Tryeza Kombetare për Nismën Referendare u adresua edhe nga znj.Vjollca Meçaj, perfaqësuese e lartë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe njëkohësiht ish-anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, ushtrimi direkt i demokracisë nuk është një argument populist, por një e drejtë kushtetuese, e parashikuar qartësisht nga neni 2 i Kushtetutës sw Shqiperise. Ky nen përcakton shprehimisht se  “Populli e ushtron sovranitetin përmes përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti”. Mungesa e një kuadri ligjor të plotë që ta bëjë Kushtetutën të zbatueshme është një mangësi e punës së Kuvendit, dhe një tregues i tendencës për kontroll absolut mbi sferën e vendimarrjes demokratike.  Sipas kryetarit të KQZ, Denar Biba, i cili referoi në hapje të aktivitetit, referendumi si procedure mbart riskun për ta shndërruar vendimarrjen demokratike në një vendimarrje populiste.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim