Në datë 6 Mars 2023 u zhvil­lua në Berat Taki­mi i katert Rajon­al me temë: “Kon­sul­ti­mi pub­lik në niv­el ven­dor — shkëm­bi­mi i për­vo­jave më të mira dhe për­dori­mi i teknologjisë së infor­ma­cionit”. Taki­mi u mba­jt në for­matin e tryzës së rrum­bul­lakët.  Në tryezë morën pjesë zyr­tarë të bashkive Berat, Fier, Lush­n­je, Kuçove, Poli­can, Skra­par, Patos, Roskovec, Dimal dhe Belsh.

 

Për­faqësi­mi në tyezë ishte në niv­el nën-kryetarësh bashkie. Po ash­tu, në Tryezë morën pjesë drej­torë të drej­torive të Buxhetit/Financave si dhe koor­di­na­torët e kon­sul­tim­it pub­lik në bashk­itë respek­tive. Po ash­tu, pjesë­mar­rës në takim ishin edhe sekre­tarë të këshillave bashkikë të cilët gjithash­tu kanë përgjegjësi speci­fike në orga­niz­imin e takimeve kon­sul­ta­tive sa i takon tem­atikës vendi­mar­rëse për bux­hetin, pronat dhe rreg­ul­loret e bashkive.

 

Edhe në Tryezën rajonale të Beratit, unifiki­mi i stan­dar­tit ligjor ne pro­cesin e kon­sul­tim­it pub­lik u  kon­siderua nje doms­dosh­meri në kushtet aktuale. Per te refer­u­ar per­vo­jen e tyre ne kete takim ishin perzg­jed­hur Bashkite Berat, Patos dhe Roskovec, si pjese pro­gramit pilot.

IMG_2318

Taki­mi u moderua nga drej­tori i INFOÇIP, Z. Ger­ti Shel­la. Ekpert­ja e pro­jek­tit Znj. Voltana Ade­mi, ish-kryetare e Bashkise Shkoder, prezan­toi metodiken e kon­sul­tim­it pub­lik qe reflek­ton edhe prak­tikat me te mira të zhvil­lu­ara nga INFOÇIP.

 

voltana ademi INFOCIP

IMG_2262

Në Takim gjithash­tu refer­oi edhe Znj. Elda Gox­haj, drej­tore e Drej­torisë së Pro­jek­teve Strategjike në Bashk­inë Patos. Ajo thek­soi rëndës­inë e kon­sul­timeve pub­like në funk­sion të thith­jes së fondeve të dona­torëve, sido­mos fondeve të BE që kanë në vëmend­je demokrac­inë ven­dore dhe pro­jek­tet e finan­cuara që kri­jo­jnë impakt në komu­nitet. Në takim gjithash­tu foli edhe për­faqë­sue­si i AMVV, Z. Stil­iano

 

Taki­mi u zhvil­lua ne nje nga sal­la e Hotol Colom­bo. Tryeza u shoqerua me prezan­time ne PP. Taki­mi dhe disku­timet u doku­men­tu­an nga INFOCIP me foto dhe me video. Ai u pasqyrua në rrjetet social përmes account-it zyr­tar në FB, por edhe si shkrim më vetë në Plat­for­mën www.konsultimivendor.al

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim