Në 21 Qershori 2015, me zgjedhjen e organeve të reja qeverisëse në nivel vendor, u aktivizua njëkohësisht edhe ndarja e re Administrativo-Territoriale me vetëm 61 bashki të medha në vend të 373 NJQV, shumica dërrmuese e të cilave ish-komuna.

koka2

Për shkak të funksioneve të larmishme dhe shërbimeve të shumta që (duhet të) ofrojnë, puna e organeve të qëverisjes vendore normohet nga një numër shumë i madh ligjesh.  Pothuajse çdo legjislacion sektorial (si psh, ai për financat publike, pronën, mjedisin etj), përmban përcaktime të rëndësishme edhe për Pushtetin Vendor.  Njohja e këtij legjislacioni nga administratat e reja vendore është para-kusht për zbatimin e tij. Njohja e ketij legjislacioni eshte nej ndihmese e madhe edhe per te gjithe aktoret e shoqerise civile qe monitorojne zbatimin e ligjeve nga bashkite e reja te krijuara.

Një problem më vetë për t’u adresuar janë ndryshimet e vazhdueshme që kanë pësuar ndër vite ligjet që normojnë direkt ose indirekt Pushtetin Vendor. Shumë prej tyre janë sot vështirësisht të zbatueshëm edhe për shkak se nuk ekzistojnë versionet e tyre të konsoliduara, ku të jenë integruar të gjitha ndryshimet që akti ka pësuar gjatë viteve, përfshi interpretimet e Gjykatës Kushtetuese mbi to. Një shembull konkret i kësaj vështirësie është legjislacioni për urbanistikën, apo ai për tokën apo pronën në përgjithësi. Për fat të keq, Qendra e Botimeve Zyrtare, prej kohësh nuk e përmbush (ose e përmbush me vështirësi) misionin e saj ligjor për përditësimin e legjislacionit, duke u bërë shkas për vështirësi serioze në këtë drejtim.

Në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale, shumë ligje kanë ndryshuar sërish, në përshtatje me kushtet e reja të krijuara. Sikur edhe vetëm për të eleminuar fjalë si “komuna” apo “këshilli komunal” nga trupi i aktit, do të duhet që procesi i vlerësimit të përfshijë disa dhjetëra ligje të rëndësishme, duke nisur nga vetë Kushtetuta, në trupin e të cilës nocionet e mësipërme përmenden në të paktën 7 dispozita. Nga një vlerësim i deritanishëm, janë rreth 150 ligje të identifikuar nga INFOÇIP të cilat kanë nevojë për harmonizim në kuadër të RAT.

Së fundmi, në kuadër të procesit të decentralizimit, qysh tani ka lindur nevoja e hartimit të ligjeve të reja, të cilat duhet të reflektojnë ndryshimet e prezantuara nga RAT, si dhe të mbështesin progresin e synuar në nivel të Qeverisjes Vendore. Njohja me legjislacionin e përditësuar në fuqi dhe analizimi i kujdesshëm i tij është parakusht për të adresuar siç duhet me legjislacion të ri nevojat e RAT.

Përmbledhësja 2017 e Legjislacionit për Pushtetin Vendor

Për të gjitha arsyet e renditura më sipër, Qendra për Çëshje të Informimit Publik, INFOÇIP, e specializuar prej vitesh në fushën e aksesit në legjislacion, ndermori qe në Prill 2015 një vlerësim rrënjësor të korpusit të brendshëm legjislativ për të identifikuar, përditësuar dhe publikuar legjislacionin që normon direkt ose indirekt Qeverisjen Vendore në RSH. Për një periudhë relativisht të shkurter, INFOCIP identifikoi të gjitha ligjet kryesore që kanë një lidhje direkte apo indirekte me Qeverisjen Vendore, përfshi të gjitha ndryshimet që ato kanë pësuar që nga vitin 1995 e deri në Korrik 2015. Të gjithë këto ndryshime u integruan më pas në versione të përditësuara, duke i dhënë kështu zgjidhje problemit madhor të koherencës ligjore së këtyre akteve.

ligjet e pushtetit vendor, INFOCIP

Ne vitin 2016, INFOCIP ndermori perditesimin e pare te legjislacionit per Pushtetin Vendor, I cili ishte pasuruar me ligjin e ri 139/2015 “Per Veteqeverisjen Vendore”. Po ashtu, ne vitin 2016, ndryshime pesoi edhe vete akti themeltar, Kushtetuta e shqiperise, ne kuader te Reformes ne Drejtesi.

Ne Mars 2017, INFOCIP realizoi perditesimin e trete periodik te Databazes, duke reflektuar te gjitha ndryshimet qe ka pesuar legjislacioni sektorial për Pushtetin Vendor. Ky përditësim I tretë u bë edhe për të lehtësuar vlerësimet monitoruese që është duke ndërmarrë INFOCIP në kuadër të projektit të mbështetur nga LEVIZ  ALBANIA me titull “Monitorimi i zbatimit te ligjeve te transparences nga Këshillat Bashkiak”. Ligjet e përditësuar nga INFOCIP, janë të listuara në shtojcën 1 të këtij materiali.

 

shko te Permbledhesja 2017

ligjet e perditesuar 2017 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim