pas për­fundim­it të kësaj peri­ud­he.

 

PUSHIMI KOLEKTIV NGA PUNA

Neni 148

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Vlerë­so­het pushim kolek­tiv nga puna për­fundi­mi i mar­rëd­hënieve të punës nga punëd­hënësi, për arsye që nuk kanë të bëjnë me punë­mar­rësin, kur num­ri i pushimeve nga puna, bren­da 90 ditëve, është, të pak­tën, 10 punë­mar­rës për ndër­mar­rjet me deri në 100 punon­jës; 15, për ndër­mar­rjet me mbi 100 deri në 200 punon­jës; dhe 20, për ndër­mar­rjet me mbi 200 punon­jës.

2) Kur punëd­hënësi parashikon të bëjë pushime kolek­tive nga puna, ai duhet të njofto­jë me shkrim orga­ni­za­tën sindikale, e njo­hur si për­faqë­suese e punë­mar­rësve. Në mungesë të saj, punëd­hënësi njofton punë­mar­rësit e tij nëpër­m­jet afishim­it në mënyrë të duk­shme, në vendin e punës. Njof­ti­mi duhet të përm­ba­jë veçanër­isht arsyet e pushim­it nga puna, num­rin e punë­mar­rësve që do të pushohen, num­rin e punë­mar­rësve të punë­suar nor­mal­isht, si dhe kohën gjatë së cilës është parashikuar të kry­hen këto pushime. Punëd­hënësi i dorë­zon min­istri përgjegjës për punën një kop­je të këtij njof­ti­mi.

3) Punëd­hënësi bën këshillime me orga­ni­za­tën sindikale, e njo­hur si për­faqë­suese e punë­mar­rësve, me qël­lim që të arri­het një mar­rëvesh­je. Në mungesë të saj, punëd­hënësi u jep mundësi punë­mar­rësve të mar­rin pjesë në këshillime. Ato bëhen për mar­rjen e masave për të shman­gur ose pakë­suar pushimet kolek­tive nga puna dhe për të zbu­tur paso­jat e tyre. Këshillimet bëhen për një peri­ud­hë jo më pak se 30 ditë, duke fil­lu­ar nga data e njof­tim­it, e parashikuar në pikën 2 të këtij neni, përveç kur punëd­hënësi pra­non një kohëzg­jat­je më të mad­he.

4) Punëd­hënësi njofton, me shkrim, min­istrinë përgjegjëse për punën për për­fundimin e këshillimeve dhe i dër­gon një kop­je të këtij njof­ti­mi palës së intere­suar. Nëse palët nuk kanë rënë dako­rd, min­is­tria përgjegjëse për punën i ndih­mon ata të arri­jnë një mar­rëvesh­je, bren­da 30 ditëve, duke fil­lu­ar nga data e njof­tim­it, të parashikuar në këtë pikë. Min­is­tria përgjegjëse për punën nuk mund t’i ndalo­jë pushimet kolek­tive.

5)  Punëd­hënësi njofton punë­mar­rësit që do të pushohen nga puna, duke respek­tu­ar afatet e njof­tim­it, të për­cak­tu­ara në nenin 143, të këtij Kodi, pas për­fundim­it të peri­ud­hës së për­cak­tu­ar në pikën 3, të këtij neni, në rastin kur kemi një mar­rëvesh­je midis palëve dhe në rastin kur ndërhyn min­is­tria përgjegjëse për punën, pas për­fundim­it të peri­ud­hës së për­cak­tu­ar në pikën 4 të këtij neni.

6) Punëd­hënësi, që nuk respek­ton pro­ce­durën e pushim­it kolek­tiv nga puna, të parashikuar në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni, dety­ro­het t’i japë punë­mar­rësit një dëmsh­për­blim deri në gjashtë muaj pagë dëmsh­për­blim, i  cili i shto­het pagës gjatë afatit të njof­tim­it ose dëmsh­për­blim­it që mer­ret në rast mosre­spek­ti­mi të këtij afati, të parashikuar në nenin 143.

  1. Punëd­hënësi duhet t’u japë për­parësi në rimar­rjen në punë punë­mar­rësve të pushuar nga puna për arsye që nuk kanë të bëjnë me punë­mar­rësit, nëse ai punë­son punë­mar­rës me kual­i­fikim të kra­ha­sueshëm.

 

 

  1. KONTRATA ME AFAT Të CAKTUAR

 

PëR­FUNDI­MI

Neni 149

(Shtu­ar pika 3 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Kon­tra­ta me afat të cak­tu­ar për­fun­don në fund të kohës së parashikuar, pa zgjid­hje para­prake.

2) Kur, mbas për­fundim­it të afatit të cak­tu­ar, kon­tra­ta zgjatet në hes­ht­je tej këtij afati, ajo kon­sidero­het si kon­tratë me afat të pacak­tu­ar.

  1. Në rastin e zgjid­hjes së kon­tratës me afat të cak­tu­ar, për­para për­fundim­it të afatit, zba­to­het pro­ce­du­ra e për­cak­tu­ar në nenin 144 të këtij Kodi.

 

Neni 149/1

Informi­mi për vendet e lira të punës dhe mundës­inë e punësim­it

(Shtu­ar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Punëd­hënësi infor­mon punë­mar­rësin e punë­suar me kon­tratë me afat të cak­tu­ar për vendet e lira të punës dhe i sig­uron mundësi të barabar­ta me punë­mar­rësit e tjerë për t’u punë­suar në një punë me afat të pacak­tu­ar.
  2. Për aq sa është e mundur, punëd­hënësi lehtë­son punë­mar­rësit me kon­tratë me afat të cak­tu­ar dhe mundë­son tra­jn­ime të për­sh­tat­shme për të rrit­ur aftësitë e tyre, zhvil­lim­in e kar­ri­erës dhe lëvizsh­mëri në punë.

 

Neni 149/2

Tra­j­ti­mi i barabartë

(Shtu­ar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

Punë­mar­rësit e punë­suar me kon­tratë me afat të cak­tu­ar nuk mund të tra­j­to­hen në mënyrë më pak të favor­shme se punë­mar­rësit e punë­suar me kon­tratë me afat të pacak­tu­ar, lid­hur me kushtet e punësim­it, tra­jnim­it dhe mundë­sive të kar­ri­erës në punë. Punë­mar­rësit me kon­tratë pune me afat të cak­tu­ar gëzo­jnë të njëj­tat të drej­ta, për­p­jesë­timisht, si punë­mar­rësit me kon­tratë me afat të pacak­tu­ar.

 

 

KOHA E PROVëS

Neni 150

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Palët parashiko­jnë me shkrim një peri­ud­hë prove jo më shumë se tre muaj. Nuk mund të parashiko­het peri­ud­hë prove, kur ndër­m­jet palëve ka qenë lid­hur një kon­tratë pune, e cila kishte si objekt kry­er­jen e së njëjtës punë.

2) Afati i njof­tim­it gjatë kohës së provës është 5 ditë. Nëse kon­tra­ta nuk shfuqi­zo­het gjatë kohës së provës, kjo përf­shi­het në kohëzg­jat­jen e kon­tratës me afat të cak­tu­ar.

 

KONTRATA ME AFAT Të GJATë

Neni 151

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Shtu­ar fjali në fund të pikës 1 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Kur ndër­m­jet palëve kanë qenë lid­hur disa kon­tra­ta të një­pas­njëshme me afat të cak­tu­ar, për jo më pak se tre vjet, mosripërtërit­ja e kon­tratës së fun­dit nga punëd­hënësi vlerë­so­het si zgjid­hje e kon­tratës me afat të pacak­tu­ar. Kon­tratat me afat të cak­tu­ar ndër­m­jet të njëj­tave palë do të kon­sidero­hen si të një­pas­njëshme edhe në ato raste kur ka një ndër­pre­rje të shkurtër, jo më shumë se tre muaj, ndër­m­jet mbarim­it të një kon­trate dhe lid­hjes së kon­tratës tjetër.

2) Kur kon­tra­ta lid­het për më shumë se 3 deri në 5 vjet, ajo mund të zgjid­het nga punë­mar­rësi pas 3 vjetësh. Në këtë rast afati i njof­tim­it është 2 muaj dhe zgjatet deri në fund të mua­jit të dytë. Kur kon­tra­ta lid­het për më shumë se 5 vjet, ajo mund të zgjid­het nga punë­mar­rësi pas 5 vjetësh. Në këtë rast afati i njof­tim­it është 3 muaj dhe zgjatet deri në fund të mua­jit të tretë.

 

SHPëR­BLI­MI PëR VJETëRSINë

Neni 152

 

Në për­fundim të mar­rëd­hënieve të punës që kanë zgjatur jo më pak se tre vjet, punë­mar­rësi për­fi­ton shpër­blim për vjetërsinë si në rastin e zgjid­hjes së kon­tratës me afat të pacak­tu­ar nga punëd­hënësi.

 

  1. ZGJIDHJA E MENJËHERSHME E KONTRATËS

 

Neni 153

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

Shkaqe të jus­ti­fikuara

 

1) Punëd­hënësi e punë­mar­rësi, në çdo kohë, mund të zgjid­hin men­jëherë kon­tratën për shkaqe të jus­ti­fikuara.

2) Vlerë­so­hen si shkaqe të jus­ti­fikuara të gjitha rrethanat e rën­da që nuk lejo­jnë, sipas parim­it të mirëbes­im­it, t’i kërko­het atij që ka zgjid­hur kon­tratën, vazhdimin e mar­rëd­hënieve të punës.

3) Gjyka­ta ven­dos nëse ekzis­to­jnë shkaqe të jus­ti­fikuara për zgjid­hjen e men­jëher­shme të kon­tratës. Kon­sidero­hen shkaqe të jus­ti­fikuara rastet kur punë­mar­rësi shkel detyrimet kon­trak­tuale me faj të rëndë, si edhe rastet kur punë­mar­rësi shkel detyrimet kon­trak­tuale me faj të lehtë, në mënyrë të përsërit­ur, me gjithë par­ala­jmërim­in me shkrim të punëd­hënësit.

 

ZGJIDHJA E MEN­JëHER­SHME E JUSTIFIKUAR E KON­TRATëS NGA PUNëD­HëNëSI OSE PUNë­MAR­RëSI

Neni 154

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Kon­tra­ta e punës për­fun­don me zgjid­hjen e men­jëher­shme të saj.

2) Kur shkaqet e jus­ti­fikuara të zgjid­hjes së kon­tratës me efekt të men­jëher­shëm lid­hen me mosre­spek­timin e kon­tratës nga njëra palë, ajo duhet të ndreqë tërë­sisht dëmin e shkak­tu­ar palës tjetër, si rrjed­him i mosre­spek­tim­it të afatit të njof­tim­it.

3) Gjyka­ta, në rastet kur punë­mar­rësi shkel detyrimet kon­trak­tuale me faj të rëndë, ven­dos që punëd­hënësi të mos pagua­jë dëmsh­për­blim­in e parashikuar në nenin 144 pika 5.

4) Punë­mar­rësi i pushuar nga puna në mënyrë të men­jëher­shme e të jus­ti­fikuar hum­bet të drejtën e shpër­blim­it për vjetër­si, por ruan të drejtën e shpër­blim­it për pushimet e pamar­ra. Çdo pre­tendim tjetër që buron nga mar­rëd­hëni­et e punës mund të jetë objekt shqyr­ti­mi gjyqë­sor.

 

ZGJIDHJA E MEN­JëHER­SHME E PAJUSTIFIKUAR E KON­TRATëS Së PUNëS NGA PUNëD­HëNëSI

Neni 155

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Shtu­ar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Punë­mar­rësi ka të drejtën e pagës që do të kish fitu­ar, nëse mar­rëd­hëni­et e punës do të kishin për­fun­d­uar në fund të afatit të njof­tim­it të parashikuar në ligj ose me kon­tratë ose në për­fundim të kon­tratës me afat të cak­tu­ar.

2) Punëd­hënësi mund të zbresë nga paga të ard­hu­rat që punë­mar­rësi ka kursy­er si rezul­tat i ndër­pre­rjes së punës, të ard­hu­rat nga një punë tjetër ose të ard­hu­rat prej të cilave ai ka hequr dorë qël­lim­isht.

3) Në rastet e zgjid­hjes së men­jëher­shme, të pajus­ti­fikuar, të kon­tratës së punës nga punëd­hënësi, gjyka­ta, me kërkesë të punë­mar­rësit dhe duke vlerë­suar të gjitha rrethanat, ven­dos dëmsh­për­blim­in, deri në një vit pagë, që i shto­het pagës që ai duhet të mar­rë gjatë afatit të njof­tim­it. Për punë­mar­rësit në admin­is­tratën pub­like, kur ka një vendim të for­mës së pre­rë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëd­hënësi është i detyru­ar të zba­to­jë këtë vendim

  1. Nëse kon­tra­ta zgjid­het pa shkaqe të jus­ti­fikuara, punë­mar­rësi ka të drejtë të ngre­jë padi kundër punëd­hënësit, në gjykatën kom­pe­tente, bren­da 180 ditëve nga dita e zgjid­hjes së mar­rëd­hënieve të punës. Në rastin kur motivi i pajus­ti­fikuar është zbu­lu­ar pas kalim­it të këtij afati, punë­mar­rësi duhet të ngre­jë pad­inë bren­da 30 ditëve nga dita e zbu­lim­it të këtij motivi.

 

ZGJIDHJA E MEN­JëHER­SHME E PAJUSTIFIKUAR E KON­TRATëS NGA PUNë­MAR­RëSI

Neni 156

(Ndryshuar pika 1me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Kur kon­tra­ta e punës zgjid­het nga punëd­hënësi, për arsye se provo­het se punë­mar­rësi nuk paraqitet në vendin e punës, të cak­tu­ar në kon­tratën e punës, ose e brak­tis atë men­jëherë, pa shkaqe të arsyeshme, dhe bren­da 7 ditëve nuk ka njof­tu­ar, me shkrim, punëd­hënësin, ajo kon­sidero­het si zgjid­hje e pajus­ti­fikuar e kon­tratës së punës nga ana e punë­mar­rësit. Punë­mar­rësi duhet të përgjig­jet finan­cia­r­isht ndaj punëd­hënësit, jo më shumë se paga e një jave. Ai duhet të përgjig­jet edhe për dëmin sht­esë, që është difer­en­ca midis dëmit dhe pagës së një jave.

2) Gjyka­ta mund të ven­dos zvogëlim­in e masës së dëmsh­për­blim­it nëse punëd­hënësi nuk ka pësuar asnjë dëm ose nëse dëmi është më i vogël se masa e dëmsh­për­blim­it, të parashikuar në para­grafin e mësipërm të këtij neni.

3) Kur e drej­ta për të kërkuar dëmsh­për­blim­in nuk shuhet me kom­pen­sim, ajo parashkruhet bren­da 30 ditëve, duke fil­lu­ar nga data kur punë­mar­rësi nuk ka fil­lu­ar punën ose e ka brak­tisur atë.

 

VDEKJA E PUNë­MAR­RëSIT

Neni 157

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Kon­tra­ta për­fun­don me vdek­jen e punë­mar­rësit.

2) Në këtë rast, punëd­hënësi duhet t’i pagua­jë punë­mar­rësit pagën e një mua­ji, duke fil­lu­ar nga dita e vdek­jes së tij, pagën e dy mua­jve, nëse mar­rëd­hëni­et e punës kanë zgjatur për më shumë se 3 vjet dhe nëse punë­mar­rësi lë bashkëshort­in, fëmi­jë të mitur ose në mungesë të tyre per­sona të tjerë, siç parashiko­het në Kodin e Famil­jes.

 

VDEKJA E PUNëD­HëNëSIT

Neni 158

 

1) Me vdek­jen e punëd­hënësit kon­tra­ta i kalon trashëgim­tarëve të tij pa u ndryshuar; secila palë mund ta zgjid­hë kon­tratën, duke respek­tu­ar afatin ligjor të njof­tim­it.

2) Kon­tra­ta e lid­hur krye­sisht për shkak të cilë­sive të punëd­hënësit merr fund me vdek­jen e tij; në këtë rast punë­mar­rësi për­fi­ton pagën e tij deri në për­fundim të afatit ligjor të njof­tim­it.

 

KONTRATA KOLEKTIVE E PUNëS

 

KREU XV

 

PëRM­BA­JT­JA

Neni 159

 

1) Kon­tra­ta kolek­tive përm­ban dis­pozi­ta mbi kushtet e punësim­it, lid­hjen, përm­ba­jt­jen dhe për­fundimin e kon­tratave indi­vid­uale të punës, formimin pro­fe­sion­al, si dhe mbi mar­rëd­hëni­et midis palëve kon­trak­tuese.

2) Kon­tra­ta kolek­tive mund të përm­ba­jë dis­pozi­ta që ven­dosin punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit në raporte të detyrueshme të kri­juara nga palët me mar­rëvesh­je kolek­tive, ndaj per­son­ave juridikë.

3) Kon­tra­ta kolek­tive nuk mund të përm­ba­jë dis­pozi­ta më pak të favor­shme për punë­mar­rësit se ato të lig­jeve dhe akteve nën­ligjore në fuqi, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara shpre­himisht në ligj.

 

PALëT

Neni 160

 

Kon­tra­ta kolek­tive e punës lid­het nga një ose disa punëd­hënës ose orga­ni­za­ta punëd­hënë­sish nga njëra anë dhe një ose disa sindika­ta nga ana tjetër.

 

FUSHA E ZBATIMIT

Neni 161

 

1) Kon­tra­ta kolek­tive për­cak­ton fushën ter­ri­to­ri­ale dhe pro­fe­sion­ale të zba­tim­it të saj.

2) Kon­tra­ta kolek­tive lid­het në niv­el ndër­mar­rje­je ose dege, sipas mar­rëvesh­jes së palëve kon­trak­tuese.

 

SUBJEKTET E LIDHUR

Neni 162

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar pika 1me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Çdo punëd­hënës, që është nën­shkrues i kon­tratës kolek­tive ose anë­tar i një orga­ni­zate kon­trak­tuese, është i lid­hur nga kon­tra­ta kolek­tive.

Kjo e fun­dit zba­to­het ndaj gjithë punë­mar­rësve të punëd­hënësit, anë­tarë ose jo të orga­ni­za­tës sindikale kon­trak­tuese.

2) Kur punëd­hënësi jep dorëhe­q­jen nga orga­ni­za­ta nën­shkruese, mbetet i lid­hur nga kon­tra­ta kolek­tive deri në për­fundimin e saj, por jo më shumë se tre vjet.

3) Kur punëd­hënësi tjetër­son ndër­mar­rjen, kon­tra­ta kolek­tive zba­to­het një­soj ndaj mar­rësit, deri në për­fundimin e kohës gjatë së cilës ajo është e vlef­shme, ose deri kur të jetë nën­shkru­ar ose zba­to­het një tjetër kon­tratë kolek­tive me mar­rësin e ri.

4) Me urd­hër të min­istri përgjegjës për punën, efek­tet e kon­tratës kolek­tive të punës mund të shtri­hen te gjithë punëd­hënësit e degës, kur punëd­hënësit e lid­hur nga kon­tra­ta kolek­tive punë­so­jnë të pak­tën gjys­mën e punë­mar­rësve të degës. Pro­ce­du­rat rreg­ul­lo­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 163

KëRKE­SA PëR BISEDIME PëR LIDHJEN E KON­TRATëS KOLEKTIVE

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

  1. Çdo orga­ni­za­të për­faqë­suese sindikale, e kri­juar në bazë të ligjit, mund t’i kërko­jë çdo punëd­hënësi ose çdo orga­ni­zate sindikale fil­lim­in e bised­imeve për lid­hjen e kon­tratës kolek­tive të punës në niv­el ndër­mar­rje­je, ndër­mar­rjesh ose degësh aktiviteti, në favor të një ose disa kat­e­gorive pro­fe­sion­ale. Shumë orga­ni­za­ta sindikale mund ta ushtro­jnë këtë të drejtë së bashku.
  2. Orga­ni­zatat sindikale kanë të drejtë të kërko­jnë infor­ma­cion mbi të gjitha çësht­jet që lid­hen me bisedimet. Infor­ma­cioni duhet të jepet bren­da 1 jave kalen­darike, nga dita që është kërkuar, përveçse kur palët ose për­faqë­sue­sit e tyre kanë ranë dako­rd për një afat tjetër.
  3. Kërke­sa për fil­lim­in e bised­imeve për lid­hjen e kon­tratës kolek­tive bëhet me shkrim. Ajo shoqëro­het me kop­jen e statu­tit të orga­ni­za­tës ose orga­ni­zatave kërkuese sindikale, si dhe me tregue­sit e nevo­jshëm mbi për­faqë­suesh­mërinë e këtyre të fun­dit në ndër­mar­rje, ndër­mar­rjet ose degën e cak­tu­ar.
  4. Punëd­hënësi, të cilit i është kërkuar fil­li­mi i bised­imeve, duhet ta bëjë kërkesën pub­like, duke e afishuar, në mënyrë të duk­shme, gjatë dy javëve, në ndër­mar­rje. Nëse kërke­sa është bërë në niv­el dege, ajo duhet të afishohet në të gjitha ndër­mar­rjet ose degët. Orga­ni­za­ta ose orga­ni­zatat sindikale, që kërko­jnë fil­lim­in e bised­imeve, duhet të kujde­sen që afishi­mi të kry­het në mënyrë të rreg­ullt.
  5. Nëse për­faqë­suesh­mëria e orga­ni­za­tës ose e orga­ni­zatave sindikale, që kërko­jnë fil­lim­in e bised­imeve, nuk është kundër­sh­tu­ar, vepro­het sipas nen­it 165, të këtij Kodi. Në këtë rast, për­faqë­suesh­mëria e orga­ni­za­tës ose orga­ni­zatave sindikale nuk mund të kundër­sh­to­het gjatë dy vjetëve.
  6. Nëse lid­h­ja e kon­tratës kolek­tive nuk është para­prirë nga një afishim i rreg­ullt i kërkesës, punëd­hënësit ose orga­ni­za­ta e punëd­hënësve nuk mund të kundër­sh­to­jnë fil­lim­in e një pro­ce­dure të re të njo­hjes së për­faqë­suesh­mërisë së orga­ni­za­tës ose orga­ni­zatave sindikale, me qël­lim hap­jen e bised­imeve për lid­hjen e një kon­trate tjetër kolek­tive. Kon­tra­ta e parë kolek­tive, e lid­hur pa respek­tu­ar detyrim­in e afishim­it, është e pavlef­shme që nga çasti i hyr­jes në fuqi të kon­tratës së dytë, që është lid­hur duke respek­tu­ar pro­ce­du­rat e parashikuara në këtë Kod.
  7. Për­para mira­tim­it të plan­eve të punës, që kërko­jnë shër­bimet e punë­mar­rësve gjatë natës, punëd­hënësi duhet të këshillo­het me për­faqë­sue­sit e punë­mar­rësve të intere­suar në lid­hje me deta­jet e këtyre plan­eve dhe for­mat e orga­nizim­it të punës së natës, që janë më të për­sh­tat­shme për sipër­mar­rjen dhe per­son­elin e saj, si dhe për masat për shën­detin në punë dhe shër­bimet sociale të nevo­jshme. Kon­sul­ti­mi duhet të zhvil­lo­het rreg­ull­isht në sipër­mar­rjet ku ka punë­mar­rës që puno­jnë gjatë natës.

 

PROCEDURA E NJOHJES Së ORGA­NI­ZA­TëS OSE ORGANIZATAVE Më Të PëR­FAQë­SUARA SINDIKALE

Neni 164

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

  1. l) Nëse për­faqë­suesh­mëria e orga­ni­za­tës ose orga­ni­zatave sindikale, që kanë kërkuar fil­lim­in e bised­imeve kundër­sh­to­het, çdo orga­ni­za­të sindikale e intere­suar duhet t’i dorë­zo­jë punëd­hënësit ose orga­ni­za­tës së punëd­hënësve, me shpen­zimet e veta, provën e për­faqë­suesh­mërisë. Kjo provë paraqitet në for­mën e një vërte­ti­mi note­r­i­al, ku noteri vërte­ton num­rin e anë­tarëve të orga­ni­za­tës sindikale, në bazë të kuo­ti­za­cion­eve të paguara gjatë dy vjetëve të fun­dit ose deklarimeve, me shkrim ose me gojë, të punë­mar­rësve anë­tarë.

2) Orga­ni­za­ta që provon se ka num­rin më të madh të anë­tarëve punë­mar­rës në ndër­mar­rje ose degë, vlerë­so­het si orga­ni­za­ta më e për­faqë­suar. Nëse disa orga­ni­za­ta sindikale paraqiten së bashku, vlerë­so­het më i për­faqë­suar grupi i orga­ni­zatave që ka num­rin më të madh të anë­tarëve.

3) Nëse punëd­hënësi, orga­ni­za­ta e punëd­hënësve ose orga­ni­zatat sindikale kundër­sh­to­jnë vërte­timin note­r­i­al, ata duhet të dorë­zo­jnë një ankim në zyrën e paj­tim­it të qarkut (nëse bisedimet për kon­tratën kolek­tive nuk kalo­jnë kufi­jtë e një qarku), ose në Zyrën Kom­bëtare të Paj­tim­it (nëse bisedimet për kon­tratën kolek­tive shtri­hen në më shumë se një qark). Ky ankim duhet dorëzuar bren­da dy javëve, duke fil­lu­ar nga data e shpall­jes së rezul­tatit sipas vërte­tim­it note­r­i­al. Zyra e paj­tim­it shqyr­ton të gjitha provat dhe ven­dos për për­faqë­suesh­mërinë e orga­ni­za­tës ose orga­ni­zatave sindikale dhe e shpall atë bren­da dy javëve nga data e vënies së saj në lëviz­je. Kur punëd­hënësi ose orga­ni­za­ta e punëd­hënësve nuk e pra­no­jnë vendimin e zyrës së paj­tim­it, ata kanë të drejtë të kërko­jnë orga­niz­imin e një voti­mi të fshe­htë bren­da dy javëve nga data e shpall­jes së vendim­it.

Mënyra e orga­nizim­it dhe pro­ce­du­ra e votim­it rreg­ul­lo­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

4) Për­faqë­suesh­mëria e orga­ni­za­tës ose orga­ni­zatave sindikale nuk mund të kundër­sh­to­het gjatë dy vjetëve, duke fil­lu­ar nga data e shpall­jes së vendim­it nga zyra e paj­tim­it, të pran­uar nga palët, ose të rezul­tatit nga komi­sioni i votim­it.

5) shfuqi­zo­het.

 

BISEDIMET. NDëR­M­JETëSI­MI. ARBITRIMI

Neni 165

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Kur për­faqë­suesh­mëria e orga­ni­za­tës ose orga­ni­zatave sindikale nuk është kundër­sh­tu­ar ose kur ajo është njo­hur në mënyrë për­fundimtare, punëd­hënësi ose orga­ni­za­ta e punëd­hënësve duhet të presin palën kërkuese të bised­imeve bren­da dy javëve, duke fil­lu­ar nga data e për­fundim­it të afatit të afishim­it ose, në rast kundër­sh­ti­mi të për­faqë­suesh­mërisë, duke fil­lu­ar nga data e shpall­jes për­fundimtare të saj.

2) Nëse bisedimet nuk për­fun­do­jnë bren­da 30 ditëve, duke fil­lu­ar nga data e për­fundim­it të afatit të afishim­it ose në rast kundër­sh­ti­mi të për­faqë­suesh­mërisë, duke fil­lu­ar nga data e shpall­jes për­fundimtare të saj, asnjëra nga palët nuk mund të për­dorë të drejtën e grevës, pa vënë më parë në lëviz­je ndër­m­jetësin, zyrën e paj­tim­it, si dhe, nëse palët bien dako­rd, Gjykatën e Arbi­trazhit, sipas pro­ce­du­rave të parashikuara në kre­un XVII të këtij Kodi.

3) Shfuqi­zo­het.

 

FORMA

Neni 166

 

1) Kon­tra­ta kolek­tive është e vlef­shme vetëm në for­më të shkru­ar. Ajo duhet të nën­shkruhet nga të gjitha palët. Kur një palë është një orga­ni­za­të, për­faqë­sue­sit e kësaj të fun­dit cak­to­hen në për­puth­je me statutin.

2) Kon­tra­ta kolek­tive mund të zgjid­het ose ndryshohet vetëm me shkrim.

3) Kon­tra­ta kolek­tive është e vlef­shme edhe kur bëhet në for­mën e një vendi­mi me shkrim të dhënë nga zyra e paj­tim­it e cak­tu­ar me mar­rëvesh­je nga palët.

 

DEPOZITIMI

Neni 167

(Ndryshuar pika 1me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Punëd­hënësi duhet të depoz­i­to­jë origji­nalin e kon­tratës kolek­tive, bren­da 15 ditëve nga data e për­fundim­it të kësaj mar­rëvesh­je­je midis palëve, në:

  1. a) zyrën rajonale të punësim­it, për kon­tratat kolek­tive në niv­el ndër­mar­rje­je;
  2. b) min­istrinë përgjegjëse për punën, për kon­tratat kolek­tive në niv­el dege ose ndër­mar­rje­je, nëse ndër­mar­r­ja ushtron aktivitetin në më shumë se një rajon.”.

2) Depoz­iti­mi i kon­tratës që parashiko­het në para­grafin (1) të këtij neni, nuk është një kusht për vlef­sh­mërinë e kon­tratës kolek­tive.

 

NDRYSHIMI DHE RIPëRTëRIT­JA

Neni 168

 

Në rastet e ndryshim­it dhe përsërit­jes së kon­tratës kolek­tive, zba­to­hen me analogji dis­poz­i­tat 164, 165 të këtij Kodi.

 

EFEKTET Në MAR­RëD­HëNI­ET MIDIS PALëVE KONTRAKTUESE DHE Të TRETëVE

Neni 169

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Secila nga palët kon­trak­tuese zba­ton kon­tratën; kur pala është orga­ni­za­të, ajo kujde­set për zba­timin e kon­tratës nga anë­tarët e saj.

2) Secila nga palët zba­ton detyrim­in e paqes së punës vetëm kur palët kanë rënë dako­rd për të, shpre­himisht, me shkrim.

3) Detyri­mi i paqes së punës sipas para­grafit të dytë të kësaj dis­pozite zba­to­het nga çdo orga­ni­za­të pro­fe­sion­ale kon­trak­tuese ose jo, në fushën e zba­tim­it ter­ri­to­r­i­al e pro­fe­sion­al të kon­tratës kolek­tive dhe nga çdo per­son i lid­hur me këtë të fun­dit.

 

ZGJIDHJA E MOS­MAR­RëVESH­JEVE

Neni 170

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

1) 1. Kur kon­tra­ta kolek­tive shkelet nga njëra palë, pala tjetër mund t’i drej­to­het gjykatës ose gjykatës së arbi­trazhit, kur kjo e fun­dit parashiko­het në kon­tratën kolek­tive.

2) Gjyka­ta ose Gjyka­ta e Arbi­trazhit, kur shkelet kon­tra­ta, ven­dos detyrim­in e palës faj­tore për shly­er­jen e dëmit të shkak­tu­ar ndaj palës tjetër.

3) Kur shkel­ja është kry­er nga njëri prej anë­tarëve të palës kon­trak­tuese, gjyka­ta ven­dos detyrim­in e tij për shly­er­jen e dëmit që ka pësuar pala tjetër ose çdo anë­tar i saj i cen­uar.

4) Përveç dëmsh­për­blim­it të për­cak­tu­ar në pikën e mësipërme, gjyka­ta ven­dos për masën e gjobës, që duhet të pagua­jë pala faj­tore në dobi të palës së dëm­tu­ar, në rastet kur kjo masë nuk për­cak­to­het në kon­tratën kolek­tive.

 

EFEKTET MBI KONTRATAT INDIVIDUALE Të PUNëS

Neni 171

 

1) Dis­poz­i­tat e kon­tratës kolek­tive që lid­hen me kushtet e punës, rreg­ul­lo­jnë drejt­për­drejt kon­tratat indi­vid­uale të punës të lid­hu­ra nga çdo punëd­hënës që ka për­fun­d­uar këtë kon­tratë.

2) Çdo dis­poz­itë e kon­tratës indi­vid­uale të punës që është më pak e favor­shme për punë­mar­rësin se dis­pozi­ta e kon­tratës kolek­tive, është e pavlef­shme dhe zëvendë­so­het nga kjo dis­poz­itë.

 

ZGJIDHJA E KONFLIKTEVE

Neni 172

 

Gjyka­ta është kom­pe­tente për të zgjid­hur çdo mos­mar­rëvesh­je indi­vid­uale ose kolek­tive lid­hur me zba­timin e kon­tratës kolek­tive.

 

KOHëZG­JAT­JA

Neni 173

 

1) Kon­tra­ta kolek­tive lid­het për një kohëzg­jat­je të cak­tu­ar ose të pacak­tu­ar.

2) Kon­tra­ta kolek­tive e lid­hur për një kohëzg­jat­je të pacak­tu­ar mund të zgjid­het nga secila palë. Në këtë rast afati i njof­tim­it është gjashtë muaj.

3) Kon­tra­ta kolek­tive e lid­hur për një kohëzg­jat­je të cak­tu­ar për më shumë se tre vjet, mund të zgjid­het nga secila palë, pas kalim­it të këtij afati. Në këtë rast afati i njof­tim­it është gjashtë muaj.

4) Kur kon­tra­ta kolek­tive lid­het, nga disa punëd­hënës ose punë­mar­rës, zgjid­h­ja e kon­tratës kolek­tive nga njëri prej tyre e lë në fuqi mar­rëvesh­jen kolek­tive midis të tjerëve.

5) Kon­tra­ta kolek­tive nuk mund të mba­het në fuqi në mënyrë të arsyeshme, kur rrethanat ndrysho­jnë në mënyrë të duk­shme dhe nuk mund të parashiko­hen në çastin e lid­hjes së saj. Në këtë rast, pala më e intere­suar mund t’i drej­to­het gjykatës për të ven­do­sur zgjid­hjen e parakohshme të saj.

 

 

SHUMëL­LO­JSH­MëRIA E KONTRATAVE KOLEKTIVE

Neni 174

 

1) Kur, në të njëjtën ndër­mar­rje, kanë prir­je të zba­to­hen dy kon­tra­ta kolek­tive, njëra e lid­hur në niv­el ndër­mar­rje­je ose të një grupi ndër­mar­rjesh, ndër­sa tje­tra në niv­el dege, çdo punë­mar­rës mund të kërko­jnë zba­timin e dis­poz­itës më të favor­shme.

2) Nëse në momentin e për­fundim­it të kon­tratës kolek­tive në niv­el dege punëd­hënësi ka qenë i lid­hur me një kon­tratë kolek­tive në niv­el ndër­mar­rje­je ose grupi ndër­mar­rjesh, ai mund të vetësh­pal­let i zgjid­hur nga kjo e fun­dit që me hyr­jen në fuqi të kon­tratës së lid­hur në niv­el dege, me për­jash­tim të rastit kur është parashikuar ndryshe në kon­tratën kolek­tive në niv­el dege.

 

PASOJAT E ZGJIDHJES Së KON­TRATëS KOLEKTIVE

Neni 175

 

1) Kon­tra­ta kolek­tive pushon së ushtru­ari efek­tet e saj ndaj palëve kon­trak­tuese, kur përm­bushet afati i zgjid­hjes së saj.

2) Çdo kon­tratë indi­vid­uale pune, e përf­shirë në fushën e zba­tim­it të kon­tratës kolek­tive, vazh­don të rreg­ul­lo­het nga dis­poz­i­tat e kësaj kon­trate, me për­jash­tim të rasteve kur ajo është ndryshuar me mar­rëvesh­je midis punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit ose kur është zgjid­hur prej tyre. I njëjti rreg­ull zba­to­het për mar­rëd­hëni­et midis punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit dhe çdo per­soni juridik të parashikuara nga palët në kon­tratën kolek­tive.

3) Në kon­tratën kolek­tive mund të parashiko­het që të gjitha për­fitimet që rrjed­hin prej saj ose një pjesë e tyre janë të vlef­shme gjatë kohëzg­jat­jes së kon­tratës. E drej­ta për të për­fi­tu­ar shuhet në të njëjtën kohë me për­fundimin e kon­tratës.

 

ORGANIZATAT SINDIKALE

 

KREU XVI

 

  1. KRIJIMI

 

ORGANIZATA PROFESIONALE

 

Neni 176

Orga­ni­zatat sindikale dhe orga­ni­zatat e punëd­hënësve

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

  1. Orga­ni­zatat sindikale dhe orga­ni­zatat e punëd­hënësve janë orga­ni­za­ta shoqërore të pavaru­ra, që kri­jo­hen si bashkime vull­netare të punë­mar­rësve ose punëd­hënësve, qël­li­mi i të cilave është për­faqësi­mi dhe mbro­jt­ja e të drej­tave dhe intere­save ekonomikë, pro­fe­sion­alë dhe shoqërorë të anë­tarëve të tyre.
  2. Orga­ni­zatat sindikale dhe orga­ni­zatat e punëd­hënësve kanë të drejtë të kri­jo­jnë fed­er­a­ta e kon­fed­er­a­ta dhe të anë­tarë­so­hen në to. Fed­er­a­ta kri­jo­het nga bashki­mi vull­ne­tar i dy ose më shumë orga­ni­zatave. Kon­fed­er­a­ta kri­jo­het nga bashki­mi vull­ne­tar i dy ose më shumë fed­er­atave. Çdo orga­ni­za­të, fed­er­atë ose kon­fed­er­atë ka të drejtë të anë­tarë­so­het në orga­ni­za­ta ndërkom­bëtare punë­mar­rë­sish ose punëd­hënë­sish.
  3. Në kup­ti­min e kësaj dis­pozite, pen­sion­istët dhe të papunët mund të anë­tarë­so­hen në orga­ni­zatat sindikale.

 

STATUTI

Neni 177

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar pika 1me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

1) Akti i kri­jim­it dhe statu­ti i çdo orga­ni­zate duhet të nën­shkruhen nga jo më pak se 5 anë­tarë themelues për orga­ni­za­tën e punëd­hënësve dhe jo më pak se 20 anë­tarë themelues për orga­ni­za­tën sindikale.

2) Në statut detyrim­isht duhet të për­cak­to­hen:

  1. emri i orga­ni­za­tës;
  2. ven­di ku ndod­het selia e saj;
  3. qël­limet e saj;
  4. kushtet e pra­nim­it, të dorëhe­q­jes dhe të për­jash­tim­it të anë­tarëve;
  5. të drej­tat dhe detyrat e anë­tarëve;
  6. për­bër­ja dhe funk­sion­i­mi i organ­eve drejtuese, si dhe kohëzg­jat­ja e man­dat­eve;
  7. sipas rastit, përkatësia në fed­er­atë ose në kon­fed­er­atë;
  8. masat që mer­ren në rast shpërn­dar­je.

3) Shu­ma e kuo­ti­za­cionit për anë­tarës­inë cak­to­het nga organi më i lartë i orga­ni­za­tës.

 

FITIMI I PERSONALITETIT JURIDIK

Neni 178

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

 

1) Orga­ni­zatat sindikale dhe orga­ni­zatat e punëd­hënësve, fed­er­atat dhe kon­fed­er­atat duhet të dorë­zo­jnë aktin e kri­jim­it dhe statutin e tyre në Gjykatën e Tiranës për njo­hjen e tyre si per­son juridik.

2) Orga­ni­za­ta sindikale dhe orga­ni­za­ta punëd­hënë­sish fiton per­son­alitet juridik pas 60 ditëve nga dorëz­i­mi i statu­tit në Gjykatën e Tiranës, me për­jash­tim të rasteve kur gjyka­ta jep vendim të kundërt.

 

EMRI

Neni 179

 

Asnjë orga­ni­za­të sindikale dhe orga­ni­za­të punëd­hënë­sish nuk mund të ketë emrin e një orga­ni­zate ekzistuese.

 

DEPOZITIMI I STATUTIT

Neni 180

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

Çdo orga­ni­za­të sindikale dhe orga­ni­za­të punëd­hënë­sish duhet të depoz­i­to­jë një kop­je të statu­tit të saj dhe të vendim­it të gjykatës pranë min­istrisë përgjegjëse për punën.

 

  1. LIR­ITë SINDIKALE

 

PARIMET

Neni 181

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Orga­ni­za­ta sindikale orga­ni­zon lirisht admin­istrim­in dhe veprim­tar­inë e saj; ajo har­ton lirisht pro­gramin e saj.

2) Çdo orga­ni­za­të sindikale duhet të zhvil­lo­jë veprim­tar­inë e saj në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

3) Ndalo­het diskri­m­in­i­mi ndaj për­faqë­suesve të sindikatës.

4) Zgjid­h­ja e kon­tratës së punës, nga punëd­hënësi, për për­faqë­sue­sit e orga­ni­za­tës sindikale, pa pëlqimin e kësaj orga­ni­zate, është e pavlef­shme. Për­faqë­sue­sit e orga­ni­za­tës sindikale mund të mos japin pëlqimin për zgjid­hjen e kon­tratës, nëse zgjid­h­ja e kon­tratës shkel parim­in e tra­j­tim­it të barabartë ose kur dëm­ton rëndë ose e bën të pamundur funk­sion­imin nor­mal të sindikatës. Kërkesës së punëd­hënësit për dhënien e pëlqim­it të orga­ni­za­tës sindikale i kthe­het përgjig­je bren­da 8 ditëve, nga organi përkatës i kësaj orga­ni­zate. Punëd­hënësi mund të zgjid­hë kon­tratën e punës nëse orga­ni­za­ta sindikale jep pëlqimin e saj ose kur gjyka­ta e shpall të pabazuar mos­d­hënien e këtij pëlqi­mi. Nëse punëd­hënësi nuk respek­ton pro­ce­durën e parashikuar në këtë pikë, zgjid­h­ja e kon­tratës së punës kon­sidero­het e pavlef­shme.

5) Ndryshi­mi i kushteve të kon­tratës së punës të për­faqë­suesve të orga­ni­za­tës sindikale mund të bëhet vetëm me pëlqimin e punë­mar­rësit dhe të kësaj orga­ni­zate. Punëd­hënësi nuk mund të ndrysho­jë vendin e punës së për­faqë­suesve të orga­ni­za­tës sindikale, edhe nëse ky ndryshim është parashikuar nga kon­tra­ta e punës, pa pëlqimin e punë­mar­rësit dhe të kësaj orga­ni­zate, me për­jash­tim të rasteve kur ndryshi­mi është i domos­doshëm për veprim­tar­inë ekonomike të ndër­mar­rjes.

6) Nëse për­faqë­sue­sit e orga­ni­zatave sindikale, që vepro­jnë në shkallë kom­bëtare, gjatë man­datit të tyre puno­jnë dhe paguhen nga këto orga­ni­za­ta, kon­tra­ta e tyre e punës me punëd­hënësin pezul­lo­het. Në për­fundim të man­datit pezul­li­mi mbaron dhe kon­tra­ta e punës rihyn në fuqi. Që nga ky çast, palët kanë të gjitha të drej­tat dhe detyrimet që buro­jnë nga kon­tra­ta e punës.

7) Punëd­hënësi duhet të kri­jo­jë kushte dhe lehtësitë e nevo­jshme për për­faqë­sue­sit e zgjed­hur të orga­ni­zatave sindikale për ushtrim­in nor­mal­isht të funk­sion­eve të tyre, të cilat për­cak­to­hen në kon­tratën kolek­tive të punës. Për këtë qël­lim punëd­hënësi duhet:

  1. të lejo­jë hyr­jen e tyre në mjedis­et e punës;
  2. të lejo­jë shpërn­dar­jen e njof­timeve, broshu­rave, pub­likimeve dhe doku­menteve të tjera të orga­ni­za­tës sindikale;
  3. t’u japë kohën e nevo­jshme për të mar­rë pjesë në veprim­tar­itë e këtyre orga­ni­zatave bren­da dhe jashtë ven­dit;

ç. të lejo­jë dhe t’u kri­jo­jë lehtësi në mjedis­et e punës për grum­bul­lim­in e kuo­ti­za­cion­eve të orga­ni­za­tës, si dhe për orga­niz­imin e mbled­hjeve dhe të takimeve.

  1. Të drej­tat sindikale, të për­fi­tu­ara në më shumë se dy kon­tra­ta kolek­tive të një­pas­njëshme, nuk mund të kundër­sh­to­hen nga punëd­hënësi.
  2. Për­faqë­sue­sit e orga­ni­zatave sindikale gëzo­jnë mbro­jt­jen e për­cak­tu­ar në këtë nen edhe pas mbarim­it të man­datit, për një peri­ud­hë jo më pak se 1 vit.

 

MBROJTJA E Të DREJTAVE Të ANë­TARëVE Në GJYKATë

Neni 182

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

Çdo orga­ni­za­të sindikale e njo­hur si per­son juridik mund t’i drej­to­het gjykatës për mbro­jt­jen e intere­save të secilit prej anë­tarëve të saj, për të arrit­ur zba­timin nga punëd­hënësi të dis­poz­i­tave të ligjit, kon­tratës kolek­tive ose indi­vid­uale të punës.

 

BURIMET

Neni 183

 

1) Burimet e orga­ni­zatave sindikale për­bëhen nga kuo­ti­za­cionet, dhurimet, të ard­hu­rat e veprim­tarive shoqërore, ekonomike ose kul­tur­ore.

2) Të ard­hu­rat e sig­u­ru­ara nga orga­ni­zatat sindikale  për­jash­to­hen nga tak­sat për aq sa parashiko­het në ligjin fiskal.

 

 

  1. NDALIMI I NDëRHYR­JES

 

PARIMET

Neni 184

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Ndalo­het çdo akt ndërhyr­je­je në kri­jimin, funk­sion­imin ose admin­istrim­in e orga­ni­zatave pro­fe­sion­ale nga organet shtetërore.

2) Ndalo­het çdo akt ndërhyr­je­je në kri­jimin, funk­sion­imin ose admin­istrim­in e orga­ni­zatave sindikale nga punëd­hënësit ose orga­ni­zatat e punëd­hënësve.

 

VEPRIMET E NDëRHYR­JES Së ORGANIT SHTETëROR

Neni 185

 

1) Organi shtetëror nuk ndërhyn për raste që kufi­zo­jnë të drej­tat e parashikuara në nenin 182 të këtij Kodi ose që pen­go­jnë ushtrim­in e tyre ligjor, me për­jash­tim të rasteve të shkel­jeve të ligjsh­mërisë.

2) Orga­ni­za­ta sindikale mund t’i drej­to­het gjykatës për të ndalu­ar çdo veprim ndërhyr­je­je ose kër­cën­i­mi ndaj saj.

 

VEPRIMET E NDëRHYR­JES Së PUNëD­HëNëSIT OSE Të NJë ORGANIZATE PUNëD­HëNë­SISH

Neni 186

 

1) Kon­sidero­hen si veprime ndërhyr­je­je të punëd­hënësit ose të një orga­ni­zate punëd­hënë­sish masat që:

  1. nxisin kri­jimin e orga­ni­zatave sindikale që mbi­zotëro­hen nga një punëd­hënës ose një orga­ni­zate punëd­hënë­sish ose që mbësht­esin orga­ni­za­ta sindikale me mjete finan­cia­re apo mënyra të tjera, me qël­lim që t’i ven­dosin këto orga­ni­za­ta nën kon­trol­lin e një punëd­hënësi ose orga­ni­zate punëd­hënë­sish;
  2. pen­go­jnë kri­jimin, funk­sion­imin ose admin­istrim­in e një orga­ni­zate sindikale;
  3. dëm­to­jnë punë­mar­rësin për shkak të përkatë­sisë ose veprim­tarisë së tij sindikale, duke e diskrim­in­uar atë.

 

SHPëRN­DAR­JA

Neni 187

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Shpërn­dar­ja e orga­ni­za­tës sindikale ven­doset sipas mënyrave të cak­tu­ara në statut.

2) Me kërkesën e min­istrit përgjegjës për punën ose çdo organi tjetër të cak­tu­ar me ligj, Gjyka­ta e Tiranës mund të ven­dosë shpërn­dar­jen e orga­ni­za­tës sindikale, kur ajo kryen veprim­tari hap­tazi në kundër­sh­tim me ligjin dhe nëse asnjë lloj mase tjetër nuk mund të ndalo­jë orga­ni­za­tën të krye­jë këtë veprim­tari.

 

 

NDËRMJETËSIMI, PAJTIMI, ARBITRIMI

 

KREU XVII

 

PëRKU­FIZ­IM

Neni 188

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

 

Me kon­flikt kolek­tiv kup­to­het çdo kon­flikt ndër­m­jet disa punë­mar­rë­sish, një ose disa orga­ni­za­ta sindikale, nga njëra anë, dhe një ose disa punëd­hënë­sish ose një ose disa orga­ni­za­ta punëd­hënë­sish, nga ana tjetër.

 

NDËRMJETËSI

Neni 188/a

(Shtu­ar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

Ndër­m­jetësi cak­to­het nga min­istri përgjegjës për punën ose organi admin­is­tra­tiv i autor­izuar prej tij bren­da admin­is­tratës pub­like të min­is­tria përgjegjëse për punën.

 

ZYRA SHTETËRORE E PAJTIMIT

Neni 189

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Në çdo qark kri­jo­het zyra e paj­tim­it. Zyra e paj­tim­it ngri­het me urd­hër të min­istrit përgjegjës për punën.

2) Zyra Kom­bëtare e Paj­tim­it kri­jo­het në Tiranë.

3) Zyra e paj­tim­it për­bëhet nga kryetari dhe 2 anë­tarë, për­faqë­sues të orga­ni­zatave më të për­faqë­suara sindikale dhe 2 anë­tarë, për­faqë­sues të orga­ni­zatave më të për­faqë­suara të punëd­hënësve.

4) Kryetari dhe anë­tarët paguhen nga shteti në masën e cak­tu­ar me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

5) Pro­ce­du­ra e paj­tim­it është falas dhe rreg­ul­lo­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

KOMPETENCA TERRITORIALE

Neni 190

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Zyra e paj­tim­it në qark është përgjegjëse për zgjid­hjen e çdo kon­flik­ti që lind bren­da qarkut, ku ajo ndod­het.

2) Zyra Kom­bëtare e Paj­tim­it është përgjegjëse për zgjid­hjen e çdo kon­flik­ti që prek më shumë se një qark.

3) Kur rrethanat e jus­ti­fiko­jnë, min­istri përgjegjës për punën mund të vërë në lëviz­je Zyrën Kom­bëtare të Paj­tim­it për çdo kon­flikt që lind bren­da një qarku.

4) Zyra Kom­bëtare e Paj­tim­it mund të ven­dosë të mblid­het edhe jashtë Tiranës.

 

 

KOMPETENCA MATERIALE

Neni 191

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Ndër­m­jetësi dhe zyra e paj­tim­it mund të vihen në lëviz­je për çdo kon­flikt kolek­tiv. Ata mund të deklaro­hen jopërgjegjës nëse palët janë të lid­hu­ra me një kon­tratë kolek­tive në fuqi, e cila parashikon një pro­ce­durë paj­ti­mi të mjaftueshme.

2) Kon­flik­tet që lid­hen me inter­pre­timin ose zba­timin e ligjit, në parim, shqyr­to­hen nga gjyka­ta ose Gjyka­ta e Arbi­trazhit. Nëse ndër­m­jetësi ose zyra e paj­tim­it janë vënë në lëviz­je, ata mund të heqin dorë nga pro­ce­du­ra e ndër­m­jetësim­it. Çdo palë ruan të drejtën për t’iu drej­tu­ar gjykatës ose Gjykatës së Arbi­trazhit.

3) Kur rrethanat e jus­ti­fiko­jnë, kryetari mund të pra­no­jë që zyra e paj­tim­it të vihet në lëviz­je në një kon­flikt ndër­m­jet dy a më shumë orga­ni­zatave sindikale dhe ndër­m­jet dy a më shumë orga­ni­zatave punëd­hënë­sish.

 

PROCEDURA

Neni 192

Ndër­m­jetësi

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Ndër­m­jetësi angazho­het për çdo kon­flikt kolek­tiv me kërkesën e çdo pale të intere­suar te min­istri përgjegjës për punën ose tek Inspek­torati Shtetëror i Punës.

2) Ndër­m­jetësi, kur angazho­het në një kon­flikt kolek­tiv, duhet të ndërhyjë pa vonesë për të ndih­muar palët për të gje­tur një zgjid­hje me mirëkup­tim.

3) Pro­ce­du­ra e ndër­m­jetësim­it është e detyrueshme dhe zgjat deri në 10 ditë.

 

Neni 193

Zyra e paj­tim­it

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Në rast se ndër­m­jetësi shpall dësh­timin e ndër­m­jetësim­it, min­istri përgjegjës për punën, ose organi admin­is­tra­tiv i autor­izuar prej tij, vë në lëviz­je zyrën e paj­tim­it.

2) Zyra mund të thër­rasë çdo palë të intere­suar. Palët kanë detyrim­in të paraqiten në seancën e shqyr­tim­it dhe të mar­rin pjesë në debate, duke paraqi­tur të dhë­nat që kërkon zyra.

3) Me kërkesën e arsyet­u­ar të njërës prej palëve, vetëm kryetari merr të dhë­na për doku­mentet e paraqi­tu­ra nga kjo palë. Më pas ai ua njofton ato, për aq sa e gjykon të arsyeshme, anë­tarëve të zyrës së paj­tim­it.

4) Zyra e paj­tim­it për­piqet të ndih­mo­jë paj­timin e palëve.

5) Zyra e paj­tim­it i paraqet palëve një propoz­im paj­ti­mi, të cilin ajo mund ta bëjë pub­lik vetëm nëse të dyja palët bien dako­rd për këtë gjë.

6) Palët mund të ndih­mo­hen nga çdo per­son i cak­tu­ar prej tyre.

7) Pro­ce­du­ra e paj­tim­it është e detyrueshme dhe zgjat deri në 10 ditë.

8) Rreg­ul­lat e tjera pro­ce­du­rale cak­to­hen nga kryetari i zyrës së paj­tim­it.

 

 

GJYKATA E ARBITRAZHIT

Neni 194

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Në rast dësh­ti­mi të paj­tim­it, të dyja palët munden, së bashku, t’i drej­to­hen Gjykatës së Arbi­trazhit. Palët zgjed­hin me mar­rëvesh­je, në mënyrë të lirë, një ose tre arbi­tra. Për të ndih­muar dhe këshillu­ar palët, min­is­tria përgjegjëse për punën u ofron një listë arbi­trash.

2) Vendi­mi i Gjykatës së Arbi­trazhit është tit­ull ekzeku­tiv, në bazë të rreg­ullave mbi arbi­trim­in, të për­cak­tu­ara në Kodin e Pro­ce­durës Civile.

3) Arbi­trat paguhen nga palët.

4) Arbi­tri­mi duhet të për­fun­do­jë bren­da 3 javëve, duke fil­lu­ar nga data e vënies në lëviz­je të Gjykatës së Arbi­trazhit.

 

REGJIME TË VEÇANTA TË PARASHIKUARA ME NJË KONTRATË KOLEKTIVE

Neni 195

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Palët me një kon­tratë kolek­tive mund të cak­to­jnë një ndër­m­jetës, një zyrë paj­ti­mi ose një gjykatë arbi­trazhi për të zgjid­hur mos­mar­rëvesh­jet.

2) Në këtë rast, ndër­m­jetësi dhe zyra shtetërore e paj­tim­it, të parashikuar nga ky Kod, nuk janë përgjegjës për zgjid­hjen e kon­flik­tit. Për­jash­to­hen rastet kur ndër­m­jetësi dhe zyra e paj­tim­it, të parashikuar në mar­rëvesh­je, nuk janë në gjend­je të vihen në lëviz­je në kohën e duhur.

 

ARBITRIMI NË SHËRBIMET ME RËNDËSI JETIKE

 

Neni 196

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar fjalia e fun­dit me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

Në shër­bimet me rëndësi jetike, të për­cak­tu­ara nga ky Kod, kon­flik­tet zgjid­hen në mënyrë të detyrueshme dhe për­fundimtare, pas pro­ce­durës së ndër­m­jetësim­it dhe paj­tim­it, nga një gjykatë arbi­trazhi e për­bërë nga tre arbi­tra të zgjed­hur nga palët. Në rast se palët nuk bien dako­rd, arbi­trat zgjid­hen me short, nga lista e arbi­trave, nga gjyka­ta, bren­da 5 ditëve, duke fil­lu­ar nga data e kërkesës së njërës prej palëve.

 

 

E DREJTA E GREVËS

 

Të përgjithshme

Neni 197

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) E drej­ta e grevës garan­to­het nga Kushte­tu­ta e Repub­likës së Shqipërisë.

2) Sindikatat kanë të drejtë të ushtro­jnë të drejtën e grevës për zgjid­hjen e kërke­save të tyre ekonomike dhe shoqërore, në për­puth­je me rreg­ul­lat e cak­tu­ara në këtë Kod.

3) Pjesë­mar­r­ja në grevë është vull­netare. Askush nuk mund të dety­ro­het të mar­rë pjesë në një grevë kundër dëshirës së vet.

4) Ndalo­het çdo veprim që përf­shin shtrëngim, cen­im ose diskri­m­in­im ndaj punë­mar­rësve, për shkak të pjesë­mar­rjes ose jo në grevë.

5) Gjatë zhvil­lim­it të grevës, palët duhet të bëjnë për­p­jek­je, nëpër­m­jet bised­imeve, për arrit­jen e mirëkup­ti­m­it dhe nën­shkrim­in e mar­rëvesh­jes.

 

Sub­jek­ti i të drejtës së grevës

Neni 197/1

(Shtu­ar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

Vetëm sindikatat kanë të drejtë të orga­ni­zo­jnë grevën dhe ta shpallin atë.

 

Mbro­jt­ja e të drejtës për punë dhe e të drejtës për grevë

Neni 197/2

(Shtu­ar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Nuk lejo­het për­dori­mi i for­cës për ndër­pre­rjen e grevës së ligjshme të punon­jësve.

2) Orga­ni­zatat sindikale mund të ndër­mar­rin veprime me mjete paqë­sore, që të bindin punon­jësit, për të mar­rë pjesë në grevë, pa shkelur të drejtën për të punuar të punon­jësve që nuk mar­rin pjesë në të.

3) Punëd­hënësi ndalo­het që gjatë zhvil­lim­it të grevës të zëvendë­so­jë në punë gre­vistët me per­sona të tjerë, të cilët në kohën e shpall­jes së grevës nuk kanë qenë punon­jës të tij, si dhe nuk lejo­het të mar­rë punon­jës të rinj pas kësaj date.

 

LIGJSHMËRIA E GREVËS

 

Neni 197/3

Kushtet e përgjithshme

(shtu­ar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

Gre­va është e ligjshme kur plotë­so­hen kushtet e mëposhtme:

1) Orga­ni­zo­het nga një sindikatë, që gëzon per­son­alitet juridik ose aderon në një orga­ni­za­të sindikale me per­son­alitet të tillë.

2) Ka për qël­lim të arri­jë nën­shkrim­in ose zba­timin e një kon­trate kolek­tive pune ose, nëse ekzis­ton një e tillë, plotësimin e kërke­save që buro­jnë nga mar­rëd­hëni­et e punës dhe që nuk rreg­ul­lo­hen nga kjo kon­tratë, përveç rasteve kur kjo e fun­dit parashikon detyrim­in abso­lut të paqes, të parashikuar në nenin 169 pika 2.

3) Sindika­ta ose sindikatat, nga njëra anë, dhe orga­ni­za­ta ose orga­ni­zatat e punëd­hënësve, nga ana tjetër, janë për­p­jekur të bien dako­rd, duke iu nën­shtru­ar pro­ce­durës së ndër­m­jetësim­it dhe paj­tim­it.

4) Nuk është në kundër­sh­tim me legjis­la­cionin në fuqi.

 

Gjend­jet e veçan­ta

Neni 197/4

(Shtu­ar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Gre­va nuk mund të ushtro­het ose, kur ka fil­lu­ar, të  pezul­lo­het në gjend­je të veçan­ta, për aq kohë sa vazh­don kjo gjend­je.

2) Janë gjend­je të veçan­ta:

  1. fatke­qësitë naty­rore;
  2. gjend­ja e luftës;
  3. gjend­ja e jashtëza­kon­shme;

ç. rastet kur vihet në rrezik liria e zgjed­hjeve.

 

Shër­bimet e rëndë­sisë jetike

Neni 197/5

(Shtu­ar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Gre­va nuk mund të ushtro­het në shër­bimet e rëndë­sisë jetike, ku ndër­pre­r­ja e punës rrezikon jetën, sig­ur­inë per­son­ale ose shën­detin e një pjese ose të tërë pop­ull­sisë. Në këtë rast, kon­flik­tet kolek­tive zgjid­hen në mënyrë për­fundimtare dhe të detyrueshme, sipas nen­it 196 të këtij Kodi.

2) Janë shër­bime të rëndë­sisë jetike:

  1. shër­bimet e domos­doshme mjekë­sore dhe spi­talore;
  2. Shfuqizuar
  3. Shfuqizuar

ç. shër­bimet e kon­trol­lit të trafikut ajror;

  1. shër­bimet e domos­doshme e mbro­jt­jes kundër zjar­rit;
  2. shër­bimet e domos­doshme në burgje.

 

Shër­bimet min­i­male

Neni 197/6

(Shtu­ar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Gre­va nuk mund të ushtro­het nëse nuk sig­uro­het kry­er­ja e shër­bim­it min­i­mal.

2) Shër­bimet min­i­male mund të kërko­hen në sek­torët e furnizim­it me ujë, të furnizim­it me energji elek­trike, si dhe në sek­torët e shër­bimeve të tjera, për plotësimin e nevo­jave të rëndë­sisë themelore të pop­ull­sisë, me qël­lim që asaj t’i sig­uro­het plotësi­mi i këtyre nevo­jave.

3) Për plotësimin e shër­bimeve min­i­male, sindikatat duhet të për­cak­to­jnë dhe të sig­uro­jnë, gjatë zhvil­lim­it të grevës, punon­jësit e nevo­jshëm për rua­jt­jen dhe mirëm­ba­jt­jen e makiner­ive dhe të pajis­jeve.

4) Punon­jësit e për­men­dur në pikën 3 cak­to­hen me mar­rëvesh­je ndër­m­jet punëd­hënësit dhe sindikatës ose sindikatave përkatëse sindikale. Kur palët nuk arri­jnë të mer­ren vesh për num­rin dhe detyrat e punon­jësve përkatës, për sig­urim­in e shër­bimeve min­i­male, mos­mar­rëvesh­ja zgjid­het, detyrim­isht dhe për­fundimisht, bren­da 24 orëve, nga një arbitër i zgjed­hur me short nga gjyka­ta, nga lista e arbi­trave, në bazë të kërkesës së njërës palë. Arbi­tri duhet të ven­dosë bren­da 24 orëve nga çasti i cak­tim­it të tij.

 

Gre­va e sol­i­daritetit

 

Neni 197/7

Gre­va e sol­i­daritetit

(Shtu­ar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

Gre­va e sol­i­daritetit është e ligjshme në rast se mbështet një grevë të ligjshme. Gre­va e sol­i­daritetit duhet të ndër­pritet men­jëherë, nëse gre­va në të cilën mbështetet deklaro­het e paligjshme me vendim gjykate dhe që nga ky moment edhe gre­va e sol­i­daritetit kon­sidero­het e paligjshme.

Për­faqë­sue­sit e orga­ni­za­tës sindikale, para fil­lim­it të grevës, i paraqesin, me shkrim, punëd­hënësit njof­timin për fil­lim­in e grevës, arsyet, vendin dhe kohën e fil­lim­it të grevës. Gre­va e sol­i­daritetit mund të fil­lo­jë jo më parë se dy ditë nga data e njof­tim­it.

 

Efek­tet e grevës

Neni 197/8

Efek­tet e grevës së ligjshme

(Shtu­ar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Gjatë zhvil­lim­it të grevës pezul­lo­hen detyrimet dhe të drej­tat, që rrjed­hin nga kon­tra­ta e punës, duke përf­shirë të drejtën e pagës dhe detyrim­in e bind­jes në punë.

2) Dis­poz­i­tat e pikës 1 nuk prekin të drej­tat e parashikuara me ligj për përku­jdesin shoqëror, aksi­den­tet në punë dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale.

3) Peri­ud­ha e pezul­lim­it nuk prek vjetërsinë në punë dhe efek­tet e saj.

4) Pushi­mi nga puna për shkak të një greve të ligjshme është i pavlef­shëm.

Kjo dis­poz­itë nuk zba­to­het kur punë­mar­rësi, gjatë grevës, kryen një akt që bie në kundër­sh­tim me ligjin.

Neni 197/8/a

Gre­va e përgjithshme

(Shtu­ar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

Gre­va e përgjithshme, në niv­el kom­bë­tar ose rajon­al, është e ligjshme nëse:

  1. a) nuk bie ndesh me për­cak­timet e nen­eve 197/4, 197/5, 197/6, të këtij Kodi, dhe dis­poz­i­tat e tjera ligjore në fuqi; dhe
  2. b) ka për qël­lim kundër­sh­timin e poli­tikave dhe masave ekonomike e sociale të Qev­erisë dhe/ose pushtetit ven­dor, të cilat kanë ndikim mbi intere­sat e punë­mar­rësve.

 

Neni 197/9

Efek­tet e grevës së paligjshme

(Shtu­ar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Kur gre­va nuk është e ligjshme, sipas vendim­it të gjykatës punëd­hënësi mund të ndër­presë mar­rëd­hëni­et e punës me gre­vistët. Ai ka të drejtë që ndaj punë­mar­rësve që nuk rifil­lo­jnë punën bren­da tre ditëve, të zgjid­hë kon­tratën e punës me efekt të men­jëher­shëm, si dhe t’u kërko­jë atyre shly­er­jen e dëmit të shkak­tu­ar. Në këtë rast nuk zba­to­hen dis­poz­i­tat për pro­ce­du­rat e pushim­it nga puna.

2) Kërke­sa për dëmsh­për­blim mund të drej­to­het edhe kundër sindikatës që orga­ni­zon grevën.

3) Kur gre­va shoqëro­het me veprime të paligjshme, palët i drej­to­hen gjykatës, e cila për­cak­ton përgjegjësitë e palëve, veprimet që ato duhet të krye­jnë, cak­ton dëmin e shkak­tu­ar dhe detyrimet e palës që duhet të zhdëm­to­jë.

4) Nëse rrethanat e lejo­jnë, gjyka­ta mund të ven­dosë rifil­lim­in e punës.

 

Për­fundi­mi i grevës

Neni 197/l0

(Shtu­ar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

Gre­va për­fun­don kur palët arri­jnë një mar­rëvesh­je ose kur sindika­ta, që e ka shpal­lur atë, ven­dos ndër­pre­rjen e saj.

Neni 198

(Shfuqi­zo­het me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

 

ADMINISTRATA E PUNëS

 

KREU XVIII

 

MINISTRIA PËRGJEGJËSE PËR PUNËN

Neni 199

 

1) Min­istri përgjegjës për punën është organi admin­is­tra­tiv përgjegjës për admin­is­tratën e punës.

2) Min­istri përgjegjës për punën është organi admin­is­tra­tiv kom­pe­tent për për­gatit­jen e zba­timin e legjis­la­cionit dhe poli­tikës së punës.

3) Min­istri përgjegjës për punën real­i­zon për­faqësimin e shtetit në fushën e mar­rëd­hënieve ndërkom­bëtare të punës.

 

KëSHILLI KOM­Bë­TAR I PUNëS

Neni 200

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

 

1) Kri­jo­het Këshilli Kom­bë­tar i Punës, që për­bëhet nga për­faqë­sues të punëd­hënësve, punë­mar­rësve dhe Qev­erisë.

2) Këshilli shqyr­ton çësht­jet me interes të për­bashkët për orga­ni­zatat e punëd­hënësve dhe të punë­mar­rësve, me qël­lim që të arri­jë zgjid­hje të pranueshme për palët.

3) Kon­sul­timet bëhen veçanër­isht lid­hur me për­gatit­jet dhe zba­timin e legjis­la­cionit të punës, ndryshimet e këtij Kodi dhe përm­ba­jt­jen e akteve nën­ligjore, me poli­tikat dhe orga­niz­mat kom­bë­tarë që kanë të bëjnë me punësimin, formimin pro­fe­sion­al, mbro­jt­jen e punë­mar­rësve, higjienën dhe sig­urim­in teknik, prod­himin, mirëqe­nien, pro­gram­et e zhvil­lim­it ekonomik e shoqëror, si dhe me zba­timin e nor­mave të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës.

4) Këshilli Kom­bë­tar i Punës për­bëhet nga 27 anë­tarë dhe 27 kan­di­datë, nga 10 për­faqë­sues anë­tarë dhe 10 për­faqë­sues kan­di­datë nga orga­ni­zatat e punëd­hënësve, nga 10 për­faqë­sues anë­tarë dhe 10 për­faqë­sues kan­di­datë nga orga­ni­zatat sindikale dhe nga 7 për­faqë­sues anë­tarë dhe 7 për­faqë­sues kan­di­datë të Këshillit të Min­is­trave. Për­faqë­sue­sit kan­di­datë mar­rin pjesë në sean­cat e këshillit, në mungesë të për­faqë­suesve anë­tarë.

5) Në këtë Këshill mar­rin pjesë orga­ni­zatat më të për­faqë­suara sindikale dhe të punëd­hënësve, që për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave çdo 3 vjet.

6) Këshilli i Min­is­trave cak­ton komi­sione të spe­cial­izuara tri­palëshe, të përher­shme, në këshillim edhe me part­nerët socialë.

7) Emëri­mi i anë­tarëve dhe i kan­di­datëve të Këshillit Kom­bë­tar të Punës, për­faqë­sues të orga­ni­zatave sindikale dhe të punëd­hënësve, bëhet nga min­istri përgjegjës për punën, sipas propoz­imeve të këtyre orga­ni­zatave, në për­puth­je me pikën 5 të këtij neni.

8) Këshilli Kom­bë­tar i Punës mund të kri­jo­jë komi­sione të spe­cial­izuara ose grupe pune të përkohshme për këshillim­in dhe studimin e çësht­jeve të veçan­ta me interes të për­bashkët.

9) Këshilli Kom­bë­tar i Punës ka bux­hetin e vet të pavarur, që cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

10) Rreg­ul­lat e funk­sionim­it të Këshillit Kom­bë­tar të Punës rreg­ul­lo­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 200/1

Këshilli Kon­sul­ta­tiv Trepalësh Rajon­al

(Shtu­ar me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

  1. Në çdo qark kri­jo­het Këshilli Kon­sul­ta­tiv Trepalësh Rajon­al (në vijim Këshilli), i cili për­bëhet nga për­faqë­sues të orga­ni­zatave të punëd­hënësve, të orga­ni­zatave sindikale dhe për­faqë­sues të struk­tu­rave shtetërore.
  2. Këshilli shqyr­ton çësht­jet me interes të për­bashkët për orga­ni­zatat e punëd­hënësve dhe orga­ni­zatat sindikale, me qël­lim që të arri­jë zgjid­hje të pranueshme për palët, në niv­el rajon­al.
  3. Këshilli Kon­sul­ta­tiv Trepalësh Rajon­al për­bëhet nga 15 anë­tarë dhe 15 anë­tarë zëvendë­sues, me këtë për­bër­je:

- 5 anë­tarë dhe 5 anë­tarë zëvendë­sues nga orga­ni­zatat sindikale;

- 5 anë­tarë dhe 5 anë­tarë zëvendë­sues nga orga­ni­zatat e punëd­hënësve;

- 5 anë­tarë dhe 5 anë­tarë zëvendë­sues me për­faqësim nga organet e qev­eris­jes ven­dore.

Anë­tarët zëvendë­sues mar­rin pjesë në sean­cat e Këshillit në mungesë të për­faqë­suesve anë­tarë.

  1. Për­faqësi­mi i orga­ni­zatave sindikale dhe të punëd­hënësve në Këshillin Kon­sul­ta­tiv Trepalësh Rajon­al për­cak­to­het sipas treguesve të mëposhtëm:

Për orga­ni­zatat sindikale:

  1. a) num­rit të anë­tarëve, të vërte­t­u­ar nga deklarimet per­son­ale, kuo­ti­za­cionet ose vërte­timet note­ri­ale;
  2. b) num­rit të kon­tratave kolek­tive të punës të lid­hu­ra dhe num­rit të punon­jësve të mbu­lu­ar nga këto kon­tra­ta;
  3. c) num­rit të degëve/profesioneve dhe/ose orga­ni­zatave ter­ri­to­ri­ale;

ç) mundë­sisë për t’u angazhuar në bised­ime për real­iz­imin e mar­rëvesh­jeve kolek­tive dhe zgjid­hjes së kon­flik­teve nëpër­m­jet ndër­m­jetësim­it;

  1. d) anë­tarësim­it në orga­ni­zatat ndërkom­bëtare.

Për orga­ni­zatat e punëd­hënësve:

  1. a) num­rit të ndër­mar­rjeve të anë­tarë­suara;
  2. b) num­rit të punon­jësve të punë­suar në ndër­mar­rjet e anë­tarë­suara;
  3. c) num­rit të degëve/profesioneve dhe/ose orga­ni­zatave ter­ri­to­ri­ale;

ç) bux­hetit të orga­ni­za­tës për çësht­jet shoqërore;

  1. d) mundë­sisë së orga­ni­za­tës për t’u angazhuar në bised­ime për real­iz­imin e mar­rëvesh­jeve kolek­tive dhe zgjid­hjes së kon­flik­teve nëpër­m­jet ndër­m­jetësim­it;
  2. dh) anë­tarësim­it në orga­ni­zatat ndërkom­bëtare.
  3. Në Këshill mar­rin pjesë orga­ni­zatat më të për­faqë­suara sindikale dhe të punëd­hënësve në niv­el qarku, që për­cak­to­hen me vendim të prefek­tit të qarkut, çdo 3 vjet, sipas treguesve të për­cak­tu­ar në pikën 4 të këtij neni.
  4. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton me vendim rreg­ul­lat e orga­nizim­it, funk­sionim­it dhe mënyrës së për­faqësim­it të organ­eve të qev­eris­jes ven­dore në Këshillin Kon­sul­ta­tiv Trepalësh Rajon­al.

 

 

SANKSIONET

 

KREU XIX

 

SANKSIONE CIVILE

Neni 201

 

1) Në rast të shkel­jes së të drej­tave të tij, per­soni i cen­uar ka të drejtë të kërko­jë zhdëm­timin e dëmit të pësuar.

2) Punëd­hënësi ose punë­mar­rësi nuk mund të kërko­jë zhdëm­timin në natyrë, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara shpre­himisht në ligj.

 

GJOBA

Neni 202

(Ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar  me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Shkel­ja e nen­eve 9,10, 39 (para­grafi i parë), 40, 41, 43, 44 (para­grafi i dytë), 68, pika 3, 69,75, 98, 100, 101, 103, 108, neni 181 pikat 3, 5 dhe 7 shkro­n­jat “a”, “b” dhe “c”, 184–186 të parashikuar në këtë Kod, dëno­hen me gjobë deri në pesëd­hjetë­fishin e pagës min­i­male mujore.

2) Shkel­ja e nen­eve 21 (para­grafi i tretë dhe i katërt, para­grafi i pestë), 32 para­grafi i tretë, 32/1, 33, 34, 36, 38, 42, 70–74, neni 78 pikat 1, 2 dhe 3, 79 (para­grafi i dytë), 80 (para­grafi i dytë), 81, 83, 84–87, 90 (para­grafi i dytë dhe i tretë), 91–96, 99 pika 1, 105/a, 111, 116, 119 (para­grafi i parë), 139, 140, pika 2, 148 pika 7, 165 pika 1, 167, 193, 193 pika 2, 197/2 pika 3, të këtij Kodi dëno­hen me gjobë deri në trid­hjetë­fitin e pagës min­i­male mujore.

3) Shkel­ja e nen­eve 26 (para­grafi i katërt), 44 (para­grafi i parë) dhe 49 (para­grafi i katërt), neni 50, dëno­hen me gjobë deri në njëzetfishin e pagës min­i­male mujore.

4) shfuqi­zo­het.

5) Çdo shkel­je dëno­het me gjobë. Kur shkel­ja është e përsërit­ur ose në dëm të disa punë­mar­rësve, shu­ma e përgjithshme e gjobave të dhë­na është jo më e mad­he se 5-­fishi i gjobës mak­si­male.

6) Punëd­hënësi është përgjegjës sol­i­dar për pag­imin e gjobës, kur shkel­ja është kry­er nga një per­son i ngarkuar prej tij për ta për­faqë­suar në ndër­mar­rje.

7) Shkel­jet e dis­poz­i­tave të këtij Kodi, kur për­bëjnë vepër penale, dëno­hen sipas dis­poz­i­tave të Kodit Penal.

 

PARASHKRIMI

Neni 203

(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr.  136/2015, datë 5.12.2015)

 

1) Afati i parashkrim­it për të drej­tat e punë­mar­rësit kun­drejt punëd­hënësit, dhe të punëd­hënësit kun­drejt punë­mar­rësit është 3 vjet. Ky afat fil­lon nga data e lind­jes të së drejtës. Kur e drej­ta bazo­het në shkel­jen e një dis­pozite të Kodit Penal, afati i parashkrim­it për veprën  penale është i zbat­ueshëm edhe për veprën civile. Afati i parashkrim­it për masën disi­plinore është një vit, nga momen­ti i mar­rjes së masës disi­plinore, njof­tu­ar me shkrim punë­mar­rësit.

2) Punëd­hënësi heq dorë nga e drej­ta për të kërkuar zhdëm­timin e dëmit të shkak­tu­ar nga punë­mar­rësi, në qoftë se nuk e kërkon këtë të drejtë me shkrim bren­da gjashtë mua­jve nga dita e mar­rjes dijeni.

3) Kon­sidero­het se punëd­hënësi ka hequr dorë nga çdo e drejtë, që i ka lin­dur gjatë mar­rëd­hënies së punës, nëse ai deri në për­fundim të kon­tratës, nuk njofton me shkrim punë­mar­rësin për rez­er­vat që ka në lid­hje me fak­tet për të cilat ai ka mar­rë dijeni dhe ka pre­tendimet e tij.

4) Ndjek­ja e shkel­jeve penale parashkruhet bren­da dy vjetëve, duke fil­lu­ar nga dita e kry­er­jes së shkel­jes, me për­jash­tim të ndjek­jeve të parashikuara nga Kodi Penal.

 

Neni 204

 

Me hyr­jen në fuqi të këtij Kodi shfuqi­zo­het ligji nr. 6200, datë 27.6.1981 “Mbi Kodin e Punës të Repub­likës Pop­ul­lore Social­iste të Shqipërisë”, ligji nr. 7526, datë 3.12.1991 “Për mar­rëd­hëni­et e punës”, ligji nr.  7724, datë 21.6.1993 “Për rreg­ul­lim­in e kohës së punës e të pushim­it”, ligji nr. 7516, datë 7.10.1993 “Për sindikatat”, ligji nr. 7673, datë 17.2.1993 “Për kon­tratën kolek­tive të punës”, si dhe çdo dis­poz­itë tjetër që vjen në kundër­sh­tim me këtë Kod.

 

Dis­pozi­ta të parashikuara me nenin 78 të ligjit nr. 9125, datë 29.7.2003

 

Neni 198 i ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Repub­likës së Shqipërisë”, dekreti nr. 7458, datë 22.1.1991, mirat­u­ar me ligjin nr. 7494, datë 2.7.1991 “Për të drejtën e grevës”, si dhe çdo dis­poz­itë tjetër, që bie në kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­hen.

 

 

 

 

Neni 205

 

Ky Kod hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

Dis­pozi­ta të parashikuara me nenin 78 të ligjit nr. 9125, datë 29.7.2003

 

Neni 198 i ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Repub­likës së Shqipërisë”, dekreti nr. 7458, datë 22.1.1991, mirat­u­ar me ligjin nr. 7494, datë 2.7.1991 “Për të drejtën e grevës”, si dhe çdo dis­poz­itë tjetër, që bie në kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­hen.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

[1] Ligji nr.  136/2015, datë 5.12.2015 është botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 220, datë 22 dhje­tor 2015 dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim