Arsye­ja qe jemi mbled­hur sot ketu ka të bëjë me vendi­mar­rjen e drejper­drejte dhe me demokrac­inë ne kup­ti­min e saj me origji­nal. Shqiperia ofron garan­ci të plota kushtetuese për ushtrim­in e sovran­itetit nga pop­ul­li, por, paradok­sal­isht, mje­disi ligjor që bën të mundur në prak­tikë ushtrim­in e kësaj të drejtë mungon!

 

Në 25 vite që kemi kalu­ar që nga përm­bys­ja e rregjim­it komu­nist, cilësia e demokracise ka vijuar të përke­që­so­het në kra­hasim me prit­shmer­itë legjitime të shqiptareve.

 

Ne 25 vite demokraci nuk ka asnje ini­cia­tive ref­er­en­dare të nisur nga zgjed­hësit që të jetë lejuar nga organet shtetërore të kon­trol­lu­ara poli­tik­isht.

 

Poli­ti­ka ka marre kon­trol­lin total mbi demokracine dhe mbi vendi­mar­jen pub­like që është shpir­ti i sitemit.

 

Sot, me shume se kurre kemi arsye te men­do­jme se përqën­dri­mi i vendi­mar­rjes pub­like në pak duar, defor­mon demokrac­inë. Nese nuk bejme dic­ka per te imponuar një axhende legjisla­tive per adop­ti­min e  lig­jeve ref­er­en­dare, demokra­cia rrezikon te jete nje trofe me shume në vilat e oli­garkeve.

 

Nese nuk bejme dic­ka, per te resauru­ar mekaniz­mat refer­n­darë, të vendi­mar­rjes nga poshtë-sipër, Demokra­cia mund te gje­je shpe­jt veten ne një tra­jek­tore vetëshkater­ruese.

 

Shan­si i fun­dit i mbe­tur për të shpë­tu­ar demokrac­inë është rik­thi­mi i saj tek pronari legjitim, pra tek SOVRANI dhe leji­mi i këtij të fun­dit të ushtro­jë vull­netin e vet ven­dia­mar­res ne menyre te drejt­per­drejtë, sikurse ja garan­ton Kushte­tu­ta e ven­dit në nenin 2 të saj.

 

Sot qe jemi mbled­hur të gjithë këtu të kon­sta­to­jmë pikës­apari se garancitë kushtetuese janë par­al­izuar, ndërko­hë që vull­neti demokratik që buron direkt nga pop­ul­li është atrofizuar nga një klasë poli­tike që gjith­monë e më shumë shkon në kurs për­plaas­je me aspi­ratat legjitime të atyre që i kanë zgjed­hur.

 

Ref­er­en­dum në Shqiperi ështe provuar katerciper­isht si një mision i pamundur. Penge­sa nuk jane shqip­tarët që “fle­jnë gjumë”, por të zgjed­hu­rit e shqip­tarëve që kanë mpirë instik­tin për liri dhe demokraci të shqip­tarëve. Pamundësi­mi sis­tem­atik për të mos I lejuar shqip­tarët të shpre­hen me ref­er­en­dum mbi mënyrën se duan ta ndër­to­jnë vendin e tyre dhe të për­cak­to­jnë sis­temin e për­bashkët të vler­ave është një nga mëkatet his­torike të klasës poltike të tranzi­cionit.

 

Jo vetëm ref­er­en­du­mi i përgjithshëm, por edhe ref­er­en­du­mi ven­dor është një pamundësi absolute. Pavare­sisht per­cak­timeve të reja në ligjin “për vetë qev­eris­jen ven­dore”, zhvil­li­mi i refer­n­dumeve ven­dore ka rezul­tu­ar një mision total­isht i pamundur.

 

Inisia­ti­va ligjvënëse e shte­tasve është një tjetër garan­ci kushtetuee. Ajo nuk ka funk­sionuar kurre si në niv­el ven­dor ashtë dhe në niv­el qen­dror.

 

Kon­sul­ti­mi pub­lik, edhee pse ka një ligj të posaçëm për të, mirat­u­ar së fundim, kon­sidero­het qysh sot si një mekanizem jo-efek­tiv. Disa mad­je e kane vlerë­suar qysh tani si një mekanizëm në kufi­jtë e hipokrizisë,  që nuk ofron asnjë garan­ci për një pro­ces të nder­shem kon­sul­ti­mi.

 

Sa i takon kon­sul­timeve në niv­el ven­dor, edhe pse kemi një ligj të ri, përsëri moskup­ti­mi dhe shmang­ja nga detyra ligjore është një ves i pashëru­ar ndër pushte­tarët ven­dore. Sot në qev­eris­jen ven­dore nder­mer­ren kon­sull­time të rreme, pasi vendimet janë mar­rë që më parë.

 

Sa I takon peti­cion­eve, ato tash­më thua­jse kanë dalë fare nga fjalori i shqipes së sotme dhe brezi i ri i rrit­ur ne demokraci thua­jse nuk ja njeh kup­ti­min kësaj fjale. Shkol­lat bëjnë pak ose aspak për të edukuar brezin e ri me ide­të e lirisë, barazisë dhe demokracisë me pjesë­mar­rje. Media ako­ma dhe më pak! Intimidi­mi nga arro­gan­ca e pushteti është në nivele shqetë­suese.

 

Edhe disku­ti­mi i nisur per te lis­tat e hapu­ra zgjed­hore, që do te lejonte një frymemar­rje pas­ka me demokratike per sis­temin tone zgjed­hor është i des­tin­uar të presë ndosh­ta disa vite para se të kthe­het në një realitet ligjor.

 

Edhe disku­ti­mi per zgjed­hjen e një pres­i­den­ti nga pop­ul­li eshte në thelb nje kerk­sese per me shumë demor­aci të drejtpe­drejte, por edhe për këtë argu­ment ka një shur­d­hëri nga vendi­mar­resi.

 

Nëse nuk ka një rrugë të hapor për demokrac­inë direk­te, kjo nuk do të thotë që duhet të kthe­he­mi pra­pa. Përkun­drazi, nëse rru­ga ështe e mbyl­lur, kjo do të thotë që ne duhet ta hapim atë. Ky Forum i nderu­ar le t’i shër­be­jë këtij qël­li­mi!

 

Ju falem­n­der­it !

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim