15 DHJETOR 2017 — Per te dytin vit rrad­hazi, INFOCIP ka matur dhe vlere­suar afatet e shqyr­tim­it gjyqe­sor dhe dorezim­it te vendimeve per gjitha gjykatat admin­is­tra­tive, përf­shirë Gjykatën e Apelit. INFOÇIP përf­shiu ne kete vleres­im për herë të parë edhe Kolegjin Admin­is­tra­tiv të Gjykatës së Lart per perud­hen 2‑vjecare 2015 dhe 2016, gjet­jet e te cilit u shpallen ne gusht te ketij te viti. Ato cak­tu­an një gur themeli në drej­tim të vlerësim­it të te dhë­nave gjyqë­sore nga mon­i­torues të pavarur për Gjykatën e Lartë, e cila për­faqë­son majën e piramidës gjyqë­sore në Shqipëri dhe si e tillë ka qenë përtej rrezes së mbu­lim­it insti­tu­cional edhe nga vete organet e drejte­sise.
 
DSC_7923
 
Falë mbështet­jes së ofru­ar nga Nation­al Endow­ment for Democ­ra­cy, NED, me qen­der në Wash­ing­ton D.C. USA, INFOCIP ekpo­zoi date 15 dhje­tor 2015, para Pres­i­den­tit te Repub­likes se Shqiperise, Z. Ilir Meta, Kryetar­it te Gjykates se Larte, Z. Xhezair Zagan­jori, kryetar­it te Gjykates Admin­is­tra­tive te Apelit, Z Kas­tri­ot Seli­ta  dhe gjithe tru­pes gjyqe­sore admin­is­tra­tive te gjykatave te rretheve kete Vleres­im Tem­atik te afat­eve gjyqe­sore gjate vitit 2016.
 
Kon­fer­en­cen e dresoi dhe she­fi i Keshillit te Europes ne Tirane, Z Claus Neukirch nderko­he qe prezente ishte dhe drejtues­ja e Mision­it Eural­ius, Agnes Bern­hard si dhe mjaft per­faqe­sues te mision­eve diplo­matike qe asis­to­jne pro­gram­et e ficiences se gjyqe­sorit.
 
DSC_7935
 
Per qel­lime te Vleres­im­it Tem­atik Kom­be­tar 2016, INFOCIP anal­i­zoi mijera te dhena gjye­sore per te arrit­ur ne kon­kluzione soide sa i takon vone­save. KOn­kluzionet e arrit­u­ra ofro­jne nje pam­je te sak­te te prob­lematikes se vone­save gjyqe­sore ne sis­temin e gjykatave Admin­is­tra­tive.
 
Ne drejtës­inë admin­is­tra­tive, afatet janë njeko­he­sisht mjeti dhe qël­li­mi per garan­timin e të drej­tave te qytetareve dhe sub­jek­teve pri­vate per­balle shtetit dhe padrejte­sive qe mund te shkak­to­je admin­is­trate e tij.  Jashtë afat­eve nuk ka drejtësi admin­is­tra­tive efek­tive. Afatet e shpe­j­ta në gjykim kanë qenë në thelb nevo­ja që dik­toi kri­jimin e ketij sis­te­mi te posacem gjykatash në vitin 2012. Ligji 49/2012 u kon­siderua qe ne ate kohe nje para-ren­des I reformes ne drejte­si.
 
Edhe pse sipas lig­jeve të reja te Reformes ne Drejte­si, cdo gjykatë në RSH nuk mund të këtë më pas 7 gjyq­tarë, është një fakt i pamo­huesh­më se gjykatat admin­is­tra­tive vua­jnë sot një mungësë ekstreme te stafeve gjyqë­sore. Gjyka­ta e Lartë ka num­rim më të vogoël his­torik të gjyq­tarvë në organikën e saj në një kohë që num­ri i cësht­jeve që presin rrad­hën për shqyr­tim është shumë i madh.
 
Gjykatat Admini­tra­tive e Shko­dres, Kor­cës Gjirokas­tres janë qe prej kri­jim­it të tyre me vetem 2 gjyqtare, në një kohë që duhet të kishim qysh ne fil­lim 4 të tillë. KLGJ eshte ende në prit­je të ushtrim­it të funk­sion­eve të reja, me I ren­de­sish­meprej te cilave eshte emer­im i  gjyqtareve. Vendi­mar­r­ja poli­tike ende po vonon per ta aktivizuar kete de-fac­to kete organ te ren­de­sishme. Nese drejte­si e vonuar eshte drejte­si e munguar, vendi­mar­r­ja e vonuar e Kuven­dit eshte reforme e e cen­uar. Në ten­ta­tiv­en per te bere vet­ing, jane lene pas dore disa detyra po kaq te ren­de­sishme sic eshte sher­bi­mi i drejte­sise ne afat dhe me cile­si. Dhe drejte­sia nuk bie nga qiel­li, por behet nga tru­pat gjyqe­sore, te cilat sot vua­jne munge­sa ekstreme, per te cilet besoj se vete gjyqtaret admin­is­tra­tive mund ta poho­jne vete sot.
 
DSC_7979

 

Kon­flik­ti admin­is­tra­tive, ku njera pale eshte gjith­mone shteti, ka njo­hur rrit­je, ne nje kohe qe try­pa gjyqe­sore mbetet e pam­jaftueshme per ta zgjid­hur ate Bren­da afat­eve qe per­cak­ton ligji. Ky I fun­dit per­cak­ton 30 dite kohe per shqyr­timin en apel dhe 90 dite per shqyr­timin ne Gjykate te larte. Sipas prak­tikes gjyqe­sore se der­i­tan­ishme, afati 30 dite eshte me analogji edhe afati ligjor per shkallen e pare. Per dorez­imin e vendim­it, ligji cak­ton afatin 7‑ditor per dorz­imin e dos­jes se vendimuar ne shkalle te pare dhe ne shkalle te dyte dhe vetem 10 dite ne Kolegjin Admin­is­tra­tiv  te GJL.
 

    • Sipas te dhenave qe INFOCIP prezan­ton sot, Pragu 30-ditor për mbyll­jen e shqyr­tim­it gjyqë­sor është kapur mesa­tar­isht në vetëm 10 % të çësht­jeve te vendimuara ne 2016-en, duke për­l­log­a­r­it­ur të gjitha gykatat admin­is­tra­tive të mar­ra së bashku.

 

  • Rezul­ton se vone­sa mesa­tare në shqyr­timin gjyqë­sor admin­is­tra­tiv në shkallë të parë për vitin 2016 ka qene rreth 125 dite, ne Apel 580 dite, kurse ne gjykate te larte, 820 dite….

Lid­h­ja shkake­sore ne kete rast eshte shume e qarte, sa me paket tru­pa gjyqe­sore ne raport me fluksin, aq me e mad­he vone­sa ne shqyr­timin gjyqe­sor admin­is­tra­tive.
 
Laj­mi i mire eshte  gjate vitit 2016 vendimet u dorezuan me shpe­jt ne sekre­tari m e shpe­jt se nje vit me pare. Kohëzg­jat­ja mesa­tare e dorëzim­it të vendimeve në sekre­tar­inë e gjykatave te fak­tit ishte 5.83 dite, ne të Apelit 9 ditë.
 

 
Per te dale ne kon­kluzine solide për vitin 2016, INFOCIP ka anal­izuar nje per nje të gjitha vendimet e themelit të dhë­na nga të gjitha gjykatat admin­is­tra­tive në vend dhe konkretisht 11738 vendime nga 6 GJA të rretheve të mar­ra së bashku, 4738 vendime themeli të dhë­na gjatë nga Gjyka­ta Admin­is­tra­tive e Apelit në 2016-ën. Për Kolegjin Admin­is­tra­tiv të Gjykatës së Lartë, INFOÇIP anal­i­zoi 604 vendime për­fundimtare për vitin 2016 dhe 710 vendime të dhë­na në vitin 2015.
 
Në total janë rreth 125530 të dhë­na gjyqë­sore të anal­izuara për efekt të këtij mon­i­tori­mi. Kjo për­faqë­son edhe shifrën më të lartë të të dhë­nave të pro­ce­suara ndon­jëherë në Shqipëri për efekt të një Vleres­i­mi TEMATIK gjyqë­sor duke cak­tu­ar një reko­rd kom­bë­tar
 
Aktu­al­isht të dhë­nat e regjis­trave të gjykatave në RSH mba­hen krye­sisht në letër. Kon­ver­ti­mi i  tyre në for­mat dix­hital, që lejon për­punimin e tyre, është në vetvete një arrit­je e shkëlqy­er për të cilën INFOÇIP ka arsye legjitime të kreno­het. Eshte fakt se per shume arsy vete gjykatat kete viti nuk dolem me raporte vje­tore per ngarke­sen dhe per­for­mance e tyre.
 
DSC_8003
 
FZH_0408
 
DSC_8078
 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim