Qen­dra ÇIP pro­movoi edhe në Korçë botimin ʺPërm­bled­h­ja e legjis­la­cionit për fëmi­jët në Repub­likën e Shqipërisë, 1992–2012 ʺ. CIP zgjod­hi Ditën Kom­bëtare të jetimeve për të lan­cuar këtë studim edhe në Korçë. Taki­mi u orga­nizua në Hotel Grand dhe në të morën pjesë të gjithë aktorët lokalë që kujde­sen, pro­movo­jnë dhe mbro­jnë të drej­tat e fëmi­jëve. Të pran­ishëm ishin edhe inspek­torët përkatës të Bashk­isë dhe të Qarkut Korçë. Po ash­tu në tryzë morën pjesë edhe avokatë të njo­hur të cilët puno­jnë në fushën e mbro­jt­jes së të drej­tave të fëmi­jëve. Po ash­tu, në takim morën pjese edhe për­faqë­sues nga Shoqëria Civile.
Drej­tori i ÇIP, z. Ger­ti Shel­la bërë një prezan­tim të deta­juar të kësaj Përm­bled­hje volu­mi­noze prej rreth 640 faqesh, më seri­oz­ja e real­izuar ndon­jëherë në fushën e legjis­la­cionit për fëmi­jë. Më pas av. Eni­na Face, bëri një ekspoze’ të sit­u­atës konkrete në gjyka­ta sa i takon drejtë­sisë për të mitur. Më pas, fjaën e morën me rrad­he për­faqë­sue­sit e pushteti lokal të ngarkuar me super­viz­imin e sit­u­atës, drej­tore­sha e Shtëpisë së Fos­h­n­jës, avokatet e pren­ishem, etj.
Pjesë­mar­rësit në Tryezë kërkuar har­timin dhe imple­men­timin e një pro­gra­mi mirë­fil­li informi­mi ligjor për autoritete lokale të ligjit. Avokatët e pran­ishëm ngritën shqetësimin se nuk kon­sta­to­jnë ref­er­encë në bazën ligjore në vendimet e arsyet­u­ara nga gjykatësit, kur object janë gjyki­mi janë direkt apo indi­rekt fëmijët.CIP doku­men­toi të gjithë sug­jerimet e ofru­ara me syn­im përf­shir­jen e tyre në reko­mandimet e fazës së parë të këtij pro­jek­ti.
ʺPërm­bled­h­ja e legjis­la­cionit për fëmi­jët në Repub­likën e Shqipërisë, 1992–2012 ʺ syn­on t’i vijë në ndih­më agjen­cive ligjz­bat­uese për të përm­bushur me efi­cencë mak­si­male në kohë dhe cilësi detyrimet ligjore në fuqi. Gjithash­tu, studi­mi, qe u mbeshtet nga UNICEF, ka për qël­lim t’i vijë në ndih­më edhe insti­tu­cion­eve që har­to­jnë poli­ti­ka dhe ndër­mar­rin nis­ma ligjore me qël­lim për­mirësimin e rreg­ul­limeve ligjore në vijimësi. Konkretisht, studi­mi ndih­mon në rrad­hë të parë struk­tu­rat dhe mekaniz­mave insti­tu­cionalë (në niv­el qën­dror dhe ven­dor) që janë ngrit­ur tash­më si kërkesë direk­te e Ligjit nr. 10 347, dt 4.11.2010 “Për mbro­jtjën e të Drej­tave të Fëmi­jëve” me syn­im imple­men­timin e vetë ligjit. Në 1 Qer­shor 2012 , mbushet plot 1 vit nga data kur ka hyre në fuqi ligji 10347 ”për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jëve ʺ, i cili përvecse riafir­mon edhe njëherë të drej­tat e fëmi­jëve, ngre edhe agjen­di ligjz­bat­uese në niv­el qën­dror, rajon­al dhe local për imple­men­timin e legjis­la­cionit në fuqi që pro­movon, mbron dhe garan­ton të drej­tat e fëmi­jëve.

 

Shiko te gjitha fotot

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim