VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EUROPIANE, “PËR PROGRAMIN NDËRKUFITAR SHQIPËRI – MALI I ZI, PËR VITIN 2009, TË KOMPONENTIT TË DYTË TË INSTRUMENTIT TË NDIHMËS SË PARAADERIMIT (IPA)-BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR PËR SHQIPËRINË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, “Për programin ndërkufitar Shqipëri – Mali i Zi, për vitin 2009, të komponentit të dytë të Instrumentit të ndihmës së Paraaderimit (IPA) -Bashkëpunimi ndërkufitar për Shqipërinë” .
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
10/02/2010
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA