1. Veprat penale gjyko­hen në shkallë të parë nga gjykatat e rretheve gjyqë­sore, gjykatat për krime të rën­da dhe Gjyka­ta e Lartë, sipas rreg­ullave dhe përgjegjë­sive të cak­tu­ara në këtë Kod.

2. Në gjykatat e shkallës së parë gjyko­hen nga një gjyq­tar:

a) kërke­sat e palëve gjatë het­imeve para­prake;

b) kërke­sat për ekzeku­timin e vendimeve;

c) kërke­sat për mar­rëd­hëni­et juridik­sion­ale me autoritetet e hua­ja.

3. Gjykatat e rretheve gjyqë­sore gjyko­jnë me një gjyq­tar veprat penale, për të cilat parashiko­het dën­im me gjobë ose me burgim në mak­si­mum jo më shumë se 7 vjet. Veprat e tjera penale gjyko­hen me trup gjykues të për­bërë nga tre gjyq­tarë.

Gjykatat për krimet e rën­da gjyko­jnë me trup gjykues të për­bërë nga pesë gjyq­tarë, me për­jash­tim të kërke­save të parashikuara në pikën 2 të këtij neni, që shqyr­to­hen nga një  gjyq­tar.

4. Gjyki­mi i të miturve bëhet nga sek­sionet përkatëse, të kri­juara në gjykatat e rretheve gjyqë­sore, të për­cak­tu­ara me dekret të Pres­i­den­tit.

 

Neni 16

Papa­jtuesh­mëria për arsye lid­hje­je famil­jare, gjinie ose krushqie

1. Në të njëjtin pro­ced­im nuk mund të mar­rin pjesë si gjyq­tarë per­son­at që janë ndër­m­jet tyre ose me pjesë­mar­rësit në gjykim, bashkëshortë, gji­ni e afërt (të par­alin­dur, të paslin­dur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbe­sa, fëmi­jë të vëllezërve dhe të motrave) ose krushqi e afërt (vje­hërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunatë, thjeshtri, thjesh­tra, njerku e njer­ka).

 

Neni 17

Heq­ja dorë

1. Gjyq­tari ka për detyrë të heqë dorë nga gjyki­mi i çësht­jes konkrete:

a) kur ka interes në pro­ced­im ose kur një nga palët pri­vate ose një mbro­jtës është deb­itor a kred­i­tor i tij, i bashkëshort­it ose i fëmi­jëve të tij;

b) kur është kujdestar, për­faqë­sues apo punëd­hënës i të pan­de­hu­rit ose i njërës nga palët rivate ose kur mbro­jtësi a për­faqë­sue­si i njërës prej këtyre palëve është gji­ni e afërt e tij ose e bashkëshort­it të tij;

c) kur ka dhënë këshilla ose kur ka shfaqur mendim mbi objek­tin e pro­cedim­it;

ç) kur ekzis­to­jnë mos­mar­rëvesh­je ndër­m­jet tij, bashkëshort­it ose ndon­jë të afër­mi të tij me të pan­de­hurin ose njërën prej palëve pri­vate;

d) kur ndon­jë prej të afër­mve të tij ose të bashkëshort­it është cen­uar ose dëm­tu­ar nga vepra penale;

dh) kur një i afërm i tij ose i bashkëshort­it kryen ose ka kry­er funk­sionet e prokuror­it në të njëjtin pro­ced­im;

e) kur ndod­het në një nga kushtet e papa­jtuesh­mërisë të parashikuara nga nenet 15 dhe 16;

ë ) kur ekzis­to­jnë shkaqe të tjera të rëndë­sishme njëan­sh­mërie.

2. Deklari­mi i heq­jes dorë i paraqitet kryetar­it të gjykatës përkatëse.

 

Neni 35

Ndih­ma që i jepet të pan­de­hu­rit të mitur

1. Të pan­de­hu­rit të mitur i sig­uro­het ndih­më juridike dhe psikologjike, në çdo gjend­je dhe shkallë të pro­cedim­it, me pran­inë e prindit ose të per­son­ave të tjerë të kërkuar nga i mituri dhe të pran­uar nga autoriteti që pro­ce­don.

2. Organi pro­ce­dues mund të krye­jë veprime dhe të për­pi­lo­jë akte, për të cilat kërko­het pjesë­mar­r­ja e të mitu­rit, pa pran­inë e per­son­ave të treguar në para­grafin 1, vetëm kur një gjë e tillë është në interes të të mitu­rit ose kur vone­sa mund të dëm­to­jë rëndë pro­ced­imin, por gjith­monë në pran­inë e mbro­jtësit.

 

Neni 41

Ver­i­fiki­mi i moshës së të pan­de­hu­rit

1. Në çdo gjend­je dhe shkallë të pro­cedim­it, kur ka arsye për të besuar se i pan­de­huri është i mitur, organi pro­ce­dues bën ver­i­fikimet e nevo­jshme dhe kur është rasti urd­hëron eksper­timin.

2. Kur, edhe pas ver­i­fikimeve dhe eksper­tim­it, mbeten dyshime për moshën e të pan­de­hu­rit, prezu­mo­het se ai është i mitur.

 

Neni 42

Ver­i­fikime për per­son­alitetin e të pan­de­hu­rit të mitur

1. Organi pro­ce­dues merr të dhë­na për kushtet e jetesës per­son­ale, famil­jare dhe shoqërore të të pan­de­hu­rit të mitur me qël­lim që të sqaro­jë përgjegjsh­mërinë dhe shkallën e përgjegjë­sisë, të vlerë­so­jë rëndës­inë shoqërore të fak­tit si dhe të cak­to­jë masa të për­sh­tat­shme penale.

2. Organi pro­ce­dues mbledh infor­ma­cione nga per­son­at që kanë patur mar­rëd­hënie me të miturin dhe dëgjon mendimin e ekspertëve.

 

Neni 49

Mbro­jtësi i cak­tu­ar

1. I pan­de­huri që nuk ka zgjed­hur mbro­jtës ose që ka mbe­tur pa të, ndih­mo­het nga një mbro­jtës i cak­tu­ar nga organi që pro­ce­don, në qoftë se e kërkon atë.

2. Kur i pan­de­huri është nën moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç ose me të meta fizike a psikike që e pen­go­jnë për të real­izuar vetë të drejtën e mbro­jt­jes, ndih­ma nga një mbro­jtës është e detyrueshme.

3. Këshilli drejtues i dhomës së avokatëve vë në dis­pozi­cion të autoriteteve pro­ce­duese lis­tat e avokatëve dhe ven­dos kriteret për cak­timin e tyre.

4. Gjyka­ta, prokurori dhe poli­cia gjyqë­sore, kur duhet të krye­jnë një veprim për të cilin parashiko­het ndih­ma e mbro­jtësit dhe kur i pan­de­huri është pa mbro­jtës, njofto­jnë për këtë veprim mbro­jtësin e cak­tu­ar.

5. Kur kërko­het pra­nia e mbro­jtësit dhe mbro­jtësi i zgjed­hur ose i cak­tu­ar nuk është sig­u­ru­ar, nuk është paraqi­tur ose e ka lënë mbro­jt­jen, gjyka­ta ose prokurori  cak­ton si zëvendë­sues një mbro­jtës tjetër, i cili ushtron të drej­tat dhe merr për­sipër detyrimet e mbro­jtësit.

6. Mbro­jtësi i cak­tu­ar mund të zëvendë­so­het vetëm për shkaqe të përligju­ra. Ai i pushon funk­sionet kur i pan­de­huri zgjedh mbro­jtësin e tij.

7. Kur i pan­de­huri nuk ka mjete të mjaftueshme, shpen­zimet e bëra për mbro­jt­jen paguhen nga shteti.

 

Neni 75/a

Kom­pe­ten­cat e gjykatës për krime të rën­da

Gjyka­ta e krimeve të rën­da gjykon krimet e parashikuara nga nenet 73, 74, 75, 79 shkro­n­jat “c” dhe “ç”, 109, 109/b, 110/a, 111, 114/b, 128/b, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 233, 234, 234/a, 234/b, 278/a, 282/a, 283/a, 284/a, 287/a, 333, 333/a e 334 të Kodit Penal, duke përf­shirë edhe rastet kur ato janë kry­er nga të mitu­rit.

 

Neni 81

Kufi­jtë e bashkim­it në rastin e veprave penale të kry­era nga të mitu­rit

1. Kur disa nga pro­cedimet e lid­hu­ra ndër­m­jet tyre i përkasin kom­pe­tencës së gjykatës së zakon­shme dhe të tjer­at gjykatës që shqyr­ton çësht­jet me të mitur, kom­pe­tente për të gjitha pro­cedimet është kjo e fun­dit, përveç rasteve kur gjyka­ta çmon se ato duhen veçuar.

2. Kur i pan­de­huri në kohën e gjykim­it është mad­hor, por një ose disa vepra i ka kry­er kur ka qenë i mitur, çësht­ja gjyko­het nga gjyka­ta që shqyr­ton çësht­jet me të mitur.

 

Neni 103

Ndal­i­mi i pub­likim­it të aktit

1. Ndalo­het pub­liki­mi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lid­hen me çësht­jen ose dhe vetëm i përm­ba­jt­jes së tyre nëpër­m­jet shtyp­it ose infor­ma­cionit masiv.

2. Ndalo­het pub­liki­mi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në për­fundimin e het­imeve para­prake.

3. Ndalo­het pub­liki­mi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të shqyr­tim­it gjyqë­sor kur gjyki­mi bëhet me dyer të mbyl­lu­ra. Ndal­i­mi i pub­likim­it hiqet kur plotë­so­hen afatet e cak­tu­ara me ligj për arki­vat e shtetit ose kur ka kalu­ar afati prej dhjetë vjetësh nga data që vendi­mi ka mar­rë for­mën e pre­rë, por me kusht që pub­liki­mi të jetë autor­izuar nga Min­istri i Drejtë­sisë.

4. Ndalo­het pub­liki­mi i gjen­er­aliteteve dhe i fotografive të të pan­de­hurve dhe të dësh­mi­tarëve të mitur, të akuzuar ose të dëm­tu­ar nga vepra penale. Gjyka­ta mund të lejo­jë pub­likimin vetëm kur e kërko­jnë intere­sat e të mitu­rit ose kur i mituri ka mbushur moshën gjashtëm­bëd­hjetë vjeç.

 

Neni 108

Dësh­mi­tarët në aktet pro­ce­du­rale

1. Nuk mund të jenë dësh­mi­tarë për të vërte­t­u­ar përm­ba­jt­jen e një akti pro­ce­dur­al:

a) të mitu­rit deri katërm­bëd­hjetë vjeç dhe per­son­at që kanë sëmund­je të duk­shme men­dore ose që janë në gjend­je të rëndë dehje­je ose intok­siki­mi me lëndë narkotike e psikotrope;

b) per­son­at ndaj të cilëve janë mar­rë masa sig­uri­mi.

 

Neni 124

Pazotësia dhe papa­jtuesh­mëria e përk­thye­sit

1. Nuk mund të kryej detyrën e përk­thye­sit:

a) i mituri, ai që është ndalu­ar për të përk­thy­er, ai të cilit i është hequr zotësia juridike për të vepru­ar, per­soni i sëmurë mendër­isht, ai të cilit i është ndalu­ar apo pezul­lu­ar ushtri­mi i detyrave pub­like dhe i pro­fe­sion­it;

b) per­soni ndaj të cilit janë mar­rë masa sig­uri­mi;

c) per­soni, i cili nuk mund të pyetet si dësh­mi­tar, ai që është thirrur si dësh­mi­tar dhe si ekspert në të njëjtin pro­ces ose në një pro­ces që lid­het me këtë. Megjithatë, në rastin kur pyetet një shur­dh, një memec ose një shur­dhmemec, inter­preti mund të  mer­ret nga të afër­mit e tyre.

 

Neni 140

Njof­ti­mi i të pan­de­hu­rit të lirë

1. Njof­ti­mi i të pan­de­hu­rit në gjend­je të lirë bëhet duke i dorëzuar atij kop­jen e  aktit. Kur nuk mund t’i dorë­zo­het per­son­al­isht, njof­ti­mi bëhet në banesën e tij ose në vendin e punës, duke ia dorëzuar aktin një per­soni që bashkë­je­ton me të ose një fqin­ji, ose një per­soni që punon me të.

2. Kur vendet e treguara në para­grafin 1 nuk dihen, njof­ti­mi bëhet në vendin ku i pan­de­huri ka ban­imin e përkohshëm ose vendin ku qën­dron më shpesh, duke ia dorëzuar atë njërit prej per­son­ave të treguar në para­grafin 1.

3. Kop­ja e njof­tim­it nuk mund t’i dorë­zo­het një të mituri nën 14 vjeç ose një per­soni me paaftësi të duk­shme intelek­tuale.

4. Kur per­son­at e treguar në para­grafin 1 mungo­jnë ose nuk janë të për­sh­tat­shëm, ose refu­zo­jnë të mar­rin aktin atëherë pro­ce­do­het me kërkimin e të  pan­de­hu­rit në vende të tjera. Në rast se edhe në këtë mënyrë nuk mund të bëhet njof­ti­mi, akti depoz­i­to­het në qen­drën admin­is­tra­tive të lag­jes ose të fshatit ku i pan­de­huri banon ose punon. Lajmëri­mi i depoz­itim­it afishohet në portën e shtëpisë së të pan­de­hu­rit ose të ven­dit ku punon. Ftue­si gjyqë­sor e lajmëron atë për depoz­itimin me letër reko­mande me lajmërim mar­rje. Efek­tet e njof­tim­it rrjed­hin që nga mar­r­ja e reko­man­desë.

5. Njof­ti­mi i të pan­de­hu­rit që kryen shër­bimin ushtarak bëhet duke i dorëzuar aktin atij vetë dhe kur nuk mund të bëhet dorëz­i­mi, akti i njofto­het komandës e cila dety­ro­het të lajmëro­jë men­jëherë të intere­suar­in.

6. I pan­de­hur është i detyru­ar të njofto­jë autoritetin pro­ce­dues për çdo ndryshim të banesës të deklaru­ar ose të zgjed­hur me telegram ose me letër reko­mande.

 

Neni 180

Papa­jtuesh­mëria me detyrën e eksper­tit

1. Nuk mund të krye­jë detyrën e eksper­tit:

a) i mituri, ai që ka ndal­im ligjor ose i është hequr zotësia juridike për të vepru­ar ose vuan nga një sëmund­je men­dore;

b) ai që është pezul­lu­ar, qoftë edhe përko­hë­sisht, nga detyrat pub­like ose nga ushtri­mi i një pro­fe­sioni;

c) ai, ndaj të cilit janë mar­rë masa sig­uri­mi per­son­al;

ç) ai që nuk mund të pyetet dësh­mi­tar apo të mer­ret përk­thyes ose që ka të drejtë të mos bëjë dësh­mi ose përk­thim.

 

Neni 229

Kriteret për cak­timin e masave të sig­urim­it per­son­al

1. Në cak­timin e masave të sig­urim­it gjyka­ta mban parasysh për­sh­tat­shmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevo­jave të sig­urim­it që duhen mar­rë në rastin konkret.

2. Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndës­inë e fak­tit dhe me sank­sion­in që parashiko­het për veprën penale konkrete. Mba­hen parasysh edhe vazhdimësia, përsërit­ja, si dhe rrethanat lehtë­suese dhe rën­duese të parashikuara nga Kodi Penal.

3. Kur i pan­de­huri është i mitur gjyka­ta mban parasysh kërkesën për të mos ndër­pre­rë pro­ce­set eduka­tive konkrete.

 

Neni 230

Kriteret e veçan­ta për cak­timin e masës së arrestit në burg

1. Arresti në burg mund të ven­doset vetëm kur çdo masë tjetër është e papër­sh­tat­shme për shkak të rrezik­sh­mërisë së veçan­të të veprës dhe të pan­de­hu­rit.

2. Nuk mund të ven­doset arresti në burg ndaj një gru­a­je që është shtatzënë ose me fëmi­jë në gji, ndaj një per­soni që ndod­het në gjend­je shën­de­të­sore veçanër­isht të rëndë ose që ka kalu­ar moshën shtatëd­hjetë vjeç ose një per­soni tok­siko­man apo të alkoolizuar, për të cilin zba­to­het një pro­gram ter­apeu­tik në një insti­tu­cion të posaçëm.

3. Në rastet e parashikuara në pikën 2 arresti në burg mund të ven­doset vetëm kur ka shkaqe të një rëndësie të veçan­të për krimet që dëno­hen jo më pak në mak­si­mum se dhjetë vjet burgim.

4. Të mitu­rit nuk mund të arresto­hen kur aku­zo­hen për kundër­va­jt­je penale.

 

Neni 255

Detyrat e poli­cisë gjyqë­sore në rastet e arres­tim­it ose ndalim­it

1. Ofi­cerët dhe agjen­tët e poli­cisë gjyqë­sore që kanë kry­er një arres­tim ose ndal­im ose kanë mar­rë në dorëz­im të arrestu­ar­in, njofto­jnë men­jëherë prokuror­inë e ven­dit ku është kry­er arres­ti­mi ose ndal­i­mi. Ata i bëjnë të ditur të arrestu­ar­it ose të ndalu­ar­it se nuk ka asnjë detyrim të bëjë deklara­ta dhe në qoftë se do të flasë, çfarë­do që ai thotë, mund të për­doret ndaj tij në gjykim. Ofi­cerët dhe agjen­tët e poli­cisë gjyqë­sore i bëjnë të ditur të ndalu­ar­it ose të arrestu­ar­it edhe të drejtën që ai ka për të zgjed­hur mbro­jtës dhe njofto­jnë men­jëherë mbro­jtësin e zgjed­hur ose, kur është rasti, atë të cak­tu­ar nga prokurori.

2. Ofi­cerët dhe agjen­tët e poli­cisë gjyqë­sore e vënë të arrestu­ar­in ose të ndalu­ar­in në dis­pozi­cion të prokuror­it, në dhomat e paraburgim­it, sa më shpe­jt, nëpër­m­jet dërgim­it të pro­cesver­balit përkatës.

3. Kur i arrestu­ari ose i ndalu­ari është i sëmurë ose i mitur, prokurori mund të urd­hëro­jë që ai të mba­het në rua­jt­je në banesën e tij ose në një vend tjetër të rua­j­tur.

4. Poli­cia gjyqë­sore, me pëlqimin e të arrestu­ar­it ose të ndalu­ar­it, duhet të lajmëro­jë pa vonesë famil­jarët. Kur i arrestu­ari ose i ndalu­ari është i mitur lajmëro­het detyrim­isht prin­di ose kujdestari.

 

Neni 290

Rrethanat që nuk lejo­jnë fil­lim­in e pro­cedim­it

1. Pro­ced­i­mi penal nuk mund të fil­lo­jë dhe, në qoftë se ka fil­lu­ar, duhet të pusho­jë në çdo gjend­je të pro­cedim­it, kur:

a) per­soni ka vdekur;

b) per­soni është i papërgjegjshëm ose nuk ka mbushur moshën për përgjegjësi penale;

c) mungon anki­mi i të dëm­tu­ar­it ose ai e tërheq ankimin;

ç) kur fak­ti nuk parashiko­het nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fak­ti nuk ekzis­ton;

d) vepra penale është shuar;

dh) është dhënë amnisti;

e) në të gjitha rastet e tjera të parashikuara nga ligji.

 

Neni 339

Pub­liciteti i seancës

1. Sean­ca gjyqë­sore është pub­like, përndryshe quhet e pavlef­shme.

2. Nuk pra­nohen në seancë të mitu­rit nën moshën gjashtëm­bëd­hjetë vjeç dhe ata që janë në gjend­je dehje, intok­siki­mi ose çrreg­ul­li­mi men­dor.

3. Ndalo­het pra­nia në seancë e per­son­ave të armato­sur, me për­jash­tim të pjesë­tarëve të for­cave të rua­jt­jes së ren­dit.

 

Neni 340

Rastet e gjykim­it me dyer të mbyl­lu­ra

1. Gjyka­ta ven­dos që shqyr­ti­mi gjyqë­sor ose disa veprime të tij të zhvil­lo­hen me  dyer të mbyl­lu­ra:

a) kur pub­liciteti mund të dëm­to­jë moralin shoqëror ose mund të sjel­lë përhap­jen e të dhë­nave që duhet të mba­hen sekret në interes të shtetit, në qoftë se një gjë e tillë kërko­het nga organi kom­pe­tent;

b) kur nga ana e pub­likut ka shfaq­je që prishin zhvil­lim­in e rreg­ullt të seancës;

c) kur është e nevo­jshme të mbro­het sig­uria e dësh­mi­tarëve ose e të pan­de­hurve;

ç) kur gjyko­het e nevo­jshme në pyet­jen e të miturve.

2. Vendi­mi i gjykatës për zhvil­lim­in e seancës me dyer të mbyl­lu­ra revoko­het kur  pusho­jnë shkaqet që e sol­lën atë.

 

Neni 360

Paraqit­ja dhe beti­mi i dësh­mi­tar­it

1. Para se të fil­lo­jë pyet­ja, kryetari e par­ala­jmëron dësh­mi­tarin për detyrim­in dhe përgjegjës­inë ligjore që ka për të thënë të vërtetën, me për­jash­tim të rasteve kur dësh­mi­tari është i mitur deri katërm­bëd­hjetë vjeç.

2. Sekre­tari i gjykatës lex­on deklaratën e betim­it të dësh­mi­tar­it:

“Beto­hem se do të them të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe të mos them asgjë që nuk është e vërtetë.”

Pas kësaj dësh­mi­tari deklaron: “beto­hem” dhe tre­gon gjen­er­alitetet e tij.

3. Mosre­spek­ti­mi i dis­poz­i­tave të para­grafëve 2 dhe 3 sjell pavlef­sh­mërinë e veprim­it të kry­er.

 

Neni 361

Pyet­ja e dësh­mi­tarëve

1. Pyet­ja e dësh­mi­tarëve bëhet fil­lim­isht nga prokurori ose nga mbro­jtësi a për­faqë­sue­si që ka kërkuar pyet­jen. Më pas pyet­ja vazh­don nga palët, sipas rad­hës.

2. Kush ka kërkuar pyet­jen mund të bëjë pyet­je edhe mbasi mbaro­jnë palët e tjera.

3. Ndalo­hen pyet­jet që ndiko­jnë keq në paanës­inë e dësh­mi­tar­it ose që syn­o­jnë në sug­jer­im­in e përgjig­jeve.

4. Për të ndih­muar kujtesën, dësh­mi­tari mund të lejo­het nga kryetari që të shiko­jë doku­mentet e har­tu­ara prej tij.

5. Pyet­ja e dësh­mi­tarëve të mitur mund të bëhet nga kryetari, mbi kërke­sat dhe kundër­sh­timet e palëve. Kryetari mund të ndih­mo­het nga një famil­jar i të mitu­rit ose nga një spe­cial­ist i fushës së edukim­it të fëmi­jëve. Kur çmo­het se pyet­ja e drejt­për­drejtë e të mitu­rit nuk e dëm­ton gjend­jen psikologjike të tij, kryetari urd­hëron  që pyet­ja të vazh­do­jë sipas dis­poz­i­tave të para­grafëve 1 dhe 2. Urdhri mund të  revoko­het gjatë pyet­jes.

6. Gjatë pyet­jes së dësh­mi­tar­it kryetari mund të bëjë pyet­je dhe, kur është rasti, ndërhyn për të sig­u­ru­ar rad­hën e pyet­jeve, vërtetës­inë e përgjig­jeve, sak­tës­inë e pyet­jeve dhe të kundër­sh­timeve, si dhe për të garan­tu­ar respek­timin e per­son­it.

7. Dësh­mi­tari mund të pyetet në dis­tancë, bren­da ose jashtë ven­dit, me anë të lid­hjes audiovizive, duke respek­tu­ar rreg­ul­lat e mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare dhe dis­poz­i­tat e këtij Kodi. Per­soni i autor­izuar nga gjyka­ta qën­dron në vendin ku ndod­het dësh­mi­tari dhe bën vërte­timin e iden­titetit të tij, si dhe kujde­set për zhvil­lim­in e rreg­ullt të mar­rjes në pyet­je e për zba­timin e masave të mbro­jt­jes. Këto veprime ai i pasqy­ron në pro­cesver­bal.

 

Neni 476

Shtyr­ja e ekzeku­tim­it të vendim­it

1. Gjyka­ta që ka dhënë vendimin e dënim­it, me kërkesën e të dënuar­it, të mbro­jtësit ose të prokuror­it, mund të ven­dosë shtyr­jen e ekzeku­tim­it të vendim­it në këto raste:

a) kur i dënuari vuan nga një sëmund­je që pen­gon ekzeku­timin e vendim­it. Ekzeku­ti­mi shty­het gjer në shërim­in e të dënuar­it;

b) kur e dënuara është shtatzënë ose me fëmi­jë nën një vjeç. Ekzeku­ti­mi shty­het gjer sa fëmi­ja të bëhet një vjeç;

c) kur vua­jt­ja e men­jëher­shme e dënim­it mund të sjel­lë paso­ja të rën­da për të dënuar­in ose famil­jen e tij. Shtyr­ja e ekzeku­tim­it në këto raste nuk mund të zgjatet më tepër se gjashtë muaj;

ç) në çdo rast tjetër që çmo­het nga gjyka­ta si i veçan­të, duke u shtyrë ekzeku­ti­mi gjer në tre muaj.

2. Me paraqit­jen e kërkesës gjyka­ta ka të drejtë të pezul­lo­jë ekzeku­timin e vendim­it gjer në shqyr­timin e saj.

3. Kundër vendim­it të gjykatës mund të bëhet ankim.

 

 

Lexo të plotë ligjin, Neni 1- Neni 97

Lexo të plotë ligjin, Neni 98- Neni 197

Lexo të plotë ligjin, Neni 198- Neni 292

Lexo të plotë ligjin, Neni 293- Neni 378

Lexo të plotë ligjin, Neni 379- Neni 525

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 5, datë 21 Mars 1995, faqe 159

[2] Ligji nr. 7905/1995 është ndryshuar me :

  1. ligjin nr.7977, dt.26.7.1995, bot.Fletore Zyrtare 17, dt.14 Gusht 1995, fq.739
  2. ligjin nr.8460, dt.11.2.1999, bot. Fle­tore Zyrtare 7, dt.12 Mars 1999, fq.232
  3. vendim nr.15, dt.17.4.2003, bot. Fle­tore Zyrtare 26, dt.22 Prill 2003, fq.844
  4. ligjin nr.9085, dt.19.6.2003, Fle­tore Zyrtare 57,dt.14 Kor­rik 2003, fq.2431
  5. ligjin nr.9187, dt.12.2.2004, bot. Fle­tore Zyrtare 13, dt.16 Mars 2004, fq.538
  6. ligjin nr.9276, dt.16.9.2004, bot. Fle­tore Zyrtare 69, dt.7 Tetor 2004, fq.4599
  7. ligjin nr.9911, dt.5.5.2008, bot. Fle­tore Zyrtare 67, dt.21 Maj 2008, fq.2955
  8. ligjin nr.10054, dt.29.12.2008, bot. Fle­tore Zyrtare 205, dt.16 Janar 2009, fq.11076

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim