Data­baza e Akteve të Pushteti Lokal ofron mundës­inë të nji­heni me vendi­mar­rjen e këshillave bashki­akë në qytete krye­sore të ven­dit. Çdo vendim i Këshillit Bashki­ak (VKB), që nga viti 2007 e deri më sot, është dix­hital­izuar nga Qen­dra ÇIP dhe më pas është hed­hur në Data­bazë sipas kri­ter­it të ren­dit indek­sues për secilin qytet. Mjafton një klikim mbi tit­ullin e çdo VKB, dhe ajo do të hapë men­jëherë pëm­ba­jt­jen e vendim­it në for­mat PDF.

Vlen të thek­so­het se disa bash­ki për­dorin një rend indek­sues me bazë kalen­darike për VKB (p.sh Tirana, Korça, etj), kurse disa të tjera për­dorin një rend indek­sues me bazë legjis­la­ture (p.sh Dur­rësi). Edhe në data­base, VKB gjen­den të ren­di­tu­ra për secilin vit sipas ren­dit indek­sues që për­dorin vetë bashk­itë respek­tive.

Kjo Data­basë ka për­masë Kom­bëtare dhe është unike në llo­jin e vet. Ajo syn­on të sig­uro­jë akses të gjerë, efek­tiv dhe pa pagesë tek aktet e Këshillave Bashki­akë për të gjithë të intere­suar­it, në një por­tal të vetëm online.

 

 
<< Kthehu ne fillim