Raport i Nder­mjetem për zhvil­lim­in e mbled­hjes së Këshillit Bashki­ak, Tirane, datë 29.12.2016

Më 29 dhje­tor, ora 10:00 Këshilli Bashki­ak zhvil­loi mbled­hjen e fun­dit për vitin 2016 ne axhen­den e se ciles ishin futur se bashku vendimet me te ren­de­sishme te vitit, mes te cilave Bux­heti, Plani i pergjithshem ven­dor si dhe disa vendimete tjera me impakt finan­ciar dhe mbi ter­ri­torin.

 

Mbled­h­ja e fun­dit e këshillit bashki­ak të Tiranës për vitin 2016 nisi me një min­utë hes­ht­je në nder­im të artisi­tit Bujar Lako, të ndarë nga jeta pak ditë më parë, ndër­sa pritet të final­i­zo­het me mira­timin e dy vendimeve të rëndë­sishme, plan­it të ri urban­is­tik dhe bux­hetit të vitit 2017.

keshilli-bashkiak tirane, INFOCIP

 

Krye­bashki­aku Eri­on Veli­aj prezan­toi vetw pikat krye­sore të plan­it ven­dor, të cilin e qua­jti kushte­tutën e krye­qytetit për 20 vitet e ardhshme. Ky plan vjen edhe në për­sh­tat­je me ndryshimet admin­is­tra­ti­vo-ter­ri­to­ri­ale dhe inten­sitetet e ndër­tim­it parashiko­hen në raport me pop­ullsinë.

 

“Plan­et që ne gjetën në ktë bash­ki plan­i­fiko­hej një Tiranë për 5.5 mil­ion banorë për të jus­ti­fikuar koe­fiçent ndër­ti­mi përtej arsyes pa lid­hje me pop­ullsinë reale në Tiranë. Plani aktu­al që do propo­zo­jmë sot parashikon që në 15–20 vitet e ardhshme pop­ull­sia e Tiranës të shko­je në 1.2 mil­ion banorë ndërko­hë që bashkë me ish-komu­nat shkon në 1.6 mil­ion banorë në total çka bën atë shumë më real­ist” tha krye­bashki­aku Veli­aj.

 

Çësht­ja e trans­parencës sa i për­ket plan­it urban­is­tik u debat­ua mes palëve, që sol­lën në vëmend­je edhe mungesën e një prej këshill­tarëve të PD-së, urban­iztit Besnik Ali­aj. Ndërko­hë këshill­tarët e djathtë ngritën akuza për mungësë kon­sul­timesh të këtij vendi­mi shumë të rëndë­sishëm për qytetin.

 

Bux­heti i Bashk­isë së Tiranës për vitin 2017 parashiko­het të jetë 15.3 mil­iard lekë, më i lar­ti ndon­jëherë.

 

Në rendin e ditës ishin gjashtë pro­jekt vendime të cilat ishin per­pilu­ar që me datë 23 dhje­tor, ndër­sa një ditë më pas, ash­tu siç e parashikon rreg­ul­lor­ja e Këshillit Bashki­ak, 5 ditë për­para zhvil­lim­it të mbled­hjes, iu janë nisur anë­tarëve të saj në rrugë elek­tron­ike dhe dorazi. Konkretisht, axhen­da e cila iu eshte shpen­dare keshilltareve kishte keto pro­jekt-vendime per rendin e dites:

 

  1. P/Vendim për “Mira­timin e plan­it të përgjithshëm ven­dor për bashk­inë e Tiranës”
  2. P/Vendim për “Mira­timin e pro­gramit bux­hetor afatmesëm 2017–2019 dhe deta­jimin e bux­hetit të Bashk­isë së Tiranës për vitin 2017”
  3. P/Vendim për “Mira­timin e listës së pjesshme të inven­tar­it të pasurive çerd­he, kop­shte, shkol­la, bib­liote­ka dhe kine­ma që janë në juridik­sion­in ter­ri­to­r­i­al dhe admin­is­tra­tiv të bashk­isë tiranë dhe kërkesës për trans­fer­im­in për­fundim­tar”
  4. P/Vendim për “Për­cak­timin e ven­dos­jes së ter­mi­nalit jug-lin­dor të auto­busëve në Bashk­inë e Tiranës”
  5. P/Vendim për “Një ndryshim në vendimin e këshillit bashki­ak nr.130 datë 28.04.1994 mbi “Rior­ga­niz­imin e Ndër­mar­rjes së Dekor-Funer­alit” dhe bashkëpuni­mi midis Bashk­isë Tiranë me Ndër­mar­rjen e Deko­rit”
  6. P/Vendim për “Likuidimin e Ndër­mar­rjes së Shër­bimeve funerale dhe kri­jimin e Agjen­cisë së Shër­bimeve funerale”

Disku­timet para­prake në komi­sion­in juridik, atë të financës, stre­him­it, zhvil­lim­it rur­al, shër­bimeve pub­like, arsim­it, sig­urisë, barazisë gji­nore dhe atij për plan­i­fikimin dhe mbro­jt­jen e ter­ri­torit janë zhvil­lu­ar përkatë­sisht në datat 27 dhe 28 dhje­tor në orare të ngjeshu­ra dhe të kufizuara. Sakaq, rreg­ul­li i njof­tim­it në kohë është shkelur për dy pro­jek­tvendime me impakt social, të har­tu­ara dhe ndarë për këshill­tarët vetëm dy ditë për­para datës së para­cak­tu­ar për mbled­hjen e datës 29 dhje­tor. Bëhet fjalë për dy pro­jek­tvendime sht­esë që kanë të bëjnë me:

 

“Tra­j­tim me bonus stre­hi­mi të disa famil­jeve në nevo­jë, të cilat nuk mund të për­bal­lo­jnë qiranë e tregut të lirë” (156 për­fitues);

 

“Për­cak­ti­mi i nivelit të pagave dhe num­rit të punon­jësve të drej­torisë së kon­vik­teve të shkollave të mesme, insti­tu­cion në varësi të bashk­isë së Tiranës”

 

Mbled­h­ja nisi me lex­imin e ren­dit të ditës nga kryetari i këshillit, Aldrin Dalipi dhe më pas fjalën e merr krye­bashki­aku, Eri­on Veli­aj me një rezyme të punës së insti­tu­cionit që drej­ton për vitin që shkoi. Në fund, u ndal te pro­jek­tvendimet konkrete, veçanër­isht në planin e ri ven­dor, të cilin e cilë­soi si “Kushte­tutën e Tiranës” si dhe pro­gramin bux­hetor afatmesëm 2017–2019 e deta­jimin e atij për vitin në të cilin jemi. Bux­heti i 2017-ës, sipas Veli­aj është 30% më i lartë nga viti i kalu­ar ndër­sa sig­uroi se pake­ta fiskale që e shoqëron atë nuk do të sjel­lës asnjë rrit­je tak­sash.

 

Gjatë disku­tim­it të pro­jek­tvendimeve, përveç debat­eve me natyrë poli­tike për të parën herë, këshilli bashki­ak pati nota proteste nga një grup të rin­jsh. Gjatë debat­eve për bux­hetin, disa të rinj, nga nden­jëset e fun­dit të sal­lës së këshillit ngritën disa pankar­ta me mbishkrimet “Mil­iona lekë për par­ty, zero lekë për të rin­jtë”, në shen­jë pakë­naqësie për vlerën e ako­r­d­uar për të rin­jtë. Kjo nuk u anashkalua nga krye­bashki­aku Veli­aj, i cili iu përgjigj se përg­jatë dy viteve, zëri për të rin­jtë është rrit­ur 4.5 herë. Fak­tik­isht shifrat janë qesharake. Në bux­hetin afatmesëm 2017–2019, nga dhjetë pro­gram­et e zhvil­lim­it të qytetit, ai për zhvil­lim­in e rin­isë dhe sportin është parashikuar të jetë 20.936 lekë për 2017-ën, ka një rrit­je të lehtë një vit më pas, 21 mijë, ndër­sa në vitin e fun­dit të man­datit, 2019-ën bashkia parashikon të investo­jë 50 mijë lekë për këtë kat­e­gori. Kra­ha­suar me zërat e tjerë në bux­het, rinia është e para­fun­dit sa i takon fon­dit total të shpen­z­imeve për 2017 që është 5.994.817 lekë.

miratohet-buxheti-INFOCIP

Bux­heti total për vitin 2017 është parashikuar 15.3 mil­iardë lekë. Ash­tu si edhe për pikat e tjera, të djathtët në këshill u shpre­hën kundër duke kërkuar ulje të tak­save me 30%. Bux­heti i bashkise 2017 u mirat­ua vetem me votat e shu­mices se majte ne keshill.

 

Duke u ndalur në një tjetër pikë me rëndësi, plani urban­is­tik, opozi­ta doli kundër duke shpre­hur rez­er­vat e saj për mungesën totale të trans­parencës dhe kon­sul­timeve pub­like për planin. Sakaq, më herët, grupi i punës që bën shpërn­dar­jen e pro­jek­tvendimeve për anë­tarët e këshillit, bashkë me to, iu ka nisur edhe një disk me pam­jet e trans­formim­it të Tiranës së 13 viteve të ardhshme (Tirana 2030) Për­para mira­tim­it, Bashkia e Tiranës ka zhvil­lu­ar 24 dëg­je­sa me banorët e një­sive admin­is­tra­tive, por nuk dihet nëse sug­jerimet e tyre janë reflek­tu­ar në plan.

 

Tetë orë disku­time nuk bindën opoz­itën të ngre­jë kar­tonin jeshil për pro­jek­tvendimet me rëndësi për krye­qytetin. Gjashtë pikat e ren­dit të ditës bashkë me ato sht­esë janë mirat­u­ar vetëm me votat e mazho­rancës, 42 anë­tarë (duhet vërte­t­u­ar!!!). Ndonëse vendimet tash­më janë mar­rë dhe kanë hyrë në fuqi, në faqen zyrtare të bashk­isë janë pasqyru­ar dhe mund të lex­o­hen nga të gjithë vetëm katër të parat: plani urban­is­tik, bux­heti, ven­dod­h­ja e ter­mi­nalit jug-lin­dor të auto­busëve dhe lista e pasurive që i kalo­jnë bashk­isë.

 

Mbled­h­ja mara­tone u trans­me­t­ua live nga tele­vizionet infor­ma­tive (Ora News dhe A1 report) si dhe gje­ty pasqyrim te plote ene edi­cionet infor­ma­tive te tele­vizion­eve krye­sore ne vend.

 

Shkarko Raportin e nder­mjetem ne for­mat PDF

 

Shiko Axhen­den dhe Pro­jekt vendimet

 

Shkarko Vendimet  e mar­ra

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim