KREU VII

 

SIPëR­MAR­R­JA

 

Përm­ba­jt­ja

Neni 850

Sipër­mar­r­ja është kon­tra­ta me të cilën njëra palë (sipër­mar­rësi) dety­ro­het, që me mjetet e saj dhe duke mar­rë për­sipër rrezikun, të krye­jë një vepër (punë), ose të bëjë një shër­bim apo një zba­tim të pavarur të punimeve, ndër­sa pala tjetër dety­ro­het ta pra­no­jë atë kun­drejt çmim­it të cak­tu­ar në kon­tratë.

 

Cak­ti­mi i çmim­it

Neni 851

Kur palët nuk e kanë cak­tu­ar çmimin e sipër­mar­rjes dhe as nuk kanë ven­do­sur mënyrën për ta për­cak­tu­ar atë, ai llog­a­ritet në bazë të tar­i­fave ekzistuese ose në bazë të zakonit të ven­dit. Në rast mos­mar­rëvesh­je­je, cak­to­het nga gjyka­ta.

 

Neni 852

Mate­ri­alet e nevo­jshme për kry­er­jen e veprës duhet të sig­uro­hen nga sipër­mar­rësi, në qoftë se mar­rëvesh­ja nuk parashikon ndryshe.

 

Të drej­ta e detyrime të sipër­mar­rësit

Neni 853

Sipër­mar­rësi duhet të par­ala­jmëro­jë në kohën e duhur porositësin:

a) kur mate­ri­ali i dhënë nga porositësi për veprën është me cilësi jo të mirë, kur kjo zbu­lo­het gjatë punimeve dhe dëm­ton cilës­inë e veprës;

b) kur udhëzimet e porositësit nuk mund të zba­to­hen ose kur zba­ti­mi i tyre bën që vepra të mos jetë e qën­drueshme ose e për­sh­tat­shme;

c) kur ka rrethana, që nuk varen nga sipër­mar­rësi, të cilat ndiko­jnë që vepra të mos jetë e qën­drueshme ose e për­sh­tat­shme.

Sipër­mar­rësi përgjig­jet për dëmin që pëson porositësi, po qe se nuk e par­ala­jmëron atë për­sa më sipër.

 

Neni 854

Sipër­mar­rësi ka të drejtë që të heqë dorë nga zba­ti­mi i kon­tratës dhe të kërko­jë që të shpër­ble­het për dëmin që ka pësuar kur porositësi nuk zëvendë­son mate­ri­alin me cilësi jo të mirë ose të papër­sh­tat­shëm, ose kur nuk ndryshon udhëzimet për kry­er­jen e veprës, megjithëse është par­ala­jmëru­ar në kohën e duhur prej tij.

 

Neni 855

Sipër­mar­rësi përgjig­jet për hum­b­jen ose dëm­timin e mate­ri­alit që i është dhënë nga porositësi, përveç kur provo­het se hum­b­ja ose dëm­ti­mi i tij ka ndod­hur për shkak se mate­ri­ali ka qenë i një cilësie jo të mirë, ose i papër­sh­tat­shëm, ose për shkak të zba­tim­it të udhëz­imeve të porositësit për kry­er­jen e veprës, megjithëse për këto sipër­mar­rësi kishte par­ala­jmëru­ar në kohën e duhur porositësin.

 

Neni 856

Sipër­mar­rësi ka të drejtë të kërko­jë t’i paguhet puna e kry­er prej tij, kur vepra, para se t’i dorë­zo­het porositësit, hum­bet ose dëm­to­het për shkak se mate­ri­ali ka qenë i një cilësie jo të mirë, ose i papër­sh­tat­shëm, ose për shkak të zba­tim­it të udhëz­imeve të porositësit për kry­er­jen e veprës, megjithëse për këto sipër­mar­rësi kishte par­ala­jmëru­ar në kohën e duhur porositësin.

 

Neni 857

Sipër­mar­rësi nuk mund të japë me nën­sipër­mar­rje kry­er­jen e veprës ose kry­er­jen e shër­bimeve, pa u mar­rë pëlqi­mi nga porositësi.

 

Neni 858

Sipër­mar­rësi nuk mund të ndrysho­jë mënyrat e cak­tu­ara në kon­tratë për kry­er­jen e veprës, pa pëlqimin me shkrim të porositësit.

Edhe kur është dhënë pëlqi­mi, sipër­mar­rësi, po qe se çmi­mi i plotë i veprës është cak­tu­ar në total, nuk ka të drejtë të kom­pen­so­het për ndryshimet ose për sht­e­sat, përveç kur ka mar­rëvesh­je të kundërt.

 

Neni 859

Në qoftë se për kry­er­jen e veprës sipas stan­dard­eve është e nevo­jshme që pro­jek­ti të ndryshohet dhe për këtë gjë palët nuk mer­ren vesh, mos­mar­rëvesh­ja zgjid­het nga gjyka­ta.

Në qoftë se ndryshimet në çmimet tejkalo­jnë një të gjashtën e mad­hë­sisë së çmim­it të cak­tu­ar, sipër­mar­rësi mund të kërko­jë zgjid­hjen e kon­tratës dhe sipas rrethanave, një shpër­blim të për­sh­tat­shëm të dëmeve.

Në qoftë se ndryshimet janë të kon­siderueshme, porositësi mund të tërhiqet nga kon­tra­ta duke paguar një dëmsh­për­blim të për­sh­tat­shëm.

 

Të drej­ta e detyrime të porositësit

Neni 860

Porositësi mund të bëje ndryshime në pro­jekt, me kusht që mad­hësia e tyre të mos kalo­jë një të gjashtën e çmim­it të përgjithshëm të cak­tu­ar. Sipër­mar­rësi ka të drejtë të kom­pen­so­het për punimet krye­sore të kry­era, edhe pse çmi­mi i veprës është cak­tu­ar në total.

Para­grafi i mësipërm nuk zba­to­het për ndryshimet në pro­jekt që, megjithëse u përm­ba­hen caqeve të lart­për­men­dura, sjellin ndryshime të kon­siderueshme në natyrën e veprës ose në anën sasiore të kat­e­gorive të veçan­ta të punimeve të parashikuara në kon­tratë për kry­er­jen e së njëjtës vepër.

 

Neni 861

Porositësi ka të drejtë të kon­trol­lo­jë kry­er­jen e punimeve dhe gjend­jen e tyre me shpen­zimet e veta.

Kur, gjatë punimeve, zbu­lo­het se kry­er­ja e tyre nuk vazh­don sipas kushteve të cak­tu­ara në kon­tratë dhe sipas stan­dard­eve, porositësi mund të cak­to­jë një afat të arsyeshëm bren­da të cilit sipër­mar­rësi duhet të paj­to­het me ato kushte. Kur afati i cak­tu­ar ka kalu­ar pa sjel­lë ndon­jë dobi, kon­tra­ta zgjid­het, pa cen­uar të drejtën e porositësit për shpër­blim­in e dëmeve.

 

 

Neni 862

Në qoftë se si rrjed­him i rrethanave të paparashikuara, kanë ndod­hur rrit­je ose ulje të kos­tos së mate­ri­aleve ose të krahut të punës, që për­cak­to­jnë një rrit­je ose një zbrit­je në një masë më të mad­he se një e dhje­ta e çmim­it të përgjithshëm të cak­tu­ar, sipër­mar­rësi ose porositësi mund të kërko­jnë rishikimin e çmim­it. Ky rishikim mund të cak­to­het vetëm për masën e difer­encës që tejkalon një të dhjetën. Kur gjatë punimeve hasen vështirësi të karak­ter­it gje­ologjik, hidrik dhe të tjera të ngjashme me to, të paparashikuara nga palët, të cilat e bëjnë mjaft më të vështirë detyrën e sipër­mar­rësit, ky ka të drejtë për një kom­pen­sim të për­sh­tat­shëm.

 

Neni 863

Porositësi, për­para se të mar­rë në dorëz­im veprën e mbaru­ar, ka të drejtë ta kon­trol­lo­jë atë.

Kon­trol­li duhet të kry­het nga porositësi, sapo sipër­mar­rësi të kri­jo­jë kushtet e duhu­ra për kon­trol­lin.

Në qoftë se, megjithë ftesën e bërë prej sipër­mar­rësit, porositësi nuk e kryen kon­trol­lin pa patur arsye të bazuara, ose kur nuk njofton rezul­tatin e kon­trol­lit bren­da një afati të shkurtër, vepra kon­sidero­het e pran­uar. Në qoftë se porositësi merr në dorëz­im veprën pa paraqi­tur ndon­jë rez­ervë, ajo kon­sidero­het e pran­uar edhe pse nuk është kry­er kon­trol­li.

Sipër­mar­rësi ka të drejtë të kërko­jë të paguhet me vleft­ën e cak­tu­ar kur vepra pra­nohet nga porositësi, përveç kur ka mar­rëvesh­je të kundërt.

 

Garan­cia dhe denonci­mi i të metave të veprës

Neni 864

Sipër­mar­rësi dety­ro­het të japë garan­ci për defor­m­met dhe veset e veprës. Garan­cia nuk kërko­het kur porositësi e ka pran­uar veprën dhe deformimet ose veset nji­heshin prej tij ose ishin të dal­lueshme, përveç kur ato janë fshe­hur me keqbes­im nga sipër­mar­rësi.

Porositësi duhet t’i njofto­jë sipër­mar­rësit deformimet ose veset bren­da 60 ditëve nga zbu­li­mi i tyre me kusht dekadence, që sjell hum­b­jen e kësaj të drejte. Njof­ti­mi nuk është i domos­doshëm kur sipër­mar­rësi i ka njo­hur e pran­uar deformimet dhe veset ose kur i ka fshe­hur ato.

Padia kundër sipër­mar­rësit parashkruhet bren­da dy vjetëve nga data e dorëzim­it të veprës. Porositësi i padi­tur për pag­im mund të zba­to­jë gjith­monë garanc­inë, me kusht që deformimet dhe veset të njofto­hen bren­da 60 ditëve nga data e zbu­lim­it dhe para se të kenë kalu­ar dy vjet nga data e dorëzim­it.

 

Neni 865

Porositësi mund të kërko­jë që deformimet ose veset të elim­i­no­hen me shpen­zimet e sipër­mar­rësit, ose që çmi­mi të zbritet për­p­jesë­timisht, duke rua­j­tur të drejtën e shpër­blim­it të dëmit në rast se sipër­mar­rësi ka faj.

Por, në qoftë se deformi­mi ose cenet e veprës janë të tilla sa e bëjnë atë kre­jt të papër­sh­tat­shme për des­tin­imin e saj, porositësi mund të kërko­jë zgjid­hjen e kon­tratës.

 

Neni 866

Kur sipër­mar­r­ja ka për objekt ndërte­sa ose sende të tjera të palu­a­jt­shme të cilat, për nga natyra e tyre, kanë des­tin­im afat­g­jatë, po qe se, gjatë një peri­ud­he prej dhjetë vjetësh nga për­fundi­mi, vepra, për shkak të tokës ose për defekt të ndër­tim­it, shëm­bet tërë­sisht ose pjesër­isht, ose paraqet rrezik të duk­shëm shëm­b­je­je ose defek­te të tjera të rën­da, sipër­mar­rësi përgjeg­jet kun­drejt porositësit dhe palëve që fito­jnë të drej­ta prej tij, me kusht që denonci­mi i tyre të bëhet bren­da një viti nga zbu­li­mi.

E drej­ta e porositësit parashkruhet bren­da një viti nga kallëz­i­mi.

 

Neni 867

Sipër­mar­rësi, për të ushtru­ar të drejtën e padisë së kthim­it kun­drejt nën­sipër­mar­rësve, duhet që t’i njofto­jë ata për denoncimin bren­da gjashtëd­hjetë ditëve nga mar­r­ja dijeni me kusht dekadence, që sjell hum­b­jen e kësaj të drejte.

 

Zgjid­h­ja e kon­tratës dhe paso­jat juridike

Neni 868

Porositësi mund të tërhiqet nga kon­tra­ta, edhe kur ka fil­lu­ar zba­ti­mi i veprës ose kry­er­ja e shër­bim­it, me kusht që ta kom­pen­so­jë sipër­mar­rësin për shpen­zimet e kry­era, për punimet e bëra dhe për fitimin e munguar.

 

Neni 869

Kur kon­tra­ta zgjid­het sepse zba­ti­mi i veprës është bërë i pamundur si paso­jë i një shkaku që nuk mund t’i atribuo­het asnjërës palë, porositësi paguan pjesën e veprës së kry­er në kufi­jtë bren­da të cilëve është e dobishme për të, në për­p­jesë­tim me çmimin e cak­tu­ar për të gjithë veprën.

 

Neni 870

Kur mate­ri­ali që i është dhënë sipër­mar­rësit nga porositësi, ose kur vepra e për­gat­i­tur me këtë mate­r­i­al hum­bet ose dëm­to­het, si dhe kur për­fundi­mi i veprës bëhet i pamund­shëm pa fajin e asnjërit prej tyre, por në çdo rast pasi sipër­mar­rësi të jetë në vonesë për dorëz­imin e veprës, ky është i detyru­ar t’i shpër­ble­jë porositësit vleft­ën e mate­ri­alit dhe nuk ka të drejtë të kërko­jë prej tij që t’i pagua­jë punën e kry­er.

 

Neni 871

Kur vepra e për­gat­i­tur me mate­r­i­al të sipër­mar­rësit hum­bet ose dëm­to­het, si dhe kur për­fundi­mi i saj bëhet i pamund­shëm para se të ketë mbaru­ar afati për dorëz­imin e veprës, por në çdo rast pa fajin e asnjërit prej tyre, sipër­mar­rësi nuk ka të drejtë t’i kërko­jë porositësit që t’i pagua­jë vleft­ën e mate­ri­alit dhe punën e kry­er.

 

Neni 872

Kur vepra e për­gat­i­tur me mate­r­i­al të sipër­mar­rësit hum­bet ose dëm­to­het, si dhe kur për­fundi­mi i saj bëhet i pamund­shëm pa fajin e sipër­mar­rësit ose të porositësit, por pasi porositësi është në vonesë për mar­rjen e veprës në dorëz­im, ky dety­ro­het t’i pagua­jë sipër­mar­rësit vleft­ën e mate­ri­alit dhe punën e kry­er.

 

Neni 873

Kon­tra­ta e sipër­mar­rjes nuk zgjid­het me vdek­jen e sipër­mar­rësit, përveç kur per­soni i sipër­mar­rësit kon­sidero­hej i domos­doshëm për kry­er­jen e veprës. Porositësi mundet gjith­monë të tërhiqet nga kon­tra­ta, po qe se trashëgim­tarëve të sipër­mar­rësit, nuk mund t’u beso­het për kry­er­jen e mirë të veprës ose të shër­bim­it.

 

Neni 874

Në rastin e zgjid­hjes së kon­tratës për shkak të vdek­jes së sipër­mar­rësit, porositësi dety­ro­het t’u pagua­jë trashëgim­tarëve vleft­ën e veprës së kry­er, duke u mbështe­tur në çmimin e cak­tu­ar, si dhe shpen­zimet e kry­era për ekzeku­timin e pjesës së mbe­tur, por vetëm bren­da kufi­jve në të cilët vepra e kry­er dhe shpen­zimet e bëra janë të dobishme për të. Porositësi ka të drejtë të kërko­jë dorëz­imin, kun­drejt një kom­pen­si­mi të për­sh­tat­shëm, të vleft­ës së mate­ri­aleve të për­gat­i­tu­ra dhe plan­eve në zba­tim e sipër, për aq sa lejo­jnë nor­mat për mbro­jt­jen e shpik­jeve dhe të pronë­sisë intelek­tuale.

 

Neni 875

Per­son­at të cilët, duke qënë në varësi të sipër­mar­rësit, kanë ushtru­ar veprim­tar­inë e tyre për zba­timin e veprës ose kry­er­jen e shër­bim­it, mund të ngre­jnë padi drejt­për­drejt kundër porositësit për të mar­rë atë çka u takon deri në plotësimin e detyrës që porositësi ka ndaj sipër­mar­rësit në kohën kur ata ngre­jnë pad­inë.

 

Dis­poz­itë refer­uese

Neni 876

Kur sipër­mar­r­ja ka për objekt kry­er­je shër­bimesh të vazh­dueshme ose peri­odike, zba­to­hen, për aq sa janë të pajtueshme, nor­mat e këtij tit­ul­li dhe ato lid­hur me kon­tratën e furnizim­it.

 

 

KREU VIII

 

TRANSPORTI

 

A. Trans­porti i per­son­ave

 

Neni 877

Me kon­tratën e trans­portit të per­son­ave, trans­portue­si merr për­sipër të trans­porto­jë per­sona nga njëri vend në një vend tjetër.

 

Neni 878

Përveç përgjegjë­sisë për vonesën dhe për mospërm­bush­jen në kry­er­jen e trans­portit, trans­portue­si përgjig­jet për fatke­qe­sitë që godasin per­son­in udhë­tar gjatë udhë­tim­it dhe për hum­b­jen ose për dëm­timin e sendeve që udhë­tari merr me vete, në qoftë se nuk provon se ka mar­rë të gjitha masat e për­sh­tat­shme për shmang­ien e dëmit, dhe në lid­hje me rethanat e posaçme të rastit.

Janë të pavlef­shme kushtet që kufi­zo­jnë përgjegjës­inë e trans­portue­sit për rrez­iqet që godasin udhë­tarin.

Kjo dis­poz­itë zba­to­het edhe në kon­tratat e trans­portit falas.

 

Neni 879

Në trans­portin me itin­er­are që lid­hen njëri me tjetrin, çdo trans­portues përgjig­jet për udhë­timin e vet.

Megjithatë, dëmi për vonesën ose për ndër­pre­rjen e udhë­tim­it llog­a­ritet duke pasur parasysh të gjithë rrugën.

 

B. Trans­porti i sendeve

 

Neni 880

Me kon­tratën e trans­portit të sendeve, trans­portue­si merr për­sipër të trans­porto­jë sende nga një vend në një vend tjetër.

 

Neni 881

Trans­portue­si duhet t’i vërë sendet e trans­portu­ara në dis­pozi­cion të mar­rësit në vendin, në afatin dhe nëpër­m­jet mënyrave të treguara në kon­tratë.

Në qoftë se dorëz­i­mi nuk duhet të kry­het pranë mar­rësit, trans­portue­si duhet ta njofto­jë atë men­jëherë për mbër­rit­jen e sendeve të trans­portu­ara.

Në qoftë se nga dër­gue­si është lëshuar një fletë shoqëri­mi, trans­portue­si duhet t’ia tre­go­jë atë mar­rësit.

 

Neni 882

Dër­gue­si duhet t’i tre­go­jë trans­portue­sit me sak­tësi emrin e mar­rësit dhe vendin e des­tinim­it, llo­jin, peshën, sas­inë dhe num­rin e sendeve për t’u trans­portu­ar dhe të dhë­na të tjera të nevo­jshme për kry­er­jen e trans­portit.

Në qoftë se për kry­er­jen e trans­portit nevo­jiten doku­mente të posaçme, dër­gue­si duhet t’ia japë ato trans­portue­sit në momentin kur dorë­zon sendet per t’u trans­portu­ar.

Janë në ngarkim të dër­gue­sit dëmet që rrjed­hin nga munge­sa ose pasak­tësia e të dhë­nave ose nga mos­dorëz­i­mi apo par­reg­ull­sia e doku­menteve.

 

Neni 883

Me kërkesën e trans­portue­sit, dorëzue­si lëshon një fletë shoqëri­mi me nën­shkrim­in e vet, e cila përm­ban emrin e vet, vendqën­drim­in ose qen­drën e punës, vendin dhe datën e lëshim­it, të dhë­nat e paraqi­tu­ra në nenin e mësipërm dhe kushtet e cak­tu­ara për trans­portin.

Kur fletëshoqëri­mi jepet në disa kop­je, num­ri i kop­jeve duhet të tre­go­het në çdo ekzem­plar. Kop­jet e mbe­tu­ra hum­basin vlerën pasi sendet i dorë­zo­hen mba­jtësit të tit­ul­lit.

Këto të dhë­na janë të besueshme, derisa të mos jetë provuar e kundër­ta kun­drejt trans­portue­sit, i cili ka për detyrë t’i ver­i­fiko­jë ato, duke zbat­u­ar përku­jdesjen pro­fe­sion­ale.

Me kërkesën e dër­gue­sit, trans­portue­si lëshon një dub­likatë të fletës të shoqërim­it me nën­shkrim­in e vet ose, në qoftë se nuk i është lëshuar fle­ta e shoqërim­it, një fletë mar­rje në dorëz­im, që të përm­ba­jë të njëj­tat të dhë­na.

 

Neni 884

Kon­tra­ta e trans­portit quhet e lid­hur nga çasti që është bërë doku­men­ti i trans­portim­it dhe dër­gue­si i mall­rave ka bërë pagesën e trans­portim­it, përveç kur në kon­tratë ose në ligj parashiko­het ndryshe.

 

Neni 885

Në qoftë se fil­li­mi ose vazhdi­mi i trans­portit pen­go­hen ose vono­hen së tepër­mi për shkaqe që nuk mund t’i ngarko­hen trans­portue­sit, ky men­jëherë duhet t’i kërko­jë udhëz­ime dër­gue­sit, duke mar­rë masa për rua­jt­jen e sendeve që i janë dorëzuar atij.

Trans­portue­si ruan të drejtën e ripagim­it të shpen­z­imeve.

Në qofte se trans­porti ka fil­lu­ar, ai ka të drej­ta edhe për pag­imin e çmim­it në për­p­jes­tim me rrugën që ka kry­er, përveç rastit kur ndër­pre­r­ja e trans­portit ka ndod­hur për shkak të hum­b­jes së plotë të sendeve si paso­jë e rastit fator.

Po qe se rrethanat e bëjnë të pamundur mar­rjen e udhëz­imeve nga dër­gue­si, ose në qoftë se udhëzimet nuk janë të zbat­ueshme, trans­portue­si mund t’i depoz­i­to­jë sendet ose, po qe se rreziko­hen të dëm­to­hen, ose për­bëjnë një rrezik të kon­siderueshëm për sig­ur­inë e vendeve ku janë rua­j­tur, ai mund të mar­rë masa për shit­jen e tyre me çmimin më të mirë.

Trans­portue­si duhet të njofto­jë men­jëherë dër­guesin për depoz­itimin ose shit­jen.

Rreg­ul­lat e mësipërme zba­to­hen edhe në rastin kur pritësi nuk gjen­det ose refu­zon apo vonon të kërko­jë mar­rjen në dorëz­im të sendeve, edhe në rastin kur lind mos­mar­rëvesh­je midis disa mar­rësve ose për të drejtën e mar­rësit për mar­rjen në dorëz­im apo për ekzeku­timin e saj.

 

Neni 886

Dër­gue­si mund të pezul­lo­jë trans­portimin dhe të kërko­jë kthimin e sendeve, ose të urd­hëro­jë dorëz­imin tek një mar­rës tjetër i ndryshëm nga ai i treguar në fil­lim ose mund të ven­dosë ndryshe, gjith­monë duke rua­j­tur detyrim­in për të riparu­ar shpen­zimet dhe për të shpër­bly­er dëmet që rrjed­hin nga urdhri i dytë.

Kur nga ana e trans­portue­sit i është lëshuar dër­gue­sit një dub­likatë e fletës së shoqërim­it ose e fletë ngarkesës, dorëzue­si nuk mund të dispono­jë sendet e dorëzuara për trans­port po qe se nuk i paraqet trans­portue­sit dub­likatën ose faturën për të treguar të dhë­nat e reja. Këto duhet të nën­shkruhen edhe nga trans­portue­si.

Dër­gue­si nuk mund të dispono­jë sende të trans­portu­ara qysh prej momen­tit kur ato kanë kalu­ar në dis­pozi­cion të pritësit.

 

Neni 887

Të drej­tat që rrjed­hin nga kon­tra­ta e trans­portit ndaj trans­portue­sit i kalo­jnë pritësit nga momen­ti kur, pasi sendet kanë mbër­rit­ur në des­ti­na­cion ose ka skad­uar afati në të cilin duhet të kishin mbër­rit­ur. Pritësi kërkon mar­rjen në dorëz­im nga trans­portue­si, pritësi nuk mund të ushtro­jë të drej­tat që lindin nga kon­tra­ta, përveç se duke i paguar trans­portue­sit kred­itë që rrjed­hin nga trans­porti dhe fat­u­rat që shoqëro­jnë sendet e trans­portu­ara. Kur ka mos­mar­rëvesh­je për shumën e detyru­ar, mar­rësi duhet të depoz­i­to­jë difer­encën e vënë në dyshim pranë një të treti.

 

Neni 888

Trans­portue­si që i dorë­zon pritësit sendet pa mbled­hur kred­itë e veta ose fat­u­rat që shoqëro­jnë sendet e trans­portu­ara, ose pa kërkuar depoz­itimin e shumës së diskutueshme, është përgjegjës ndaj dër­gue­sit për vleft­ën që i dety­ro­het atij dhe nuk mund t’i kërko­jë këtij të fun­dit pag­imin e kre­dive të veta. Megjithatë e drej­ta për të padi­tur pritësin nuk ceno­het.

 

Përgjegjësia për hum­b­jen ose dëm­timin e sendeve gjatë trans­portim­it

Neni 889

Trans­portue­si është përgjegjës për hum­b­jen dhe dëm­timin e sendeve të dorëzuara atij qysh nga momen­ti kur i merr, deri në momentin kur ia dorë­zon pritësit, po qe se nuk provon që hum­b­ja ose dëm­ti­mi janë paso­jë e rastit fator, e veprim­it të dër­gue­sit, të pritësit ose të pronar­it të sendeve të dër­guara, nga firot ose nga llo­ji e nga veset e vetë sendeve.

Në qoftë se trans­portue­si i pra­non sendet për trans­portim pa rez­ervë, prezu­mo­het se sendet nuk paraqesin të meta të duk­shme ambal­azhi.

Trans­portue­si, me kërkesën e pritësit, dety­ro­het të mba­jë pro­cesver­bal për hum­b­jen ose dëm­timin e sendeve të dorëzuara për trans­portim.

 

Neni 890

Trans­portue­si duhet të njofto­jë pritësin pa vonesë dhe për­para dorëzim­it të sendeve, për dëmet që sendet mund të kenë pësuar.

 

Neni 891

Në qoftë se sendet kanë hum­bur ose janë dëm­tu­ar, dëmi llog­a­ritet, përveç mar­rëvesh­jes së kundërt, sipas çmim­it të tyre në kohën e ngarkim­it nga ana e trans­portue­sit. Po qe se sendet dëm­to­hen, trans­portue­si duhet të shpër­ble­jë dëmin në masën e difer­encës midis vleft­ës së sendeve në momentin e ngarkim­it dhe vleft­ës në momentin e dorëzim­it.

 

Neni 892

Pritësi ka të drejtë të sig­uro­het, me shpen­zimet e veta, për­para mar­rjes në dorëz­im, për iden­titetin dhe gjend­jen e sendeve të trans­portu­ara.

 

Neni 893

Mar­r­ja në dorëz­im pa rez­ervë e sendeve të trans­portu­ara duke paguar trans­portuesin për aq sa i takon, heq mundës­inë për ngrit­je të padisë që rrjedh nga kon­tra­ta, përveç rastit të mashtrim­it ose të paku­jde­sisë së rëndë të trans­portue­sit. Nuk ceno­hen të drej­tat për të kërkuar hum­b­jen e pjesshme ose për dëm­time të tilla që nuk mund të dal­lo­hen në momentin e mar­rjes në dorëz­im, me kusht që trans­portue­si të njofto­het men­jëherë sa të zbu­lo­het dëmi dhe jo më vonë se 20 ditë nga data e mar­rjes në dorëz­im.

 

Neni 894

Kur trans­portue­si dety­ro­het t’i për­c­jel­lë sendet e trans­portu­ara përtej lin­jave të tij, nëpër­m­jet trans­portue­sish të tjerë, pa mar­rë nga dorëzue­si një fletë shoqëri­mi të drejt­për­drejtë për në vendin e des­tinim­it, prezu­mo­het që ai merr, për trans­portin përtej lin­jave të veta, detyrimet e një spedi­cioneri.

 

Trans­porti­mi i kry­er nga disa trans­portues

Neni 895

Në trans­portin e sendeve që kry­het bashkër­isht nga disa trans­portues të një­pas­njëshëm me një kon­tratë të vetme, trans­portue­sit përgjig­jen sol­i­dar­isht për përm­bush­jen e kon­tratës nga ven­di fillestar i nis­jes deri në vendin e des­tinim­it.

Trans­portue­si që paditet për një veprim për të cilin nuk ka përgjegjësi, ka të drejtën e padisë kun­drejt trans­portuesve të tjerë, qoftë veç e veç, qoftë bashkër­isht. Po qe se del se vepri­mi që ka sjel­lë dëm­timin ka ndod­hur në rrugën e njërit prej trans­portuesve, ky dety­ro­het të bëjë shpër­blim­in e plotë të dëmit; në rast të kundërt, dety­ro­hen të shpër­ble­jnë trans­portue­sit për­p­jes­timisht me rrugët e tyre, duke për­jash­tu­ar ata trans­portues që provo­jnë se dëmi nuk ka ndod­hur në rrugën e vet.

 

Neni 896

Trans­portue­sit e një­pas­njëshëm kanë të drejtë të deklaro­jnë, në fletëshoqërim­in ose në një akt të veçan­të, gjend­jen e sendeve për t’u trans­portu­ar në momentin kur u janë dorëzuar atyre. Në mungesë të deklaratës, prezu­mo­het se i kanë mar­rë në gjend­je të mirë dhe në për­puth­je me fletë shoqërim­in.

 

Përgjegjësia e dër­gue­sit dhe e trans­portue­sit për vonesën

Neni 897

Kur dorëz­i­mi i sendeve për trans­portim ose dorëz­i­mi i sendeve pritësit nuk bëhet në afatet e cak­tu­ara në kon­tratë, pala që është në vonesë shpër­blen dëmin përkatës.

 

Neni 898

Kred­itë që rrjed­hin nga trans­porti kanë prvi­legj mbi sendet e trans­portu­ara deri sa këto të mbeten pranë trans­portue­sit. Trans­portue­si mund të mba­jë sendin që i nën­shtro­het priv­i­legjit deri sa të shpër­ble­het kre­dia e tij dhe mundet edhe ta shesë sipas rreg­ullave të cak­tu­ara për shit­jen e pengut.

 

Përgjegjësia e trans­portue­sit të fun­dit

Neni 899

Trans­portue­si i fun­dit për­faqë­son trans­portue­sit e mëparshëm për mbled­hjen e kre­dive përkatëse që lindin nga kon­tra­ta e trans­portit dhe për ushtrim­in e priv­i­legjit mbi sendet e trans­portu­ara. Në qoftë se ai nuk i mbledh kred­itë ose nuk ushtron priv­i­legjin, përgjig­jet para kred­i­torëve paraard­hës për shu­mat e detyru­ara, përveç të drejtës së padisë kun­drejt pritësit.

 

Dis­poz­itë refer­uese

Neni 900

Për trans­portimet me rrugë ujore, ajrore dhe për ato heku­rud­hore e postare, kur mungon legjis­la­cioni i posaçëm, zba­to­hen dis­poz­i­tat e kësaj kon­trate.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim