Pres­i­den­ti i Repub­likës, Sh.T.Z. Ilir Meta mori pjesë në Kon­fer­encën “Shqyr­ti­mi Gjyqë­sor Admin­is­tra­tiv në Repub­likën e Shqipërisë dhe efek­tet e Refor­mës në Drejtësi”, të orga­nizuar nga Qen­dra për Çësht­jet e Informim­it Pub­lik (INFOÇIP).
 
Gjatë kësaj kon­fer­ence ku ishin të pran­ishëm edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zagan­jori, Për­faqë­sue­si i Këshillit të Evropës në Tiranë Claus Neukirch, Avokat­ja e Pop­ul­lit Erin­da Bal­an­ca, Kryetari i Gjykatës Admin­is­tra­tive të Apelit Kas­tri­ot Seli­ta, gjykatës dhe anë­tarë të trupës gjyqë­sore admin­is­tra­tive, avokatë, për­faqë­sues të shoqërisë civile, etj. Pres­i­den­ti Meta u shpreh: “E pri­ta me kënaqësi ftesën e Qen­drës për Çësht­jet e Informim­it Pub­lik, INFOÇIP, për të mar­rë pjesë sot, në këtë Kon­fer­encë ku do të prezan­to­het Vlerësi­mi Kom­bë­tar Tem­atik për vitin 2016, në lid­hje me zba­timin e afat­eve pro­ce­duri­ale në sis­temin e Gjykatave Admin­is­tra­tive të ven­dit tonë.
 
DSC_7936

 

Në këtë mënyrë, të gjithë ne, por në rad­hë të parë dhe vetë tru­pa gjyqë­sore do të nji­het nëpër­m­jet këtij rapor­ti me cilës­inë e punës së tyre, e parë kjo nga kënd­vështri­mi i paan­shëm i indika­torëve matës të për­dorur nga Shoqëria Civile.
 
Qël­li­mi krye­sor në kri­jimin e Gjykatave Admin­is­tra­tive ishte dhe mbetet mbro­jt­ja e intere­save të ligjshme të indi­vid­it dhe të biz­ne­sit, ndaj veprimeve apo vendimeve të padrej­ta që mund të mar­rin insti­tu­cionet pub­like gjatë veprim­tarisë së tyre.
 
Që nga momen­ti i fil­lim­it të funk­sion­it të këtyre gjykatave, ka kalu­ar një peri­ud­hë 4‑vjeçare, dhe sig­ur­isht gjatë kësaj kohe, funk­sion­i­mi i tyre ka treguar suk­ses, por njëko­hë­sisht si çdo gjë e re, ka nxjer­rë në pah dhe prob­lemati­ka.
 
Gjyki­mi Admin­is­tra­tiv në dal­lim me gjykimet e tjera, ka dy tipare krye­sore dal­luese, Shpe­jtës­inë e gjykim­it dheBar­rën e provës.
 
Afatet e shkur­tra të shqyr­tim­it gjyqë­sor admin­is­tra­tiv, janë mjeti për arrit­jen e qël­lim­it të mbro­jt­jes efek­tive të shte­tasve dhe biz­ne­seve nga arbi­trariteti i mund­shëm i admin­is­tratës, ndërko­hë, që është kjo e fun­dit (admin­is­tra­ta) është përgjegjëse që në proçesin gjyqë­sor të japë bar­rën e provës për të bindur gjykatën se vendim­mar­r­ja e organ­it pub­lik ka qenë e drejtë.
 
Pikër­isht shpe­jtësia e gjykim­it dhe bar­ra e provës si detyrë e organ­it pub­lik palë në pro­ces, për­bëjnë thel­bin e gjykim­it admin­is­tra­tive, si dhe frymën e ligjit mbi të cilën kjo gjykatë funk­sionon.
 
Por, nga kjo his­tori 4‑vjeçare e funk­sionim­it të këtyre gjykatave, si dhe nga të dhë­nat edhe të këtij vlerësi­mi tem­atik sot, është vënë re, se gjatë vitit 2016 ka raste kur fry­ma e ligjit në disa raste është përm­by­sur.
 
Konkretisht, respek­ti­mi i afat­eve të gjykim­it ka rezul­tu­ar një prob­lem shqetë­sues, pasi vihet re sido­mos në disa gjyka­ta, tejkalim i afat­eve ligjore të shqyr­tim­it të çësht­jeve. Mbetet sër­ish shqetë­suese ngarke­sa dhe zba­ti­mi i afat­eve pro­ce­duri­ale në Gjykatën e Apelit Admin­is­tra­tiv.
 
DSC_7941
 
Gjithash­tu një tjetër prob­lem për zgjid­hje mbetet dhe sit­u­a­ta në Gjykatën e Lartë, ku ngarke­sa është rrit­ur ndjeshëm, edhe për shkak se tru­pa gjyqë­sore e kësaj gjykate është pakë­suar dhe këtë e vuan domos­dosh­mër­isht edhe tru­pa e Kolegjit Admin­is­tra­tiv.
 
Më hol­lë­sisht mbi këto kon­sta­time ju do të nji­heni nga prezan­ti­mi i këtij vlerësi­mi tem­atik, por ajo që është evi­dente është fak­ti se kon­flik­ti gjyqë­sor admin­ista­tiv ka njo­hur rrit­je ndër këto vite, duke e ven­do­sur gjykatën në poz­itë të vështirë në për­bal­lim­in e fluk­sit të ankimeve dhe rrjed­himisht edhe në pozi­cion sfidues për të zbat­u­ar afatet gjyqë­sore.
 
Kjo e dhënë duhet të sjel­lë reflek­tim për të evi­den­tu­ar shkakun e prob­lemit dhe mekanizmin më të mirë që e zgjidh atë në të ardhmen.
 
Kjo sit­u­atë, ku num­ri i çësht­jeve gjyqë­sore admin­is­tra­tive rritet në vijimësi, tre­gon qartë se shoqëria jonë, nuk po arrin të zgjid­hë prob­lemet e saj pranë organ­eve admin­is­tra­tive, apo veprim­taria e admin­is­tratës pub­like është rrjed­ho­jë e një logjike aspak të thel­lu­ar, e cila domo­d­osh­mër­isht do të prod­ho­jë kon­flikt gjyqë­sor për t’u zgjid­hur.
 
Cila­do qoftë arsye­ja krye­sore dhe buri­mi i kon­flik­tit, është Gjyka­ta Admin­is­tra­tive ajo që në mënyrë të pavarur dhe të drejtë do të duhet ta zgjid­hë kon­flik­tin, edhe pse me kos­ton e mbin­garkesës së jashtëza­kon­shme në punën e saj.
 
DSC_7886
 
Një seri çësht­esh gjyqë­sore, si ato të largimeve të padrej­ta nga puna e nëpunësve civilë, tra­j­ti­mi i ankimeve mbi pen­sionet, apo kundër­sh­timet e gjobave ndaj biz­ne­sit, janë çësht­je tepër sen­si­tive që prekin drejt­për­drejtë ekonom­inë famil­jare, por njëko­hë­sisht dhe finan­cat pub­like, ndaj dhe gjyki­mi në kohë, e me cilësi i tyre, duhet të jetë në fokusin jo vetëm të trupës gjyqë­sore, por dhe të vetë admin­is­tratës.
 
Indi­vi­di, intere­sat famil­jare të të cilit preken nga një akt apo një veprim i admin­is­tratës, ka gjith­monë prit­shmërinë e tij sub­jek­tive, se ndaj tij është bërë një padrejtësi. Ndaj Gjyka­ta kësaj prit­shmërie duhet t’i përgjig­jet në kohë, për ta sqaru­ar atë, nëse ka, ose jo të drejtë në pre­tendimet që ai ka ngrit­ur.
 
Kushte­tu­ta e Repub­likës së Shqipërisë ka garan­tu­ar për të gjithë zba­timin e parim­it themelor të shtetit të së drejtës, ku pjesë e tij është dhe gjyki­mi i drejtë dhe bren­da afat­eve të arsyeshme nga një gjykatë e pavarur dhe e cak­tu­ar me ligj.
 
Gjyki­mi bren­da një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur e trans­par­ente, është rezul­tati final dhe prit­shmëria legjitime e të gjithë qyte­tarvëe nga refor­ma në sis­temin e drejtë­sisë, duke synuar njëko­hë­sisht deku­ra­jimin dhe ndëshkimin e kor­rup­sion­it në sis­temin gjyqë­sor.
 
Me ndryshimet ligjore të mirat­u­ara në kuadër të refor­mës është për­cak­tu­ar mënyra se si sis­te­mi gjyqë­sor do të rior­ga­ni­zo­het dhe do të duhet të funk­siono­jë, përf­shi këtu edhe gjykatën admin­is­tra­tive, duke parashikuar rrit­jen e burimeve njerë­zore në sis­temin gjyqë­sor dhe ripër­sh­përn­dar­jen e këtij shër­bi­mi sipas kërke­save të qyte­tarëve dhe ngarkesës së gjykatave.
 
Tash­më kemi kalu­ar në një fazë tjetër, po aq e rëndë­sishme sa vetë pro­ce­si ligjbërës, mad­je edhe më të rëndë­sishme, në fazën e imple­men­tim­it të refor­mës, dhe këtu duhet të tre­go­jmë të njëjtin vull­net, pasi nëse sit­u­a­ta në sis­temin gjyqë­sor, nuk ndryshon poz­i­tivisht dhe bren­da një kohe pri­mare, atëherë qël­limet e refor­mës, nuk do të ndi­hen real­isht.
 
Vone­sat në kon­sti­tu­imin e organ­eve të reja që do të qev­erisin sis­temin gjyqë­sor dhe konkretisht edhe të Këshillit të Lartë Gjyqë­sor, sjellin efekt neg­a­tiv zinx­hir, në të gjithë sis­temin.
 
Moskri­ji­mi i këtij këshilli, vonon zgjid­hjen e prob­lematikës së shfaqur në drej­tim të plotësimin të trupës gjyqë­sore, apo rish­përn­dar­jen ter­ri­to­ri­ale të burimeve, përf­shirë këtu dhe gjykatën admin­is­tra­tive.
 
Nëse i kërko­jmë gjykatës të respek­to­jë afatet gjyqë­sore, po një­soj duhet t’i kërko­jmë kuj­do që e ka për detyrë, të ndër­mar­rë seri­ozisht veprimet e tij dhe të angazho­het në për­sh­pe­j­timin e proçe­sit të zgjed­hjes së organ­eve të reja të sis­temit të drejtë­sisë.
 
Nga kjo tryezë, gjej rastin t’u bëj thirrje të gjitha for­cave poli­tike, Kuven­dit, Shoqërisë Civile dhe të gjithë aktorëve të sis­temit gjyqë­sor të përf­shirë në këtë pro­ces, sa më shpe­jt dhe në mënyrë trans­par­ente veprime aktive e konkrete, që nën frymën e Kushte­tutës së ven­dit, si dhe duke ndjekur si busull këshillat e vyera të Komi­sion­it të Vene­cias, të ndër­mar­rin hapa seri­oze e trans­par­en­të, në mënyrë që kjo refor­më e mad­he të bëhet sa më shpe­jt reale, e prek­shme, efek­tive, sa më shpe­jt, larg poli­tizim­it të ska­jshëm dhe për intere­sa par­ti­ake të ditës.
 
Çdo vonesë e mëte­jshme në këtë drej­tim është në dëm të intere­sit pub­lik, në dëm të gjykatave, në dëm të vetë refor­mës në drejtësi, dhe mbi të gjitha të prit­shmërive të qyte­tarëve shqip­tarë.
 
Në për­fundim të fjalës sime, vlerë­soj mak­si­mal­isht punën e bërë në këtë raport nga INFOÇIP, pasi të dhë­nat e vlerësim­it të punës së gjykatave admin­is­tra­tive për vitin 2016 janë të plota, dhe ekspo­zo­jnë me objek­tivitet gjend­jen sipas evi­den­cave të këtyre gjykatave.
 
Ky vlerësim tem­atik, i cili ka anal­izuar shumë të dhë­na, është një shem­bull poz­i­tiv i kon­tribu­tit të rëndë­sishëm që Shoqëria Civile shqiptare mund të ofro­jë në ndih­më të insti­tu­cion­eve të drejtë­sisë dhe shpre­soj që, gjet­jet e reko­mandimet do të ndih­mo­jnë në për­mirësimin e ndjeshëm të kësaj sit­u­ate.
 
Ju uroj suk­sese në punimet e kësaj Kon­fer­ence!”
 
( MARRE NGA FAQJA ZYRATRE E PRESIDENTIT TE REPUBLIKES )
 

 
DSC_7945
 

DSC_7940

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim