Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, dhe të neneve 31 e 32, shkronja “a”, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1.      Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e vitit 2007, t’i shtohet fondi prej 40 858 622 (dyzet milionë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e njëzet e dy) lekësh, për dhënie ndihme financiare, sipas preventivave të hartuara nga këshilli i qarkut të Kukësit, familjeve të komunave Bujan, Margegaj, Fierzë dhe Bytyç, rrethi Tropojë, të qarkut të Kukësit, të dëmtuara nga tërmeti i datës 10 korrik 2005, fond i cili të ndahet, si më poshtë vijon:

 

a)        Komunës Bujan, 29 259 929 (njëzet e nëntë milionë e dyqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e njëzet e nëntë) lekë, fond i cili do të shpërndahet nga komuna për kryefamiljarët, sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet vendimit.

b)        Komunës Margegaj, 8 885 261 (tetë milionë e tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e një) lekë, fond i cili do të shpërndahet nga komuna për kryefamiljarët sipas tabelës 2, që i bashkëlidhet vendimit.

c)        Komunës Fierzë, 1 102 696 (një milion e njëqind e dy mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë, fond i cili do të shpërndahet nga komuna për kryefamiljarët sipas tabelës 3, që i bashkëlidhet vendimit.

ç)  Komunës Bytyç, 1 610 736 (një milion e gjashtëqind e dhjetë mijë e shtatëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë, fond i cili do të shpërndahet nga komuna për kryefamiljarët sipas tabelës 4, që i bashkëlidhet  vendimit.
Fondi prej 40 858 622 (dyzet milionë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e njëzet e dy) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, për vitin 2007.
Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm dhe prefekti i qarkut të Kukësit për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
24/01/2007

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim