Data­baza e Akteve të Pushtetit Qën­dror kri­jon mundës­inë e njo­hjes me akte që nxjer­rin insti­tu­cionet qën­drore kushtetuese, të cilat për arsye nga më të ndrysh­met nuk janë të botu­ar në Fle­toren Zyrtare të Repub­likës së Shqipërisë. Kjo Data­bazë është një pro­dukt i drejt­për­drejtë i aktivitetit krye­sor që Qen­dra ÇIP zhvil­lon që nga viti 2008, që është pikër­isht iden­ti­fiki­mi i të gjithë atyre akteve të cilat, në kundër­sh­tim me për­cak­timet ligjore në fuqi, nuk janë të botu­ara në Fle­tore Zyrtare. E thënë ndryshe, Data­baza e Akteve të Pushteti Qën­dror, plotë­son Arkivën Elek­tron­ike të Akteve e cila admin­istro­het nga Qen­dra e Pub­likimeve Zyrtare (www.qpz.gov.al). Qël­li­mi krye­sor që ÇIP syn­on të përm­bushë është garan­ti­mi i aksesit sa më të plotë në legjis­la­cion për të gjithë shte­t­a­sit shqip­tarë.

Mangësitë krye­sore të iden­ti­fikuar nga Qen­dra ÇIP sa i takon botim­it të akteve në Fle­tore Zyrtare kon­sis­to­jnë në VKM dhe udhëz­ime të min­is­trave. Për këtë arsye, Data­baza e ÇIP, përm­ban akte të nxjer­ra nga insti­tu­cione të Pushtetit Ekzeku­tiv, dhe jo akte të Kuven­dit apo të Pushteti Gjyqë­sor.  Kri­ji­mi i kësaj Data­bazë është mbështe­tur nga OSFA (Fon­da­cioni Soros) dhe nga Nation­al Endow­ment for Democ­ra­cy, NED, me seli në Wash­ing­ton DC.

 
<< Kthehu ne fillim