Qen­dra per Çesht­jet e Informim­it Pub­lik, INFOCIP, ne kaudër të Plat­for­mës së DHOMES ZGJEDHORE, po mon­i­toron zba­timin e per­cak­timeve te reja ligjore ne Kodin Penal per Krim­in Zgjed­hor, ndryshuar me ligji nr. 89/2017, datë 22.5.2017, dhe konkretisht të gjitha parashikimet që përm­ba­hen tek  Kreu X i KP “Veprat penale qe prekin zgjed­hjet e lira dhe sis­temin demokratik te zgjedhjeve”.Të dhë­nat e mon­i­torim­it per peri­ud­hen parazg­jed­hore janë përm­bled­hur në një raport spe­cial, i cili “fotogra­fon” sit­u­at­en e kallz­imeve penale  dhe te shkarkimet nga puna mbi bazën e parashikimeve që përm­ban Kodi Penal i ndryshuar në 23 Maj 2017, si dheVKM nr. 473 / 2017.foto konference 1

Qe nga fil­li­mi i fushates e deri ne mbyll­jen e saj rezul­to­jne 30 kallz­ime penale. Num­rin më të madh të kallz­imeve e zënë ato që kanë të bëjnë me shpër­dorim­in e fugurës së zyr­tar­it pub­lik në fushatë zgjed­hore, e parashikuar kjo nga neni 328/a i Kodit Penal. Kjo shifër mund të jetë dhe më  lartë në ditet në vijim, pasi pritet porce­si i per­fundim­it te ver­i­fikimeve nga mon­i­torue­sit e Task Force edhe per te pezul­lu­ar­it nga puna..

 

Nga totali i kallz­imeve, me shpesh eshte refer­u­ar neni 328/a “Për­dori­mi i Funk­sion­it Pub­lik për veprim­tari poli­tike ose zgjed­hore, ndjekur nga neni 328 “Kor­rup­sion aktiv në zgjed­hje” dhe me pak raste  për veprat penale të krim­it zgjed­hor, parashikuar nga nenet 331, 332/a, 325 dhe 329.

 

Ndër fig­u­rat e lar­ta që kanë re pre e denoncimeve janë kryem­i­nistri i ven­dit njëher­azi kryetar i PS, Edi Rama, Kryetari bashk­isië Kamëz, Xhe­lal Mziu, Kryetari i Bashk­isë Vlorë, Dri­tan Leli, kan­di­dati për deputet në Qarkun e Beratit Fadil Nasu­fi, etj. Po ash­tu, një numër i kon­siderueshëm drej­torës dhe nëpunës të lartë të armis­tratës, duke fil­lu­ar nga sekre­tarët e përgjithshëm të min­istrive, drej­tori i Pos­ta SHA, apo she­fa doganash apo ne tatime, apo edhe drej­tore burgjesh janë larguar nga detyra. Në këtë kat­e­gori bëjnë pjese edhe drej­torë të ndër­mar­rjeve të rendë­sishme si Albpetrol, Heku­rud­ha dhe Ndër­mar­je të Ujës­jel­lësit.foto konference gerti

 

Ne num­ri i të shkarkuarave/ pezul­lu­arve nga puna eshte 43 (dy prej tyre jane ne fakt dore­he­q­je), krye­sisht me moti­va­cioni per perf­shir­je ne fushate, kurse 55 janë pro­ced­ime disi­plinore. Në total janë rreth 100 shkarkimet apo pezul­lime nga puna ne kete fushate elek­torale. Pro­mo­tori krye­sor i shkarkimeve nga puna kane qene min­is­trat teknike te PD, ku me shume shkarkime ren­dit Min­stri i Drejte­sise, i ndjekur Min­si­tria e Arsim­it dhe ajo e Mire­qe­nies Sociale. Ne shu­mi­cen e vendeve të punës të mbe­tu­ra vakant janë emëru­ar men­je­herë per­son­el nga tit­ullarët e insti­tu­cion­eve, duke kri­juar këtu një moment inter­pre­ti­mi nëse janë të legjitimuar vetë min­is­trat teknikë të bëjnë emer­ime në punë në kohë fushate.

 

shkarko raportin spe­cial te plote

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim