KREU V

 

DORëZA­NIA

 

Përm­ba­jt­ja

Neni 585

Dorëza­nia është një veprim juridik me të cilën një per­son (dorëzënësi), dety­ro­het t’i sig­uro­jë kred­i­torit ekzeku­timin e detyrim­it të një per­soni të tretë (deb­itori krye­sor).

Dorëza­nia është e vlef­shme edhe kur deb­itori nuk ka dijeni për atë.

 

 

 

Neni 586

Dorëza­nia qën­dron vetëm për një detyrim efek­tiv.

Dorëza­nia mund të jepet si për një detyrim të ardhshëm, ash­tu dhe për një detyrim me kusht.

 

For­ma dhe vlef­sh­mëria

Neni 587

Dorëza­nia duhet të bëhet me shkresë.

 

Neni 588

Dorëza­nia nuk është e vlef­shme në qoftë se nuk është i vlef­shëm detyri­mi krye­sor. Ajo mund të jepet si për deb­itorin krye­sor, ash­tu dhe për dorëzanësin e tij.

 

Efek­tet e dorëzanisë dhe detyrimet e palëve

Neni 589

Dorëzanësi përgjig­jet për aq sa dety­ro­het deb­itori krye­sor, duke përf­shirë edhe pag­imin e kamatës, shpër­blim­in e dëmit të shkak­tu­ar nga vone­sa e ekzeku­tim­it dhe të shpen­z­imeve të tjera që ka bërë kon­trak­tori për të nxjer­rë kred­inë e tij, përveç kur në mar­rëvesh­je pra­nohet që dorëza­nia të jepet edhe për një pjesë të detyrim­it, ose me kushte më të lehta ose më të pak­ta se detyri­mi krye­sor.

Dorëza­nia që kalon detyrim­in ose që jepet në kushte më të rën­da se detyri­mi krye­sor, është e vlef­shme vetëm deri në kufi­jtë e këtij të fun­dit.

 

Neni 590

Dorëzanësi është i detyru­ar sol­i­dar­isht mbi deb­itorin krye­sor për ekzeku­timin e detyrim­it, përveç kur është parashikuar ndryshe me mar­rëvesh­je.

Palët mund të mer­ren vesh që dorëzanësi të mos jetë i detyru­ar të pagua­jë para kry­er­jes së të gjitha veprimeve të nevojshme,që dety­ro­jnë deb­itorin të pagua­jë detyrim­in. Në rast se dorëzanësi paditet dhe kërkon të për­dorë një të drejtë të tillë, ai duhet të tre­go­jë pasur­inë e deb­itorit krye­sor që do t’i nën­shtro­het ekzeku­tim­it. Dorëzanësi është i detyru­ar të para­pagua­jë shpen­zimet e nevo­jshme, në qoftë se palët nuk janë mar­rë vesh ndryshe.

 

Neni 591

Kur disa per­sona janë bërë dorëzanës për të njëjtin deb­itor, për të sig­u­ru­ar të njëjtin detyrim, secili prej tyre përgjig­jet për të gjithë detyrim­in, përveç kur ka mar­rëvesh­je për ndar­jen e tij.

 

Neni 592

Dorëzanësi ka të drejtë t’i kun­drej­to­jë kred­i­torit të gjitha prapësimet që mund t’i kun­drej­tonte këtij deb­itori dhe të kërko­jë kom­pen­simin e asaj që kred­i­tori i dety­ro­het deb­itorit edhe sikur ky të ketë hequr dorë nga këto të drej­ta ose të ketë pran­uar detyrim­in.

 

 

Neni 593

Dorëzanësi që ka ekzeku­tu­ar detyrim­in në vend të deb­itorit, zë vendin e kred­i­torit në të gjitha të drej­tat e tij ndaj deb­itorit.

 

Neni 594

Kur janë shumë deb­itorë krye­sorë të detyru­ar sol­i­dar­isht për të njëjtin detyrim, dorëzanësi që ka dhënë garan­ci për të gjithë ata, ka të drejtën e padisë së kthim­it nga secili prej tyre për të mar­rë shumën që ka paguar.

 

Neni 595

Kur dorëzanësi ka ekzeku­tu­ar detyrim­in e deb­itorit pa u padi­tur në gjyq dhe pa lajmëru­ar deb­itorin krye­sor, ky mund t’i kun­drej­to­jë dorëzanësit të gjitha prap­simet që do të mund t’i kun­drej­tonte kred­i­torit në kohën e ekzeku­tim­it të detyrim­it.

Dorëzanësi që ka ekzeku­tu­ar detyrim­in e deb­itorit nuk ka të drejtë të kërko­jë me padi nga deb­itori atë që ka ekzeku­tu­ar për të, në rast se edhe deb­itori ka ekzeku­tu­ar detyrim­in e tij për shkak se dorëzanësi nuk e ka lajmëru­ar për ekzeku­timin e detyrim­it që ka bërë ai vetë.

Në të dy rastet, dorëzanësi ka të drejtë të ngre­jë padi kundër kred­i­torit dhe të kërko­jë atë që ka ekzeku­tu­ar për deb­itorin krye­sor.

 

Neni 596

Deb­itori që ka ekzeku­tu­ar detyrim­in duhet të lajmëro­jë men­jëherë dorëzanësin. Në rast të kundërt, dorëzanësi, që ka ekzeku­tu­ar detyrim­in e deb­itorit, nuk e hum­bet të drejtën që të kërko­jë nga deb­itori atë që ka ekzeku­tu­ar për të. Deb­itori, në këtë rast, është i detyru­ar të ekzeku­to­jë për të dytën herë detyrim­in, por ka të drejtë që të ngre­jë padi kundër kred­i­torit për atë që ky ka fitu­ar pa shkak.

 

Shuar­ja e dorëzanisë

Neni 597

Dorëza­nia shuhet me shuar­jen e detyrim­it krye­sor.

 

Neni 598

Dorëzanësi shkarko­het nga detyri­mi i tij në rast se kred­i­tori ka hequr dorë nga priv­i­leg­jet, pen­gu dhe hipote­ka që i sig­uronin kred­inë dhe për këtë shkak dorëzanësi nuk mund të zerë vendin e tij në këto të drej­ta.

 

Neni 599

Kur kred­i­tori pra­non vull­ne­tar­isht një pasuri, ose çdo gjë tjetër për pag­imin e detyrim­it krye­sor, dorëzanësi liro­het nga detyri­mi i tij edhe sikur kred­i­torit t’i rezul­to­jë më pas një shkak evink­sioni.

 

 

 

 

Neni 600

Dorëza­nia shuhet në qoftë se kred­i­tori nuk ka ngrit­ur padi kundër dorëzanësit bren­da gjashtë mua­jve nga dita e mbarim­it të afatit të ekzeku­tim­it të detyrim­it.

Kur afati i ekzeku­tim­it të detyrim­it nuk është cak­tu­ar as në kon­tratën e dorëzanisë, as në një mar­rëvesh­je tjetër, dorëza­nia shuhet me kalim­in e një viti nga dita e lid­hjes së kon­tratës së dorëzanisë.

 

KREU VI

 

KAPARI DHE PRIVILEGJET

 

A. Kapari

 

Përm­ba­jt­ja

Neni 601

Kapar quhet shu­ma në të hol­la që njëra nga palët i jep tjetrës për llog­a­ri të shumës që do t’i paguhet në bazë të kon­tratës, me qël­lim që të vërte­to­jë lid­hjen e kon­tratës dhe të sig­uro­jë ekzeku­timin e saj.

 

Efek­tet juridike

Neni 602

Kur kon­tra­ta nuk ekzeku­to­het nga faji i palës që ka dhënë kapar, kjo palë e hum­bet kaparin; kur kon­tra­ta nuk ekzeku­to­het nga faji i palës që ka mar­rë kaparin, kjo palë është e detyru­ar të kthe­jë dyfishin e kaparit. Pala që ka faj për mosekzeku­timin e kon­tratës është e detyru­ar t’i shpër­ble­jë palës tjetër edhe dëmin, duke llog­a­r­it­ur në shpër­blim­in e këtij dëmi dhe shumën e kaparit, përveç kur në kon­tratë është parashikuar ndryshe.

 

B. Preferimet (priv­i­leg­jet)

Neni 603

Prefer­i­mi është një e drejtë, të cilën ligji e jep duke patur parasysh shkakun e kre­disë. Kred­itë që cak­to­hen si të prefer­u­ara, kanë për­parësi nga gjithë kred­itë e tjera. Midis shumë kre­dive të prefer­u­ara, për­parësia në ekzeku­tim për­cak­to­het nga ligji, sipas llo­jit të preferim­it.

 

Neni 604

Kred­itë që janë një lloj të prefer­u­ara, konkur­ro­jnë ndër­m­jet tyre në pro­por­cion me shumën e secilës kre­di.

 

Rad­ha e preferim­it

Neni 605

(Ndryshuar me ligjin nr. 8536, datë 18.10.1999, neni 3)

Paguhen me prefer­im, sipas rad­hit­jes së tyre kred­itë e mëposhtme:

a) kred­itë që rrjed­hin nga transak­sionet finan­cia­re të sig­u­ru­ara me bar­rë sig­u­ruese për çmimin e bler­jes së një objek­ti të veçan­të;

b) kred­itë që rrjed­hin nga pagat në mar­rëd­hëni­et e punës ose të shër­bim­it dhe detyrimet për ushqim, por jo më shumë se për 12 muaj;

c) kred­itë e sig­urimeve shoqërore për kon­tributet e papaguara së bashku me kamatat, si dhe kred­itë e punon­jësve për dëmet e pësuara nga mospag­i­mi prej punëd­hënësit të kon­tributeve të mësipërme;

ç) ked­itë që rrjed­hin nga shpër­blime për shkak vdek­je­je e dëm­ti­mi të shën­de­tit;

d) kred­itë e autorëve dhe të trashëgim­tarëve të tyre për shpër­blimet që rrjed­hin nga tjetër­si­mi i plotë ose i pjesshëm i të drej­tave të tyre në fushën intelek­tuale për detyrimet e lin­dura gjatë dy vjetëve të fun­dit;

dh) kred­itë e shtetit, që rrjed­hin nga detyrimet ndaj bux­hetit dhe kred­itë e insti­tu­tit të sig­urimeve shtetërore për sig­urimet e detyrueshme, të për­cak­tu­ara me ligj;

e) kred­itë, që rrjed­hin nga transak­sionet finan­cia­re, të sig­u­ru­ara me bar­rë sig­u­ruese, sipas kritereve të për­cak­tu­ara me ligj;

ë) kred­itë, që rrjed­hin nga pagat në mar­rëd­hëni­et e punës ose të shër­bim­it dhe detyrimet për ushqim tej kufir­it të cak­tu­ar në shkro­n­jën “b” të këtij neni;

f) shpër­bli­mi i ndër­m­jetësim­it që rrjedh nga kon­tra­ta e agjen­cisë, kur ai rrjedh gjatë vitit të fun­dit të shpër­blim­it;

g) kred­itë e sig­u­ru­ara me hipotekë ose me peng që nuk kri­jo­jnë bar­rë sig­u­ruese, sipas ligjit, nga vlef­ta e sendeve në hipotekë ose të lëna peng;

gj) kred­itë që rrjed­hin nga shpen­zimet e gjyqit për rua­jt­jen e sendit dhe ato për veprime ekzeku­tive, të bëra në interesin e për­bashkët të kred­i­torëve,  nga vlef­ta e shit­jes së sendeve;

h) kred­itë e dhë­na nga bankat, të cilat nuk përf­shi­hen në shkro­n­jën “e” dhe kred­itë që rrjed­hin nga sig­urimet vull­netare;

i) kred­itë për furniz­imin me farëra, plehra kimike, insek­ti­cide, ujë për ujit­je dhe për punimet e kul­tivim­it e të mbled­hjes së prod­himeve bujqë­sore, mbi prod­himin (frutet) bujqë­sor të vitit, për të cilin janë për­dorur kred­itë.

Kur ka disa kre­di sipas shkro­n­jës “a” dhe shkro­n­jës “e” të këtij neni, rrad­ha e preferim­it, për­cak­to­het sipas kritereve të për­cak­tu­ar me ligj të veçan­të. Kur ligji i veçan­të nuk i jep një kredie sipas shkro­n­jës “a” prefer­im mbi kred­itë sipas shkro­n­jës “e”, kre­dia sipas shkro­n­jës “a” do të prefer­o­het sipas shkro­n­jës “e”.

Për­jash­to­hen nga rad­ha e preferim­it sipas këtij neni kred­itë sipas shkro­n­jës “e”, që janë dhënë aktu­al­isht, të cilat do të prefer­o­hen për­para kre­dive sipas shkro­n­jës “dh” në rastet që vijo­jnë:

- kre­dia sipas shkro­n­jës “e” është regjistru­ar sipas ligjit, ndër­sa kre­dia sipas shkro­n­jës “dh” nuk është regjistru­ar;

- kre­dia sipas shkro­n­jës “e” është regjistru­ar sipas ligjit, për­para regjistrim­it të kre­disë sipas shkro­n­jës “dh”.

 

Neni 606

Kred­i­tori mund ta mba­jë sendin që i nën­shtro­het priv­i­legjit derisa të shpër­ble­het për kred­inë e tij dhe mund ta shesë atë sipas rreg­ullave të cak­tu­ara për shit­jen e pengut.

 

Kundër­sh­ti­mi i veprimeve juridike të deb­itorit

Neni 607

Kred­i­tori ka të drejtë të kërko­jë që të deklaro­hen të pavlef­shme veprimet juridike të kry­era nga deb­itori me qël­lim që të pakë­so­jë sas­inë ose vleft­ën e pasurisë së tij në dëm të kred­i­torit, me kusht që kre­dia të ketë lin­dur më parë se të jetë kry­er vepri­mi juridik.

Kur vepri­mi juridik është bërë me kundër­sh­për­blim, duhet që edhe per­soni, me të cilin deb­itori ka kry­er këtë veprim, të ketë patur dijeni për qël­lim­in e dëm­tim­it të deb­itorit. Por kur ky per­son është bashkëshort, prind, gjysh, fëmi­jë ose fëmi­jë e fëmi­jës, vël­la ose motër e deb­itorit, dije­nia e qël­lim­it të dëm­tim­it prezu­mo­het, gjer­sa të provo­het e kundër­ta.

Me deklarim­in e veprim­it juridik si të pavlef­shëm, nuk cëno­hen të drej­tat që kanë fitu­ar me kundër­sh­për­blim per­son­at e tretë me mirëbes­im para ngrit­jes së padisë për deklarim­in e pavlef­sh­mërisë së veprim­it juridik.

 

TITULLI IV

 

DETYRIMET Që RRJEDHIN NGA SHKAKTIMI I DëMIT

 

KREU I

 

DISPOZITA Të PëRGJITHSHME

 

Përgjegjësia për shkak­timin e dëmit

Neni 608

Per­soni që, në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkak­ton tjetrit një dëm në per­son­in ose në pasur­inë e tij, dety­ro­het të shpër­ble­jë dëmin e shkak­tu­ar.

Per­soni që ka shkak­tu­ar dëmin nuk përgjig­jet kur provon se nuk ka faj. Dëmi quhet i paligjshëm kur është rrjed­him i shkel­jes ose i cenim­it të intere­save dhe i të drej­tave të tjetrit, që mbro­hen nga ren­di juridik ose nga zakonet e mira.

 

Neni 609

Dëmi duhet të jetë rrjed­him i drejt­për­drejtë dhe i men­jëher­shëm i veprim­it ose mosveprim­it të per­son­it.

Mospengi­mi i një ngjar­je­je nga per­soni që ka detyrim­in ligjor për ta mën­jan­u­ar, e ngarkon atë me përgjegjësi për dëmin e shkak­tu­ar.

 

Neni 610

Është e pavlef­shme mar­rëvesh­ja që para­prak­isht për­jash­ton ose kufi­zon përgjegjës­inë e per­son­it që ka kry­er dëm me faj.

 

Neni 611

Nuk është përgjegjës ai që i shkak­ton dëm tjetrit për mbro­jt­jen e nevo­jshme të tij ose të një të treti.

 

Neni 612

Per­soni që ka shkak­tu­ar dëmin duke qënë i shtrën­guar nga nevo­ja për të shpet­u­ar veten ose të tjerët nga rreziku i atëçastëm i një dëmi të rëndë, rrezik i cili nuk ka qënë shkak­tu­ar dhe as nuk mund të mën­janohej prej tij, dety­ro­het të shpër­ble­jë dëmin. Gjyka­ta, duke mar­rë parasysh rrethanat e posaçme të çësht­jes, mund ta shkarko­jë plotë­sisht ose pjesër­isht këtë per­son nga detyri­mi i shpër­blim­it të dëmit.

 

Neni 613

I mituri që nuk ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç dhe per­son­at që janë kre­jt të pazotë për të vepru­ar nuk përgjig­jen për dëmin e shkak­tu­ar.

Prindërit, kujdestari ose ata të cilëve u janë besuar ose kanë në mbikëqyr­je per­sona të pazotë për të vepru­ar, janë përgjegjës për dëmin e shkak­tu­ar nga veprimet e paligjshme të fëmi­jve nën moshën katërm­bëd­hjetë vjeç, të per­son­ave nën kujdestar­inë e tyre dhe të atyre që i kanë nën mbikëqyr­je e me të cilët bano­jnë, por që nuk kanë zotësi për të vepru­ar, përveç kur provo­jnë se nuk kanë mundur të ndalonin shkak­timin e dëmit.

 

Neni 614

I mituri që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç, përgjig­jet për dëmin e paligjshëm të shkak­tu­ar prej tij.

Prindërit ose kujdestari përgjig­jen për dëmin e mësipërm kur i mituri nuk nxjerr të ard­hu­ra nga puna ose nuk ka vetë pasuri, përveç kur provo­jnë se nuk kanë mundur të ndalonin shkak­timin e dëmit.

 

Dëmi nga per­son­at nën mbikëqyr­je

Neni 615

Mësue­sit dhe per­son­at e tjerë që kanë nën mbikëqyr­je të mitur ose per­son­at që u mëso­jnë të tjerëve një mjeshtëri ose pro­fe­sion, janë përgjegjës për dëmin e paligjshëm të shkak­tu­ar të tjerëve nga nxënësit ose per­son­at që kanë nën mbikëqyr­je, ose per­son­at që  mëso­jnë mjeshtëri apo pro­fe­sion pranë tyre, të shkak­tu­ar gjatë kohës që kanë qënë nën mbikëqyr­je të tyre të drejt­për­drejtë, përveç kur provo­jnë se nuk kanë mundur të ndalonin shkak­timin e dëmit.

 

Neni 616

Për dëmin përgjjig­jet edhe per­soni që në momentin që e ka shkak­tu­ar atë, nuk ka patur ndërgjeg­jen e veprimeve të tij.

Gjyka­ta, mund të ulë masën e dëmsh­për­blim­it, duke mar­rë parasysh moshën, shkallën e ndërgjeg­jes për veprimet e kry­era, si dhe kushtet ekonomike të palëve, përveç kur për fajin e tij ka sjel­lë veten në këtë gjend­je.

 

Pub­likimet mashtruese ose të pasak­ta

Neni 617

Kur vërte­to­het se një per­son ka përgjegjësi ndaj një per­soni tjetër, për shkak se ka pub­likuar të dhë­na të pasak­ta, jo të plota ose mashtruese, gjyka­ta me kërkesën e per­son­it të dëm­tu­ar, dety­ron per­son­in tjetër që të pub­liko­jë një përgën­jeshtrim, në mënyrën që ajo do ta quante të për­sh­tat­shme.

Gjyka­ta mund të urd­hëro­jë pub­likimin e përgën­jeshtrim­it edhe kur vërte­to­het se pub­liki­mi i të dhë­nave nuk është i paligjshëm dhe i kry­er me faj, se autori i tyre nuk kishte dijeni për karak­terin e pasak­të ose të paplotë të këtyre të dhë­nave.

 

Përgjegjësia e punëd­hënësit

Neni 618

Punëd­hënësi është përgjegjës për dëmet e shkak­tu­ara të tretëve për fajin e punon­jësve që janë në shër­bim të tij, gjatë ushtrim­it të detyrave që u janë besuar prej tij.

Per­soni juridik është përgjegjës për dëmin e shkak­tu­ar nga organet e tij në kry­er­jen e detyrave të tyre.

 

Neni 619

Në qoftë se një per­son që ushtron veprim­tari në kuadrin e detyrës të një tjetri dhe sipas udhëz­imeve të tij, pa qenë punon­jës i tij, është përgjegjës për dëmin e shkak­tu­ar gjatë kësaj veprim­taria ndaj të tretit.

Per­soni tjetër është gjithash­tu përgjegjës ndaj të tretit.

 

Përgjegjësia e për­faqë­sue­sit

Neni 620

Në qoftë se veprim­taria e për­faqë­sue­sit në ushtrim­in e pushteteve që i janë cak­tu­ar, sjell një përgjegjësi me faj ndaj një të treti, i për­faqë­suari është gjithash­tu përgjegjës ndaj këtij per­soni.

 

Përgjegjësia nga për­dori­mi i kaf­shëve

Neni 621

Pronari i një kaf­she ose ai që e për­dor atë është përgjegjës për dëmin e shkak­tu­ar prej saj, përveç kur provon se ka patur kon­trol­lin e sjell­jes së kaf­shës nga e cila është shkak­tu­ar dëmi dhe nuk ka mundur ta mën­janonte atë.

 

Përgjegjësia nga ushtri­mi i një veprim­tarie të rrezik­shme

Neni 622

Per­soni që kryen një veprim­tari të rrezik­shme nga natyra e saj ose nga natyra e sendeve të për­doru­ra dhe u shkak­ton dëm per­son­ave të tjerë, dety­ro­het të shpër­ble­jë dëmin, përveç kur provon se ka për­dorur të gjitha masat e për­sh­tat­shme e të nevo­jshme për mën­ja­n­imin e dëmit.

 

Neni 623

Pronari i një ndërtese ose i një ndër­ti­mi është përgjegjës për dëmet e shkak­tu­ara nga të metat e çdo ves tjetër që ka lid­hje me ndër­timin ose me mirëm­ba­jt­jen e tyre.

Por pronari i ndërtesës ose i ndër­tim­it ka të drejtë t’u kërko­jë per­son­ave përgjegjës ndaj tij, të shpër­ble­jnë dëmet që ka pësuar.

 

Përgjegjësia për mje­disin

Neni 624

Per­soni që me faj ka cen­uar mje­disin, duke e keqë­suar, ndryshuar ose dëm­tu­ar atë, tërë­sisht ose pjesër­isht, dety­ro­het të shpër­ble­jë dëmin e shkak­tu­ar.

 

Përgjegjësia për dëmin jopa­suror

Neni 625

Per­soni që pëson një dëm, të ndryshëm nga ai pasuror, ka të drejtë të kërko­jë të shpër­ble­het kur:

a) ka pësuar një dëm­tim të shën­de­tit ose është cen­uar në nderin e per­son­alitetit të tij;

b) është fyer kuj­ti­mi i një të vdekuri dhe kërko­het nga bashkëshorti me të cilin ka bashkë­je­t­u­ar deri në ditën e vdek­jes ose nga të afër­mit e tij deri në shkallën e dytë, përveç kur fyer­ja është kry­er kur i vdekuri ka qenë gjal­lë dhe i është njo­hur e drej­ta e shpër­blim­it të dëmit për fyer­jen e bërë.

E drej­ta e parashikuar në para­grafin e mësipërm është e patrashëgueshme.

 

Përgjegjësia sol­i­dare

Neni 626

Kur dëmi është shkak­tu­ar nga shumë per­sona së bashku, këta përgjig­jen ndaj të dëm­tu­ar­it sol­i­dar­isht.

 

Padia e kthim­it

Neni 627

Per­soni që ka shpër­bly­er dëmin ka të drejtë të kërko­jë nga secili shkak­tar i dëmit pjesën e tij në për­p­jesë­tim me shkallën e fajë­sisë të secilit dhe të tërë­sisë së paso­jave të rrjed­hu­ra. Kur kjo nuk mund të për­cak­to­het, prezu­mo­het se shkalla e fajë­sisë është e barabartë.

Prindërit ose kujdestarët që kanë paguar shpër­blim­in e dëmit të shkak­tu­ar nga të mitu­rit ose nga per­son­at të cilëve u është hequr kre­jt zotësia për të vepru­ar, nuk kanë të drejtë të kërko­jnë nga këta kthimin e shpër­blim­it të dëmit që kanë paguar.

 

KREU II

PëRGJEGJëSIA Që RRJEDH NGA PRODUKTET

 

A. Përgjegjësia e prod­hue­sit

 

Neni 628

Prod­hue­si është përgjegjës për dëmin e shkak­tu­ar nga të metat e pro­duk­teve të tij, përveç kur:

a) prod­hue­si nuk ka vënë në qarkul­lim pro­duk­tet;

b) sipas rrethanave të vërte­t­u­ara, vlerë­so­het se të metat që kanë shkak­tu­ar dëmin nuk ekzis­tonin në kohën e vënies në qarkul­lim të pro­duk­tit, ose ato kanë lin­dur më vonë;

c) pro­duk­ti nuk ka qenë prod­huar për shit­je ose ndon­jë for­më tjetër shpërn­dar­je, me qël­lim të cak­tu­ar ekonomik të prod­hue­sit, as edhe i prod­huar ose i shpërn­darë në kuadrin e një ndër­mar­rje­je ose veprim­tarie pro­fe­sion­ale;

d) të metat janë rrjed­him i fak­tit se pro­duk­ti ka qenë nëpër­puth­je me rreg­ul­lat e vëna nga organet pub­like;

e) njo­hu­ritë shken­core e teknike nuk kanë mundur të zbu­lo­jnë të metat në kohën e vënies në qarkul­lim të pro­duk­tit;

ë) është fjala për prod­himin e një lënde të parë ose fab­rikimin e një pjese për­bërëse të pro­duk­tit, të cilat në formimin e pro­duk­tit rezul­to­jnë me të meta, ose si rrjed­ho­jë e udhëz­imeve të gabuara të dhë­na nga prod­hue­si i pro­duk­tit.

 

Neni 629

Përgjegjësia e prod­hue­sit pakë­so­het ose hiqet kur, sipas rrethanave, dëmi është shkak­tu­ar si nga të metat e pro­duk­tit, ash­tu edhe nga faji i per­son­it të dëm­tu­ar ose të një per­soni, për të cilin per­soni i dëm­tu­ar është përgjegjës.

Përgjegjësia e prod­hue­sit nuk pakë­so­het kur dëmi është rrjed­him i për­bashkët i të metave të pro­duk­tit dhe sjell­jes së një të treti.

 

Neni 630

Një send quhet se është me të meta kur nuk jep sig­ur­inë që pritet prej tij, duke patur parasysh gjithë rrethanat e në veçan­ti:

a) paraqit­jen e pro­duk­tit;

b) për­dorim­in e arsyeshëm që pritet prej pro­duk­tit;

c) kohën e vënies në qarkul­lim të pro­duk­tit.

Pro­duk­ti nuk mund të quhet se është me të meta duke u nisur nga fak­ti se një pro­dukt më i per­fek­sionuar është vënë në qarkul­lim me vonë se ai.

 

Neni 631

“Pro­dukt” në kup­tim të këtij Kodi quhet një send i lua­jt­shëm edhe sikur ai të jetë trupëzuar në një send të lua­jt­shëm ose të palu­a­jt­shëm, si dhe elek­triciteti, duke për­jash­tu­ar pro­duk­tet bujqë­sore dhe pro­duk­tet e rrjed­hu­ra nga gjue­tia.

Me pro­duk­te bujqë­sore kup­to­hen prod­himet e tokës, të bleg­torisë dhe të peshkim­it, përveç kur këto kanë pësuar një për­punim të parë.

“Prod­hues” në kup­ti­min e këtij Kodi quhet prod­hue­si i një pro­duk­ti të për­fun­d­uar, të një lënde të parë ose fab­rikue­si i një pjese për­bërëse të pro­duk­tit, si dhe çdo per­son tjetër që paraqitet si i tillë (prod­hues), duke vënë mbi pro­duk­tin emrin e tij, markën ose një shën­jë tjetër dal­luese.

Pa mën­jan­u­ar përgjegjës­inë e prod­hue­sit, quhet si “prod­hues” çdo per­son që impor­ton një pro­dukt me qël­lim shit­je­je, dhënieje me qira, leasin­gu, ose një for­më tjetër shpërn­dar­je­je, në kuadrin e veprim­tarisë së tij tregtare. Në këtë rast, përgjegjësia e tij është e njëjtë me atë të prod­hue­sit.

 

Neni 632

Kur prod­hue­si nuk mund të iden­ti­fiko­het, çdo furnizues do të kon­sidero­het si prod­hues, përveç kur bren­da një afati të arsyeshëm, ai i tre­gon per­son­it të dëm­tu­ar iden­titetin e prod­hue­sit ose të per­son­it që ka furnizuar pro­duk­tin.

 

Neni 633

Kur, në zba­tim të para­grafit të parë të nen­it 628 të këtij Kodi, shumë per­sona janë përgjegjës për të njëjtin dëm, secili prej tyre është përgjegjës për të gjithë dëmin.

 

 

Neni 634

Padia për shpër­blim­in e dëmit e ngrit­ur kundër prod­hue­sit, në zba­tim të para­grafit të parë të nen­it 628 të këtij Kodi, parashkruhet me kalim­in e tre vjetëve duke fil­lu­ar nga dita që per­soni i dëm­tu­ar ka patur ose duhej të kishte patur dijeni për dëmin, të metat dhe iden­titetin e prod­hue­sit.

E drej­ta e per­son­it të dëm­tu­ar kundër prod­hue­sit për shpër­blim­in e dëmit, sipas para­grafit të parë të nen­it 628 të këtij Kodi, shuhet me kalim­in e dhjetë vjetëve, nga dita që prod­hue­si ka vënë në qarkul­lim pro­duk­tin që ka shkak­tu­ar dëmin.

 

B. Pub­liki­mi mashtrues

Neni 635

Per­soni që pub­likon ose shkak­ton bër­jen pub­like të një njof­ti­mi lid­hur me pro­duk­tet ose shër­bimet, që ofron vetë në rastin e një veprim­tarie pro­fe­sion­ale, ose të një ndër­mar­rje­je, ose të një per­soni për të cilin ai vepron, kryen një veprim të paligjshëm në qoftë se njof­ti­mi është mashtrues në një ose disa drej­time të mëposhtme:

a) natyra, për­bër­ja, sasia, cilësia, karak­ter­is­tikat ose për­dorimet e mund­shme;

b) origji­na, mënyra ose data e prod­him­it;

c) mad­hësia e prod­him­it stok të tij;

ç) çmi­mi ose meto­da e llog­a­r­it­jes së tij;

d) arsye­ja ose qël­li­mi i ofer­tës spe­ciale;

dh) cilësitë e atribuara, dësh­mitë ose vlerësime të tjera të bëra nga të tretët, ose deklara­ta të lëshuara prej tyre, ter­mi­nologjia shken­core ose pro­fe­sion­ale e për­dorur, të dhë­nat teknike ose sta­tis­tiko­re;

e) kushtet e livrim­it të pro­duk­teve, të ushtrim­it të shër­bimeve ose të kry­er­jes së pagesës;

f) shtrir­ja, përm­ba­jt­ja dhe kohëzg­jat­ja e garan­cisë;

g) iden­titeti, cilësitë, kom­pe­ten­cat ose tagret e atij që fab­rikon ose ka fab­rikuar pro­duk­tet, që ofron ato ose të atij që kryen shër­bim, që drej­ton, mbikëqyr ose ndih­mon në këto veprim­tari;

gj) kra­ha­son me pro­duk­te dhe shër­bime të tjera.

 

Neni 636

Per­soni që ka vepru­ar në mënyrë të paligjshme sipas dis­poz­itës së sipërme, është përgjegjës për dëmin e shkak­tu­ar, përveç kur provon se nuk ka faj për ard­hjen e tij.

 

Neni 637

Kur pub­liki­mi mashtrues, i parashikuar prej nen­it 635 të këtij Kodi, i ka shkak­tu­ar ose rrezikon t’i shkak­to­jë dëm një tjetri, me kërkesën e tij, gjyka­ta urd­hëron ndal­im­in e men­jëher­shëm të tij dhe detyrim­in e per­son­it përgjegjës për të kry­er një përgën­jeshtrim pub­lik, në mënyrën që gjyka­ta do ta gje­jë të për­sh­tat­shme.

 

C. Konkur­ren­ca e pan­der­shme

Neni 638

Në varësi të dis­poz­i­tave që kanë lid­hje me mbro­jt­jen e shën­jave dal­luese dhe të drej­tave të paten­tës, veprimet e konkur­rencës së pan­der­shme kry­hen prej cil­it­do që:

l. për­dor emrat ose shën­jat dal­luese të cilat mund të sjellin ngatër­resë me emrat dhe shën­jat dal­luese të për­doru­ra ligjër­isht nga të tjerë, ose imi­ton pro­duk­tet e një konkur­ren­ti ose kryen veprime të cilat mund të sjellin ngatër­re­sa me pro­duk­tet dhe veprim­tar­inë e një konkur­ren­ti;

2. tra­j­ton si të vetat cilësitë e pro­duk­teve ose të ndër­mar­rjes së konkur­ren­tit;

3. për­dor vetë drejt­përsë­drejti ose tërtho­razi çdo mjet tjetër që nuk për­pu­thet me parimet e nder­sh­mërisë pro­fe­sion­ale dhe mund të dëm­to­jë veprim­tar­inë e tjetrit.

 

Neni 639

Vendi­mi që vërte­ton veprime të konkur­rencës së pan­der­shme ndalon vazhdimin e tyre dhe për­cak­ton masat e nevo­jshme me qël­lim që të zhduken paso­jat.

Në qoftë se këto veprime janë kry­er me faj, per­soni që i ka kry­er dety­ro­het të shpër­ble­jë dëmin.

KREU III

 

SHPëR­BLI­MI I DëMIT

 

Neni 640

Dëmi pasuror që shpër­ble­het për­bëhet nga hum­b­ja e pësuar dhe fiti­mi i munguar.

Shpër­ble­hen gjithash­tu shpen­zimet e kry­era në mënyrë të arsyeshme për të shman­gur ose pakë­suar dëmin, ato që kanë qenë të nevo­jshme për të për­cak­tu­ar përgjegjës­inë dhe masën e dëmit, si dhe shpen­zimet e arsyeshme të kry­era për të sig­u­ru­ar shpër­blim­in në rrugë jashtëgjyqë­sore.

 

Neni 641

Per­soni që i ka shkak­tu­ar tjetrit një dëm në shën­detin e tij, dety­ro­het ta shpër­ble­jë dëmin, duke patur parasysh hum­b­jen ose pakësimin e aftë­sisë për punë të të dëm­tu­ar­it, shpen­zimet që janë bërë për mjekimin e tij, si dhe shpen­z­ime të tjera që kanë lid­hje me dëmin e shkak­tu­ar.

 

Neni 642

Masa e shpër­blim­it të dëmit mund të ndrysho­jë në të ardhmen, në varësi të për­mirësim­it apo rëndim­it të shën­de­tit ose të shtim­it apo pakësim­it të aftë­sisë për punë të të dëm­tu­ar­it, në kra­hasim me kohën e cak­tim­it të shpër­blim­it dhe të ndryshimeve që mund të ketë pësuar paga e të dëm­tu­ar­it.

 

Neni 643

Kur është shkak­tu­ar vdek­ja e një per­soni, dëmi që duhet të shpër­ble­jë për­bëhet nga:

a) shpen­zimet për ushqim e jetesë të fëmi­jëve të tij të mitur, të bashkëshort­es dhe prindërve të paaftë për punë që kanë qenë në ngarkim të të vdeku­rit, plotë­sisht ose pjesër­isht, si dhe të per­son­ave që banon­in në famil­jen e të vdeku­rit dhe që gëzonin prej tij të drejtën e ushqim­it;

b) shpen­zimet e duhu­ra për var­rim­in e të vdeku­rit, në masën që ato i përgjig­jen rrethanave per­son­ale e famil­jare të të vdeku­rit.

Per­soni që ka shkak­tu­ar dëmin mund të kun­drej­to­jë të njëj­tat mjete mbro­jtëse që do t’i kun­drej­tonte të vdeku­rit.

Gjyka­ta, duke mar­rë parasysh të gjitha rrethanat e çësht­jes, mund të ven­dosë që shpër­bli­mi të jepet në natyrë, ose në para, njëherësh ose me këste.

 

Neni 644

Kur per­soni që ka kry­er veprim­in apo mosveprim­in e paligjshëm kra­has dëmit të shkak­tu­ar, ka patur edhe një për­fitim të duk­shëm, gjyka­ta me kërkesën e palës së dëm­tu­ar duke patur parasysh natyrën e dëmit, shkallën e fajë­sisë e rrethana të tjera të çësht­jes mund të llog­a­risë në shpër­blim­in e dëmit, tërë­sisht apo pjesër­isht për­fitimin.

 

Neni 645

Kur shkak­to­het vdek­ja ose dëm­ti­mi i shën­de­tit të një per­soni që fiton nga sig­urimet shoqërore, dëmi shpër­ble­het në mënyrën e cak­tu­ar me ligj.

 

Neni 646

Për një per­son që nuk ka qenë në mar­rëd­hënie pune ose nuk ka qenë i sig­u­ru­ar, masa e shpër­blim­it të dëmit të rrjed­hur nga vdek­ja ose dëm­ti­mi i shën­de­tit, cak­to­het nga gjyka­ta në bazë të pagës që merr një punon­jës i asaj kat­e­gorie me të cilën mund të bara­zo­het edhe puna që kryente ose mund të kryente i dëm­tu­ari.

 

Neni 647

I mituri i dëm­tu­ar, kur mbush moshën gjashtëm­bëd­hjetë vjeç dhe nuk ka pagë nga puna e tij, ka të drejtë që në vend të shpër­blim­it që merr për jetesë, të kërko­jë të shpër­ble­het për hum­b­jen e aftë­sisë së tij për punë me pagën mesa­tare të një punon­jësi, sipas kritereve të nen­it 646 të këtij Kodi.

Me mbush­jen e moshës tetëm­bëd­hjetë vjeç ka të drejtë që në vend të shpër­blim­it që merr, të kërko­jë të shpër­ble­het me pagën mesa­tare të një punë­tori të asaj kat­e­gorie që do të kishte fitu­ar ose duhej të kishte fitu­ar po të mos ishte shkak­tu­ar dëm­ti­mi i shën­de­tit.

 

TITULLI V

GJERIMI I PUNëVE Të Të TJERëVE

 

Neni 648

Per­soni që, pa qënë i detyru­ar, merr për­sipër me ndërgjeg­je dhe për një qël­lim të arsyeshëm gjer­im­in e punëve ose intere­save të tjetrit, është i detyru­ar ta vazh­do­jë atë derisa per­soni i intere­suar të jetë në gjend­je të kujde­set vetë.

 

Neni 649

Per­soni i intere­suar duhet të përm­bushë detyrimet që gjerue­si ka mar­rë për­sipër në emër të tij, të për­jash­to­jë gjeruesin nga detyrimet që ka mar­rë në emër të vet dhe t’i pagua­jë atij shpen­zimet e nevo­jshme e të dobishme që nga dita që janë bërë dhe, kur është rasti, t’i shpër­ble­jë edhe dëmin që mund të ketë pësuar si rrjed­him i gjerim­it, por me kusht që veprimet e kry­era nga gjerue­si, të mos kenë qenë ndalu­ar nga per­soni i intere­suar.

Kur gjerue­sit, përveç gjerim­it të punëve, i është dashur për këtë qël­lim të ushtro­jë një pro­fe­sion, ka të drejtë të shpër­ble­het në për­puth­je me çmimet ose tar­i­fat e cak­tu­ara për aktivitete të tilla.

 

Neni 650

Gjerue­si ka të drejtë të krye­jë veprime juridike në emër të per­son­it të intere­suar, në masën që intere­si i këtij të fun­di plotë­so­het në mënyrë të për­sh­tat­shme.

 

Neni 651

Gjerue­si u nën­shtro­het detyrimeve të njëj­ta që rrjed­hin nga një kon­tratë porosie.

Gjyka­ta, duke mar­rë parasysh rrethanat të cilat kanë ndikuar tek gjerue­si për të mar­rë për­sipër gjer­im­in, mund të pakë­so­jë dëmsh­për­blim­in për dëmin që është shkak­tu­ar për faj të tij.

 

Neni 652

Per­soni i intere­suar, me anë mira­ti­mi të veprim­tarisë të gjerue­sit, mund të tërhe­që të drejtën e tij për të kërkuar dëmsh­për­blim nga gjerue­si, sipas dis­poz­itës së mësipërme. Për këtë qël­lim per­son­it të intere­suar duhet t’i jepet një afat i arsyeshëm.

 

TITULLI VI

 

PAGIMI I PADETYRUAR

 

Neni 653

Cili­do që ka bërë një pag­im të pade­tyru­ar, ka të drejtë të kërko­jë kthimin e asaj që ka paguar, si dhe të gëzo­jë fry­tet dhe kamatat nga dita e pagim­it, nëse per­soni që ka mar­rë pagesën është në keqbes­im, dhe nga dita e kërkesës për kthim, kur per­soni është në mirëbes­im.

 

Neni 654

Per­son­it që ka paguar detyrim­in e një tjetri duke besuar se ishte deb­itor, në bazë të një lajthit­je­je të kry­er pa faj, mund t’i kthe­het ajo që ka paguar, me kusht që kred­i­tori të mos jetë privuar në mirëbes­im prej tit­ul­lit dhe garan­cive të kre­disë.

Kthi­mi i pagesës duhet të shoqëro­het me fry­tet dhe kamatat, në kushtet e parashikuara në dis­poz­i­tat e mësipërme.

 

 

TITULLI VII

 

BEGATIMI PA SHKAK

 

Neni 655

Per­soni që, pa shkak të ligjshëm, ka fitu­ar ose ka kursy­er diç­ka në dëm të një per­soni tjetër, dety­ro­het të shpër­ble­jë këtë të fun­dit për hum­b­jet pasurore që ka pësuar, bren­da caqeve të bega­tim­it.

 

Neni 656

Kur bega­ti­mi pa ndon­jë shkak të ligjshëm ka për objekt një send të cak­tu­ar, per­soni që e ka mar­rë atë, duhet ta kthe­jë në natyrë, së bashku me të ard­hu­rat që ka nxjer­rë ose duhet të nxir­rte dhe ka të drejtë të kërko­jë pag­imin e shpen­z­imeve që ka bërë, sipas dis­poz­i­tave për kërkimin e sendit nga pose­due­si i paligjshëm.

 

Neni 657

Nuk mund të kërko­het kthi­mi i asaj që per­soni ka dhënë vull­ne­tar­isht për ekzeku­timin e një detyri­mi, i cili, megjithëse i pakërkueshëm, nuk është i pavlef­shëm.

 

Neni 658

Padia për bega­timin pa shkak nuk mund të ngri­het kur i dëm­tu­ari mund të ngre­jë një tjetër padi për të kërkuar shpër­blim­in e dëmit të pësuar.

 

PJESA V

 

KONTRATAT

 

TITULLI I

 

KONTRATAT Në PëRGJITHëSI

 

KREU I

 

DISPOZITA PARAPRAKE

 

Përm­ba­jt­ja e kon­tratës

Neni 659

Kon­tra­ta është vepri­mi juridik me anë të së cilës një ose disa palë kri­jo­jnë, ndrysho­jnë ose shua­jnë një mar­rëd­hënie juridike.

 

Neni 660

Palët në kon­tratë për­cak­to­jnë lirisht përm­ba­jt­jen e saj, bren­da kufi­jve të ven­do­sura nga legjis­la­cioni në fuqi.

 

Kon­tra­ta me detyrime të njëan­shme e të dyan­shme

Neni 661

Kon­tra­ta është me detyrim të njëan­shëm, kur njëra palë merr për­sipër detyrime ndaj palës tjetër pa patur kjo e fun­dit ndon­jë detyrim ndaj saj.

 

Neni 662

Kon­tra­ta është me detyrime të dyan­shme, kur palët dety­ro­hen rec­i­prok­isht ndaj njëra-tjetrës.

 

Kon­di­tat e nevo­jshme për lid­hjen dhe vlef­sh­mërinë e kon­tratës

Neni 663

 

Kon­di­tat e nevo­jshme për qenien e kon­tratës janë: pëlqi­mi i palës që merr për­sipër detyrim­in, shkaku i ligjshëm në të cilin mbështetet detyri­mi, objek­ti që for­mon lëndën e kon­tratës dhe for­ma e saj e kërkuar nga ligji.

 

Lid­h­ja e kon­tratës

Neni 664

Kur kon­tra­ta përm­ban vetëm detyrim­in e propozue­sit, pritësi mund ta refu­zo­jë propoz­imin bren­da afatit të cak­tu­ar, ose që rrjedh nga natyra e mar­rëvesh­jes. Në mungesë të një refuz­i­mi të tillë, kon­tra­ta quhet e lid­hur.

 

Neni 665

Per­soni që propo­zon për­fundimin e një kon­trate është i lid­hur me propoz­imin, përveç kur kjo lid­hje është për­jash­tu­ar. Kur propoz­i­mi refu­zo­het ose nuk pra­nohet në afatin e cak­tu­ar, quhet i rënë.

Kur nuk është cak­tu­ar afat, propozue­si është i lid­hur me propoz­imin e bërë, gjer në kohën që zakon­isht apo sipas rrethanave, është e nevo­jshme që këtij t’i arri­jë përgjigj­ja e palës tjetër.

 

Neni 666

Propoz­i­mi për të lid­hur një kon­tratë, që i bëhet një per­soni të pran­ishëm, pa iu cak­tu­ar një afat për pra­n­imin, e hum­bet fuqinë e tij, në qoftë se per­soni i pran­ishëm nuk e pra­non propoz­imin men­jëherë.

 

Neni 667

Kur propozue­si ka cak­tu­ar një afat për pra­n­imin, është e nevo­jshme që përgjigj­ja të vijë bren­da afatit.

Propozue­si mund ta qua­jë të vlef­shëm pra­n­imin e vonuar, por duhet të njofto­jë men­jëherë palën tjetër.

Kur pra­n­i­mi është dër­guar në kohë, por i ka mbr­rit­ur propozue­sit me vonesë dhe ky nuk dësh­i­ron të jetë i lid­hur me atë, duhet të njofto­jë në çast pranuesin.

 

Neni 668

Propoz­i­mi për të lid­hur një kon­tratë e hum­bet fuqinë e tij, në qoftë se propozue­si njofton palën tjetër, para se asaj t’i ketë arrit­ur propoz­i­mi, se e ka tërhe­qur atë.

Ky rreg­ull vlen edhe për tërhe­q­jen e pra­nim­it nga pala tjetër.

 

Neni 669

Kur me kërkesën e propozue­sit, ose duke mar­rë parasysh natyrën e mar­rëvesh­jes e rrethanat që kanë lid­hje me atë, rezul­ton që nuk ish e nevo­jshme prit­ja e pra­nim­it të shpre­hur të propozim­it, ose detyri­mi do të kry­hej pa mar­rë një përgjig­je para­prake, kon­tra­ta quhet e lid­hur, në kohën e në vendin ku ka fil­lu­ar zba­ti­mi i saj.

Pala që zba­ton detyrim­in duhet të njofto­jë men­jëherë palën tjetër për fil­lim­in e ekzeku­tim­it të kon­tratës, përndryshe dety­ro­het të shpër­ble­jë dëmin.

 

Neni 670

Pra­n­i­mi i propozim­it që nuk për­pu­thet me përm­ba­jt­jen e tij, quhet mospran­im dhe njëko­hë­sisht si një propoz­im i ri.

 

Neni 671

Ofer­ta vlen si propoz­im, kur përm­ban ele­mentet thel­bë­sore të kon­tratës, që kërko­het të për­fun­do­het, përveç kur rezul­ton ndryshe nga rrethanat e çësht­jes.

 

Neni 672

Pala kon­trak­tuese mund të heqë dorë nga kon­tra­ta, bren­da shtatë ditëve nga për­fundi­mi i saj, pa treguar arsyet, kur:

- kon­tra­ta është për­fun­d­uar në vendin e punës ose të banim­it të njërës palë, gjatë një eskur­sioni të orga­nizuar në një mjedis pub­lik, ose në kushte të tilla, që nuk i kor­re­spon­don një sit­u­ate nor­male bised­imesh;

- në kon­tratën që ka për objekt dhënien e një kredie për të blerë një send kon­su­mi, shitësi duhet të njofto­jë me shkrim blerësin për të drejtën e heq­jes dorë nga kon­tra­ta e lid­hur në kushtet e sipërme, për ndryshe afati i heq­jes dorë është një vit.

 

Neni 673

Një ndër­mar­rje që zë një poz­itë domin­uese në treg, është e detyru­ar të kon­trak­to­jë me cilin­do që kërkon një detyrim, i cili bën pjesë në objek­tin e veprim­tarisë së saj, në për­puth­je me lig­jet e zakonet e mira tregtare.

Për­fundi­mi i një kon­trate, nuk mund të refu­zo­het pa një arsye të ligjshme.

 

Neni 674

Palët gjatë zhvil­lim­it të bised­imeve për har­timin e kon­tratës, duhet të sillen me mirëbes­im ndaj njëra-tjetrës.

Pala që ka ditur, ose që duhej të dinte shkakun e pavlef­sh­mërisë së kon­tratës dhe nuk ia ka bërë të ditur atë palës tjetër, dety­ro­het të shpër­ble­jë dëmin që kjo e fun­dit ka pësuar, për shkak se besoi pa fajin e vet në vlef­sh­mërinë e kon­tratës.

 

Neni 675

Në rast se një palë kon­trak­tuese disponon njo­huri pro­fe­sion­ale dhe pala tjetër i ngjall asaj bes­im të plotë, e para ka detyrim t’i japë asaj me mirëbes­im, infor­ma­ta e udhëz­ime.

 

Neni 676

Kon­tra­ta quhet e lid­hur kur palët kanë shfaqur në mënyrë të ndërsjel­lë vull­netin e tyre, duke u mar­rë vesh për të gjitha kushtet thel­bë­sore të saj.

Shfaq­ja e vull­netit mund të jetë e shpre­hur ose në mënyrë hes­htë­sore.

 

Shkaku i paligjshëm

Neni 677

Në një kon­tratë, shkaku ligjor është i paligjshëm kur vjen në kundër­sh­tim me ligjin, rendin pub­lik, ose kur kon­tra­ta bëhet mjet për të shman­gur zba­timin e një norme.

 

Objek­ti i kon­tratës

Neni 678

Objek­ti i kon­tratës duhet të jetë i mund­shëm, i ligjshëm, i cak­tueshëm ose që mund të për­cak­to­het.

 

Neni 679

Kon­tra­ta e bërë me kusht pezul­lues ose me afat, është e vlef­shme në rast se detyri­mi, që fil­lim­isht është i pamundur, bëhet i mund­shëm për­para përm­bush­jes së kushtit ose mbarim­it të afatit.

 

Neni 680

Kon­tra­ta mund të përm­ba­jë kry­er­jen e veprimeve për sende në të ardhmen, përveç kur ndalo­het shpre­himisht nga ligji.

 

 

KREU II

 

INTERPRETIMI I KON­TRATëS

 

Neni 681

Kur inter­pre­to­het një kon­tratë, duhet të sqaro­het se cili ka qënë qël­li­mi i vërtetë dhe i për­bashkët i palëve, pa u ndalur në kup­ti­min letrar të fjalëve, si dhe duke vlerë­suar sjell­jen e tyre në tërësi, para e pas për­fundim­it të kon­tratës.

 

Neni 682

Kushtet e kon­tratës inter­pre­to­hen njëri nëpër­m­jet tjetrit, duke i dhënë secilit kup­ti­min që del nga tërësia e aktit.

Kon­tra­ta duhet të inter­pre­to­het në mirëbes­im nga palët.

 

Neni 683

Në rast dyshi­mi, kon­tra­ta ose kushtet e saja inter­pre­to­hen në kup­ti­min në të cilin mund të ketë ndon­jë efekt dhe jo në atë, sipas të cilit nuk do të kishte ndon­jë efekt.

 

Neni 684

Kushtet e kon­tratës, që mund të mer­ren me dy kup­time, inter­pre­to­hen sipas prak­tikës së ven­dit ku është për­fun­d­uar kon­tra­ta.

Kur njëra nga palët është sipër­mar­rëse, kushtet me dy kup­time inter­pre­to­hen sipas prak­tikës së ven­dit ku ndod­het selia e ndër­mar­rjes.

 

Neni 685

Fjalët dhe shpre­hjet që mund të kenë dy kup­time, duhet të mer­ren në kup­ti­min më të për­sh­tat­shëm me natyrën e kon­tratës.

 

Kushtet e përgjithshme

Neni 686

Kushtet e përgjithshme të kon­tratës, të për­gat­i­tu­ra prej njërës palë kon­trak­tuese, kanë efekt ndaj palës tjetër, në qoftë se në momentin e për­fundim­it të kon­tratës kjo e fun­dit i ka njo­hur ose duhej t’i kishte njo­hur, duke treguar një përku­jdesje të zakon­shme.

Janë të pavlef­shme kushtet e përgjithshme që sjellin një hum­b­je ose dëm­tim të shpër­p­jesë­tu­ar të intere­save të palës kon­trak­tuese, posaçër­isht kur ato ndrysho­jnë në mënyrë thel­bë­sore nga parimet e barazisë e të paanë­sisë të shpre­hu­ra në dis­poz­i­tat e këtij Kodi që rreg­ul­lo­jnë mar­rëd­hëni­et kon­trak­tuale.

Nuk kri­jo­jnë efek­te juridike ato kushte të cilat ven­dosin në dobi të atij që i ka për­gat­i­tur ato më për­para, kufiz­ime për përgjegjës­inë, mundës­inë për t’u tërhe­qur nga kon­tra­ta, për të pezul­lu­ar zba­timin e saj, ose që cak­to­jnë ndaj palës tjetër afate dekadence, ose kufiz­ime ndaj së drejtës për të bërë prapësime, ndaj lirisë kon­trak­tore, në mar­rëd­he­nie me të tretët, kushteve të arbi­trazhit ose shman­g­ies nga kom­pe­ten­cat e organ­eve gjyqë­sore, përveç kur janë mirat­u­ar veç­mas me shkrim nga pala tjetër.

 

Neni 687

Në kon­tratat e për­fun­d­uara duke nën­shkru­ar mod­u­larë ose for­mu­la­rë, që syn­o­jnë të disi­plino­jnë në mënyrë uni­forme mar­rëd­hënie kon­trak­tore të cak­tu­ara, kushtet e shtu­ara tek këta mod­u­larë ose for­mu­la­rë kanë për­parësi ndaj kushteve fillestare të mod­u­larëve e for­mu­la­rëve të sipër­për­men­dur, sa kohë që nuk për­puthen me ato, edhe pse nuk kanë qënë shfuqizuar.

 

Neni 688

Në çdo rast, kushtet e përf­shi­ra në kushtet e përgjithshme të kon­tratës apo në mod­u­larë e for­mu­la­rë, që kanë qenë dhënë prej njërës nga palët kon­trak­tuese, kur ka dyshim, inter­pre­to­het në dobi të palës tjetër.

 

Neni 689

Kur, me gjithë zba­timin e nor­mave të parashikuara në këtë kre, kon­tra­ta mbetet e errët, kjo duhet të mer­ret në kup­ti­min më pak të rën­d­uar për të detyru­ar­in, po qe se është pa shpër­blim, dhe në kup­ti­min që real­i­zon për­puth­jen e intere­save të palëve në mënyrë të paan­shme, po qe se është me shpër­blim.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim