Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 9 e 10, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmsh­për­blim­in e ish — të dënuarve poli­tikë të regjim­it komu­nist”, të ndryshuar, me propoz­imin e min­istrit të Drejtë­sisë, Këshilli i Min­is­trave

V E N D O S I:

1. Mira­timin e dëmsh­për­blim­it finan­ciar për ish — të dënuar­it poli­tikë dhe për famil­jarët e të dënuarve, me dën­im kap­i­tal, sipas listës së përf­shirë në anek­set “A”, “B” dhe “C”, që i bashkëlid­hen këtij vendi­mi.

2. Masa e dëmsh­për­blim­it për ish — të dënuar­it poli­tikë dhe famil­jarët e të dënuarve, me dën­im kap­i­tal, të bëhet me këste, sipas kritereve e kufi­jve të për­cak­tu­ar në nenin 12, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmsh­për­blim­in e ish — të dënuarve poli­tikë të regjim­it komu­nist”, të ndryshuar.

3. Shu­ma e llog­a­r­it­ur trans­fer­o­het në një llog­a­ri spe­ciale në Bankën e Shqipërisë. Page­sa e dëmsh­për­blim­it për secilin për­fitues bëhet nga Min­is­tria e Finan­cave, në llog­a­r­itë per­son­ale të këtyre për­fituesve, të hapu­ra në bankat e nivelit të dytë, të përzg­jed­hu­ra, sipas nen­it 33, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar.

4. Ngarko­hen min­istri i Drejtë­sisë dhe min­istri i Finan­cave për zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi men­jëherë dhe boto­het në “Fle­toren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

09/03/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim