Vendim për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot – Morinë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, pika 1, dhe 3, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Per koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes dhe operimit të autostradës Milot – Morinë është Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.
2. Koncesioni do të jetë i formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim në pronësi).
3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimin në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
14/12/2011
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA