KREU XVII

 

LLOGARIA RRJED­HëSE

 

Neni 1013

Llog­a­ria rrjed­hëse është një kon­tratë me të cilën palët dety­ro­hen të regjistro­jnë në një llog­a­ri kred­itimet rec­i­proke, duke e kon­sideru­ar të padisponueshme dhe të pak­thyeshme deri në mbyll­jen e llog­a­risë.

Tepri­ca e llog­a­risë është e kthyeshme me mbarim­in e afatit. Në qoftë se nuk është kërkuar pag­i­mi, tepri­ca kon­sidero­het e rinovuar për një kohë të pacak­tu­ar.

 

 

Neni 1014

Për­jash­to­hen nga llog­a­ria rrjed­hëse, kred­itë që nuk mund të kom­pen­so­hen. Kur kon­tra­ta vepron ndër­m­jet sipër­mar­rësve, për­jash­to­hen nga llog­a­ria kred­itë e hua­ja për ndër­mar­rjet përkatëse.

 

Neni 1015

Mbi gjend­jen për­fi­to­het kama­ta në masën e ven­do­sur në kon­tratë dhe në mungesë të këtyre nga ligji, por gjith­n­jë bren­da kufi­jve të cak­tu­ara prej tij.

 

Neni 1016

Për llog­a­r­inë rrjed­hëse paguhet komi­sioni si dhe shpen­zimet që janë dashur për veprimet që kanë lid­hje me derd­hjet. Këto të drej­ta nuk bëjnë pjesë në llog­a­ri, përveç kur në mar­rëvesh­je parashiko­het ndryshe.

 

Neni 1017

Përf­shir­ja e një kredie në llog­a­r­inë rrjed­hëse, nuk për­jash­ton ushtrim­in e të drejtës së padisë dhe e të drej­tave të tjera, lid­hur me aktin nga i cili rrjedh kre­dia.

Kur akti i mësipërm është i pavlef­shëm, ose shpal­let si i tillë, ose i zgjid­hur, pje­sa përkatëse e par­ave për­jash­to­het nga llog­a­ria rrjed­hëse.

 

Neni 1018

Kur kre­dia e përf­shirë në llog­a­ri është e sig­u­ru­ar me një garan­ci reale ose per­son­ale, kli­en­ti ka të drejtë të për­dorë këtë garan­ci për tepricën ekzistuese në favor të tij nga mbyll­ja e llog­a­risë e deri në arkë­timin e kre­disë së garan­tu­ar.

Para­grafi i mësipërm zba­to­het edhe në qoftë se për kred­inë ekzis­ton një bashkëde­tyrim sol­i­dar.

 

Neni 1019

Përveç kur palët kanë parashikuar ndryshe në kon­tratë, përf­shir­ja në llog­a­r­inë rrjed­hëse e një kredie ndaj një të treti, prezu­mo­het si e bërë me kushtin që të paguhet. Në rastin kur kre­dia nuk përm­bushet, mar­rësi ka të drejtën të vepro­jë për mbled­hjen, mar­rjen e shumës së par­ave nga llog­a­ria, duke riin­te­gru­ar atë që ka bërë derd­hjen. Mund të mer­ret kjo shumë parash nga llog­a­ria edhe pasi ushtron pa rezul­tat të drej­tat e tij kun­drejt deb­itorit.

 

Neni 1020

Në rast se kred­i­tori i një kli­en­ti ka sekuestru­ar mbet­jen even­tuale të llog­a­risë që i takon deb­itorit të tij, kli­en­ti tjetër nuk mundet, me derd­hje të reja të ceno­jë të drej­tat e kred­i­torit. Nuk kon­sidero­hen si derd­hje të reja ato që janë bërë në vartësi nga të drej­tat e rrjed­hu­ra para sekuestrim­it.

Kli­en­ti ndaj të cilit është bërë sekuestri­mi ose është vënë pen­gu duhet të njofto­jë anën tjetër. Secili prej tyre mund të tërhiqet nga kon­tra­ta.

 

 

Neni 1021

Mbyll­ja e llog­a­risë me likudimin e tepricës bëhet me mbarim­in e afat­eve të për­cak­tu­ara në kon­tratë dhe në mungesë të tyre, në për­fundim të çdo 6/mujori të llog­a­r­it­ur që nga data e lid­hjes së kon­tratës.

 

Neni 1022

Kali­mi i veprimeve në llog­a­ri nga një klient në një tjetër nënkup­to­het i pran­uar në qoftë se nuk është kundër­sh­tu­ar në afatin e cak­tu­ar prej palëve ose në afatin që mund të kon­sidero­het i për­sh­tat­shëm sipas rrethanave.

Pra­n­i­mi i veprim­it nuk përf­shin të drejtën për ta kundër­sh­tu­ar për gabime shkri­mi ose llog­a­r­it­je­je, për mosveprim ose dublime.

Kundër­sh­ti­mi duhet të bëhet bren­da 6 mua­jve nga data e kalim­it të llog­a­risë, lid­hur me likuidimin e mbyll­jen, e cila duhet të dër­go­het reko­mande. Riven­dos­je në afat nuk lejo­het.

 

Neni 1023

Kur kon­tra­ta është lid­hur për një kohë të pacak­tu­ar, secila prej palëve mund të tërhiqet nga kon­tra­ta në çdo mbyll­je të llog­a­risë, duke njof­tu­ar të pak­tën 10 ditë për­para.

Në rastin e një ndal­i­mi të ushtrim­it të këtij aktiviteti, të paaftë­sisë për të vepru­ar, të paaftë­sisë paguese ose vdek­jes së njërës prej palëve, secila prej tyre, ose trashëgim­tarët e tyre, kanë të drejtën të tërhiqen nga kon­tra­ta.

Zgjid­h­ja e kon­tratës ndalon përf­shir­jen në llog­a­ri të shu­mave të reja, por pag­i­mi i mbet­jes nuk mund të kërko­het vetëm pas skadim­it të peri­ud­hës së për­cak­tu­ar në nenin 1021.

 

KREU XVIII

 

KONTRATAT BANKARE

 

A. Depoz­i­tat bankare

 

Neni 1024

Kur depoz­i­to­het një shumë parash pranë një banke, kjo fiton pronës­inë dhe është e detyru­ar t’i kthe­jë në të njëjtën lloj mon­ed­he, me skadimin e afatit të për­cak­tu­ar ose me kërkesën e depoz­itue­sit, duke patur parasysh peri­ud­hën e lajmërim­it të për­cak­tu­ar nga palët ose nga zakoni bankar.

 

Neni 1025

Në rast se ban­ka lëshon një librezë depozite kur­si­mi, derd­hjet dhe tërhe­q­jet duhet të shëno­hen në librezë.

Shënimet mbi librezë të fir­mo­sura nga nëpunësi i bankës, që është i cak­tu­ar për këtë shër­bim, për­bëjnë provë të plotë midis bankës dhe depoz­itue­sit.

është e pavlef­shme çdo mar­rëvesh­je e kundërt.

 

 

Neni 1026

Në qoftë se libreza e kur­sim­it është e pagueshme tek prurësi, ban­ka që padash­je dhe pa faj të rëndë kryen shër­bimin për­bal­lë pose­due­sit, nuk përgjig­jet edhe në qoftë se ky nuk është depoz­itue­si.

E njëj­ta dis­poz­itë zba­to­het në rastin kur libreza e depoz­itës e pagueshme tek prurësi të jetë lëshuar në emër të një per­soni të cak­tu­ar.

Janë të për­jash­tu­ara dis­poz­i­tat e lig­jeve të veçan­ta.

 

Neni 1027

Ban­ka që merr dhe pra­non depoz­i­tat e titu­jve në admin­istrim duhet t’i rua­jë titu­jt duke mar­rë intere­sat ose div­i­den­tet, të ver­i­fiko­jë treg­timin për çmimin ose për ripag­imin e kap­i­tal­it, duke treguar kujdes për grum­bul­lim­in e të ard­hu­rave për llog­a­r­inë e depoz­itue­sit, dhe në përgjithësi të kujde­set për mbro­jt­jen e të drej­tave që kanë të bëjnë me tit­ullin. Shu­mat e grum­bul­lu­ara duhet të jenë të kred­i­tu­ara në llog­a­r­inë e depoz­itue­sit.

Në qoftë se për titu­jt e depoz­i­tu­ar duhet të ushtro­het një e drejtë zgjed­hje­je, ban­ka duhet të kërko­jë në kohë udhëzimet e nevo­jshme nga depoz­itue­sit dhe t’i real­i­zo­jë ato, në qoftë se në rast nevo­je ka mar­rë fonde të nevo­jshme. Në mungesë të këtyre udhëz­imeve, të drej­tat e zgjed­hjeve duhet të shiten për llog­a­ri të depoz­itue­sit nëpër­m­jet agjen­tëve të këm­bim­it.

Bankës i takon një kom­pen­sim në masën e për­cak­tu­ar nga mar­rëvesh­ja e palëve ose ajo që për­doret zakon­isht, përveç pagim­it të shpen­z­imeve të bëra prej saj.

Është e pavlef­shme çdo mar­rëvesh­je me të cilën për­jash­to­het ban­ka nga rua­jt­ja dhe admin­istri­mi i titu­jve me një kujdesje të zakon­shme.

 

B. Shër­bi­mi bankar dhe kase­tat e sig­urim­it

 

Neni 1028

Ban­ka, për shër­bimin e kase­tave të sig­urim­it, përgjig­jet kun­drejt për­dorue­sit për aftës­inë paguese, rua­jt­jen e lokalit dhe për paprek­sh­mërinë e kasetës, përveç ndon­jë rasti fator.

 

Neni 1029

Kur kase­ta është në emër të disa per­son­ave, hap­ja e saj i nji­het secilit prej tyre, përveç ndon­jë mar­rëvesh­je­je të kundërt.

Në rast vdek­je të mba­jtësit të vetëm ose të njërit të këtyre mba­jtësve, ban­ka që ka mar­rë njof­timin mund të lejo­jë hap­jen e kasetës me mar­rëvesh­jen e të gjithë atyre që e kanë të drejtë, ose sipas mënyrës së për­cak­tu­ar nga gjyka­ta.

 

Neni 1030

Kur afati i kon­tratës ka mbaru­ar, ban­ka mbas një lajmëri­mi të mba­jtësit ose me kalim­in e gjashtë mua­jve nga data e mbarim­it, mund t’i kërko­jë gjykatës autor­iz­imin për hap­jen e kasetës. Lajmëri­mi mund të bëhet edhe nëpër­m­jet postës reko­mande të kon­fir­muar.

Hap­ja kry­het në pran­inë e një noteri duke patur parasysh edhe masat që gjyka­ta i quan të nevo­jshme. Gjyka­ta mund të urd­hëro­jë mar­rjen e masave të nevo­jshme për rua­jt­jen e objek­teve të gje­tu­ra duke përf­shirë edhe shit­jen e një pjese të tyre, që është e nevo­jshme për të plotë­suar shpen­zimet e bëra nga ban­ka.

 

C. Hap­ja (çel­ja) e kre­disë bankare

 

Përku­fiz­i­mi

Neni 1031

Hap­ja e kre­disë bankare është një kon­tratë me të cilën ban­ka dety­ro­het të mba­jë në dis­pozi­cion të palës tjetër një shumë parash, për një peri­ud­hë të cak­tu­ar kohe ose për një kohë të pacak­tu­ar.

 

Neni 1032

Përveç kur ka mar­rëvesh­je tjetër, në qoftë se nuk është rënë dako­rd ndryshe, kred­i­mar­rësi mund ta për­dorë disa herë kred­inë, sipas for­mave të për­dorim­it, dhe mundet që me derd­hjet e mëte­jshme të riven­dosë disponi­bilitetin e tij.

Derd­hjet dhe tërhe­q­jet real­i­zo­hen pranë bankës ku ka lin­dur kjo mar­rëd­hënie, përveç kur është parashikuar ndryshe nga palët.

 

Neni 1033

Në qoftë se për hap­jen e kre­disë është dhënë një garan­ci reale ose per­son­ale, kjo nuk shuhet për fak­tin se kred­i­mar­rësi, në momentin e mbarim­it të kësaj mar­rëd­hënieje, pushon së qëni deb­itor i bankës. Kur garan­cia bëhet e pam­jaftueshme, ban­ka mund të kërko­jë një garan­ci suple­mentare ose zëvendësimin e garan­tit.

Kur kred­i­mar­rësi nuk vepron në për­puth­je me kërke­sat, ban­ka pakë­son kred­inë në mënyrë pro­por­cionale me pakësimin e vlerës së garan­cisë ose mund të heqë dorë nga kon­tra­ta.

 

Neni 1034

Ban­ka nuk mund të tërhiqet nga kon­tra­ta për­para mbarim­it të afatit të kon­tratës, përveç rasteve të arsyeshme, ose kur ka mar­rëvesh­je tjetër. Heq­ja dorë ndër­pret men­jëherë për­dorim­in e kre­disë, por ban­ka duhet të cak­to­jë një afat të pak­tën prej pesëm­bëd­hjetë ditësh për kthimin e shu­mave të për­doru­ra dhe ato plotë­suese.

Kur dhë­nia e kre­disë është në një kohë të pacak­tu­ar, secila prej palëve mund të tërhiqet nga kon­tra­ta nëpër­m­jet lajmërim­it në afatin e cak­tu­ar në kon­tratë, që për­doret zakon­isht ose, në mungesë të tyre, bren­da pesëm­bëd­hjetë ditëve.

 

Ç. Parad­hë­nia bankare

 

Dispon­im i sendeve të dhë­na peng

Neni 1035

Në parad­hënien bankare me pen­gun mbi titu­jt ose mbi mall­rat, ban­ka nuk mund të dispono­jë mbi sendet për të cilat është vënë pen­gu, në qoftë se ka lëshuar një doku­ment në të cilin këto sende janë indi­vid­u­al­izuar.

Mar­rëvesh­ja e kundërt duhet të provo­het me shkresë.

 

 

 

 

 

Neni 1036

Ban­ka duhet të kujde­set për llog­a­ri të kon­trak­tue­sit për sig­urim­in e mall­rave të lëna peng nëqoftëse, për nga vetë natyra, vlera dhe vend­ndod­h­ja e tyre sig­uri­mi i përgjig­jet përku­jdesjeve të zakon­shme.

 

Neni 1037

Ban­ka, përveç detyrimeve që i tako­jnë, ka të drejtën që t’i paguhen shpen­zimet që ka bërë për rua­jt­jen e mall­rave dhe të titu­jve, përveç kur e ka mar­rë për­sipër një gjë të tillë.

 

Neni 1038

Kon­trak­tue­si, edhe për­para mbarim­it të afatit të kon­tratës, mund të tërhe­që titu­jt ose mall­rat e lëna peng, duke bërë më parë një pagesë pro­por­cionale ndër­m­jet shu­mave të mar­ra parad­hënie dhe të shu­mave të tjera që i përkasin bankës sipas nen­it të mësipërm, në qoftë se tepri­ca e kre­disë rezul­ton e pagaran­tu­ar në mënyrë të mjaftueshme.

 

Neni 1039

Në qoftë se vlera e garan­cisë pakë­so­het të pak­tën në një të dhjetën në kra­hasim me vlerën e saj në kohën e lid­hjes së kon­tratës, ban­ka mund t’i kërko­jë deb­itorit një garan­ci plotë­suese, me par­ala­jmërim­in se në mungesë të saj do të vepro­het për shit­jen e këtyre mall­rave ose titu­jve të dhë­na peng. Në qoftë se deb­itori nuk vepron në për­puth­je me kërke­sat, ban­ka mund të vepro­jë për shit­jen e tyre në bazë të dis­poz­i­tave për pen­gun.

Ban­ka ka të drejtën e pagim­it të men­jëher­shëm të tepricës të llog­a­risë që nuk është përm­bushur plotë­sisht nga shu­mat e rezul­tu­ara nga shit­ja

 

Neni 1040

Në qoftë se me garancitë e një ose më shumë kre­dive janë bllokuar depozi­ta në para, mall­ra ose tituj që nuk kanë qenë të indi­vid­u­al­izuar ose për të cilat i është lënë bankës mundësia për t’i disponuar, ban­ka duhet të kthe­jë vetëm shumën ose një pjesë të mall­rave ose të titu­jve që tejkalo­jnë shumën e kre­dive të garan­tu­ara. Ky tejkalim për­cak­to­het në lid­hje me vlerën e mall­rave ose të titu­jve në kohën e mbarim­it të kre­dive.

 

D. Veprimet bankare me llog­a­ri rrjed­hëse

 

Neni 1041

Kur depozi­ta, çel­ja e kre­disë ose veprimet e tjera bankare janë rreg­ul­lu­ar në Ilog­a­r­inë rrjed­hëse, kli­en­ti mund të dispono­jë në çdo kohë shu­mat që rezul­to­jnë në kred­inë e tij, përveç kur rez­er­va e afatit, është parashikuar në mar­rëvesh­je.

 

Neni 1042

Në rast se midis bankës dhe kli­en­tit ekzis­to­jnë disa mar­rëd­hënie ose disa llog­a­ri, edhe në mon­ed­ha të ndryshme, tepri­ca aktive dhe pasive kom­pen­so­hen në mënyrë rec­i­proke, përveç kur ka mar­rëvesh­je të kundërt.

 

Neni 1043

Në rastin kur llog­a­ria liku­j­duese është në emër të disa per­son­ave, me të drejtën për të kry­er veprime edhe në mënyrë indi­vid­uale, këta per­sona quhen kred­i­torë ose deb­itorë sol­i­darë të tepri­cave të llog­a­risë.

 

Neni 1044

Në rast se veprimet në llog­a­r­inë rrjed­hëse janë për një kohë të pacak­tu­ar, secila prej palëve mund të tërhiqet nga kon­tra­ta, duke lajmëru­ar palën tjetër bren­da afatit të cak­tu­ar në kon­tratë ose në mungesë të tij, bren­da 15 ditëve.

 

Neni 1045

Ban­ka përgjig­jet sipas dis­poz­i­tave që rreg­ul­lo­jnë kon­tratën e poro­sisë për ekzeku­timin e detyrimeve të mar­ra nga depoz­itue­si ose nga një klient tjetër.

Në qoftë se ky detyrim duhet të kry­het aty ku nuk ekzis­to­jnë degë të bankës, kjo mund të ngarko­jë për ekzeku­tim një bankë tjetër.

 

Neni 1046

Për llog­a­r­inë rrjed­hëse zba­to­hen edhe nenet 1016,1019,1022.

 

E. Skon­to­ja bankare

 

Përku­fiz­i­mi

Neni 1047

Skon­to­ja është kon­tra­ta me anë të së cilës ban­ka, duke zbat­u­ar kamatën i jep kli­en­tit vleft­ën e një kredie ndaj të tretëve, që nuk ka mbaru­ar ako­ma, nëpër­m­jet cedim­it.

 

Skon­to­ja e kam­bialeve

Neni 1048

Në qoftë se skon­to­ja bëhet nëpër­m­jet xhirim­it të kam­bialit ose të çekut bankar, ban­ka në rast se nuk kry­het pag­i­mi, përveç të drej­tave të rrjed­hu­ra nga tit­ul­li, gëzon edhe të drejtën e kthim­it të parad­hënies.

Ruhen dis­poz­i­tat e lig­jeve të veçan­ta lid­hur me çekun dhe kam­bialin.

 

Neni 1049

Ban­ka që ka skon­tu­ar kam­bialet e doku­men­tu­ara, gëzon mbi mallin të njëjtin priv­i­legj qe ka edhe i porosi­turi, deri sa tit­ul­li për­faqë­sues është në posed­imin e tij.

 

 

KREU XIX

 

HUAJA

 

Neni 1050

Me kon­tratën e huasë njëra palë (huahënësi) i jep në pronësi palës tjetër (hua­mar­rësit) një shumë të hol­lash ose sende që për­cak­to­hen në numër, me peshë ose me masë dhe hua­mar­rësi dety­ro­het t’i kthe­jë huad­hënësit aq të hol­la, ose aq sende të atij llo­ji dhe të asaj cilësie, bren­da afatit të cak­tu­ar në kon­tratë ose, kur nuk është cak­tu­ar afat, me kërkesën e huad­hënësit.

 

Neni 1051

Përveç kur me mar­rëvesh­je të palëve është parashkuar ndryshe, hua­mar­rësi duhet t’i pagua­jë huad­hënësit kamatat.

Kamatat, për të cilat është rënë dako­rd, paguhen çdo vit, përveç kur palët kanë parashikuar ndryshe.

Mospag­i­mi i kamatave për­bën mospërm­bush­je thel­bë­sore të detyrim­it.

 

Neni 1052

Në rast se palët janë mar­rë vesh për kthimin me këste të par­ave ose të sendeve dhe hua­mar­rësi nuk përm­bush detyrim­in e pagim­it të dy kësteve ose nuk përm­bush, me një vonesë prej më shumë se tre muaj, pag­imin e vetëm një kësti, huad­hënësi mund të kërko­jë kthimin e men­jëher­shëm të par­ave ose të sendeve të dhënë hua.

 

Neni 1053

Kur kthi­mi i sendeve të dhë­na hua është bërë i pamundur ose tepër i vështirë pa fajin e deb­itorit, ky është i detyru­ar të pagua­jë vleft­ën e tyre, duke mar­rë parasysh kohën dhe vendin në të cilën do të bëhej kthi­mi.

 

Neni 1054

Huad­hënësi është përgjegjës për dëmin që i ka shkak­tu­ar hua­mar­rësit, për të metat e sendeve të dhë­na hua, në qoftë se nuk provon se nuk ishte faji i tij që nuk kishte dijeni për ato.

Në qoftë se hua­ja është pa shpër­blim, hua­mar­rësi është përgjegjës vetëm në rastin kur, duke i ditur cenet, nuk e ka njof­tu­ar huad­hënësin për to.

 

Neni 1055

Kush ka prem­tu­ar të japë hua, mund të refu­zo­jë të përm­bushë detyrim­in, po qe se kushtet pasurore të palës tjetër janë në gjënd­je të tillë sa e bëjnë tepër të vështirë kthimin dhe huad­hënësit nuk i janë ofru­ar garan­ci të për­sh­tat­shme.

 

 

 

KREU XX

 

FRANCHISING

 

Përku­fiz­i­mi

Neni 1056

Kon­tra­ta fran­chis­ing përm­ban një raport detyrimesh të vazh­dueshme me të cilin ndër­mar­rje të pavaru­ra dety­ro­hen ndër­m­jet njëra-tjetrës që të nxisin e të zhvil­lo­jnë bashkër­isht tregt­inë dhe kry­er­jen e shër­bimeve, në zba­tim të detyrimeve të veçan­ta.

 

Detyrimet e fran­chisor-it

Neni 1057

Franchisor‑i (fran­shizd­hënësi) ka detyrim­in të vërë në dis­pozi­cion të franchizee-së (fran­shiz­mar­rësit) një tërësi të stan­dard­izuar të drej­tash jo mate­ri­ale, mod­e­lesh, ski­cash, idesh fiti­mi, treg­ti­mi dhe orga­niz­i­mi e njo­huri të tjera të për­sh­tat­shme për zhvil­lim­in e tregtisë.

Ndërkaq ai është i detyru­ar të rua­jë gjithë këtë pro­gram detyrimesh nga cen­i­mi prej të tretëve, ta zhvil­lo­jë atë vazhdimisht dhe të mbësht­esë zba­timin e tij nga fran­shiz­mar­rësi me udhëz­ime, infor­ma­cione e per­fek­sion­ime.

 

Neni 1058

Në bisedimet për për­fundimin e kon­tratës palët duhet t’i tre­go­jnë njëra-tjetrës gjend­jen e punëve tregtare që kanë të bëjnë me kon­tratën fran­chise dhe veçanër­isht pro­gramin e detyrimeve fran­chise, si dhe të infor­mo­jnë njëri-tjetrin sipas parimeve të mirëbes­im­it. Ata janë të detyru­ar të rua­jnë sekretin e infor­matave kon­fi­den­ciale, edhe po të mos për­fun­do­het kon­tra­ta.

Kush shkel këtë detyrim, dety­ro­het të shpër­ble­jë dëmin. Kjo e drejtë parashkruhet me kalim­in e tre vjetëve nga dita e pushim­it të bised­imeve.

Pala që ka mar­rë pjesë në bised­ime mund të kërko­jë pag­imin e shpen­z­imeve të bëra me bes­im të ligjshëm në për­fundimin e kon­tratës, e cila nuk u për­fun­d­ua për shkak të një sjell­je­je të qël­limshme të palës tjetër.

 

For­ma e kon­tratës

Neni 1059

Kon­tra­ta fran­chis­ing duhet të bëhet me shkresë duke për­cak­tu­ar ndër të tjera një përku­fiz­im të njëzëshëm të detyrimeve të ndërsjel­la të palëve, kohëzg­jat­jen e kon­tratës dhe të ele­menteve të tjera thel­bë­sore të saj. Tek­sti i kon­tratës duhet të përm­ba­jë një për­shkrim të plotë të pro­gramit e të detyrimeve fran­chis­ing.

 

Heq­ja dorë nga kon­tra­ta

Neni 1060

Kohëzg­jat­ja e kon­tratës ven­doset me mar­rëvesh­je të palëve, duke respek­tu­ar kërke­sat e dik­tu­ara nga treg­tia dhe shër­bimet përkatëse.

Kur në kon­tratë nuk është për­cak­tu­ar afat, ose afati është më tepër se dhjetë vjet, secila palë ka të drejtë të heqë dorë nga kon­tra­ta, duke e njof­tu­ar palën tjetër një vit më parë.

Në rast pushi­mi të kon­tratës si rrjed­him i plotësim­it të afatit ose heq­jes dorë prej saj dhe për­para paraqit­jes aktuale të rapor­tit të punëve, palët, të udhëhe­qura nga parimet e mirëbes­im­it, bëjnë një për­p­jek­je për të rënë dako­rd për ripërtërit­jen e kon­tratës në kushte të njëj­ta ose të ndryshuara.

 

Ndal­i­mi i konkur­rencës

Neni 1061

Edhe pas pushim­it të mar­rëd­hënieve kon­trak­tore palët kanë rec­i­prok­isht detyrim­in për një konkurencë të nder­shme.

Mbi këtë bazë, fran­chis­mar­rësit mund t’i impono­het një ndal­im i konkurencës lokale për një kohë deri në një vit.

Në qoftë se nga ndal­i­mi i konkur­rencës rezul­ton një pakësim i veprim­tarisë së tij pro­fe­sion­ale, fran­chis­mar­rësit i jepet një kom­pen­sim finan­ciar i barasvler­shëm, pa mar­rë parasysh pushimin e kon­tratës.

 

Përgjegjësia e fran­chis­mar­rësit

Neni 1062

Fran­chis­d­hënësi përgjig­jet për qenien e të drej­tave dhe të njo­hurive të pro­gramit të detyrimeve fran­chise. Në rast se të drej­tat nuk do të ekzis­tonin ose në qoftë se fran­chis­d­hënësi do të shkelte të tjera detyrime kon­trak­tore me mënyrë të fajshme, fran­chis­mar­rësi ka të drejtë të pakë­so­jë shpër­blim­in. Shu­ma e pakë­suar duhet të ven­doset me kom­pe­tencë me anën e një eksper­ti të paan­shëm. Fran­chis­mar­rësi mund të kërko­jë shly­er­jen e dëmit të shkak­tu­ar nga mosqë­nia e ele­menteve të pro­gramit të detyrimeve ose nga shkel­ja me faj e kon­tratës nga ana e fran­chis­d­hënësit.

 

Neni 1063

Fran­chis­d­hënësi mund të kërko­jë shpër­blim­in e dëmit të shkak­tu­ar nga shkel­ja me faj e kon­tratës, në veçan­ti nga zba­ti­mi i pam­jaftueshëm i pro­gramit të detyrimeve fran­chise, nga ana e fran­chis­mar­rësit.

 

Heq­ja dorë

Neni 1064

Në rast shkel­je detyrimesh kon­trak­tore që vënë seri­ozisht në rrezik qël­lim­in për zhvil­lim­in e tregtisë, pala kon­trak­tuese ka të drejtën të heqë dorë nga kon­tra­ta, pa iu refer­u­ar afatit.

 

 

KREU XXI

 

RENTA JETORE

 

Neni 1065

Renta jetore mund të kri­jo­het kun­drejt shpër­blim­it (me tit­ull bar­rë­sor) nëpër­m­jet tjetër­sim­it të një pasurie të lua­jt­shme ose të palu­a­jt­shme ose të një shume parash.

Renta jetore mund të kri­jo­het edhe me anë dhuri­mi ose me tes­ta­ment, duke respek­tu­ar kërke­sat e ligjit për veprime juridike të tilla.

 

Neni 1066

Renta jetore mund të jepet për të gjithë jetën e për­fitue­sit ose të një per­soni tjetër. Ajo mund të for­mo­het edhe për gjithë jetën e një ose disa per­son­ave.

 

Neni 1067

Kur renta është for­muar në favor të shumë per­son­ave, pje­sa e një për­fitue­si të vdekur më parë, rritet në favor të të tjerëve, përveç kur ka mar­rëvesh­je të kundërt.

 

Neni 1068

Kon­tra­ta e ren­tës jetore e kri­juar në favorin e një per­soni, i cili në kohën e kon­tratës kishte vdekur, është e pavlef­shme.

 

Efek­tet e kon­tratës së ren­tës jetore

Neni 1069

Per­soni në dobi të të cilit është kri­juar renta jetore, me tit­ull bar­rë­sor, mund të kërko­jë zgjid­hjen e kon­tratës, në qoftë se per­soni që jep ren­tën nuk jep garancitë ose ul garancitë e dhë­na në mar­rëvesh­je.

 

Neni 1070

Mospag­i­mi i kësteve të arri­ra të ren­tës jetore nuk i jep të drejtën per­son­it, në favor të të cilit është kri­juar renta, që të kërko­jë zgjid­hjen e kon­tratës; por vetëm mund të kërko­jë që të sekue­stro­hen e të shiten pasuritë e deb­itorit të tij dhe nga të ard­hu­rat e shit­jes të për­doret një shumë e mjaftueshme për të sig­u­ru­ar pag­imin e ren­tës.

 

Neni 171

Deb­itori i ren­tës nuk mund të shkarko­het nga detyri­mi për pag­imin e saj edhe sikur të ofro­jë pag­imin e shumës së par­ave ose të gjësë së mar­rë, qoftë dhe duke hequr dorë nga pag­i­mi i kësteve të shly­era.

I sipër­mi është i detyru­ar të pagua­jë ren­tën për të gjithë kohën që është kri­juar, sado i rëndë që të jetë bërë detyri­mi i ren­tës, përveç kur ka mar­rëvesh­je të kundërt.

 

Neni 1072

Renta jetore i jepet per­son­it, në favor të të cilit është kri­juar, në pro­por­cion me num­rin e ditëve që ka jet­u­ar. Në rast se në mar­rëvesh­je është parashikuar që të para­paguhet me këste, secili prej tyre fito­het nga dita që plotë­so­het afati i pagim­it.

 

Neni 1073

Në rast se renta jetore është kri­juar mbi bazën e një tit­ul­li pa shpër­blim, mund të parashiko­het (ose të ven­doset) që kjo të jetë e pasekuestrueshme.

 

KREU XXII

 

SHOQëRIA E THJESHTë

 

DISPOZITA Të PëRGJITHSHME

 

Neni 1074

Shoqëria është një kon­tratë me të cilën dy apo më shumë per­sona mer­ren vesh për të ushtru­ar një aktivitet ekonomik, me qël­lim që të nda­jnë fitimet që rrjed­hin prej tij.

Per­soni anë­tar i shoqërisë duhet të vërë në dis­pozi­cion të këtij aktiviteti para, sende apo shër­bime.

 

Neni 1075

Në shoqërinë e thjeshtë kon­tra­ta nuk është objekt i ndon­jë forme të veçan­të, përveç kur kërko­het nga natyra e sendeve të bashkuara.

Shoqëria është e thjeshtë, kur nuk paraqet cilësitë dal­luese të shoqërisë tregtare të rreg­ul­lu­ara në Kodin Treg­tar.

 

Mar­rëd­hëni­et midis anë­tarëve

Neni 1076

Anë­tari është i detyru­ar të pagua­jë kon­tributet e cak­tu­ara në kon­tratën e shoqërisë. Prezu­mo­het se anë­tarët janë të detyru­ar të kon­tribuo­jnë, në pjesë të barabar­ta midis tyre, sa është e nevo­jshme për arrit­jen e qël­lim­it të shoqërisë, përveç kur në kon­tratë është parashikuar ndryshe.

 

Neni 1077

Kon­tra­ta e shoqërisë mund të ndryshohet vetëm me pëlqimin e të gjithë ortakëve, në qoftë se në mar­rëvesh­je nuk është rënë dako­rd ndryshe.

 

Neni 1078

Për sendet e dhë­na në pronësi, garan­cia e kërkuar nga anë­tari dhe kali­mi i rrez­iqeve rreg­ul­lo­hen nga dis­poz­i­tat mbi shit­jen.

 

Neni 1079

Anë­tari që ka kon­tribuar në kre­di, përgjig­jet për paaftës­inë paguese të deb­itorit, bren­da caqeve të treguara në nenin 506 të këtij Kodi për rastin e mar­rjes me mar­rëvesh­je të garan­cisë.

 

Neni 1080

Përveç se kur me mar­rëvesh­je është parashikuar ndryshe, admin­istri­mi i shoqërisë i takon secilit prej anë­tarëve veç­mas nga të tjerët.

Po qe se admin­istri­mi u takon veç­mas disa anë­tarëve, secili prej tyre ka të drejtë të kundër­sh­to­jë veprim­in që dësh­i­ron të krye­jë një tjetër, për­para se ky të kry­het.

Shu­mi­ca e anë­tarëve, e për­cak­tu­ar sipas pjesës së çdo anë­tari në fitim, zgjidh mos­mar­rëvesh­jen.

 

Neni 1081

Në qoftë se admin­istri­mi u takon në mënyrë të për­bashkët disa anë­tarëve, është i nevo­jshëm pëlqi­mi i të gjithë ortakëve admin­is­tra­torë për kry­er­jen e veprimeve të shoqërisë.

Në qoftë se është ven­do­sur që për admin­istrim­in ose për veprime të cak­tu­ara të jetë i nevo­jshëm mira­ti­mi i shu­micës, kjo për­cak­to­het sipas para­grafit të fun­dit të nen­it 1080 të këtij Kodi.

Në rastet e parashikuara në këtë nen, admin­is­tra­torët e veçan­të nuk mund të krye­jnë të vetëm ndon­jë veprim, veç në raste të ngut­shme, kur duhet shman­gur një dëm që i kanoset shoqërisë.

 

Neni 1082

Heq­ja e admin­is­tra­torit të emëru­ar në kon­tratën e shoqërisë mund të bëhet për një shkak të drejtë.

Admin­is­tra­tori i emëru­ar me një akt të veçan­të mund të hiqet sipas dis­poz­i­tave të kon­tratës së poro­sisë. Në një rast të tillë heq­ja e tij mund të kërko­het edhe në rrugë gjyqë­sore nga çdo anë­tar.

 

Neni 1083

Të drej­tat dhe detyrimet e admin­is­tra­torëve rreg­ul­lo­hen me dis­poz­i­tat mbi poros­inë. Admin­is­tra­torët janë përgjegjës sol­i­dar­isht ndaj shoqërisë për përm­bush­jen e detyrimeve që u janë ngarkuar me ligj ose nga kon­tra­ta e shoqërisë, përveç kur provo­jnë se nuk kanë faj.

 

Neni 1084

Anë­tarët që nuk mar­rin pjesë në admin­istrim kanë të drejtë që të mar­rin njof­tim nga admin­is­tra­torët për ecur­inë e punëve të shoqërisë, të kon­sul­to­hen me doku­mentet që lid­hen me admin­istrim­in dhe të mar­rin një raport kur të jenë kry­er punët për të cilat është kri­juar shoqëria.

Në qoftë se kry­er­ja e punëve të shoqërisë zgjat më shumë se një vit, anë­tarët kanë të drejtë të mar­rin raportin e admin­is­tratës në fund të çdo viti, përveç rastit kur kon­tra­ta parashikon një afat tjetër.

 

Neni 1085

Përveç mar­rëvesh­jes së kundërt, çdo anë­tar ka të drejtë të mar­rë pjesën e vet të fitimeve pas mira­tim­it të rapor­tit.

 

Neni 1086

Pjesët që u tako­jnë anë­tarëve në fitimet ose në hum­b­jet prezu­mo­hen në për­p­jesë­tim me kuo­tat e kon­tribuara. Në qoftë se vlera e kon­tributeve nuk për­cak­to­het nga kon­tra­ta, cak­to­het nga gjyka­ta. Në qoftë se kon­tra­ta për­cak­ton vetëm pjesën e çdo anë­tari në fitimet, në të njëjtën masë prezu­mo­het se duhet të për­cak­to­het edhe pjesë­mar­r­ja në hum­b­jet.

 

 

Neni 1087

Çdo mar­rëvesh­je që për­jash­ton një ose më shumë anë­tarë nga pjesë­mar­r­ja në fitimet ose hum­b­jet, është e pavlef­shme.

 

Mar­rëd­hënie me të tretët

Neni 1088

Shoqëria fiton të drej­ta dhe merr për­sipër detyrime me anë të anë­tarëve që kanë të drejtën për ta për­faqë­suar.

Në mungesë të dis­poz­i­tave të tjera në kon­tratë, për­faqësi­mi i takon çdo anë­tari admin­is­tra­tor dhe shtri­het për të gjitha aktet që përf­shi­hen në objek­tin e shoqërisë. Ndryshimet dhe shuar­ja e tagrave të për­faqësim­it rreg­ul­lo­hen me dis­poz­i­tat për për­faqësimin.

 

Neni 1089

Kred­i­torët e shoqërisë mund të kërko­jnë të drej­tat e tyre mbi pasur­inë e shoqërisë. Për detyrimet e shoqërisë gjithash­tu përgjig­jen per­son­al­isht ose sol­i­dar­isht anë­tarët që kanë vepru­ar në emër dhe për llog­a­ri të shoqërisë dhe, po të ketë mar­rëvesh­je tjetër, edhe anë­tarët e tjerë.

Mar­rëvesh­ja duhet t’u bëhet e ditur të tretëve me mjete të për­sh­tat­shme, në mungesë të mar­rjes dijeni, kufiz­i­mi i përgjegjë­sisë ose për­jash­ti­mi nga përgjegjësia sol­i­dare nuk mund t’u kun­drej­to­het atyre që nuk kanë patur dijeni për të.

 

Neni 1090

Anë­tari, të cilit i kërko­het pag­i­mi i detyrimeve të shoqërisë, mund të kërko­jë, edhe kur shoqëria është në likuidim, ekzeku­timin para­prak ndaj pasurisë së shoqërisë, duke treguar sendet mbi të cilat kred­i­tori mund të shpër­ble­het më së miri.

 

Neni 1091

Ai që bëhet anë­tar në një shoqëri të kri­juar më parë, përgjig­jet së bashku me anë­tarët e tjerë për detyrimet e shoqërisë për­para se ta ketë fitu­ar cilës­inë e anë­tar­it.

 

Neni 1092

Kred­i­tori i veçan­të i anë­tar­it, deri sa zgjat shoqëria, mund të kërko­jë të drej­tat e tij mbi fitimet që i tako­jnë deb­itorit, si dhe mar­rjen e masave rua­jtëse (kon­ser­v­a­tive) mbi kuotën që i takon këtij të fun­dit në likuidim.

Në qoftë se sende të tjera të deb­itorit janë të pam­jaftueshme për të shpër­bly­er kred­itë e tij, kred­i­tori i veçan­të i anë­tar­it mund të kërko­jë, veç kësaj, në çdo kohë likuidimin e kuotës së deb­itorit të tij. Kuo­ta duhet të likuido­het bren­da tre mua­jve nga paraqit­ja e kërkesës, përveç kur është ven­do­sur shpërn­dar­ja e shoqërisë.

 

Neni 1093

Nuk pra­nohet kom­pen­si­mi midis detyrim­it që një i tretë ka ndaj shoqërisë dhe kre­disë që ky ka ndaj një anë­tari.

 

 

Shpërn­dar­ja e shoqërisë

Neni 1094

Shoqëria shpërn­da­het:

1. me mbarim­in e afatit;

2. me real­iz­imin e objek­tit të shoqërisë ose për pamundës­inë e real­izim­it të tij;

3. me vull­netin e të gjithë anë­tarëve;

4. për shkaqe të tjera të parashikuara në kon­tratën e shoqërisë.

 

Neni 1095

Kon­tra­ta e shoqërisë zgjatet në hes­ht­je për një kohë të pacak­tu­ar kur, sado­që ka kalu­ar afati i parashikuar në kon­tratë, anë­tarët vazh­do­jnë të krye­jnë veprime të shoqërisë.

 

Neni 1096

Pas shpërn­dar­jes së shoqërisë anë­tarët admin­istrues rua­jnë pushtetin e admin­istrim­it vetëm për çësht­jet e ngut­shme, derisa të ndërmer­ren veprimet e nevo­jshme për likuidimin.

 

Neni 1097

Në qoftë se kon­tra­ta nuk parashikon mënyrën e likuidim­it të pasurisë dhe anë­tarët nuk janë në një mend­je për ta për­cak­tu­ar atë, likuidi­mi bëhet nga një ose disa likuidues, të emëru­ar me pëlqimin e të gjithë ortakëve ose, në rast mos­mar­rëvesh­je­je, nga gjyka­ta.

Likuidue­sit mund të revoko­hen me vull­netin e të gjithë ortakëve dhe në çdo rast nga gjyka­ta me kërkesën e arsyet­u­ar të njërit ose të disa anë­tarëve.

 

Neni 1098

Detyrimet dhe përgjegjësitë e likuiduesve rreg­ul­lo­hen sipas rreg­ullave të ven­do­sura nga admin­is­tra­torët, përderisa nuk parashiko­het ndryshe nga dis­poz­i­tat e mëposhtme ose nga kon­tra­ta e shoqërisë.

 

Neni 1099

Admin­is­tra­torët duhet t’u dorë­zo­jnë likuiduesve sendet dhe doku­mentet e shoqërisë dhe t’u paraqesin atyre llog­a­r­inë e admin­istrim­it për peri­ud­hën pas rapor­tim­it të fun­dit.

Likuidue­sit duhet të mar­rin në dorëz­im sendet dhe doku­mentet e shoqërisë dhe të har­to­jnë, së bashku me admin­is­tra­torët, inven­tarin nga ku të rezul­to­jë gjend­ja aktive dhe pasive e pasurisë së shoqërisë. Inven­tari duhet të nën­shkruhet nga admin­is­tra­torët dhe nga likuidue­sit.

 

Neni 1100

Likuidue­sit mund të krye­jnë aktet e nevo­jshme për likuidim dhe, po qe se anë­tarët nuk kanë parashikuar ndryshe, mund të shesin edhe në bllok pasur­inë e shoqërisë dhe të bëjnë mar­rëvesh­je e kom­pro­mise.

Ata për­faqë­so­jnë shoqërinë edhe në gjykim.

 

Neni 1101

Likuidue­sit nuk mund të ndër­mar­rin veprime të reja. Në rast të kundërt ata përgjig­jen per­son­al­isht dhe sol­i­dar­isht për punët e fil­lu­ara.

 

Neni 1102

Likuidue­sit nuk mund të nda­jnë midis anë­tarëve, qoftë edhe pjesër­isht, pasur­inë e shoqërisë, derisa të mos jenë paguar kred­i­torët e shoqërisë, ose të mos jenë vënë mën­janë shu­mat e nevo­jshme për të paguar ata.

Në qoftë se fondet në dis­pozi­cion janë të pam­jaftueshme për pag­imin e detyrimeve të shoqërisë, likuidue­sit mund t’u kërko­jnë anë­tarëve derd­hjet për të cilat ata ende dety­ro­hen në kuo­tat përkatëse dhe, po të jetë nevo­ja, shu­mat e nevo­jshme në kufi­jtë e përgjegjë­sisë përkatëse dhe në për­p­jesë­tim me pjesën e secilit në  hum­b­jet. Në të njëjtin për­p­jesë­tim pjesë­to­het midis anë­tarëve detyri­mi i anë­tar­it me paaftësi për të paguar.

 

Neni 1103

Anë­tarët që kanë kon­tribuar me pasuri për t’u për­dorur, kanë të drejtë ta mar­rin atë përsëri në gjend­jen në të cilën ndod­het. Po qe se sendet kanë hum­bur ose janë dëm­tu­ar për shkaqe që mund t’u ngarko­hen admin­is­tra­torëve, anë­tarët kanë të drejtë për shpër­blim­in e dëmit në ngarkim të pasurisë së shoqërisë, përveç rastit kur mund të ngri­het padi kundër admin­is­tra­torëve.

 

Neni 1104

Pasi shly­hen detyrimet e shoqërisë, aktivi i mbe­tur des­ti­no­het për pag­imin e kuo­tave të kon­tributeve. Tepri­ca e mund­shme nda­het midis anë­tarëve në për­p­jesë­tim me pjesën e secilit në fitim.

Vlef­ta e kuo­tave të kon­tributeve që nuk kanë për objekt shu­ma parash, për­cak­to­het sipas vlerësim­it që është bërë në kon­tratë ose, në mungesë të tij, sipas vleft­ës që ata kanë patur në momentin kur janë dhënë.

 

Neni 1105

Në qoftë se në mar­rëvesh­je është parashkuar që ndar­ja e sendeve të bëhet në natyrë, zba­to­hen dis­poz­i­tat mbi ndar­jen e sendeve të për­bashkë­ta.

 

Zgjid­h­ja e mar­rëd­hënies së një anë­tari me shoqërinë

Neni 1106

Çdo anë­tar mund të tërhiqet nga shoqëria kur ajo është for­muar për një kohë të pacak­tu­ar ose për gjithë jetën e njërit prej anë­tarëve.

Veç kësaj mund të tërhiqet në rastet e parashikuara në kon­tratën e shoqërisë ose kur ekzis­ton një shkak i drejtë.

Në rastet e parashikuara në para­grafin e parë, tërhe­q­ja duhet t’u komu­niko­het anë­tarëve të tjerë të pak­tën tre muaj për­para.

 

Neni 1107

Përveç kur në kon­tratën e shoqërisë është parashikuar ndryshe, në rast vdek­je­je të njërit prej anë­tarëve, të tjerët duhet të likuido­jnë kuotën në favor të trashëgim­tarëve, veç kur prefer­o­jnë të shpërn­da­jnë shoqërinë ose ta vazh­do­jnë më vete trashëgim­tarët, dhe këta japin pëlqimin.

 

Neni 1108

Për­jash­ti­mi i një anë­tari mund të ndod­hë për shkak mospërm­bush­je­je të rëndë­sishme të detyrimeve që rrjed­hin nga ligji ose nga kon­tra­ta e shoqërisë, si dhe për ndal­im­in, pazotës­inë ose për dën­imin e tij me një masë që përf­shin edhe ndal­im­in, qoftë edhe të përkohshëm, nga detyrat zyrtare.

Anë­tari që ka dhënë si kon­tribut në shoqëri veprën e vet ose gëz­imin e një sen­di, mundet gjithash­tu të për­jash­to­het për shkak të papër­sh­tat­shmërisë së men­jëher­shme për të kry­er veprën e dhënë ose për hum­b­jen e sendit, që ka ndod­hur për shkaqe që nuk mund t’u ngarko­hen admin­is­tra­torëve.

Gjithash­tu, mund të për­jash­to­het anë­tari që ka kon­tribuar me anë të trans­ferim­it të pronë­sisë së një sen­di, në qoftë se ky hum­bet për­para se sen­di të fito­het nga shoqëria.

 

Neni 1109

Për­jash­ti­mi ven­doset nga shu­mi­ca e anë­tarëve, duke mos përf­shirë në num­rin e tyre anë­tarin për t’u për­jash­tu­ar dhe ka efekt pas 30 ditëve nga data kur i është bërë njof­ti­mi anë­tar­it të për­jash­tu­ar.

Bren­da këtij afati ortaku i për­jash­tu­ar mund të paraqesë kundër­sh­tim për­para gjykatës, e cila mund të pezul­lo­jë zba­timin e vendim­it.

Po qe se shoqëria për­bëhet nga dy anë­tarë, për­jash­ti­mi i njërit bëhet nga gjyka­ta me kërkesën e tjetrit.

 

Neni 1110

Për­jash­to­hen nga shoqëria edhe:

a) anë­tari që është deklaru­ar i fal­i­men­tu­ar;

b) anë­tari ndaj të cilit një kred­i­tor i tij i cak­tu­ar ka arrit­ur të ketë të drejtën e likuidim­it të kuotës sipas nen­it 1092 të këtij Kodi.

Për­jash­ti­mi i parashikuar në para­grafin e parë të këtij neni nuk zba­to­het në rastet kur fal­i­men­ti­mi i anë­tar­it është paso­jë e fal­i­men­tim­it të shoqërisë.

 

Neni 1111

Në rastin kur nga shoqëria largo­het vetëm një anë­tar, ky dhe trashëgim­tarët e tij kanë të drejtë vetëm për një shumë të hol­lash që për­faqë­so­jnë vlerën e kuotës.

Likuidi­mi i kuotës bëhet në bazë të gjend­jes pasurore të shoqërisë ditën kur ndodh largi­mi i anë­tar­it.

Në qoftë se ka aktivitete në vazhdim, anë­tari dhe trashëgim­tarët e tij kanë pjesë në fitimet dhe hum­b­jet që kanë të bëjnë me këto aktivitete. Përveç sa parashiko­het në nenin 1092, pag­i­mi kuotës që i takon ortakut duhet bërë bren­da 6 mua­jve nga dita e largim­it të tij.

 

Neni 1112

Në rastin kur nga shoqëria largo­het vetëm një anë­tar, ky ose trashëgim­tarët e tij janë përgjegjës ndaj të tretëve për detyrimet e shoqërisë deri në ditën kur ai është larguar.

Largi­mi duhet t’u bëhet i ditur të tretëve me mjete të për­sh­tat­shme, përndryshe, ajo nuk mund t’u kun­drej­to­het të tretëve që, jo për fajin e tyre, nuk e kanë ditur.

 

KREU XXIII

 

SIGURIMI

 

DISPOZITA Të PëRGJITHSHME

 

Neni 1113

Me kon­tratën e sig­urim­it, njëra palë (sig­u­rue­si), në qoftë se vërte­to­het ngjar­ja e parashikuar në kon­tratë, dety­ro­het:

a) në rastin e sig­urim­it të pasurisë t’i shpër­ble­jë palës tjetër ose një per­soni të tretë, në dobinë e të cilit është lid­hur kon­tra­ta, dëmin e pësuar bren­da kufi­jve të shumës që është parashikuar në kon­tratë;

b) në rastin e sig­urim­it të per­son­it t’i pagua­jë palës tjetër ose një per­soni të tretë, në dobinë e të cilit është lid­hur kon­tra­ta, shumën e sig­urim­it që është parashikuar në kon­tratë.

I sig­u­ru­ari dety­ro­het të pagua­jë prim­in (çmimin e sig­urim­it) të cak­tu­ar në kon­tratë. Sig­u­rue­si mund të jetë per­son pub­lik ose pri­vat.

 

Neni 1114

Kon­tra­ta e sig­urim­it duhet të bëhet me shkresë, me anë të dësh­misë të sig­urim­it (policës së sig­urim­it) që sig­u­rue­si i lëshon të sig­u­ru­ar­it, përndryshe është e pavlef­shme.

 

Neni 1115

Në dësh­minë e sig­urim­it të tre­go­hen sido­mos:

a) emri i sig­u­rue­sit;

b) emri i per­son­it të sig­u­ru­ar, në rastin e sig­urim­it të per­son­it, pasuria e sig­u­ru­ar dhe ven­di ku ndod­het kjo pasuri në rastin e sig­urim­it të pasurisë;

c) ngjar­ja me vërte­timin e së cilës sig­u­rue­si të përm­bushë detyrim­in që ka mar­rë në kon­tratë;

ç) fil­li­mi dhe mbari­mi i kon­tratës së sig­urim­it (afati i sig­urim­it);

d) koha nga e cila fil­lon përgjegjësia e sig­u­rue­sit;

e) vlerësi­mi i pasurisë në ato raste që kjo gjë kërko­het për një lloj të cak­tu­ar sig­uri­mi;

ë) primet e sig­urim­it dhe afatet e pagim­it të tyre.

Kur sipas ligjit ose sipas kon­tratës shpër­bli­mi i sig­urim­it ose shu­mat e sig­urim­it duhet t’i paguhen jo vetëm të sig­u­ru­ar­it, por edhe një per­soni të tretë, në dobinë e të cilit është lid­hur kon­tra­ta, ky kusht duhet të tre­go­het në dësh­minë e sig­urim­it.

 

Neni 1116

Kur hum­bet dësh­mia e sig­urim­it, sig­u­rue­si, me kërkesën dhe shpen­zimet e të sig­u­ru­ar­it, duhet të lësho­jë një dub­likatë të saj.

 

Neni 1117

I sig­u­ru­ari duhet t’i njofto­jë sig­u­rue­sit, me rastin e lid­hjes së kon­tratës, të gjitha rrethanat për të cilat ka dijeni dhe që kanë rëndësi thel­bë­sore për për­cak­timin e natyrës dhe të masës së rrezikut.

Quhet se kanë rëndësi thel­bë­sore të gjitha rrethanat për të cilat sig­u­rue­si ka pyetur me shkresë të sig­u­ru­ar­in.

Kon­tra­ta e sig­urim­it e lid­hur pa u mar­rë përgjig­ja në ndon­jë nga këto pyet­je, nuk mund të jetë, për këtë shkak, e pavlef­shme.

 

Neni 1118

Kur pas lid­hjes së kon­tratës së sig­urim­it del se i sig­u­ru­ari duke ditur ka dhënë infor­ma­ta jo të sak­ta në kërkesën ose në doku­mentet e paraqi­tu­ra prej tij dhe në bazë të të cilave është lid­hur kon­tra­ta e sig­urim­it, sig­u­rue­si bren­da tre mua­jve nga mar­r­ja dijeni ka të drejtë:

a) të ndrysho­jë masën e prim­it të sig­urim­it, të shumës së sig­urim­it ose afatin e sig­urim­it;

b) të zgjid­hë kon­tratën e sig­urim­it në rast se ka rrethana të tilla, që po t’i dinte sig­u­rue­si nuk do të kishte lid­hur kon­tratën. Në këtë rast, primet e sig­urim­it deri në kohën që kërko­het prish­ja e kon­tratës, e në çdo rast pri­mi i sig­urim­it për t’u paguar në vitin e parë të kon­tratës, nuk i kthe­hen të sig­u­ru­ar­it.

Në qoftë se vërte­to­het ngjar­ja e sig­urim­it për­para se të fil­lo­jë afati i treguar në para­grafin e mësipërm, sig­u­rue­si nuk është i detyru­ar të pagua­jë shumën e sig­urim­it.

Kur kon­tra­ta e sig­urim­it është lid­hur për më shumë se një per­son ose sende, ajo mbetet e vlef­shme për ata per­sona ose sende, të cilëve nuk u refer­o­hen deklarimet e pasak­ta apo hes­ht­ja.

 

Neni 1119

Dhë­nia e infor­matave të pasak­ta në kërkesën ose në doku­mentet e paraqi­tu­ra, në bazë të të cilave është lid­hur kon­tra­ta e sig­urim­it, ose lënia në har­resë e infor­matave kur vërte­to­het se nuk janë bërë me dash­je ose nga paku­jde­sia e rëndë, nuk për­bën shkak për zgjid­hjen e kon­tratës, por sig­u­rue­si mund të heqë dorë nga kon­tra­ta, duke e njof­tu­ar të sig­u­ru­ar­in me shkrim, bren­da 3 mua­jve nga mar­r­ja dijeni e tyre.

Në qoftë se ngjar­ja e sig­urim­it vërte­to­het për­para se pasak­tësitë e infor­matave ose lënia në har­resë e tyre, të nji­hen nga sig­u­rue­si, ose për­para se të jetë deklaru­ar heq­ja dorë nga kon­tra­ta, shu­ma e detyru­ar ulet në pro­por­cion me difer­encën midis shumës së cak­tu­ar në kon­tratë dhe asaj që do të ishte zbat­u­ar, në se do të nji­hej gjend­ja e vërtetë e fak­teve.

 

Neni 1120

Kur kon­tra­ta e sig­urim­it lid­het në emër e për llog­a­ri të të tretëve dhe këta janë në dijeni për pasak­tës­inë e deklarimeve ose të har­resave në lid­hje me rrezikun (rastin e sig­urim­it), në favor të sig­u­rue­sit zba­to­hen dis­poz­i­tat e nen­eve 1118, 1119 të këtij Kodi.

 

Neni 1121

Kon­tra­ta e sig­urim­it është e pavlef­shme, në qoftë se vërte­to­het se rreziku i sig­urim­it nuk ka ekzis­tu­ar asnjëherë ose ka pushuar së qeni para për­fundim­it të kon­tratës.

 

Neni 1122

Kon­tra­ta e sig­urim­it zgjid­het në qoftë se rreziku i sig­urim­it pushon së qeni pas për­fundim­it të kon­tratës, por sig­u­rue­si ka të drejtën e pagim­it të primeve, derisa pushi­mi i qenies së rrezikut të sig­urim­it t’i jetë njof­tu­ar ose t’i jetë bërë e ditur në një mënyrë tjetër.

 

Neni 1123

I sig­u­ru­ari gjatë kohës që kon­tra­ta e sig­urim­it është në fuqi dety­ro­het t’i njofto­jë sig­u­rue­sit të gjitha ndryshimet e rrethanave për të cilat ka mar­rë dijeni pas lid­hjes së kon­tratës së sig­urim­it dhe që mund të influ­en­co­jë mbi shtimin e rrezikut.

Në qoftë se i sig­u­ru­ari nuk bën njof­timin e sipërm, sig­u­rue­si ka të drejtë, që nga çasti i shtim­it të rrezikut, të ndrysho­jë masën e prim­it të sig­urim­it, të shumës së sig­urim­it, afatin e sig­urim­it ose të zgjid­hë kon­tratën.

Kur i sig­u­ru­ari nuk pra­non ndryshimin ose zgjid­hjen e kon­tratës, ka të drejtë t’i drej­to­het me padi gjykatës.

 

Neni 1124

Kon­tra­ta e sig­urim­it hyn në fuqi në orën 24 të ditës së për­fundim­it të kon­tratës dhe mbaron në orën 24 të ditës së fun­dit të kohëzg­jat­jes së kon­tratës.

Kur afati i kon­tratës është mbi 10 vjet, palët me kalim­in e këtij afati dhe në rast se nuk kanë ndon­jë mar­rëvesh­je të kundërt, kanë të drejtë të heqin dorë nga kon­tra­ta, duke bërë një par­ala­jmërim 6 muaj më parë.

Kon­tra­ta mund të zgjatet hes­h­tazi një ose disa herë, por në çdo rast jo më shumë se për dy vjet.

Kjo dis­poz­itë nuk zba­to­het për kon­tratën e sig­urim­it të jetës.

 

Neni 1125

Kon­trak­tue­si dety­ro­het t’i pagua­jë sig­u­rue­sit prim­in e sig­urim­it në afatet e cak­tu­ara në kon­tratë. Në qoftë se pri­mi ose kësti i parë i tij nuk paguhet në afat, sig­uri­mi pezul­lo­het deri në orën 24 të ditës që kon­trak­tue­si paguan shumën që dety­ro­het.

Kur kon­trak­tue­si nuk paguan primet në vazhdim, sipas afat­eve të cak­tu­ara, sig­uri­mi pezul­lo­het nga ora 24 e ditës së pesëm­bëd­hjetë pas mbarim­it të afatit të pagim­it dhe sig­u­rue­si ka të drejtë të kërko­jë zgjid­hjen e kon­tratës.

 

Neni 1126

Kur vërte­to­het ngjar­ja e sig­urim­it, i sig­u­ru­ari dety­ro­het të njofto­jë sig­u­ruesin bren­da afatit të parashikuar në kon­tratë. Në qoftë se i sig­u­ru­ari nuk bën këtë njof­tim, sig­u­rue­si ka të drejtë të mos pagua­jë shpër­blim­in e sig­urim­it ose shumën e sig­urim­it.

 

Neni 1127

I sig­u­ru­ari ose per­soni i tretë, në dobinë e të cilit është lid­hur kon­tra­ta e sig­urim­it, dety­ro­het të provo­jë se ka ndod­hur ngjar­ja e sig­urim­it dhe, në sig­urim­in e pasurisë të provo­jë edhe sas­inë e dëmit, si dhe t’i njofto­jë sig­u­rue­sit, sipas kërkesës së këtij, të gjitha infor­matat që janë në dijeni të tij dhe që kanë lid­hje me ngjar­jen e sig­urim­it. Në rastin e sig­urim­it të per­son­it, kur vërte­to­het hum­b­ja e aftë­sisë për punë, bëhet edhe eksper­ti­mi mjekë­sor.

Kur nuk përm­bushen detyrimet e sipërme, sig­u­rue­si ka të drejtë të mos pagua­jë shpër­blim­in e sig­urim­it ose shumën e sig­urim­it.

 

Neni 1128

Shpër­bli­mi i sig­urim­it ose shu­ma e sig­urim­it që duhet t’i paguhet jo të sig­u­ru­ar­it, por per­son­it të tretë, në dobinë e të cilit është lid­hur kon­tra­ta, nuk mund të sekue­stro­het për borx­het e të sig­u­ru­ar­it.

Sig­u­rue­si ka të drejtë të ndalo­jë nga shpër­bli­mi i sig­urim­it ose nga shu­ma e sig­urim­it atë që ka për të mar­rë i sig­u­ru­ari nga e njëj­ta kon­tratë e sig­urim­it (prim­in etj.).

 

Neni 1129

Sig­u­rue­si mund t’i kun­drej­to­jë per­son­it, në dobinë e të cilit është lid­hur kon­tra­ta, të gjitha prapësimet që ai mund t’i kun­drej­to­jë të sig­u­ru­ar­it nga e njëj­ta kon­tratë sig­uri­mi.

 

Neni 1130

Kur një per­son lidh një kon­tratë sig­uri­mi në emër të një tjetri, pa patur një tagër të tillë prej tij, ky i fun­dit mund të pra­no­jë kon­tratën e lid­hur edhe pas vërte­tim­it të ngjar­jes së sig­urim­it.

Per­soni që ka lid­hur kon­tratën është i detyru­ar të zba­to­jë vetë detyrimet që rrjed­hin nga kon­tra­ta, deri në momentin kur sig­u­rue­si ka mar­rë njof­tim për pra­n­imin ose jo të saj, nga per­soni në emër të të cilit është lid­hur kon­tra­ta.

Çmi­mi i sig­urim­it i paguhet sig­u­rue­sit nga kon­trak­tue­si i mësipërm, për të gjithë peri­ud­hën deri në momentin kur sig­u­rue­si ka mar­rë dijeni për mospra­n­imin e kon­tratës.

 

Neni 1131

Sig­u­rue­si nuk është përgjegjës kur vdek­ja ose hum­b­ja e aftë­sisë për punë të të sig­u­ru­ar­it, si dhe kur hum­b­ja ose dëm­ti­mi i pasurisë janë shkak­tu­ar drejt për drejt nga veprime lufte, përveç kur në kon­tratën e sig­urim­it është parashikuar ndryshe.

 

Neni 1132

Kushtet për llo­jet e ndryshme të sig­urim­it vull­ne­tar të pasurisë dhe të per­son­it cak­to­hen në kon­tratë.

 

Neni 1133

Dis­poz­i­tat e këtij kreu nuk shtri­hen mbi sig­urim­in e detyrueshëm, i cili rreg­ul­lo­het nga dis­pozi­ta të veçan­ta.

Sig­uri­mi në lun­drim­in detar rreg­ul­lo­het nga Kodi i Lun­drim­it Detar.

 

Sig­uri­mi i pasurisë

Neni 1134

Per­soni që lidh kon­tratën e sig­urim­it të pasurisë ose per­soni i tretë, në dobi të të cilit lid­het kon­tra­ta, duhet të ketë interes pasuror në objek­tin e sig­u­ru­ar përndryshe kon­tra­ta e sig­urim­it është e pavlef­shme.

 

Neni 1135

Kur pas lid­hjes së kon­tratës së sig­urim­it pushon intere­si pasuror i të sig­u­ru­ar­it, ose i per­son­it të tretë, në dobinë e të cilit është lid­hur kon­tra­ta, kjo quhet e zgjid­hur.

 

Neni 1136

Shu­ma e sig­urim­it nuk mund të jetë më e mad­he se vlef­ta e pasurisë. Kjo vleftë, për disa llo­je sig­uri­mi, mund të jetë e për­cak­tu­ar në kon­tratën e sig­urim­it edhe me anë vleft­ësi­mi të pasurisë.

Me vleftë duhet të kup­to­het vlera më e mad­he që ka patur pasuria në kohën e vërte­tim­it të rastit fator.

Në sig­urim­in e prod­himeve të tokës, dëmi për­cak­to­het në raport me vlerën që do të kishin prod­himet në kohën e pjek­jes së tyre, ose kur mblid­heshin zakon­isht.

Kur është sig­u­ru­ar vetëm një pjesë e vleft­ës së pasurisë, shu­ma e sig­urim­it nuk mund të jetë më e mad­he se vlef­ta e pjesës së pasurisë të sig­u­ru­ar.

Kur shke­len kushtet e sipërme, kon­tra­ta e sig­urim­it është e vlef­shme, sipas rastit, për një shumë të barabartë me vleft­ën ose me pjesën e vleft­ës së pasurisë të sig­u­ru­ar.

 

Neni 1137

Kur pasuria e sig­u­ru­ar hum­bet ose dëm­to­het, shpër­ble­het, sipas rastit, vlef­ta e saj bren­da kufi­jve të shumës së sig­urim­it ose pakësi­mi i vleft­ës së pasurisë, përveç kur në kon­tratën e sig­urim­it është parashikuar ndryshe.

Sig­u­rue­si përgjig­jet për fitimin e munguar, vetëm në qoftë se është parashikuar shpre­himisht në kon­tratë.

 

Neni 1138

Kur pasuria e sig­u­ru­ar ka hum­bur pjesër­isht ose është dëm­tu­ar dhe për këtë është paguar shu­ma jo e plotë e sig­urim­it, pasuria që ka mbe­tur quhet e sig­u­ru­ar gjer në fund të afatit të cak­tu­ar në kon­tratë për një shumë të barabartë me difer­encën midis shumës së sig­urim­it dhe shpër­blim­it që është paguar.

 

Neni 1139

Kur shu­ma e sig­urim­it është më e vogël nga vlef­ta e pasurisë së sig­u­ru­ar, shpër­bli­mi i dëmit cak­to­het në për­p­jesë­tim me raportin midis shumës së sig­urim­it dhe vleft­ës së pasurisë të sig­u­ru­ar, përveç kur në kon­tratë parashiko­hen ndryshe.

 

Neni 1140

I sig­u­ru­ari dety­ro­het të rua­jë me kujdes pasur­inë e sig­u­ru­ar, sipas dis­poz­i­tave kundër zjar­rit, dis­poz­i­tave agronomike dhe vet­erinare. Sig­u­rue­si ka të drejtë të kon­trol­lo­jë pasur­inë e sig­u­ru­ar dhe të kërko­jë nga i sig­u­ru­ari që të mar­rë masa për rua­jt­jen e mirë të pasurisë dhe për zhduk­jen e çrreg­ul­limeve që janë kon­stat­u­ar. Kur i sig­u­ru­ari shkel detyrim­in e sipërm, sig­u­rue­si ka të drejtë të zgjid­hë kon­tratën e sig­urim­it.

 

Neni 1141

Kur vërte­to­het ngjar­ja e sig­urim­it, i sig­u­ru­ari dety­ro­het të mar­rë të gjitha masat që varen nga ai për të shpë­tu­ar dhe rua­j­tur pasur­inë e sig­u­ru­ar me qël­lim që të ndalo­het ose pakë­so­het dëmi.

Sig­u­rue­si nuk dety­ro­het të pagua­jë shpër­blim për atë pjesë të dëmit që u shkak­tua nga mos­mar­r­ja prej të sig­u­ru­ar­it të masave që mund të mer­reshin prej tij për të shpë­tu­ar dhe rua­j­tur pasur­inë e sig­u­ru­ar.

Sig­u­rue­si dety­ro­het të pagua­jë shpen­zimet për masat e nevo­jshme që janë mar­rë për të shpë­tu­ar dhe rua­j­tur pasur­inë e sig­u­ru­ar, pavarë­sisht nëse është arrit­ur ose jo qël­li­mi, përveç kur sig­u­rue­si provon se mjetet e për­doru­ra dhe shpen­zimet e bëra, janë për­dorur ose janë bërë pa kujdes. Sig­u­rue­si përgjig­jet për dëmet mate­ri­ale të shkak­tu­ara mbi sendet e sig­u­ru­ara nga mjetet e për­doru­ra nga i sig­u­ru­ari për të shman­gur ose zvogëlu­ar dëmet e ndod­hu­ra në ngjar­jen e sig­urim­it, përveç kur provon që mjetet e tilla janë për­dorur pa kujdes dhe pa qenë të domos­doshme.

 

Neni 1142

Sig­u­rue­si që ka paguar shpër­blim­in e sig­urim­it ka të drejtë të kërko­jë kthimin e shumës së paguar nga per­son­at që janë përgjegjës për shkak­timin e dëmit.

 

Neni 1143

Sig­u­rue­si shkarko­het nga detyri­mi për të paguar shpër­blim­in e sig­urim­it, në qoftë se rasti i sig­urim­it është shkak­tu­ar me dash­je ose nga paku­jde­sia e rëndë e të sig­u­ru­ar­it ose e per­son­it në dobinë e të cilit është lid­hur kon­tra­ta e sig­urim­it.

Në sig­urim­in e pasurisë së per­son­ave, sig­u­rue­si shkarko­het nga detyri­mi për të paguar shpër­blim­in e sig­urim­it edhe kur ngjar­ja e sig­urim­it është shkak­tu­ar me dash­je ose nga paku­jde­sia e rëndë e anë­tarëve mad­horë të famil­jes së të sig­u­ru­ar­it.

 

Neni 1144

Kur pasuria e sig­u­ru­ar kalon në pronës­inë e një per­soni tjetër, kon­tra­ta e sig­urimt quhet e zgjid­hur. Në këtë rast pri­mi i paguar i kthe­het të sig­u­ru­ar­it në për­p­jesë­tim me kohën që mbetet gjer në mbarim­in e afatit të kon­tratës së sig­urim­it.

 

Neni 1145

Kur për të njëjtin rrezik sig­uri­mi janë lid­hur veç­mas disa kon­tra­ta sig­uri­mi në sig­u­rues të ndryshëm, i sig­u­ru­ari duhet të njofto­jë secilin sig­u­rues, për të gjitha sig­urimet.

Kur i sig­u­ru­ari me qël­lim nuk jep njof­timin e sipërm, sig­u­rue­sit nuk janë të detyru­ar të pagua­jnë shpër­blim­in e dëmit.

Kur vërte­to­het ngjar­ja e sig­urim­it, i sig­u­ru­ari duhet të njofto­jë të gjithë sig­u­rue­sit, duke i treguar secilit emër­timin e të tjerëvesig­u­rues.

I sig­u­ru­ari ka të drejtë të kërko­jë nga secili sig­u­rues shly­er­jen e dëmit të detyru­ar sipas kon­tratës, por gjith­sesi shu­mat e shly­era së bashku nuk duhet të kalo­jnë shumën e dëmit.

 

 

Neni 1146

Sig­u­rue­si që ka paguar shumën e dëmit ka të drejtën e regre­sit ndaj sig­u­ruesve të tjerë për ndar­jen e shumës së detyru­ar sipas kon­tratave përkatëse.

Kur një sig­u­rues është me paaftësi paguese, pje­sa e tij nda­het ndër­m­jet sig­u­ruesve të tjerë.

 

Neni 1147

Sig­uri­mi i mall­rave kundër rrez­iqeve të trans­portim­it tokë­sor, ujor të brend­shëm dhe ajror përf­shin të gjitha dëmet që mund të pëso­jnë mall­rat gjatë trans­portim­it të tyre, përveç kur është cak­tu­ar ndryshe nga ligji.

 

Neni 1148

Kon­tra­ta e sig­urim­it të mall­rave kundër rrez­iqeve të trans­portim­it hyn në fuqi që nga çasti që mall­rat i janë dorëzuar trans­portue­sit dhe vazh­don gjer sa këto t’i dorë­zo­hen pritësit, përveç kur në kon­tratë është parashikuar ndryshe.

 

Neni 1149

Kur mall­rat e trans­portu­ara mer­ren në dorëz­im nga pritësit pa u mba­j­tur në këtë rast pro­cesver­bal, sig­u­rue­si nuk përgjig­jet për dëm­timin ose mungesën e mall­rave, përveç kur është parashikuar ndryshe me ligj.

 

Sig­uri­mi i per­son­it

Neni 1150

Kon­tra­ta e sig­urim­it të per­son­it mund të lid­het për rastin e vërte­tim­it të ngjar­jeve që kanë të bëjnë me jetën dhe aftës­inë për punë të të sig­u­ru­ar­it.

 

Neni 1151

Në kon­tratën e sig­urim­it të per­son­it shu­ma e sig­urim­it cak­to­het me mar­rëvesh­je të palëve dhe sipas dis­poz­i­tave të tjera mbi sig­urimet.

 

Neni 1152

Kon­tra­ta e sig­urim­it është e vlef­shme edhe kur sig­uro­het jeta e një të treti. Cak­ti­mi i per­son­it bëhet në kon­tratën e sig­urim­it, ose me deklaratë me shkrim të mëvon­shme, që i njofto­het sig­u­rue­sit, ose me tes­ta­ment.

 

Neni 1153

I sig­u­ru­ari mund të cak­to­jë në kon­tratën e sig­urim­it që, në rast se ai vdes, shu­ma e sig­urim­it t’i paguhet një anë­tari të famil­jes së tij, një per­soni tjetër, shtetit, ose një per­soni tjetër juridik pub­lik.

 

 

Neni 1154

I sig­u­ru­ari gjatë kohës që kon­tra­ta e sig­urim­it është në fuqi, ka të drejtë që të zëvendë­so­jë me një tjetër per­son­in që ka cak­tu­ar për të mar­rë shumën e sig­urim­it. Për këtë i sig­u­ru­ari dety­ro­het të njofto­jë me shkresë sig­u­ruesin dhe të paraqesë dësh­minë e sig­urim­it për të bërë në të shënimet e nevo­jshme.

 

Neni 1155

Cak­ti­mi i per­son­it që për­fi­ton nga sig­uri­mi mund të revoko­het nga kon­trak­tue­si në for­mën dhe mënyrën që për­doret për cak­timin e tij.

Revoki­mi nuk mund të bëhet nga trashëgim­tarët pas vdek­jes së kon­trak­tue­sit, pasi të jetë vërte­t­u­ar ngjar­ja e sig­urim­it e per­soni ka deklaru­ar se e dësh­i­ron këtë për­fitim.

Heq­ja dorë e kon­trak­tue­sit dhe deklara­ta e për­fitue­sit duhet t’i njofto­hen me shkrim sig­u­rue­sit.

 

Neni 1156

Cak­ti­mi i per­son­it që për­fi­ton nga sig­uri­mi, dhe pse mund të jetë i pare­vokueshëm, nuk ka efekt kur është rasti i parashikuar në shkro­n­jën “a” të nen­it 771 të këtij Kodi.

 

Neni 1157

Kur në dësh­minë e sig­urim­it nuk është treguar per­soni që mund të mar­rë shumën e sig­urim­it, si dhe kur per­soni i treguar ka vdekur para të sig­u­ru­ar­it, pa u zëvendë­suar me një per­son tjetër, ose kur ai me dash­je ka vrarë, ose ka ten­tu­ar të vrasë të sig­u­ru­ar­in, shu­ma e sig­urim­it i paguhet të sig­u­ru­ar­it, dhe në qoftë se ky ka vdekur, trashëgim­tarëve të tij ligjorë ose me tes­ta­ment.

 

Neni 1158

Kur për të mar­rë shumën e sig­urim­it janë cak­tu­ar më shumë per­sona dhe disa prej tyre kanë vdekur para të sig­u­ru­ar­it, ose disa prej tyre me dash­je kanë vrarë ose kanë ten­tu­ar të vrasin të sig­u­ru­ar­in, pjesët që u tako­jnë këtyre nda­hen midis per­son­ave të tjerë të cak­tu­ar për të mar­rë shumën e sig­urim­it në për­p­jesë­tim me pjesën që i është cak­tu­ar secilit prej tyre.

Në rast se në kon­tratë nuk për­menden pjesët e per­son­ave të cak­tu­ar për të mar­rë shumën e sig­urim­it, prezu­mo­het se ato janë të barabar­ta

 

Neni 1159

Ndryshimet e pro­fe­sion­it ose të veprim­tarisë së të sig­u­ru­ar­it kur sjellin pushimin e efek­teve të sig­urim­it, në rast se ato nuk rritin rrezikun në mënyrë të tillë që, në qoftë se kjo gjend­je e re do të kishte ekzis­tu­ar në kohën e lid­hjes së kon­tratës, sig­u­rue­si nuk do ta kishte lid­hur atë.

Në rast se ndryshimet janë të një natyre të tillë që, gjend­ja e re edhe po të kishte ekzis­tu­ar në kohën e lid­hjes së kon­tratës, sig­u­rue­si do ta kishte lid­hur kon­tratën për një çmim më të lartë, pag­i­mi i shumës së sig­urim­it pakë­so­het në për­p­jesë­tim me çmimin më të ulët, të cak­tu­ar në raport me atë çmim që ka qenë për­cak­tu­ar në fil­lim.

Në qoftë se i sig­u­ru­ari njofton për ndryshimet e mësipërme sig­u­ruesin, ky, bren­da 15 ditëve, duhet të deklaro­jë nëse do të zgjid­hë kon­tratën apo të pakë­so­jë shumën e sig­urim­it ose të ngre­jë çmimin.

I sig­u­ru­ari, bren­da 15 ditëve duhet të deklaro­jë nëse pra­non ndryshimet e sipërme në kon­tratë.

Në qoftë se i sig­u­ru­ari deklaron se nuk i pra­non ato, kon­tra­ta zgjid­het.

 

Neni 1160

Shu­ma e sig­urim­it, që pas vdek­jes së të sig­u­ru­ar­it është cak­tu­ar t’i paguhet per­son­it në dobinë e të cilit është lid­hur kon­tra­ta e sig­urim­it, nuk përf­shi­het në pasur­inë trashëgi­more të të sig­u­ru­ar­it.

 

Neni 1161

Shu­mat e sig­urim­it që rrjed­hin nga kon­tratat e sig­urim­it të per­son­it, paguhen pavarë­sisht nga shu­mat që mund të paguhen nga sig­urimet shoqërore.

 

TITULLI III

 

DISPOZITA KALIMTARE DHE Të FUNDIT

 

Neni 1162

Kodi Civ­il i Repub­likës së Shqipërisë zba­to­het për mar­rëd­hëni­et juridike të kri­juara pas hyr­jes në fuqi të tij.

 

Neni 1163

Për parashkrim­in e padisë dhe parashkrim­in fitues, që kanë fil­lu­ar të ecin para hyr­jes në fuqi të këtij Kodi, por që nuk janë plotë­suar sipas dis­poz­i­tave të mëparshme, do të zba­to­hen këto të fun­dit.

 

Neni 1164

Dis­poz­i­tat e këtij Kodi lid­hur me posed­imin, zba­to­hen edhe për posedimet që kanë fil­lu­ar për­para hyr­jes në fuqi të tij.

 

Neni 1165

Rreg­ul­li­mi juridik i afatit dhe i çmim­it të qirasë në kon­tratën e qirasë së bane­save, do të vazh­do­jë të bëhet sipas dis­poz­i­tave të mëparëshme, deri në lib­er­al­iz­imin e plotë të kësaj kon­trate me dis­pozi­ta të veçan­ta.

 

Neni 1166

Kon­tratat e veçan­ta të lid­hu­ra para hyr­jes në fuqi të tij dhe që vazh­do­jnë të zba­to­hen, do të rreg­ul­lo­hen sipas dis­poz­i­tave të këtij Kodi.

 

Neni 1167

Ligji nr.6340, datë 26.6.1981 “Për Kodin Civ­il”, përveç dis­poz­i­tave për bashkëpronës­inë ndër­m­jet bashkëshort­ëve, ligji nr. 2362, datë 16.11.1956 “Për orga­ni­zatat shoqërore që nuk ndjekin qël­lime ekonomike”, ligji nr.7688, datë 13.3.1993 “Për bashkëpronës­inë në bane­sa”, ligji nr. 7695, datë 7.4.1993 “Për fon­da­cionet” nenet 1–15, dekreti nr.600, datë 22.7.1993 “Për pen­gun dhe hipotekën”, mirat­u­ar me ndryshime me ligjin nr.7753, datë 30.9.1993, shfuqi­zo­hen.

 

Neni 1168

Kodi Civ­il i Repub­likës së Shqipërisë hyn në fuqi më 1 nën­tor 1994.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim