“Botimet zyrtare dhe roli i Medias në rrit­jen e trans­parencës qev­erisëse” ishte tema e tra­jnim­it të orga­nizuar nga Qen­dra ÇIP në datë 20 Janar 2012. Tra­jn­i­mi, i pari i zhvil­lu­ar ndon­jëherë në këtë tem­atike, u frekuen­tua nga rreth 30 gaze­tarët prefe­sion­istë, me një për­vo­jë të kon­siderueshme nëpër gaze­tat dhe tele­vizionet më influ­ente të ven­dit.

Syn­i­mi i orga­ni­za­torëve ishte të ofronin një kup­tim sa më të thel­lu­ar mbi sis­temin shqip­tar të Pub­likimeve Zyrtare si dhe mangësitë që janë kon­stat­u­ar lid­hur me botimin e akteve që nxjer­rin insti­tu­cionet qën­drore kushtetuese. Qen­dra ÇIP shpall në mënyrë të përvit­shme tash­më rezul­tatet e mon­i­torimeve të saj në këtë fushë, dhe lançi­mi i raporteve vje­tore është kthy­er në një event që ngjall interes­im të madh medi­atik.

Orga­niz­i­mi i një tra­jn­i­mi të tillë me gaze­tarët pro­fe­sion­iste u nxit nga vështirësia rel­a­tive e gaze­tarëve (e vëre­j­tur nga ÇIP) për exporim­in e plotë të gjet­jeve të Raporteve të përvit­shme “Trans­paren­ca e Botimeve Zyrtare në RSH”. Mod­uli krye­sor i tra­jnim­it kon­sis­tonte pikër­isht në parashtrim­in e plotë të bazës ligjore e cila dety­ron insti­tu­cionet qën­drore kushtetuese të boto­jnë aktet e tyre në Fle­tore Zyrtare apo në faqet zyrtare të inter­netit.

Njo­h­ja e kësaj baze ligjore është kusht për kup­ti­min e drejtë të gjet­jeve të mon­i­torim­it, si dhe një parakusht për të përf­shirë edhe medi­an në një mon­i­torim të vazh­dueshëm, pavarëisht Raporteve që har­ton ÇIP.Për t’iu përgjigjur sa më mirë interes­im­it të gaze­tarëve, ÇIP kishte përf­shirë në tra­jn­im edhe dy mod­ule të tjera, respek­tivisht për të të drejtën për informim në doku­me­nat­cionin zyrtare (Sami Neza), si dhe për njo­hjen me përm­ba­jt­jen e kon­tratave kon­cen­sion­are (Eniel Kolaneci).

Tra­jn­i­mi syn­on përf­shir­jen e Medias në një pro­ces mon­i­tori­mi të vazh­dueshëm (të përdit­shëm) për të sig­u­ru­ar më shumë pre­sion poz­i­tiv mbi insti­tu­cionet për të pub­likuar vendimet e tyre. Kjo i shër­ben së pari intere­sit pub­lik, dhe së dyti rrit­jes së cilë­sisë së rapor­tim­it gaze­tarsk në çësht­je që kanë të bëjnë me trans­parencën në vendi­mar­rjen qev­erisëse.

Tra­jn­i­mi është hal­l­ka e parë e pro­gramit të për­gat­i­tur nga ÇIP për përf­shir­jen e medias në mon­i­torim­it e vazh­dueshëm të pub­likimeve qever­itare, i cili do të final­i­zo­het më ndar­jen e çmimeve për rapor­timin më të mirë në fushën e Trans­parencës së Botimeve Zyrtare (ne kuadër të Furu­mit të Gaze­tarëve të Drejtë­sisë). Këto aktivitete mbështeten nga Part­ner­ship for Trans­paren­cy Fund, Wash­ing­ton D.C.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim