LIGJ

Nr.7850, datë 29.7.1994

 

KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


Në mbështet­je të nen­it 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me propoz­im të Këshillit të Min­is­trave,

 

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

VENDOSI:

 

PJESA I

 

PJESA E PËRGJITHSHME

 

TITULLI I

SUBJEKTET E SË DREJTËS CIVILE

 

KREU I

PERSONAT FIZIKë

 

A. Zotësia juridike

Neni 1

Çdo per­son fizik gëzon zotësi të plotë e të barabartë për të pasur të drej­ta dhe detyrime civile, bren­da kufi­jve të cak­tu­ar me ligj.

 

Neni 2

Zotësia juridike fil­lon me lind­jen e per­son­it gjal­lë dhe mbaron me vdek­jen e tij. Fëmi­ja kur lind i gjal­lë gëzon zotësi juridike që nga koha e zënies.

 

Neni 3

Të hua­jt gëzo­jnë po ato të drej­ta e detyrime që u nji­hen shte­tasve shqip­tarë, përveç për­jash­timeve të cak­tu­ara me ligj.

 

Neni 4

Per­son­it fizik nuk mund t’i kufi­zo­hen të drej­tat civile, përveç për­jash­timeve të cak­tu­ara me ligj.

Vepri­mi juridik që kufi­zon zotës­inë juridike të një per­soni fizik, është i pavlef­shëm.

 

B. E drej­ta e emrit

Neni 5

Çdo per­son fizik ka të drejtën dhe detyrim­in të ketë emrin dhe mbiem­rin e tij që i vihen sipas ligjit. Per­soni, të cilit i moho­het e drej­ta e për­dorim­it të tyre ose cëno­het nga për­dori­mi që të tjerët i bëjnë padrejtë­sisht, mund të kërko­jë në gjykatë për­dorim­in e emrit ose të mbiem­rit të vet, pushimin e cenim­it, si dhe shpër­blim­in e dëmit përkatës.

Kjo kërkesë mund të paraqitet edhe nga per­sona që, ndonëse nuk mba­jnë emrin ose mbiem­rin e cen­uar, apo të për­dorur padrejtë­sisht, kanë intere­sa famil­jare të den­ja për t’ u mbro­j­tur.

Gjyka­ta kur pra­non pad­inë urd­hëron botimin e vendim­it në Fle­toren Zyrtare. Me kërkesën e paditësit gjyka­ta mund të urd­hëro­jë botimin e vendim­it të saj edhe në gaze­ta të tjera. Pseudon­i­mi i për­dorur nga per­soni fizik gëzon të njëjtën mbro­jt­je.

 

C. Zotësia për të vepru­ar

Neni 6

Per­son­it, kur mbush moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç, i lind zotësia e plotë që me veprimet e tij të fito­jë të drej­ta dhe të mar­rë  për­sipër detyrime civile.

Zotës­inë e plotë për të vepru­ar e fiton me anë të martesës edhe gru­a­ja që nuk ka mbushur moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç. Ajo nuk e hum­bet këtë zotësi edhe kur marte­sa është deklaru­ar e pavlef­shme ose është zgjid­hur para se të mbushë moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç.

 

Neni 7

I mituri, që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç, mund të krye­jë veprime juridike vetëm me pëlqimin e mëparshëm të për­faqë­sue­sit të tij ligjor. Megjithatë ai mund të bëjë pjesë në orga­ni­za­ta shoqërore, të dispono­jë atë që fiton me punën e tij, të depoz­i­to­jë kur­simet dhe t’i dispono­jë vetë këto depozi­ta.

 

Neni 8

I mituri që nuk ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç, është i pazoti për të vepru­ar. Ai mund të krye­jë veprime juridike që i për­sh­tat­en moshës së tij dhe që përm­bushen aty për aty, si dhe veprime juridike që i sjellin dobi pa asnjë kundër­sh­për­blim. Veprimet e tjera juridike i kryen në emër të tij për­faqë­sue­si ligjor.

 

Neni 9

Të mitu­rit me moshë katërm­bëd­hjetë vjeç deri në tetëm­bëd­hjetëv­jeç, i cili është i pazoti të kujde­set për punën e tij për shkak sëmund­jesh psiqike ose zhvil­li­mi të metë men­dor, mund t’i hiqet zotësia për të kry­er veprime juridike me vendim të gjykatës. Këto veprime mund të kry­hen vetëm nëpër­m­jet për­faqë­sue­sit të tij ligjor.

 

Neni 10

Per­son­it mad­hor, që për shkak sëmund­je­je psiqike ose zhvil­li­mi të metë men­dor, është tërë­sisht ose pjesër­isht i pazoti të kujde­set për punët e tij, mund t’i hiqet ose kufi­zo­het zotësia për të kry­er  veprime juridike me vendim të gjykatës.

 

Neni 11

Vepri­mi juridik që kufi­zon zotës­inë për të vepru­ar është i pavlef­shëm.

 

Ç. Ban­i­mi dhe qën­dri­mi

Neni 12

Ban­i­mi është ven­di ku per­soni, për shkak të punës apo të shër­bim­it të përher­shëm, të ndod­hjes së pasurisë apo të real­izim­it të intere­save të veta, qën­dron zakon­isht ose të shumtën e kohës.

Çdo per­son mad­hor ka të drejtë të cak­to­jë lirisht vend­ba­n­imin e tij.

Per­soni nuk mund të ketë njëko­hë­sisht me shumë se një vend­ban­im.

Kjo dis­poz­itë nuk zba­to­het për vend­ba­n­imin e veprim­tarisë së treg­tar­it.

 

Neni 13

I mituri që nuk ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç, ka për ban­im atë të prindërve të tij.

Kur prindërit kanë banime të ndryshme, fëmi­ja e tyre nën katërm­bëd­hjetë vjeç ka për ban­im atë të prindit pranë të cilit jeton.

Per­soni të cilit i është hequr zotësia për të vepru­ar dhe fëmi­jët nën kujdestari kanë për ban­im atë të për­faqë­sue­sit të tyre ligjor.

 

Neni 14

Vendqën­dri­mi i per­son­it është ven­di ku ai ndod­het për të kry­er punë ose detyra të cak­tu­ara, për të vazh­d­uar një shkol­lë ose kurs të cak­tu­ar, për t’u mjekuar, për të vua­j­tur një dën­im penal, dhe për raste të tjera të kësaj natyre.

 

D. Shpall­ja e zhduk­jes dhe e vdek­jes së një per­soni

Neni 15

Per­soni që mungon nga ven­di i banim­it ose i vendqën­drim­it të fun­dit të tij dhe për të cilin nuk ka lajme për më shumë se dy vjet, me kërkesën e çdo të intere­suari mund të shpal­let i zhdukur me vendim të gjykatës.

Kur dita e lajmeve të fun­dit nuk mund të cak­to­het, afati i mësipërm fil­lon nga dita e parë e mua­jit pasard­hës në të cilin janë mar­rë lajmet e fun­dit. Kur mua­ji nuk mund të cak­to­het, afati fil­lon nga dita 1 janar e vitit të mëpasëm.

 

Neni 16

Me shpall­jen e zhduk­jes së një per­soni, për admin­istrim­in e pasurisë së tij cak­to­het një kujdestar.

Vendi­mi i gjykatës, me të cilin një per­son është shpal­lur i zhdukur, boto­het në Fle­toren Zyrtare dhe i dër­go­het për regjistrim zyrës përkatëse të gjend­jes civile.

 

Neni 17

Per­soni që është shpal­lur i zhdukur, me kërkesën e çdo të intere­suari, mund të shpal­let i vdekur me vendim të gjykatës, kur kanë kalu­ar pa patur lajme katër vjet nga dita që është shpal­lur i zhdukur.

 

Neni 18

Per­soni që ka hum­bur gjatë veprimeve luftarake dhe kjo hum­b­je vërte­to­het nga organet kom­pe­tente ushtarake, në rast se kanë kalu­ar pa patur lajme dy vjet, nga dita që ka hyrë në fuqi mar­rëvesh­ja e paqes ose tre vjet nga mbari­mi i veprimeve luftarake, mund të shpal­let i vdekur me vendim të gjykatës, pa qenë nevo­ja të shpal­let më parë i zhdukur.

 

Neni 19

Per­soni që ka hum­bur gjatë një fatke­qësie naty­rore ose në rrethana që bëjnë të beso­het se ka vdekur, mund të shpal­let si i tillë me vendim të gjykatës, kur kanë kalu­ar pa patur lajme dy vjet nga dita që ka ngjarë fatke­qësia, pa qenë e nevo­jshme të shpal­let më parë i zhdukur.

Kur nuk cak­to­het dita në të cilën ka ndod­hur fatke­qësia, afati dy vjeçar fil­lon nga dita e parë e mua­jit që vjen pas atij në të cilin ka ndod­hur fatke­qësia dhe, kur nuk mund të cak­to­het as mua­ji, afati fil­lon nga dita e parë e mua­jit janar të vitit të mëpasëm.

 

Neni 20

Kur dy ose më shumë per­sona kanë vdekur dhe nuk mund të provo­het kush prej tyre ka vdekur më parë, për efek­te juridike, quhet se të gjithë kanë vdekur në një kohë.

 

Neni 21

Kur shpal­let vdek­ja e një per­soni të zhdukur, cak­to­het dita se kur ka ngjarë ajo. Kur kjo ditë nuk është e mundur të vërte­to­het me sak­tësi, gjyka­ta e cak­ton atë sipas rreg­ullave të parashikuara në nenet e këtij Kodi.

Me kërkesën e çdo të intere­suari, gjyka­ta që ka dhënë vendimin, mund të ndrysho­jë datën e vdek­jes, kur vërte­to­het se per­soni ka vdekur në një ditë tjetër.

 

Neni 22

Vdek­ja e shpal­lur me vendim të gjykatës bara­zo­het në të gjitha paso­jat juridike me vdek­jen e vërtetë.

Vendi­mi i gjykatës me të cilin një per­son është shpal­lur i vdekur, boto­het në Fle­toren Zyrtare dhe i dër­go­het për regjistrim zyrës përkatëse të gjend­jes civile.

 

Neni 23

Kur per­soni që është shpal­lur i vdekur del se është i gjal­lë, me kërkesën e tij ose të çdo të intere­suari, vendi­mi prishet nga   gjyka­ta që e ka dhënë.

Per­soni që del se është gjal­lë ka të drejtë të kërko­jë pasur­inë e tij dhe pasur­inë e fitu­ar me anë të saj, qoftë edhe nga per­son­at e tretë që e kanë fitu­ar nga ata, të cilëve u ka kalu­ar kjo pasuri për shkak të deklarim­it të vdek­jes së tij, në kufi­jtë dhe kushtet e parashikuara nga ky Kod e nga Kodi i Famil­jes.

 

KREU II

 

PERSONAT JURIDIKë

 

A. Dis­pozi­ta të përgjithshme

 

Përm­ba­jt­ja e per­son­it juridik

Neni 24

Per­son­at juridikë janë pub­likë dhe pri­vatë.

 

Neni 25

Per­sona juridikë pub­likë janë insti­tu­cionet e ndër­mar­rjet shtetërore, që finan­co­hen vetë ose nga bux­heti i shtetit, si dhe entet e tjera pub­like të njo­hu­ra nga ligji si per­son juridik.

Insti­tu­cionet dhe entet shtetërore, që nuk ndjekin qël­lime ekonomike, nuk regjistro­hen.

 

Neni 26

Per­sona juridikë pri­vatë janë shoqëritë, shoqatat, fon­da­cionet dhe entet e tjera me karak­ter pri­vat, të cilat e fito­jnë  per­son­alitetin juridik në mënyrën e cak­tu­ar nga ligji.

 

Emri i per­son­it juridik

Neni 27

Per­soni juridik ka emrin e tij të plotë dhe të shkur­tu­ar. Emri i çdo shoqërie ose orga­ni­zate tjetër që zhvil­lon veprim­tari  ekonomike është fir­ma e saj, e cila duhet të shpre­hë sido­mos qël­lim­in e kësaj veprim­tarie.

 

Qen­dra e per­son­it juridik

Neni 28

Per­soni juridik ka qen­drën atje ku ndod­het organi drejtues i tij, përveç kur në statut ose në aktin e kri­jim­it është parashikuar ndryshe.

 

Zotësia e per­son­it juridik

Neni 29

Per­soni juridik ka zotësi të fito­jë të drej­ta dhe të mar­rë për­sipër detyrime civile që nga çasti i kri­jim­it të tij dhe, kur ligji parashikon se duhet të regjistro­het, që nga çasti i regjistrim­it.

 

Neni 30

Per­soni juridik mund të krye­jë çdo veprim juridik të lejuar në ligj, në aktin e kri­jim­it ose në statut.

 

Neni 31

Per­soni juridik vepron me anë të organ­eve të veta të parashikuara në ligj, në aktin e kri­jim­it ose në statut, të cilët shpre­hin vull­netin e tij.

Veprimet juridike të kry­era nga organet e per­son­it juridik, bren­da kom­pe­ten­cave të tyre, quhen si të kry­era nga vetë per­soni juridik.

 

Përgjegjësia e per­son­it juridik

Neni 32

Per­soni juridik është përgjegjës për dëmet e shkak­tu­ara nga organet e tij gjatë përm­bush­jes së detyrave të tyre.

Per­soni juridik përgjig­jet për detyrimet e tij bren­da kufi­jve të pasurisë së tij. Per­son­at që kanë vepru­ar me cilës­inë e organ­it të per­son­it juridik, kanë përgjegjësi vet­jake për shpër­blim­in e   dëmeve që janë shkak­tu­ar për fajin e tyre.

 

Neni 33

Shteti dhe per­son­at juridikë shtetërorë nuk përgjig­jen për detyrimet e njëri-tjetrit, përveç kur kjo është pran­uar prej tyre ose është parashikuar shpre­himisht në ligj.

 

Mbari­mi i per­son­it juridik

Neni 34

Per­soni juridik mbaron sipas mënyrës së cak­tu­ar në aktin e kri­jim­it, në statut ose në ligj.

 

Neni 35

Me mbarim­in, per­soni juridik pushon veprim­tar­inë e tij dhe  vihet në likuidim.

 

Neni 36

Kali­mi i të drej­tave dhe detyrimeve në rast mbari­mi të per­son­it juridik, për të cilin kërko­het regjistri­mi, sjell paso­ja nga koha e regjistrim­it.

Kur nuk kërko­het regjistri­mi, kali­mi i të drej­tave dhe i detyrimeve në rastet e parashikuara nga para­grafi i mësipërm, sjell paso­ja nga koha e mira­tim­it të bilancit përkatës, në mënyrën që parashiko­het në ligj, nga organi përkatës që e ka kri­juar ose në statut.

Likuidi­mi i per­son­it juridik

Neni 37

Likuidi­mi i per­son­it juridik që ka mbaru­ar bëhet me real­iz­imin e të drej­tave dhe pag­imin e detyrimeve nga likuida­torë të cak­tu­ar nga organi që ka ven­do­sur mbarim­in e tij.

Komi­sioni bën likuidimin sipas dis­poz­i­tave ligjore përkatëse, statu­tit ose aktit të theme­lim­it.

 

Neni 38

Kur per­soni juridik mbaron për shkak se ka zhvil­lu­ar veprim­tari të kundërligjshme, pasuria e mbe­tur pas likuidim­it i kalon shtetit.

Likuidi­mi i per­son­it juridik që fal­i­men­ton rreg­ul­lo­het me ligj.

 

B. Shoqatat

 

Kri­ji­mi i shoqatave

Neni 39

(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 1)

Shoqa­ta është per­son juridik që kri­jo­het me vull­netin e lirë të pesë ose më shumë per­son­ave fizikë ose jo më pak se dy per­son­ave juridikë që ndjekin një qël­lim të cak­tu­ar, të ligjshëm, në të mirë dhe në interes të pub­likut ose të anë­tarëve të saj.

 

Neni 39/1

(Shtu­ar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001 neni 2)

Shoqa­ta ka të drejtë të ketë në pronësi pasuri të lua­jt­shme dhe të palu­a­jt­shme, të real­i­zo­jë të ard­hu­ra nëpër­m­jet admin­istrim­it të këtyre pasurive, si dhe ushtrim­it të veprim­tarive të tjera, në për­puth­je me ligjin dhe me qël­lim­in e objek­tin e veprim­tarisë së shoqatës, të parashikuar në statutin e saj.

Të ard­hu­rat e real­izuara nga shoqa­ta duhet të për­doren vetëm për real­iz­imin e veprim­tarive që parashiko­hen në qël­lim­in dhe objek­tin e veprim­tarisë së parashikuar në statutin e saj.

Nuk lejo­het që shoqa­ta të krye­jë veprim­tari fitim­prurëse.

 

Neni 40

(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 3)

Akti për kri­jimin e shoqatës, me kërkesë të themeluesve të saj, regjistro­het në gjykatë.

Rreg­ul­lat për orga­niz­imin e funk­sion­imin e shoqatës për­cak­to­hen në statutin e saj, i cili duhet të har­to­het me shkrim dhe të përm­ba­jë sido­mos:

a) emrin dhe qël­lim­in e shoqatës, qën­drën e saj dhe ter­ri­torin në të cilin do të zhvil­lo­jë veprim­tar­inë e vet;

b) kushtet e pra­nim­it dhe të largim­it të anë­tarëve, si dhe të drej­tat dhe detyrat e tyre;

c) organet drejtuese të shoqatës, mënyrën e formim­it dhe  kom­pe­ten­cat e tyre;

ç) afatet, mënyrën e thirrjes dhe kom­pe­ten­cat e mbled­hjeve të përgjithshme dhe të del­e­gatëve;

d) burim­in e mjeteve mate­ri­ale të saj, si dhe kon­tributet apo kuo­tat që duhet të japë çdo anë­tar;

dh) mënyrën e ndryshim­it të statu­tit dhe të mbarim­it të  shoqatës.

 

Neni 41

(Ndryshuar para­grafi i parë me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 4)

Shoqa­ta themelo­het nga mbled­h­ja e themeluesve, në të cilën mira­to­het statu­ti dhe zgjid­hen organet drejtuese të saj. Shoqa­ta, me kërkesën e saj, regjistro­het në gjykatë sipas mënyrës së parashikuar në ligj.

Gjyka­ta kon­trol­lon pajtuesh­mërinë e statu­tit me ligjin.

 

Neni 42

(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 5)

Shoqa­ta fiton cilës­inë e per­son­it juridik nga dita e regjistrim­it të saj në gjykatë. Deri në ditën e regjistrim­it, themelue­sit e shoqatës mund të krye­jnë veprimet që janë të nevo­jshme për theme­lim­in dhe përm­bush­jen e kushteve për regjistrim­in e saj.

 

Neni 43

(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 6)

Shoqa­ta ka të drejtë të themelo­jë degë të saj kudo ku ajo e çmon të arsyeshme, për të real­izuar qël­lim­in dhe objek­tin e veprim­tarisë së shoqatës.

 

Neni 43/1

(shtu­ar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 7)

Rastet dhe mënyrat e mbikëqyr­jes së veprim­tarisë së shoqatave nga organet kom­pe­tente shtetërore parashiko­hen shpre­himisht në ligj.

 

Orga­niz­i­mi i shoqatës

Neni 44

Mbled­h­ja e përgjithshme e anë­tarëve ose e për­faqë­suesve të tyre, është organi më i lartë i shoqatës.

Ajo thirret nga organi drejtues, sipas dis­poz­i­tave përkatëse të statu­tit, si dhe kur e kërkon një e pes­ta e anë­tarëve.

 

Neni 45

Mbled­h­ja e përgjithshme ven­dos për pra­n­imin ose për­jash­timin e anë­tarëve dhe për çdo çësht­je tjetër, që nuk është lënë në kom­pe­tencën e ndon­jë organi tjetër të shoqatës.

Ajo ushtron posaçër­isht mbikëqyr­jen mbi të ard­hu­rat dhe veprimet e shoqatës, si dhe mbi objek­tet pasurore të saj.

 

Neni 46

(Ndryshuar para­grafi i dytë  dhe shtu­ar para­grafi i tretë

me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 8)

Të gjithë anë­tarët e shoqatës kanë të drejtë vote të barabartë në mbled­hjen e përgjithshme.

Anë­tari i shoqatës nuk merr pjesë në disku­tim dhe votim në rastet kur vetë ose bashkëshorti, fëmi­jët, gjinia a krushqia e tij janë në kon­flikt intere­sash me shoqatën, lid­hur me një çësht­je të ren­dit të ditës.

Mira­to­hen me shu­micën e të gjithë anë­tarëve të shoqatës vendimet për ndryshimin e statu­tit dhe për shpërn­dar­jen e shoqatës, përveç kur në statut parashiko­het një shu­micë më e lartë voti­mi.

 

Neni 47

Organi drejtues ka të drejtën dhe detyrën të kujde­set për intere­sat e shoqatës, t’i mbro­jë ato, si dhe të për­faqë­so­jë shoqatën sipas kom­pe­ten­cave që i janë dhënë nga statu­ti.

 

Antarësia në shoqatë

Neni 48

Pra­n­i­mi i anë­tarëve të rinj, që përm­bushin kushtet e nevo­jshme, mund të lejo­het në çdo kohë.

E drej­ta për të dhënë dorëhe­q­jen është e garan­tu­ar, por me kusht që të jetë paraqi­tur së paku gjashtë muaj para mbarim­it të vitit kalen­darik ose bren­da afatit të parashikuar në statut.

 

Neni 49

E drej­ta e anë­tarë­sisë në shoqatë nuk mund të tjetër­so­het dhe as të kalo­het me anë trashëgimie.

 

Neni 50

(Ndryshuar para­grafi i parë me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 9)

Anë­tari, që largo­het ose për­jash­to­het nga shoqa­ta, përgjig­jet për detyrimet e saj ndaj të tretëve deri në çastin e largim­it të tij dhe nuk ka të drej­ta mbi pasuritë e lua­jt­shme dhe të palu­a­jt­shme të saj.

Ata kanë detyrën të derd­hin kuo­tat për kohën gjatë së cilës kanë bërë pjesë në shoqatë.

 

Neni 51

Çdo anë­tar ka të drejtë të kundër­sh­to­jë në gjykatën kom­pe­tente vendimet e shoqatës që vijnë në kundër­sh­tim me ligjin ose me statutin.

Ky kundër­sh­tim mund të bëhet bren­da një mua­ji nga dita kur anë­tari ka mar­rë njof­timin për atë vendim.

 

Shpërn­dar­ja

Neni 52

(rifor­mu­lu­ar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 10)

Shpërn­dar­ja e shoqatës bëhet:

a) me vendim të mbled­hjes së përgjithshme të anë­tarëve të saj;

b) kur num­ri i anë­tarëve është nën num­rin min­i­mal të cak­tu­ar në këtë Kod ose në statut;

c) kur qël­li­mi i shoqatës është përm­bushur ose nuk mund të përm­bushet më;

ç) kur vërte­to­het se shoqa­ta ka ushtru­ar veprim­tari të kundërligjshme;

d) në raste të tjera të parashikuara nga ligji.

Gjyka­ta, në rastet e parashikuara në ligj, mund të ven­dosë shpërn­dar­jen e shoqatës, me kërkesë të çdo anë­tari të shoqatës, të organ­eve vendim­mar­rëse të saj, si dhe të organ­eve kom­pe­tente shtetërore.

 

Neni 53

(Ndryshuar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 11)

Kur ven­doset shpërn­dar­ja e shoqatës, ajo vihet në likuidim dhe çregjistro­het sipas rreg­ullave të parashikuara në ligj.

 

Neni 53/1

(Shtu­ar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 12)

Gjyka­ta, pasi të ketë mar­rë mendimin e sub­jek­tit që ka kërkuar shpërn­dar­jen e shoqatës, ven­dos për des­tin­imin e pasurisë që mbetet pas shpërn­dar­jes së saj, në për­puth­je me rreg­ul­lat e parashikuara në statut, si dhe duke pasur parasysh des­ti­na­cionin e tyre dhe qël­lim­in themelor për të cilin është themelu­ar shoqa­ta.

 

C. Fon­da­cionet

Mënyra e kri­jim­it


Neni 54

(Ndryshuar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 13)

 

Fon­da­cioni është per­son juridik pa anë­tarësi që ka për objekt arrit­jen e një qël­li­mi të ligjshëm me anë të des­tinim­it të pasurisë në të mirë dhe interes të pub­likut.

 

Neni 55

(Ndryshuar para­grafi i parë me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 14)

Fon­da­cionet kri­jo­hen nga per­sona fizikë ose juridikë me akt note­tial ose me tes­ta­ment. Akti për kri­jimin e fon­da­cionit, me kërkesë të themeluesve të tij, regjistro­het në gjykatë.

Në aktin e kri­jim­it për­cak­to­hen sido­mos emrat e themeluesve, qël­li­mi i fon­da­cionit, për­bërësit e pasurisë (para, letra me vlerë, ose sende të lua­jt­shme dhe të palu­a­jt­shme), burimet dhe mënyra e financim­it, organet drejtuese, kom­pe­ten­cat e tyre, si dhe emrat e anë­tarëve të admin­is­tratës.

 

Neni 56

(Ndryshuar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 15)

Fon­da­cioni fiton cilës­inë e per­son­it juridik që nga dita e regjistrim­it në gjykatë. Deri në ditën e regjistrim­it, themelue­sit e fon­da­cionit ose ekzeku­tori i tes­ta­men­tit mund të krye­jnë veprimet që janë të nevo­jshme për theme­lim­in dhe përm­bush­jen e kushteve për regjistrim­in e tij.

 

Neni 56/1

(Shtu­ar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 16)

Fon­da­cioni ka të drejtë të ketë në pronësi pasuri të lua­jt­shme dhe të palu­a­jt­shme, të real­i­zo­jë të ard­hu­ra nëpër­m­jet admin­istrim­it të këtyre pasurive, si dhe ushtrim­it të veprim­tarive të tjera, në për­puth­je me ligjin dhe qël­lim­in e objek­tin e veprim­tarive të parashikuara në statutin e fon­da­cionit.

Të ard­hu­rat e real­izuara nga fon­da­cioni duhet të për­doren vetëm për real­iz­imin e veprim­tarive që parashiko­hen në qël­lim­in dhe objek­tin e veprim­tarisë së parashikuar në statutin e tij.

Nuk lejo­het që fon­da­cioni të krye­jë veprim­tari fitim­prurëse.

 

Neni 57

Akti për kri­jimin e fon­da­cionit mund të shfuqi­zo­het nga themelue­sit para regjistrim­it ose kur ende nuk ka fil­lu­ar  veprim­tar­inë përkatëse.

Akti i kri­jim­it të fon­da­cionit mund të kundër­sh­to­het nga trashëgim­tarët ose nga kred­i­torët e themelue­sit.

 

Ushtri­mi i veprim­tarisë të fon­da­cionit

Neni 58

Organet e fon­da­cionit, mënyra e formim­it dhe kom­pe­ten­cat e tyre cak­to­hen nga akti i kri­jim­it.

Çdo fon­da­cion kryen veprim­tar­inë e vet në bazë të dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit në fuqi dhe të aktit të theme­lim­it të tij.

 

Neni 59

(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 17)

Rastet dhe mënyra e mbikëqyr­jes së veprim­tarisë së fon­da­cion­eve nga organet kom­pe­tente shtetërore parashiko­hen shpre­himisht në ligj.

 

Neni 60

Drejtue­si i insti­tu­cionit mbikëqyrës ka të drejtë të kërko­jë nga gjyka­ta kom­pe­tente anulim­in e vendim­it të organ­it të fon­da­cionit kur vjen në kundër­sh­tim të hapur me qël­lim­in përkatës, me dis­poz­i­tat ligjore apo me aktin e kri­jim­it.

Gjyka­ta mund të pezul­lo­jë zba­timin e këtij vendi­mi deri në dhënien e vendim­it për­fundim­tar të saj.

 

Neni 61

Mos­mar­rëvesh­jet pasurore, në të cilat fon­da­cioni është palë, zgjid­hen nga gjyka­ta kom­pe­tente.

 

Neni 62

(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 19)

Shpërn­dar­ja e fon­da­cionit bëhet:

a) me vendim të organ­it më të lartë vendim­mar­rës të tij;

b) kur është përm­bushur qël­li­mi për të cilin u themelua ose kur qël­li­mi i tij nuk mund të përm­bushet më;

c) kur vërte­to­het se fon­da­cioni ka fil­lu­ar të ushtro­jë veprim­tari të kundërligjshme;

ç) në raste të tjera të parashikuara me ligj.

Gjyka­ta, në rastet e parashikuara me ligj, mund të ven­dosë shpërn­dar­jen e fon­da­cionit me kërkesë të çdo themelue­si të tij, të organ­eve vendim­mar­rëse të shoqatës, si dhe të organ­eve kom­pe­tente shtetërore.

 

Neni 63

(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 20)

Gjyka­ta, pasi të ketë mar­rë mendimin e sub­jek­tit që ka kërkuar shpërn­dar­jen e fon­da­cionit, ven­dos për des­tin­imin e pasurisë që mbetet pas shpërn­dar­jes së tij, në për­puth­je me rreg­ul­lat e parashikuara në statut, si dhe duke pasur parasysh des­ti­na­cionin e tyre dhe qël­lim­in themelor për të cilin është themelu­ar fon­da­cioni.

 

TITULLI II

 

PëR­FAQëSI­MI

 

KREU I

 

KUPTIMI DHE LLOJET E PëR­FAQëSIM­IT

 

Kup­ti­mi i për­faqësim­it

Neni 64

Me për­faqësimin një per­son (për­faqë­sue­si) kryen, bren­da tagreve që i janë dhënë nga ligji, nga proku­ra ose nga gjyka­ta, veprime juridike në emër e për llog­a­ri të një per­soni fizik ose  juridik tjetër (i për­faqë­suari).

Për­faqësi­mi nuk lejo­het kur vepri­mi juridik duhet, sipas ligjit, të kry­het nga vetë per­soni.

Nuk mund të vepro­jë si për­faqë­sues per­soni që nuk ka zotësi të plotë për të vepru­ar.

 

Kufi­jtë dhe paso­jat e për­faqësim­it

Neni 65

Tagret e për­faqësim­it ligjor cak­to­hen nga dis­poz­i­tat e ligjit që i japin këtë cilësi, ndër­sa tagret e për­faqë­sue­sit të emëru­ar  nga i për­faqë­suari cak­to­hen me prokurë.

Tagret e për­faqë­sue­sit mund të nxir­ren edhe nga rrethanat, në të cilat kry­hen veprimet juridike përkatëse.

 

Neni 66

Veprimet juridike të kry­era nga për­faqë­sue­si, bren­da tagreve që i janë dhënë, kri­jo­jnë paso­ja drejtëpër­drejt për të   për­faqë­suar­in.

 

Neni 67

Për­faqë­sue­si nuk mund të krye­jë veprime juridike në emër të të për­faqë­suar­it as me veten e tij dhe as me per­sona të tjerë të për­faqë­suar prej tij, përveç kur i për­faqë­suari e ka lejuar këtë shpre­himisht, ose kur përm­ba­jt­ja e veprim­it juridik nuk cenon intere­sat e tij.

 

Neni 68

Kur për kry­er­jen e një vepri­mi juridik janë cak­tu­ar dy ose më shumë për­faqë­sues, secili prej tyre mund ta krye­jë atë pa pjesë­mar­rjen e për­faqë­suesve të tjerë, përveç kur në prokurë është parashikuar ndryshe.

 

Neni 69

(Shfuqizuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 18)

 

Për­faqësi­mi me prokurë

Neni 70

Proku­ra është doku­men­ti në të cilin i për­faqë­suari, me vull­netin e tij të lirë ka për­cak­tu­ar karak­terin dhe vël­lim­in e  tagreve që i ka dhënë për­faqë­sue­sit.

 

Neni 71

Proku­ra është e përgjithshme kur i për­faqë­suari i ka dhënë për­faqë­sue­sit tagre për të kry­er veprime juridike të shumël­lo­jshme, të cilat kanë të bëjnë me një tërësi të drej­tash të të për­faqë­suar­it, përveç atyre që i ka për­jash­tu­ar shpre­himisht.

Proku­ra është e posaçme kur i për­faqë­suari i ka dhënë për­faqë­sue­sit tagrin për të kry­er një ose disa veprime juridike të cak­tu­ara, që karak­ter­i­zo­hen nga një qël­lim i për­bashkët.

 

Neni 72

Proku­ra bëhet gjith­monë me shkresë.

Çdo prokurë për të lid­hur një kon­tratë, e cila sipas ligjit mund të bëhet vetëm me akt note­r­i­al, duhet të për­pi­lo­het në këtë for­më, përndryshe është e pavlef­shme. Edhe proku­ra për kry­er­jen e  veprimeve para gjykatave dhe insti­tu­cion­eve të tjera shtetërore, duhet të bëhet me akt note­r­i­al, përveç kur me dis­pozi­ta ligjore lejo­het që ajo të bëhet me shkresë të thjeshtë.

Proku­ra në emër të per­son­ave juridikë pub­likë e pri­vatë mud të  bëhet edhe vetëm me nën­shkrim­in e drejtue­sit të tij dhe me vulën përkatëse, përveç kur ligji kërkon që vepri­mi juridik të kry­het me  akt note­r­i­al.

 

Neni 73

Proku­ra për të tërhe­qur dërge­sa postare ose para nga zyrat postare apo nga bankat deri në një shumë të cak­tu­ar prej tyre, proku­ra për të ter­he­qur paga dhe shpër­blime të tjera që rrjed­hin nga mar­rëd­hëni­et e punës, si dhe proku­ra për të tërhe­qur pen­sione, ndih­ma e bur­sa, mund të vërte­to­hen edhe nga:

a) admin­is­tra­tori i lag­jes së qytetit ose krye­plaku i fshatit;

b) drejtue­si i per­son­it juridik apo i degës së tij, ku i për­faqë­suari është në mar­rëd­hënie pune ose ndjek shkol­lën;

c) drejtue­si i insti­tu­cionit shën­de­të­sor ku i për­faqë­suari është shtru­ar për mjekim;

ç) koman­da e repar­tit ushtarak ku shër­ben i për­faqë­suari;

d) drejtue­si i insti­tu­cionit ku i për­faqë­suari mba­het i arrestu­ar ose vuan dën­imin me heq­je të lirisë.

 

Neni 74

Ndryshimet në prokurë duhet t’u bëhen të njo­hu­ra të tretëve me mjete të për­sh­tat­shme. Në mungesë të njof­timeve të tilla, këto ndryshime nuk mund t’u kun­drej­to­hen të tretëve, përveç kur provo­het që këta i dinin ndryshimet në prokurë në kohën kur është kry­er vepri­mi juridik.

 

Neni 75

I për­faqë­suari mund të shfuqi­zo­jë prokurën dhe për­faqë­sue­si të heqë dorë prej saj në çdo kohë. Çdo mar­rëvesh­je e kundërt është e  pavlef­shme.

 

Mbari­mi i prokurës

Neni 76

Proku­ra mbaron kur:

a) për­faqë­sue­si ka kry­er veprimet juridike për të cilat ajo  ishte dhënë;

b) është plotë­suar afati për të cilin ajo ishte dhënë;

c) kur ka vdekur për­faqë­sue­si apo i për­faqë­suari, ose kur njëri prej tyre ka hum­bur zotës­inë për të vepru­ar;

ç) ka mbaru­ar per­soni juridik për­faqë­sues apo i për­faqë­suar;

d) kur i për­faqë­suari ka shfuqizuar prokurën ose për­faqë­sue­si ka hequr dorë prej saj. Pas mbarim­it të prokurës per­faqë­sue­si, me kërkesën e të për­faqë­suar­it duhet t’i kthe­jë atij aktin e prokurës.

 

Për­faqësi­mi pas ndryshimeve ose mbarim­it të prokurës

Neni 77

Veprimet juridike të kry­era nga për­faqë­sue­si, pas ndryshimeve të bëra në prokurë ose pas mbarim­it të saj, janë të detyrueshme për të për­faqë­suar­in ose për trashëgim­tarët e tij, në rast se per­son­at e tretë, me të cilët janë kry­er ato veprime juridike, nuk kanë patur dijeni për ndryshimet ose për mbarim­in e prokurës.

 

Për­faqësi­mi pa tagre

Neni 78

Kur një per­son fizik ose juridik vepron si për­faqë­sues pa e patur këtë cilësi, si edhe kur për­faqë­sue­si ka kapër­cy­er tagret që i janë dhënë, vepri­mi juridik i kry­er në këto kushte nuk është i detyrueshëm për per­son­in në emrin e të cilit janë kry­er, përveç kur ky e ka mirat­u­ar atë më vonë.

Kur mira­ti­mi nuk është dhënë, per­soni i tretë që ka qenë në mirëbes­im ka të drejtë të kërko­jë shpër­blim­in e dëmit nga për­faqë­sue­si.

 

TITULLI III

 

VEPRIMET JURIDIKE

 

KREU I

 

DISPOZITA Të PëRGJITHSHME

 

Përku­fiz­i­mi i veprim­it juridik

Neni 79

 

Vepri­mi juridik është shfaq­ja e ligjshme e vull­netit të per­son­it fizik ose juridik, që syn­on të kri­jo­jë, të ndrysho­jë ose  të shua­jë të drej­ta ose detyrime civile.

Vepri­mi juridik mund të jetë i njëan­shëm ose i dyan­shëm.

 

For­mat e veprim­it juridik

Neni 80

Vepri­mi juridik mund të kry­het me shkrim, me gojë dhe me çdo lloj shfaq­je tjetër të padyshimtë të vull­netit.

Shkre­sa mund të jetë e thjeshtë ose akt note­r­i­al.

 

Neni 81

Vepri­mi juridik me shkresë duhet të nën­shkruhet nga per­soni që  e kryen atë.

 

Neni 82

Per­soni që nuk di, ose që për shkak sëmund­je ose të metash fizike nuk mund të nën­shkru­a­jë, ngarkon një per­son tjetër për këtë qël­lim.

Nën­shkri­mi i këtij per­soni duhet të vërte­to­het nga noteri, duke u treguar shkaku për të cilin per­soni që ka kry­er veprim­in  juridik nuk ka mundur ta nën­shkru­a­jë vetë.

Për veprimet që kry­hen në bankat dhe në insti­tu­cionet e tjera të kred­i­tit, në zyrat postare apo doganore, nën­shkri­mi i këtij per­soni vërte­to­het nga një nëpunës i autor­izuar i këtyre nsti­tu­cion­eve.

 

Neni 83

Vepri­mi juridik për kalim­in e pronë­sisë së sendeve të palu­a­jt­shme dhe të të drej­tave reale mbi to, duhet të bëhet me akt note­r­i­al dhe të regjistro­het, përndryshe nuk është i vlef­shëm.

Është i pavlef­shëm vepri­mi juridik që nuk është bërë në for­mën e kërkuar shpre­himisht nga ligji. Në rastet e tjera vepri­mi juridik është i vlef­shëm, por nuk mund të provo­het me dësh­mi­tarë.

 

Veprimet juridike me kusht

Neni 84

Vepri­mi juridik është me kusht kur lind­ja ose shuar­ja e të drej­tave dhe e detyrimeve të parashikuara në të, varen nga një  ngjar­je e cila nuk dihet në se do të ndod­hë.

 

Neni 85

Kushti është pezul­lues kur të drej­tat dhe detyrimet lindin po të ndod­hë ngjar­ja. Kushti është zgjid­hës kur të drej­tat dhe detyrimet shuhen po të ndod­hë ngjar­ja.

 

Neni 86

Kur vërte­ti­mi i kushtit është ndalu­ar me keqbes­im nga pala që do të per­fi­tonte nga mos vërte­ti­mi i tij, kushti quhet se është  vërte­t­u­ar.

Kur vërte­ti­mi i kushtit është shkak­tu­ar me keqbes­im nga pala që do të për­fi­tonte nga vërte­ti­mi i tij, kushti quhet se nuk është  vërte­t­u­ar.

 

Neni 87

Kur e drej­ta që varet nga vërte­ti­mi i kushtit ceno­het ose hum­bet nga veprimet e palës së detyru­ar me kusht, kjo duhet të  shpër­ble­jë dëmin e shkak­tu­ar në rast se kushti vërte­to­het.

 

Neni 88

Paso­jat që lid­hen me vërte­timin e kushtit fil­lo­jnë nga çasti që është vërte­t­u­ar kushti, përveç kur nga përm­ba­jt­ja e veprim­it  juridik del se këto paso­ja duhet të fil­lo­jnë në një kohë të mëparshme.

 

Veprimet juridike me afat

Neni 89

Afati i veprim­it juridik është çasti i cak­tu­ar, nga i cili fil­lon ose pushon fuqia juridike ose disa nga efek­tet e tij.

 

Neni 90

Afati është pezul­lues kur në veprim­in juridik është parashikuar se paso­jat e tij fil­lo­jnë nga një kohë e cak­tu­ar.

Afati është zgjid­hës kur në veprim­in juridik është parashikuar se paso­jat e tij pusho­jnë në një kohë të cak­tu­ar.

 

Llog­a­r­it­ja e afat­eve të veprimeve juridike

Neni 91

Kur afati është cak­tu­ar me ditë, nuk llog­a­ritet dita në të cilën takon ngjar­ja ose koha nga e cila ai duhet të fil­lo­jë.

Afati që është cak­tu­ar në javë, në muaj ose në vite, mbaron, me kalim­in e asaj dite të javës së fun­dit ose të mua­jit të fun­dit që ka të njëjtin emër ose numër me atë të ditës që ai ka fil­lu­ar. Kur një ditë e tillë mungon në mua­jin e fun­dit, afati mbaron me kalim­in e ditës së fun­dit të këtij mua­ji.

Kur dita e fun­dit e një afati bie në ditë pushi­mi, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas asaj të pushim­it.

 

KREU II

PAVLEFSHMËRIA E VEPRIMEVE JURIDIKE

 

Veprime juridike të pavlef­shme

Neni 92

Veprimet juridike të pavlef­shme nuk kri­jo­jnë asnjë paso­jë juridike. Të tilla janë ato që:

a) vijnë në kundër­sh­tim me një dis­poz­itë urd­hëruese të ligjit;

b) kry­hen për të mashtru­ar ligjin;

c) kry­hen nga të mitur nën moshën katërm­bëd­hjetë vjeç;

ç) bëhen në mar­rëvesh­je të palëve pa patur për qël­lim që të sjellin paso­ja juridike (fik­tive ose të simu­lu­ara).

 

Neni 93

Kur vepri­mi juridik është bërë me qël­lim për të mbu­lu­ar një veprim juridik tjetër, ky i fun­dit është i vlef­shëm në qoftë se përm­bush gjithë kushtet e nevo­jshme për vlef­sh­mërinë e tij.

Vepri­mi juridik fik­tiv ose i simu­lu­ar nuk dëm­ton per­son­at e tretë të cilët në mirëbes­im kanë fitu­ar të drej­ta në bazë të tij.

 

Veprime juridike që shpallen të pavlef­shme

Neni 94

Të anu­lueshme quhen veprimet juridike të cilat janë të vlef­shme gjer­sa gjyka­ta me kërkesën e të intere­suar­it i shpall të pavlef­shme. Të tilla janë veprimet juridike të kry­era nga:

a) të mitu­rit mbi katërm­bëd­hjetë vjeç, kur veprim­in juridik e kanë kry­er pa pëlqimin e prindit ose të kujdestar­it;

b) per­son­at, të cilët për shkak sëmund­je psikike ose zhvil­li­mi të metë men­dor u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepru­ar, kur veprim­in juridik e kanë kry­er pa pëlqimin e kujdestar­it;

c) per­son­at, të cilët në kohën e kry­er­jes së veprim­it juridik nuk ishin të ndërgjegjshëm për rëndës­inë e veprimeve të tyre, megjithëse në atë kohë nuk u ishte hequr zotësia për të vepru­ar;

ç) per­soni që ka kry­er veprim­in juridik duke qënë i mashtru­ar, i kanosur, në lajthim ose për shkak të nevo­jës së mad­he.

Anuli­mi i këtyre veprimeve mund të kërko­het edhe pas vdek­jes së per­son­it përkatës, por vetëm kur para vdek­jes është kërkuar  heq­ja e zotë­sisë së tij për të vepru­ar.

 

Neni 95

Mashtri­mi mund të shkak­to­jë që vepri­mi juridik të shpal­let i pavlef­shëm, kur gën­jesh­tra e për­dorur nga njëra palë, për ta shpënë në gabim palën tjetër, është e tillë që pa atë pala nuk do ta kishte kry­er veprim­in juridik.

Kur mashtri­mi është bërë nga një per­son i tretë, pala e mashtru­ar mund të kërko­jë shpall­jen e pavlef­sh­mërise së veprim­it juridik vetëm kur në kohën e kry­er­jes së tij pala tjetër ka ditur ose duhej të dinte mashtrim­in.

 

Neni 96

Kanos­ja mund të shkak­to­jë që vepri­mi juridik të shpal­let i pavlef­shëm, kur është e tillë sa të frik­so­jë per­son­in se ai vetë, bashkëshorti, pasard­hësit ose paraard­hësit e tij do të pëso­jnë një  dëm fizik ose mate­r­i­al të padrejtë dhe të rëndë.

Kanos­ja mund të kry­het edhe nga një per­son i tretë që nuk merr pjesë në veprim­in juridik.

 

Neni 97

Lajthi­mi mund të shkak­to­jë që vepri­mi juridik të shpal­let i pavlef­shëm vetëm në qoftë se lid­het me cilës­inë e sendit, me iden­titetin ose cilësitë e per­son­it tjetër, apo me rrethana aq thel­bë­sore sa që pa ato, pala nuk do të kishte kry­er veprim­in juridik.

 

Neni 98

Lajthi­mi në llog­a­r­it­je nuk sjell shpall­jen e veprim­it juridik si të pavlef­shëm, por vetëm kor­regjimin e tij, përveç kur gabi­mi në sasi ka qenë për­cak­tues për mar­rëvesh­jen.

 

Neni 99

Vepri­mi juridik mund të shpal­let i pavlef­shëm në rastin kur për shkak të nevo­jës së mad­he, detyrimet e mar­ra nga njëra palë janë kre­jt të papër­fill­shme në kra­hasim me për­fitimet që nxjerr pala tjetër nga vepri­mi juridik.

 

Neni 100

Vepri­mi juridik i kry­er nga për­faqë­sue­si mund të shpal­let i pavlef­shëm me kërkesën e të për­faqë­suar­it, kur vull­neti i për­faqë­sue­sit është me ves.

Kur vesi ka të bëjë me ele­mente të për­cak­tu­ara nga i për­faqë­suari, vepri­mi juridik mund të shpal­let i pavlef­shëm, vetëm  në qoftë se ishte i vesuar vull­neti i këtij të fun­dit.

 

Neni 101

Kur në veprim­in jur­dik ka rëndësi për­cak­ti­mi i mirëbes­im­it ose i keqbes­im­it, i dijenisë ose i mos­di­jenisë së rrethanave të cak­tu­ara, që për­bëjnë kushte për­cak­tuese të vlef­shme ose të  pavlef­shme të veprim­it juridik, mba­het parasysh per­soni i për­faqë­sue­sit, përveç kur bëhet fjalë për rrethana të për­cak­tu­ara  nga i për­faqë­suari.

I për­faqë­suari që është në keqbes­im nuk mund të për­fi­to­jë në asnjë rast nga mos­di­je­nia ose mirëbes­i­mi i për­faqë­sue­sit.

 

Neni 102

Vepri­mi juridik i kry­er në dëm të të për­faqë­suar­it për shkak mar­rëvesh­je­je me keqbes­im midis për­faqë­sue­sit dhe per­son­it të tretë, mund të shpal­let i pavlef­shëm për të për­faqë­suar­in.

 

Afati i parashkrim­it të padisë

Neni 103

Padia për të kërkuar që një veprim juridik të shpal­let i pavlef­shëm, parashkruhet bren­da pesë vjetëve.

 

Neni 104

Afati për ngrit­jen e padisë fil­lon:

a) për veprime juridike të kry­era nga per­sona që u është hequr ose kanë patur zotësi juridike të kufizuar për të vepru­ar, që nga dita që janë bërë mad­horë ose që u është kthy­er zotësia për të vepru­ar;

b) për veprime juridike të kry­era me mashtrim, kanos­je ose lajthim, nga dita që mashtri­mi ose lajthi­mi janë zbu­lu­ar, ose kanos­ja ka pushuar, por në çdo rast, jo më shumë se tre vjet nga dita që është kry­er vepri­mi juridik;

c) në raste të tjera, që nga dita që është kry­er vepri­mi  juridik.

 

Neni 105

Vepri­mi jur­dik që shpal­let i pavlef­shëm quhet i tillë që nga  çasti kur është kry­er.

 

Paso­jat e pavlef­sh­mërisë së veprim­it juridik

Neni 106

Kur vepri­mi juridik është i pavlef­shëm për arsye se vjen në kundër­sh­tim me ligjin, ose është bërë me qël­lim mashtri­mi të ligjit, çdo gjë që palët i kanë dhënë njëra-tjetrës mer­ret dhe kalon në të ard­hu­rat e shtetit dhe kur nuk është e mundur të mer­ret po ajo gjë, kërko­het vlef­ta e saj.

Kur njëra nga palët ka vepru­ar në mirëbes­im, gjyka­ta mund të ven­dosë që çdo gjë që ka dhënë kjo palë t’i kthe­het kësaj dhe kur nuk është e mundur kthi­mi i po kësaj gjë­je, i paguhet vlef­ta e saj.

 

Neni 107

Kur vepri­mi juridik shpal­let i pavlef­shëm për arsye se është bërë me mashtrim, kanos­je, nga nevo­ja e mad­he ose sepse mungon for­ma e kërkuar nga ligji, secila nga palët duhet t’i kthe­jë palës  tjetër çdo gjë që ka mar­rë prej saj dhe, kur nuk është e mundur t’i kthe­het po ajo gjë, t’i paguhet vlef­ta e saj.

 

Neni 108

Kur vepri­mi juridik kon­sta­to­het se është i pavlef­shëm për arsye se është kry­er nga një i mitur, që nuk ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç ose shpal­let i pavlef­shëm se është kry­er nga  një i mitur që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç, por pa pëlqimin e prindit ose të kujdestar­it të tij, secila nga palët dety­ro­het t’i kthe­jë palës tjetër çdo gjë që ka mar­rë prej saj dhe  kur nuk është e mundur të kthe­jë po atë gjë, t’i pagua­jë vleft­ën. Përveç kësaj, pala që ka zotësi për të vepru­ar dety­ro­het t’i shperble­jë të mitu­rit dëmin që ky ka pësuar për shkak se vepri­mi juridik kon­sta­to­het ose shpal­let i pavlef­shëm.

 

Neni 109

Kur vepri­mi juridik shpal­let i pavlef­shëm për arsye se është kry­er nga një per­son, të cilit i është hequr kre­jt zotësia për të vepru­ar ose për arsye se është kry­er nga një per­son të cilit i është kufizuar zotësia për të vepru­ar e pa patur pëlqimin e  kujdestar­it të tij, ose për arsye se është kry­er nga një per­son i  cili në kohën e kry­er­jes së veprim­it juridik nuk ka patur ndërgjeg­jen e rëndë­sisë së veprimeve të tij, secila nga palët dety­ro­het t’i kthe­jë palës tjetër çdo gjë që ka mar­rë prej saj dhe,   kur nuk është e mundur t’i kthe­jë po atë gjë, t’i pagua­jë vleft­ën. Përveç kësaj, pala që ka patur zotës­inë për të vepru­ar dety­ro­het t’i shpër­ble­jë palës tjetër dëmin që kjo palë ka pësuar për shkak të veprim­it juridik që është shpal­lur i pavlef­shëm, në rast se dinte ose duhet të dinte se pala tjetër nuk ka patur zotësi për të vepru­ar ose nuk ka patur ndërgjeg­jen e rëndë­sisë së veprimeve të saj.

 

Neni 110

Kur vepri­mi juridik shpal­let i pavlef­shëm për arsye se njëra nga palët ka qenë në lajthim, secila nga palët dety­ro­het t’i kthe­jë palës tjetër çdo gjë që ka mar­rë prej saj dhe, kur nuk është e mundur t’i kthe­jë po atë gjë, t’i pagua­jë vleft­ën. Përveç kësaj, pala që ka kërkuar të shpal­let i pavlef­shëm vepri­mi juridik dety­ro­het t’i shpër­ble­jë palës tjetër dëmin që ajo ka pësuar për shkak se vepri­mi juridik është shpal­lur i pavlef­shëm, me për­jash­tim të rastit kur ajo provon se nuk ka faj që ka rënë në lajthim ose se pala tjetër ka ditur ose duhet të dinte lajthimin.

 

Neni 111

Kur shkaku i pavlef­sh­mërisë prek vetëm një pjesë të veprim­it juridik, ky mbetet i vlef­shëm në pjesët e tjera të tij, përveç kur, sipas përm­ba­jt­jes së veprim­it juridik, këto pjesë paraqesin mar­rëd­hënie të pan­dashme me pjesën e pavlef­shme të veprim­it juridik.

 

 

TITULLI IV

 

PARASHKRIMI I PADISë DHE DEKADENCA E TË DREJTAVE

 

KREU I

 

DISPOZITA Të PëRGJITHSHME

 

 

Përm­ba­jt­ja

Neni 112

E drej­ta e padisë që nuk është ushtru­ar bren­da afatit të cak­tu­ar në ligj, shuhet dhe nuk mund të real­i­zo­het më me anë të  gjykatës ose të organ­it tjetër kom­pe­tent.

 

Paditë që nuk parashkruhen

Neni 113

Nuk parashkruhen:

a) padia për riven­dos­jen ose mbro­jt­jen e një të drejte vet­jake

jopa­surore, përveç për­jash­timeve të cak­tu­ara në ligj;

b) paditë e njo­hjes;

c) padia e pjes­tim­it midis bashkëpronarëve;

ç) padia për kthimin e shu­mave të depoz­i­tu­ara në bankë;

d) paditë e tjera të parashikuara në dis­pozi­ta ligjore të veçan­ta.

Nuk parashkruhen edhe kërke­sat për ekzeku­timin e detyrueshëm të vendimeve që janë të lid­hu­ra me padi, për të cilat nuk zba­to­het parashkri­mi.

 

Afatet e parashkrim­it

Neni 114

Kur në ligj nuk është parashikuar ndryshe, parashkruhen bren­da dhjetë vjetëve të gjitha paditë midis per­son­ave juridikë, midis këtyre dhe per­son­ave fizikë, si dhe midis vetë per­son­ave fizikë.

 

Neni 115

Parashkruhen bren­da afat­eve prej:

a) gjashtë muaj paditë për pag­imin e kushteve  penale vlerë­suese;

b) një viti paditë e rrjed­hu­ra nga kon­tratat e spedi­cionit;

c) gjashtë muaj paditë që rrjed­hin nga trans­portimet e drejt­për­drej­ta të mall­rave dhe të udhë­tarëve me anë të heku­rud­hës,  autom­jeteve ose avionëve dhe një viti për të njëj­tat padi që rrjed­hin nga trans­portimet detare ose të përziera;

ç) dy vjetëve paditë për pag­imin e shpër­blim­it sipas kon­tratës së sig­urim­it dhe risig­urim­it, si edhe të shumës përkatëse të rrjed­hur nga sig­uri­mi i detyrueshëm;

d) tre vjetëve paditë për pag­imin e qirave të bane­save, dyqan­eve, lokaleve dhe pasurive të tjera të palu­a­jt­shme;

dh) tre vjetëve paditë për shpër­blim­in e dëmit jo kon­trak­tor dhe paditë për kthimin e për­fitim­it pasuror pa të drejtë.

Paditë e tjera parashkruhen bren­da afat­eve të posaçme të cak­tu­ara në këtë Kod ose në lig­je të tjera.

 

Neni 116

Është e pavlef­shme mar­rëvesh­ja e palëve për ndryshimin e afat­eve të parashkrim­it dhe e çdo dis­pozite të këtij kreu.

 

Neni 117

Afati i parashkrim­it fil­lon nga dita kur sub­jek­tit i ka lin­dur e drej­ta e padisë.

 

Neni 118

Në detyrimet kon­trak­tore të lid­hu­ra me afat ekzeku­ti­mi, parashkri­mi i padisë fil­lon nga dita kur është plotë­suar ky afat.

Kur detyri­mi është i për­bërë nga page­sa peri­odike, për secilën prej tyre afati i parashkrim­it fil­lon në mënyrë të veçan­të.

Për detyrimet kon­trak­tore të lid­hu­ra pa afat dhe për detyrimet që ekzeku­to­hen me kërkesën e kred­i­torit, afati i parashkrim­it fil­lon nga dita kur ka lin­dur detyri­mi.

 

Neni 119

Për kërkimin e sendit, parashkri­mi i padisë fil­lon nga dita kur pronari ka mar­rë ose duhej të mer­rte dijeni për cen­imin dhe  cenuesin e së drejtës së tij.

 

Neni 12

Për kërkimin e shpër­blim­it të dëmit jokon­trak­tor, parashkri­mi i padisë fil­lon nga dita kur i dëm­tu­ari ka ditur ose duhej të dinte për dëmin e pësuar dhe për per­son­in që e ka shkak­tu­ar.

 

Neni 121

Për kthimin e shumës së par­ave ose të sendit që është fitu­ar ose kursy­er pa shkak, parashkri­mi i padisë fil­lon nga dita kur i dëm­tu­ari ka ditur ose duhej të dinte për fitimin ose kur­simin pa shkak që ka real­izuar per­soni përkatës.

 

Neni 122

Për kërkimin e trashëgim­it, parashkri­mi i padisë fil­lon nga dita e çel­jes së trashëgimisë.

 

Neni 123

Për paditë e kthim­it, parashkri­mi i padisë fil­lon nga dita kur paditësi ka paguar vull­ne­tar­isht, në bazë të një detyri­mi ligjor ose kon­trak­tor, per­son­it të tretë, për fajin e të padi­tu­rit, shumën  e par­ave apo sendin që kërko­het me anë të kësaj padie, ose nga dita  kur është dhënë vendi­mi i gjykatës ose arbi­trazhit përkatës nga i cili ka lin­dur padia e regre­sit.

 

Neni 124

Parashkri­mi i padisë për kërkesën krye­sore shkak­ton që të parashkruhen edhe paditë për kërke­sat e rrjed­hu­ra prej saj, pavarë­sisht se për këto nuk është plotë­suar ende afati përkatës.

 

Kërke­sa e palës së intere­suar

Neni 125

Parashkri­mi i plotë­suar nuk mund të mer­ret parasysh nga gjyka­ta ose organi tjetër kom­pe­tent me nis­mën e vet, por vetëm me kërkesën e palës së intere­suar.

 

Heqia dorë nga parashkri­mi

Neni 126

Heq­ja dorë nga parashkri­mi lejo­het vetëm pasi të jetë plotë­suar afati i tij.

 

Neni 127

Pre­tendi­mi se afati i parashkrim­it është plotë­suar mund të ushtro­het edhe nga kred­i­torët dhe nga kush­do që ka interes, në  rastet kur pala përkatëse e ka ushtru­ar vetë.

 

Përm­bush­ja e detyrim­it pas plotësim­it të afatit

Neni 128

Deb­itori që ka përm­bushur detyrim­in e tij pas plotësim­it të parashkrim­it, nuk mund të kërko­jë kthimin e shumës së par­ave ose të sendit, që ka dhënë vull­ne­tar­isht, edhe sikur të mos dinte se ishte  plotë­suar afati i parashkrim­it.

 

KREU II

 

PEZULLIMI DHE NDëR­PRE­R­JA E PARASHKRIMIT

 

A. Pezul­li­mi i parashkrim­it

Neni 129

Parashkri­mi pezul­lo­het:

a) midis bashkëshort­ëve deri në ditën kur ka mar­rë for­më të pre­rë vendi­mi gjyqë­sor me të cilin është zgjid­hur marte­sa;

b) midis fëmi­jëve dhe prindërve gjer­sa këta ushtro­jnë të  drejtën prindërore;

c) midis per­son­ave që ndod­hen nën kujdestari dhe kujdestarëve të tyre gjer­sa vazh­don kujdestaria;

ç) për paditë e per­son­ave, pasuria e të cilëve është vënë në admin­istrim, kundër admin­istruesve përkatës të cak­tu­ar nga gjyka­ta ose nga një organ tjetër kom­pe­tent shtetëror, gjer­sa të jetë  mirat­u­ar rapor­ti për­fundim­tar i llog­a­rive;

d) për paditë e të miturve dhe per­son­ave të tjerë, që nuk kanë zotësi për të vepru­ar gjer­sa t’u emëro­het për­faqë­sue­si ose të fito­jnë këtë zotësi, si edhe për gjashtë muaj pasi është emëru­ar  për­faqë­sue­si ose pasi kanë fitu­ar zotës­inë për të vepru­ar;

dh) për paditë e per­son­it juridik kundër admin­is­tra­torëve të vet, gjer­sa këta vazh­do­jnë këtë detyrë pranë tij;

e) për paditë me objekt shpër­blim­in përkatës, të rrjed­hu­ra nga dëm­ti­mi i shën­de­tit ose nga shkak­ti­mi i vdek­jes, pezul­li­mi i parashkrim­it vazh­don nga dita kur i është paraqi­tur kërke­sa organ­it të sig­urimeve shoqërore shtetërore dhe deri në ditën kur është cak­tu­ar pen­sioni ose është refuzuar ajo kërkesë;

ë) kur ka for­cë mad­hore.

 

Neni 130

Koha e pezul­lim­it nuk llog­a­ritet në afatin e parashkrim­it. Kur pas zhduk­jes së shkakut pezul­lues, koha që mbetet për t’u plotë­suar parashkri­mi është më e shkurtër se gjashtë muaj, ajo zgjatet deri në gjashtë muaj.

 

B. Ndër­pre­r­ja e parashkrim­it

Neni 131

Parashkri­mi ndër­pritet:

a) me çdo veprim të per­son­it fizik ose juridik të detyru­ar, që shpreh njo­hjen e sak­të dhe të plotë të së drejtës të kred­i­torit;

b) me paraqit­jen e padisë, të kundër­padisë ose të prapësim­it, qoftë edhe në një gjykatë ose arbi­trazh që nuk është kom­pe­tent nga pikë­pam­ja tokë­sore ose lën­dore për shqyr­timin e çësht­jes;

c) me çdo veprim që e vë deb­itorin në vonesë;

ç) me paraqit­jen e kërkesës për ekzeku­timin e detyrueshëm të vendim­it gjyqë­sor apo të arbi­trazhit përkatës, si dhe të çdo  tit­ul­li ekzeku­tiv tjetër.

 

Neni 132

Parashkri­mi i ndër­pre­rë kundër njërit prej deb­itorëve sol­i­darë ose njërit prej bashkëshort­ëve të një detyri­mi të pap­jestueshëm, shtri­het edhe ndaj secilit nga këta deb­itorë të tjerë.

 

Neni 133

Parashkri­mi i ndër­pre­rë kundër deb­itorit krye­sor shtri­het edhe ndaj dorëzënësit përkatës.

 

Neni 134

Koha e kalu­ar para se të vërte­to­hej shkaku ndër­pre­rës nuk llog­a­ritet dhe pas zhduk­jes së këtij shkaku fil­lon një afat parashkri­mi i ri.

 

Neni 135

Kur parashkri­mi është ndër­pre­rë për shkak të paraqit­jes së padisë ose të kundër­padisë, afati i ri i parashkrim­it fil­lon nga dita që ka mar­rë for­më të pre­rë vendi­mi me të cilin është zgjid­hur  çësht­ja në themel.

Kur është ven­do­sur rrëz­i­mi i padisë pa u zgjid­hur çësht­ja në themel, ose pushi­mi i gjykim­it të çësht­jes, parashkri­mi nuk quhet i ndër­pre­rë.

 

Llog­a­r­it­ja e afat­eve të parashkrim­it

Neni 136

Afati i parashkrim­it të padisë, që është cak­tu­ar në javë, në muaj ose në vite mbaron me kalim­in e asaj dite të javës së fun­dit apo të mua­jit të fun­dit që ka të njëjtin emër ose numër me atë të ditës në të cilën ka fil­lu­ar afati dhe, kur një ditë e tillë mungon në mua­jin e fun­dit, afati mbaron me kalim­in e ditës së fun­dit të këtij mua­ji.

Kur dita e fun­dit e afatit të parashkrim­it bie në një ditë pushi­mi, quhet si e fun­dit ajo ditë pune që vjen pas asaj të pushim­it.

 

 

KREU III

 

PREKLUZIVITETI (Dekaden­ca)

 

Neni 137

Kur një e drejtë duhet të ushtro­het bren­da një afati prek­luziv, nuk zba­to­hen dis­poz­i­tat që rreg­ul­lo­jnë ndër­pre­rjen e parashkrim­it. Gjthash­tu, nuk zba­to­hen shkaqet pezul­luese, përveç rasteve për­jash­ti­more, kur vetë ligji lejon pezul­lim­in e afatit prek­luziv.

 

Neni 138

është e pavlef­shme çdo mar­rëvesh­je me të cilën janë cak­tu­ar afate prek­luzive, që e bëjnë tejet të vështirë për njërën nga palët  ushtrim­in e së drejtës përkatëse.

 

Neni 139

Palët nuk mund të ndrysho­jnë urd­hërimet ligjore që rreg­ul­lo­jnë prek­luzivitetin, dhe as mund të heqin dorë nga afati prek­luziv i plotë­suar kur ky afat është cak­tu­ar me dis­pozi­ta ligjore të  veçan­ta.

 

Neni 140

Afati prek­luziv i plotë­suar mer­ret parasysh nga gjyka­ta ose arbi­trazhi kom­pe­tent me nis­mën e vet, edhe pa u kërkuar nga pala e intere­suar.

 

 

PJESA II

 

SENDET DHE PRONëSIA

 

TITULLI I

 

SENDET

 

Kup­ti­mi juridik i sendit

Neni 141

Send është çdo gjë që mund të për­bëjë objekt pronësie ose i të drejtës tjetër reale.

 

Llo­jet e sendeve

Neni 142

Sendet janë të lua­jt­shme dhe të palu­a­jt­shme.

Janë sende të palu­a­jt­shme toka, burimet e rrjed­hjet e ujërave, drurët, ndërte­sat, ndër­timet e tjera notuese të lid­hu­ra me tokën dhe çdo gjë që është e trupëzuar në mënyrë të qën­drueshme e të  vazh­dueshme me tokën ose ndërtesën.

Të gjitha sendet e tjera, duke përf­shirë edhe çdo energji tjetër naty­rore, janë sende të lua­jt­shme.

 

Neni 143

Dis­poz­i­tat që kanë të bëjnë me sendet e palu­a­jt­shme zba­to­hen edhe për të drej­tat reale që kanë si objekt sende të  palu­a­jt­shme, si dhe për paditë përkatëse, përveç kur parashiko­het ndryshe me ligj.

Dis­poz­i­tat që kanë të bëjnë me sendet e lua­jt­shme zba­to­hen për të gjitha të drej­tat e tjera.

 

Regjistri­mi i sendeve

Neni 144

Sendet e palu­a­jt­shme dhe të drej­tat reale mbi to regjistro­hen në regjis­trat e pasurive të palu­a­jt­shme.

Regjistro­hen edhe ato sende të lua­jt­shme, për të cilat  kërko­het shpre­himisht nga ligji.

 

Fru­tat e sendit

Neni 145

Fru­tat naty­rore të një sen­di janë pro­duk­tet që nxir­ren prej  tij.

Derisa nuk janë ndarë nga sen­di, ato janë pjesë për­bërëse e tij.

Fru­tat civile nxir­ren nga sendet si rrjed­ho­jë e gëzim­it të të drej­tave që kanë per­son­at mbi to.

Fru­tat civile fito­hen në bazë të kohëzg­jat­jes së të drej­tave dhe kur këto janë bërë të kërkueshme.

 

Pjesët për­bërëse të sendit

Neni 146

Është pjesë për­bërëse e një sen­di çdo gjë që është bashkuar me  të dhe nuk mund të nda­het prej tij pa iu shkak­tu­ar një dëm thel­bë­sor.

 

Sendet aksesore

Neni 147

Aksesorë janë ato sende të lua­jt­shme që janë des­tin­uar për t’i shër­by­er në mënyrë të vazh­dueshme një sen­di krye­sor ose për ta  zbuku­ru­ar atë.

Ky des­tin­im bëhet nga pronari i sendit krye­sor ose nga per­soni që ka një të drejtë reale mbi atë.

 

Neni 148

Çdo dispon­im i sendit krye­sor përf­shin edhe aksesorët e tij, përveç kur është parashikuar ndryshe.

Aksesorët mund të jenë edhe objekt i një dispon­i­mi të veçan­të.

Aksesori nuk e hum­bet këtë cilësi të tij në rastet kur është ndarë përko­hë­sisht nga sen­di krye­sor.

 

TITULLI II

 

PRONëSIA

 

KREU I

 

DISPOZITA Të PëRGJITHSHME

 

Përm­ba­jt­ja e pronë­sisë

Neni 14

Pronësia është e drej­ta për të gëzuar dhe disponuar lirisht sendet, bren­da kufi­jve të cak­tu­ar nga ligji.

 

Pronësia mbi pjesët për­bërëse të sendit

Neni 150

Pronar­it të sendit i takon pronësia edhe mbi pjesët për­bërëse  të tij.

 

Pronësia mbi fru­tat e sendit

Neni 151

Pronar­it të sendit i tako­jnë fru­tat naty­rore që prod­hon sen­di, përveç kur pronësia e tyre u është kalu­ar të tjerëve. Në këtë rast  pronësia fito­het pasi fru­tat të jenë ndarë nga sen­di.

Per­soni që merr fru­tat duhet që bren­da vleft­ës së tyre të shpër­ble­jë shpen­zimet e bëra për prod­himin dhe vjel­jen e tyre.

 

Përkatësia e sendeve

Neni 152

Sendet u përkasin per­son­ave fizikë, per­son­ave juridikë dhe  shtetit.

Llo­jet e pasurisë pub­like cak­to­hen me ligj.

 

Të drej­tat dhe detyrimet e pronar­it

Neni 153

(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 21)

Askush nuk mund të shpronë­so­het ose t’i kufi­zo­het e drej­ta e ushtrim­it të së drejtës të pronës që bara­zo­het me shpronësimin, përveçse kur këtë e kërko­jnë intere­sa pub­like dhe kur­do­herë kun­drejt një shpër­bli­mi të drejtë.

 

Neni 154

E drej­ta e pronë­sisë mbi tokën shtri­het gjer në lartës­inë dhe thel­lës­inë që është e dobishme për ushtrim­in e saj, në kushtet e  parashikuara me ligj.

 

Neni 155

Pronari i një toke, pasi më parë t’i ketë kërkuar fqin­jit që të presë degët e pemëve dhe rrën­jët që i futen në tokën e tij, ka të drejtë t’i presë vetë ato, në rast se i sjellin dëm, si dhe të vjelë fru­tat dhe t’i per­dorë ato për vete.

Fru­tat që bien nga pemët mbi tokë, i përkasin pronar­it të tokës ku ato kanë rënë.

 

Neni 156

Pronari i një toke që ndod­het buzë një rrjed­he uji ose buri­mi pub­lik, ka të drejtë t’i për­dorë ato deri në masën që nuk dëm­ton intere­sat e pronarëve të tokave të tjera, përveç kur për­dori­mi rreg­ul­lo­het me dis­pozi­ta të veçan­ta.

 

Neni 157

Pronari i një toke mund t’i kërko­jë në çdo kohë pronar­it të tokës fqin­je, që me shpen­z­ime të për­bashkë­ta, të ven­dosen në kufi­jtë e tokave të tyre shen­ja të duk­shme dal­li­mi ose t’i ndreqin ato kur janë të dëm­tu­ara.

Kur kufiri ndër­m­jet dy tokave është i paqartë dhe pronarët nuk e për­cak­to­jnë vetë atë, secili prej tyre mund të kërko­jë sak­tësimin e tij nga gjyka­ta.

 

Neni 158

Kur mbillen drurë e shkurre në kufi­jtë e pron­ave, pronarët janë të detyru­ar të mba­jnë largësitë e cak­tu­ara me dis­pozi­ta të veçan­ta e kur nuk ka të tilla, nga zakonet e ven­dit, përveç kur pronari fqin­jë ka lejuar vetë ose kur kufiri është në një rrugë ose rrjed­hë uji pub­like.

Në mungesë të këtyre rreg­ullave, largësitë janë: tre metra për drurët me trup të lartë dhe dy metra për drurët e tjerë.

Këto largësi nuk zba­to­hen për drurët e shkur­ret, lartësia e të cilëve nuk e kalon murin ndarës të pron­ave.

 

Neni 159

Pronari është i lirë në për­dorim­in e sendit, pa dëm­tu­ar të drej­tat e per­son­ave të tjerë dhe bren­da kufi­jve që cak­to­hen nga ligji ose nga zakonet e mira. Ai nuk mund t’u kri­jo­jë fqin­jëve shqetësime të tilla si zhur­ma, drid­hje, fut­je të tymit, nxe­htë­sive, avu­jve ose përhap­je të tjera të ngjashme, të pen­go­jë gëz­imin e pron­ave të tyre, duke ndryshuar rrjed­hat, prur­jet ose cilës­inë e ujërave që rrjed­hin në tokën e tij ose të ujërave nën­tokë­sorë, si dhe të për­dorë ujërat që komu­niko­jnë lirisht me ato të tokës së tjetrit, përveç kur këto shqetësime nuk kalo­jnë shkallën e zakon­shme të tyre.

Pronari gjatë ushtrim­it të të drej­tave të tij, dety­ro­het të mar­rë masa për rua­jt­jen dhe mbro­jt­jen e mje­dis­it për rreth.

 

Neni 160

Pronarët duhet t’u përm­ba­hen rreg­ullave të cak­tu­ara në plan­et rreg­ul­luese ose në dis­pozi­ta të veçan­ta, për ngrit­jen e ndërte­save të reja, për rindër­timin ose ndryshimin e tyre, për largësitë ndër­m­jet ndërte­save, për çel­jen e dritareve, puseve, gropave e të punimeve të tjera të kësaj natyre.

 

Neni 161

Pronari është i detyru­ar të mbled­hë ujërat që rrjed­hin nga stre­hët e ndërte­save të tij, në mënyrë që ato të mos piko­jnë mbi tokën e tjetrit.

Derd­h­ja e tyre në një rrjed­hë pub­like mund të bëhet kur nuk ndalo­het nga rreg­ul­lat që kanë cak­tu­ar organet kom­pe­tente.

Pronari është i detyru­ar të kujde­set që ujërat dhe mbe­turi­nat që vijnë nga toka e tij të mos derd­hen në kanalin ose në tokën e tjetrit, përveç kur ndër­m­jet tyre ka mar­rëvesh­je të kundërt.

 

 

KREU II

 

FITIMI DHE HUMBJA E PRONë­SISë

 

Kali­mi i pronë­sisë

Neni 162

E drej­ta e pronë­sisë dhe të drej­ta të tjera mbi sendet janë të trans­fer­ueshme, përveç kur ndalo­het nga ligji ose nga vetë natyra e së drejtës.

 

Mënyra e fitim­it të pronë­sisë

Neni 163

Pronësia fito­het nëpër­m­jet mënyrave të cak­tu­ara në këtë Kod dhe mënyrave të tjera të cak­tu­ara me ligj të veçan­të.

 

Fiti­mi i pronë­sisë me kon­tratë

Neni 164

Pronësia fito­het me anë të kon­tratës, pa qenë e nevo­jshme të bëhet dorëz­i­mi i sendit. Për sendet që për­cak­to­hen në numër, në peshë ose me masë, duhet të bëhet edhe dorëz­i­mi i tyre.

 

Fiti­mi i pronë­sisë me trashëgim

Neni 165

Fiti­mi i pronë­sisë me trashëgim kry­het sipas kushteve të parashikuara në dis­poz­i­tat e pjesës së tretë të këtij Kodi.

 

Fiti­mi me mirëbes­im i sendeve të lua­jt­shme

Neni 166

Per­soni që në bazë të një vepri­mi juridik për kalim­in e pronë­sisë ka fitu­ar kun­drejt shpër­blim­it me mirëbes­im një send të lua­jt­shëm, bëhet pronar i këtij sen­di edhe sikur tjetër­sue­si të mos ishte disponues i tij.

Megjithatë fitue­si, qoftë edhe me mirëbes­im, nuk bëhet pronar i sendit kur ky është i vjed­hur.

Fitue­si me mirëbes­im bëhet pronar i mon­ed­have dhe i letrave me vlerë tek prurësi, edhe sikur këto t’i jenë vjed­hur ose t’i kenë hum­bur pronar­it ose per­son­it juridik pub­lik.

Dis­poz­i­tat e mësipërme nuk zba­to­hen për sendet e lua­jt­shme që janë të shënuara në regjis­trat pub­like.

Prona fito­het e lirë nga të drej­tat e tjetrit mbi sendin, në rast se këto të drej­ta nuk rrjed­hin nga tit­ul­li dhe nga mirëbes­i­mi i fitue­sit.

 

Neni 167

Në rast se pronësia mbi një send të lua­jt­shëm u kalon me anë kon­tratash disa per­son­ave, bëhet pronar ai që ka fitu­ar posed­imin e sendit me mirëbes­im, edhe sikur kon­tra­ta të jetë e një date të mëvon­shme.

 

Parashkri­mi fitues

Neni 168

Per­soni që ka fitu­ar me mirëbes­im një send, në bazë të një vepri­mi juridik për kalim­in e pronë­sisë dhe që nuk është i ndalu­ar nga ligji, bëhet pronar i këtij sen­di, pas një posed­i­mi të pandër­pre­rë prej pesë vjetësh kur sen­di është i lua­jt­shëm dhe prej dhjetë vjetësh kur ai është i palu­a­jt­shëm.

Kur posed­i­mi nuk është me mirëbes­im, afatet e posedim­it të pandër­pre­rë dyfishohen. Posed­i­mi kon­sidero­het i pandër­pre­rë edhe kur fitue­si i sendit ia ka dhënë posed­imin një per­soni tjetër.

Nuk mund të fito­het me parashkrim fitues një send që është pronë pub­like e pat­jetër­sueshme.

 

Neni 169

Per­soni që ka pose­d­uar qetë­sisht e pa ndër­pre­rje, duke u sjel­lë sikur të ishte pronar për njëzetë vjet në një pronë të palu­a­jt­shme, bëhet pronar i saj.

 

Regjistri­mi i sendit të fitu­ar me parashkrim

Neni 170

Per­soni që ka fitu­ar me parashkrim një send të palu­a­jt­shëm ka të drejtë të paraqesë padi kundër per­son­it të mëparshëm ose trashëgim­tarëve të tij për njo­hjen e pronë­sisë së vet dhe, në bazë të vendim­it gjyqë­sor përkatës, të kërko­jë që të kry­het regjistri­mi i sendit nga organi kom­pe­tent shtetëror.

 

Pezul­li­mi e ndër­pre­r­ja e parashkrim­it fitues

Neni 171

Dis­poz­i­tat për pezul­lim­in dhe ndër­pre­rjen e parashkrim­it të padisë zba­to­hen edhe për parashkrim­in fitues.

Parashkri­mi fitues ndër­pritet me hum­b­jen e posedim­it. Nuk quhet ndër­pre­rje kur pose­due­si hyn përsëri në posed­imin bren­da gjashtë mua­jve ose edhe më vonë me anë padie të ngrit­ur bren­da gjashtë mua­jve.

 

Sendet pa zot

Neni 172

Sendet pa zot janë ato që nuk kanë pronar ose pronari i të cilave ka hequr dorë nga pronësia.

Sendet që nuk kanë zot i tako­jnë shtetit. Kali­mi i tyre në pronësi të shtetit bëhet me vendim të gjykatës kom­pe­tente.

 

Fiti­mi i pronë­sisë me bashkim e përzier­je

Neni 173

Mbjell­jet, si dhe ndërte­sat e çdo vepër tjetër që ndod­hen mbi ose nën sipër­faqen e tokës, i përkasin pronar­it të saj, përveç kur parashiko­het ndryshe në këtë Kod e në dis­pozi­ta të tjera ligjore.

 

Neni 174

Pronari i tokës që ka bërë ndër­time e vepra të tjera dhe mbjell­je me mate­r­i­al të huaj, dety­ro­het të pagua­jë vleft­ën e tyre, në rast se nuk kërko­het ndar­ja e kthi­mi i tyre dhe kur kjo mund të kry­het pa u shkak­tu­ar një dëm thel­bë­sor ndër­timeve ose mbjell­jeve të kry­era.

Kur ndar­ja e mate­ri­aleve është e mund­shme dhe pronari i tokës ka vepru­ar me keqbes­im, duhet t’i shpër­ble­jë pronar­it të mate­ri­aleve dëmin e pësuar.

 

Neni 175

Kur ndërte­sat e veprat e tjera dhe mbjell­jet janë bërë nga një per­son i tretë me mate­ri­alet e veta në tokën e tjetrit, pronari përkatës ka të drejtë t’i mba­jë ato ose të kërko­jë detyrim­in e atij që i ka bërë t’i heqë ato me shpen­zimet e tij, dhe kur është rasti të shpër­ble­jë dëmin.              Kur pronari i tokës pra­non t’i mba­jë, dety­ro­het të pagua­jë vleft­ën e matar­i­aleve dhe të krahut të punës ose rrit­jen e vleft­ës që i është bërë pronës.

Pronari i tokës nuk mund t’i kërko­jë heq­jen e ndër­timeve e të mbjell­jeve të kry­era kur ato janë bërë me dijen­inë e tij, ose me mirëbes­im nga per­soni i tretë, si dhe kur kanë kalu­ar gjashtë muaj që nga dita kur pronari ka mar­rë njof­tim për këto ndër­time e mbjell­je.                       Kur me mirëbes­im është ngrit­ur një ndërtesë në tokën e huaj dhe vlef­ta e saj është më e mad­he se vlef­ta e tokës, per­soni që ka ngrit­ur ndërtesën mund të nji­het pronar edhe i tokës, me vendim të gjykatës kom­pe­tente.

 

Neni 176

Kur dy ose më shumë sende të lua­jt­shme që u përkasin pronarëve të ndryshëm janë bashkuar ose përzi­er në një send të vetëm e që nuk mund të nda­hen pa u shkak­tu­ar një dëm thel­bë­sor njëri-tjetrit, ose kur ndar­ja kërkon punë e shpen­z­ime të tepëru­ara, pronarët e secilit send bëhen bashkëpronarë të sendit të ri, në për­p­jes­tim me vleft­ën që pjesët e sendit kishin në momentin e bashkim­it apo të përz­jer­jes së tyre.

Kur një send i lua­jt­shëm është bashkuar ose përzi­er me një tjetër në mënyrë të tillë sa duket se është pjesë aksesore e tij, sen­di i ri i për­ket pronar­it të pjesës krye­sore, i cili dety­ro­het të pagua­jë vleft­ën përkatëse, si dhe kur është rasti të shpër­ble­jë dëmin e shkak­tu­ar.

 

Fiti­mi i pronë­sisë me për­punim

Neni 177

Per­soni që me punën e tij ka kri­juar një send të ri të lua­jt­shëm duke për­dorur lëndën në pronësi të një per­soni tjetër, pavarë­sisht se lën­da mund ose jo të mar­rë for­mën e saj të parë, bëhet pronar i sendit të ri në rast se vlef­ta e punës është më e mad­he se ajo e lëndës, me kusht që të pagua­jë vleft­ën e saj.

Në rast të kundërt sen­di i ri fito­het nga pronari i lëndës, duke paguar vleft­ën e punës. Kur për­punue­si ka vepru­ar me keqbes­im, me vendim të gjykatës sen­di i ri i kalon pronar­it të lëndës edhe në rast se vlef­ta e punës është më e mad­he se ajo e lëndës, por duke paguar vleft­ën e kësaj të fun­dit.

 

Bashkimet e tokave nga alu­vionet

Neni 178

Mbush­jet me dhe të tokave e sht­e­sat e tokës që for­mo­hen në mënyrë të natyr­shme gjatë brig­jeve të lumen­jve a të për­ren­jve, i përkasin pronar­it të tokës, përveç kur parashiko­het ndryshe me ligj.

 

Tokat e liru­ara nga rrjed­hat e ujit

Neni 179

Toka që liro­het nga një rrjed­hë uji, e cila tërhiqet në mënyrë të natyr­shme nga njëri breg dhe shkon në bre­gun tjetër, i për­ket pronar­it të tokës nga e cila është larguar rrjed­ha.

 

Tokat e kri­juara në shtratet e lumen­jve

Neni 180

Ishu­jt dhe mbush­jet me dhe që kri­jo­hen në shtratet e lumen­jve janë pronë pub­like.

 

Neni 181

Kur një lum ose për­rua ndër­ron shtrat duke e lënë të vjetrin, toka që liro­het është në pronësi të pronarëve kufi­tarë të dy anëve (buzëve) të lumit apo të për­roit, të cilët e nda­jnë atë deri në mesin e shtratit të lënë sipas gjatë­sisë së tij.

 

SENDET E HUMBURA OSE Të GJETURA

 

Njof­ti­mi për gjet­jen

Neni 182

Per­soni që ka gje­tur një send të hum­bur, duke përf­shirë edhe gjënë e gjal­lë të shkëputur nga tufa, është i detyru­ar të lajmëro­jë men­jëherë pronar­in ose per­son­in që i ka hum­bur dhe kur ky nuk nji­het, ta dorë­zo­jë atë në bashk­inë apo komunën, në ter­ri­torin e së cilës është gje­tur sen­di.

Bashkia ose komu­na është e detyru­ar të shpal­lë men­jëherë gjet­jen e sendit.

 

Mar­r­ja e sendit dhe pag­i­mi i shpen­z­imeve

Neni 183

Pronari ose per­soni, të cilit i ka hum­bur sen­di, ka të drejtë ta kërko­jë atë bren­da gjashtë mua­jve nga dita që është shpal­lur gjet­ja në bashk­inë apo komunën përkatëse, pasi të ketë paguar shpen­zimet e bëra për rua­jt­jen e sendit dhe një shpër­blim për per­son­in që ka gje­tur sendin në masën 10% të vleft­ës së sendit, ose të çmim­it të mar­rë, kur sipas rrethanave të paraqi­tu­ra, shit­ja e tij ka qenë e domos­doshme.                       Kur ka kundër­sh­time për vleft­ën e sendit, mos­mar­rëvesh­ja zgjid­het nga gjyka­ta.

Bashkia ose komu­na mund të lejo­jë mba­jt­jen përko­hë­sisht të sendit nga per­soni që e ka gje­tur, të cilit i paguhen dhe shpen­zimet e bëra për rua­jt­jen e sendit.

Sendet e hum­bu­ra duhen të ruhen dhe të mirëm­ba­hen me kujdesin e duhur.

 

Fiti­mi i pronë­sisë nga per­soni që ka gje­tur sendin

Neni 184

Kur pronari ose per­soni që e ka hum­bur sendin nuk paraqiten për ta mar­rë atë bren­da afatit të cak­tu­ar në nenin 183, sen­di ose çmi­mi i shit­jes i kalon në pronësi per­son­it që e ka gje­tur, i cili paguan shpen­zimet e mba­jt­jes.

 

Sendet e gje­tu­ra në lokal

Neni 185

Sendet e gje­tu­ra në lokalet pub­like e pri­vate e në mjetet e trans­portit, duhen t’i dorë­zo­hen men­jëherë admin­is­tratës së lokalit ku janë gje­tur, e cila i ruan ato tri ditë. Kur nuk paraqitet pronari ose per­soni që i ka hum­bur, admin­is­tra­ta i dorë­zon ato në bash­ki apo në komunën përkatëse.

 

The­sari

Neni 186

Quhet the­sar çdo send i çmueshëm, i cili duket me sak­tësi se ka qenë në tokë ose i fshe­hur prej shumë kohësh dhe që nuk mund t’i gjen­det pronari.

The­sari i për­ket pronar­it të sendit të lua­jt­shëm apo të palu­a­jt­shëm ku është gje­tur, përveç rasteve të sendeve me vlerë shken­core, kul­tur­ore, arke­ologjike etj., të parashikuara nga neni 187 i këtij Kodi.

Per­soni që zbu­lon the­sarin ka të drejtën e një shpër­bli­mi të arsyeshëm që nuk duhet të kalo­jë gjys­mën e vlerës së tij.

 

Pronësia e shtetit mbi një kat­e­gori sendesh të lua­jt­shme

Neni 187

Sendet e lua­jt­shme, me vlerë kul­tur­ore, his­torike, arke­ologjike, etno­grafike, si dhe sendet naty­rore të rral­la me rëndësi shken­core që zbu­lo­hen, shkë­puten ose nxir­ren nga toka ose uji, kalo­jnë në pronësi të shtetit.

Pronari, në pronën e të cilit janë zbu­lu­ar sende të tilla, është i detyru­ar të lejo­jë kry­er­jen e gër­mimeve, duke u shpër­bly­er dëmet e pësuara.

Per­soni që ka zbu­lu­ar ose ka gje­tur sende të tilla, ka të drejtë të mar­rë nga shteti një shpër­blim të arsyeshëm.

 

Fiti­mi i pronë­sisë me anë push­ti­mi

Neni 188

Pronësia mbi sendet e lua­jt­shme të aban­donuara, si dhe mbi kaf­shët e egra, shpendët, peshqit, fru­tat e egra dhe mbi sendet e tjera të lua­jt­shme të natyrës, fito­het me anë push­ti­mi, në kushte të cak­tu­ara me ligj ose në dis­pozi­ta të veçan­ta.

 

Tufa e bletëve

Neni 189

Pronari i një tufe bletësh ka të drejtë ta ndjekë e ta mar­rë atë në tokën e tjetrit, duke shpër­bly­er dëmin e shkak­tu­ar.

Kur pronari i bletës së ikur nuk e ka ndjekur atë bren­da tri ditëve, ose kur ajo ka hyrë në një zgjua bletësh tjetër, pronësia mbi atë i kalon përkatë­sisht pronar­it të tokës ku ka qën­dru­ar ble­ta ose pronar­it të zgjoit.

 

Fiti­mi i pronë­sisë me anë shpronësi­mi

Neni 190

(Ndryshuar fjalia e parë me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 22)

Sendet mund  të shpronë­so­hen vetëm për intere­sa pub­like të njo­hur me ligj dhe vetëm kun­drejt një shpër­bli­mi të drejtë. Ato kalo­jnë në pronësi të shtetit ose të enteve të tjera pub­like, në favor të të cilave është bërë shpronësi­mi.

 

Hum­b­ja e pronë­sisë

Neni 191

Pronësia hum­bet kur fito­het nga një tjetër ose kur hiqet dorë prej saj.

Heq­ja dorë nga pronësia mbi pasuritë e palu­a­jt­shme në dobi të një tjetri, është e vlef­shme kur bëhet me akt note­r­i­al e regjistro­het.

 

KREU III

 

REGJISTRIMI I PASURIVE TË PALUAJTSHME

 

Neni 192

Sendet e palu­a­jt­shme dhe fak­tet që kanë lid­hje me gjënd­jen juridike të tyre regjistro­hen në regjistrin e pasurive të palu­a­jtëshme.

Regjistri­mi bëhet në bazë të një akti pub­lik, të një vendi­mi gjykate apo të një organi tjetër shtetëror kom­pe­tent, si dhe në rastet e tjera të parashikuara nga ligji.

 

Neni 193

Duhet të regjistro­hen në regjistrin e pasurive të palu­a­jt­shme:

a) kon­tratat për kalim­in e pronë­sisë së sendeve të palu­a­jt­shme dhe aktet për pjes­timin vull­ne­tar të tyre;

b) kon­tratat me të cilat kri­jo­hen, nji­hen, ndryshohen ose pusho­jnë të drej­ta pronësie mbi sendet e palu­a­jt­shme, të drej­ta uzufruk­ti, për­dori­mi e bujt­je­je, emfi­teoze e servi­tu­ti e të drej­ta të tjera reale;

c) aktet me të cilat hiqet dorë nga të drej­ta pasurore të mësipërme;

ç) vendimet e gjykatave me të cilat nji­het cilësia e trashëgim­tar­it dhe fito­het pasuria e trashëguar;

d) aktet me të cilat kri­jo­het një shoqëri ose një sub­jekt tjetër i së drejtës që ka në pronësi pasuri të palu­a­jt­shme ose gëzon të drej­ta të tjera reale mbi to;

h) vendimet e gjykatave ose organ­eve kom­pe­tente shtetërore që përkatë­sisht përm­ba­jnë fitimin ose njo­hjen e pronë­sisë mbi pasuritë e palu­a­jt­shme, pjes­timin e pasurive të palu­a­jt­shme ose që deklaro­jnë të pavlef­shme veprimet juridike për kalim­in e pronë­sisë të regjistru­ar më parë rreg­ull­isht, si dhe aktet e përm­barim­it gjyqë­sor për sekuestrim­in e pasurisë së palu­a­jt­shme ose shit­jen në ankant të tyre.

Vërte­ti­mi gjyqë­sor i fak­tit të pronë­sisë nuk regjistro­het.

 

Neni 194

Në kon­tratën e dhurim­it të pasurisë së palu­a­jt­shme, regjistri­mi merr datën në të cilën regjistro­het pra­n­i­mi, në rast se ky përm­ba­het në një akt të veçan­të.

 

Neni 195

Pasuritë e palu­a­jt­shme dhe të drej­tat reale mbi ato që janë fitu­ar ose njo­hur sipas dis­poz­i­tave të këtij Kodi, nuk mund të tjetër­so­hen dhe kur është rasti, të ngarko­hen me bar­rë, në rast se nuk është bërë regjistri­mi i tyre në regjis­trat e pasurive të palu­a­jt­shme.

 

Neni 196

Gjykatat, noterët, përm­barue­sit gjyqë­sorë dhe organet e tjera shtetërore dety­ro­hen t’i dër­go­jnë për regjistrim zyrës që admin­istron regjistrin ku ndod­hen pasuritë e palu­a­jt­shme, kop­je të vendim­it ose të aktit që përm­ban fitimin, njo­hjen, ndryshimin, pushimin e një të drejte pronësie të palu­a­jt­shme, ose një të drejte reale mbi atë, ose që deklaro­jnë të pavlef­shme veprime juridike për kalim­in e pronë­sisë të regjistru­ar më parë.

 

Neni 197

Duhen të regjistro­hen gjithash­tu:

a) kon­tratat e qirad­hënies së sendeve të palu­a­jt­shme për një kohë mbi nën­të vjet;

b) kërkesë-paditë për fitimin, njo­hjen, ndryshimin ose pushimin e të drej­tave të pronë­sisë ose të drej­tave të tjera reale mbi pasuritë e palu­a­jt­shme;

c) kërkesë-paditë për pjes­timin e pasurisë së palu­a­jt­shme të për­bashkët.

 

Neni 198

Min­is­tria e Drejtë­sisë admin­istron veprim­tar­inë e regjistrit pub­lik për pasuritë e palu­a­jt­shme.

Kushtet, mënyra e regjistrim­it dhe e orga­nizim­it, si dhe çdo pro­ce­durë që ka lid­hje me këtë veprim­tari, rreg­ul­lo­het me ligj të veçan­të.

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim