Vendim për miratimin në parim, të shtesës së marrëveshjes së financimit ndërmjet, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, për programin ndërkufitar Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë–Shqipëri, nën instrumentin e ndihmës së para anëtarësimit (ipa), komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, për vitin 2008
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr. 8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave,
V E N D O S I:
Miratimin në parim, të shtesës së marrëveshjes së financimit ndërmjet, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, për programin ndërkufitar Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë – Shqipëri, nën Instrumentin e Ndihmës së Para Anëtarësimit (IPA), komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, për vitin 2008, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
02/11/2011
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA