KREU III

VENDIMI

 

SEKSIONI I

MARRJA E VENDIMIT

 

Neni 379

Men­jëher­sh­mëria e mar­rjes së vendim­it

1. Vendi­mi mer­ret men­jëherë pas mbyll­jes së shqyr­tim­it gjyqë­sor.

2. Mar­r­ja e vendim­it nuk mund të shty­het përveçse në rast pamundësie absolute. Shtyr­ja ven­doset nga kryetari me urd­hër të motivuar.

 

Neni 380

Provat që mund të për­doren për të mar­rë vendimin

1. Për të mar­rë vendimin gjyka­ta nuk mund të për­dorë pro­va të tjera veç atyre që janë mar­rë ose janë ver­i­fikuar në shqyr­timin gjyqë­sor.

 

Neni 381

Mar­r­ja e vendim­it kolegjial­isht

1. Trupi gjykues, nën drej­timin e kryetar­it, ven­dos veças për çdo çësht­je që lid­het me fak­tin dhe me ligjin, me zba­timin e masave të sig­urim­it, me dënimet dhe me përgjegjës­inë civile.

2. Gjyq­tarët dhe ndih­mës­gjyq­tarët parashtro­jnë mendimin e tyre dhe voto­jnë për çdo çësht­je. Kryetari mbledh votat, duke fil­lu­ar nga gjyq­tari ose ndih­mës­gjyq­tari me vjetërsinë më të vogël në shër­bim dhe vetë voton i fun­dit.

 

Neni 382

Për­pil­i­mi i vendim­it

1. Pas mar­rjes së vendim­it bëhet arsyeti­mi i tij duke u bazuar në provat dhe ligjin penal, si dhe nën­shkruhet nga të gjithë anë­tarët e trupit  gjykues.

 

Neni 383

Ele­mentet e vendim­it

1. Vendi­mi përm­ban:

a) gjykatën që e ka dhënë;

b) gjen­er­alitetet e të pan­de­hu­rit ose të dhë­na të tjera per­son­ale që vle­jnë për  ta iden­ti­fikuar, si dhe gjen­er­alitetet e palëve të tjera pri­vate;

c) akuzën;

ç) parashtrim­in e përm­bled­hur të rrethanave të fak­tit dhe provat mbi të cilat bazo­het vendi­mi, si dhe arsyet për të cilat gjyka­ta i quan të papranueshme provat e  kundër­ta;

d) dis­poz­i­tivin, duke treguar nenet e zbat­u­ara të ligjit;

dh) datën dhe nën­shkrim­in anë­tarëve të trupit gjykues.

3. Vendi­mi është i pavlef­shëm kur mungon dis­poz­i­tivi ose nën­shkri­mi i anë­tarëve të  trupit gjykues.

 

Neni 384

Shpall­ja e vendim­it

1. Vendi­mi shpal­let në seancë nga kryetari ose një anë­tar i trupit gjykues me anë të  lexim­it.

2. Shpall­ja vlen edhe si njof­tim për palët që janë ose që duhet të kon­sidero­hen të pran­ishme në seancë.

 

Neni 385

Ndreq­ja e vendim­it

1. Gjyka­ta, edhe krye­sisht, pro­ce­don për ndreq­jen e vendim­it kur duhet kor­rigjuar ndon­jë gabim mate­r­i­al.

 

Neni 386

Depoz­iti­mi i vendim­it

1. Vendi­mi depoz­i­to­het në sekre­tari men­jëherë pas shpall­jes. Nëpunësi i cak­tu­ar vë nën­shkrim­in dhe shënon datën e depoz­itim­it.

2. Lajmëri­mi për depoz­itimin dhe kop­ja e vendim­it i njofto­hen të pan­de­hu­rit që  është deklaru­ar në mungesë.

 

SEKSIONI II

VENDIMI I PUSHIMIT Të ÇËSHTJES DHE I PAFA­Jë­SISë

 

Neni 387

Vendi­mi i pushim­it të çësht­jes

1. Kur ndjek­ja penale nuk duhej të fil­lonte ose nuk duhet të vazh­do­jë, ose kur vepra penale është shuar, gjyka­ta ven­dos pushimin e çësht­jes, duke treguar edhe shkakun.

2. Gjyka­ta ven­dos në të njëjtën mënyrë kur ekzis­ten­ca  e një kushti pro­ced­i­mi apo e një shkaku që shuan veprën penale është e dyshimtë.

 

Neni 388

Vendi­mi i pafa­jë­sisë

1. Gjyka­ta merr vendim pafa­jësie kur:

a) fak­ti nuk ekzis­ton ose nuk provo­het se ekzis­ton;

b) fak­ti nuk për­bën vepër penale;

c) fak­ti nuk parashiko­het nga ligji si vepër penale;

ç) vepra penale është kry­er nga një per­son që nuk mund të aku­zo­het ose të  dëno­het;

d) nuk provo­het që i pan­de­huri e ka kry­er veprën që aku­zo­het;

e) fak­ti është kry­er në prani të një shkaku të përligjur ose të një shkaku padënuesh­mërie, si dhe kur ekzis­ton dyshi­mi për qënien e tyre.

 

Neni 389

Disponimet mbi masat e sig­urim­it

1. Me vendimin e pafa­jë­sisë a të pushim­it, gjyka­ta urd­hëron lir­im­in e të  pan­de­hu­rit të parabur­go­sur dhe deklaron heq­jen e masave të tjera të sig­urim­it. Në të  njëjtën mënyrë dispono­het edhe kur ven­doset pezul­li­mi me kusht i vendim­it.

 

SEKSIONI III

VENDIMI I DËNIMIT

 

Neni 390

Dën­i­mi i të pan­de­hu­rit

(Nryshuar pika “2” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Kur i pan­de­huri del faj­tor për veprën penale që i atribuo­het, gjyka­ta jep vendim dën­i­mi, duke cak­tu­ar llo­jin dhe masën e dënim­it.

2. Kur i pan­de­huri ka kry­er disa vepra penale, gjyka­ta cak­ton dën­imin për  secilën prej tyre dhe zba­ton nor­mat mbi bashkimin e veprave penale dhe të dën­imeve.

 

Neni 391

Deklari­mi për fal­sitetin e doku­menteve

1. Fal­siteti i një akti ose i një doku­men­ti të vërte­t­u­ar me vendimin e gjykatës, deklaro­het në dis­poz­i­tiv, në të cilin urd­hëro­het, sipas rastit, fshir­ja tërë­sore ose e  pjesshme, rivë­nia në fuqi, përsërit­ja ose ndryshi­mi i aktit apo doku­men­tit, duke cak­tu­ar edhe mënyrën me të cilën duhet bërë.

2. Deklari­mi i fal­sitetit mund të anki­mo­het bashkë me vendimin për­fundim­tar.

 

Neni 392

Detyri­mi për pag­imin e gjobës

1. Kur i dënuari nuk ka të ard­hu­ra ose pasuri të sekuestrueshme, gjyka­ta ngarkon atë që përgjig­jet civil­isht për detyrimet e të pan­de­hu­rit që të pagua­jë një  shumë të barabartë me gjobën.

 

Neni 393

Detyri­mi për shpen­zimet

1. I dënuari ngarko­het me pag­imin e shpen­z­imeve pro­ce­du­rale që lid­hen me veprat penale, të cilave u refer­o­het dën­i­mi.

2. Të dënuar­it për të njëjtën vepër penale ose për vepra penale të lid­hu­ra dety­ro­hen sol­i­dar­isht të pagua­jnë shpen­zimet. Të dënuar­it në të njëjtin gjykim për  vepra penale që nuk lid­hen midis tyre dety­ro­hen sol­i­dar­isht vetëm për shpen­zimet e  për­bashkë­ta që lid­hen me veprat penale për të cilat është dhënë dën­i­mi.

 

Neni 394

Detyri­mi i të padi­tu­rit civ­il

1. Në vendimin e dënim­it gjyka­ta disponon edhe mbi kërkesën për kthimin e  sendit dhe shpër­blim­in e dëmit, si dhe për mënyrën e likuidim­it të detyrim­it.

2. Kur pra­nohet përgjegjësia e të padi­tu­rit civ­il, ai dety­ro­het sol­i­dar­isht me të  pan­de­hurin për kthimin e sendit dhe shpër­blim­in e dëmit.

 

Neni 395

Sak­tësi­mi i dëmit

1. Kur provat e mar­ra nuk mundë­so­jnë sak­tësimin e dëmit, gjyka­ta disponon  për të drejtën e shpër­blim­it të dëmit në tërësi dhe ia dër­gon aktet gjykatës civile.

2. Me kërkesën e paditësit civ­il, i pan­de­huri dhe i padi­turi civ­il mund të  dety­ro­hen të pagua­jnë një shumë të përafërt me dëmin që çmo­het se është provuar. Ky detyrim ekzeku­to­het men­jëherë.

 

Neni 396

Ekzeku­ti­mi i përkohshëm i detyrim­it civ­il

1.  Me kërkesën e paditësit civ­il, kur ekzis­to­jnë shkaqe të përligju­ra, detyri­mi për  kthimin e sendit dhe shpër­blim­in e dëmit shpal­let i ekzekutueshëm përko­hë­sisht.

 

Neni 397

Detyri­mi i palëve pri­vate me shpen­zimet pro­ce­du­rale

1. Me vendimin që pra­non kërkesën e kthim­it të sendit ose të shpër­blim­it të  dëmit, gjyka­ta dety­ron sol­i­dar­isht të pan­de­hurin dhe të padi­turin civ­il për pag­imin e  shpen­z­imeve pro­ce­du­rale në dobi të paditësit civ­il, përveçse kur çmon se duhet të  ven­dosë kom­pes­imin tërë­sor ose të pjesshëm të tyre.

2. Kur rrë­zo­het kërke­sa ose kur i pan­de­huri deklaro­het i pafa­jshëm, përveç rastit që është i papërgjegjshëm, gjyka­ta dety­ron paditësin civ­il me pag­imin e  shpen­z­imeve pro­ce­du­rale të bëra nga i pan­de­huri dhe nga i padi­turi civ­il për efekt të  padisë civile, por gjith­n­jë kur nuk ekzis­to­jnë shkaqe për kom­pes­imin tërë­sor a të  pjesshëm. Kur vërte­to­het paku­jde­sia e rëndë, gjyka­ta mund ta dety­ro­jë edhe me  shpër­blim­in e dëmeve të shkak­tu­ara të pan­de­hu­rit ose të padi­tu­rit civ­il.

 

Neni 398

Detyri­mi i ankue­sit me shpen­zimet dhe me dëmet

1. Kur gjyka­ta ven­dos pafa­jës­inë e të pan­de­hu­rit për një vepër penale që ndiqet mbi ankim,  sepse fak­ti nuk ekzis­ton ose se i pan­de­huri nuk e ka kry­er, ankue­si dety­ro­het me pag­imin e shpen­zim­it të pro­cedim­it të bëra nga shteti, si dhe me shpen­zimet dhe me shpër­blim­in e dëmit në dobi të të pan­de­hu­rit dhe të padi­tu­rit civ­il.

 

Neni 399

Pub­liki­mi i vendim­it për të riparu­ar dëmin jopa­suror

1. Me kërkesën e paditësit civ­il, gjyka­ta urd­hëron pub­likimin e vendim­it të dënim­it, si mënyrë e riparim­it të dëmit jopa­suror të rrjed­hur nga vepra penale.

2. Pub­liki­mi i vendim­it bëhet i plotë ose me shkur­time, në gaze­tat e treguara nga gjyka­ta, me shpen­zimet e të pan­de­hu­rit dhe të padi­tu­rit civ­il.

3. Në qoftë se pub­liki­mi nuk bëhet në afatin e cak­tu­ar, paditësi civ­il mund të vepro­jë vetë me të drejtën për të kërkuar shpen­zimet nga i dënuari.

 

 

KREU IV

GJYKIMET E POSAÇME

 

SEKSIONI I

GJYKIMI I DREJTPËRDREJTË

 

Neni 400

Rastet e gjykim­it të drejt­për­drejtë

(Ndryshuar pika “1” me ligjin nr. 8813, datë 13.6.2002)

1. Kur i pan­de­huri është arrestu­ar në fla­grancë, prokurori mund ta paraqesë në gjykatë, bren­da dyzet e tetë orëve, kërkesën për vleft­ësimin e arrestit dhe gjykimin e njëkohshëm.

2. Në qoftë se arres­ti­mi vleft­ë­so­het i drejtë dhe nuk ka nevo­jë për het­ime të tjera, pro­ce­do­het men­jëherë në gjykim, ndër­sa kur ai nuk gjen­det i bazuar aktet i kthe­hen prokuror­it. Por edhe në rastin e fun­dit, kur i pan­de­huri dhe prokurori japin pëlqimin gjyka­ta pro­ce­don në gjykimin e drejt­për­drejtë.

3. Prokurori mund të pro­ce­do­jë në gjykimin e drejt­për­drejtë edhe ndaj të pan­de­hu­rit që gjatë mar­rjes në pyet­je ka pohuar dhe fajësia e tij është e qartë. Në këtë rast i pan­de­huri thirret për t’u paraqi­tur bren­da pesëm­bëd­hjetë ditëve nga data e regjistrim­it të veprës penale.

4. Kur vepra penale, për të cilën kërko­het gjyki­mi i drejt­për­drejtë lid­het me vepra penale të tjera, për të cilat mungo­jnë kushtet për këtë lloj gjyki­mi, pro­ce­do­het ndaras për veprat e tjera dhe ndaj të pan­de­hurve të tjerë, përveçse kur kjo ndar­je dëm­ton hetimet. Kur bashki­mi është i domos­doshëm zba­to­hen rreg­ul­lat e gjykim­it të zakon­shëm.

 

Neni 401

Për­gatit­ja e gjykim­it të drejt­për­drejtë

1. Kur çmon se duhet të pro­ce­do­jë në gjykim të drejt­për­drejtë, prokurori urd­hëron  paraqit­jen në seancë të të pan­de­hu­rit. Kur ai është i lirë afati për t’u paraqi­tur nuk mund të jetë më i vogël se tri ditë.

2. Urdhri bashkë me afatet përkatëse dër­go­hen në sekre­tar­inë e gjykatës.

3. Mbro­jtësit i njofto­het pa vonesë data e gjykim­it nga prokurori. Ai ka të drejtë të shiko­jë dhe të nxjer­rë kop­je të doku­menta­cionit që lid­het me hetimet e zhvil­lu­ara.

 

Neni 402

Zhvil­li­mi i gjykim­it të drejt­për­drejtë

1. Gjatë gjykim­it të drejt­për­drejtë zba­to­hen dis­poz­i­tat e kreut për shqyr­timin gjyqë­sor.

2. Prokurori, i pan­de­huri dhe paditësi civ­il mund të paraqesin gjatë shqyr­tim­it gjyqë­sor pro­va të tjera.

3. I pan­de­huri ka të drejtë të kërko­jë një afat për të për­gat­i­tur mbro­jt­jen deri në tri ditë. Në këtë rast shqyr­ti­mi gjyqë­sor shty­het deri në seancën e re, që bëhet pas mbarim­it të afatit.

 

4. I pan­de­huri mund të kërko­jë gjykimin e shkur­tu­ar. Gjyka­ta, pasi merr mendimin e prokuror­it dhe e gjen të drejtë kërkesën, ven­dos vazhdimin e gjykim­it, duke respek­tu­ar rreg­ul­lat e cak­tu­ara për gjykimin e shkur­tu­ar. Në të kundërtën vazh­don gjykimin e drejt­për­drejtë.

 

SEKSIONI II

GJYKIMI I SHKURTUAR

 

Neni 403

Kërke­sa për gjykimin e shkur­tu­ar

1. I pan­de­huri ose për­faqë­sue­si i tij i posaçëm mund të kërko­jnë që çësht­ja të për­fun­do­het derisa të mos jetë fil­lu­ar shqyr­ti­mi gjyqë­sor.

2. Kërke­sa bëhet me shkrim, kurse në seancë for­mu­lo­het me gojë. Kërke­sa me shkrim depoz­i­to­het në sekre­tar­inë e gjykatës të pak­tën tri ditë para datës së cak­tu­ar për seancën.

 

Neni 404

Disponimet e gjykatës për kërkesën

(Shfuqizuar pika “2” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Kur gjyka­ta çmon se çësht­ja mund të zgjid­het në gjend­jen që janë aktet, ven­dos gjykimin e shkur­tu­ar. Në të kundërtën refu­zon kërkesën.

 

Neni 405

Sean­ca e gjykim­it të shkur­tu­ar

1. Sean­ca gjyqë­sore zhvil­lo­het me pjesë­mar­rjen e prokuror­it, të të pan­de­hu­rit dhe mbro­jtësit të tij, si dhe të palëve pri­vate.

2. Gjyka­ta bën ver­i­fikimet lid­hur me legjitim­imin e palëve.

3. Kur mbro­jtësi i të pan­de­hu­rit nuk është i pran­ishëm, gjyka­ta cak­ton si zëvendë­sues një mbro­jtës tjetër.

4. Kur i pan­de­huri nuk paraqitet në seancë për arsye të përligju­ra, gjyka­ta cak­ton datën e seancës së re dhe urd­hëron që të lajmëro­het i pan­de­huri.

5. Pasi lex­o­het kërke­sa e të pan­de­hu­rit, kryetari deklaron të hapur disku­timin.

6. Prokurori parashtron në mënyrë sin­tetike rezul­tatet e het­imeve para­prake dhe shfaq mendim për kërkesën e të pan­de­hu­rit.

7. Kur paditësi civ­il nuk e pra­non gjykimin e shkur­tu­ar, padia civile nuk gjyko­het.

 

Neni 406

Vendi­mi

(Ndryshuar pika “1” me ligjin 8813, datë 13.6.2002)

1. Kur jep vendim dën­i­mi, gjyka­ta e ul dën­imin me burgim ose gjobë me një të tretën. Dën­i­mi me burgim të për­jet­shëm zëvendë­so­het me njëzet e pesë vjet burgim.

2. Kur ka kërkesë, gjyka­ta ven­dos edhe për pad­inë civile.

3. Kundër vendim­it të gjykatës mund të bëjnë ankim prokurori dhe i pan­de­huri.

4. Respek­to­het për aq sa janë të pajtueshme dis­poz­i­tat e kreut III të këtij tit­ul­li.

 

TITULLI VIII

ANKIMET

 

KREU I

RREGULLA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 407

Rastet dhe mjetet e ankim­it

1. Ligji cak­ton rastet në të cilat vendimet dhe urdhrat e gjykatës mund të anki­mo­hen, si dhe mjetin e ankim­it.

2. Anki­mi i urdhrave të gjykatës, kur nuk parashiko­het ndryshe nga ligji, mund të bëhet vetëm me ankimin kundër vendim­it.

3. Mjetet e ankim­it janë: apeli, rekur­si në Gjykatën e Lartë dhe kërke­sa për rishikim.

4. E drej­ta e ankim­it i takon vetëm atij që ligji ia njeh shpre­himisht. Kur ligji nuk bën dal­lim ndër­m­jet palëve, kjo e drejtë i takon secilës prej tyre.

5. Kur anki­mi bëhet në gjykatën jokom­pe­tente, ajo ia dër­gon aktet gjykatës kom­pe­tente.

 

Neni 408

Anki­mi i prokuror­it

1. Prokurori i rrethit dhe prokurori pranë gjykatës së apelit mund të bëjnë ankim në rastet e cak­tu­ara nga ligji, pavarë­sisht nga kërke­sa që ka bërë në seancë për­faqë­sue­si i prokuror­isë. Prokurori pranë gjykatës së apelit mund të bëjë ankim pavarë­sisht nga anki­mi ose mendi­mi i prokuror­it të rrethit.

2. Anki­mi mund të bëhet edhe nga prokurori i seancës, i cili në këtë rast mund të mar­rë pjesë në gjykatën e apelit me autor­iz­imin e prokuror­it pranë kësaj gjykate.

 

Neni 409

Anki­mi i të dëm­tu­ar­it akuzues

1. I dëm­tu­ari akuzues mund të bëjë ankim, vetë ose nëpër­m­jet për­faqë­sue­sit të tij, si për efek­te penale, ash­tu dhe për ato civile. Ai mund ta tërhe­që ankimin e bërë nga për­faqë­sue­si.

 

Neni 410

Anki­mi i të pan­de­hu­rit

(Ndryshuar pika “2” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

(Shfuqizuar pjesër­isht pika 2 me vendim të Gjykatës Kushtetuese nr.15, datë 17.4.2003)

1. I pan­de­huri mund të bëjë ankim vetë ose nëpër­m­jet mbro­jtësit të tij. Kujdestari i të pan­de­hu­rit mund të bëjë çdo ankim që i takon të pan­de­hu­rit.

2. Kundër vendim­it të dhënë në mungesë, mbro­jtësi mund të bëjë ankim vetëm kur është i pajisur me një akt për­faqësi­mi të lëshuar në for­mat e parashikuara nga ligji.

3. I pan­de­huri mund ta tërhe­që ankimin e bërë nga mbro­jtësi i tij, por kur ai nuk ka zotës­inë juridike për të vepru­ar duhet të mer­ret edhe pëlqi­mi i kujdestar­it.

4. Anki­mi i të pan­de­hu­rit kundër dënim­it penal ose pafa­jë­sisë i shtrin efek­tet e veta edhe në pjesën e vendim­it që cak­ton detyrim­in për kthimin e pasurisë, shpër­blim­in e dëmit dhe pag­imin e shpen­z­imeve pro­ce­du­rale.

 

Neni 411

Anki­mi i paditësit civ­il dhe të padi­tu­rit civ­il

1. Paditësi civ­il mund të bëjë ankim kundër pikave të vendim­it të dënim­it që kanë të bëjnë me pad­inë civile dhe në rastin e vendim­it të pafa­jë­sisë vetëm për efek­tet e përgjegjë­sisë civile.

2. I padi­turi civ­il mund të bëjë ankim kundër disponim­it të vendim­it që kanë të bëjnë me përgjegjës­inë e të pan­de­hu­rit civ­il për kthimin e pasurisë, shpër­blim­in e dëmit dhe shpen­zimet pro­ce­du­rale.

 

Neni 412

For­ma e ankim­it

1. Anki­mi bëhet me akt të shkru­ar, në të cilin tre­go­hen vendi­mi i ankimuar, dita e tij, gjyka­ta që e ka dhënë, si dhe pikat e vendim­it që kundër­sh­to­hen, shkaqet e ankim­it dhe çfarë kërko­het.

 

Neni 413

Paraqit­ja e ankim­it

1. Akti i ankim­it paraqitet në sekre­tar­inë e gjykatës që ka dhënë vendimin e ankimuar. Sekre­tari i gjykatës shënon në të ditën kur merr aktin dhe per­son­in që e paraqet, e bashkon me aktet dhe, kur i kërko­het, lëshon vërte­timin e mar­rjes.

2. Palët pri­vate, mbro­jtësit dhe për­faqë­sue­sit, mund ta paraqesin aktin e ankim­it edhe në sekre­tar­inë e gjykatës së ven­dit ku ata ndod­hen ose pranë një nëpunësi kon­sul­lor jashtë shtetit. Në këto raste, akti dër­go­het men­jëherë në sekre­tar­inë e gjykatës që ka dhënë vendimin.

3. Akti i ankim­it mund të dër­go­het me postë reko­mande në sekre­tar­inë e gjykatës që ka dhënë vendimin. Sekre­tari i gjykatës shënon në zarf ditën e mar­rjes dhe e bashkëngjit atë me aktet. Anki­mi quhet i bërë në datën e dërgim­it të aktit me postë reko­mande.

 

Neni 414

Njof­ti­mi i ankim­it

1. Akti i ankim­it u njofto­het prokuror­it, të pan­de­hu­rit dhe palëve pri­vate nga sekre­taria e gjykatës që ka dhënë vendimin.

 

Neni 415

Afatet e ankim­it

1. Afati për të bërë ankim është dhjetë ditë. Ky afat fil­lon nga dita e nesërme e shpall­jes ose njof­tim­it të vendim­it.

2. Ai që ka bërë ankim ka të drejtë që deri pesë ditë para seancës të paraqesë në sekre­tar­inë e gjykatës që do të shqyr­to­jë çësht­jen, arsye të tjera që lid­hen me ankimin.

3. Afatet e parashikuara nga ky nen nuk mund të zgjat­en për asnjë shkak, përveç rasteve të parashikuara me ligj.

 

Neni 416

Shtrir­ja e ankim­it

1. Anki­mi i bërë nga një i pan­de­hur, kur nuk bazo­het vetëm në motive per­son­ale, vlen edhe për të pan­de­hu­rit e tjerë.

2. Anki­mi i bërë nga i pan­de­huri vlen edhe për të padi­turin civ­il.

3. Anki­mi i të pan­de­hu­rit civ­il vlen për të pan­de­hurin edhe për efek­tet penale.

 

Neni 417

Pezul­li­mi i ekzeku­tim­it

1. Ekzeku­ti­mi i vendim­it të ankimuar pezul­lo­het deri në për­fundimin e gjykim­it në gjykatën e apelit. Në rastet e rekur­sit ose të kërkesës për rishikim, vendi­mi mund të pezul­lo­het me urd­hër, përkatë­sisht, të Kryetar­it të Gjykatës së Lartë ose të gjykatës së rrethit gjyqë­sor.

2. Ankimet kundër vendimeve që lid­hen me lir­inë per­son­ale nuk kanë efekt pezul­lues.

 

Neni 418

Heq­ja dorë nga anki­mi

1. Prokurori që ka bërë ankimin mund të heqë dorë prej tij deri në fil­lim­in e shqyr­tim­it gjyqë­sor, kurse heq­ja dorë nga prokurori pranë gjykatës që shqyr­ton ankimin mund të bëhet deri para fil­lim­it të disku­tim­it për­fundim­tar.

2. I pan­de­huri dhe palët pri­vate mund të heqin dorë nga anki­mi edhe nëpër­m­jet mbro­jtësit ose për­faqë­sue­sit.

3. Deklara­ta për heq­jen dorë paraqitet në for­mat dhe mënyrat e parashikuara për paraqit­jen e ankim­it, sipas rastit, në gjykatën që ka dhënë vendimin ose në gjykatën që shqyr­ton ankimin.

 

Neni 419

Dërgi­mi i akteve

1. Gjyka­ta që ka dhënë vendimin i dër­gon, bren­da dhjetë ditëve, gjykatës që do të shqyr­to­jë çësht­jen, aktet e pro­cedim­it dhe ankimin.

 

Neni 420

Mospra­n­i­mi i ankim­it

1. Anki­mi nuk pra­nohet:

a) kur është bërë nga ai që nuk është i legjitimuar;

b) kur vendi­mi është i paankimueshëm;

c) kur nuk janë respek­tu­ar dis­poz­i­tat për for­mën, paraqit­jen, dërgimin, njof­timin dhe afatin e ankim­it;

ç) kur është hequr dorë nga anki­mi.

2. Mospra­n­i­mi mund të deklaro­het, edhe krye­sisht, në çdo gjend­je dhe shkallë të pro­cedim­it.

3. Vendi­mi i mospra­nim­it i njofto­het atij që ka bërë ankimin dhe kundër tij mund të bëhet rekurs në Gjykatën së Lartë.

 

Neni 421

Detyri­mi me shpen­zimet

1. Me vendimin që rrë­zon ose deklaron të papranueshëm ankimin, pala pri­vate që e ka bërë dety­ro­het për shpen­zimet e pro­cedim­it.

2. Bashkëtë­pan­de­hu­rit që kanë mar­rë pjesë në gjykim dety­ro­hen me shpen­zimet sol­i­dar­isht me të pan­de­hurin që ka bërë ankimin.

3. Në gjykimet e ankim­it vetëm për intere­sa civile, pala pri­vate gjyqhum­bëse dety­ro­het me shpen­zimet.

 

KREU II

APELI

 

Neni 422

E drej­ta e apelit

1. Prokurori, i pan­de­huri dhe palët pri­vate mund të apelo­jnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë.

 

Neni 423

Apeli kundër­shtues

1. Pala që nuk ka bërë ankim bren­da afatit mund të bëjë apel kundër­shtues bren­da pesë ditëve nga dita kur ka mar­rë njof­timin për apelin e palës tjetër.

2. Apeli kundër­shtues paraqitet dhe njofto­het sipas rreg­ullave të përgjithshme për ankimet.

3. Apeli kundër­shtues i prokuror­it nuk ka efekt për bashkëtë­pan­de­hurin joapelues që nuk ka bërë apel.

4. Apeli kundër­shtues e hum­bet fuqinë në rast mospra­n­i­mi për shqyr­tim të apelit të palës tjetër ose të heq­jes dorë prej tij.

 

Neni 424

Gjyka­ta kom­pe­tente

(Shtu­ar pika “3” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

(Ndryshuar pika 3 me ligjin nr.9085, datë 19.6.2003)

(Shfuqizuar pika 2 me ligjin nr.9911, datë 5.5.2008)

1. Mbi apelin e bërë kundër vendimeve të gjykatës së rrethit gjyqë­sor ven­dos gjyka­ta e apelit.

2.  Shfuqizuar.

3.  Për ankimin e bërë kundër vendimeve të gjykatës për krimet e rën­da ven­dos gjyka­ta e apelit për krimet e rën­da.

 

Neni 425

Kufi­jtë e shqyr­tim­it të çësht­jes

1. Gjyka­ta e apelit e shqyr­ton çësht­jen në tërësi dhe nuk kufi­zo­het vetëm me shkaqet e paraqi­tu­ra në ankim. Ajo shqyr­ton edhe pjesën që u takon bashkëtë­pan­de­hurve që nuk kanë bërë ankim bren­da kufi­jve që refer­o­jnë shkaqet e ngrit­u­ra në ankim.

2. Kur apelues është prokurori, gjyka­ta  e apelit:

a) mund t’i japë fak­tit një cilësim juridik më të rëndë, të ndrysho­jë llo­jin ose ta rrisë masën e dënim­it, të ndrysho­jë masat e sig­urim­it dhe të mar­rë çdo masë tjetër që urd­hëron ose lejon ligji;

b) mund t’i japë dën­im atij që është deklaru­ar i pafa­jshëm, t’i japë pafa­jësi për një shkak të ndryshëm nga ai që pra­nohet në vendimin e apelu­ar, të mar­rë masat e treguara në shkro­n­jën “a”;

c) mund të zba­to­jë, të ndrysho­jë ose të për­jash­to­jë dënimet plotë­suese dhe masat e sig­urim­it.

3. Kur apelues është vetëm i pan­de­huri, gjyka­ta nuk mund të cak­to­jë një dën­im më të rëndë, të zba­to­jë një masë sig­uri­mi më të rëndë, t’i japë pafa­jë­sisë një shkak më pak të favor­shëm nga ai i vendim­it të apelu­ar.

 

Neni 426

Veprimet para­prake të gjykim­it

1. Kryetari i  kolegjit të gjykatës së apelit urd­hëron thirrjen e të pan­de­hu­rit, paditësit civ­il dhe të padi­tu­rit civ­il, si dhe të mbro­jtësve e të për­faqë­suesve të tyre. Afati i paraqit­jes nuk mund të jetë më i vogël se dhjetë ditë.

2. Urdhri i thirrjes është i pavlef­shëm kur i pan­de­huri nuk është iden­ti­fikuar në mënyrë të sig­urtë ose kur nuk është sak­të­suar ven­di, dita dhe ora e paraqit­jes.

 

Neni 427

Përsërit­ja e shqyr­tim­it gjyqë­sor

1. Kur një palë kërkon rimar­rjen e provave të admin­istru­ara në shqyr­timin gjyqë­sor të shkallës së parë ose mar­rjen e provave të reja, gjyka­ta në qoftë se çmon se një gjë e tillë është e nevo­jshme, ven­dos përsërit­jen tërë­sisht ose pjesër­isht të shqyr­tim­it gjyqë­sor.

2. Për provat që zbu­lo­hen pas gjykim­it të shkallës së parë ose të atyre që dalin aty për aty, gjyka­ta ven­dos, sipas rastit, mar­rjen ose jo të tyre.

3. Përsërit­ja e shqyr­tim­it gjyqë­sor ven­doset edhe krye­sisht kur gjyka­ta e çmon të domos­doshme.

4. Gjyka­ta ven­dos përsërit­jen e shqyr­tim­it gjyqë­sor kur vërte­to­het se i pan­de­huri nuk ka mar­rë pjesë në shkallë të parë, sepse nuk ka mar­rë dijeni ose nuk ka mundur të paraqitet për shkaqe ligjore.

5. Për përsërit­jen e shqyr­tim­it gjyqë­sor, të ven­do­sur në bazë të para­grafëve të mësipërm, pro­ce­do­het men­jëherë dhe kur kjo nuk është e mundur, shqyr­ti­mi gjyqë­sor shty­het për një afat jo më të gjatë se dhjetë ditë.

 

Neni 428

Vendi­mi i gjykatës së apelit

1. Gjyka­ta e apelit, pasi shqyr­ton çësht­jen, ven­dos:

a) lënien në fuqi të vendim­it;

b)  ndryshimin e vendim­it;

c) prish­jen e vendim­it dhe pushimin e çësht­jes kur janë rastet që nuk lejo­jnë fil­lim­in ose vazhdimin e pro­cedim­it ose kur nuk vërte­to­het fajësia e të pan­de­hu­rit;

ç)  prish­jen e vendim­it dhe kthimin e akteve gjykatës së shkallës së parë kur nuk janë respek­tu­ar dis­poz­i­tat që lid­hen me kushtet për të qenë gjyq­tar ose ndih­mës­gjyq­tar në çësht­jen konkrete, me num­rin e gjyq­tarëve dhe ndih­mës­gjyq­tarëve që është i domos­doshëm për formimin e koleg­jeve të cak­tu­ara në këtë Kod, me ushtrim­in e ndjek­jes penale nga prokurori dhe pjesë­mar­rjen e tij në pro­ced­im, me pjesë­mar­rjen e për­faqë­sue­sit të të dëm­tu­ar­it akuzues dhe të mbro­jtësit të të pan­de­hu­rit, me shkel­jen e dis­poz­i­tave për paraqit­jen e akuzave të reja, si dhe në çdo rast kur në dis­pozi­ta të veçan­ta është parashikuar pavlef­sh­mëria e vendim­it.

 

Neni 429

Kthi­mi i akteve gjykatës së shkallës së parë

1. Kur ven­doset sipas pikës “ç” të Nen­it 428, gjyka­ta e apelit urd­hëron dërgimin e akteve një kolegji tjetër të së njëjtës gjykatë apo të gjykatës më të afërt.

2. Kur nuk është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, fashikul­li me aktet i dër­go­het gjykatës që ka dhënë vendimin.

 

Neni 430

Disponimet lid­hur me ekzeku­timin e detyrim­it civ­il

1. Me kërkesën e paditësit civ­il, gjyka­ta e apelit mund të ven­dosë për ekzeku­timin e përkohshëm të detyrim­it kur gjyka­ta e shkallës së parë nuk është shpre­hur ose e ka refuzuar kërkesën. Ajo mund të ven­dosë, gjithash­tu, pezul­lim­in e ekzeku­tim­it të detyrim­it kur ka rrezik që të ndod­hë një dëm i rëndë dhe i pan­dreqshëm

 

KREU III

REKURSI NË GJYKATËN E LARTË

 

SEKSIONI I

RREGULLA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 431

Rekur­si i drejt­për­drejtë në Gjykatën e Lartë

(Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Janë objekt rekur­si të drejt­për­drejtë në Gjykatën e Lartë vendimet e gjykatës për mos­mar­rëvesh­jet lid­hur me juridik­sion­in dhe kom­pe­ten­cat, si dhe rastet e veçan­ta të parashikuara me ligj.

 

Neni 432

Rekur­si kundër vendimeve të for­mës së pre­rë

(Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Rekur­si në Gjykatën e Lartë kundër vendimeve të gjykatës së apelit mund të bëhet për këto shkaqe:

a) për mosre­spek­timin ose për zba­timin e gabuar të ligjit penal;

b) për shkel­je që kanë si paso­jë pavlef­sh­mërinë absolute të vendim­it të gjykatës, sipas Nen­it 128 të këtij Kodi;

c) për shkel­je pro­ce­du­rale që kanë ndikuar në dhënien e vendim­it.

 

Neni 432/a

Rekur­si në interes të ligjit

(Shfuqizuar me vendimin nr.55/1997  të Gjykatës Kushtetuese)

 

Neni 433

Mospra­n­i­mi i rekur­sit

1. Rekur­si nuk pra­nohet në qoftë se bëhet për shkaqe të ndryshme nga ato që lejon ligji.

2. Mospra­n­i­mi i rekur­sit ven­doset nga kolegji i Gjykatës së Lartë në dhomën e këshillim­it, pa pjesë­mar­rjen e palëve.

 

Neni 434

Kufi­jtë e shqyr­tim­it në Gjykatën e Lartë

1. Gjyka­ta e Lartë e shqyr­ton çësht­jen bren­da kufi­jve të shkaqeve të ngrit­u­ra. Por për çësht­jet ligjore që duhet të shi­hen krye­sisht nga gjyka­ta në çdo gjend­je e shkallë të pro­ce­sit, të cilat nuk janë parë, Gjyka­ta e Lartë ka të drejtë të ven­dosë.

 

Neni 435

Paraqit­ja e rekur­sit

1. Rekur­si duhet të paraqitet me shkrim bren­da trid­hjetë ditëve nga data që vendi­mi ka mar­rë for­mën e pre­rë. Ai duhet të përm­ba­jë tregimin e sak­të të shkaqeve të paligjsh­mërisë së vendim­it.

2. Akti i rekur­sit dhe mem­o­ri­et duhet të nën­shkruhen, me paso­jë mospra­n­i­mi, nga mbro­jtësit. Kur i pan­de­huri nuk ka mbro­jtës të zgjed­hur, kryetari i kolegjit cak­ton një mbro­jtës krye­sisht dhe në këtë rast lajmërimet i bëhen edhe të pan­de­hu­rit.

 

SEKSIONI II

SHQYRTIMI NË GJYKATËN E LARTË

 

Neni 436

Veprimet para­prake

1. Kryetari i Gjykatës së Lartë cak­ton koleg­jet përkatëse për shqyr­timin e rekur­se­ve.

2. Kryetari i kolegjit cak­ton datën për shqyr­timin e rekur­sit.

3. Sekre­taria e gjykatës njofton prokuror­in pranë Gjykatës së Lartë për depoz­itimin e akteve që lid­hen me rekursin dhe të pak­tën dhjetë ditë para datës së seancës e afis­hon atë.

 

Neni 437

Shqyr­ti­mi gjyqë­sor

(Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Gjyka­ta e Lartë gjykon në kolegj me pesë gjyq­tarë.

2. Nor­mat që lid­hen me pub­licitetin, rreg­ullin e seancës dhe me drej­timin e disku­tim­it në gjykimet e shkallës së parë dhe të dytë respek­to­hen në Gjykatën e Lartë, për aq sa janë të zbat­ueshme.

3. I pan­de­huri dhe palët pri­vate për­faqë­so­hen nga mbro­jtësit.

4. Kryetari i kolegjit bën ver­i­fikimin e legjitimim­it të palëve dhe të rreg­ull­sisë së lajmërimeve.

5. Gjyq­tari i ngarkuar rela­ton çësht­jen. Pas fjalës së prokuror­it, mbro­jtësit dhe për­faqë­sue­sit e palëve pri­vate bëjnë mbro­jt­jen. Rep­li­ka nuk lejo­het.

 

Neni 438

Njehsi­mi ose ndryshi­mi i prak­tikës gjyqë­sore

(Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Kur lind nevo­ja për njehsimin ose ndryshimin e prak­tikës gjyqë­sore, Gjyka­ta e Lartë ka të drejtë të tërhe­që për shqyr­tim në koleg­jet e bashkuara çësht­je të ard­hu­ra për gjykim në Kolegjin Penal.

2. Tërhe­q­ja e çësht­jeve bëhet me vendim të Kryetar­it të Gjykatës së Lartë ose të Kolegjit Penal.

3. Koleg­jet e bashkuara gjyko­jnë sipas rreg­ullave të cak­tu­ara për kolegjin.

4. Vendi­mi i koleg­jeve të bashkuara është i detyrueshëm për gjykatat në gjykimin e çësht­jeve të ngjashme.

 

SEKSIONI III

VENDIMI

 

Neni 439

Mar­r­ja e vendim­it

1. Vendi­mi mer­ret men­jëherë pas mbarim­it të seancës, me për­jash­tim të rasteve kur për shkak të natyrës së ndër­likuar ose të rëndë­sisë së çësht­jes kryetari i kolegjit e çmon të domos­doshme ta shtyjë mar­rjen e vendim­it për aq ditë sa është e nevo­jshme.

2. Vendi­mi nën­shkruhet nga të gjithë anë­tarët e kolegjit dhe shpal­let në seancë duke u lex­u­ar nga kryetari ose një gjyq­tar.

 

Neni 440

Zba­ti­mi i detyrueshëm i detyrave të vendim­it

1. Detyrat dhe kon­kluzionet e vendim­it të Gjykatës së Lartë  janë të detyrueshme për gjykatën që rishqyr­ton çësht­jen.

 

Neni 441

Dis­poz­i­tivi i vendim­it

(Shtu­ar shkro­n­ja ”d” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Pas shqyr­tim­it të çësht­jes Kolegji Penal ose koleg­jet e bashkuara të Gjykatës së Lartë ven­dosin:

a) lënien në fuqi të vendim­it ndaj të cilit është bërë rekurs;

b) ndryshimin e vendim­it për cilësimin ligjor të veprës, për llo­jin dhe masën e dënim­it, për paso­jat civile të veprës penale;

c) prish­jen e vendim­it dhe zgjid­hjen e çësht­jes pa e kthy­er për rishqyr­tim;

ç) prish­jen e vendim­it dhe kthimin e akteve për rishqyr­tim;

d) prish­jen e vendim­it të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendim­it të gjykatës së shkallës së parë.

 

Neni 442

Prish­ja e vendim­it dhe zgjid­h­ja e çësht­jes pa e kthy­er

për rishqyr­tim

1. Gjyka­ta e Lartë ven­dos prish­jen e vendim­it dhe zgjid­hjen e çësht­jes pa e kthy­er për rishqyr­tim kur:

a) fak­ti nuk parashiko­het si vepër penale, vepra penale është shuar ose ndjek­ja penale nuk duhet të fil­lonte e të vazh­donte;

b) vendi­mi është i pavlef­shëm për rastet e parashikuara në këtë Kod;

c) vendi­mi është dhënë me gabim në per­son;

ç) ka kon­tradik­ta midis vendim­it të ankimuar dhe një tjetri të mëparshëm, lid­hur me të njëjtin per­son dhe me të njëjtën vepër penale, të dhë­na nga e njëj­ta ose një tjetër gjykatë penale.

2. Në rastet e parashikuara nga shkro­n­ja “a” gjyka­ta ven­dos pushimin e çësht­jes, për ato të parashikuara nga shkro­n­jat “b” dhe “c” vendi­mi i njofto­het prokuror­it për të mar­rë masat e nevo­jshme, për ato të parashikuara nga shkro­n­ja “ç” urd­hëro­het që të zba­to­het vendi­mi që ka cak­tu­ar dën­imin më pak të rëndë.

 

Neni 443

Prish­ja e vendim­it dhe kthi­mi i akteve për rishqyr­tim

1. Me për­jash­tim të rasteve të parashikuara nga Neni 442 Gjyka­ta e Lartë, kur prish një vendim ia dër­gon aktet gjykatës që ka dhënë vendimin e prishur.

2. Kur prish­ja nuk është bërë për të gjitha disponimet e vendim­it, Gjyka­ta e Lartë deklaron në dis­poz­i­tiv se cilat pjesë të vendim­it prishen.

 

Neni 444

Prish­ja e vendim­it vetëm për paso­jat civile

1. Kur prish vetëm disponimet ose pikat që kanë të bëjnë me pad­inë civile ose kur pra­non rekursin e paditësit civ­il kundër vendim­it të pafa­jë­sisë së të pan­de­hu­rit, Gjyka­ta e Lartë ia dër­gon aktet përkatëse gjykatës civile kom­pe­tente.

 

Neni 445

Ndreq­ja e gabimeve

1. Gabimet ligjore në arsyetimin e vendim­it ose tregi­mi i gabuar i tek­stit të ligjit nuk sjellin prish­jen e vendim­it të ankimuar, në qoftë se nuk kanë patur ndikim vendim­tar mbi dis­poz­i­tivin. Por, gjyka­ta speci­fikon në vendim gabimet dhe ndreq­jet e duhu­ra.

 

 

Neni 446

Paso­jat e vendim­it mbi masat e sig­urim­it

1. Kur në bazë të vendim­it të Gjykatës së Lartë duhet të pusho­jë vazhdi­mi i një burgi­mi, ose i një dën­i­mi plotë­sues, ose një mase sig­uri­mi, sekre­taria ia komu­nikon men­jëherë dis­poz­i­tivin e vendim­it prokuror­it pranë gjykatës përkatëse.

 

Neni 447

Rigjyki­mi pas prish­jes

1. Në rigjykim nuk lejo­het disku­ti­mi i kom­pe­tencës së njo­hur me vendimin e prish­jes.

2. Gjyka­ta e rigjykim­it i përm­ba­het vendim­it të Gjykatës së Lartë për çdo çësht­je të së drejtës që është ven­do­sur me të.

3. Në rigjykim nuk mund të ngri­hen pavlef­sh­mëritë e vërte­t­u­ara në gjykimet e mëparshme ose gjatë het­imeve para­prake.

4. Prish­ja e vendim­it vlen edhe për të pan­de­hurin që nuk ka bërë rekurs, përveçse kur shkaku i prish­jes është per­son­al.

 

Neni 448

Anki­mi kundër vendim­it të gjykatës së rigjykim­it

1. Vendi­mi i gjykatës së rigjykim­it mund të anki­mo­het me rekurs në Gjykatën e Lartë kur është dhënë nga gjyka­ta e apelit dhe me apel kur është dhënë nga gjyka­ta e shkallës së parë.

2. Vendi­mi i gjykatës së rigjykim­it mund të anki­mo­het vetëm për shkaqet që nuk lid­hen me pikat e ven­do­sura nga Gjyka­ta e Lartë ose për mosre­spek­timin e Nen­it 447, para­grafi 2.

 

KREU IV

RISHIKIMI

 

Neni 449

Vendimet që mund të rishiko­hen

 

1. Në rastet e cak­tu­ara me ligj lejo­het në çdo kohë rishiki­mi i vendimeve që kanë mar­rë for­mën e pre­rë, edhe kur dën­i­mi është ekzeku­tu­ar ose është shuar.

2. Vendimet e pafa­jë­sisë për krime mund të rishiko­hen me kërkesën e prokuror­it, por me kusht që të mos kenë kalu­ar 5 vjet nga dhë­nia e vendim­it.

 

Neni 450

Rastet e rishikim­it

1. Rishiki­mi mund të kërko­het:

a) kur fak­tet e vëna në themel të vendimitt nuk paj­to­hen me ato të një vendi­mi tjetër të for­mës së pre­rë;

b) kur vendi­mi është bazuar në një vendim të gjykatës civile, i cili është revokuar më pas;

c)  kur pas vendim­it kanë dalë ose janë zbu­lu­ar pro­va të reja, të cilat vetëm ose së bashku me ato që janë vlerë­suar njëherë, tre­go­jnë se vendi­mi është i gabuar;

ç) kur vërte­to­het se vendi­mi është dhënë si paso­jë e fal­si­fikim­it të akteve të gjykim­it ose të një fak­ti tjetër të parashikuar nga ligji si vepër penale.

 

Neni 451

Kërke­sa e rishikim­it

1. Mund të kërko­jnë rishikimin:

a)  i dënuari ose kujdestari i tij, dhe kur ai ka vdekur, trashëgim­tari ose një i afërm i tij;

b) prokurori pranë gjykatës që ka dhënë vendimin.

 

Neni 452

For­ma e kërkesës

(Ndryshuar pika “1” e ”3” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Kërke­sa e rishikim­it bëhet per­son­al­isht ose nëpër­m­jet për­faqë­sue­sit. Ajo duhet të përm­ba­jë provat që e përligjin dhe duhet të paraqitet, bashkë me doku­mentet even­tuale, në sekre­tar­inë e Gjykatës së Lartë.

2. Në rastet e parashikuara nga Neni 450, para­grafi 1, shkro­n­jat “a”, “b” dhe “ç”, kërkesës duhet t’i bashko­hen kop­jet e vërte­t­u­ara të akteve të për­men­dura në to.

3. Në rast vdek­je të të gjykuar­it pas paraqit­jes së kërkesës së rishikim­it, kryetari i Kolegjit Penal cak­ton një kujdestar, i cili ushtron të drej­tat që në pro­cesin e rishikim­it do t’i takonin të gjykuar­it.

 

Neni 453

Shqyr­ti­mi i kërkesës nga Gjyka­ta e Lartë

(Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Kërke­sa e rishikim­it shqyr­to­het nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në dhomën e këshillim­it, pa pran­inë e palëve.

2. Kur kërke­sa është bërë jashtë rasteve të për­cak­tu­ara në Nenin 450 ose kur është bërë nga ata që nuk e kanë këtë të drejtë ose kur rezul­ton hap­tazi e pam­bështe­tur, Kolegji Penal ven­dos mospra­n­imin e saj.

3. Kur kërke­sa pra­nohet, Kolegji Penal ven­dos prish­jen e  vendim­it dhe dërgimin e çësht­jes për rigjykim nga një tjetër trup gjykues në gjykatën e shkallës së parë që ka dhënë vendimin ose në gjykatën e apelit, kur kërke­sa është bërë vetëm kundër vendim­it të saj. Vendi­mi është i for­mës së pre­rë.

 

Neni 454

Pezul­li­mi i ekzeku­tim­it

(Ndryshuar me ligjin 8813, datë 13.6.2002)

1. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë dhe gjyka­ta e cak­tu­ar për rigjykimin e çësht­jeve mund të urd­hëro­jnë pezul­lim­in e ekzeku­tim­it të vendim­it.

2. Vendi­mi është i for­mës së pre­rë.

 

Neni 455

Gjyki­mi i rishikim­it

(Ndryshuar pika “1” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Gjyka­ta, e cak­tu­ar për rigjykimin e çësht­jes, cak­ton datën e seancës gjyqë­sore dhe urd­hëron thirrjen e palëve.

2. Respek­to­hen dis­poz­i­tat e gjykim­it të shkallës së parë bren­da kufi­jve të shkaqeve të parashtru­ara në kërkesën e rishikim­it.

 

Neni 456

Vendi­mi

1. Vendi­mi mer­ret sipas dis­poz­i­tave për mar­rjen e vendim­it nga gjyka­ta e shkallës së parë.

2. Kur pra­nohet kërke­sa e rishikim­it, gjyka­ta prish vendimin. Nuk mund të jepet vendim vetëm duke bërë një vlerësim tjetër të provave të mar­ra në gjykimin e mëparshëm.

3. Kur rrë­zo­het kërke­sa, gjyka­ta dety­ron atë që e ka bërë me shpen­zimet pro­ce­du­rale dhe kur është urd­hëru­ar pezul­li­mi, ven­dos rivënien në ekzeku­tim të dënim­it ose të masës së sig­urim­it.

4. Me kërkesën e të intere­suar­it, vendi­mi i pafa­jë­sisë afishohet i shkur­tu­ar në rrethin ku është dhënë vendi­mi dhe në vend­ba­n­imin e fun­dit të të dënuar­it. Kryetari i gjykatës mund të urd­hëro­jë që ky vendim të shpal­let në një gazetë të cak­tu­ar.

 

Neni 457

Disponimet në rastin e pra­nim­it të kërkesës

(Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Gjyka­ta, kur jep vendim pafa­jësie urd­hëron kthimin e shu­mave të paguara për ekzeku­timin e dënim­it me gjobë, për shpen­zimet pro­ce­du­rale, heq­jen e masave të sig­urim­it pasuror, si dhe për shpër­blim­in e dëmeve në dobi të paditësit civ­il që ka mar­rë pjesë në gjykimin e rishikim­it. Ajo urd­hëron edhe kthimin e sendeve që janë kon­fiskuar, me për­jash­tim të sendeve, prod­hi­mi, për­dori­mi, trans­porti­mi, mba­jt­ja e të cilave për­bën vepër penale.

 

Neni 458

Anki­mi kundër vendim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Vendi­mi i dhënë në gjykimin e rishikim­it mund të anki­mo­het.

 

Neni 459

Kom­pen­si­mi për dën­im të padrejtë

(Ndryshuar pika “5” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Ai që ka mar­rë pafa­jës­inë gjatë rishikim­it, kur nuk ka dhënë shkak me dash­je ose paku­jde­si të rëndë për gabimin gjyqë­sor, ka të drejtë për një kom­pen­sim në për­p­jesë­tim me kohëzg­jat­jen e dënim­it dhe me paso­jat per­son­ale dhe famil­jare që rrjed­hin nga dën­i­mi.

2. Kom­pen­si­mi bëhet me pag­imin e një shume parash ose me dhënien e një të ard­hure jetë­sore.

3. Kërke­sa për kom­pen­sim bëhet, me paso­jë mospra­n­i­mi, bren­da dy vjetëve nga dita që vendi­mi i rishikim­it ka mar­rë for­më të pre­rë dhe paraqitet në sekre­tar­inë e gjykatës që ka dhënë vendimin.

4. Kërke­sa i komu­niko­het prokuror­it dhe të gjithë të intere­suarve.

5. Kundër vendim­it për kom­pen­sim mund të bëhet ankim.

 

Neni 460

Kom­pen­si­mi në rast vdek­je

1. Kur i dënuari vdes, qoftë edhe para pro­cedim­it të rishikim­it, e drej­ta për kom­pen­sim u për­ket trashëgim­tarëve të tij. Këtë të drejtë nuk e për­fi­to­jnë trashëgim­tarët e paden­jë.

 

Neni 461

Paso­jat e mospra­nim­it ose të rrëzim­it të kërkesës së rishikim­it

1. Mospra­n­i­mi i kërkesës ose vendi­mi që e rrë­zon atë nuk cenon të drejtën e paraqit­jes së një kërkese të re të bazuar në pro­va të tjera.

 

TITULLI IX

EKZEKUTIMI I VENDIMEVE

 

KREU I

VËNIA NË EKZEKUTIM E VENDIMEVE

 

Neni 462

Vendimet e ekzekutueshme

1. Vendi­mi penal i gjykatës vihet në ekzeku­tim men­jëherë pasi të ketë mar­rë for­më të pre­rë.

2. Vendi­mi i pafa­jë­sisë, i për­jash­tim­it të të gjykuar­it nga dën­i­mi dhe ai i pushim­it të çësht­jes, vihet në ekzeku­tim men­jëherë pas shpall­jes.

3. I dënuari me vdek­je ka të drejtë t’i paraqesë kërkesë për fal­je Pres­i­den­tit të Repub­likës. Paraqit­ja e kërkesës pezul­lon ekzeku­timin. Çësht­ja i refer­o­het Pres­i­den­tit të Repub­likës edhe krye­sisht nga gjyka­ta ku vendi­mi ka mar­rë for­mën e pre­rë.

4. Mënyra e ekzeku­tim­it të vendimeve penale rreg­ul­lo­het me ligj të veçan­të.

 

Neni 463

Veprimet e prokuror­it

1. Prokurori pranë gjykatës së shkallës së parë që ka dhënë vendimin,  merr masa për ekzeku­timin e vendim­it. Ai bën kërke­sa në gjykatën kom­pe­tente dhe ndërhyn në të gjitha veprimet e ekzeku­tim­it.

2. Vendimet e prokuror­it i njofto­hen, bren­da trid­hjetë ditëve, mbro­jtësit të cak­tu­ar nga i intere­suari ose, kur nuk ka të tillë, atij të cak­tu­ar nga prokurori.

3. Kur është e nevo­jshme, prokurori mund të kërko­jë kry­er­jen e veprimeve të veçan­ta nga prokurori i një rrethi tjetër.

4. Kur fil­lon ekzeku­ti­mi, prokurori njofton me shkrim gjykatën që ka dhënë vendimin.

 

Neni 464

Ekzeku­ti­mi i vendimeve me burgim

1. Për ekzeku­timin e një vendi­mi me burgim, prokurori nxjerr urdhrin e ekzeku­tim­it.

2. Urdhri i ekzeku­tim­it përm­ban gjen­er­alitetet e të dënuar­it, dis­poz­i­tivin e vendim­it dhe disponimet e nevo­jshme për ekzeku­timin.

3. Kur i dënuari është i parabur­go­sur, urdhri i dër­go­het organ­it shtetëror që admin­istron burgjet dhe i njofto­het të intere­suar­it, ndër­sa kur i dënuari nuk është i parabur­go­sur urd­hëro­het burgi­mi i tij.

4. Në të njëjtën mënyrë vepro­het edhe për rastet e ekzeku­tim­it të vendimeve të mbyll­jes së detyrueshme në insti­tu­cione mjekë­sore ose eduki­mi.

 

Neni 465

Llog­a­r­it­ja e paraburgim­it dhe e dën­imeve të shly­era

1. Në cak­timin e kohës së dënim­it me burgim, prokurori llog­a­r­it peri­ud­hën e paraburgim­it të vua­j­tur për të njëjtën vepër ose për një vepër penale tjetër, peri­ud­hën e dënim­it me burgim të shly­er për një vepër penale tjetër, kur dën­i­mi përkatës është revokuar ose kur për veprën penale është dhënë amnisti apo fal­je.

2. Në çdo rast llog­a­riten vetëm paraburgi­mi ose dën­i­mi i shly­er pas kry­er­jes së veprës penale, për të cilën duhet të cak­to­het dën­i­mi që do të ekzeku­to­het.

3. Pasi bën llog­a­r­it­jet, prokurori nxjerr urdhrin, i cili i njofto­het të dënuar­it dhe mbro­jtësit të tij.

 

Neni 466

Ekzeku­ti­mi i masave të sig­urim­it të urd­hëru­ara nga gjyka­ta

1. Masat e sig­urim­it të urd­hëru­ara nga gjyka­ta, ekzeku­to­hen nga prokurori pranë gjykatës që ka dhënë vendimin.

 

Neni 467

Ekzeku­ti­mi i dën­imeve me gjobë

1. Vendimet që përm­ba­jnë dën­imin me gjobë ekzeku­to­hen nga zyra e përm­barim­it.

2. Kur vërte­to­het pamundësia e mar­rjes së gjobës ose e një pjese të saj, prokurori i bën kërkesë gjykatës që ka dhënë vendimin për të bërë kon­ver­timin. Me kërkesën e të dënuar­it, gjyka­ta mund ta shtyjë kon­ver­timin deri në gjashtë muaj. Kjo peri­ud­hë nuk llog­a­ritet në afatet e parashkrim­it.

3. Kundër vendim­it të kon­ver­tim­it mund të bëhet ankim, i cili pezul­lon ekzeku­timin e tij.

 

Neni 468

Ekzeku­ti­mi i dën­imeve plotë­suese

1. Për ekzeku­timin e dën­imeve plotë­suese, prokurori u dër­gon shkur­timin e vendim­it të dënim­it organ­eve të poli­cisë gjyqë­sore dhe organ­eve të tjera të intere­suara.

 

Neni 469

Ekzeku­ti­mi i disa dën­imeve

1. Kur i njëjti per­son është dënuar me disa vendime për vepra penale të ndryshme, prokurori pranë gjykatës që ka dhënë vendimin e fun­dit i kërkon gjykatës që të cak­to­jë dën­imin që duhet të ekzeku­to­het, duke respek­tu­ar nor­mat mbi bashkimin e dën­imeve.

2. Kërke­sa e prokuror­it i njofto­het të dënuar­it dhe mbro­jtësit të tij.

 

KREU II

SHQYRTIMI NGA GJYKATA I ÇËSHTJEVE QË LIDHEN ME EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE

 

Neni 470

Gjyka­ta kom­pe­tente për ekzeku­timin

1. Gjyka­ta që ka dhënë vendimin është kom­pe­tente për shqyr­timin e kërke­save dhe pre­tendimeve që lid­hen me ekzeku­timin e tij.

2. Kur ekzeku­ti­mi ka të bëjë me disa vendime të dhë­na nga gjyka­ta të ndryshme, kom­pe­tente është gjyka­ta që ka dhënë vendimin, i cili ka mar­rë for­më të pre­rë i fun­dit.

 

Neni 471

Mënyra e pro­cedim­it nga gjyka­ta

1. Gjyka­ta pro­ce­don me kërkesën e prokuror­it, të intere­suar­it ose të mbro­jtësit.

2. Kur kërke­sa është hap­tazi e pabazuar ose përsërit­je e një kërkese të rrëzuar, të mbështe­tur mbi të njëj­tat shkaqe, gjyka­ta, pasi dëgjon prokuror­in e deklaron atë të papranueshme me vendim, i cili i njofto­het bren­da pesë ditëve të intere­suar­it. Kundër vendim­it mund të bëhet ankim.

3. Me për­jash­tim të rasteve të parashikuara nga para­grafi 2, gjyka­ta cak­ton datën e seancës dhe lajmëron palët dhe mbro­jtësit, të pak­tën dhjetë ditë para seancës.

4. Sean­ca zhvil­lo­het me pjesë­mar­rjen e detyrueshme të prokuror­it dhe të mbro­jtësve. I intere­suari, kur e kërkon, dëgjo­het per­son­al­isht ose me letër­porosi.

5. Gjyka­ta merr vendim, i cili u njofto­het palëve edhe mbro­jtësve. Kundër vendim­it mund të bëhet ankim, por ai nuk e pezul­lon ekzeku­timin, përveçse kur gjyka­ta që e ka dhënë ven­dos ndryshe.

6. Pro­cesver­bali i seancës mba­het në for­më të përm­bled­hur.

 

Neni 472

Dyshi­mi për iden­titetin fizik të per­son­it të bur­go­sur

1. Kur ka arsye për të dyshuar mbi iden­titetin e per­son­it të arrestu­ar për ekzeku­timin e dënim­it, gjyka­ta e  merr në pyet­je, kryen hetimet e nevo­jshme për iden­ti­fikimin e tij dhe merr vendim, i cili i njofto­het të intere­suar­it.

2. Kur kon­sta­ton se ai nuk është per­soni ndaj të cilit duhet të bëhet ekzeku­ti­mi, gjyka­ta urd­hëron men­jëherë lir­im­in e tij. Në qoftë se iden­titeti mbetet i paqartë, ajo urd­hëron pezul­lim­in e ekzeku­tim­it, lir­im­in e të bur­go­surit dhe njofton prokuror­in që të bëjë het­ime të mëte­jshme.

3. Kur është i qartë gabi­mi për iden­titetin e per­son­it, prokurori  urd­hëron lir­im­in e tij dhe i dër­gon men­jëherë aktet gjykatës.

 

Neni 473

Gabi­mi në emër

1. Kur një per­son është dënuar në vend të një tjetri për gabim në emër, gjyka­ta ven­dos kor­rigjimin vetëm kur per­soni kundër të cilit duhej të pro­ce­do­hej është thirrur si i pan­de­hur edhe me një emër tjetër në gjykim. Në rast të kundërt ven­doset rishiki­mi i çësht­jes në bazë të Nen­it 450, para­grafi 1, shkro­n­ja “c”. Në çdo rast ekzeku­ti­mi kundër per­son­it të dënuar gabimisht pezul­lo­het.

 

Neni 474

Disa vendime për të njëjtin fakt

1. Kur disa vendime janë dhënë kundër të njëjtit per­son për të njëjtin fakt, gjyka­ta urd­hëron ekzeku­timin e vendim­it me të cilin është dhënë dën­i­mi më i lehtë, duke i deklaru­ar të tjerët të paz­bat­ueshëm. Kur dënimet krye­sore janë të barabar­ta, mba­het parasysh dën­i­mi plotë­sues.

2. Kur ka disa vendime pushi­mi ose pafa­jësie, i intere­suari tre­gon vendimin që duhet ekzeku­tu­ar dhe kur ai nuk e bën këtë, prokurori për rastin e pushim­it dhe gjyka­ta për rastin e pafa­jë­sisë, urd­hëro­jnë ekzeku­timin e vendim­it më të favor­shëm.

3. Kur bëhet fjalë për një vendim pafa­jësie dhe për një vendim dën­i­mi, gjyka­ta urd­hëron ekzeku­timin e vendim­it të pafa­jë­sisë, duke revokuar vendimin e dënim­it, ndër­sa kur është fjala për një vendim mos­fil­li­mi të dhënë nga prokurori dhe një vendim të dhënë në gjykim, gjyka­ta urd­hëron ekzeku­timin e vendim­it të dhënë në gjykim.

 

Neni 475

Bashki­mi i dën­imeve

1. Në rastin e disa vendimeve, të dhë­na në pro­ced­ime të ndryshme kundër të njëjtit per­son, i dënuari ose prokurori mund të kërko­jnë nga gjyka­ta zba­timin e rreg­ullave për bashkimin e dën­imeve.

 

Neni 476

Shtyr­ja e ekzeku­tim­it të vendim­it

1. Gjyka­ta që ka dhënë vendimin e dënim­it, me kërkesën e të dënuar­it, të mbro­jtësit ose të prokuror­it, mund të ven­dosë shtyr­jen e ekzeku­tim­it të vendim­it në këto raste:

a)  kur i dënuari vuan nga një sëmund­je që pen­gon ekzeku­timin e vendim­it. Ekzeku­ti­mi shty­het gjer në shërim­in e të dënuar­it;

b) kur e dënuara është shtatzënë ose me fëmi­jë nën një vjeç.  Ekzeku­ti­mi shty­het gjer sa fëmi­ja të bëhet një vjeç;

c)  kur vua­jt­ja e men­jëher­shme e dënim­it mund të sjel­lë paso­ja të rën­da për të dënuar­in ose famil­jen e tij. Shtyr­ja e ekzeku­tim­it në këto raste nuk mund të zgjatet më tepër se gjashtë muaj;

ç)  në çdo rast tjetër që çmo­het nga gjyka­ta si i veçan­të, duke u shtyrë ekzeku­ti­mi gjer në tre muaj.

2. Me paraqit­jen e kërkesës gjyka­ta ka të drejtë të pezul­lo­jë ekzeku­timin e vendim­it gjer në shqyr­timin e saj.

3. Kundër vendim­it të gjykatës mund të bëhet ankim.

 

Neni 477

Lir­i­mi me kusht

1. Gjyka­ta e ven­dit të ekzeku­tim­it ven­dos për lir­im­in me kusht dhe revokimin e vendim­it të lirim­it me kusht, sipas kritereve të cak­tu­ara në Kodin Penal.

2. Kërke­sa nuk mund të përsëritet para se të kenë kalu­ar gjashtë muaj nga dita kur vendi­mi i rrëzim­it të kërkesës ka mar­rë for­më të pre­rë.

 

Neni 478

Lir­i­mi i të bur­go­surit

1. Gjyka­ta e ven­dit të ekzeku­tim­it mund të ven­dosë lir­im­in e të bur­go­surit kur vazhdi­mi i burgim­it mund të rreziko­jë jetën e tij.

 

Neni 479

Revoki­mi i vendim­it për shkak të shfuqizim­it të veprës penale

1. Në rastin e shfuqizim­it ose të deklarim­it të paligjsh­mërisë kushtetuese të nor­mës penale, gjyka­ta revokon vendimin e dënim­it, duke deklaru­ar se fak­ti nuk parashiko­het si vepër penale. Në të njëjtën mënyrë vepro­het edhe kur është dhënë vendim mos­fil­li­mi ose pafa­jësie për shkak të shuar­jes së veprës penale.

 

Neni 480

Kom­pe­ten­ca të tjera

1. Në fazën e ekzeku­tim­it, gjyka­ta është kom­pe­tente të ven­dosë për shuar­jen e veprës penale pas dënim­it, për shuar­jen e dënim­it, për dënimet plotë­suese, për kon­fiskimin ose kthimin e sendeve të sekuestru­ara, si dhe për çdo rast të parashikuar me ligj.

2. Kur vërte­to­het shuar­ja e veprës penale ose të dënim­it, gjyka­ta e deklaron këtë edhe krye­sisht, duke mar­rë masat përkatëse.

 

 

KREU III

GJENDJA GJYQËSORE

 

Neni 481

Zyra e gjend­jes gjyqë­sore

1. Pranë Min­istrisë së Drejtë­sisë, në zyrën e regjistrit gjyqë­sor, depoz­i­to­hen shkur­timet e vendimeve për per­son­at e gjykuar penal­isht.

 

Neni 482

Shënimet në regjistrin gjyqë­sor

1. Në regjistrin gjyqë­sor regjistro­hen me shkur­tim:

a)  vendimet e dënim­it me të mar­rë for­më të pre­rë;

b)  vendimet e dhë­na nga gjyka­ta në fazën e ekzeku­tim­it;

c)  vendimet që lid­hen me zba­timin e vendimeve plotë­suese;

ç)  vendimet gjyqë­sore të pafa­jë­sisë e të pushim­it të çësht­jes.

 

Neni 483

Heq­ja e shën­imeve

1. Shënimet në regjistër hiqen pas mar­rjes së njof­tim­it zyr­tar të vdek­jes së per­son­it, të cilit i refer­o­hen kur ai bëhet tetëd­hjetë vjeç.

2. Hiqen edhe shënimet lid­hur me:

a) vendimet e revokuara për shkak të rishikim­it ose të shfuqizim­it të veprës penale;

b) vendimet e pafa­jë­sisë ose të pushim­it kur kanë kalu­ar dhjetë vjet nga dita që vendi­mi ka mar­rë for­më të pre­rë;

c) vendimet e dënim­it për kundër­va­jt­je kur është dhënë dën­i­mi me gjobë, me kalim­in e dhjetë vjetëve nga dita kur vendi­mi është ekzeku­tu­ar.

 

Neni 484

Vërte­timet e gjend­jes gjyqë­sore

1. Organet e drejtë­sisë, të admin­is­tratës shtetërore dhe entet e ngarkuara me shër­bime pub­like kanë të drejtë të mar­rin vërte­timin e shën­imeve për  një per­son të cak­tu­ar, kur vërte­ti­mi është i nevo­jshëm për kry­er­jen e funk­sion­eve të tyre.

2. Prokurori mund të kërko­jë vërte­timin e sipërm për të pan­de­hurin ose të dënuar­in dhe, me autor­iz­im të gjykatës ai dhe mbro­jtësi mund të kërko­jnë vërte­tim edhe për per­son­in e dëm­tu­ar dhe dësh­mi­tarët.

3. Per­soni të cilit i refer­o­het shën­i­mi në regjistër ka të drejtë të mar­rë vërte­timin përkatës pa qenë i detyru­ar të tre­go­jë shkaqet në kërkesë.

 

KREU IV

SHPENZIMET PROCEDURALE

 

Neni 485

Shpen­zimet e bëra nga shteti

1. Shpen­zimet pro­ce­du­rale penale para­paguhen nga shteti, me për­jash­tim të atyre që lid­hen me aktet e kërkuara nga palët pri­vate.

2. Në shpen­zimet pro­ce­du­rale përf­shi­hen shpen­zimet e bëra në të gjitha fazat e pro­cedim­it për këqyr­jet, eksper­i­mentet, eksper­timet, njof­timet, për mbro­jtësit e cak­tu­ar krye­sisht dhe çdo shpen­z­im tjetër i doku­men­tu­ar rreg­ull­isht.

3. Në vendimin për­fundim­tar gjyka­ta cak­ton detyrim­in për pag­imin e shpen­z­imeve të para­paguara nga shteti.

 

Neni 486

Pag­i­mi i shpen­z­imeve pro­ce­du­rale

1. Detyri­mi për shpen­zimet pro­ce­du­rale ekzeku­to­het nga zyra e përm­barim­it.

2. Në rastin e paaftë­sisë paguese zyra e përm­barim­it njofton policinë finan­cia­re, e cila merr të dhë­na për gjend­jen reale të të detyru­ar­it dhe për çdo ndryshim të saj.

 

Neni 487

Zgjid­h­ja e anke­save për shpen­zimet

1. Për anke­sat lid­hur me shpen­zimet pro­ce­du­rale ven­dos gjyka­ta që ka dhënë vendimin, e cila pro­ce­don sipas rreg­ullave të cak­tu­ara në Nenin 471.

 

TITULLI X

MARRËDHËNIET JURIDIKSIONALE ME AUTORITETET E HUAJA

 

KREU I

EKSTRADIMI

 

SEKSIONI I

EKSTRADIMI PËR JASHTË SHTETIT

 

Neni 488

Kup­ti­mi i ekstradim­it

1. Dorëz­i­mi i një per­soni një shteti të huaj për ekzeku­timin e një vendi­mi me burgim ose të një akti që vërte­ton pro­ced­imin e tij për një vepër penale, mund të bëhet vetëm nëpër­m­jet ekstradim­it.

 

Neni 489

Kërke­sa për ekstradim

1. Ekstradi­mi lejo­het vetëm mbi bazën e një kërkese drej­tu­ar Min­istrisë së Drejtë­sisë.

2. Kërkesës për ekstradim i bashkëngjiten:

a)  kop­ja e vendim­it të dënim­it me burgim ose e aktit të pro­cedim­it;

b) një rela­cion mbi veprën penale që i ngarko­het per­son­it për të cilin kërko­het ekstradi­mi, duke treguar kohën dhe vendin e kry­er­jes së veprës dhe cilësimin ligjor të saj;

c) tek­sti i dis­poz­i­tave ligjore që do të zba­to­hen, duke treguar nëse për veprën për të cilën kërko­het ekstradi­mi është parashikuar nga ligji i shtetit të huaj dën­i­mi me vdek­je;

ç) të dhë­nat indi­vid­uale dhe çdo infor­ma­cion tjetër të mund­shëm që shër­ben për të për­cak­tu­ar iden­titetin dhe shtetës­inë e per­son­it, për të cilin kërko­het ekstradi­mi.

3. Kur konkur­ro­jnë disa kërke­sa  ekstradi­mi, Min­is­tria e Drejtë­sisë cak­ton rad­hën e shqyr­tim­it. Për këtë qël­lim ajo mban parasysh të gjitha rrethanat e çësht­jes dhe veçanër­isht datën e mar­rjes së kërkesës, rëndës­inë dhe vendin e kry­er­jes së veprës penale ose shtetës­inë dhe vend­ba­n­imin e per­son­it të kërkuar, si dhe mundës­inë e një riek­stradi­mi nga shteti kërkues.

4. Në qoftë se për një shkel­je të vetme ekstradi­mi kërko­het në të njëjtën kohë nga shumë shtete, ai i jepet shtetit ndaj të cilit është drej­tu­ar vepra penale ose atij shteti mbi ter­ri­torin e të cilit është kry­er vepra.

 

Neni 490

Kushtet e ekstradim­it

1. Ekstradi­mi lejo­het me kusht të shpre­hur se i ekstrad­uari nuk do të ndiqet, nuk do të dëno­het dhe as do t’i dorë­zo­het një shteti tjetër për një vepër penale që ka ndod­hur para kërkesës për dorëz­im dhe që është e ndryshme nga ajo për të cilën është dhënë ekstradi­mi.

2. Kushtet e treguara nga para­grafi 1 nuk mer­ren parasysh:

a) kur pala dorëzuese jep pëlqim të shpre­hur që i ekstrad­uari të ndiqet edhe për një vepër penale tjetër dhe i ekstrad­uari nuk ka kundër­sh­tim;

b) kur i ekstrad­uari, edhe pse ka patur mundësi, nuk ka lënë ter­ri­torin e shtetit të cilit i është dorëzuar, pasi kanë kalu­ar dyzet e pesë ditë nga lir­i­mi i tij ose pasi e ka lënë atë është kthy­er vull­ne­tar­isht.

3. Min­is­tria e Drejtë­sisë mund të vërë edhe kushte të tjera që i çmon të për­sh­tat­shme.

 

Neni 491

Mospra­n­i­mi i kërkesës për ekstradim

1. Nuk mund të jepet ekstradi­mi:

a)  për një vepër me karak­ter poli­tik ose kur rezul­ton që ai kërko­het për qël­lime poli­tike;

b) kur ka arsye të men­do­het se per­soni që kërko­het do t’u nën­shtro­het perseku­timeve ose diskri­m­in­imeve për shkak të racës, fesë, sek­sit, shtetë­sisë, gjuhës, bind­jeve poli­tike, gjend­jes per­son­ale a shoqërore ose dën­imeve a tra­j­timeve të egra, çnjerë­zore a poshtëruese ose veprimeve që për­bëjnë shkel­je të një të drejte themelore të njeri­ut;

c) kur per­soni që kërko­het ka kry­er një vepër penale në Shqipëri;

ç)  kur ka fil­lu­ar pro­ced­i­mi ose është gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kry­er jashtë shtetit;

d)  kur vepra penale nuk parashiko­het si e tillë nga legjis­la­cioni shqip­tar;

e)  kur për veprën penale është dhënë amnisti nga shteti shqip­tar;

f) kur per­soni i kërkuar është shte­tas shqip­tar dhe nuk ka mar­rëvesh­je që të parashiko­jë ndryshe;

g) kur është parashikuar ndjek­ja penale ose dën­i­mi sipas ligjit të shtetit që e kërkon.

 

Neni 492

Veprimet e prokuror­it

1. Kur merr nga një shtet i huaj një kërkesë ekstradi­mi, Min­is­tria e Drejtë­sisë, në qoftë se nuk e refu­zon atë, ia dër­gon bashkë me doku­mentet prokuror­it pranë gjykatës kom­pe­tente.

2. Prokurori pasi merr kërkesën urd­hëron paraqit­jen e të intere­suar­it për të bërë iden­ti­fikimin e tij dhe për të mar­rë pëlqimin even­tu­al për ekstradimin. Të intere­suar­it i bëhet e ditur se ka të drejtë të ndih­mo­het nga një mbro­jtës.

3. Prokurori u kërkon autoriteteve të hua­ja, nëpër­m­jet Min­istrisë së Drejtë­sisë, doku­menta­cionin dhe infor­ma­cionin që çmon të nevo­jshëm.

4. Bren­da tre mua­jve nga data kur ka ard­hur kërke­sa për ekstradim, prokurori i paraqet gjykatës kërkesën për shqyr­tim.

5. Kërke­sa e prokuror­it depoz­i­to­het në sekre­tar­inë e gjykatës bashkë me aktet dhe sendet e sekuestru­ara. Sekre­taria kujde­set për njof­timin e per­son­it për të cilin është kërkuar ekstradi­mi, mbro­jtësit të tij dhe për­faqë­sue­sit even­tu­al të shtetit kërkues, të cilët, bren­da dhjetë ditëve, kanë të drejtë të shiko­jnë dhe të nxjer­rin kop­je të akteve, si dhe të këqyrin sendet e sekuestru­ara dhe të paraqesin mem­o­rie.

 

Neni 493

Masat shtrënguese dhe sekuestrimet

1. Me kërkesë të Min­istrisë së Drejtë­sisë, të paraqi­tur nëpër­m­jet prokuror­it, ndaj per­son­it për të cilin është kërkuar ekstradi­mi mund të mer­ren masa shtrënguese dhe të ven­doset sekuestri­mi i provave mate­ri­ale dhe i sendeve që i përkasin veprës penale, për të cilën është kërkuar ekstradi­mi.

2. Në cak­timin e masave shtrënguese respek­to­hen dis­poz­i­tat e tit­ul­lit V të këtij Kodi, për aq sa mund të zba­to­hen, duke mba­j­tur parasysh kërke­sat për të garan­tu­ar që per­soni për të cilin është kërkuar ekstradi­mi të mos i shmanget dorëzim­it.

3. Masat shtrënguese dhe sekue­stro­ja nuk ven­dosen kur ka arsye të çmo­het se nuk ekzis­to­jnë kushtet për dhënien e një vendi­mi në favor të ekstradim­it.

4. Masat shtrënguese revoko­hen kur bren­da tre mua­jve nga fil­li­mi i ekzeku­tim­it të tyre nuk ka për­fun­d­uar pro­ced­i­mi para gjykatës. Me kërkesë të prokuror­it afati mund të zgjatet, por jo më shumë se një muaj, kur është e nevo­jshme të bëhen ver­i­fikime veçanër­isht kom­plekse.

5. Kom­pe­ten­ca për të ven­do­sur në bazë të para­grafëve të mësipërm i për­ket gjykatës së rrethit ose, gjatë pro­cedim­it para gjykatës së apelit, kësaj të fun­dit.

 

Neni 494

Zba­ti­mi i përkohshëm i masave shtrënguese

1. Me kërkesën e shtetit të huaj, të paraqi­tur nga Min­is­tria e Drejtë­sisë nëpër­m­jet prokuror­it pranë gjykatës kom­pe­tente, gjyka­ta mund të ven­dosë përko­hë­sisht një masë shtrënguese para se të vijë kërke­sa e ekstradim­it.

2. Masa mund të ven­doset kur:

a) shteti i huaj ka deklaru­ar se kundër per­son­it është mar­rë një masë për kufiz­imin e lirisë per­son­ale ose një vendim dën­i­mi me burgim dhe se ka ndër mend të paraqesë kërkesë për ekstradim;

b) shteti i huaj ka paraqi­tur të dhë­na të hol­lë­sishme për veprën penale dhe ele­mente të mjaftueshme për iden­ti­fikimin e per­son­it;

c)  kur ka rrezik ikje­je.

3. Kom­pe­ten­ca për të ven­do­sur masën u takon, sipas rad­hës, gjykatës së rrethit në ter­ri­torin e së cilës per­soni ka vend­ba­n­imin, vendqën­drim­in apo banesën ose gjykatës së rrethit gjyqë­sor ku ai gjen­det. Në qoftë se kom­pe­ten­ca nuk mund të për­cak­to­het në mënyrat e treguara më sipër kom­pe­tente është Gjyka­ta e Rrethit Gjyqë­sor të Tiranës.

4. Gjyka­ta mund të ven­dosë edhe sekuestrim­in e provave mate­ri­ale dhe të sendeve që i përkasin veprës penale.

5. Min­is­tria e Drejtë­sisë njofton shtetin e huaj për zba­timin e përkohshëm të masës shtrënguese dhe të sekue­stros even­tuale.

6. Masat shtrënguese revoko­hen në qoftë se bren­da tetëm­bëd­hjetë ditëve dhe gjithës­esi në mak­si­mum dyzet ditë nga njof­ti­mi i mësipërm nuk vjen në Min­istrinë e Drejtë­sisë kërke­sa e ekstradim­it dhe doku­mentet që i bashkëlid­hen asaj.

 

Neni 495

Arres­ti­mi nga poli­cia gjyqë­sore

(Ndryshuar pika 2 dhe 3 me ligjin nr. 8813, datë 13.6.2002)

1. Në rastet e ngut­shme, poli­cia gjyqë­sore mund të bëjë arres­timin e per­son­it, kundër të cilit është paraqi­tur kërke­sa për arres­timin e përkohshëm. Ajo bën edhe sekuestrim­in e provave mate­ri­ale të veprës penale dhe të sendeve që i përkasin asaj.

2. Autoriteti që ka bërë arres­timin njofton men­jëherë prokuror­in dhe Min­istrin e Drejtë­sisë. Bren­da dyzet e tetë orëve prokurori e vë të arrestu­ar­in në dis­pozi­cion të gjykatës në ter­ri­torin e së cilës është bërë arres­ti­mi, duke i dër­guar edhe doku­menta­cionin përkatës.

3. Gjyka­ta, bren­da dyzet e tetë orëve nga arres­ti­mi e mira­ton atë, kur janë kushtet ose ven­dos lir­im­in e të arrestu­ar­it. Për vendimin që merr ajo njofton Min­istrin e Drejtë­sisë.

4. Masa e arrestit revoko­het në qoftë se Min­is­tria e Drejtë­sisë nuk kërkon, bren­da dhjetë ditëve nga mira­ti­mi, mba­jt­jen e saj.

5. Kop­ja e vendim­it të dhënë nga gjyka­ta për masat shtrënguese dhe sekuestrimet, në bazë të këtyre nen­eve, u njofto­het prokuror­it, per­son­it të intere­suar dhe mbro­jtësit të tij, të cilët mund të bëjnë ankim në gjykatën e apelit.

 

Neni 496

Dëgji­mi i per­son­it ndaj të cilit është mar­rë masë shtrënguese

1. Kur është zbat­u­ar një masë shtrënguese, gjyka­ta, sa më shpe­jt dhe sido­qoftë jo më vonë se pesë ditë nga ekzeku­ti­mi i masës ose nga vleft­ësi­mi i saj, sig­uro­het për iden­titetin e per­son­it dhe merr pëlqimin even­tu­al të tij për ekstradimin, duke e shënuar këtë në pro­cesver­bal.

2. Gjyka­ta i bën të ditur të intere­suar­it të drejtën për të patur mbro­jtës dhe në mungesë të tij i cak­ton një mbro­jtës krye­sisht. Mbro­jtësi duhet të lajmëro­het, të pak­tën njëzet e katër orë për­para, për veprimet e sipërme dhe ka të drejtë të mar­rë pjesë në to.

 

Neni 497

Shqyr­ti­mi i kërkesës për ekstradim

1. Pasi merr kërkesën e prokuror­it gjyka­ta cak­ton seancën dhe njofton, të pak­tën dhjetë ditë për­para, prokuror­in, per­son­in me të cilin është kërkuar ekstradi­mi, mbro­jtësin e tij dhe për­faqë­suesin even­tu­al të shtetit kërkues.

2. Gjyka­ta merr të dhë­na dhe bën ver­i­fikimet që i çmon të nevo­jshme, si dhe dëgjon per­son­at e thirrur në gjykim.

 

Neni 498

Vendi­mi i gjykatës

1. Gjyka­ta jep vendim në favor të ekstradim­it kur ka të dhë­na të rëndë­sishme fajësie ose kur ekzis­ton një vendim dën­i­mi i for­mës së pre­rë. Në këtë rast, kur ka kërkesë nga Min­is­tria e Drejtë­sisë, të paraqi­tur nëpër­m­jet prokuror­it, gjyka­ta ven­dos paraburgimin e per­son­it që duhet të ekstrado­het dhe që ndod­het në gjend­je të lirë, si dhe sekuestrim­in e provave mate­ri­ale dhe të sendeve që i përkasin veprës penale.

2. Gjyka­ta jep vendim kundër ekstradim­it kur janë rastet e parashikuara për mospra­n­imin e kërkesës së ekstradim­it.

3. Kur gjyka­ta jep vendim kundër ekstradim­it, ekstradi­mi nuk mund të bëhet.

4. Vendi­mi kundër ekstradim­it ndalon dhënien e një vendi­mi të mëpasshëm në favor të ekstradim­it si rezul­tat i një kërkese të re të paraqi­tur për të njëj­tat fak­te nga i njëjti shtet, përveçse kur kërke­sa mbështetet në ele­mente që nuk kanë qenë vlerë­suar nga gjyka­ta.

5. Kundër vendim­it të gjykatës, lid­hur me kërkesën e ekstradim­it, mund të bëhet ankim në gjykatën e apelit nga per­soni i intere­suar, nga mbro­jtësi i tij, nga prokurori dhe nga për­faqë­sue­si i shtetit kërkues, sipas rreg­ullave të përgjithshme të ankim­it.

 

Neni 499

Dispon­i­mi për ekstradimin

1. Min­is­tria e Drejtë­sisë disponon për ekstradimin bren­da trid­hjetë ditëve nga data që vendi­mi i gjykatës ka mar­rë for­më të pre­rë. Me mbarim­in e këtij afati, edhe kur nuk është disponuar nga Min­istri, per­soni për të cilin është kërkuar ekstradi­mi,  në qoftë se është i bur­go­sur, liro­het.

2. Per­soni liro­het edhe në rast refuz­i­mi të kërkesës së ekstradim­it.

3. Min­is­tria e Drejtë­sisë i komu­nikon shtetit kërkues vendimin dhe, kur ky është poz­i­tiv, vendin e dorëzim­it dhe datën nga fil­li­mi i së cilës do të jetë e mundur të vepro­het. Afati i dorëzim­it është pesëm­bëd­hjetë ditë nga data e cak­tu­ar dhe me kërkesë të arsyet­u­ar të shtetit kërkues mund të zgjatet edhe pesëm­bëd­hjetë ditë të tjera. Kur ka shkaqe që nuk varen nga palët, mund të cak­to­het një datë tjetër dorëz­i­mi, por gjith­monë duke u zbat­u­ar afatet e cak­tu­ara në këtë para­graf.

4. Vendi­mi i ekstradim­it e hum­bet fuqinë dhe i ekstrad­uari liro­het kur shteti kërkues nuk vepron, në afatin e cak­tu­ar, për mar­rjen në dorëz­im të të ekstrad­uar­it.

 

Neni 500

Pezul­li­mi i dorëzim­it

1. Ekzeku­ti­mi i ekstradim­it pezul­lo­het kur i ekstrad­uari duhet të gjyko­het në ter­ri­torin e shtetit shqip­tar ose duhet të vua­jë një dën­im për vepra penale të kry­era para ose pas asaj për të cilën është dhënë ekstradi­mi. Por, Min­is­tria e Drejtë­sisë pasi dëgjon autoritetin pro­ce­dues kom­pe­tent të shtetit shqip­tar ose atë të ekzeku­tim­it të dënim­it, mund të urd­hëro­jë dorëz­imin e përkohshëm në shtetin kërkues të per­son­it që duhet ekstrad­uar, duke për­cak­tu­ar afatet dhe mënyrën e veprim­it.

2. Min­is­tria mund të bjerë dako­rd që dën­i­mi i mbe­tur të vuhet në shtetin kërkues.

 

Neni 501

Zgjer­i­mi i ekstradim­it të dhënë dhe riek­stradi­mi

1. Në rast kërkese të re të ekstradim­it, të paraqi­tur pas dorëzim­it të të ekstrad­uar­it dhe që ka si objekt një vepër penale të ndod­hur para dorëzim­it, të ndryshme nga ajo për të cilin ekstradi­mi është dhënë, respek­to­hen për aq sa janë të zbat­ueshme, dis­poz­i­tat e këtij kreu. Kërkesës duhet t’i bashkëlid­hen deklaratat e të ekstrad­uar­it, të bëra për­para një gjyq­tari të shtetit kërkues për zgjer­im­in e ekstradim­it.

2. Gjyka­ta pro­ce­don në mungesë të të ekstrad­uar­it.

3. Nuk ka vend për gjykim në qoftë se i ekstrad­uari, me deklaratat e parashikuara në para­grafin 1, ka pran­uar zgjer­im­in e ekstradim­it

4. Dis­poz­i­tat e sipërme zba­to­hen edhe në rastin kur shteti, të cilit i është dorëzuar per­soni, kërkon pëlqimin për riek­stradimin e po këtij per­soni në një shtet tjetër.

 

Neni 502

Kali­mi tranz­it

1. Kali­mi tranz­it përmes ter­ri­torit të shtetit shqip­tar i një per­soni të ekstrad­uar nga një shtet në tjetrin, autor­i­zo­het, me kërkesën e këtij të fun­dit, nga Min­is­tria e Drejtë­sisë, në qoftë se kali­mi tranz­it nuk prek sovran­itetin, sig­urim­in ose intere­sa të tjera shtetërore.

2. Kali­mi tranz­it nuk autor­i­zo­het:

a) kur ekstradi­mi është dhënë për fak­te që nuk parashiko­hen si vepra penale nga ligji shqip­tar;

b) kur janë rastet e parashikuara nga Neni 491, para­grafi 1;

c) kur është fjala për një shte­tas shqip­tar, për të cilin ekstradi­mi në shtetin që ka kërkuar kalim­in tranz­it nuk do të jepej.

3. Autor­iz­i­mi nuk kërko­het kur kali­mi tranz­it bëhet në rrugë ajrore dhe nuk parashiko­het zbrit­je në ter­ri­torin shqip­tar. Por, kur ndodh zbrit­ja, zba­to­hen për aq sa paj­to­hen, dis­poz­i­tat për masat e sig­urim­it.

 

Neni 503

Shpen­zimet e ekstradim­it

1. Shpen­zimet e bëra në ter­ri­torin shqip­tar mbu­lo­hen nga pala shqiptare, kur nuk ka mar­rëvesh­je tjetër.

 

SEKSIONI II

EKSTRADIMI NGA JASHTË SHTETIT

 

Neni 504

Kërke­sa për ekstradim

1. Min­is­tria e Drejtë­sisë është kom­pe­tente që t’i kërko­jë një shteti të huaj ekstradimin e një per­soni të pro­ce­d­uar ose të dënuar penal­isht, ndaj të cilit duhet të ekzeku­to­het një masë që kufi­zon lir­inë per­son­ale. Për këtë, prokurori pranë gjykatës në ter­ri­torin e së cilës pro­ce­do­het ose është dhënë vendim dën­i­mi, i bën kërkesë Min­istrisë së Drejtë­sisë, duke i dër­guar aktet dhe doku­mentet e nevo­jshme. Kur nuk e pra­non kërkesën, Min­is­tria njofton autoritetin që e ka bërë atë.

2. Min­is­tria e Drejtë­sisë është kom­pe­tente të ven­dosë në lid­hje me kushtet e vëna even­tu­al­isht nga shteti i huaj për të dhënë ekstradimin, kur ato nuk vijnë në kundër­sh­tim me parimet themelore të ren­dit juridik shqip­tar. Autoriteti pro­ce­dues dety­ro­het të respek­to­jë kushtet e pran­uara.

3. Min­is­tria e Drejtë­sisë mund të ven­dosë, për qël­limet e ekstradim­it, kërkimin jashtë shtetit të per­son­it të pro­ce­d­uar ose të dënuar dhe arres­timin e tij të përkohshëm.

4. Paraburgi­mi jashtë shtetit, si rrjed­ho­jë e një kërkese ekstradi­mi të paraqi­tur nga shteti shqip­tar, llog­a­ritet në kohëzg­jat­jen e paraburgim­it, sipas rreg­ullave të cak­tu­ara në tit­ullin V të këtij Kodi.

 

KREU II

LETËRPOROSITË NDËRKOMBËTARE

 

SEKSIONI I

LETËRPOROSITË NGA JASHTË SHTETIT

 

Neni 505

Kom­pe­ten­cat e Min­istrisë së Drejtë­sisë

1. Min­is­tria e Drejtë­sisë ven­dos që t’i jepet rrugë letër­poro­sisë së një autoriteti të huaj për komu­nikimet, njof­timet dhe për mar­rjen e provave, përveçse kur çmon se veprimet e kërkuara rreziko­jnë sovran­itetin, sig­urim­in ose intere­sa të rëndë­sishme të shtetit.

2. Min­is­tria nuk i jep rrugë letër­poro­sisë kur del e qartë se veprimet e kërkuara janë të ndalu­ara shpre­himisht nga ligji ose kur vijnë në kundër­sh­tim me parimet themelore të ren­dit juridik shqip­tar. Min­is­tria nuk i jep rrugë letër­poro­sisë edhe kur ka arsye të bazuara për të men­d­uar se kon­sid­er­atat lid­hur me racën, fenë, seksin, kom­bës­inë, gjuhën, bind­jet poli­tike apo gjend­jen shoqërore mund të ndiko­jnë neg­a­tivisht në zhvil­lim­in e pro­ce­sit, si dhe kur nuk del që i pan­de­huri të ketë shpre­hur lirisht pëlqimin e tij për letër­poros­inë.

3. Në rastet kur letër­porosia ka si objekt thirrjen e një dësh­mi­tari, të një eksper­ti a të një të pan­de­huri para autoritetit gjyqë­sor të huaj, Min­is­tria e Drejtë­sisë nuk i jep rrugë letër­poro­sisë kur shteti kërkues nuk jep garanc­inë e duhur për paprek­sh­mërinë e per­son­it të thirrur.

4. Min­is­tria ka të drejtë të mos i japë rrugë letër­poro­sisë kur shteti kërkues nuk jep garanc­inë e duhur të rec­i­procitetit.

 

Neni 506

Pro­ced­i­mi gjyqë­sor

1. Letër­porosia e huaj nuk mund të vihet në ekzeku­tim pa u mar­rë më parë vendi­mi në favor i gjykatës së ven­dit ku duhet të pro­ce­do­het.

2. Prokurori i rrethit, pasi  merr aktet nga Min­is­tria e Drejtë­sisë, paraqet kërkesën në gjykatë.

3. Gjyka­ta disponon ekzeku­timin e letër­poro­sisë me vendim.

4. Ekzeku­ti­mi i letër­poro­sisë nuk pra­nohet:

a) kur janë rastet që Min­is­tria e Drejtë­sisë nuk i jep rrugë letër­poro­sisë;

b) kur fak­ti për të cilin pro­ce­don autoriteti i huaj nuk parashiko­het nga ligji shqip­tar si vepër penale.

 

Neni 507

Ekzeku­ti­mi i letër­poro­sive

1. Në vendimin e ekzeku­tim­it të letër­poro­sisë cak­to­het trupi gjykues që do të krye­jë veprim­in e kërkuar.

2. Për kry­er­jen e veprimeve të kërkuara zba­to­hen nor­mat e këtij Kodi, përveç rasteve kur duhet të respek­to­hen rreg­ul­la të veçan­ta të kërkuara nga autoriteti gjyqë­sor i huaj, të cilat nuk vijnë në kundër­sh­tim me parimet e ren­dit juridik të shtetit shqip­tar.

 

Neni 508

Thirr­ja e dësh­mi­tarëve që kërko­hen nga autoriteti i huaj

1. Thirr­ja e dësh­mi­tarëve që kanë vendqën­drim­in ose vend­ba­n­imin në ter­ri­torin e shtetit shqip­tar për t’u paraqi­tur në autoritetin gjyqë­sor të huaj, i dër­go­het prokuror­it të rrethit përkatës, i cili  merr masa për njof­timin duke vepru­ar si në rastin e njof­tim­it të të pan­de­hu­rit në gjend­je të lirë.

 

SEKSIONI II

LETËRPOROSITË PËR JASHTË SHTETIT

 

Neni 509

Dërgi­mi i letër­poro­sive autoriteteve të hua­ja

1. Letër­porositë e gjykatave dhe prokuror­ive, të drej­tu­ara autoriteteve të hua­ja për njof­timet dhe mar­rjen e provave, i dër­go­hen Min­istrisë së Drejtë­sisë, e cila merr masa për t’i nisur ato.

2. Kur çmon se mund të rreziko­het sig­uri­mi ose intere­sat e tjera të rëndë­sishme të shtetit, Min­is­tria urd­hëron, bren­da trid­hjetë ditëve nga mar­r­ja e letër­poro­sisë, që kësaj të mos i jepet rrugë.

3. Min­is­tria i komu­nikon autoritetit pro­ce­dues që ka bërë kërkesën datën e mar­rjes së saj dhe nis­jen e letër­poro­sisë ose urdhrin për të mos i dhënë rrugë letër­poro­sisë.

4. Në rastet e ngut­shme, autoriteti pro­ce­dues mund të ven­dosë nis­jen direkt, duke infor­muar Min­istrin e Drejtë­sisë.

 

Neni 510

Paprek­sh­mëria e per­son­it të thirrur

1. Per­soni i thirrur në bazë të letër­poro­sisë, kur paraqitet,  nuk mund t’i nën­shtro­het kufizim­it të lirisë per­son­ale për fak­te që kanë ndod­hur para njof­tim­it për t’u paraqi­tur.

2. Paprek­sh­mëria e parashikuar në para­grafin 1 pushon kur dësh­mi­tari, eksper­ti a i pan­de­huri, duke patur mundës­inë nuk është larguar nga ter­ri­tori i shtetit shqip­tar, me kalim­in e pesëm­bëd­hjetë ditëve nga momen­ti kur pra­nia e tij nuk kërko­het më nga autoriteti gjyqë­sor ose kur, pasi është larguar, është kthy­er vull­ne­tar­isht.

 

Neni 511

Vlera e akteve të mar­ra me letër­porosi

1. Kur shteti i huaj ka vënë kushte për për­dor­sh­mërinë e akteve të kërkuara, autoriteti pro­ce­dues shqip­tar është i detyru­ar t’i respek­to­jë, në qoftë se ato nuk vijnë në kundër­sh­tim me ndalimet e cak­tu­ara nga ligji.

 

KREU III

EKZEKUTIMI I VENDIMEVE PENALE

 

SEKSIONI I

EKZEKUTIMI I VENDIMEVE PENALE TË HUAJA

 

Neni 512

Njo­h­ja e vendimeve penale të hua­ja

1. Min­is­tria e Drejtë­sisë, kur i vjen një vendim penal i dhënë jashtë shtetit ndaj shte­tasve shqip­tarë ose të huaj ose pa shtetësi, por me ban­im në shtetin shqip­tar, ose ndaj per­son­ave të pro­ce­d­uar penal­isht në shtetin shqip­tar, i dër­gon prokuror­it pranë gjykatës së rrethit gjyqë­sor  të vend­ba­nim­it ose vendqën­drim­it të per­son­it, një kop­je të vendim­it dhe doku­menta­cionin përkatës, bashkë me përk­thimin në gjuhën shqipe.

2. Min­is­tria e Drejtë­sisë kërkon njo­hjen e një vendi­mi penal të huaj edhe kur çmon se në bazë të një mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare ky vendim duhet të ekzeku­to­het ose t’i nji­hen efek­te të tjera në shtetin shqip­tar.

3. Prokurori i bën kërkesë gjykatës së rrethit gjyqë­sor për njo­hjen e vendim­it të huaj. Nëpër­m­jet Min­istrisë së Drejtë­sisë ai mund t’u kërko­jë autoriteteve të hua­ja infor­ma­cionet që i çmon të nevo­jshme.

 

Neni 513

Njo­h­ja e vendimeve penale të gjykatave të hua­ja

për efek­tet civile

1. Me kërkesën e të intere­suar­it, në të njëjtin pro­ced­im dhe me të njëjtin vendim, mund të deklaro­hen të vlef­shme disponimet civile të vendim­it penal të huaj lid­hur me detyrim­in për kthimin e pasurisë ose shpër­blim­in e dëmit.

2. Në rastet e tjera kërke­sa bëhet, nga ai që ka interes, në gjykatën ku disponimet civile të vendim­it penal të huaj do të ekzeku­to­heshin.

 

Neni 514

Kushtet e njo­hjes

(Shfuqizuar shkro­n­ja “e” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Vendi­mi i gjykatës së huaj nuk mund të nji­het kur:

a)  vendi­mi nuk ka mar­rë for­më të pre­rë sipas lig­jeve të shtetit ku është dhënë;

b) vendi­mi përm­ban dispon­ime në kundër­sh­tim me parimet e ren­dit juridik të shtetit shqip­tar;

c) vendi­mi nuk është dhënë nga një gjykatë e pavarur dhe e paan­shme ose i pan­de­huri nuk është thirrur të paraqitet në gjykim ose nuk i është njo­hur e drej­ta që të pyetet në një gjuhë që e  kup­ton dhe të ndih­mo­het nga një mbro­jtës;

ç) ka arsye të bazuara për të men­d­uar se kanë ndikuar në për­fundimin e pro­ce­sit kon­sid­er­a­ta lid­hur me racën, fenë, seksin, gjuhën apo bind­jet poli­tike;

d) fak­ti për të cilin është dhënë vendi­mi nuk parashiko­het si vepër penale nga ligji shqip­tar;

dh)  për të njëjtin fakt dhe ndaj të njëjtit per­son, në shtetin shqip­tar është dhënë një vendim i for­më së pre­rë ose zhvil­lo­het një pro­ced­im penal.

 

Neni 515

Masat shtrënguese

1. Me kërkesën e prokuror­it, gjyka­ta kom­pe­tente për njo­hjen e një vendi­mi të huaj mund të ven­dosë një masë shtrënguese ndaj të dënuar­it që ndod­het në ter­ri­torin shqip­tar.

2. Kryetari i gjykatës, bren­da pesë ditëve nga ekzeku­ti­mi i masës shtrënguese, merr masa për iden­ti­fikimin e per­son­it dhe i njofton atij të drejtën për të patur mbro­jtës.

3. Masa shtrënguese e ven­do­sur në bazë të këtij Neni revoko­het kur nga fil­li­mi i ekzeku­tim­it të saj kanë kalu­ar tre muaj pa u dhënë vendi­mi i njo­hjes nga gjyka­ta e rrethit gjyqë­sor ose gjashtë muaj pa mar­rë vendi­mi for­mën e pre­rë.

4. Revoki­mi dhe zëvendësi­mi i masës shtrënguese ven­dosen nga gjyka­ta e rrethit gjyqë­sor.

5. Kop­ja e vendim­it të dhënë nga gjyka­ta u njofto­het, pas ekzeku­tim­it, prokuror­it, të dënuar­it nga gjyka­ta e huaj dhe mbro­jtësit të tij, të cilët mund të bëjnë ankim në gjykatën e apelit.

 

Neni 516

Cak­ti­mi i dënim­it

1. Kur bën njo­hjen e një vendi­mi të huaj, gjyka­ta cak­ton dën­imin që duhet të vuhet në shtetin shqip­tar. Ajo kon­ver­ton dën­imin e cak­tu­ar në vendimin e huaj në një nga dënimet e parashikuara për të njëjtin fakt nga ligji shqip­tar. Ky dën­im duhet t’i përgjig­jet nga natyra atij që është dhënë në vendimin e huaj. Masa e dënim­it nuk mund të kalo­jë kufirin mak­si­mal të parashikuar për të njëjtin fakt nga ligji shqip­tar.

2. Kur në vendimin e huaj nuk është cak­tu­ar masa e dënim­it, gjyka­ta e cak­ton atë mbi bazën e kritereve të treguara në Kodin Penal.

3. Kur ekzeku­ti­mi i dënim­it të dhënë në shtetin e huaj është pezul­lu­ar me kusht, gjyka­ta disponon në vendimin e njo­hjes, veç të tjer­ave, edhe pezul­lim­in me kushte të dënim­it. Të njëjtën gjë gjyka­ta bën edhe kur i pan­de­huri është liru­ar me kusht në shtetin e huaj.

4. Për të cak­tu­ar dën­imin me gjobë shu­ma e vënë në vendimin e huaj kon­ver­to­het në vlerë të barabartë me lekë shqiptare, duke zbat­u­ar kursin e këm­bim­it të ditës në të cilën është ven­do­sur njo­h­ja.

5. Në vendimin e njo­hjes për ekzeku­timin e një kon­fiski­mi, urd­hëro­het edhe zba­ti­mi i kon­fiskim­it.

 

Neni 517

Sekuestrua

1. Me kërkesën e prokuror­it, gjyka­ta kom­pe­tente mund të ven­dosë sekuestrim­in e sendeve të kon­fiskueshme.

2. Kundër vendim­it mund të bëhet ankim.

3. Respek­to­hen, për aq sa janë të zbat­ueshme, dis­poz­i­tat që rreg­ul­lo­jnë sekue­stron pre­ven­tive.

 

Neni 518

Ekzeku­ti­mi i vendim­it të huaj

1. Pasi janë njo­hur, vendimet penale të gjykatave të hua­ja ekzeku­to­hen sipas ligjit shqip­tar.

2. Prokurori pranë gjykatës që ka bërë njo­hjen e vendim­it merr masa për ekzeku­timin e tij.

3. Dën­i­mi me burgim i vua­j­tur në shtetin e huaj llog­a­ritet për efek­tet e ekzeku­tim­it.

4. Shu­ma e nxjer­rë nga ekzeku­ti­mi i vendim­it me gjobë derd­het në Bankën e Shqipërisë. Ajo mund të derd­het në shtetin ku është dhënë dën­i­mi me kërkesën e tij kur ai shtet, në të njëj­tat rrethana, do të ven­doste derd­hjen në favor të shtetit shqip­tar.

5. Sendet e kon­fiskuara i dorë­zo­hen shtetit shqip­tar. Ato i dorë­zo­hen, me kërkesën e tij, shtetit ku është dhënë vendi­mi i njo­hur kur ky, në të njëj­tat rrethana, do të ven­doste dorëz­imin në shtetin shqip­tar.

 

SEKSIONI II

EKZEKUTIMI JASHTË SHTETIT I VENDIMEVE PENALE SHQIPTARE

 

Neni 519

Kushtet e ekzeku­tim­it jashtë shtetit

1. Në rastet e parashikuara nga mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare ose nga Neni 501, para­grafi 2, Min­is­tria e Drejtë­sisë kërkon ekzeku­timin jashtë shtetit të vendimeve penale ose jep pëlqimin kur ai kërko­het nga shteti i huaj.

2. Ekzeku­ti­mi jashtë shtetit i një vendi­mi penal dën­i­mi me kufiz­im të lirisë per­son­ale mund të kërko­het ose të lejo­het vetëm në qoftë se i dënuari që ka mar­rë dijeni për paso­jat, ka deklaru­ar lirisht se jep pëlqimin dhe kur ekzeku­ti­mi në shtetin e huaj është i për­sh­tat­shëm për riin­te­grim­in e tij shoqëror.

3. Ekzeku­ti­mi jashtë shtetit lejo­het edhe kur nuk ekzis­to­jnë kushtet e parashikuara nga para­grafi 2, në qoftë se i dënuari ndod­het në ter­ri­torin e shtetit, të cilit i është drej­tu­ar kërke­sa dhe ekstradi­mi është mohuar ose sido­qoftë nuk është i mundur.

 

Neni 520

Vendi­mi i gjykatës

1. Para se të kërko­jë ekzeku­timin jashtë shtetit të një vendi­mi, Min­is­tria e Drejtë­sisë i dër­gon aktet prokuror­it, i cili bën kërkesë në gjykatë.

2. Pëlqi­mi i të dënuar­it duhet të jepet para gjykatës shqiptare. Në qoftë se ai ndod­het jashtë shtetit, pëlqi­mi mund të jepet para autoritetit kon­sul­lor shqip­tar ose para gjykatës së shtetit të huaj.

 

Neni 521

Rastet e mosle­jim­it të ekzeku­tim­it të dënim­it jashtë shtetit

1. Min­is­tria e Drejtë­sisë nuk mund të kërko­jë ekzeku­timin jashtë shtetit të një vendi­mi penal dën­i­mi me kufiz­im të lirisë per­son­ale kur ka arsye të çmo­het se i dënuari do t’u nën­shtro­het akteve persekutuese ose diskrim­in­uese për shkak të racës, fesë, sek­sit, kom­bë­sisë, gjuhës apo bind­jeve ose dën­imeve e tra­j­timeve të egra, çnjerë­zore ose poshtëruese.

 

Neni 522

Kërke­sa për paraburgim jashtë shtetit

1. Kur kërko­het ekzeku­ti­mi i një dën­i­mi me kufiz­im të lirisë per­son­ale dhe i dënuari ndod­het jashtë shtetit, Min­is­tria e Drejtë­sisë kërkon paraburgimin e tij

2. Në kërkesën për ekzeku­timin e një kon­fiski­mi, Min­is­tria e Drejtë­sisë ka të drejtë të kërko­jë sekuestrim­in e sendeve të kon­fiskueshme.

 

Neni 523

Pezul­li­mi i ekzeku­tim­it në shtetin shqip­tar

1. Ekzeku­ti­mi i dënim­it në shtetin shqip­tar pezul­lo­het nga çasti kur ka fil­lu­ar ekzeku­ti­mi në shtetin e huaj.

2. Dën­i­mi nuk mund të ekzeku­to­het më në shtetin shqip­tar, kur sipas lig­jeve të shtetit të huaj ai është shly­er tërë­sisht.

 

Neni 524

dis­pozi­ta të fun­dit

Kodi i Pro­ce­durës Penale i Repub­likës Pop­ul­lore Social­iste të Shqipërisë, i mirat­u­ar me ligjin nr.6069, datë 25.12.1979, me gjithë sht­e­sat e ndryshimet e mëvon­shme, si dhe çdo dis­poz­itë tjetër që vjen në kundër­sh­tim  me këtë Kod, shfuqi­zo­hen.

 

Neni 525

(Shtu­ar para­grafi i dytë me ligjin nr.7977, datë 26.7.1995)

(Ndryshuar para­grafi i dytë me ligjin nr.8027, datë 15.11.1995)

Ky Kod hyn në fuqi më 1 gusht 1995.

 

Për çësht­jet penale që ditën e hyr­jes në fuqi të këtij Kodi ndod­hen në fazën e hetim­it ose të gjykim­it në shkallë të parë dhe në apel, do të zba­to­hen dis­poz­i­tat e Kodit të Pro­ce­durës Penale të mëparshëm, por jo më pas se data 1 mars 1996.

 

(Dis­poz­itë e shtu­ar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

 

Dis­poz­i­tat pro­ce­du­rale për gjykatat për krimet e rën­da do të zba­to­hen pas hyr­jes në fuqi të ligjit për cak­timin e ditës së fil­lim­it të ushtrim­it të veprim­tarisë së tyre.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim