Ne Dhjetor 2015, Kuvendi miratoi ligjin e ri 139/2015 “Për Vetë-qeverisjen Vendore”, i cili hyri në fuqi më 29 Janar 2016. Ligji i ri i hap rrugen forcimit te demokracise vendore pas RAT dhe thellimit te decentralizimit.Për herë të parë, një kapitull  i plotë (Kreu IV) i këtij ligji i dedikohet teresisht transparencës dhe të drejtave të qytetarëve ne vendimarrje. Në nenin 15, cakton detyrimin për publikimin të çdo akti në faqen e internetit të vendimeve/njoftimet publike. Neni 16, garanton të drejta e konsultimit. Neni 17 dhe 18 garantojne te drejtën e pjesëmarrjes qytetare duke përcaktuar që mbledhjet e këshillave janë të hapura kurdoherë dhe se seancat e këshillimit janë të detyrueshme në disa raste specifike. Neni 19 jep të drejtën qytetarëve për t’u përcjellë organeve vendore, kërkesa, ankesa dhe vërejtje, si një e drejtë demokratike e qytetarëve për të shprehur kurdoherë shqetësimet e tyre para organeve përkatëse të qeverisjes vendore. Neni 20 përcakton të drejtën e qytetarëve për të propozuar marrjen e vendimmarrjes përkatëse nëpërmjet iniciativës qytetare. Kjo e drejtë materializon në praktikë përfshirjen aktive të qytetarëve në vendimarrjen publike dhe influencimin e kësaj vendimmarrje.

Ligji 139/2015 referon direkt ligjin119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, për sa i takon vendimeve dhe akteve të tjera të bashkisë (neni 15/3, 18/3) si dhe transpozon parimet e rendesishme te konsultimit publik, edhe ku i rregulluar ne vitin 2014 me ligj te vecante (146/2014). Nëse këto garanci dhe të drejta gjejne zbatim në praktikë, atëherë realizohet një proces vendimarrës i konsultuar, i hapur, transparent në respekt të kushtetutës dhe ligjeve ne fuqi. Per kete arsye, INFOCIP, me mbështetjen e Leviz Albania, po piloto ne tre bashki, Tirane, Vore, Kamez matje me te njejten metodologji vleresimi (PROAKTIV) per te renditur objektivisht (rank) lketo bashkite me tipoligji shume te ndryshme sipas treguesve, sipas nivelit qe shon secila ne zbatimin e ligjeve te transparences.LOGO VOREMONITORIMI BANERT LEVIZ ALBANIA

 

Nisma dhe qëllimet e saj i janë prezantuar edhe këshillit Bashkiak Vorë në mbledhjen e shkurtit 2017. Gjatë muajit dhjetor dhe janar janë vendosur paraprakisht kontaktet me Kryetarin e Bashkise dhe me Keshillin Bashkiak i cili mirepriti edhe ne seance plenare prezantimin e nismes.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim