TIRANE– Qen­dra për Çësht­jet e Informim­it Pub­lik, ÇIP shpal­li te shtunen, dt 10 Mars 2012,  rezul­tatet e mon­i­torim­it për botimin Fle­toren Zyrtare të Repub­likës së Shqipërisë të kon­ven­tave ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga shteti shqip­tar 1992–2012. Ky mon­i­torim, me gjet­je shqetë­suese, është real­izuar për herë të parë dhe është motivuar nga jubileu i 100-vje­torit të shteti shqip­tar.

ÇIP ndër­mori nga Shta­tori 2011 e deri në fil­lim të Shkur­tit 2012 një vlerësim tërë­sor të sit­u­atës për aktet ndërkom­bëtare të pabo­tu­ara në peri­ud­hën 1992–2012. U shqyr­tu­an rreth 2046 Fle­tore Zyrtare dhe u iden­ti­fikuan 187 akte ndërkom­bëtare të nën­shkru­ar nga shteti shqip­tar, tek­sti i të cilave nuk është ende i pabo­tu­ar. Ky numër mund të jetë teorik­isht edhe më i madh, duke patur parasysh që një pjese e lig­jeve rat­i­fikuese nuk janë hed­hur fare në Fle­tore Zyrtare (sikurse është rasti i Kon­ven­tës për të Drej­tat e Fëmi­jëve).

Në këtë stok prej 187 kon­ven­tash, 25 janë Kon­ven­ta të OKB dhe 10 të Këshillit të Europës. Pje­sa tjetër janë krye­sisht mar­rëvesh­je dypalëshe, që gjith­sesi janë shumë të rëndë­sishme në mar­rëd­hëni­et që ka ngrit­ur shteti shqip­tar me vendet e tjera në këto 20 vjet hap­je­je. Prej tyre mund të veço­hen mar­rëvesh­je dypalëshe me vendet fqin­je, Ital­inë, Gre­qinë apo Maqe­doninë.

Shpall­ja e rezul­tat­eve te Rapor­ti Spe­cial Mon­i­torues per botimin e Kon­ven­tave u be ne nje kon­fer­ence per shtyp, te orga­nizuar ne mjedis­et e Jotel Rogn­er. Ky mon­i­torim eshte pjese e mon­i­torim­it tere­sor per Trans­paren­cen e botimeve Zyrtare ne Repub­liken e Shqipërisë, 2011, i cili mbeshtete kete here nga Part­ner­ship for Trans­paren­cy Fund, me seli ne Wash­ing­ton D.C.

Aktiviteti u per­coll me mjaft interes nga te gjitha medi­at kom­betare, te cilat i pasqyru­an gjere­sisht gjet­jet ne edi­cionet infor­ma­tive te dites.

 

Ekstrakt nga Rapor­ti Moni­tu­rues i lex­u­ar ne kon­fer­en­cen per shtyp


Në 27 Shkurt 2012 u mbushen plot 20 vjet nga rat­i­fiki­mi prej Shqiperise i Kon­ven­tës se OKB “Për të Drej­tat e Fëmi­jës”. Kjo Kon­ven­të refer­o­het si akti i parë ndërkom­bë­tar i nën­shkru­ar pas rënies së komu­nizmit në Shqipëri. Ky përv­je­tor i Kon­ven­tës përkon siv­jet edhe me 100-vje­torit të Shtetit Shqip­tar.

Ne 20 vjet demokraci, Shqipëria ka rat­i­fikuar qin­dra kon­ven­ta, trak­tate dhe pro­tokolle. Parimet e tyre janë trupëzuar në pjesën dër­muese të legjis­la­cionit ven­das në fuqi. Vetë Kon­ven­ta për të të Drej­tat e Fëmi­jëve është shem­bul­li më i mirë ilus­trues: parimet e saj “mishëro­hen” në plot 68 lig­je, përf­shirë këtu Kushte­tutën dhe 8 Kodet më të rëndë­sishme të ven­di.

Për fat të keq, këto 20 vjet karak­ter­i­zo­hen nga një mungesë e thek­suar vemend­je­je për botimin në Fle­tore Zyrtare të këtyre akteve, të cilat për­cak­tu­an tra­jek­toren demokratike të Shqipërisë në vitet e tranzi­cionit. Kësh­tu p.sh. Kon­ven­ta për të Drej­tat e Fëmi­jës (OKB) nuk u botua asnjëherë në Fle­tore Zyrtare si tekst i përk­thy­er zyr­tar­isht në shqip. Mad­je nuk gjen­det i botu­ar as vetë ligji rat­i­fikues i kesaj kon­vente.

Në rastin më të mirë, (dhe ka vetem 2 raste te tilla ne 20 vjet), tek­sti i kon­ven­tave në gjuhën shqipe është botu­ar pas vitesh të tërë, sikurse Kon­ven­ta e OKB “Mbi elem­i­nimin e të gjitha for­mave të diskri­m­inim­it ndaj grave”. Boti­mi i saj në gjuhen shqip u bë i mundur vetëm 15 vjet mpas rat­i­fikim­it (Fle­tore Zyrtare Ekstra 33, dt. 15/10/2008).

Në 1996, Shqipëria nën­shkroi “Kon­ven­tën për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Njeri­ut dhe Lirive Themelore”, të KiE. Kjo kon­ven­të shumë e rëndë­sishme, e cila u rat­i­fikua me një ligj që ynte në fuqi men­jherë, u përk­thye ne shqip dhe u botua ne Fle­tore zyrtare 12 vjet më vonë. Duhet thek­suar se, në fushën e të drej­tave të njeri­ut, Kushte­tu­ta e ’98-ës e fut drejt­për­drejtë në veprim KEDNJ, duke e pozi­cionuar atë në majën e kor­pusin e akteve ndërkom­bëtare të nën­shkryuara nga shteti shqip­tar. Ky është ndër rastet e rral­lë në Europë ku edhe for­mal­isht akti ndërkom­bë­tar është në të njëjtën hier­ar­ki me aktin themeltar të ven­dit.

******

E spe­cial­izuar në gjur­mimin e akteve që “i shpë­to­jnë“ botim­it në Fle­tore Zyrtare, ÇIP ndër­mori nga Shta­tori 2011 e deri në fil­lim të Shkur­tit 2012 një vlerësim tërë­sor të sit­u­atës për aktet ndërkom­bëtare të pabo­tu­ara në peri­ud­hën 1992–2012. U shqyr­tu­an rreth 2046 Fle­tore Zyrtare dhe u iden­ti­fikuan 187 akte ndërkom­bëtare të nën­shkru­ar nga shteti shqip­tar, tek­sti i të cilave nuk është ende i pabo­tu­ar. Ky numër mund të jetë teorik­isht edhe më i madh, duke patur parasysh që një pjese e lig­jeve rat­i­fikuese nuk janë hed­hur fare në Fle­tore Zyrtare (sikurse është rasti i Kon­ven­tës për të Drej­tat e Fëmi­jëve).

Në këtë stok prej 187 kon­ven­tash, 25  janë  Kon­ven­ta të OKB dhe 10 të Këshillit të Europës. Pje­sa tjetër janë krye­sisht mar­rëvesh­je dypalëshe, që gjith­sesi janë shumë të rëndë­sishme ne mar­rd­hëni­et që ka ngrit­ur shteti shqip­tar me vendet e tjera në këto 20 vjet hap­je­je.  Prej tyre mund të veço­hen mar­rvesh­je dypalëshe me vendet fqin­je, Italine, Gre­qine apo Maqe­do­nine. Është shumë intere­sant fak­ti që Shteti Shqip­tar nuk e ka botu­ar asnjëherë tek­stin e mar­rvesh­jes “Për ndar­jen e  shelfit kon­ti­nen­tal me Ital­inë”, e rat­i­fikuar me ligj nr 7685, dt. 15.03.1993.

Fati e donte që i njëjti tip mar­rvesh­je­je, që u mbyll në parim me Gre­qinë dy vjet më parë, të dilte në dritën e opin­ion­it pub­lik para se të “ngurtë­so­hej” nga ndonëj ligji rat­i­fikues I cili nuk është cudi që të mos e kishte fare tek­stin e mar­rvesh­jes.. Po ash­tu, vihet re se një numër edhe më i madh mar­rvesh­jesh dypalëshe të Shqipërisë me fqin­jin e saj lin­dor, Maqe­doninë nuk janë të botu­ara në Fle­tore Zyrtare (rreth 7 të iden­ti­fikuara në kuadër të këtij mon­i­tori­mi).

******

Në vitin 2002, prob­le­mi i stokut të pabo­tu­ar të akteve ndërkom­bëtare u soll në rend të ditës nga Avokati i Pop­ul­lit. Ai kërkoi botimin e 75 akteve të OKB dhe të KiE të nen­shkru­ra nga Shqipëria para dhe pas ’90-ës. Vetëm 4 vite më pas, në 2006-ën, nga Min­is­tria e Drejte­sisë erd­hi një propoz­im konkret: me nje kos­to finan­cia­re prej rreth 2 mil­ione lekesh, Min­is­tria e Drejte­sise mer­rte për­sipër t’i propo­zonte Min­istrise se Finan­cave ta parashikonte si fond bux­heti për gjashtë­mu­jorin e dytë të 2006-ës.

Mil­iar­da lekë të bux­hetit të shteti janë harx­huar që nga kjo kohë për gjith­farë punësh, për­shirë edhe lobime për mar­rvesh­je të reja ndërkom­bëtare, fes­ta anë­tarësimesh në trak­tate të Atlin­tikut Veri­or apo nis­ma rajonale, por stoku i kon­ven­tave në fjalë vijon ende sot të mos e shohë dritën e botim­it, duke u kalbur në mykun e shpër­fill­jes dhe errësirës. Mil­iar­da lekë janë plan­i­fikuar të harx­ho­hen edhe siv­jet për fes­timet e 100 vje­torit të shtetit. Në dijen­inë tonë, asnjë lek nuk është ako­r­d­uar për botimin në Fle­tore Zyrtare të këtij stoku aktesh ndërkombëtare.Ta men­dosh mirë, do të duheshin vetëm 2 këngë­tarë më pak në këto fes­time për 100 vje­torin e pavarë­sisë, për të bërë paratë për përk­thye­sit e Min­istrisë së Drejtë­sisë, që këta t’i hynin punës me urgjencë, në mënyrë që nuan­ca e seri­ozitetit t’i kthe­hej fytyrës së shtetit 100 vje­car të shqip­tarëve deri më 28 Nën­tor 2012.

Ky mon­torim spe­cial real­i­zo­het nga Qen­dra ÇIP ne kuad­er te jubileut te 100 vje­torit te theme­lim­it te shtetit shqip­tar, ne bashkepunim­it me Part­ner­ship for Trans­paren­cy Fund, me seli qen­drore ne Wash­ing­ton D.C.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim