KREU III

 

ZEVENDESIMI DHE KALIMI I KREDISE

 

Zëvendësi­mi i deb­itorit

Neni 496

 

Zëvëndësi­mi i deb­itorit me një per­son tjetër, i cili merr për­sipër detyrim­in, mund të bëhet vetëm me pëlqimin e kred­i­torit. Deb­itori i zëvendë­suar shkarko­het nga detyri­mi i tij ndaj kred­i­torit.

Garancitë e dhë­na nga per­sona të tretë për detyrim­in shuhen, në rast se këta nuk kanë dhënë pëlqimin që ato të mbeten edhe për deb­itorin e ri. Pen­gu ose hipote­ka e dhënë nga deb­itori i mëparshëm mbeten në fuqi.

 

Neni 497

Kred­i­torit mund t’i kun­drej­to­hen nga deb­itori i ri të gjitha prap­simet që rrjed­hin nga detyri­mi që ai ka mar­rë për­sipër dhe që mund t’i kun­drej­tonte edhe deb­itori i mëparshëm, përveç atyre që lid­hen me per­son­in e këtij të fun­dit.

 

Neni 498

Mar­rëvësh­ja sipas të cilës deb­itori dhe një per­son i tretë bëhen bashkëdeb­itorë në një detyrim, kur është mar­rë pëlqi­mi i kred­i­torit, nuk mund të prishet ose të ndryshohet, pa pëlqimin e kred­i­torit. Të dy bashkëdeb­itorët përgjig­jen ndaj tij sol­i­dar­isht.

 

Kali­mi i kre­dive

Neni 499

(shtu­ar para­grafi i tretë  me ligjin nr.8536, datë 18.10.1999 neni 1)

Kred­i­tori mund t’ia kalo­jë kred­inë e vet një per­soni tjetër edhe pa mira­timin e deb­itorit, me kusht që kre­dia të mos ketë karak­ter të ngushtë per­son­al dhe kali­mi të mos jetë ndalur nga ligji. Veçanër­isht nuk lejo­het kali­mi i kre­disë një per­soni tjetër, kur rrjedh nga shkak­ti­mi i vdek­jes ose i dëm­tim­it të shën­de­tit, si dhe i kre­dive që nuk mund të sekue­stro­hen.

Palët në një mar­rëvesh­je mund të për­jash­to­jnë kalim­in e kre­disë, por mar­rëvesh­ja nuk mund t’i kun­drej­to­het atij që i kalon kre­dia po të mos provo­het se ai e nji­hte atë në momentin e kalim­it.

Dis­poz­i­tat për kalim­in e kre­disë nuk zba­to­hen ndaj kre­dive që lid­hen me transak­sione finan­cia­re, ndaj të cilave janë ven­do­sur bar­rë sig­u­ruese, sipas kritereve të për­cak­tu­ara me ligj të veçan­të.

 

Neni 500

Kre­dia kalon së bashku me priv­i­leg­jet, garancitë dhe aksesorët e tjerë, duke përf­shirë edhe kamatat për kohën e kalu­ar, përveç kur në kon­tratë parashiko­het ndryshe. Per­soni që bën kalim­in e kre­disë nuk mund t’i kalo­jë per­son­it tjetër posed­imin e sendit të mar­rë peng pa mira­timin e palës tjetër (pengdhënësit). Në të kundërtën kred­i­tori mbetet rua­jtës i pengut.

 

Neni 501

Kali­mi i kre­disë duhet të bëhet me shkresë, ndryshe nuk është i vlef­shëm.

 

Neni 502

Kali­mi kre­disë ka efekt ndaj deb­itorit dhe ndaj per­son­ave të tretë, nga dita që deb­itori e ka pran­uar ose i është njof­tu­ar nga kred­i­tori i mëparshëm ose nga kred­i­tori i ri.

Deb­itori që ka ekzeku­tu­ar detyrim­in e tij, për­para se të ishte njof­tu­ar për kalim­in e kre­disë, shkarko­het nga detyri­mi.

 

Neni 503

Kur kre­dia u është kalu­ar disa per­son­ave të veçan­të, prefer­o­het në shly­er­je kali­mi që i është njof­tu­ar më për­para deb­itorit, ose që është pran­uar më parë nga deb­itori, me një doku­ment (shkresë) me datë të sak­të edhe sikur data të jetë e mëvon­shme.

 

Neni 504

Kali­mi i kre­disë nuk cenon mjetet mbro­jtëse të deb­itorit.

Deb­itori mund t’i kun­drej­to­jë kred­i­torit të ri prapësimet që mund t’i drej­tonte kred­i­torit të mëparshëm, në kohën që i është njof­tu­ar kali­mi i kre­disë.

Ai mund të kërko­jë t’i bëhet kom­pen­si­mi i një kredie ndaj kred­i­torit të parë, qoftë dhe ende e pa kërkueshme në atë kohë, me kusht që të mos jetë bërë e kërkueshme mbas cedim­it të kre­disë.

 

Neni 505

Kur kali­mi i kre­disë bëhet me tit­ull barë­sor kred­i­tori është garant për ekzis­tencën e kre­disë në kohën e kalim­it të saj.

Kur kali­mi bëhet falas, kred­i­tori nuk është garant për ekzis­tencën e kre­disë.

 

Neni 506

Kred­i­tori që kalon kred­inë nuk përgjig­jet për paaftës­inë paguese të deb­itorit, përveç kur ka mar­rë për­sipër garanc­inë.

Në këtë rast përgjig­jet për aq sa ka mar­rë. Veç kësaj duhet të përgjig­jet për kamatat, për shpen­zimet e kalim­it, dhe ato që per­soni që i ka kalu­ar kre­dia ka bërë për ndjek­jet ligjore ndaj deb­itorit dhe të shpër­ble­jë dëmin.

Mar­rëvesh­ja që syn­on të rën­do­jë përgjegjës­inë e per­son­it që kalon kred­inë, është e pavlef­shme. Kur kred­i­tori që kalon kred­inë ka garan­tu­ar aftës­inë paguese të deb­itorit, garan­cia pushon, në qoftë se mosekzeku­ti­mi i kre­disë për paaftësi paguese të deb­itorit ka ard­hur nga paku­jde­sia e kred­i­torit të ri për të ndjekur çësht­jen ndaj deb­itorit.

 

Neni 507

Kred­i­tori që bën kalim­in e kre­disë duhet t’i dorë­zo­jë kred­i­torit tjetër doku­mentet që provo­jnë kred­inë, të cilat janë në posed­imin e tij.

Kur është kalu­ar vetëm një pjesë e kre­disë, kred­i­tori dety­ro­het t’i dorë­zo­jë kred­i­torit tjetër një kop­je aut­en­tike të doku­menteve.

 

KREU IV

 

SHUARJA E DETYRIMEVE

 

Përtërit­ja

Neni 508

Detyrimet shuhen me përtërit­je, kur palët me mar­rëvesh­je zëvendë­so­jnë detyrim­in fillestar, me një detyrim tjetër të ndryshëm nga i pari.

 

Neni 509

Dorëza­nia, pen­gu dhe hipote­ka e kre­disë fillestare shuhen përveç kur palët janë mar­rë vesh shpre­himisht që ato të ruhen edhe për kred­inë e re.

 

Neni 510

Përtërit­ja është e pavlef­shme në rast se detyri­mi fillestar është i pavlef­shëm. Kur detyri­mi fillestar rrjedh nga një tit­ull i anu­lueshëm, përtërit­ja është e vlef­shme në rast se deb­itori ka mar­rë për­sipër detyrim­in e ri, duke njo­hur vesin e tit­ul­lit fillestar.

 

Fal­ja e detyrim­it

Neni 511

Deklara­ta me shkrim e kred­i­torit për fal­jen e detyrim­it, e shuan atë kur i njofto­het deb­itorit, përveç kur ky i fun­dit deklaron bren­da një afati të cak­tu­ar se nuk dësh­i­ron të për­fi­to­jë nga fal­ja.

 

Neni 512

Kur deb­itori ka në dorë doku­mentin pri­vat që provon detyrim­in, prezu­mo­het se ky është shuar me fal­je, përveç kur provo­het se doku­men­ti nuk i është kthy­er nga kred­i­tori me dash­je.

 

Neni 513

Heq­ja e garan­cisë ndaj detyrim­it, nuk prezu­mon fal­jen e tij.

 

Kom­pen­si­mi

Neni 514

Kur dy per­sona i dety­ro­hen njëri tjetrit në para ose në sende të një llo­ji e të zëvendë­sueshme dhe detyrimet e tyre janë të kërkueshme, të sak­ta e të cak­tu­ara në shumë ose në sasi, detyrimet e të dy palëve shuhen, duke bërë kom­pen­simin ndër­m­jet tyre. Detyrimet shuhen deri në shumën ose sas­inë e detyrim­it më të vogël.

 

Neni 515

Kom­pen­si­mi shuan të dy detyrimet nga data e bashkim­it të tyre.

Kur për njërën nga kred­itë ose mbi të dyja janë paguar kama­ta, kom­pen­si­mi bëhet deri në afatin e fun­dit në të cilën janë paguar kamatat.

Parashkri­mi nuk e ndalon kom­pen­simin, në rast se nuk është plotë­suar në ditën kur është bërë bashki­mi i të dy detyrimeve.

 

Neni 516

Kom­pen­si­mi bëhet me anë të një deklarate që njëra palë i dër­gon palës tjetër. Deklara­ta nuk mund të bëhet me afat ose me kusht.

Kur kom­pen­si­mi nuk mbu­lon gjithë kred­inë ose kur kred­i­tori ka nevo­jë të mba­jë tit­ullin e kre­disë për të ushtru­ar të drej­tat e tjera të tij, mund ta mba­jë atë me kusht që të shëno­jë në tit­ull përm­ba­jt­jen e deklaratës dhe t’i japë palës tjetër një kop­je të tit­ul­lit të kre­disë.

 

Neni 517

Kur deklara­ta për kom­pen­simin e dhënë nga njëra palë, nuk pra­nohet nga pala tjetër, ajo dety­ro­het të njofto­jë men­jëherë palën që ka dër­guar deklaratën, duke parashtru­ar shkaqet e mospra­nim­it.

 

Neni 518

Nuk mund të kom­pen­so­hen pa pëlqimin e kred­i­torit:

a) kred­itë që rrjed­hin nga shkak­ti­mi i vdek­jes ose i dëm­tim­it të shën­de­tit;

b) kred­itë që nuk mund të sekue­stro­hen;

c) kred­itë që rrjed­hin nga tatimet dhe tak­sat.

 

Neni 519

Kom­pen­si­mi nuk kry­het kur është në dëm të per­son­ave të tretë që kanë fitu­ar të drej­ta uzufruk­ti ose pen­gu mbi kred­inë.

 

Neni 520

Dorëzanësi mund të kun­drej­to­jë kom­pen­simin e detyrim­it të kred­i­torit ndaj deb­itorit krye­sor. Deb­itori krye­sor nuk mund të kun­drej­to­jë kom­pen­simin e detyrim­it të kred­i­torit ndaj dorëzënësit.

 

Neni 521

Kur dy detyrime nuk janë të pagueshme në një vend, nuk mund të bëhet kom­pen­si­mi i tyre, veçse duke llog­a­r­it­ur shpen­zimet e nevo­jshme për trans­fer­im­in e tyre në vendin e ekzeku­tim­it.

 

Neni 522

Kur kred­itë dhe detyrimet mon­etare përf­shi­hen në një llog­a­ri të vetme, ato kom­pen­so­hen men­jëherë, sipas ren­dit­jes që palët kanë pran­uar në mar­rëvesh­je dhe në mungesë të saj sipas rreg­ullave të parashikuara në nenet 469 dhe 470 të këtij Kodi.

Pala që admin­istron llog­a­r­inë, pasi e mbyll atë me kom­pen­simin e bërë, i njofton palës tjetër se cila është mbet­ja, datën e sak­të të llog­a­r­it­jes, si dhe zërat që për­bëjnë llog­a­r­inë dhe që nuk i janë komu­nikuar ende palës tjetër.

Në qoftë se pala tjetër nuk kundër­sh­ton atë në një afat të arsyeshëm, mbet­ja e njof­tu­ar kon­sidero­het si e pran­uar nga palët.

 

Neni 523

Kur në një deklaratë kom­pen­si­mi nuk tre­go­hen në mënyrë të mjaftueshme detyrimet e përf­shi­ra në kom­pen­sim, zba­to­hen rreg­ul­lat e parashikuara në nenin 470 të këtij Kodi.

Secila palë mund të kundër­sh­to­jë men­jëherë kom­pen­simin e bërë, në rast se llog­a­r­it­ja e detyrim­it, e shpen­z­imeve dhe e intere­save nuk është kry­er sipas rreg­ullave të sipër­për­men­dura.

 

Bashki­mi i cilë­sive të kred­i­torit dhe deb­itorit në një të vetëm

Neni 524

Detyri­mi shuhet kur cilësitë e kred­i­torit dhe të deb­itorit bashko­hen në një per­son të vetëm.

Kur ky bashkim merr fund, detyri­mi lind përsëri.

 

Neni 525

Bashki­mi nuk kry­het kur është në dëm të per­son­ave të tretë që kanë fitu­ar të drej­ta uzufruk­ti ose pen­gu mbi kred­inë.

 

Shuar­ja për shkak pamundësie ekzeku­ti­mi

Neni 526

Detyri­mi shuhet kur ekzeku­ti­mi i tij bëhet i pamundur pa fajin e deb­itorit dhe para se ky të jetë vënë në vonesë.

Detyri­mi shuhet edhe kur deb­itori ndonëse është në vonesë, provon se pamundësia do të ekzis­tonte edhe sikur të ishte kred­i­tori në vendin e tij.

Në këto raste, deb­itori duhet t’i kthe­jë kred­i­torit atë që ka fitu­ar pa shkak.

 

Neni 527

Kur pamundësia për ekzeku­timin e detyrim­it është e përkohshme, deb­itori nuk është përgjegjës për vonesën e ekzeku­tim­it për kohën që ajo zgjat.

Por, detyri­mi shuhet edhe kur pamundësia zgjat për aq kohe sa sipas tit­ul­lit të detyrim­it dhe natyrës së tij, deb­itori nuk mund të dety­ro­het më ta krye­jë atë ose kred­i­tori nuk ka më interes.

 

Neni 528

Kur ekzeku­ti­mi i detyrim­it bëhet i pamundur vetëm pjesër­isht, detyri­mi ekzeku­to­het në pjesën që mund të ekzeku­to­het.

 

Neni 529

Kur objek­ti i detyrim­it është dorëz­i­mi i një sen­di dhe ky dëm­to­het tërë­sisht, ose hum­bet pa fajin e deb­itorit dhe para se ky të vihet në vonesë, kred­i­tori hyn në të drej­tat e deb­itorit lid­hur me këtë send, në varësi të fak­tit që ka shkak­tu­ar pamundës­inë e ekzeku­tim­it të detyrim­it. Kred­i­tori ka të drejtë të kërko­jë nga deb­itori atë ç’ka ka mar­rë si rrjed­ho­jë e shpër­blim­it të dëmeve.

 

 

TITULLI III

 

MJETET PER TE SIGURUAR EKZEKUTIMIN E DETYRIMEVE

 

KREU I

 

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

Neni 530

Kred­i­tori mund të shpër­ble­het me të gjithë pasur­inë e tashme dhe të ardhshme të deb­itorit të tij, përveç rasteve kur me ligj është parashikuar ndryshe.

Një pronë mund të rën­do­het nga pronari i saj, me qël­lim që të sig­uro­het pag­i­mi i një detyri­mi.

 

Neni 531

Kred­i­torët kanë të drej­ta të barabar­ta për t’u shpër­bly­er me pasur­inë e deb­itorit, përveç shkaqeve të ligjshme të preferim­it.

Janë shkaqe të ligjshme të preferim­it priv­i­leg­jet, pen­gu dhe hipote­ka.

 

Neni 532

Pen­gu dhe hipote­ka mund të vihen vetëm për një detyrim efek­tiv.

Pen­gu dhe hipote­ka mund të vihen si për një detyrim të pronar­it të sendit të lënë peng ose hipotekë, ash­tu dhe për një detyrim të një per­soni tjetër.

 

Neni 533

Pen­gu ose hipote­ka mund të garan­to­jë një kre­di ekzistuese ose një kre­di të ardhshme. Kre­dia për të cilën jepet garan­cia duhet të jetë e për­cak­tu­ar qartë.

Pen­gu ose hipote­ka mund të vihet edhe për një detyrim me kusht.

 

Neni 534

Pen­gu ose hipote­ka shtri­hen përkatë­sisht mbi të gjitha punimet që për­mirë­so­jnë vleft­ën e pronës, kred­itë dhe shpër­blimet që u shto­hen ose që zëvendë­so­jnë pasur­inë e rën­d­uar, duke përf­shirë edhe atë që kom­pen­so­het nga zhvleft­ësi­mi.

 

Neni 535

Në qoftë se sendet e lëna peng ose hipotekë hum­basin ose zhvleft­ë­so­hen, page­sa e shu­mave, për të cilat dety­ro­hen sig­u­rue­sit ose të tretët që përgjig­jen për zhdëm­timin, nxir­ren nga page­sa e kre­dive që lid­hen me pen­gun ose hipotekën, përveç rastit kur ato për­doren për të ndrequr hum­b­jen ose zhvleft­ësimin e sendeve.

 

Neni 536

Në qoftë se sen­di i dhënë në peng ose i lëshuar në hipotekë hum­bet ose dëm­to­het qoftë dhe për rast fator, në mënyrë që të mos dëm­to­hen të drej­tat e kred­i­torit, ky i fun­dit mund të kërko­jë që t’i jepet garan­ci e plotë mbi sende të tjera dhe, në mungesë të saj, mund të kërko­jë pagesën e men­jëher­shme të kre­disë së tij.

 

Neni 537

Pen­gu dhe hipote­ka janë të pap­jesëtueshme edhe sikur detyri­mi të jetë i pjesëtueshëm.

 

Neni 538

Kur pen­gu ose hipote­ka janë vënë për të sig­u­ru­ar një detyrim të një per­soni tjetër, pronari i sendit të lënë peng ose hipotekë mund t’i kun­drej­to­jë kred­i­torit të gjitha prap­simet që mund t’i kun­drej­tonte deb­itori dhe të kërko­jë kom­pen­simin e detyrim­it me kred­itë që ka deb­itori ndaj kred­i­torit.

 

Neni 539

Kur kred­i­tori nuk paguhet tërë­sisht nga sen­di i lënë peng ose hipotekë, ka të drejtë që pjesën e kre­disë së papaguar ta nxjer­rë nga çdo pasuri tjetër e deb­itorit, por pa patur të drejtën e preferim­it ndaj kred­i­torëve të tjerë, siç e kishte për sendin e lënë peng, ose hipotekë.

 

Neni 540

është e pavlef­shme mar­rëvesh­ja sipas së cilës për­cak­to­het se në mungesë të pagesës së kre­disë në afatin e cak­tu­ar, pronësia mbi sendin e hipotekuar ose të dhënë peng i kalon kred­i­torit.

 

KREU II

 

KUSHTI PENAL

 

Neni 541

Për mosekzeku­timin ose ekzeku­timin jo në mënyrën e duhur të detyrimeve, palët mund të parashiko­jnë në kon­tratë pag­imin e një shume të hol­lash ose kry­er­jen e një detyri­mi tjetër, për riparim­in e dëmit ose për të nxi­tur ekzeku­timin e detyrim­it.

 

Neni 542

Kred­i­tori nuk mund të kërko­jë në të njëjtën kohë pag­imin e kushtit penal dhe ekzeku­timin e detyrim­it.

 

Neni 543

Kur kushti penal është cak­tu­ar për rastin e mosekzeku­tim­it të detyrim­it dhe deb­itori nuk ekzeku­ton detyrim­in e tij, kred­i­tori ka të drejtë të kërko­jë pag­imin e kushtit penal, si dhe shpër­blim­in e pjesës së dëmit që kalon kushtin penal.

Kur kushti penal është cak­tu­ar për rastin e ekzeku­tim­it të detyrim­it jo në mënyrën e duhur, dhe deb­itori nuk e ka ekzeku­tu­ar detyrim­in e tij në mënyrën e duhur, kred­i­tori ka të drejtë të kërko­jë ekzeku­timin e detyrim­it dhe pag­imin e kushtit penal, si dhe shpër­blim­in e pjesës së dëmit që kalon kushtin penal.

 

Neni 544

Kur kushti penal është tepër i madh në kra­hasim me dëmin e pësuar nga kred­i­tori, gjyka­ta me kërkesën e deb­itorit mund të pakë­so­jë kushtin disi­plinor deri në nivelin e dëmit të pësuar.

 

Neni 545

Mar­rëvesh­ja për kushtin penal duhet të bëhet me shkresë, pavarë­sisht nga mad­hësia e tij dhe nga for­ma që kërko­het për kon­tratën krye­sore.

 

KREU III

 

PENGU

 

Përku­fiz­i­mi

Neni 546

(Shtu­ar para­grafi i dytë me ligjin nr. 8536, datë 18.10.1999, neni 2)

Pen­gu vihet mbi një pasuri të lua­jt­shme, mbi një të drejtë ndaj prurësit, ose me urd­hër, ose mbi uzufruk­tin e kësaj pasurie ose të drejte. Pen­gu kri­jo­het duke ven­do­sur pasur­inë ose tit­ullin në posed­im të kred­i­torit ose të një të treti të cak­tu­ar me mar­rëvesh­je midis palëve.

Dis­poz­i­tat për pen­gun nuk zba­to­hen ndaj kre­dive që lid­hen me transak­sione finan­cia­re, ndaj të cilave janë ven­do­sur bar­rë sig­u­ruese, sipas kritereve të për­cak­tu­ara me ligj të veçan­të.

 

For­ma e kon­tratës

Neni 547

Kon­tra­ta e pengut duhet të bëhet me shkresë ose tek noteri, ndryshe është e pavlef­shme. Ajo duhet të përf­shi­jë gjithash­tu një për­shkrim të pronës së lënë peng. Në rastin e pengut të pjesëve, pen­gu duhet të regjistro­het në lib­rin e anë­tarëve të shoqërisë. Në rastin e pengut të aksion­eve, pen­gu duhet të regjistro­het në lib­rin e aksion­erëve, në aksionet e lëna peng.

Mund të lihet peng e gjitha ose një pjesë e pron­ave të për­doru­ra në një ndër­mar­rje që vepron si një kon­cern veprues. Në një rast të tillë pen­gu është efek­tiv kur pronat i beso­hen një pale të tretë ose një kred­i­tori, i cili nga ana e tij, do t’i menax­ho­jë ato si një kon­cern veprues i pan­dashëm.

 

Mbro­jt­ja e kred­i­torit

Neni 548

Kred­i­tori që ka hum­bur posed­imin e sendit të mar­rë peng, përveç padisë posed­i­more mund të ushtro­jë edhe pad­inë e rivendikim­it, në qoftë se kjo i takon pengdhënësit.

 

Të drej­ta e detyrime të palëve

Neni 549

Kred­i­tori dety­ro­het ta rua­jë sendin e mar­rë në peng dhe përgjig­jet, sipas rreg­ullave të përgjithshme, për hum­b­jen dhe dëm­timin e tij.

Per­soni që ka dhënë pen­gun dety­ro­het të pagua­jë shpen­zimet e kry­era për rua­jt­jen dhe mirëm­ba­jt­jen e sendit.

 

Neni 550

Në qoftë se sen­di i dhënë peng sjell fryte ose të ard­hu­ra, kred­i­tori ka të drejtë t’i bëjë ato të vetat, duke i për­dorur së pari për shpen­zimet dhe kamatat dhe pas­taj për kred­inë, përveç kur është parashikuar ndryshe në kon­tratë.

 

Neni 551

Kred­i­tori nuk mund të për­dorë sendin e dhënë peng pa patur pëlqimin e pengdhënësit, përveç kur për­dori­mi është i nevo­jshëm për rua­jt­jen dhe mirëm­ba­jt­jen e tij.

Ai nuk mund ta japë sendin në peng ose t’ua lërë të tjerëve në për­dorim.

 

Neni 552

Në qoftë se kred­i­tori shpër­doron sendin e dhënë në peng, pengdhënësi mund të kërko­jë vënien e sendit në sekue­stro.

 

Neni 553

Per­soni që ka dhënë pen­gun nuk mund të kërko­jë kthimin e sendit, në qoftë se nuk janë paguar tërë­sisht kre­dia, kamatat, si dhe shpen­zimet që kanë lid­hje me detyrim­in dhe me pen­gun.

Në qoftë se pen­gu është dhënë nga një deb­itor, i cili ka ndaj të njëjtit kred­i­tor një detyrim tjetër të lin­dur pas vënies së pengut dhe që është bërë i kërkueshëm për­para detyrim­it të mëparshëm, kred­i­tori ka vetëm të drejtën të mba­jë sendin deri sa të paguhen plotë­sisht të dy kred­itë.

 

Neni 554

Në rast se sen­di i dhënë në peng ceno­het ose i pakë­so­het vlef­ta në mënyrë të tillë që dyshohet nëse do të jetë i mjaftueshëm për sig­urim­in e kred­i­torit, ky i fun­dit, pasi të njofto­jë pengdhënësin, mund të kërko­jë prej gjykatës autor­iz­imin për të shi­tur sendin.

Gjyka­ta kur jep autor­iz­im për shit­je ven­dos edhe për depoz­itimin e çmim­it të bler­jes për të garan­tu­ar kred­inë.

Pengdhënësi mund të shmangë shit­jen dhe të kërko­jë prej gjykatës kthimin e pengut, duke ofru­ar një garan­ci tjetër reale, të cilën gjyka­ta e çmon të mjaftueshme.

Në rast cen­i­mi ose pakësi­mi të vleft­ës së sendit të dhënë peng, pengdhënësi mund të kërko­jë prej gjykatës autor­iz­im për të shi­tur sendin, në qoftë se atij i paraqitet një rast i favor­shëm.

Gjyka­ta, kur jep autor­iz­imin për shit­je, ven­dos edhe për kushtet e shit­jes dhe të depoz­itim­it të çmim­it të bler­jes.

 

 

Neni 555

Kur sendet e lëna peng prishen, dëm­to­hen ose shpronë­so­hen për intere­sa pub­like, kred­i­torët që janë të sig­u­ru­ar me peng, kanë të drejtë të paguhen me prefer­im, sipas rrad­hës së preferim­it që kanë patur kred­itë e tyre, nga shu­ma e shpër­blim­it të sendit ose nga çmi­mi i shpronësim­it të tij.

 

Pro­ce­du­ra e shit­jes

Neni 556

Për­para se të pro­ce­do­het për shit­jen kred­i­tori, me anë të gjykatës, i paraqet deb­itorit kërkesën për të paguar detyrim­in dhe aksesorët e tij duke e par­ala­jmëru­ar atë se në rast të kundërt do të kry­het shit­ja. Ky njof­tim i duhet bërë edhe palës së tretë që ka dhënë pen­gun, në rastet kur kjo palë ekzis­ton.

Në qoftë se kërke­sa nuk kundër­sh­to­het bren­da pesë ditësh, kred­i­tori mund ta shesë sendin në ankand ose, po qe se sen­di ka një çmim tregu, mund ta shesë atë edhe me këtë çmim, me anë të një per­soni të autor­izuar për shit­je të tilla.

Kur pen­gu përf­shin shumë sende, gjyka­ta, e mbështe­tur në kundër­sh­timin e pengdhënësit, kufi­zon shit­jen vetëm për sendin, vlef­ta e të cilit në lid­hje me sendet e tjera, mjafton për të paguar debinë.

Për shit­jen e sendit të dhënë peng palët mund të mer­ren vesh për të për­dorur edhe for­ma të tjera.

 

Neni 557

Kred­i­tori peng­mar­rës, në mbarim të afatit dety­ro­het të vjelë të drej­tat që rrjed­hin nga kre­dia e mar­rë peng dhe kur kjo ka për objekt para ose sende të tjera të barazvler­shme, vetë ose me kërkesën e deb­itorit duhet t’i depoz­i­to­jë ato në vendin e cak­tu­ar në mar­rëvesh­je dhe, në mungesë të saj, në vendin e cak­tu­ar nga gjyka­ta. Kur afati i kre­disë i garan­tu­ar me pen­gun ka mbaru­ar, kred­i­tori mban nga shu­ma e mar­rë aq sa nevo­jiten për përm­bush­jen e të drej­tave të tij dhe mbet­jen ia kthen pengdhënësit.

 

Neni 558

Kred­i­tori mund të kërko­jë nga gjyka­ta që sen­di t’i lihet atij me pagesë deri në shly­er­jen e detyrim­it, sipas vlerësim­it të bërë nga ekspertë ose sipas çmim­it të tregut, në qoftë se sen­di ka një çmim tregu.

 

Neni 559

Në qoftë se kre­dia e dhënë në peng rezul­ton nga një doku­ment, pengdhënësi dety­ro­het t’ia japë këtë doku­ment kred­i­torit.

 

 

KREU IV

 

HIPOTEKA

 

Përku­fiz­i­mi i hipotekës

Neni 560

Hipote­ka është një e drejtë reale që vihet mbi pasur­inë e deb­itorit ose të një të treti, në dobi të kred­i­torit, për të sig­u­ru­ar përm­bush­jen e një detyri­mi.

 

Sendet e hipotekueshme

Neni 561

Janë të hipotekueshme:

1. Sendet e palu­a­jt­shme.

2. Uzufruk­tet e këtyre sendeve përveç uzufruk­tit ligjor të prindërve, si dhe të drej­tat enfi­teotike mbi këto sende.

 

Llo­jet e hipotekave

Neni 562

Hipote­ka vihet në bazë të kon­tratës ose të ligjit dhe me regjistrim­in e saj. Kon­tra­ta duhet të bëhet me akt note­r­i­al.

 

Hipote­ka ligjore

Neni 563

Kanë hipotekë në bazë të ligjit:

a) shitësi e çdo tjetër­sues tjetër mbi sendet e palu­a­jt­shme të tjetër­suara për pëm­bush­jen e detyrimeve që rrjed­hin nga tjetër­si­mi;

b) bashkë­trashëgim­tarët, anë­tarët e shoqërive me aktivitet ekonomik e bashkëp­jesë­tarët e tjerë mbi sendet e palu­a­jt­shme të për­bashkë­ta, në pjesët që u kanë takuar atyre për pag­imin e shu­mave të cak­tu­ara për baraz­imin dhe plotësimin e pjesëve.

 

Neni 564

Servi­tutet që janë regjistru­ar pas regjistrim­it të një hipoteke, nuk mund t’i kun­drej­to­hen kred­i­torit hipotekar.

Para­grafi i mësipërm zba­to­het edhe për të drejtën e uzufruk­tit, të për­dorim­it dhe të banim­it.

 

Hipote­ka gjyqë­sore

Neni 565

Vendi­mi i gjykatës për pag­imin e një shume parash, për përm­bush­jen e detyrimeve të vlerë­suara apo për shpër­blim­in e dëmeve që do të rrjed­hin më pas, për­bën tit­ull për vënien e hipotekës tek pasuria e deb­itorit.

Hipotekë mund të vihet edhe në bazë të një vendi­mi arbi­trazhi që për­bën tit­ull ekzeku­tiv.

 

 

 

Neni 566

Kur hipote­ka jepet nga një per­son që nuk është pronar i sendit, regjistri­mi i saj quhet i vlef­shëm vetëm kur sen­di fito­het prej tij.

 

Hipote­ka mbi sendet e ardhshme

Neni 567

Hipote­ka mbi një send të ardhshëm, mund të regjistro­het vetëm kur të ekzis­to­jë sen­di.

 

Shtrir­ja e hipotekës

Neni 568

Hipote­ka sig­uron kred­inë për aq sa kjo do të jetë në kohën e shly­er­jes së saj, duke përf­shirë edhe kamatat, shpër­blim­in e dëmit të shkak­tu­ar nga vone­sa e ekzeku­tim­it, si dhe shpen­zimet e bëra për nxjer­rjen e kre­disë.

 

Neni 569

Hipote­ka e vënë mbi pjesën e vet nga njëri prej pjesë­tarëve në bashkëpronësi sjell efekt në lid­hje me atë send ose me atë pjesë të sendit që do t’i jepet atij pas ndar­jes.

Në qoftë se gjatë ndar­jes njërit pjesë­tar i jepet një send tjetër dhe i pahipotekuar prej tij, hipote­ka kalon mbi këtë send me të njëjtën shkallë regjistri­mi sikurse origji­nali dhe bren­da kufi­jve të vleft­ës së sendit të hipotekuar më për­para, me kusht që hipote­ka të regjistro­het përsëri bren­da 90 ditëve nga regjistri­mi i së njëjtës ndar­je.

 

Ven­di i regjistrim­it

Neni 570

Hipote­ka regjistro­het në zyrën e regjistrim­it të pasurisë të palu­a­jt­shme të ven­dit ku ndod­het kjo pasuri.

 

Neni 571

Detyrimet që rrjed­hin nga titu­jt me urd­hër ose tek prurësi mund të garan­to­hen me hipotekë.

 

Efek­tet e pasak­të­sive të aktit

Neni 572

Hipote­ka është e pavlef­shme, kur në kon­tratën e hipotekës, ose në aktin bazë për vënien e hipotekës, apo në kërkesën për vënien e saj, në bazë të ligjit, ka pasak­tësi për per­son­in e kred­i­torit, të deb­itorit, të pronar­it të sendit të lënë në hipotekë, për vetë sendin ose për shumën e kre­disë të sig­u­ru­ar me hipotekë.

 

Shpen­zimet e regjistrim­it

Neni 573

Shpen­zimet e regjistrim­it të hipotekës janë në ngarkim të deb­itorit, përveç kur është parashikuar ndryshe, por ato duhet të para­paguhen nga kërkue­si.

 

Rad­ha e hipotekave

Neni 574

Hipote­ka sjell efekt dhe zë rad­hë nga data e regjistrim­it të saj edhe kur tit­ul­li është për një kre­di të ardhshme ose të kushtëzuar.

 

Neni 575

Num­ri ren­dor i regjistrimeve për­cak­ton rrad­hën e tyre.

Kur në të njëjtën kohë shumë per­sona paraqesin kërkesë për të regjistru­ar në hipotekë ndaj të njëjtit per­son dhe po mbi ato prona, regjistri­mi bëhet me të njëjtin numur dhe ky fakt shëno­het në dëftesën që regjistrue­si i jep secilit prej kërkuesve.

 

Neni 576

Hipotekat e regjistru­ara me të njëjtin numër dhe po mbi ato prona, konkur­ro­jnë me njëra-tjetrën, në për­p­jesë­tim me vleft­ën e tyre përkatëse.

 

Neni 577

Regjistri­mi i një kredie shër­ben për të vënë në po atë rad­hë shpen­zimet e aktit, të regjistrim­it e të përtërit­jes, si dhe shpen­z­ime të tjera që nevo­jiten për pro­ce­du­rat ekzeku­tive.

Regjistri­mi i një kredie në para që sjell kamatë, bën që kama­ta të qën­dro­jë në të njëjtën rad­hë për­parësie me atë, me kusht që kama­ta të jetë për­cak­tu­ar në regjistrim.

Kama­ta në këtë rast kufi­zo­het në dy vitet parard­hëse, si dhe në vitin në vazhdim në ditën që është vënë dorë e deri në ditën e mbyll­jes së pro­cedim­it të zba­tim­it for­cër­isht.

 

Efek­tet e hipotekës

Neni 578

Regjistri­mi i hipotekës ka efekt për një peri­ud­hë prej 20 vjetësh nga data e kry­er­jes së tij. Efek­ti pushon në qoftë se nuk përtëri­het për­para mbarim­it të këtij afati. Pas mbarim­it të afatit të treguar më sipër, kred­i­tori mund të krye­jë një regjistrim të ri, por në këtë rast hipote­ka zë rad­hë dhe ka efekt kun­drejt palëve të tre­ta sipas datës së regjistrim­it të ri.

 

Neni 579

Kali­mi i kre­disë së sig­u­ru­ar me hipotekë një per­soni tjetër dhe vënia e sekue­stros mbi këtë kre­di ka efekt pasi të jetë bërë shën­i­mi përkatës në regjistrim­in e hipotekës.

 

Neni 580

Në qoftë se kred­i­tori që ka hipotekë mbi një ose më shumë prona del i dëm­tu­ar për shkak se me çmimin e tyre është paguar tërë­sisht ose pjesër­isht një kred­i­tor i mëparshëm, hipote­ka e të cilit shtri­hej mbi prona të tjera të të njëjtit deb­itor, mund të nën­vendë­so­het në hipotekën e regjistru­ar në favor të kred­i­torit të paguar, me qël­lim që të ushtro­jë pad­inë hipoteko­re mbi ato prona, duke u para­pëlqy­er ndaj kred­i­torëve të tjerë që vijnë pas tij në regjistrim. Po këtë të drejtë kanë edhe kred­i­torët që dëm­to­hen për shkak të nën­vendësim­it të sipër­për­men­dur.

 

Zbrit­ja e hipotekës

Neni 581

Zbrit­ja e hipotekave bëhet duke e kufizuar vetëm në një pjesë të pasurisë së treguar në regjistrim ose duke pakë­suar shumën për të cilën është vënë regjistri­mi.

 

Neni 582

Kërke­sa për zbrit­jen e hipotekave sipas nen­it të mësipërm nuk pra­nohet, në qoftë se sasia e pasurisë apo shu­ma ka qenë cak­tu­ar me mar­rëvesh­je ose me vendim gjykate.

Megjithatë, kur janë bërë page­sa të pjesshme, që shua­jnë të pak­tën një të pestën e detyrim­it fillestar, mund të kërko­het një pakësim për­p­jesë­ti­mor i shumës.

Kur është vënë hipotekë mbi një ndërtesë, hipotekue­si që pas regjistrim­it ka bërë mbindër­time, mund të kërko­jë që hipote­ka të pakë­so­het, në mënyrë që mbindër­timet të për­jash­to­hen.

 

Shuar­ja e hipotekës

Neni 583

Hipote­ka shuhet:

a) me shuar­jen e detyrim­it;

b) me hum­b­jen e sendit të lënë në hipotekë, duke respek­tu­ar të drej­tat e parashikuara prej nen­it 536 të këtij Kodi;

c) me heq­jen dorë të kred­i­torit;

ç) me pag­imin e çmim­it të shit­jes me anë të ekzeku­tim­it të detyrueshëm, kred­i­torëve të sig­u­ru­ar me hipotekë, sipas rad­hës së regjistrim­it të tyre;

d) me kalim­in e afatit për të cilin ishte kufizuar hipote­ka.

 

Fshir­ja e regjistrim­it të hipotekës

Neni 584

Regjistri­mi i hipotekës fshi­het:

a) me pëlqimin e kred­i­torit të dhënë me akt-note­r­i­al;

b) me vendim të for­mës së pre­rë të gjykatës që urd­hëron fshir­jen.

Fshir­ja e regjistrim­it shuan hipotekën. Kur shkaku i shuar­jes së detyrim­it deklaro­het i pavlef­shëm, hipote­ka lind dhe regjistro­het përsëri, por regjistri­mi merr numër ren­dor të ri.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim