Vendim për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së shqipërisë dhe Komisionit Europian, për programin kombëtar për vitin 2010, nën instrumentin e asistencës së parazgjerimit (komponenti i asistencës së tranzicionit dhe mbështetjes institucionale), për Shqipërinë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, për Programin Kombëtar 2010, nën Instrumentin e Asistencës së Parazgjerimit (Komponenti i Asistencës së Tranzicionit dhe Mbështetjes Institucionale), për Shqipërinë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
23/02/2011
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA