Ne fjalen e hap­jes se kon­fer­ences kom­betare per vleres­imin tem­atik te afat­eve pro­ce­du­rale te gjykatave admin­is­tra­tive, drej­tori i INFOCIP, Ger­ti Shel­la u shpreh se “afatet janë mjeti dhe qël­li­mi për plotësimin e tipar­it themelor të saj: gjyki­mi i shpe­jtë dhe pa zvar­rit­je; jashtë RESPEKTIMIT te afat­eve nuk ka drejtësi admin­is­tra­tive EFEKTIVE.

 

 

Nisur nga kjo premisë, ligji 49/2012, per­cak­ton se shqyr­ti­mi gjyë­sor admin­is­tra­tiv duhet të mbyl­let jo më vonë se 30 ditë, dhe vendim te dorë­zo­het jo më vonë se 7 ditë, (e vlef­shme kjo per dy shkallet e para te gjykim­it).

 

Shifrat flasim për progress të ndjeshëm gjatë vitit 2015 sa i takon dorëzim­it në afat të vendimeve. Ne gjykatat e shkallës së pare, rreth 85% e vendimeve u dorëzuan brn­da aftit ligjor 7 ditor gjate 2015. Sa i takon Apelit Admis­ni­tra­tiv, tregue­sit e dorëzim­it ne 2015 shënu­an rrit­je me rreth 12 %  kra­hasar me 2014.

 

Por, nga ana tjetër, vleres­i­mi kon­sta­toi se vone­sat në shqyr­timin gjyqë­sor admin­is­tra­tiv vijuan të mbeten një prob­lem i rëndë­sishme gjatë 2015.  Kohëzg­jat­ja mesa­tare e shqyr­tim­it ne apel rezul­toi  340 ditë, ndërko­hë që në shkallë të parë kjo mesa­tare ne rang ven­di ishte 135 ditë.

 

Sipas Shelles, njeko­he­si­ht drej­tori grupit te punes qe real­i­zoi kete vleres­im tem­atik te ren­de­sishme, këto të dhë­na e kapërce­jnë disa fish respek­tivisht aftin 30 ditor mbren­da të cilit pritet të shqyr­to­het një cësht­je gjyqë­sore. Me fjale te thjesh­ta, për të mbyl­lu­ar një shqyr­timin admin­is­tra­tiv në te dyja shkallet, shqip­tarët priten përafër­sisht 300 ditë gjatë vitit 2015, ose rreth 8 herë e gjy­sem më shumë se sa afati i për­cak­tu­ar ligjor.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim