Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, INFOCIP shpal­li sot gjet­jet e Raportin Spe­cial Mon­i­torues për Gjykatën e Lartë të RSH. Vlerësi­mi tem­atik për afatet pro­ce­du­ra të shqyr­tim­it gjyqë­sor dhe dorëzim­it të dos­jeve nga Kolegji Admin­is­tra­tiv i Gjykatës së Lartë, vitet 2015 — 2016 u be pub­lik para medi­ave te shum­ta te pran­ishme ne kon­fer­en­cen per shtyp te thirrur per kete qel­lim.

gerti shella 2

 

Sipas Rapor­tit, i cili real­i­zo­het per here te pare mbi kete tem­atike, Gjatë vitit 2016, Kolegji Admin­is­tra­tiv i GJL dha gjith­sej 604 vendime gjyqë­sore. Prej tyre në anal­izë u morën 575 vendime nga ku rezul­toi se vetëm 2 nga 575 çësht­jet e vendimuara në 2016-ën janë shqyr­tu­ar bren­da afatit ligjor 90-ditor (me pak se 0.3%).

Kohëzg­jat­ja mesa­tare e shqyr­tim­it të një çësht­je në Kolegjin Admin­is­tra­tiv të GJL gjatë 2016-es rezul­ton 820 ditë ose 2.2 vjet. Kjo shifër e tejkalon mbi 9 herë afatin që parashikon ligji 49/2012, i ndryshuar .

Koha më e gjatë e shqyr­tim­it gjyqë­sor për çësht­jet e vendimuara në vitin 2016 nga Kolegji Admin­is­tra­tiv i GJL është 2080 ditë ose 5.7 vjet nga data e regjistrim­it të rekur­sit.

 

Nga anal­iza e të dhë­nave, rezul­ton se, përtej afatit ligjor të lejuar (90 ditë), Kolegji Admin­is­tra­tiv i GJL kon­sumoi më e pak­ta 419724 ditë për çësht­jet që vendi­moi në vitin 2016. Këto janë afër­sisht 1150 vjet. Me fjalë të tjera, sub­jek­tet të cilat morën një vendim në dorë gjatë vitit 2016 për çësht­je admin­is­tra­tive në vititn 2016, iu desh më parë të pris­nin të gjithë se bashku (për 599 çësht­je rekur­si) mbi 11 shekuj e gjysëm që drejtësia të shër­be­hej për ta nga Gjyka­ta e Lartë e RSH.

DSC_9777

 

Sa i takon dorezim­it ne sekre­tari te vendimeve, sipas Rapor­tit, nga vlerësi­mi për vitin 2016, rezul­ton se, bren­da afatit ligjor prej 10 ditësh janë dorëzuar në sekre­tar­inë e Gjykatës së Lartë  vetëm 82 nga 595 vendime të anal­izuara 14%  e total­it. Pje­sa tjetër prej 513 vendimesh ose 86% e total­it dalin jashtë këtij afati.

Nderko­he, per vitin 2015, kohëzg­jat­ja mesa­tare e shqyr­tim­it të një çësht­je në Kolegjin Admin­is­tra­tiv të GJL gjatë 2015-ës rezul­ton të jetë 954 ditë, ose 2.6 vjet. Kjo shifër e tejkalon mbi 10 herë afatin që parashikon ligji 49/2012, i ndryshuar për shqyr­timin gjyqë­sor të çësht­jeve admin­is­tra­tive në GJL.

Koha më e gjatë e shqyr­tim­it gjyqë­sor për çësht­je të vendimuar në vitin 2015 nga Kolegji Admin­is­tra­tiv i GJL është 1889 ditë ose 5.3 vjet nga data e regjistrim­it të rekur­sit.

 

Përtej afatit ligjor të lejuar për shqyr­timin e rekur­se­ve (90 ditë), Kolegji Admin­is­tra­tiv i GJL kon­sumoi më e pak­ta 616572 ditë për çësht­jet e vendimuara në vitin 2015. Këto janë afër­sisht 1600 vjet ose 16 shekuj të kon­sumuar përtej afatit ligjor për shqyr­timin e një rekur­si admin­is­tra­tive në Gjykatën e  Lartë.

Nga vlerësi­mi rezul­ton se, bren­da afatit ligjor prej 10 ditësh janë dorëzuar në sekre­tar­inë e Gjykatës së Lartë  9%  e total­it, ose 65 nga 709 vendimesh të anal­izuara

 

Mon­i­tori­mi i real­izuar nga INFOÇIP është mbështe­tur nga Nation­al Endow­ment for Democ­ra­cy, NED, me seli në Wash­ing­ton D.C, (SHBA) që finan­co­het krye­sisht me fonde të Kon­gre­sit Amerikan.Të dhë­nat e këtij mon­i­tori­mi ekspo­zo­jnë për herë të parë për pub­likun shqip­tar sit­u­atën shqetë­suese të vone­save në Gjykatën e Lartë si dhe për­l­log­a­risin nivelin e zba­tim­it të ligjit nga tru­pa gjyqë­sore e kësaj gjykate.

 

Shkarko permbled­he­sen Ekzeku­tive

 

Shkarko Raportin e Plote

 


 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim