Si të anko­he­mi ndaj një akti admin­is­tra­tiv?

Qytetaret kane te drejte te anko­hen kun­der nje akti admin­is­tra­tiv ose kun­der refuzim­it per nxjer­rjen e tij. E drej­ta e ankim­it mund te ushtro­het me ane te nje kerkese jofor­male e cila zakon­isht merr for­men e nje shkrese qe permban te dhen­at e meposhtme:

• Organin admin­is­tra­tiv te cilit i drej­to­het;
• Gjen­er­alitetet, gjend­jen civile, pro­fe­sion­in, vend­ba­n­imin e aplikan­tit;
• Shp­jegime ne lid­hje me fak­tet rreth te cilave behet kerke­sa;
• Si dhe kur eshte e mundur, bazen ligjore per kete kerkese;
• Shp­jegime te qar­ta lid­hur me pre­tendimet; dat­en dhe fir­men e aplikan­tit apo te ndon­je per­soni tjeter lig­jer­isht te autor­izuar prej tij.

Kjo kerkese nuk ka asnje efekt per pezul­lim­in e fuqise se aktit admin­is­tra­tiv dhe te veprim­it te afat­eve te tij. Qyte­tari nuk eshte i detyru­ar te prese ndon­je afat per paraqit­jen e nje kerkese jofor­male. Ai ka te drejte qe bren­da nje mua­ji te marre nje pergjig­je te arsyet­u­ar lid­hur me kerke­sen jofor­male.
E drej­ta e ankim­it gjithash­tu mund te ushtro­het me ane te nje anki­mi admin­is­tra­tiv (for­mal). Qytetaret kane te drejte te kerko­jne revokimin, shfuqiz­imin, ose mod­i­fikimin e aktit admin­is­tra­tiv, bren­da nje mua­ji nga dita kur ankue­si ka marre njof­tim per nxjer­rjen ose mosnx­jer­rjen e aktit.

Paraqit­ja e ankim­it admin­is­tra­tiv e pezul­lon zba­timin e aktit admin­is­tra­tiv me per­jash­tim te rasteve kur ai ka nje ren­de­si te vecante sepse eshte i lid­hur me veprim­tari themelore shteterore sic jane: mbled­h­ja e tak­save e tatimeve dhe te ard­hu­rave te tjera bux­hetore; masa policore; urd­her­i­mi me ligj i ndalim­it te pezul­lim­it; intere­sa te ren­dit pub­lik; shen­de­tit pub­lik apo intere­sa te tjera pub­like. Per secilin prej ketyre rasteve qyte­tari ka te drejte te infor­mo­het per shkaqet e mospezul­lim­it.

Anki­mi admin­is­tra­tiv duhet te permba­je: emrin dhe adresen e ankimue­sit; aktin admin­is­tra­tiv te nxjerre apo te refuzuar; shkaqet e ankim­it; cdo doku­ment tjeter qe vlere­so­het si i ren­de­sishem nga ankue­si.

Organi i ngarkuar per shqyr­timin e aktit admin­is­tra­tiv mund te pra­no­je kerke­sen e ankim­it dhe sipas rastit te ven­dose:

• Lenien ne fuqi te aktit admin­is­tra­tiv dhe rrez­imin e ankim­it;
• Shfuqiz­imin ose revokimin e aktit admin­is­tra­tiv dhe pra­n­imin e ankim­it;
• Ndryshimin e aktit admin­is­tra­tiv duke pran­uar pje­ser­isht ankimin;
• Detyrim­in e organ­it admin­is­tra­tiv kom­pe­tent per te nxjerre aktin admin­is­tra­tiv kur eshte refuzuar nxjer­r­ja e tij.

Gjithash­tu organi kom­pe­tent mund te ven­dose per mospra­n­imin e kerke­ses ne rastet kur behet fjale per akte te cilat per nga natyra jane te paankimueshme; kur afatet kohore per ankimin kane per­fun­d­uar; kur organi gjykon qe ne pam­je te pare akti admin­is­tra­tiv eshte i vlef­shem.

Cdo qyte­tar i trete, intere­sat e te cilit ceno­hen ne menyre te drejt­per­drejte nga shfuqiz­i­mi, revoki­mi ose mod­i­fikim i aktit admin­is­tra­tiv qe anki­mo­het, ka te drejte te njofto­het per pro­ced­imin admin­is­tra­tiv dhe te marre pjese ne te duke parashtru­ar pre­tendimet e tij.

(kodi i pro­ce­du­rave admin­is­tra­tive – nenet 135, 136, 137, 138, 139, 140, 141, 142, 143, 144, 145 dhe 146).


 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim