I nderu­ar Z. Kryetar i Këshillit Bashki­ak

I nderu­ar Z. Kryetar I Bashk­isë

Të ndëru­ar pje­se­mar­res

 

Në emer të Qen­drës për Çesht­je te Informim­it Pub­lik dhe degës së saj ne Korçë, Zyrës së Trans­parencës Qytetare, me lejoni qe fil­lim­isht t’ju fal­en­deroj per munde­sine e ofru­ar sot per te komu­nikuar me ju nga afer.

Qen­dra ÇIP dhe Zyra e Trans­parencës Qytetare, Korçë që prej mua­jit me shume se nje vit tashme janë duke punuar me përkush­tim për të pro­movuar pjesë­mar­rjen qytetare në qev­eris­jen ven­dore dhe trans­parencën në vendi­mar­rje. Një nis­më e tillë po mundë­so­het falë mbështet­jes së rën­de­sishme të ofru­ar nga Fon­da­cioni Soros.

Sa më shume që thel­lohet pro­ce­si i decen­tral­izim­it, aq me shume vendimet e Keshillit Bashki­ak dhe poli­tikat e Bashk­isë kane ndikim mbi cile­sine e jetes se çdo qyte­tari. Këto vendime duhet të jenë të aksesueshme efek­tivisht nga cili­do qyte­tar, në cdo kohë. Nje qyte­tar i infor­muar mbi nor­mat qe qev­erisin qytetin është padyshim një qyte­tar më i mire. Njo­h­ja me vendimet e Keshillit Bashki­ak eshte ne kete kup­tim nje parakusht per zba­timin e tyre nga qytetaret dhe sub­jek­tet qe admin­istron kjo bash­ki. Kjo eshte ne interesin me te mire te vete Keshillit Bashki­ak dhe admin­is­trates se Bashkise nderko­he qe eshte edhe nje detyrim ligjor explic­it.

Në shen­jë mirebes­i­mi dhe mbeshtet­je­je per mision­in tuaj, por dhe per të adresuar me nje zgjid­hje konkrete nje prob­lem real qe ka te beje me botimin e vendimeve te Keshillit Bashki­ak, në sot dëshi­ro­jmë që Bashk­isë Kor­cë, përmes jush z. Kryetar, data­bazën e vendimeve të Këshillit Bashki­ak qe nga viti 2007 e deri me sot, të cilat janë dix­hital­izuar nga ÇIP dhe që tash­më ndod­hen të linkuara në Faqen Zyrtare të Bashk­isë Korçë.

Kjo i jep një dimen­sion të ri trans­parence Bashk­isë Korçë. Sot, ne Repub­liken e Shqiperise behen 3 bash­ki te cilat dispono­jne nje data­base online te vendimesh te Keshillit Bashki­ak, konkretisht Tirana, Dure­si dhe Kor­ca. Ne kety dy të fun­dit, kjo data­base eshte kri­juar dhe me pas dhu­ru­ar nga qen­dra ÇIP dhe Zyrat e saj te Trans­parences Qytetare. Ne jemi shume te kenaqur per kete arrit­je.

Data­baza e vendimeve i sher­ben kon­so­lidim­it të mem­o­ries dhe vijuesh­merise  insti­tu­cionale, ku për­vo­jat e suk­se­shme  mund te evi­den­to­hen me lehte dhe me mire. Ajo ofron mundësi për të gjithë qyte­tarët që të nji­hen me vendi­mar­rjen e Këshillit Bashki­ak në çdo kohë, pa pagesë dhe në mënyrë efikase. Mjafton një klikim mbi tit­ullin e çdo vendi­mi dhe Data­baza do të hapë men­jëherë përm­ba­jt­jen e vendim­it në  for­mat PDF.

Per­dori­mi i teknologjive te reja dhe hap­ja ndaj ino­va­cionit eshte nje nder 12 Parimet e Qev­eris­jes se Mire dhe Demokratike te Keshillit te Evropes, per zba­timin e te cilave Bashki­ak Korce ka marre angazhim per­mes nen­shkrim­it nga ana e kryetar­it te saj, Z Niko Peleshi, te kon­trates sociale me qytetaret ne prillin e vitin te kalu­ar. Sot, edhe me ndihme­sen konkrete te Zyres per Trans­parence Qytetare dhe te Qen­dres ÇIP, ky angazhim kon­trak­tu­al mund te kon­sidero­het i permbushur.

 

Ju fale­minder­it

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim