KREU IX

 

HUAPERDORJA

 

Neni 901

Me kon­tratën e huapër­dor­jes, njëra palë (huad­hënësi) i jep palës tjetër (hua­mar­rësit), pa kundër­sh­për­blim, një send të cak­tu­ar që ta për­dorë përko­hë­sisht dhe kjo palë dety­ro­het ta kthe­jë atë send në afatin e cak­tu­ar në kon­tratë. Kur nuk është cak­tu­ar afat, me kërkesën e Palës që ka dhënë sendin.

 

Neni 902

Kon­tra­ta e huapër­dor­jes quhet e lid­hur nga çasti që është dorëzuar sen­di.

 

Neni 903

Hua­mar­rësi dety­ro­het ta mba­jë dhe ta rua­jë sendin me përku­jdesje. Ai nuk mund ta për­dorë atë ndryshe nga për­dori­mi i cak­tu­ar në kon­tratë ose nga natyra e sendit. Hua­mar­rësi nuk mund t’ia japë një të treti sendin për për­dorim pa pëlqimin e huad­hënësit.

Kur hua­mar­rësi nuk përm­bush detyrimet e lart­për­men­dura huad­hënësi mund të kërko­jë kthimin e men­jëher­shëm të sendit, përveç shpër­blim­it të dëmit.

 

Neni 904

Hua­mar­rësi është përgjegjës për hum­b­jen ose dëm­timin e sendit, përveç kur provon se hum­b­ja ose dëm­ti­mi i sendit do të kishte ndod­hur edhe në rast se do të ishte dhënë në huapër­dor­je.

 

Neni 905

Në qoftë se hua­mar­rësi e për­dor sendin ndryshe nga sa është cak­tu­ar në kon­tratë ose nga natyra e tij dhe për një kohë më të gjatë se sa duhej, përgjig­jet për hum­b­jen e ndod­hur edhe nga rasti fator, përveç kur provon se sen­di do të humbiste njël­loj, si të mos për­dorej ndryshe, si të ishte kthy­er në kohën e cak­tu­ar në kon­tratë.

 

Neni 906

Hua­mar­rësi nuk mund të kërko­jë pag­imin e shpen­z­imeve që ka bërë për të për­dorur sendin.

 

Neni 907

Në qoftë se gjatë afatit të cak­tu­ar, ose për­para se hua­mar­rësi të ketë pushuar së për­doruri sendin sipas kon­tratës, huad­hënësi ndod­het për­para një nevo­je të ngut­shme dhe të paparashikuar të sendit, ai mund të kërko­jë zgjid­hjen e kon­tratës dhe kthimin e men­jëher­shëm të sendit.

 

Neni 908

Në rast vdek­je­je të hua­mar­rësit, huad­hënësi, edhe po të jetë cak­tu­ar një afat, mund të kërko­jë nga trashëgim­tarët kthimin e men­jëher­shëm të sendit.

Neni 909

Hua­mar­rësi është i detyru­ar të bëjë me shpen­zimet e tij ndreq­jet e zakon­shme të sendit të dhënë në huapër­dor­je, përveç kur në kon­tratë është parashikuar ndryshe, ndër­sa ndreq­jet e tjera bëhen nga huad­hënësi.

 

Neni 910

Po qe se gjatë huapër­dor­jes hua­mar­rësi është detyru­ar, për të rua­j­tur sendin, që të krye­jë shpen­z­ime të jashtëza­kon­shme, të nevo­jshme dhe të ngut­shme dhe se për këto nuk ka patur mundësi të njoftonte huad­hënësin, ky duhet t’ia pagua­jë hua­mar­rësit.

 

Neni 911

Po qe se sen­di i huapër­dorur ka patur të meta të tilla që dëm­to­jnë atë që e për­dor, huad­hënësi dety­ro­het të shpër­ble­jë dëmin sa kohë që, duke i ditur të metat e sendit, nuk ka njof­tu­ar hua­mar­rësin.

 

Neni 912

Kur mbaron afati i kon­tratës së huapër­dor­jes, ose kur kon­tra­ta zgjid­het para këtij afati, hua­mar­rësi është i detyru­ar t’i kthe­jë huad­hënësit sendin po në atë gjend­je në të cilën e mori me ndryshimet e zakon­shme të shkak­tu­ara nga për­dori­mi i tij, ose në gjend­jen e parashikuar në kon­tratë. Gjer­sa nuk provo­het e kundër­ta prezu­mo­het se sen­di është mar­rë në gjend­je të mirë.

 

 

KREU X

 

POROSIA

 

DISPOZITA Të PëRGJITHSHME

 

Neni 913

Porosia është një kon­tratë me të cilën njëra palë dety­ro­het të krye­jë një ose më shumë veprime juridike për llog­a­ri të palës tjetër.

 

Neni 914

Në qoftë se të porosi­tu­rit i është dhënë kom­pe­ten­ca për të vepru­ar në emër të porositësit, zba­to­hen dis­poz­i­tat mbi për­faqësimin.

 

Neni 915

I porosi­turi që vepron në emrin e vet fiton të drej­ta dhe merr për­sipër detyrime që rrjed­hin nga veprimet e kry­era me të tretët, edhe po qe se këta kanë patur dijeni për poros­inë.

Të tretët nuk kanë asnjë lid­hje me porositësin. Megjithatë porositësi, duke zënë vendin e të porosi­tu­rit, mund të ushtro­jë të drej­tat e kre­disë që rrjed­hin nga zba­ti­mi i poro­sisë, përveç kur mund të ceno­jë të drej­tat që gëzon i porosi­turi në bazë të dis­poz­i­tave të mëposhtme.

 

Neni 916

I porosi­turi është i detyru­ar të krye­jë punët ose veprimet juridike që i janë ngarkuar sipas udhëz­imeve të porositësit. Ai mund të largo­het nga këto udhëz­ime vetëm kur kjo është e domos­doshme për të mbro­j­tur intere­sat e porositësit dhe nuk ka mundësi që të mer­ret vesh më parë me të.

 

Neni 917

Porosia përf­shin jo vetëm veprimet për të cilat është dhënë, por edhe ato akte që janë të domos­doshme për kry­er­jen e tyre.

Porosia e përgjithshme nuk përf­shin aktet që tejkalo­jnë admin­istrim­in e zakon­shëm të punës, po qe se nuk cilë­so­hen shpre­himisht.

 

Neni 918

Porositësi mund të rivendiko­jë sendet e lua­jt­shme të fitu­ara për llog­a­ri të vet nga i porosi­turi që ka vepru­ar në emrin e vet, pa cen­uar të drej­tat e fitu­ara nga të tretët për efek­tet e posedim­it me mirëbes­im.

Po qe se sendet e fitu­ara nga i porosi­turi janë pasuri e palu­a­jt­shme ose pasuri e lua­jt­shme të regjistru­ara në regjis­trat pub­like, i porosi­turi është i detyru­ar t’ia rik­the­jë porositësit.

 

Neni 919

Kred­i­torët e palës së porosi­tur nuk mund të ushtro­jnë të drej­tat e tyre mbi sendet që gjatë ekzeku­tim­it të poro­sisë, i porosi­turi i ka vetë­suar me emrin e vet, me kusht që kur është fjala për pasuri të lua­jt­shme ose për kre­di, porosia të vërte­to­het nga një provë me shkrim që përm­ban datë të sak­të për­para vënies dorë ose, kur është fjala për pasuri të palu­a­jt­shme ose për pasuri të lua­jt­shme të regjistru­ara në regjis­trat pub­like, regjistri­mi i aktit të rik­thim­it ose i kërkesës gjyqë­sore që syn­on të për­fi­to­jë kthimin e për­men­dur të përm­ba­jë një datë për­para vehtësim­it.

 

Neni 920

Porosia prezu­mo­het se është me shpër­blim. Masa e shpër­blim­it, kur nuk cak­to­het nga palët, për­cak­to­het në bazë të tar­i­fave pro­fe­sion­ale ose zakonit dhe në mungesë të tyre nga gjyka­ta.

 

Neni 921

I porosi­turi dety­ro­het të zba­to­jë poros­inë me besnikëri dhe përku­jdesje. Ai duhet t’i bëjë të ditur porositësit rrethanat e kri­juara që mund të sjellin revokimin e saj.

I porosi­turi dety­ro­het gjithash­tu që të zba­to­jë poros­inë per­son­al­isht, përveç rastit kur është autor­izuar t’ia kalo­jë një të treti, kur është i detyru­ar nga rrethanat, ose në mbro­jt­je të intere­save të porositësit.

 

Neni 922

I porosi­turi duhet të mar­rë masa për rua­jt­jen e sendeve që janë dër­guar për llog­a­ri të porositësit dhe të mbro­jë të drej­tat e këtij të fun­dit kun­drejt trans­portue­sit, po qe se sendet paraqesin shen­ja dëm­ti­mi ose kur kanë mbër­rit­ur me vonesë.

 

Neni 923

Porositësi, përveç se kur me mar­rëvesh­je është parashikuar ndryshe, dety­ro­het të furni­zo­jë të porosi­turin me mjetet e nevo­jshme për kry­er­jen e poro­sisë dhe për përm­bush­jen e detyrimeve që me atë syn­im i porosi­turi i ka mar­rë për­sipër në emrin e vet.

 

Neni 924

I porosi­turi është i detyru­ar t’i japë porositësit, kur ky i kërkon, të gjitha infor­matat që kanë lid­hje me kry­er­jen e poro­sisë, së bashku me doku­mentet jus­ti­fikuese, t’i japë atij llog­a­ri posa të ketë kry­er poros­inë, si dhe t’i kthe­jë atij çdo gjë që ka mar­rë për shkak të kry­er­jes së poro­sisë.

 

Neni 925

Porositësi duhet të pagua­jë të porosi­turin për para­page­sat, së bashku me kamatat ligjore qysh nga dita kur janë kry­er si dhe t’i pagua­jë shpër­blim­in që i takon.

 

Neni 926

Kred­itë në para të rrjed­hu­ra nga punët e veprimet që ai ka kry­er, kanë për­parësi ndaj porositësit dhe ndaj kred­i­torëve të tij.

 

Shuar­ja e poro­sisë

Neni 927

Porosia shuhet me vdek­jen, pazotës­inë për të vepru­ar ose fal­i­men­timin e porositësit ose të të porosi­tu­rit, përveç mar­rëvesh­jes tjetër ose kur rezul­ton ndryshe nga natyra e rrethanave të kri­juara.

Megjithatë, kur shuar­ja e poro­sisë mund të ceno­jë intere­sat e porositësit, i porosi­turi, trashëgim­tarët ose për­faqë­sue­sit dety­ro­hen të vazh­do­jnë admin­istrim­in deri kur porositësi, trashëgim­tarët e tij ose për­faqë­sue­sit e vet, të jenë në gjënd­je të mer­ren vetë drejt­për­drejt me çësht­jen.

 

Heq­ja dorë nga porosia dhe efek­tet juridike

Neni 928

I porosi­turi mund të heqë dorë nga kon­tra­ta por, po qe se në mar­rëvesh­je është parashikuar e kundër­ta, ai përgjig­jet për dëmet, përveç kur heq­ja dorë bëhet për një shkak të drejtë.

Porosia e dhënë në interes të të porosi­tu­rit ose të tretëve nuk shuhet me revokim nga ana e porositësit, përveç kur është ven­do­sur ndryshe në kon­tratë ose ajo bëhet për një shkak të drejtë, por nuk shuhet për shkak të vdek­jes ose për pazotës­inë për të vepru­ar që i ndodh porositësit.

 

Neni 929

Emëri­mi i një të porosi­turi të ri për të njëjtën mar­rëvesh­je ose kry­er­ja e kësaj nga ana e porositësit sjell heq­jen e poro­sisë, dhe ka efekt qysh nga dita kur i janë njof­tu­ar të porosi­tu­rit.

 

Neni 930

Heq­ja dorë nga porosia me shpër­blim dhe për një kohë të cak­tu­ar ose për një punë të cak­tu­ar, dety­ron porositësin të shpër­ble­jë dëmet, po qe se është bërë për­para mbarim­it të afatit apo të kry­er­jes së punës, përveç kur ekzis­ton një shkak i drejtë.

Kur porosia është me afat të pacak­tu­ar, heq­ja dorë dety­ron porositësin për shpër­blim­in e dëmit, po qe se nuk është bërë një njof­tim para­prak në kohën e për­sh­tat­shme, përveç rastit kur ka një shkak të drejtë për revokim.

 

Neni 931

I porosi­turi që heq dorë nga porosia pa ndon­jë shkak të drejtë duhet t’i shpër­ble­jë dëmet porositësit. Kur porosia është me afat të pacak­tu­ar, i porosi­turi që heq dorë pa ndon­jë shkak të drejtë dety­ro­het të shpër­ble­jë dëmin po qe se nuk ka bërë një njof­tim para­prak në kohën e për­sh­tat­shme.

Në çdo rast, heq­ja dorë duhet bërë në një mënyrë dhe në një kohë të tillë që porositësi të mar­rë masa për të vepru­ar ndryshe, përveç rastit të një vështirësie të mad­he nga ana e të porosi­tu­rit.

 

Neni 932

Në qoftë se porosia është dhënë nga disa per­sona me një akt të vetëm dhe për një çësht­je me interes të për­bashkët, heq­ja dorë nuk ka efekt kur nuk është bërë nga të gjithë të porosi­tu­rit, përveç rastit kur ka një shkak të drejtë për heq­jen dorë.

 

Neni 933

Aktet që i porosi­turi ka kry­er për­para se të mar­rë vesh shuar­jen e poro­sisë janë të vlef­shme kun­drejt porositësit dhe trashëgim­tarëve të tij.

 

Neni 934

Porosia e dhënë disa per­son­ave që men­do­het të puno­jnë bashkër­isht shuhet edhe po qe se shkaku i shuar­jes ka të bëjë vetëm me njërin prej të porosi­turve, përveç kur në mar­rëvesh­je është parashikuar ndryshe.

 

KREU XI

 

KOMISIONI

 

Përm­ba­jt­ja

Neni 935

Kon­tra­ta e komi­sion­it është një porosi që ka për objekt bler­jen dhe shit­jen e sendeve për llog­a­ri të porositësit dhe në emër të komi­sioner­it.

 

 

Të drej­ta e detyrime të palëve

Neni 936

Porositësi është i detyru­ar t’i pagua­jë komi­sioner­it të gjitha shpen­zimet që ka bërë për kry­er­jen e poro­sisë dhe shpër­blim­in që parashiko­het në kon­tratën e komi­sion­it, si dhe ta shkarko­jë nga çdo detyrim që komi­sioneri ka mar­rë ndaj të tjerëve për kry­er­jen e komi­sion­it.

 

Neni 937

Komi­sioneri prezu­mo­het se është i autor­izuar që të lejo­jë vone­sa në pag­im, në për­puth­je me zakonin e ven­dit ku kryen veprim­in, në qoftë se kur porositësi nuk ka ven­do­sur ndryshe.

Në qoftë se i porosi­turi lejon vone­sa në pag­im, pavarë­sisht nga ndal­i­mi i porositësit ose nga zakoni i ven­dit, porositësi mund të kërko­jë nga ai pag­imin e men­jëher­shëm, përveç të drejtës së komi­sioner­it për të për­fi­tu­ar avan­tazhet e ard­hu­ra nga vone­sa në pag­im.

Komi­sioneri që ka lejuar vonesën në pag­im duhet t’i tre­go­jë porositësit se cila ishte pala e kon­trak­tu­ar dhe afati i dhënë, përndryshe vepri­mi quhet se është kry­er pa u lejuar vonesë dhe zba­to­het para­grafi i mësipërm.

 

Neni 938

Komi­sioneri nuk përgjig­jet për ekzeku­timin nga ana e per­son­it të tretë të kon­tratës së lid­hur nga komi­sioneri me të, për llog­a­ri të porositësit, përveç kur në kon­tratën e komi­sion­it parashiko­het ndryshe.

 

Neni 939

Kur komi­sioneri ka kry­er veprim­in juridik në kushte më të dobishme nga ato të udhëz­imeve që i kishte dhënë porositësi, gjithç­ka që komi­sioneri ka fitu­ar në këtë rast kalon në dobi të porositësit.

 

Neni 940

Komi­sioneri ka të drejtë të largo­het nga udhëzimet që i ka dhënë porositësi vetëm kur, për shkak të ndryshim­it të rrethanave, një largim i tillë bëhet i nevo­jshëm për intere­sat e porositësit, dhe komi­sioneri nuk mund të mer­ret vesh më parë me porositësin ose, kur, megjithëse e ka pyetur, nuk ka mar­rë përgjig­je në kohën e duhur.

 

Neni 941

Komi­sioneri është i detyru­ar të lid­hë kon­tratë sig­uri­mi për sendet e porositësit që ndod­hen pranë tij, vetëm po të jetë parashikuar në kon­tratën e komi­sion­it, ose po të jetë sig­uri­mi i detyrueshëm në bazë të ligjit.

 

Neni 942

Porositësi mund të ndrysho­jë rrad­hën e për­fundim­it të mar­rëvesh­jes sa kohë që komi­sioneri nuk e ka për­fun­d­uar. Në këtë rast i takon komi­sioner­it një pjesë e shpër­blim­it për ndër­m­jetësim që për­cak­to­het duke u mba­j­tur parasysh shpen­zimet e kry­era dhe puna e bërë

Neni 943

 

Në komi­sion­in për shit­jen dhe bler­jen e mall­rave, titu­jve, val­u­tave dhe vler­ave të tjera që kanë një çmim liste ose një çmim të cak­tu­ar nga organet shtetërore, po qe se porositësi nuk ka ven­do­sur ndryshe, komi­sioneri mund të përf­shi­jë në të njëjtin çmim, të fik­suar në momentin e ekzeku­tim­it të poro­sisë, sendet që duhet të ble­jë, ose të ble­jë për vetë sendet që duhet të shesë, duke rua­j­tur të drejtën për shpër­blim­in për ndër­m­jetësim.

 

Dis­poz­itë refer­uese

Neni 944

Dis­poz­i­tat mbi poros­inë zba­to­hen edhe për komi­sion­in gjer­sa nuk parashiko­hen ndryshe në këtë kre.

 

KREU XII

 

SPEDICIONI (DëRGE­SA)

 

Përm­ba­jt­ja

Neni 945

Kon­tra­ta e spedi­cionit (dërgesës) është një porosi me të cilën spedi­cioneri merr për­sipër detyrim­in për të lid­hur në emër dhe për llog­a­ri të porositësit, një kon­tratë trans­porti dhe për të kry­er të gjitha veprimet ndih­mëse.

 

Të drej­ta e detyrime të palëve

Neni 946

Deri sa spedi­cioneri nuk ka lid­hur kon­tratën e trans­portit me trans­portuesin, dër­gue­si mund të revoko­jë urd­hërin e dërgesës, duke i paguar spedi­cioner­it shpen­zimet e kry­era dhe duke i dhënë atij një shpër­blim të për­sh­tat­shëm për shër­bimin e kry­er.

 

Neni 947

Në zgjed­hjen e rrugës, mjetit dhe mënyrave të trans­portit të mallit, spedi­cioneri dety­ro­het të zba­to­jë udhëzimet e porositësit dhe, në mungesë të tyre, të vepro­jë sipas intere­sit më të mirë të tij.

Shpër­blimet, zbrit­jet nga çmi­mi dhe për­fitimet tar­i­fore të real­izuara nga spedi­cioneri duhet t’i kred­i­to­hen porositësit, përveç kur në mar­rëvesh­je parashiko­het ndryshe.

 

Neni 948

Masa e shpër­blim­it që i takon spedi­cioner­it për kry­er­jen e detyrës për­cak­to­het, kur nuk ka mar­rëvesh­je për të, sipas tar­i­fave pro­fe­sion­ale ose, kur këto mungo­jnë, sipas zakon­eve të ven­dit ku kry­het dërge­sa.

Para­page­sat dhe kom­pen­simet për shër­bimet ndih­mëse të kry­era nga spedi­cioneri, likuido­hen në bazë të doku­menteve jus­ti­fikuese, veç në qoftë se ripag­i­mi dhe kom­pen­simet janë për­cak­tu­ar para­prak­isht me një shumë të përgjithshme totale.

 

Neni 949

Spedi­cioneri, i cili me mjetet e veta ose të tjetërku­jt, merr për­sipër kry­er­jen e trans­portit tërë­sisht ose pjesër­isht, ka të drej­tat dhe detyrimet e trans­portue­sit.

 

KREU XIII

 

AGJENCIA

 

DISPOZITA Të PëRGJITHSHME

 

Neni 950

Me kon­tratën e agjen­cisë, njëra palë merr për­sipër në mënyrë të vazh­dueshme dhe me shpër­blim, që të lid­hë kon­tratat në një zonë të cak­tu­ar, për llog­a­ri të palës tjetër.

Secila palë ka të drejtë të mar­rë nga pala tjetër një kop­je të kon­tratës të nën­shkru­ar prej saj.

 

Neni 951

Pala porositëse nuk mund të paj­to­jë njëko­hë­sisht më shumë se dy agjen­të në të njëjtën zonë dhe për të njëjtën fushë të veprim­tarisë, dhe po ash­tu, as agjen­ti nuk mund të mar­rë për­sipër të tra­j­to­jë në të njëjtën zonë dhe për të njëjtën fushë, mar­rëvesh­jet e disa ndër­mar­rjeve në konkur­rencë midis tyre.

 

Neni 952

Agjen­ti nuk ka të drejtë të vjelë kred­itë e palës porositëse.

Në qoftë se kjo e drejtë i është dhënë, ai nuk mund të bëjë zbrit­je ose të lejo­jë vone­sa pa patur autor­iz­im të posaçëm.

 

Neni 953

Agjen­tit mund t’i drej­to­hen kundër­sh­timet që kanë të bëjnë me ekzeku­timin e kon­tratës të lid­hur nëpër­m­jet tij dhe reklamimet lid­hur me mospërm­bush­jen e kësaj kon­trate.

Agjen­ti mund të kërko­jë mar­rjen e masave mbro­jtëse në interes të palës porositëse dhe të paraqesë reklamimet që janë të nevo­jshme për mbro­jt­jen e të drej­tave që i tako­jnë kësaj të fun­dit.

 

Të drej­ta e detyrime të palëve

Neni 954

Agjen­ti duhet të përm­bushë detyrën e ngarkuar në për­puth­je me udhëzimet e mar­ra dhe t’i japë palës porositëse infor­ma­cionet që kanë të bëjnë me kushtet e tregut në zonën që është cak­tu­ar, gjend­jen pasurore të klien­tëve të mund­shëm dhe çdo infor­ma­cion tjetër të dobishëm për të vlerë­suar leverdinë e mar­rëvesh­jeve të veçan­ta.

Ai gjithash­tu duhet të zba­to­jë detyrimet që i tako­jnë komi­sioner­it deri sa ato nuk për­jash­to­hen nga natyra e kon­tratës së agjen­cisë. Përveç mar­rëvesh­jes së kundërt, agjen­ti nuk mund të depoz­i­to­jë ose të regjistro­jë shen­jat dal­luese që iden­ti­fiko­jnë veprim­tar­inë e palës porositëse.

 

Neni 955

Agjen­ti i cili nuk është në gjend­je të krye­jë detyrën e besuar duhet të njofto­jë men­jëherë palën porositëse, përndryshe dety­ro­het të shpër­ble­jë dëmin.

 

Neni 956

Agjen­ti ka të drejtë të shpër­ble­het për ndër­m­jetësim vetëm për mar­rëvesh­jet që janë zbat­u­ar rreg­ull­isht. Në qoftë se mar­rëvesh­ja është zbat­u­ar në mënyrë të pjesshme, shpër­bli­mi që i takon agjen­tit është në për­p­jesë­tim me pjesën e kry­er të saj.

Shpër­bli­mi paguhet edhe për mar­rëvesh­jet e për­fun­d­uara drejt­për­drejt nga pala porositëse, të cilat duhet të ekzeku­to­hen në zonën e rez­ervuar për agjentin, përveç kur në kon­tratë është parashikuar ndryshe.

Agjen­ti ka të drejtë për shpër­blim mbi mar­rëvesh­jet e për­fun­d­uara edhe pas zgjid­hjes së kon­tratës, po qe se për­fundi­mi është sido­mos rrjed­him i veprim­tarisë së kry­er prej tij.

Agjen­ti nuk ka të drejtë të ripaguhet për shpen­zimet e agjen­cisë.

Pala porositëse duhet të vërë në dis­pozi­cion të agjen­tit doku­mentet e nevo­jshme për pasur­inë ose shër­bimet e tra­j­tu­ara dhe t’i japë agjen­tit infor­ma­cionet e nevo­jshme për ekzeku­timin e kon­tratës, sido­mos ajo duhet të njofto­jë agjentin, bren­da një afati të arsyeshëm, sapo të parashiko­jë se vël­li­mi i opera­cion­eve tregtare do të jetë mjaft më i ulët nga vël­li­mi që agjen­ti do të priste nor­mal­isht. Pala porositëse duhet gjithash­tu të infor­mo­jë agjen­tët bren­da një afati të arsyeshëm për pra­n­imin ose refuz­imin dhe moskry­er­jen e një mar­rëvesh­je­je që e ka sig­u­ru­ar agjen­ti. Pala porositëse i dorë­zon agjen­tit një ekstrakt llog­a­rie të shpër­blim­it që i takon këtij, jo më vonë se ditën e fun­dit të mua­jit që vjen pas tremu­jorit, gjatë të cilit ai është fitu­ar. Ekstrakt llog­a­ria duhet të tre­go­jë ele­mente thel­bë­sore në bazë të të cilave është kry­er llog­a­ria e shpër­blim­it.

Bren­da të njëjtit afati shpër­blimet e likuid­uara duhet t’i paguhen efek­tivisht agjen­tit. Agjen­ti ka të drejtë që t’i jepen të gjitha infor­ma­cionet, në veçan­ti një ekstrakt i librave të llog­a­rive të nevo­jshme për ver­i­fikimin e mad­hë­sisë së shpër­blimeve të likuid­uara.

 

Neni 957

Shpër­bli­mi i takon agjen­tit edhe për mar­rëvesh­jet që nuk janë zbat­u­ar për shkaqe që i përkasin palës porositëse. Në qoftë se pala porositëse dhe pala e tretë mer­ren vesh për të mos zbat­u­ar kon­tratën pjesër­isht ose tërë­sisht, agjen­ti ka të drejtë që, për pjesën e paz­bat­u­ar, të për­fi­to­jë një shpër­blim të zvogëlu­ar në masën e cak­tu­ar me mar­rëvesh­je, sipas zakonit dhe në mungesë të tyre nga gjyka­ta.

Neni 958

Kon­tra­ta e agjen­cisë me afat të cak­tu­ar kur vazh­don të zba­to­het nga palët edhe pas mbarim­it të afatit, shndër­ro­het në kon­tratë me afat të pacak­tu­ar. Po qe se kon­tra­ta e agjen­cisë është me afat të pacak­tu­ar, secila nga palët mund të tërhiqet nga kjo kon­tratë duke njof­tu­ar para­prak­isht palën tjetër bren­da një afati.

Afati i njof­tim­it para­prak nuk mundet, sido­qoftë të jetë më i shkurtër se një muaj për vitin e parë të kohëzg­jat­jes së kon­tratës, dy muaj për vitin e dytë të fil­lu­ar, tre muaj për vitin e tretë të fil­lu­ar, katër muaj për vitin e katërt, pesë muaj për vitin e pestë dhe gjashtë muaj për vitin e gjashtë dhe për të gjithë vitet në vazhdim.

Palët mund të mer­ren vesh për afatin e njof­tim­it para­prak të kohëzg­jat­jes më të mad­he, por pala porositëse nuk mund të zba­to­jë një afat më të shkurtër se sa ai i cak­tu­ar për agjentin.

Përveç kur me mar­rëvesh­je është cak­tu­ar ndryshe nga palët, mbari­mi i afatit të njof­tim­it para­prak duhet të përko­jë me ditën e fun­dit të mua­jit kalen­darik.

 

Neni 959

Në mbarim të mar­rëvesh­jes së agjen­cisë, pala porositëse dety­ro­het t’i pagua­jë agjen­tit një shpër­blim në masën dhe kur:

- agjen­ti ka sig­u­ru­ar klien­të të rinj për palën porositëse ose i ka zhvil­lu­ar duk­shëm mar­rëvesh­jet me klien­tët ekzistues dhe pala porositëse ka ende për­fitime të kon­siderueshme që rrjed­hin nga mar­rëvesh­jet me këta klien­të;

- pag­i­mi i këtij shpër­bli­mi quhet i për­sh­tat­shëm, kur janë patur parasysh të gjitha rrethanat e rastit, veçanër­isht shpër­bli­mi që agjen­ti hum­bet nga mar­rëvesh­jet me këta klien­të.

Nuk paguhet shpër­blim kur:

- pala porositëse e zgjidh kon­tratën për shkak të një mospërm­bush­je­je që i atribuo­het agjen­tit, e cila për shkak të për­masave të saj, nuk lejon vazhdimin qoftë edhe të përkohshëm të mar­rëvesh­jes;

- agjen­ti tërhiqet nga kon­tra­ta përveç rastit kur tërhe­q­ja jus­ti­fiko­het nga rrethanat që mund t’i përkasin agjen­tit, siç janë mosha, paaftësia e përko­hëshme ose sëmund­jet, për të cilat atij nuk mund t’i kërko­het, në mënyrë të arsyeshme, vazhdi­mi i veprim­tarisë;

- lid­hur me një mar­rëvesh­je që ka me palën porositëse, agjen­ti i lëshon një pale të tretë të drej­tat dhe detyrimet që ai ka nga kon­tra­ta e agjen­cisë.

Mad­hësia e shpër­blim­it nuk mund të tejkalo­jë një shifër të barabartë me shpër­blim­in vje­tor të llog­a­r­it­ur mbi bazën e mesa­tares vje­tore të shpër­blimeve të për­fi­tu­ara nga agjen­ti në pesë vjetët e fun­dit dhe po qe se kon­tra­ta përf­shin një afat më të shkurtër se pesë vjet, mbi mesa­taren e peri­ud­hës në fjalë.

Dhë­nia e shpër­blim­it nuk privon agjentin nga e drej­ta për shpër­blim­in e mund­shëm të dëmeve.

Agjen­ti e humb të drejtën e shpër­blim­it të parashikuar në këtë nen po qe se bren­da një viti nga ndër­pre­r­ja e mar­rëd­hënies nuk i njofton palës porositëse kërke­sat e tij.

 

Neni 960

Mar­rëvesh­ja që kufi­zon konkur­rencën nga ana e agjen­tit pas zgjid­hjes së kon­tratës duhet të bëhet me shkrim. Kjo duhet të tra­j­to­jë të njëjtën zonë klien­tele dhe sende, pasuri ose shër­bime për të cilat ishte lid­hur kon­tra­ta e agjen­cisë dhe kohëzg­jat­ja e saj nuk mund të tejkalo­jnë dy vitet e mëpasme nga zgjid­h­ja e kon­tratës.

 

Dis­poz­itë refer­uese

Neni 961

Dis­poz­i­tat e këtij kreu zba­to­hen edhe kur pala porositëse i jep agjen­tit të drejtën e për­faqësim­it për lid­hjen e kon­tratave.

 

 

KREU XIV

 

KALIMI I PASURISë KRED­I­TORëVE

 

DISPOZITA Të PëRGJITHSHME

 

Neni 962

Kali­mi i pasurisë është kon­tra­ta me të cilën deb­itori ngarkon kred­i­torët e vet ose disa prej tyre për të likuid­uar të gjitha ose disa veprim­tari të tij për t’i shpërn­darë midis tyre fitimet e nxjer­ra në përm­bush­je të kre­dive të tyre.

 

Neni 963

Kali­mi i pasurisë duhet bërë me shkrim, ndryshe është i pavlef­shëm.

Në qoftë se midis pasurive të ced­uara ka edhe kre­di, atëherë zba­to­hen dis­poz­i­tat e nen­eve 502 e 503 të këtij Kodi.

 

Neni 964

Admin­istri­mi i pasurisë së kalu­ar u takon kred­i­torëve përkatës. Ata mund të ngre­jnë padi për të gjitha çësht­jet pasurore që lid­hen me atë pasuri, përf­shirë edhe paditë për mbro­jt­jen e posedim­it.

 

Neni 965

Deb­itori nuk mund të dispono­jë sendet e kalu­ara kred­i­torëve.

Kred­i­torët, kred­itë e të cilëve ekzis­tonin për­para kalim­it të pasurisë dhe që nuk kanë ndërhyrë, mund të kërko­jnë ekzeku­timin mbi gjithë këtë pasuri.

Kred­i­torëve, që u ka kalu­ar pasuria, në rast se kali­mi ka për objekt vetëm disa veprim­tari të deb­itorit, nuk mund të kërko­jnë ekzeku­timin për veprim­tari të tjera, para shly­er­jes së atyre që janë lid­hur me kalim­in e pasurisë.

 

Të drej­ta e detyrime të palëve

Neni 966

Kred­i­torët që kanë lid­hur kon­tratën ose kanë aderu­ar në të, duhet të para­pagua­jnë shpen­zimet e nevo­jshme për likuidimin dhe kanë të drejtë të mar­rin shumën nga të ard­hu­rat prej likuidim­it.

 

Neni 967

Kred­i­torët duhet t’i nda­jnë midis tyre shu­mat e nxjer­ra në për­p­jesë­tim me kred­itë përkatëse, përveç rasteve të prefer­imeve. Mbet­ja i takon deb­itorit.

 

Neni 968

Deb­itori ka të drejtë të kon­trol­lo­jë admin­istrim­in dhe të mar­rë një rapor­tim mbi gjend­jen finan­cia­re në fund të likuidim­it, ose në fund të çdo viti po qe se admin­istri­mi zgjat më shumë se një vit.

Po qe se është emëru­ar një likuidues, ai duhet t’ia japë rapor­timin edhe deb­itorit.

 

Neni 969

Deb­itori shkarko­het ndaj kred­i­torëve vetëm nga dita kur ata mar­rin pjesën që u takon nga të ard­hu­rat prej likuidim­it dhe vetëm në kufi­jtë e shumës që kanë mar­rë, përveç kur ka mar­rëvesh­je të kundërt.

 

Neni 970

Deb­itori mund të tërhiqet nga kon­tra­ta duke ofru­ar t’u pagua­jë detyrimet dhe intere­sat atyre me të cilët ka kon­trak­tu­ar ose që janë bashkuar në këtë kon­tratë. Tërhe­q­ja ka efekt nga dita e pagim­it.

Deb­itori dety­ro­het të pagua­jë shpen­zimet e gjërim­it.

 

Neni 971

Kon­tra­ta mund të zgjid­het po qe se deb­itori, pasi ka deklaru­ar se e kalon të gjithë pasur­inë e vet, ka fshe­hur një pjesë të kon­siderueshme të saj, ose po që se ka fshe­hur hum­b­jet apo ka paraqi­tur hum­b­je që nuk ekzis­tonin.

 

Neni 972

Kon­tra­ta mund të zgjid­het për shkak mospërm­bush­je­je sipas rreg­ullave të përgjithshme.

 

KREU XV

 

NDëR­M­JETëSI­MI

 

Përm­ba­jt­ja

Neni 973

Ndër­m­jetës është ai që vë në lid­hje dy ose më shumë palë për për­fundimin e një mar­rëvesh­je­je, pa qenë i lid­hur me asnjërin prej tyre në mar­rëd­hënie bashkëpuni­mi, varësie ose për­faqësi­mi.

 

Shpër­bli­mi

Neni 974

Kur nuk ka mar­rëvesh­je, ose kur tar­i­fat pro­fe­sion­ale, ose zakonet nuk japin ndon­jë për­cak­tim, mad­hësia e shpër­blim­it dhe për­p­jesë­ti­mi në të cilin ky rën­don mbi secilën nga palët, cak­to­het nga gjyka­ta.

 

Të drej­ta e detyrime të palëve

Neni 975

E drej­ta e ndër­m­jetësit për shpër­blim lind kur kon­tra­ta e ndër­m­jetësim­it i sjell efek­tet e veta dhe pavarë­sisht nga ndod­hitë e mëvon­shme të saj.

Para­grafi i mësipërm nuk zba­to­het kur kon­tra­ta e ndër­m­jetësim­it mund të shpal­let e pavlef­shme, nga që ndër­m­jetësi kishte dijeni për arësyen e pavlef­sh­mërisë.

 

Neni 976

Ndër­m­jetësi ka të drejtë të paguhet për shpen­zimet prej per­son­it për të cilin janë kry­er shpen­zimet edhe kur mar­rëvesh­ja nuk është për­fun­d­uar, përveç kur është zgjid­hur ndryshe me mar­rëvesh­je ose nga zakonet.

 

Neni 977

Në qoftë se mar­rëvesh­ja është për­fun­d­uar me ndërhyr­jen e disa ndër­m­jetësve, secili prej tyre ka të drejtë për një kuotë shpër­bli­mi.

 

Neni 978

Ndër­m­jetësi duhet t’u njofto­jë palëve rrethanat për të cilat ai ka dijeni e që kanë të bëjnë me vleres­imin dhe me sig­ur­inë e mar­rëvesh­jes, të cilat mund të ndiko­jnë në për­fundimin e saj.

Ndër­m­jetësi përgjig­jet për vërtetës­inë e nën­shkrim­it në doku­mentet dhe për xhirimet e fun­dit të titu­jve të trans­me­t­u­ara nëpër­m­jet tij.

 

Neni 979

Detyrat e ndër­m­jetë­sue­sit pro­fe­sion­ist në mar­rëvesh­je për mall­ra ose për tituj janë:

1. të rua­jë kam­pi­onet e mall­rave të shi­tu­ra me anë kam­pi­onesh, derisa të ekzis­to­jë mundësia e mos­mar­rëvesh­jeve për iden­titetin e mallit;

2. t’i japë blerësit një listë të nën­shkru­ar të titu­jve për të cilët është bise­d­uar duke treguar ser­inë dhe num­rin;

3. të shëno­jë në lib­rin përkatës të dhë­nat krye­sore të kon­tratës që lid­het me ndërhyr­jen e tij dhe t’u japë palëve kop­jen e çdo shën­i­mi të tillë të nën­shkru­ar prej tij.

 

Neni 980

Ndër­m­jetësi mund të ngarko­het nga njëra prej palëve për ta për­faqë­suar në veprimet lid­hur me zba­timin e kon­tratës së lid­hur me ndërhyr­jen e tij.

 

Neni 981

Ndër­m­jetësi, që nuk i tre­gon njërit kon­trak­tues emrin e kon­trak­tue­sit tjetër, përgjig­jet për zba­timin e kon­tratës dhe, kur e ka zbat­u­ar atë, merr të drej­tat ndaj kon­trak­tue­sit të patreguar.

Në qoftë se, pas lid­hjes së kon­tratës, kon­trak­tue­si i patreguar shfaqet para palës tjetër ose tre­go­het nga ndër­m­jetësi, secili nga kon­trak­tue­sit mund të ngre­jë padi drejt­për­drejt kundër tjetrit, por pa cen­uar përgjegjës­inë e ndër­m­jetësit.

 

KREU XVI

 

DEPOZITA

 

DISPOZITA Të PëRGJITHSHME

 

Neni 982

Depozi­ta është kon­tra­ta me të cilën njëra palë merr nga tje­tra një send të lua­jt­shëm me detyrim­in për ta rua­j­tur dhe për ta kthy­er në natyrë.

 

Neni 983

Kon­tra­ta e depoz­itës quhet e lid­hur nga çasti që është dorëzuar sen­di për rua­jt­je.

 

Neni 984

Depozi­ta prezu­mo­het se është me shpër­blim, përveç kur nga cilësia pro­fe­sion­ale e depoz­i­tar­it ose nga rrethanat e tjera kup­to­het një vull­net i ndryshëm i palëve.

 

Të drej­ta e detyrime të palëve

Neni 985

Depoz­i­tari duhet të rua­jë sendin me kujdes. Ai nuk mund ta për­dorë atë vetë dhe as t’ua japë në depoz­itë të tjerëve, pa pëlqimin e depoz­itue­sit. Në qoftë se sendin e për­dor pa pëlqimin e depoz­itue­sit, depoz­i­tari është përgjegjës për hum­b­jen ose dëm­timin e tij deri në shkakun fator.

Po ta kërko­jnë rrethanat e ngut­shme, depoz­i­tari mund të ushtro­jë rua­jt­jen në një mënyrë të ndryshme nga mar­rëvesh­ja, duke njof­tu­ar depoz­ituesin men­jëherë sapo të jetë kri­juar mundësia.

 

Neni 986

Depoz­i­tari është i detyru­ar të kthe­jë sendin e lënë depoz­itë në çdo kohë që e kërkon depoz­itue­si edhe sikur të jetë cak­tu­ar një afat për kthimin e tij, përveç kur afati është cak­tu­ar në interes të depoz­i­tar­it.

Kthi­mi i sendit të lënë depoz­itë bëhet në vendin ku sen­di duhej të ruhej, përveç përm­bush­jes së palëve kthi­mi bëhet me shpen­zimet e depoz­itue­sit.

 

Neni 987

Në qoftë se depozi­ta është pa shpër­blim, gjyka­ta mund të ulë masën e shpër­blim­it të dëmit.

 

Neni 988

Depoz­itue­si është i detyru­ar t’i pagua­jë depoz­i­tar­it shpen­zimet e bëra për rua­jt­jen e sendit, në qoftë se nuk janë përf­shirë në shpër­blim.

 

Neni 989

Kur nuk është cak­tu­ar një afat për kthimin e sendit të lënë depoz­itë, depoz­i­tari ka të drejtë të kërko­jë në çdo kohë që të shkarko­het nga detyri­mi i tij për rua­jt­jen e sendit, duke lajmëru­ar depoz­ituesin që të mar­rë prapë sendin bren­da një afati të mjaftueshëm që i cak­ton vetë.

 

Neni 990

Depoz­itue­si është i detyru­ar të shpër­ble­jë dëmin që i është shkak­tu­ar depoz­i­tar­it nga të metat e fshe­hta të sendit, në qoftë se, duke i ditur këto, nuk ia ka njof­tu­ar depoz­i­tar­it.

 

Neni 991

Kur depoz­itue­sit e një sen­di janë më shumë se një dhe ata nuk mer­ren vesh lid­hur me kthimin e tij, ven­dos gjyka­ta.

Kësh­tu vepro­het edhe kur një depoz­itues i vetëm ka lënë disa trashëgim­tarë, po qe se sen­di nuk është i ndashëm.

Kur depoz­itë­mar­rësit janë më shumë se një, depoz­itue­si ka të drejtë të kërko­jë kthimin nga per­soni që mban sendin, i cili duhet të njofto­jë men­jëherë të tjerët.

 

Neni 992

Në qoftë se sen­di është depoz­i­tu­ar edhe në interes të një të treti dhe ky i fun­dit u ka njof­tu­ar depoz­itue­sit dhe depoz­itë­mar­rësit pra­n­imin e tij, depoz­itë­mar­rësi nuk mund të shkarko­het duke ia kthy­er sendin depoz­itue­sit, pa mira­timin e të tretit.

 

Neni 993

Depoz­itë­mar­rësi është i detyru­ar të kthe­jë fry­tet e sendit të cilat ai i ka vjelë.

 

Neni 994

Trashëgim­tari i depoz­itë­mar­rësit që ka tjetër­suar sendin në mirëbes­im, duke mos ditur se mba­hej në depoz­itë, dety­ro­het vetëm të kthe­jë shpër­blim­in e mar­rë.

Në qoftë se ky nuk është paguar ende, depoz­itue­si merr të drej­tat e tjetër­sue­sit.

 

Neni 995

Depoz­itë­mar­rësi duhet t’i kthe­jë sendin depoz­itue­sit ose per­son­it të cak­tu­ar për ta mar­rë, pa qenë nevo­ja që depoz­itue­si të provo­jë se është pronar.

Në qoftë se depoz­itë­mar­rësi paditet nga një per­son që rivendikon pronës­inë e sendit ose pre­tendon se ka të drej­ta mbi të, depoz­itë­mar­rësi duhet të denon­co­jë mos­mar­rëvesh­jen tek depoz­itue­si dhe të kërko­jë të për­jash­to­het nga gjyki­mi duke treguar vetë per­son­in, përndryshe duhet të shpër­ble­jë dëmet. Në këtë rast ai mund të shkarko­het nga detyri­mi për të kthy­er sendin, duke e depoz­i­tu­ar atë sipas mënyrave të cak­tu­ara nga gjyka­ta, me shpen­zimet e depoz­itue­sit.

 

Neni 996

Në qoftë se rua­jt­ja e sendit i hiqet depoz­i­tar­it si rrjed­him i një fak­ti për të cilin ai nuk është faj­tor, ai shkarko­het nga detyri­mi për të kthy­er sendin, por duhet t’i njofto­jë men­jëherë depoz­i­tar­it fak­tin për të cilin ka hum­bur mba­jt­jen e sendit, përndryshe ngarko­het me shpër­blim­in e dëmit.

Depoz­itue­si ka të drejtë të mar­rë atë që, si paso­jë e vetë fak­tit, depoz­i­tari ka sig­u­ru­ar dhe merr të drej­tat që i tako­jnë këtij të fun­dit.

 

Neni 997

Kred­itë që rrjed­hin nga depozi­ta në dobi të depoz­i­tar­it kanë priv­i­legj mbi sendin e dhënë në depoz­itë. Depoz­i­tari mund të mba­jë sendin që është në priv­i­legj derisa të shpër­ble­het për kred­inë e tij dhe mundet edhe ta shesë sipas dis­poz­i­tave për pen­gun.

 

Neni 998

Kur sen­di i lënë depoz­itë nuk është tërhe­qur në afatin e cak­tu­ar në kon­tratë ose pas lajmërim­it që i ka bërë depoz­i­tari, ky nuk përgjig­jet për hum­b­jen ose dëm­timin e sendit që ngjan pas kalim­it të afatit, përveç kur hum­b­ja ose dëm­ti­mi është shkak­tu­ar me dash­je ose nga paku­jde­sia e rëndë e tij.

Në rastet e sipërme, depoz­i­tari ka të drejtë të kërko­jë nga gjyka­ta që të lejo­jë shit­jen e sendit të lënë në depoz­itë sipas rreg­ullave të ekzeku­tim­it të detyrueshëm.

Shu­mat e nxjer­ra nga shit­ja e sendit, pasi të zbriten shu­mat që ka për të mar­rë depoz­i­tari, i jepen depoz­itue­sit ose depoz­i­to­hen në bankë në emër të tij.

 

Dis­poz­itë refer­uese

Neni 999

Në qoftë se depozi­ta ka për objekt një sasi të hol­lash ose sendesh të tjera të baras­ndër­rueshme, dhe depoz­i­tari ka të drejtën t’i për­dorë, ky fiton pronës­inë dhe dety­ro­het të kthe­jë po të njëjtën sasi nga i njëjti lloj dhe me të njëjtën cilësi.

Në raste të tilla zba­to­hen dis­poz­i­tat lid­hur me huanë, kur nuk vijnë në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat që rreg­ul­lo­jnë depoz­itën.

 

A. Depozi­ta në mag­a­z­i­nat e përgjithshme

 

Neni 1000

Mag­a­z­i­nat (depot) e përgjithshme që vepro­jnë si depoz­itare janë përgjegjëse për rua­jt­jen e sendeve të depoz­i­tu­ara, përveç kur provo­het se dëmi ka ard­hur nga rasti fator, nga natyra e sendeve ose nga defek­te të sendeve ose të ambal­azhit.

Depoz­i­tari duhet në çdo rast të ushtro­jë veprim­tar­itë e nevo­jshme për të kufizuar dëmin.

 

Neni 1001

Mag­a­z­i­nat depoz­itare duhet të rua­jnë sendet e depoz­i­tu­ara veç­mas njëra nga tje­tra, gjithash­tu duhet t’i pajisin me shen­ja dal­luese që të tre­go­jnë përkatës­inë e sendit ndaj depoz­itue­sit.

Përveç pëlqim­it të shpre­hur të depoz­itue­sit, ata nuk mund të përziejnë midis tyre sende të baras­ndër­rueshme të të njëjtit lloj e cilësi.

Depoz­itue­si ka të drejtë të inspek­to­jë sendet e depoz­i­tu­ara dhe të tërhe­që kam­pi­onet e për­dorim­it.

 

Neni 1002

Kur depot e përgjithshme kanë lëshuar një tit­ull për­faqësi­mi të sendeve të depoz­i­tu­ara, depoz­i­tari duhet t’ia kthe­jë sendet vetëm kred­i­torit që është legjitimuar nga tit­ul­li.

 

Neni 1003

Depot e përgjithshme pasi njofto­jnë depoz­ituesin, mund të fil­lo­jnë shit­jen me çmim më të lartë të sendeve kur, në mbarim të kon­tratës sendet nuk janë tërhe­qur, ose depozi­ta nuk është përtërirë, dhe në çdo rast, kur sendet rreziko­hen të hum­basin ose për­bëjnë një rrezik të madh për sig­ur­inë e vendeve ku janë depoz­i­tu­ar.

Të ard­hu­rat nga shit­ja, pasi zbritet kos­to­ja dhe shpen­zimet e mbe­tu­ra të depoz­itës, duhet t’i dorë­zo­hen depoz­itue­sit pa vonesë.

 

B. Depozi­ta në hotel

 

Neni 1004

Hote­lierët janë përgjegjës për dëm­timin, shkatër­rim­in ose hum­b­jen e sendeve që klien­tët kanë sjel­lë në hotel.

Kon­sidero­hen të sjel­la në hotel:

1. sendet që ndod­hen gjatë kohës në të cilën kli­en­ti stre­ho­het aty;

2. sendet të cilat hote­lieri, një anë­tar i famil­jes së tij ose një ndih­mës i tij mar­rin për­sipër të rua­jnë, jashtë hotelit, gjatë peri­ud­hës së kohës në të cilën kli­en­ti ndod­het i stre­huar;

3. sendet të cilat hote­lieri, një anë­tar i famil­jes së tij ose një ndih­mës i tij mar­rin për­sipër të rua­jnë qoftë në hotel, qoftë jashtë tij, për një kohë të arsyeshme, para ose pasi kli­en­ti të ketë buj­tur.

Përgjegjësia që për­mend ky nen kufi­zo­het në vleft­ën e asaj që është vjed­hur, dëm­tu­ar ose hum­bur deri në ekuiv­alentin e njëqindf­shit të çmim­it të qirasë së banim­it për një ditë.

 

Neni 1005

Përgjegjësia e hote­lier­it është e paku­fizuar:

1. kur sendet janë dorëzuar për rua­jt­je;

2. kur ka refuzuar të mar­rë në rua­jt­je sende të cilat kishte detyrë t’i pra­nonte. Hote­lieri ka për detyrë të pra­no­jë letrat me vlerë, paratë dhe sendet me vlerë; ai mund të mos pra­no­jë t’i mar­rë kur bëhet fjalë për objek­te të rrezik­shme ose që, duke mar­rë parasysh rëndës­inë dhe kushtet e admin­istrim­it të hotelit, kanë vlerë të rëndë­sishme ose për­masa shumë të mëd­ha.

Hote­lieri mund të kërko­jë që sen­di i dorëzuar të jetë i ven­do­sur në një mbësht­jell­je të mbyl­lur ose të vulo­sur.

 

Neni l006

Hote­lieri nuk është përgjegjës kur vjed­h­ja, dëm­ti­mi ose hum­b­ja vijnë:

1. nga kli­en­ti, nga per­son­at që e shoqëro­jnë, që janë në shër­bim të tij, ose që e viz­ito­jnë;

2. nga for­ca mad­hore;

3. nga natyra e sendeve.

 

Neni 1007

Hote­lieri është përgjegjës, pa mundur të invoko­jë kufi­jtë e parashikuar në para­grafin e fun­dit të nen­it 1004, kur vjed­h­ja, dëm­ti­mi ose hum­b­ja e sendeve të sjel­la nga kli­en­ti në hotel janë shkak­tu­ar për faj të tij, të anë­tarëve të famil­jes së tij ose të ndih­mësave të tij.

 

Neni 1008

Përveç rastit të parashikuar në nenin 985, kli­en­ti nuk mund të për­dorë dis­poz­i­tat e mësipërme po qe se, pasi të ketë kon­stat­u­ar vjed­hjen, dëm­timin ose hum­b­jen, denon­con fak­tin tek hote­lieri me një vonesë të pajus­ti­fikueshme.

 

Neni 1009

Janë të pavlef­shme mar­rëvesh­jet ose deklaratat që syn­o­jnë të për­jash­to­jnë ose të kufi­zo­jnë para­prak­isht përgjegjës­inë e hote­lier­it.

 

Neni 1010

Dis­poz­i­tat e mësipërme nuk zba­to­hen për autom­jetet, për sendet e lëna në to dhe as për kaf­shët e gjal­la.

 

Neni 1011

Për vlerësimin e përgjegjë­sisë, ose për të cak­tu­ar kufirin e shpër­blim­it, dis­poz­i­tat për depoz­i­tat në hotel zba­to­hen edhe ndaj sipër­mar­rësve të klinikave shën­de­të­sore pub­like dhe pri­vate, insti­tu­cion­eve për shfaq­je pub­like, shtëpive të pushim­it, hotel- pen­sion­eve, restoran­teve dhe për të gjitha rastet në të cilat, nga vetë veprim­taria e posaçme e zhvil­lu­ar nga sipër­mar­rësi, kli­en­ti nuk mund të kujde­set per­son­al­isht për rua­jt­jen e sendeve.

 

Neni 1012

Kred­itë e hote­lier­it, për shpër­blimet e kry­era ndaj per­son­ave bujtës, kanë priv­i­legj mbi sendet e sjel­la prej tyre në hotel e nëvartësitë e tij dhe që vazh­do­jnë të ndod­hen aty.

Priv­i­legji ka efekt edhe në dëm të të tretëve, që kanë të drej­ta mbi vetë këto sende, me kusht që hote­lieri të jetë në dijeni për këto të drej­ta në kohën kur sendet janë sjel­lë në hotel.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim