Në datë 27 Maj 2011, Qen­dra ÇIP i dorë­zoi Radio Tele­vizion­it Ora NEWS në një cer­e­moni të posaçme Tro­fe­un “Glo­bi i Kristaltë“ për Medi­an më të Mirë. Ky është çmi­mi më pres­tigjoz që Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, si nje opeara­tor i spe­cial­izuar i shoqerise civile në Trans­parences dhe Informim­it të Pub­likut,  ndan për oper­a­torët medi­atike në Shqipëri.

RTV ORA NEWS u vlerë­sua nga ÇIP si Media më e mirë për Ino­va­cionin, Pro­fe­sion­al­izmin dhe Objek­tivitetin e larte në informimin e pub­likut në Zgjed­hjet Lokale, 2011. Në fjalën e rastit, Drej­tori Ekzeku­tiv i ÇIP, Ger­ti Shel­la u shpreh se Tele­vizioni ORA NEWS, Radio ORA NEWS dhe faq­ja zyrtare në inter­net, kanë dhënë një kon­tribut të shkëlqy­er për pasqyrim­in e Zgjed­hjeve Lokale 2011.

“Falë Inovacionit,Profesionalizmit dhe Objek­tivitetit Të ORA NEWS, pro­ce­si zgjed­hor në Shqipëri fitoi një dimen­sion të ri trans­parence para pub­likut dhe insti­tu­cion­eve ven­dase dhe part­nerëve ndërkom­bëtare, kurse shqip­tarët fitu­an më shumë bes­im, por edhe sens kri­tik, tek pro­ce­si i numëri­mi të votës së tyre“, u shpreh Shel­la tek­sa i dorë­zonte Tro­fe­un Pres­i­den­tit të RTV Ora NEWS, Z. Ylli Ndro­qi.

Në vlerësimin që ÇIP i bëri të gjithë oper­a­torëve medi­atike audio-vizuale që mbu­lu­an Zgjed­hjet Lokale 2011, tre ishin ele­mentet tekniko-pro­fe­sion­ale më të spikatur që e dal­lu­an ORA NEWS kra­ha­suar me medi­at e tjer­at:

Lex­i­mi live i numërim­it të votave “Basha-Rama…Rama-Basha“ do të mbetët gjatë në mem­o­rien e pub­likut shqip­tar si një risi origji­nale dhe prove i përkush­tim­it pro­fe­sion­al të gaze­tarëve të ORA NEWS.

Strem­ing në inter­net me cilësi opti­male i trans­me­tim­it tele­viziv cak­toi një stan­dart të ri për medi­an online në Shqipëri, të kra­ha­sueshëm me medi­at më pres­tigjoze të botës.

Kualiteti i trans­me­tim­it të sin­jalit tele­viziv edhe në radio, ku çdokush pati mundësi të ndjekë në mënyrë të pandër­pre­re pro­cesin e numërim­it të votave edhe tek­sa shkonte nga zyra në shtepi, apo nga shtepia ne super­mar­ket, kanë ridi­men­sionuar thelle­sisht mision­in e radios në tre­gun medi­atik. Radio Ora NEWS është sot radio më e mirë  infor­ma­tive në Shqipëri.

 

shiko te gjitha fotot e cer­e­monise…

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim