Vendim për miratimin, në parim, të Amendamentit 1 (një), të marrëveshjes teknike, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe shtabit suprem të forcave aleate në Europë (Shape), përfaqësuar nga Cc- Air izmir, për përcaktimin e procedurave të bashkërendimit për shërbimet e trafikut ajror
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D OS I:
Miratimin, në parim, të amendamentit 1 (një), të marrëveshjes teknike, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe Shtabit Suprem të Forcave Aleate në Europë (SHAPE), përfaqësuar nga CC-Air Izmir, për përcaktimin e procedurave të bashkërendimit për shërbimet e trafikut ajror, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
02/11/2011
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA