INFOCIP dhe NDI Alba­nia — Nation­al Demo­c­ra­t­ic Insti­tute po puno­jnë së bashku për të pro­movuar zgjed­hje te lira dhe te nder­shme jashte ndikimeve te paligjshme.  Misioni i për­bashkët është që të garan­to­het bes­i­mi i pub­likut në pro­cesin demokratik të zgjed­hjeve duke zbu­lu­ar, sin­jal­izuar dhe het­u­ar akuzat për krim­in elek­torale te dyshuara gjatë kohës që pro­ce­si zgjed­hor është aktiv. Qen­dra për Çësht­jet e Informim­it Pub­lik do të ketë akses në për­vo­jën e gjatë që NDI ka në mon­i­torim­in e pro­ce­seve zgjed­hore. INFOCIP do të puno­jë bashkë me part­nerët që të inku­ra­jo­jnë qyte­tarët të denon­co­jnë parregul;sitë zgjed­hore në organet kom­pe­tente, por edhe shtyrë insti­tu­cionet për het­im adeku­at dhe të shpe­jtë të tyre.

 

BANNER I VERDHE me logo

 

NDI do te ofro­je asis­ten­cen e vet pro­fe­sion­ale ndaj INFOCIP në kuadër të imple­men­tim­it të pro­jek­tit me tit­ull “ Pro­movi­mi i integritetit zgjed­hor në Shqipëri”. INFOCIP do të puno­jë për të doku­men­tu­ar të gjitha rapor­timet në Media, Poli­ci, Prokurori (përf­shirë SPAK) si dhe në KQZ, në por­tal­in e denoncimeve për vepra penale të dyshuara që bien nën për­cak­timet e kreut X të Kodit Penal, të ndryshuar.

 

Pro­jek­ti ka tre pikësyn­i­mi apo shtyl­lat krye­sore:

  1. Të infor­mo­jë pub­likun për kushtet ligjore që rua­jnë dhe rrisin integritetin e pro­ce­sit zgjed­hor, pa manip­ulime dhe jashtë prak­tikave të paligjshme.
  2. Të mbled­hë, të ekspo­zo­jë në inter­net dhe të har­to­jë inci­den­cat e krimeve zgjed­hore në Shqipëri përmes mon­i­torim­it të bazuar në evi­den­ca, Teknologjisë së Infor­ma­cionit dhe Komu­nikim­it dhe të Drejtës për Informim.
  3. Të sig­uro­jë një vlerësim gjithëpërf­shirës në lid­hje me efik­a­sitetin e hetim­it dhe fil­lim­in e gjykimeve kundër atyre që përf­shi­hen në bler­jen e votës, duke ndih­muar kësh­tu Shqipërinë dhe BE për të vlerë­suar pro­gresin në pro­cesin e inte­grim­it.

Pages from Shitblerja e votës - Storyboard_video 2 (1) (1)

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim