Zotësia juridike fil­lon me lind­jen e per­son­it gjal­lë dhe mbaron me vdek­jen e tij. Fëmi­ja kur lind i gjal­lë gëzon zotësi juridike që nga koha e zënies.

 

C. Zotësia për të vepru­ar

Neni 6

Per­son­it, kur mbush moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç, i lind zotësia e plotë që me veprimet e tij të fito­jë të drej­ta dhe të mar­rë  për­sipër detyrime civile.

Zotës­inë e plotë për të vepru­ar e fiton me anë të martesës edhe gru­a­ja që nuk ka mbushur moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç. Ajo nuk e hum­bet këtë zotësi edhe kur marte­sa është deklaru­ar e pavlef­shme ose është zgjid­hur para se të mbushë moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç.

 

Neni 7

I mituri, që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç, mund të krye­jë veprime juridike vetëm me pëlqimin e mëparshëm të për­faqë­sue­sit të tij ligjor. Megjithatë ai mund të bëjë pjesë në orga­ni­za­ta shoqërore, të dispono­jë atë që fiton me punën e tij, të depoz­i­to­jë kur­simet dhe t’i dispono­jë vetë këto depozi­ta.

 

Neni 8

I mituri që nuk ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç, është i pazoti për të vepru­ar. Ai mund të krye­jë veprime juridike që i për­sh­tat­en moshës së tij dhe që përm­bushen aty për aty, si dhe veprime juridike që i sjellin dobi pa asnjë kundër­sh­për­blim. Veprimet e tjera juridike i kryen në emër të tij për­faqë­sue­si ligjor.

 

Neni 9

Të mitu­rit me moshë katërm­bëd­hjetë vjeç deri në tetëm­bëd­hjetëv­jeç, i cili është i pazoti të kujde­set për punën e tij për shkak sëmund­jesh psiqike ose zhvil­li­mi të metë men­dor, mund t’i hiqet zotësia për të kry­er veprime juridike me vendim të gjykatës. Këto veprime mund të kry­hen vetëm nëpër­m­jet për­faqë­sue­sit të tij ligjor.

 

Neni 13

I mituri që nuk ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç, ka për ban­im atë të prindërve të tij.

Kur prindërit kanë banime të ndryshme, fëmi­ja e tyre nën katërm­bëd­hjetë vjeç ka për ban­im atë të prindit pranë të cilit jeton.

Per­soni të cilit i është hequr zotësia për të vepru­ar dhe fëmi­jët nën kujdestari kanë për ban­im atë të për­faqë­sue­sit të tyre ligjor.

 

Veprime juridike të pavlef­shme

Neni 92

Veprimet juridike të pavlef­shme nuk kri­jo­jnë asnjë paso­jë juridike. Të tilla janë ato që:

a) vijnë në kundër­sh­tim me një dis­poz­itë urd­hëruese të ligjit;

b) kry­hen për të mashtru­ar ligjin;

c) kry­hen nga të mitur nën moshën katërm­bëd­hjetë vjeç;

ç) bëhen në mar­rëvesh­je të palëve pa patur për qël­lim që të sjellin paso­ja juridike (fik­tive ose të simu­lu­ara).

 

Veprime juridike që shpallen të pavlef­shme

Neni 94

Të anu­lueshme quhen veprimet juridike të cilat janë të vlef­shme gjer­sa gjyka­ta me kërkesën e të intere­suar­it i shpall të pavlef­shme. Të tilla janë veprimet juridike të kry­era nga:

a) të mitu­rit mbi katërm­bëd­hjetë vjeç, kur veprim­in juridik e kanë kry­er pa pëlqimin e prindit ose të kujdestar­it;

b) per­son­at, të cilët për shkak sëmund­je psikike ose zhvil­li­mi të metë men­dor u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepru­ar, kur veprim­in juridik e kanë kry­er pa pëlqimin e kujdestar­it;

c) per­son­at, të cilët në kohën e kry­er­jes së veprim­it juridik nuk ishin të ndërgjegjshëm për rëndës­inë e veprimeve të tyre, megjithëse në atë kohë nuk u ishte hequr zotësia për të vepru­ar;

ç) per­soni që ka kry­er veprim­in juridik duke qënë i mashtru­ar, i kanosur, në lajthim ose për shkak të nevo­jës së mad­he.

Anuli­mi i këtyre veprimeve mund të kërko­het edhe pas vdek­jes së per­son­it përkatës, por vetëm kur para vdek­jes është kërkuar  heq­ja e zotë­sisë së tij për të vepru­ar.

Neni 108

Kur vepri­mi juridik kon­sta­to­het se është i pavlef­shëm për arsye se është kry­er nga një i mitur, që nuk ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç ose shpal­let i pavlef­shëm se është kry­er nga  një i mitur që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç, por pa pëlqimin e prindit ose të kujdestar­it të tij, secila nga palët dety­ro­het t’i kthe­jë palës tjetër çdo gjë që ka mar­rë prej saj dhe  kur nuk është e mundur të kthe­jë po atë gjë, t’i pagua­jë vleft­ën. Përveç kësaj, pala që ka zotësi për të vepru­ar dety­ro­het t’i shperble­jë të mitu­rit dëmin që ky ka pësuar për shkak se vepri­mi juridik kon­sta­to­het ose shpal­let i pavlef­shëm.

 

A. Pezul­li­mi i parashkrim­it

Neni 129

Parashkri­mi pezul­lo­het:

a) midis bushkëshort­ëve deri në ditën kur ka mar­rë for­më të pre­rë vendi­mi gjyqë­sor me të cilin është zgjid­hur marte­sa;

b) midis fëmi­jëve dhe prindërve gjer­sa këta ushtro­jnë të drejtën prindërore;

c) midis per­son­ave që ndod­hen nën kujdestari dhe kujdestarëve të tyre gjer­sa vazh­don kujdestaria;

ç) për paditë e per­son­ave, pasuria e te cilëve është vënë në admin­istrim, kundër admin­istruesve përkatës të cak­tu­ar nga gjyka­ta ose nga një organ tjetër kom­pe­tent shtetëror, gjer­sa të jetë mirat­u­ar rapor­ti për­fundim­tar i llog­a­rive;

d) për paditë e të miturve dhe per­son­ave të tjerë, që nuk kanë zotësi për të vepru­ar gjer­sa t’u emëro­het për­faqë­sue­si ose të fito­jnë këtë zotësi, si edhe për gjashtë muaj pasi është emëru­ar per­faqë­sue­si ose pasi kanë fitu­ar zotës­inë për të vepru­ar;

dh) për paditë e per­son­it juridik kundër admin­is­tra­torëve të vet, gjer­sa këta vazh­do­jnë këtë detyrë pranë tij;

e) për paditë me objekt shpër­blim­in përkatës, të rrjed­hu­ra nga dëm­ti­mi i shën­de­tit ose nga shkak­ti­mi i vdek­jes, pezul­li­mi i parashkrim­it vazh­don nga dita kur i është paraqi­tur kërke­sa organ­it të sig­urimeve shoqërore shtetërore dhe deri në ditën kur është cak­tu­ar pen­sioni ose është refuzuar ajo kërkesë;

ë) kur ka for­cë mad­hore.

 

Dhë­nia e garan­cisë

Neni 249

Uzufruk­tari dety­ro­het t’i japë pronar­it një garan­ci me shkrim për përm­bush­jen e detyrimeve të rrjed­hu­ra nga uzufruk­ti, përveç kur në aktin e kri­jim­it është shkarkuar nga një detyrim i tillë ose kur intere­sat e pronar­it mbi sendet në uzufrukt janë sig­u­ru­ar në mënyrë të mjaftueshme nga një insti­tut i ngarkuar me këtë punë.

Prindërit që kanë uzufruk­tin ligjor mbi sendet në pronësi të fëmi­jëve të tyre, për­jash­to­hen nga dhë­nia e një garan­cie të tillë.

Kur uzufruk­tari është shkarkuar nga detyri­mi për dhënien e garan­cisë, pronar­it i lind e drej­ta të kërko­jë prej tij që t’i tre­go­hen çdo vit sendet që i janë dhënë në uzufrukt ose të nji­het me njof­timin e një insti­tu­cioni kred­i­ti për paratë apo letrat me vlerë të depoz­i­tu­ara.

Uzufruk­tari nuk mund të fito­jë posed­imin e sendeve të vëna në uzufrukt, pa plotë­suar detyrimet që rrjed­hin nga ky nen.

 

Paden­jësia

Neni 322

Nuk mund të trashë­go­jë si i paden­jë:

- ai që me dash­je ka vrarë ose ka ten­tu­ar të vrasë trashëgim­lënësin, bashkëshort­en, fëmi­jët dhe prindërit e tij;

- ai që ka bërë ndaj trashëgim­lënësit kallëz­im ose dësh­mi të rreme, për kry­er­jen e një vepre penale për të cilën parashiko­het dën­im me vdek­je ose me heq­je lirie mbi 10 vjet, kur kallëz­i­mi osedësh­mia janë deklaru­ar të rre­ma në një gjykim penal;

- ai që me mashtrim, kanos­je e dhunë ka shtyrë trashëgim­lënësin që të bëjë, të ndrysho­jë ose të shfuqi­zo­jë tes­ta­mentin ose ka për­pilu­ar vetë një tes­ta­ment të rremë ose e ka për­dorur atë për intere­sa të tij apo të të tjerëve;

- ai që është sjel­lë ndaj trashëgim­lënësit në mënyrë poshtëruese dhe që e ka keq­tra­j­tu­ar atë.

 

Neni 323

Paden­jësia e prindit ose e të par­alin­durit, nuk për­jash­ton fëmi­jët ose të paslin­durit e këtij, si kur trashë­go­jnë vetë, ash­tu dhe kur vijnë në trashëgim me zevëndësim. Në një rast të tillë, prin­di i paden­jë, në pjesën trashëgi­more që u vjen fëmi­jëve të tij nuk mund të gëzo­jë të drej­tat e uzufruk­tit dhe të admin­istrim­it, që ligji u njeh prindërve mbi pasuritë e fëmi­jëve të tyre.

 

Neni 327

Zëvendësi­mi në vijë të drejtë i të paslin­durve, bëhet pa kufi dhe në të gjitha rastet, qoftë kur fëmi­ja e trashëgim­lënësit të konkuro­jë me të paslin­durit e një fëmi­je tjetër të par­avdekur, qoftë dhe kur fëmi­jët e trashëgim­lënësit kanë vdekur para tij dhe të paslin­durit e këtyre janë ose jo në shkallë të njëj­ta, ose të num­rit të tyre sipas bar­qeve.

 

Neni 329

Në vijë të tërthortë, zëvendësi­mi pra­nohet në favor të fëmi­jëve e të paslin­durve, të vëllezërve e motrave të trashëgim­lënësit, edhe sikur këta të konkuro­jnë me ungjët apo emtat e tyre apo me të paslin­durit e tyre në shkallë të njëjtë ose jo.

 

Neni 360

Trashëgim­tarët ligjorë janë fëmi­jët, fëmi­jët e fëmi­jve, bashkëshorti, prindërit, vëllezërit e motrat dhe fëmi­jët e vëllezërve e të motrave të par­avdekur, gjyshi e gjysh­ja e të par­alin­durit e tjerë, per­son­at e paaftë për punë në ngarkim të trashëgim­lënësit, të afër­mit e tjerë deri në shkallën e gjashtë, si dhe shteti. Këta thirren në trashëgim sipas rrad­hës të cak­tu­ar në këtë Kod.

 

Neni 361

(Ndryshuar para­grafi i tretë me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 23)

Në rrad­hë të parë thirren në trashëgim fëmi­jët dhe bashkëshorti i aftë ose i paaftë për punë, duke trashëguar secili në pjesë të barabar­ta.

Kur një nga fëmi­jët ka vdekur para trashëgim­lënësit, është bërë i paden­jë për të trashëguar, ka hequr dorë nga trashëgi­mi, ose është për­jash­tu­ar nga trashëgi­mi, në vend të tij hyjnë me zëvendësim fëmi­jët e tij dhe kur për shkaqet e sipërme nuk mund të jenë trashëgim­tarë, vijnë në trashëgim të paslin­durit e tyre pa kufiz­im. Në këtë rast, pje­sa e prindit që nuk trashë­gon, nda­het ndër­m­jet të paslin­durve në pjesë të barabar­ta.

Kur përveç bashkëshort­it, nuk ka trashëgim­tarë të tjerë, të rad­hës së parë, në trashëgi­mi thirren ata të rad­hës pasard­hëse, të parashikuar në nenin 363 të këtij Kodi dhe kur nuk ka të tillë, thirren trashëgim­tarët e rad­hës tjetër pasard­hëse, të parashikuar në nenin 364 të këtij Kodi.

Në çdo rast bashkëshorti merr 1/2 pjesë të trashëgim­it.

Kur nuk ka trashëgim­tarë të rad­hëve të sipërme, trashëgi­mi i mbetet bashkëshort­it pas­jetues.

 

Neni 362

(Ndryshuar para­grafi i parë me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 24)

Fëmi­jët e lin­dur jashtë martese, kur atësia ose mëmësia është njo­hur rreg­ull­isht, si dhe fëmi­jët e birë­suar bara­zo­hen me fëmi­jët e lin­dur nga marte­sa.

I birë­suari nuk trashë­gon ne famil­jen e origjinës së tij dhe as kjo nuk e trashë­gon atë.

 

Neni 364

Në rad­hë të tretë thirren në trashëgim per­son­at e paaftë për punë në ngarkim të trashëgim­lënësit që për­menden në nenin 363 të këtij Kodi, kur nuk ka trashëgim­tarë të tjerë të rad­hës së dytë, gjyshi e gjysh­ja, vëllezërit e motrat, si dhe fëmi­jët e vëllezërve e të motrave të par­avdekur. Të sipër­mit trashë­go­jnë në pjesë të barabar­ta, pa u bërë dal­li­mi ndër­m­jet vëllezërve e motrave të një ati ose vetëm të një nëne, ndër­m­jet gjyshit e gjysh­es nga ana a babës ose e nënës.

 

Trashëgim­tari i paaftë për punë

Neni 371

Trashëgim­tarë të paaftë për punë janë ata që në kohën e vdek­jes së trashëgim­lënësit nuk kanë mbushur moshën 16 vjeç, ose 18 vjeç kur vazh­do­jnë mësimet, bur­rat që kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe gratë që kanë mbushur moshën 55 vjeç si dhe, pavarë­sisht nga mosha, ata që janë invalidë të grupit të parë dhe të grupit të dytë.

 

Zotësia për të disponuar me tes­ta­ment

Neni 373

 

Tes­ta­ment mund të bëjë çdo per­son që ka mbushur moshën 18 vjeç, si dhe gru­a­ja nën këtë moshë kur është e mar­tu­ar.

I mituri nga 14 gjer në 18 vjeç mund të bëjë tes­ta­ment vetëm për pasur­inë që ka fitu­ar me punën e tij.

Per­soni të cilit me vendim gjyqi i është hequr zotësia për të vepru­ar, si dhe ai që në kohën e bër­jes së tes­ta­men­tit nuk është në gjend­je për të kup­tuar rëndës­inë e veprim­it të tij, nuk mund të bëjë tes­ta­ment.

 

Zotësia për të fitu­ar me tes­ta­ment

Neni 374

Janë të pazotë për të fitu­ar me tes­ta­ment ata që janë të pazotë për të trashëguar me ligj me për­jash­tim të fëmi­jëve të pandër­m­jet­shëm të një per­soni të cak­tu­ar dhe të gjal­lë në kohën e vdek­jes së tes­ta­torit edhe sikur ata fëmi­jë të mos jenë zënë ende.

 

Rez­ervë ligjore

Neni 379

Trashëgim­lënësi nuk mund të për­jash­to­jë nga trashëgimia ligjore fëmi­jët e tij të mitur ose trashëgim­tarë të tjerë të mitur që trashë­go­jnë me zëvendësim (neni 361, para­grafi i dytë), si dhe trashëgim­tarët e tij të tjerë të paaftë për punë në qoftë se thirren në trashëgim, dhe as të cëno­jë me tes­ta­ment në çdo mënyrë qoftë, pjesën që u takon këtyre trashëgim­tarëve në bazë të trashëgimisë ligjore, përveç kur këta janë bërë të paden­jë për të trashëguar.

 

Neni 407

Tes­ta­men­ti është i pavlef­shëm kur dispon­i­mi me tes­ta­ment i trashëgim­lënësit, i për­jash­ton nga trashëgimia ligjore trashëgim­tarët e tij të mitur ose të paaftë për punë ose cenon pjesën e tyre ligjore.

 

Neni 412

Kur dispon­i­mi me tes­ta­ment është i pavlef­shëm për shkak se dispon­i­mi nga trashëgim­lënësi ka për­jash­tu­ar nga trashëgimia ligjore trashëgim­tarët e tij të mitur ose të paaftë për punë ose cenon pjesën e tyre ligjore (neni 407), trashëgim­tari, i për­jash­tu­ar nga trashëgi­mi ose të cilit i është cen­uar pje­sa ligjore, ka të drejtë të kërko­jë nga trashëgim­tarët e tjerë, sipas rastit, dorëz­imin ose plotësimin e pjesës që i takon atij në bazë të trashëgimisë ligjore.

 

Kundër­sh­ti­mi i veprimeve juridike të deb­itorit

Neni 607

Kred­i­tori ka të drejtë të kërko­jë që të deklaro­hen të pavlef­shme veprimet juridike të kry­era nga deb­itori me qël­lim që të pakë­so­jë sas­inë ose vleft­ën e pasurisë së tij në dëm të kred­i­torit, me kusht që kre­dia të ketë lin­dur më parë se të jetë kry­er vepri­mi juridik.

Kur vepri­mi juridik është bërë me kundër­sh­për­blim, duhet që edhe per­soni, me të cilin deb­itori ka kry­er këtë veprim, të ketë patur dijeni për qël­lim­in e dëm­tim­it të deb­itorit. Por kur ky per­son është bashkëshort, prind, gjysh, fëmi­jë ose fëmi­jë e fëmi­jës, vël­la ose­motër e deb­itorit, dije­nia e qël­lim­it të dëm­tim­it prezu­mo­het, gjer­sa të provo­het e kundër­ta.

Me deklarim­in e veprim­it juridik si të pavlef­shëm, nuk cëno­hen të drej­tat që kanë fitu­ar me kundër­sh­për­blim per­son­at e tretë me mirëbes­im para ngrit­jes së padisë për deklarim­in e pavlef­sh­mërisë së veprim­it juridik.

 

Dëmi nga të mitu­rit dhe per­son­at e pazotë për të vepru­ar

Neni 613

I mituri që nuk ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç dhe per­son­at që janë kre­jt të pazotë për të vepru­ar nuk përgjig­jen për dëmin e shkak­tu­ar.

Prindërit, kujdestari ose ata të cilëve u janë besuar ose kanë në mbikqyr­je per­sona të pazotë për të vepru­ar, janë përgjegjës për dëmin e shkak­tu­ar nga veprimet e paligjshme të fëmi­jve nën moshën katërm­bëd­hjetë vjeç, të per­son­ave nën kujdestar­inë e tyre dhe të atyre që i kanë nën mbikqyr­je e me të cilët bano­jnë, por që nukkanë zotësi për të vepru­ar, përveç kur provo­jnë se nuk kanë mundur të ndalonin shkak­timin e dëmit.

 

Neni 614

I mituri që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç, përgjig­jet për dëmin e paligjshëm të shkak­tu­ar prej tij.

Prindërit ose kujdestari përgjig­jen për dëmin e mësipërm kur i mituri nuk nxjerr të ard­hu­ra nga puna ose nuk ka vetë pasuri, përveç kur provo­jnë se nuk kanë mundur të ndalonin shkak­timin e dëmit.

 

Dëmi nga per­son­at nën mbikëqyr­je

Neni 615

Mësue­sit dhe per­son­at e tjerë që kanë nën mbikëqyr­je të mitur ose per­son­at që u mëso­jnë të tjerëve një mjeshtëri ose pro­fe­sion, janë përgjegjës për dëmin e paligjshëm të shkak­tu­ar të tjerëve nga nxënësit ose per­son­at që kanë nën mbikëqyr­je, ose per­son­at që  mëso­jnë mjeshtëri apo pro­fe­sion pranë tyre, të shkak­tu­ar gjatë kohës që kanë qënë nën mbikëqyr­je të tyre të drejt­për­drejtë, përveç kur provo­jnë se nuk kanë mundur të ndalonin shkak­timin e dëmit.

 

Padia e kthim­it

Neni 627

Per­soni që ka shpër­bly­er dëmin ka të drejtë të kërko­jë nga secili shkak­tar i dëmit pjesën e tij në për­p­jesë­tim me shkallën e fajë­sisë të secilit dhe të tërë­sisë së paso­jave të rrjed­hu­ra. Kur kjo nuk mund të për­cak­to­het, prezu­mo­het se shkalla e fajë­sisë është e barabartë.

Prindërit ose kujdestarët që kanë paguar shpër­blim­in e dëmit të shkak­tu­ar nga të mitu­rit ose nga per­son­at të cilëve u është hequr kre­jt zotësia për të vepru­ar, nuk kanë të drejtë të kërko­jnë nga këta kthimin e shpër­blim­it të dëmit që kanë paguar.

 

Neni 643

Kur është shkak­tu­ar vdek­ja e një per­soni, dëmi që duhet të shpër­ble­jë për­bëhet nga:

a) shpen­zimet për ushqim e jetesë të fëmi­jëve të tij të mitur, të bashkëshort­es dhe prindërve të paaftë për punë që kanë qenë në ngarkim të të vdeku­rit, plotë­sisht ose pjesër­isht, si dhe të per­son­ave që banon­in në famil­jen e të vdeku­rit dhe që gëzonin prej tij të drejtën e ushqim­it;

b) shpen­zimet e duhu­ra për var­rim­in e të vdeku­rit, në masën që ato i përgjig­jen rrethanave per­son­ale e famil­jare të të vdeku­rit.

Per­soni që ka shkak­tu­ar dëmin mund të kun­drej­to­jë të njëj­tat mjete mbro­jtëse që do t’i kun­drej­tonte të vdeku­rit.

Gjyka­ta, duke mar­rë parasysh të gjitha rrethanat e çësht­jes, mund të ven­dosë që shpër­bli­mi të jepet në natyrë, ose në para, njëherësh ose me këste.

 

Neni 647

I mituri i dëm­tu­ar, kur mbush moshën gjashtëm­bëd­hjetë vjeç dhe nuk ka pagë nga puna e tij, ka të drejtë që në vend të shpër­blim­it që merr për jetesë, të kërko­jë të shpër­ble­het për hum­b­jen e aftë­sisë së tij për punë me pagën mesa­tare të një punon­jësi, sipas kritereve të nen­it 646 të këtij Kodi.

Me mbush­jen e moshës tetëm­bëd­hjetë vjeç ka të drejtë që në vend të shpër­blim­it që merr, të kërko­jë të shpër­ble­het me pagën mesa­tare të një punë­tori të asaj kat­e­gorie që do të kishte fitu­ar ose duhej të kishte fitu­ar po të mos ishte shkak­tu­ar dëm­ti­mi i shën­de­tit.

 

Neni 771

Dhu­rue­si, për dhurimet që nuk janë të zakon­shme ose që nuk janë bërë për shpër­blim, mund të kërko­jë revokimin e dhurim­it kur ai që ka mar­rë dhurim­in:

a) me dash­je ka vrarë ose ka ten­tu­ar të vrasë dhu­ruesin, bashkëshort­in ose fëmi­jët, ose prindërit e tij;

b) pa të drejtë nuk i jep dhu­rue­sit ushqim kur është i detyru­ar sipas ligjit.

Padia për revokimin e dhurim­it duhet të ngri­het bren­da një viti nga dita që dhu­rue­si ka mar­rë njof­tim për shkaqet që i japin të drejtë që të kërko­jë revokimin e dhurim­it.

Padia e fil­lu­ar mund të vazh­do­het edhe nga trashëgim­tarët e dhu­rue­sit ose mund të ngri­het nga vetë këta, në rast se dhu­rue­si ka vdekur bren­da vitit, nga dita që ka lin­dur shkaku për të ngrit­ur pad­inë.

Heq­ja dorë që më parë nga padia është e pavlef­shme.

Revoki­mi i dhurim­it nuk cënon të drej­tat që kanë fitu­ar të tretët mbi sendin e dhu­ru­ar para se të ngri­het padia.

 

Lexo të plotë Kodin Civ­il, Neni 1 — 198 (Kreu I)

Lexo të plotë Kodin Civ­il, Neni 199 — 495 (Kreu I & II)

Lexo të plotë Kodin Civ­il, Neni 496 — 584 (Kreu III & IV)

Lexo të plotë Kodin Civ­il, Neni 585 — 689 (Kreu V)

Lexo të plotë Kodin Civ­il, Neni 690 — 849 (Kreu V & VI)

Lexo të plotë Kodin Civ­il, Neni 850 — 900 (Kreu VII & VIII)

Lexo të plotë Kodin Civ­il, Neni 901 — 1012 (Kreu IX — XVII)

Lexo të plotë Kodin Civ­il, Neni 1013 — 1168 (Kreu XIII — XXIII)




[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 11, datë 29 Kor­rik 1994, faqe 491

[2] Ligji nr. 7850/1994 është ndryshuar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.24, datë 20 Maj 2001, faqe 757

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim