6- MARS 2020, TIRANE – Kryetar­ja e Këshillit të Lartë Gjyqë­sor, znj. Nau­re­da Llaga­mi, e shoqëru­ar nga anë­tarët z. Erjon Muhar­remaj dhe znj. Brike­na Ukper­aj, mori pjesë në Kon­fer­encën Kom­bëtare “Kohëzg­jat­ja e shqyr­ti­mi Gjyqë­sor në Apel, 2019 dhe anal­iza kra­ha­suese 2016–2019”, orga­nizuar nga Qen­dra INFOÇIP. Në këtë kon­fer­encë ishin të pran­ishëm, ambasador­ja e Vendeve të Ulë­ta në Tiranë, Avoka­tia e Pop­ul­lit, për­faqë­sues nga Inspek­torati i Lartë i Drejtë­sisë, Dhomës së Avokatisë, Shoqërisë Civile, etj.

 

Në fjalën e saj, Kryetar­ja e KLGJ, Znj. Nau­re­da Llaga­mi thek­soi se “Vlerësi­mi tem­atik i shpe­jtë­sisë së gjykim­it në 6 gjykatat e apeleve i real­izuar nga INFOÇIP i shër­ben vizion­it tonë dhe na ofron mundës­inë për të parë nga një optikë e pavarur vlerësi­mi ecur­inë e treguesve të efi­ciencës.”

 

naureda llagami KLGJ INFOCIP, OK

 

Pasi falën­deroi orga­ni­za­torët për gjet­jet e bëra, në raport me kohëzg­jat­jen e pro­ce­seve gjyqë­sore në gjykatat e apeleve në Shqipëri, znj. Llaga­mi u shpreh në fjalën e saj për­shën­de­tëse, se nis­ma të tilla mon­i­toruese, jo vetëm ndërgjegjë­so­jnë pub­likun e intere­suar për çësht­jet e drejtë­sisë dhe për refor­mën në drejtësi, por lid­hen direkt me disa nga pri­or­itetet si afat-gja­ta dhe afat­shkur­tra të KLGJ-së.

 

Duke vënë theksin tek rëndësia e veçan­të që kanë gjykatat e Apelit, pasi vendimet e tyre janë të for­mës së pre­rë dhe me ndikim të lartë si për palët dhe gjithë shoqërinë, znj. Llaga­mi u shpreh se pri­or­itet i KLGJ-së mbeten mirë­me­nax­hi­mi i sis­temit, cilësia dhe aksesi.

 

Në fund të fjalës së saj, znj. Llaga­mi tha se “Këshilli mbetet i hapur edhe përtej çësht­jeve indi­vid­uale atje ku komu­niki­mi dhe trans­paren­ca duhet të jetë e një niveli më të lartë; që të arri­jmë të kup­to­jmë edhe grup-çësht­jet më të ndjeshme dhe të ndiko­jmë strategjik­isht në adres­imin e tyre qof­shin këto që lid­hen me pronat, me famil­jen, me fëmi­jët apo mar­rëd­hëni­et me insti­tu­cione të cak­tu­ara të admin­is­tratës pub­like; që të kup­to­jmë edhe gru­pet për të cilët duhet të puno­jmë më shumë për t’i përf­shirë dhe ofru­ar akses më të gjerë si për shem­bull gratë vik­ti­ma të dhunës në famil­je; fëmi­jët e komu­niteteve në nevo­jë, etj.”  Kon­fer­en­ca Kom­betare e orga­nizuar nga INFOCIP me mbeshtet­jen e Ambasades se Vendeve ne Ule­ta ne Tiranë u pasqyrua edhe në faqen zyrtare te KLGJ. 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim