Nje pjese e ren­de­sishme e anal­izes ne Tryezen Kom­betare per Referendumet,zhvilluar nga INFOCIP, u soll nga kon­sti­tu­cional­ist­ja e njo­hur Prof. Aurela Anas­tasi, si nje ela­borim i mete­jshem i vleres­imeve te nder­mar­ra me pare ne kuad­er te eformes ne drejte­si. Sipas kon­sti­tu­cional­is­tets Anas­tasi, duke bërë një bilanc të shkurtër në vitet e zhvil­lim­it të demokracisë tranz­i­tore, kon­sta­to­het se në Shqipëri eshte zhvil­lu­ar nje ref­er­en­dum për mira­timin e Kushte­tu­tave dhe për përzg­jed­hjen e for­mës së qev­eris­jes. Por, pas hyr­jes në fuqi të Kushte­tutës së vitit 1998, e cila u mirat­ua nga Kuven­di dhe me pas u “rat­i­fikua” me Ref­er­en­dum Pop­ul­lor, nuk kemi pasur asnjë rast të zhvil­lim­it të ref­er­en­du­mit edhe pse kemi pasur disa nis­ma nga qyte­tarët nëpër­m­jet orga­niz­imeve të tyre.

 

 

Prof. Aurela Anas­tasi ka sjelle ne refer­atin e saj (me poshte ne audio video) nje anal­ize te plote te kufi­jve kushtetues per zhvil­lim­in e ref­er­en­dumeve, for­mat e kon­trol­lit admin­si­tra­tiv dhe atij kushtetues te nismes ref­er­en­dare.

aurela anastasi, refeerndumet, infocip, olof palme center
Nder kon­kluzinet e paraqi­tu­ra prej saj, hes­ht­ja ndaj funk­sion­it të orga­ni­zatave joqever­itare në ndër­mar­rjen e nis­mave legjisla­tive dhe atyre ref­er­en­dare, veçanër­isht në fazat para­prake të ushtrim­it të nis­mës, kon­sidero­het e pavend. Sipas saj, roli i orga­ni­zatave jo-qever­itare për nxit­jen dhe zhvil­lim­in e një nisme të drejt­për­drejtë duhet te gje­je pasqyrim ne ligj.

 

Kjo mund të real­i­zo­het përmes akteve ligjore ose admin­is­tra­tive që rreg­ul­lo­jnë pro­cesin e mbled­hjes së fir­mave, si dhe përmes pasqyrim­it të kon­tribu­tit të tyre në rela­cionet shp­jeguese të ligjit, me qël­lim që të mos hum­basë dësh­mia his­torike e zhvil­lim­it të nis­mës së nxi­tur dhe mbështe­tur nga orga­ni­za­ta të ndryshme. Këto rreg­ul­lime nuk mund të ceno­jnë aspak autonom­inë dhe pavarës­inë e nis­më­tarëve dhe fir­më­tarëve, por njëko­hë­sisht mund të ndiko­jnë poz­i­tivisht në mbarë­va­jt­jen e nis­mave dhe efek­tivitetin e tyre.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim