LIGJ

Nr.7905, datë 21.3.1995

KODI I PROCEDURËS PENALE  I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

(i përditë­suar )

 

Në mbështet­je të Nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”,  me propoz­im të Këshillit të Min­is­trave,

 

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

V E N D O S I:

 

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Detyrat e legjis­la­cionit pro­ce­dur­al penal

1. Legjis­la­cioni pro­ce­dur­al penal ka për detyrë të sig­uro­jë një pro­ced­im të drejtë, të barabartë e të rreg­ullt ligjor, të mbro­jë lir­itë per­son­ale dhe të drej­tat e intere­sat e ligjshme të shte­tasve, të ndih­mo­jë për forcimin e ren­dit juridik dhe zba­timin e Kushte­tutës e të lig­jeve të shtetit.

 

Neni 2

Respek­ti­mi i nor­mave pro­ce­du­rale

1. Dis­poz­i­tat pro­ce­du­rale cak­to­jnë rreg­ul­lat për mënyrën e ushtrim­it të ndjek­jes penale, të hetim­it dhe gjykim­it të veprave penale, si dhe të ekzeku­tim­it të vendimeve gjyqë­sore. Këto rreg­ul­la janë të detyrueshme për sub­jek­tet e pro­cedim­it penal, për organet shtetërore, per­son­at juridikë dhe shte­t­a­sit.

 

Neni 3

Pavarësia e gjykatës

1. Gjyka­ta është e pavarur dhe ven­dos në bazë të ligjit.

2. Gjyka­ta jep vendim në bazë të provave që shqyr­to­hen e ver­i­fiko­hen në seancë gjyqë­sore.

 

Neni 4

Prezu­mi­mi i pafa­jë­sisë

1. I pan­de­huri prezu­mo­het i pafa­jshëm gjer­sa nuk vërte­to­het fajësia e tij me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë. Çdo dyshim për akuzën çmo­het në favor të të pan­de­hu­rit.

 

Neni 5

Kufizimet e lirisë së per­son­it

1. Liria e per­son­it mund të kufi­zo­het me masa sig­uri­mi vetëm në rastet dhe mënyrat e për­cak­tu­ara me ligj.

2. Askush nuk mund t’i nën­shtro­het tor­turës, dënim­it apo tra­j­tim­it poshtërues.

3. Të dënuarve me burgim u sig­uro­het tra­j­ti­mi njerë­zor dhe reha­bil­iti­mi moral.

 

Neni 6

Sig­uri­mi i mbro­jt­jes

1. I pan­de­huri ka të drejtë të mbro­het vetë ose me ndih­mën e mbro­jtësit. Kur nuk ka mjete të mjaftueshme i sig­uro­het mbro­jt­ja falas me avokat.

2. Mbro­jtësi ndih­mon të pan­de­hurin që t’i garan­to­hen të drej­tat pro­ce­du­rale dhe t’i ruhen intere­sat e tij ligjore.

 

Neni 7

Ndal­i­mi i gjykim­it dy herë për të njëjtën vepër

1. Askush nuk  mund të gjyko­het rish­tas për të njëjtën vepër penale, për të cilën është gjykuar me vendim të for­më së pre­rë, me për­jash­tim të rasteve kur është ven­do­sur rigjyki­mi i çësht­jes nga gjyka­ta kom­pe­tente.

 

Neni 8

Për­dori­mi i gjuhës shqipe

1. Në të gjithë fazat e pro­cedim­it për­doret gjuha shqipe.

2. Per­son­at që nuk dinë shqip për­dorin gjuhën e tyre dhe, me anën e përk­thye­sit, kanë të drejtë të flasin e të mar­rin dijeni për provat e aktet, si dhe për zhvil­lim­in e pro­cedim­it.

 

Neni 9

Riven­dos­ja e të drej­tav

1. Per­son­ave që pro­ce­do­hen në kundër­sh­tim me ligjin ose dëno­hen pa të drejtë u kthe­hen të drej­tat dhe shpër­ble­hen për dëmin e pësuar.

 

Neni 10

Zba­ti­mi i mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare

1. Mar­rëd­hëni­et me autoritetet e hua­ja në fushën penale rreg­ul­lo­hen nga mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare, të pran­uara nga shteti shqip­tar, nga parimet dhe nor­mat përgjithë­sisht të pran­uara të së drejtës ndërkom­bëtare, si dhe dis­poz­i­tat e këtij Kodi.

 

PJESA E PARË

 

TITULLI I

SUBJEKTET

KREU I

GJYKATA

 

SEKSIONI I

FUNKSIONET DHE PËRBËRJA E GJYKATAVE

 

Neni 11

Funk­sionet e gjykatës

1. Gjyka­ta është organi që real­i­zon dhënien e drejtë­sisë.

2. Askush nuk mund të deklaro­het faj­tor dhe të dëno­het për kry­er­jen e një vepre penale pa vendim të gjykatës.

 

Neni 12

Gjykatat penale

Drejtësia penale jepet nga:

a) gjykatat penale të shkallës së parë;

b) gjykatat e apelit;

c) Gjyka­ta e Lartë.

 

Neni 13

Gjykatat penale të shkallës së parë dhe për­bër­ja e tyre

(Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

(Ndryshuar me ligjin nr.9276, datë 16.9.2004)

(Ndryshuar me ligjin nr.9911, datë 5.5.2008)

1. Veprat penale gjyko­hen në shkallë të parë nga gjykatat e rretheve gjyqë­sore, gjykatat për krime të rën­da dhe Gjyka­ta e Lartë, sipas rreg­ullave dhe përgjegjë­sive të cak­tu­ara në këtë Kod.

2. Në gjykatat e shkallës së parë gjyko­hen nga një gjyq­tar:

a) kërke­sat e palëve gjatë het­imeve para­prake;

b) kërke­sat për ekzeku­timin e vendimeve;

c) kërke­sat për mar­rëd­hëni­et juridik­sion­ale me autoritetet e hua­ja.

3. Gjykatat e rretheve gjyqë­sore gjyko­jnë me një  gjyq­tar veprat penale, për të cilat parashiko­het dën­im me gjobë ose me burgim në mak­si­mum jo më shumë se 7 vjet. Veprat e tjera penale gjyko­hen me trup gjykues të për­bërë nga tre gjyq­tarë.

Gjykatat për krimet e rën­da gjyko­jnë me trup gjykues të për­bërë nga pesë gjyq­tarë, me për­jash­tim të kërke­save të parashikuara në pikën 2 të këtij Neni, që shqyr­to­hen nga një  gjyq­tar.

4. Gjyki­mi i të miturve bëhet nga sek­sionet përkatëse, të kri­juara në gjykatat e rretheve gjyqë­sore, të për­cak­tu­ara me dekret të Pres­i­den­tit.

 

Neni 14

Gjykatat e apelit dhe për­bër­ja e tyre

(Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

(Ndryshuar pika 3 me ligjin nr.9085, datë 19.6.2003

(Ndryshuar pika 3 me ligjin nr.9276, datë 16.9.2004)

(Shfuqizuar pika 2 me ligjin nr.9911, datë 5.5.2008)

1. Gjykatat e apelit shqyr­to­jnë në shkallë të dytë, me trup gjykues të për­bërë nga tre gjyq­tarë, çësht­jet e gjykuara nga gjykatat e rretheve gjyqë­sore.

2. Shfuqizuar.

3. Gjyka­ta e apelit për krimet e rën­da shqyr­ton në shkallë të dytë, me trup gjykues të për­bërë nga pesë gjyq­tarë, çësht­jet e gjykuara nga gjyka­ta për krimet e rën­da. Gjykimet për kërke­sat e parashikuara në pikën 2 të Nen­it 13 shqyr­to­hen me trup gjykues të për­bërë nga tre gjyq­tarë.

 

Neni 14/a

Gjyka­ta e Lartë dhe për­bër­ja e saj

(Shtu­ar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Gjyka­ta e Lartë gjykon në koleg­je me trup gjykues të për­bërë nga 5 gjyq­tarë dhe në koleg­je të bashkuara.

 

SEKSIONI II

RASTET E PAPAJTUESHMËRISË ME FUNKSIONIN  E GJYQTARIT NË GJYKIM

 

Neni 15

Papa­jtuesh­mëria për shkak të pjesë­mar­rjes në pro­ced­im

1. Gjyq­tari që ka dhënë ose që ka mar­rë pjesë në dhënien e vendim­it në një shkallë të pro­cedim­it nuk mund të ushtro­jë funk­sionet e gjyq­tar­it në shkallët e tjera, as të mar­rë pjesë në rigjykim pas prish­jes së vendim­it.

2. Nuk mund të mar­rë pjesë në gjykim gjyq­tari që ka vleft­ë­suar masën e sig­urim­it ose çdo kërkesë tjetër të prokuror­it të paraqi­tur gjatë hetim­it para­prak në të njëjtin pro­ced­im.

3. Nuk mund të ushtro­jë në të njëjtin pro­ced­im detyrën e gjyq­tar­it ai që ka qenë prokuror ose që ka kry­er veprime të poli­cisë gjyqë­sore ose që ka qenë mbro­jtës, për­faqë­sues i një pale ose dësh­mi­tar, ekspert ose që ka paraqi­tur një kallëz­im, ankim, kërkesë për pro­ced­im ose që ka dhënë apo ka mar­rë pjesë në dhënien e vendim­it për autor­iz­imin e pro­cedim­it.

 

Neni 16

Papa­jtuesh­mëria për arsye lid­hje­je famil­jare, gjinie ose

krushqie

1. Në të njëjtin pro­ced­im nuk  mund të mar­rin pjesë si gjyq­tarë per­son­at që janë ndër­m­jet tyre ose me pjesë­mar­rësit në gjykim, bashkëshortë, gji­ni e afërt (të par­alin­dur, të paslin­dur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbe­sa, fëmi­jë të vëllezërve dhe të motrave) ose krushqi e afërt (vje­hërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunatë, thjeshtri, thjesh­tra, njerku e njer­ka).

 

Neni 17

Heq­ja dorë

1. Gjyq­tari ka për detyrë të heqë dorë nga gjyki­mi i çësht­jes konkrete:

a)  kur ka interes në pro­ced­im ose kur një nga palët pri­vate ose një mbro­jtës është deb­itor a kred­i­tor i tij, i bashkëshort­it ose i fëmi­jëve të tij;

b)  kur është kujdestar, për­faqë­sues apo punëd­hënës i të pan­de­hu­rit ose i njërës nga palët pri­vate ose kur mbro­jtësi a për­faqë­sue­si i njërës prej këtyre palëve është gji­ni e afërt e tij ose e bashkëshort­it të tij;

c) kur ka dhënë këshilla ose kur ka shfaqur mendim mbi objek­tin e pro­cedim­it;

ç) kur ekzis­to­jnë mos­mar­rëvesh­je ndër­m­jet tij, bashkëshort­it ose ndon­jë të afër­mi të tij me të pan­de­hurin ose njërën prej palëve pri­vate;

d) kur ndon­jë prej të afër­mve të tij ose të bashkëshort­it është cen­uar ose dëm­tu­ar nga vepra penale;

dh) kur një i afërm i tij ose i bashkëshort­it kryen ose ka kry­er funk­sionet e prokuror­it në të njëjtin pro­ced­im;

e) kur ndod­het në një nga kushtet e papa­jtuesh­mërisë të parashikuara nga nenet 15 dhe 16;

ë ) kur ekzis­to­jnë shkaqe të tjera të rëndë­sishme njëan­sh­mërie.

2. Deklari­mi i heq­jes dorë i paraqitet kryetar­it të gjykatës përkatëse.

 

Neni 18

Për­jash­ti­mi i gjyq­tar­it

1. Palët mund të kërko­jnë për­jash­timin e gjyq­tar­it:

a) në rastet e parashikuara nga nenet 15, 16 dhe 17;

b) kur gjatë ushtrim­it të funk­sion­eve dhe para se të jetë dhënë vendi­mi ai ka shfaqur mendimin e tij mbi fak­tet ose rrethanat objekt pro­ced­i­mi.

2. Gjyq­tari nuk mund të japë ose të mar­rë pjesë në dhënien e vendim­it derisa të jepet vendi­mi që e deklaron të papranueshme ose që e rrë­zon kërkesën e për­jash­tim­it.

 

Neni 19

Afatet dhe for­mat e kërkim­it të për­jash­tim­it

1. Kërke­sa për për­jash­timin e gjyq­tar­it bëhet në seancë men­jëherë pas legjitimim­it të palëve.

2. Kur shkaku i për­jash­tim­it lind ose zbu­lo­het pas mbarim­it të momen­tit të legjitimim­it të palëve, kërke­sa duhet të bëhet bren­da tri ditëve nga kon­sta­ti­mi. Kur shkaku ka lin­dur ose është zbu­lu­ar gjatë seancës kërke­sa e për­jash­tim­it duhet të bëhet para mbarim­it të seancës.

3. Kërke­sa përm­ban shkaqet e provat dhe parashtro­het me akt të shkru­ar. Ajo paraqitet, bashkë me doku­mentet, në sekre­tar­inë e gjykatës kom­pe­tente. Një kop­je e kërkesës i jepet gjyq­tar­it për të cilin kërko­het për­jash­ti­mi.

4. Kur nuk bëhet per­son­al­isht nga palët, kërke­sa mund të paraqitet me anën e mbro­jtësit ose të një për­faqë­sue­si të posaçëm. Në prokurë duhet të tre­go­hen shkaqet për të cilat kërko­het për­jash­ti­mi, ndryshe ajo nuk pra­nohet.

 

Neni 20

Konkur­ri­mi i heq­jes dorë dhe i për­jash­tim­it

1. Kërke­sa e për­jash­tim­it kon­sidero­het se nuk është bërë, kur gjyq­tari edhe pas bër­jes së saj, deklaron se heq dorë dhe ajo është pran­uar.

 

Neni 21

Kom­pe­ten­cat për të ven­do­sur për­jash­timin

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Kërke­sa për për­jash­timin e gjyq­tarëve shqyr­to­het në seancë nga një gjyq­tar tjetër i së njëjtës gjykatë. Ndaj vendim­it për pra­n­imin ose rrëz­imin e kërkesës për për­jash­tim lejo­het ankim së bashku me vendimin për­fundim­tar të çësht­jes.

2. Për kërkesën e për­jash­tim­it të një gjyq­tari të Gjykatës së Lartë ven­dos një kolegj i kësaj gjykate, i ndryshëm nga ai të cilit i për­ket gjyq­tari që kërko­het të për­jash­to­het. Vendi­mi është i for­mës së pre­rë.

3. Nuk pra­nohet kërke­sa për për­jash­timin e gjyq­tarëve të cak­tu­ar për të ven­do­sur mbi për­jash­timin.

 

Neni 22

Vendi­mi mbi kërkesën e për­jash­tim­it

1. Kur kërke­sa e për­jash­tim­it është bërë nga ai që nuk e ka patur këtë të drejtë  ose duke mos respek­tu­ar afatet ose for­mat e parashikuara nga Neni 19  ose kur shkaqet e paraqi­tu­ra janë të bazuara në ligj, gjyka­ta që shqyr­ton ankimin e shpall atë të papranueshëm me vendim.

2. Gjyka­ta mund të pezul­lo­jë përko­hë­sisht çdo veprim­tari pro­ce­du­rale ose ta kufi­zo­jë atë në kry­er­jen e veprimeve të ngut­shme.

3. Gjyka­ta, pasi merr të dhë­nat e nevo­jshme, ven­dos për kërkesën e për­jash­tim­it.

4. Vendi­mi i dhënë në bazë të para­grafëve të sipërm i njofto­het gjyq­tar­it, për të cilin është kërkuar për­jash­ti­mi, prokuror­it, të pan­de­hu­rit dhe palëve pri­vate. Kundër tij mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.

 

Neni 23

Disponimet kur pra­nohet deklari­mi i heq­jes

dorë dhe kërke­sa e për­jash­tim­it

1. Kur deklari­mi i heq­jes dorë ose kërke­sa e për­jash­tim­it pra­nohen, gjyq­tari nuk mund të krye­jë asnjë veprim pro­ced­i­mi.

2. Akti që pra­non deklarim­in e heq­jes dorë ose kërkesën e për­jash­tim­it cak­ton nëse dhe në ç’pjesë kanë vlerë veprimet e kry­era më parë nga gjyq­tari që ka hequr dorë ose që është kërkuar të për­jash­to­het.

3. Dis­poz­i­tat për heq­jen dorë dhe për­jash­timin e gjyq­tar­it zba­to­hen edhe për sekre­tarin e seancës dhe per­son­at e ngarkuar për të bërë tran­skrip­time ose riprod­him fono­grafik apo audioviziv. Për heq­jen dorë ose për­jash­timin e tyre ven­dos gjyka­ta që shqyr­ton çësht­jen.

 

KREU II

PROKURORI

 

Neni 24

Funk­sionet e prokuror­it

(Shtu­ar pika “5” me ligjin nr.8460, datë 11.2.1999

dhe me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Prokurori ushtron ndjek­jen penale, bën het­ime, kon­trol­lon hetimet para­prake, ngre akuzë në gjykatë dhe merr masa për ekzeku­timin e vendimeve në për­puth­je me rreg­ul­lat e cak­tu­ara në këtë Kod.

2. Prokurori ka të drejtë të mos fil­lo­jë ose të pusho­jë pro­ced­imin penal në rastet e parashikuara në këtë Kod.

3. Kur nuk është i domos­doshëm anki­mi ose autor­iz­i­mi për pro­ced­im, ndjek­ja penale ushtro­het krye­sisht.

4. Urdhrat dhe udhëzimet e prokuror­it më të lartë janë të detyrueshme për prokuror­in më të ulët.

5. Prokurori më i lartë ka të drejtë të ven­dosë ndryshimin ose shfuqiz­imin e vendimeve të mar­ra nga prokurori më i ulët me ankim ose krye­sisht.

 

Neni 25

Ushtri­mi i funk­sion­eve të prokuror­it

1. Funk­sionet e prokuror­it ushtro­hen:

a) në hetimet para­prake dhe në gjykimet e shkallës së parë, nga prokurorët pranë gjykatave të shkallës së parë;

b) në gjykimet e çësht­jeve të ankimuara, nga prokurorët pranë gjykatave të apelit dhe  pranë Gjykatës së Lartë.

2. Prokurori më i lartë ka të drejtë të ushtro­jë kom­pe­ten­cat e prokuror­it më të ulët.

3. Në seancë gjyqë­sore prokurori ushtron funk­sionet e tij me pavarësi të plotë.

 

Neni 26

Heq­ja dorë e prokuror­it

1. Prokurori ka për detyrë të heqë dorë kur ekzis­to­jnë arsye njëanësie për rastet e parashikuara nga Neni 17.

2. Mbi deklarim­in e heq­jes dorë ven­dosin, sipas detyrave përkatëse, drejtue­si i prokuror­isë pranë gjykatës së shkallës së parë, i prokuror­isë pranë gjykatës së apelit dhe Prokurori i Përgjithshëm. Për drejtue­sit e prokuror­ive ven­dosin tit­ullarët e prokuror­ive të një shkalle më lart.

3. Me vendimin që pra­non deklarim­in e heq­jes dorë, prokurori që ka hequr dorë zëvendë­so­het me një prokuror tjetër.

 

Neni 27

Rastet e zëvendësim­it të prokuror­it

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Drejtue­si i prokuror­isë ven­dos zëvendësimin e prokuror­it kur ekzis­to­jnë arsye seri­oze që lid­hen me detyrën, si dhe në rastet e parashikuara në nenet 16 dhe 17 para­grafi i parë shkro­n­jat “a”, “b”, “ç”, “d” dhe “dh”. Në rastet e tjera prokurori zëvendë­so­het  vetëm me pëlqimin e tij.

2. Kur drejtue­si i prokuror­isë nuk ven­dos, edhe pse janë rastet e parashikuara në para­grafin 1, Prokurori i Përgjithshëm urd­hëron zëvendësimin e prokuror­it.

3. Rreg­ul­lat e cak­tu­ara për heq­jen dorë dhe zëvendësimin e prokuror­it zba­to­hen edhe për ofi­cerin e poli­cisë gjyqë­sore.

 

Neni 28

Kali­mi i akteve një prokuror­ie tjetër

1. Kur gjatë het­imeve para­prake prokurori  çmon se vepra penale është në kom­pe­tencën e një gjykate të ndryshme nga ajo pranë së cilës ushtron funk­sionet e tij, ia kalon men­jëherë aktet prokuror­isë pranë gjykatës kom­pe­tente.

2. Prokurori që ka mar­rë aktet, në qoftë se çmon se duhet të pro­ce­do­jë prokuro­r­ia që ia ka dër­guar aktet, njofton Prokuror­in e Përgjithshëm, i cili, pasi shqyr­ton aktet, cak­ton se cila prokurori duhet të pro­ce­do­jë dhe njofton prokuror­itë e intere­suara.

3. Veprimet het­i­more të kry­era para kalim­it ose cak­tim­it të bërë sipas para­grafit 1 dhe 2, janë të vlef­shme dhe mund të për­doren në rastet dhe në mënyrat e parashikuara nga ligji.

 

Neni 29

Kërki­mi i akteve nga një prokurori tjetër

1. Kur prokurori merr dijeni se pranë një prokuror­ie tjetër janë duke u zhvil­lu­ar het­ime para­prake në ngarkim të të njëjtit per­son dhe për të njëjtin fakt, në lid­hje me të cilin ai pro­ce­don, njofton pa vonesë atë prokurori, duke i kërkuar dërgimin e akteve.

2. Prokurori që ka mar­rë kërkesën, kur nuk është dako­rd me të, infor­mon Prokuror­in e Përgjithshëm, i cili pasi të ketë mar­rë të dhë­nat e nevo­jshme, ven­dos, sipas rreg­ullave, mbi kom­pe­tencën e gjykatës se cila prokurori duhet të pro­ce­do­jë dhe njofton prokuror­itë e intere­suara. Prokuror­isë së cak­tu­ar i dër­go­hen men­jëherë aktet nga prokuro­r­ia tjetër.

3. Aktet e hetim­it para­prak të kry­era nga prokurori të ndryshme janë të për­dor­shme në rastet dhe në mënyrat e parashikuara nga ligji.

 

KREU III

POLICIA GJYQËSORE

 

Neni 30

Funk­sionet e poli­cisë gjyqë­sore

1. Poli­cia gjyqë­sore, edhe me ini­cia­tivën e vet, duhet të mar­rë dijeni për veprat penale, të pen­go­jë ard­hjen e paso­jave të mëte­jshme, të kërko­jë autorët e tyre, të krye­jë het­ime dhe të grum­bul­lo­jë gjithç­ka që i shër­ben zba­tim­it të ligjit penal.

2. Poli­cia gjyqë­sore kryen çdo veprim het­i­mor që i është urd­hëru­ar ose deleguar nga prokurori.

3. Funk­sionet e treguara në para­grafët 1 dhe 2 kry­hen nga ofi­cerët dhe agjen­tët e poli­cisë gjyqë­sore.

 

Neni 31

Shër­bimet dhe sek­sionet e poli­cisë gjyqë­sore

 

1. Funk­sionet e poli­cisë gjyqë­sore kry­hen:

a) nga ofi­cerët dhe agjen­tët e poli­cisë gjyqë­sore që u përkasin organ­eve, të cilëve ligji u ngarkon detyrën për të kry­er het­ime që nga çasti që mar­rin dijeni për veprën penale;

b) nga sek­sionet e poli­cisë gjyqë­sore të kri­juara pranë çdo prokuror­ie rrethi dhe të për­bëra nga një per­son­el i poli­cisë gjyqë­sore;

c) nga shër­bimet e poli­cisë gjyqë­sore të parashikuara me ligj.

 

Neni 32

Ofi­cerët dhe agjen­tët e poli­cisë gjyqë­sore

1. Janë ofi­cerë të poli­cisë gjyqë­sore:

a) drejtue­sit, inspek­torët dhe pjesë­tarë të tjerë të poli­cisë së Min­istrisë së Ren­dit Pub­lik, të cilëve me ligj të veçan­të u nji­het një cilësi e tillë;

b) ofi­cerët e poli­cisë ushtarake, të poli­cisë finan­cia­re, pyjore dhe të çdo poli­cie tjetër, të cilëve me ligj të veçan­të u nji­het një cilësi e tillë.

2. Janë agjen­të të poli­cisë gjyqë­sore:

a) per­son­eli i poli­cisë së ren­dit, të cilit me ligj të veçan­të i nji­het një cilësi e tillë;

b) per­son­eli i poli­cisë ushtarake, i poli­cisë finan­cia­re dhe i çdo poli­cie tjetër të njo­hur me ligj, kur janë në shër­bim.

3. Janë gjithash­tu ofi­cerë dhe agjen­të të poli­cisë gjyqë­sore, në caqet e shër­bim­it që u është besuar dhe sipas atributeve përkatëse, per­son­at, të cilëve me ligj u nji­hen funk­sionet e parashikuara nga Neni 30.

 

Neni 33

Vartësia e poli­cisë gjyqë­sore

1. Sek­sionet e poli­cisë gjyqë­sore varen nga drejtue­sit e prokuror­ive të rretheve.

2. Ofi­ceri që shër­ben në policinë gjyqë­sore përgjig­jet para prokuror­it të rrethit për veprim­tar­inë e zhvil­lu­ar nga ai vetë dhe nga per­son­eli vartës.

3. Ofi­cerët dhe agjen­tët e poli­cisë gjyqë­sore janë të detyru­ar të zba­to­jnë detyrat që u janë cak­tu­ar nga prokurori. Pjesë­tarët e sek­sion­eve nuk mund të hiqen nga veprim­taria e poli­cisë gjyqë­sore veçse me pëlqimin e Prokuror­it të Përgjithshëm.

4. Gjykatat dhe prokuror­itë dispono­jnë drejt­përsë­drejti per­son­elin e sek­sion­eve dhe mund të shfry­të­zo­jnë çdo shër­bim të poli­cisë gjyqë­sore.

 

KREU IV

I PANDEHURI

 

Neni 34

Mar­r­ja e cilë­sisë së të pan­de­hu­rit

(Shtu­ar një para­graf në pikën 1, me ligjin nr. 8460, datë 11.2.1999)

(Shtu­ar pika 4 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Merr cilës­inë e të pan­de­hu­rit per­soni të cilit i atribuo­het vepra penale me aktin e njof­tim­it të akuzës, në të cilin tre­go­hen të dhë­nat e mjaftueshme për mar­rjen si të pan­de­hur. Ky akt i njofto­het të  pan­de­hu­rit dhe mbro­jtësit të tij.

Kur pas mar­rjes së një per­soni si të pan­de­hur dalin të dhë­na të reja që ndrysho­jnë akuzën e paraqi­tur ose e plotë­so­jnë atë, prokurori merr vendim, të cilin ia njofton të pan­de­hu­rit.

2. Cilësia e të pan­de­hu­rit ruhet në çdo gjend­je dhe shkallë të pro­ce­sit derisa të ketë mar­rë for­më të pre­rë vendi­mi i pushim­it, i pafa­jë­sisë ose i dënim­it.

3. Cilësia e të pan­de­hu­rit rimer­ret kur prishet vendi­mi i pushim­it ose kur ven­doset rishqyr­ti­mi i pro­ce­sit.

4. Dis­poz­i­tat, që zba­to­hen për të pan­de­hurin, zba­to­hen edhe për per­son­in nën het­im, me për­jash­tim të rasteve kur ky Kod parashikon ndryshe. Ndaj këtij per­soni shtri­hen edhe të drej­tat dhe garancitë që janë parashikuar për të pan­de­hurin.

 

Neni 35

Ndih­ma që i  jepet të pan­de­hu­rit të mitur

1. Të pan­de­hu­rit të mitur i sig­uro­het ndih­më juridike dhe psikologjike, në çdo gjend­je dhe shkallë të pro­cedim­it, me pran­inë e prindit ose të per­son­ave të tjerë të kërkuar nga i mituri dhe të pran­uar nga autoriteti që pro­ce­don.

2. Organi pro­ce­dues mund të krye­jë veprime dhe të për­pi­lo­jë akte, për të cilat kërko­het pjesë­mar­r­ja e të mitu­rit, pa pran­inë e per­son­ave të treguar në para­grafin 1, vetëm kur një gjë e tillë është në interes të të mitu­rit ose kur vone­sa mund të dëm­to­jë rëndë pro­ced­imin, por gjith­monë në pran­inë e mbro­jtësit.

 

Neni 36

Ndal­i­mi i për­dorim­it si dësh­mi i deklarimeve të të pan­de­hu­rit

1. Deklarimet e bëra gjatë pro­cedim­it nga i pan­de­huri nuk mund të për­doren si dësh­mi.

 

 

Neni 37

Deklarimet që tre­go­jnë vetëpërgjegjësi

1. Kur para autoritetit pro­ce­dues një per­son, që nuk është mar­rë si i pan­de­hur, bën deklarime, nga të cilat dalin të dhë­na për inkri­m­in­im në ngarkim të tij, autoriteti pro­ce­dues ndër­pret pyet­jen, duke e par­ala­jmëru­ar se pas këtyre deklarimeve mund të zhvil­lo­hen het­ime ndaj tij dhe e fton të cak­to­jë një mbro­jtës. Deklarimet e mëparshme nuk mund të shfry­të­zo­hen kundër per­son­it që i ka bërë.

 

Neni 37/a

Bashkëpuni­mi me drejtës­inë

(Shtu­ar me ligjin nr.9276, datë 16.9.2004, Neni 3)

1. Per­soni nën het­im ose i pan­de­huri, që aku­zo­het për një  krim të rëndë, të kry­er në bashkëpunim, kur bashkëpunon me prokuror­in dhe gjykatën, duhet të japë infor­ma­cion të plotë dhe pa asnjë  rez­ervë ose kusht për të gjitha fak­tet, ngjar­jet dhe rrethanat, që shër­be­jnë si pro­va vendimtare për zbu­lim­in, het­imin, gjykimin dhe paran­dal­im­in e krimeve të rën­da dhe riparim­in e dëmeve të shkak­tu­ara prej tyre.

Për dën­imin e tij zba­to­hen rreg­ul­lat e për­cak­tu­ara në Nenin 28 të Kodit Penal.

2. Kushtet e bashkëpunim­it cak­to­hen në mar­rëvesh­jen e mbro­jt­jes, të har­tu­ar sipas dis­poz­i­tave të posaçme ligjore për mbro­jt­jen e dësh­mi­tarëve dhe të bashkëpunë­torëve të drejtë­sisë.

3. Kur mar­rëvesh­ja e bashkëpunim­it real­i­zo­het gjatë gjykim­it, gjyka­ta që shqyr­ton çësht­jen ven­dos uljen e masës së dënim­it ose për­jash­timin nga dën­i­mi, sipas Nen­it 28 të Kodit Penal. Kur bashkëpuni­mi real­i­zo­het gjatë ekzeku­tim­it të vendim­it të dënim­it, bashkëpunë­tori i drejtë­sisë mund të kërko­jë nga gjyka­ta që e ka dënuar ose nga ajo e ven­dit të ekzeku­tim­it ndryshimin e dënim­it të dhënë. Gjyka­ta ven­dos pasi merr edhe mendimin e prokuror­it.

4. Mar­rëvesh­ja e bashkëpunim­it mund të revoko­het kur bashkëpunë­tori i drejtë­sisë shkel kushtet e për­cak­tu­ara ose bën deklarime të rreme.

 

Neni 38

Rreg­ul­la të përgjithshme për mar­rjen në pyet­je

1. I pan­de­huri, edhe kur është me masë sig­uri­mi izoluese ose kur i është hequr liria për çdo lloj shkaku tjetër, mer­ret në pyet­je i lirë, përveç rasteve kur duhen mar­rë masa për të paran­dalu­ar rrezikun e ikjes ose të dhunës.

2. Nuk mund të për­doren, as me pëlqimin e të pan­de­hu­rit, meto­da ose tekni­ka për të ndikuar mbi lir­inë e vull­netit ose për të ndryshuar aftës­inë e kujtesës e të vlerësim­it të fak­teve.

3. Para se të ketë fil­lu­ar pyet­ja, të pan­de­hu­rit i shp­je­go­het se ka të drejtë të mos përgjig­jet dhe se edhe po të mos përgjig­jet, pro­ced­i­mi do të vazh­do­jë.

 

Neni 39

Pyet­ja në themel

1. Organi pro­ce­dues i shp­je­gon të pan­de­hu­rit, në for­më të qartë dhe të për­pik­të, fak­tin që i atribuo­het, e njeh me provat që ekzis­to­jnë kundër tij dhe, kur  hetimet nuk dëm­to­hen, i tre­gon burimet e tyre.

2. Organi pro­ce­dues e fton atë të shp­je­go­jë gjithç­ka që çmon të dobishme për mbro­jt­jen e tij dhe i bën drejt­përsë­drejti pyet­je.

3. Kur i pan­de­huri nuk pra­non të përgjig­jet kjo shëno­het në pro­cesver­bal. Në pro­cesver­bal shëno­hen, kur është e nevo­jshme, edhe tiparet fizike dhe shen­jat e veçan­ta even­tuale të të pan­de­hu­rit.

 

Neni 40

Ver­i­fiki­mi i iden­titetit per­son­al të të pan­de­hu­rit

1. Me paraqit­jen e të pan­de­hu­rit organi që pro­ce­don e fton atë të deklaro­jë gjen­er­alitetet dhe gjithç­ka tjetër që mund të vle­jë për iden­ti­fikimin e tij, duke e par­ala­jmëru­ar për paso­jat që ka ai që refu­zon të japë gjen­er­alitetet e tij ose kur i jep ato të rreme, me për­jash­tim të rasteve kur ky deklarim nënkup­ton vetë­fa­jësi.

2. Pamundësia për t’i atribuar të pan­de­hu­rit gjen­er­alitetet e tij të sak­ta nuk pen­gon kry­er­jen e veprimeve nga ana e organ­it pro­ce­dues, kur është i sig­urt iden­titeti fizik i per­son­it.

3. Gjen­er­alitetet e gabuara që i janë atribuar të pan­de­hu­rit ndreqen me vendim të organ­it që pro­ce­don.

 

Neni 41

Ver­i­fiki­mi i moshës së të pan­de­hu­rit

1. Në çdo gjend­je dhe shkallë të pro­cedim­it, kur ka arsye për të besuar se i pan­de­huri është i mitur, organi pro­ce­dues bën ver­i­fikimet e nevo­jshme dhe kur është rasti urd­hëron eksper­timin.

2. Kur, edhe pas ver­i­fikimeve dhe eksper­tim­it, mbeten dyshime për moshën e të pan­de­hu­rit, prezu­mo­het se ai është i mitur.

 

Neni 42

Ver­i­fikime për per­son­alitetin e të pan­de­hu­rit të mitur

1. Organi pro­ce­dues merr të dhë­na për kushtet e jetesës per­son­ale, famil­jare dhe shoqërore të të pan­de­hu­rit të mitur me qël­lim që të sqaro­jë përgjegjsh­mërinë dhe shkallën e përgjegjë­sisë, të vlerë­so­jë rëndës­inë shoqërore të fak­tit si dhe të cak­to­jë masa të për­sh­tat­shme penale.

2. Organi pro­ce­dues mbledh infor­ma­cione nga per­son­at që kanë patur mar­rëd­hënie me të miturin dhe dëgjon mendimin e ekspertëve.

 

Neni 43

Ver­i­fikimet për përgjegjsh­mërinë e të pan­de­hu­rit

1. Kur ka arsye të çmo­het se për shkak të sëmund­jes men­dore të shkak­tu­ar pas ngjar­jes i pan­de­huri nuk është në gjend­je të mar­rë pjesë me vetëdi­je në pro­ced­im, gjyka­ta ven­dos, edhe krye­sisht, eksper­timin.

2. Gjatë kohës që vazh­don eksper­ti­mi, gjyka­ta, me kërkesën e mbro­jtësit, merr provat që mund të çojnë në pafa­jës­inë e të pan­de­hu­rit, dhe kur vone­sa paraqet rrezik, çdo provë tjetër të kërkuar nga palët.

3. Kur nevo­ja e për­cak­tim­it të përgjegjsh­mërisë del gjatë het­imeve para­prake, eksper­ti­mi  urd­hëro­het nga prokurori krye­sisht ose me kërkesën e të pan­de­hu­rit apo të mbro­jtësit të tij. Ndërko­hë prokurori kryen vetëm veprimet që nuk kërko­jnë pjesë­mar­rjen e vetëdi­jshme të të pan­de­hu­rit. Kur vone­sa paraqet rrezik, mund të mer­ren pro­va vetëm në rastet e parashikuara për sig­urim­in e provës.

 

Neni 44

Pezul­li­mi i pro­cedim­it për shkak të papërgjegjsh­mërisë së të pan­de­hu­rit

1. Kur del se gjend­ja men­dore e të pan­de­hu­rit është e tillë që pen­gon pjesë­mar­rjen e vetëdi­jshme në pro­ced­im, organi që pro­ce­don merr vendim për pezul­lim­in e pro­cedim­it, por gjith­n­jë kur nuk duhet të mer­ret vendim pafa­jësie ose pushi­mi. Me vendimin e pezul­lim­it organi që pro­ce­don i cak­ton të pan­de­hu­rit një kujdestar të posaçëm, të cilit i jepen të drej­tat e për­faqë­sue­sit ligjor.

2. Kundër vendim­it të pezul­lim­it mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë nga prokurori, i pan­de­huri ose mbro­jtësi i tij.

3. Pezul­li­mi nuk pen­gon organin pro­ce­dues që të mar­rë pro­va që mund të çojnë në pafa­jës­inë e të pan­de­hu­rit dhe kur vone­sa paraqet rrezik, çdo provë tjetër të kërkuar nga palët. Në veprimet që duhet të kry­hen rreth per­son­it të të pan­de­hu­rit, si dhe në ato ku i pan­de­huri ka të drejtë të jetë i pran­ishëm merr pjesë kujdestari i posaçëm i tij.

 

Neni 45

Revoki­mi i vendim­it të pezul­lim­it

1. Vendi­mi i pezul­lim­it revoko­het kur del se gjend­ja men­dore e të pan­de­hu­rit lejon pjesë­mar­rjen e vetëdi­jshme në pro­ced­im ose kur i  pan­de­huri duhet të deklaro­het i pafa­jshëm apo çësht­ja të pushohet.

 

Neni 46

Masat mjekë­sore të detyrueshme

1. Në çdo rast kur gjend­ja men­dore e të pan­de­hu­rit tre­gon se ai duhet të kuro­het, gjyka­ta, ven­dos, edhe krye­sisht shtrim­in e të pan­de­hu­rit në një insti­tu­cion psiki­a­trik.

2. Kur është ven­do­sur ose duhet ven­do­sur masa mjekë­sore e detyrueshme për të pan­de­hurin, gjyka­ta urd­hëron që i pan­de­huri të ruhet në një insti­tu­cion psiki­a­trik.

3. Gjatë het­imeve para­prake, prokurori i kërkon gjykatës të ven­dosë për shtrim­in e të pan­de­hu­rit në një insti­tu­cion psiki­a­trik dhe kur vone­sa paraqet rrezik, urd­hëron shtrim­in e përkohshëm deri në mar­rjen e vendim­it nga gjyka­ta.

 

Neni 47

Vdek­ja e të pan­de­hu­rit

1. Kur rezul­ton vdek­ja e të pan­de­hu­rit, organi pro­ce­dues, në çdo gjend­je e shkallë të pro­cedim­it, pasi dëgjon mbro­jtësin, ven­dos pushimin e çësht­jes.

2. Vendi­mi nuk pen­gon ushtrim­in e ndjek­jes penale për të njëjtin fakt dhe kundër të njëjtit per­son, kur më pas vërte­to­het se ai nuk ka vdekur.

 

KREU V

MBROJTËSI I TË PANDEHURIT

 

Neni 48

Mbro­jtësi i zgjed­hur nga i pan­de­huri

1. I pan­de­huri ka të drejtë të zgjed­hë jo më shumë se dy mbro­jtës.

2. Zgjed­h­ja bëhet me deklarim të bërë para organ­it pro­ce­dues ose me akt të dhënë mbro­jtësit ose të dër­guar atij reko­mande.

3. Zgjed­h­ja e mbro­jtësit për per­son­in e ndalu­ar, të arrestu­ar ose të dënuar me burgim, derisa ky per­son nuk e ka bërë vetë zgjed­hjen, mund të bëhet nga një i afërm i tij, në for­mat e parashikuara nga para­grafi 2.

 

Neni 49

Mbro­jtësi i cak­tu­ar

1. I pan­de­huri që nuk ka zgjed­hur mbro­jtës ose që ka mbe­tur pa të, ndih­mo­het nga një mbro­jtës i cak­tu­ar nga organi që pro­ce­don, në qoftë se e kërkon atë.

2. Kur i pan­de­huri është nën moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç ose me të meta fizike a psikike që e pen­go­jnë për të real­izuar vetë të drejtën e mbro­jt­jes, ndih­ma nga një mbro­jtës është e detyrueshme.

3. Këshilli drejtues i dhomës së avokatëve vë në dis­pozi­cion të autoriteteve pro­ce­duese lis­tat e avokatëve dhe ven­dos kriteret për cak­timin e tyre.

4. Gjyka­ta, prokurori dhe poli­cia gjyqë­sore, kur duhet të krye­jnë një veprim për të cilin parashiko­het ndih­ma e mbro­jtësit dhe kur i pan­de­huri është pa mbro­jtës, njofto­jnë për këtë veprim mbro­jtësin e cak­tu­ar.

5. Kur kërko­het pra­nia e mbro­jtësit dhe mbro­jtësi i zgjed­hur ose i cak­tu­ar nuk është sig­u­ru­ar, nuk është paraqi­tur ose e ka lënë mbro­jt­jen, gjyka­ta ose prokurori  cak­ton si zëvendë­sues një mbro­jtës tjetër, i cili ushtron të drej­tat dhe merr për­sipër detyrimet e mbro­jtësit.

6. Mbro­jtësi i cak­tu­ar mund të zëvendë­so­het vetëm për shkaqe të përligju­ra. Ai i pushon funk­sionet kur i pan­de­huri zgjedh mbro­jtësin e tij.

7. Kur i pan­de­huri nuk ka mjete të mjaftueshme, shpen­zimet e bëra për mbro­jt­jen paguhen nga shteti.

 

Neni 50

Shtrir­ja e të drej­tave të të pan­de­hu­rit te mbro­jtësi

1. Mbro­jtësi ka të drej­tat që ligji i njeh të pan­de­hu­rit, përveç atyre që i rez­er­vo­hen per­son­al­isht këtij të fun­dit.

2. Mbro­jtësi ka të drejtë të komu­niko­jë lirisht dhe vetëm për vetëm me të ndalu­ar­in, të arrestu­ar­in apo të dënuar­in, të njofto­het para­prak­isht për kry­er­jen e veprimeve het­i­more ku është i pran­ishëm i pan­de­huri dhe të mar­rë pjesë në to, t’u drej­to­jë pyet­je të pan­de­hu­rit, dësh­mi­tarëve dhe ekspertëve, të nji­het me të gjithë mate­ri­alin e çësht­jes në për­fundim të het­imeve.

3. I pan­de­huri mund të zhvleft­ë­so­jë, me deklarim të shpre­hur, veprim­in e kry­er nga mbro­jtësi para se të jetë mar­rë një vendim nga gjyka­ta lid­hur me këtë veprim.

 

Neni 51

Zëvendë­sue­si i mbro­jtësit

1. Mbro­jtësi, në rastin e pengesës dhe për aq kohë sa zgjat ajo, me pëlqimin e të pan­de­hu­rit, mund të cak­to­jë një zëvendë­sues.

2. Zëvendë­sue­si ushtron të drej­tat dhe merr për­sipër detyrimet e mbro­jtësit.

 

Neni 52

Garancitë për mbro­jtësin

1. Këqyr­jet dhe kon­trol­limet në zyrën e mbro­jtësit lejo­hen vetëm:

a — kur ai ose per­sona të tjerë që zhvil­lo­jnë vazhdimisht veprim­tari në të njëjtën zyrë janë të pan­de­hur dhe vetëm bren­da qël­limeve për të provuar veprën penale që u atribuo­het;

b — për të zbu­lu­ar gjur­mët ose provat mate­ri­ale të veprës penale ose për të kërkuar sende a per­sona të për­cak­tu­ar në mënyrë të posaçme.

2. Para se të bëjë këqyr­jen, kon­trol­lim­in ose sekuestrim­in në zyrën e një mbro­jtësi, organi pro­ce­dues njofton këshillin drejtues të dhomës së avokatëve me qël­lim që një anë­tar i tij të ketë mundës­inë që të jetë i pran­ishëm në veprimet. Në çdo rast një kop­je e aktit i dër­go­het këshillit drejtues të dhomës së avokatëve.

3. Këqyr­jet, kon­trol­limet dhe sekuestrimet në zyrat e mbro­jtësve i bën gjyq­tari per­son­al­isht, kurse gjatë het­imeve para­prake ato i bën prokurori në bazë të një vendi­mi autor­izues të gjykatës.

4. Nuk lejo­het përgji­mi i bised­imeve ose i komu­nikim­it të mbro­jtësve dhe të asis­ten­tëve të tyre, as ndër­m­jet njëri-tjetrit dhe as me per­son­at që ata mbro­jnë.

5. Ndalo­het çdo for­më kon­trol­li e kor­re­spon­dencës ndër­m­jet të pan­de­hu­rit dhe mbro­jtësit të tij.

6. Rezul­tatet e këqyr­jeve, të kon­trol­limeve, të sekuestrimeve, të përgjimeve të bise­dave ose të komu­nikim­it, të kry­era në shkel­je të dis­poz­i­tave të mësipërme, përveç para­grafit 2, nuk mund të për­doren.

 

Neni 53

Bise­da e mbro­jtësit me të pan­de­hurin e parabur­go­sur

1. Per­soni i arrestu­ar në fla­grancë ose i ndalu­ar ka të drejtë të flasë me mbro­jtësin men­jëherë pas arres­tim­it ose ndalim­it.

2. I pan­de­huri i parabur­go­sur ka të drejtë të flasë me mbro­jtësin e tij që në momentin e ekzeku­tim­it të masës së sig­urim­it.

 

Neni 54

Mbro­jt­ja e disa të pan­de­hurve nga një mbro­jtës

1. Mbro­jt­ja e disa të pan­de­hurve mund të mer­ret për­sipër nga një mbro­jtës i për­bashkët, me kusht që midis të pan­de­hurve të mos ketë papa­jtuesh­mëri intere­sash.

2. Organi pro­ce­dues kur kon­sta­ton papa­jtuesh­mërinë e intere­save të të pan­de­hurve e deklaron atë me vendim dhe bën zëvendësimet e nevo­jshme.

 

Neni 55

Mospra­n­i­mi, dorëhe­q­ja ose revoki­mi i mbro­jtësit

1. Mbro­jtësi që nuk pra­non detyrën që i është besuar ose që heq dorë prej saj njofton men­jëherë organin pro­ce­dues dhe atë që e ka  cak­tu­ar.

2. Mospra­n­i­mi ka efekt që nga çasti kur i komu­niko­het organ­it pro­ce­dues.

3. Dorëhe­q­ja nuk ka efekt derisa pala të ndih­mo­het me një mbro­jtës të besuar të ri ose me një mbro­jtës të cak­tu­ar krye­sisht dhe të ketë mbaru­ar afati që mund t’i jetë dhënë mbro­jtësit zëvendë­sues për t’u njo­hur me aktet dhe provat.

4. Dis­pozi­ta e para­grafit 3 zba­to­het edhe në rastin e revokim­it.

5. Heq­ja dorë e për­faqë­sue­sit të paditësit dhe të të padi­tu­rit civ­il nuk pen­gon në asnjë rast vazhdimin e pro­cedim­it.

 

Neni 56

Përgjegjësia për lënien ose refuz­imin e mbro­jt­jes

1. Organi pro­ce­dues i refer­on këshillit drejtues të dhomës së avokatëve rastet e lënies së mbro­jt­jes, të refuzim­it të mbro­jt­jes dhe të shkel­jes nga ana e mbro­jtësve të detyrave të besnikërisë dhe nder­sh­mërisë.

2. Këshilli drejtues i dhomës së avokatëve ka të drejtë të mar­rë masa disi­plinore në rastin e lënies së mbro­jt­jes ose të refuzim­it të mbro­jt­jes të cak­tu­ar krye­sisht.

3. Kur këshilli drejtues i quan të përligju­ra lënien ose refuz­imin, për shkak të shkel­jes së të drej­tave të mbro­jt­jes, masa disi­plinore nuk jepet edhe në qoftë se shkel­ja e të drej­tave të mbro­jt­jes nuk është njo­hur nga gjyka­ta.

 

Neni 57

Afati për mbro­jtësin zëvendë­sues

1. Në rastet e dorëhe­q­jes, të revokim­it dhe të papa­jtuesh­mërisë së intere­save të të pan­de­hurve, mbro­jtësit të ri të të pan­de­hu­rit ose atij që është cak­tu­ar si zëvendë­sues, u jepet një afat i për­sh­tat­shëm për t’u njo­hur me aktet dhe provat.

 

KREU VI

I DËMTUARI, PADITËSI DHE I PADITURI CIVIL

 

Neni 58

Të drej­tat e per­son­it të dëm­tu­ar nga vepra penale

(Shtu­ar pika 3 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Per­soni i dëm­tu­ar nga veprat penale ose trashëgim­tarët e tij, kanë të drejtë të kërko­jnë pro­ced­imin e faj­torit dhe shpër­blim­in e dëmit.

2. Per­soni i dëm­tu­ar që nuk ka zotësi juridike për të vepru­ar i ushtron të drej­tat që i janë njo­hur me ligj nëpër­m­jet për­faqë­sue­sit ligjor të tij.

3. I dëm­tu­ari ka të drejtë të parashtro­jë kërke­sa në organin pro­ce­dues dhe të kërko­jë mar­rjen e provave. Kur kërke­sa e tij nuk pra­nohet nga prokurori, ai ka të drejtë të anko­het në gjykatë bren­da 5 ditëve nga mar­r­ja dijeni.

 

Neni 59

I dëm­tu­ari akuzues

(Shtu­ar pika 3 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Ai që është dëm­tu­ar nga veprat penale të parashikuara nga nenet 90, 91, 92, 112 para­grafi i parë, 119, 120, 121, 122, 125, 127, 148, 149 dhe 254 të Kodit Penal ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të mar­rë pjesë në gjykim si palë për të vërte­t­u­ar akuzën dhe për të kërkuar shpër­blim­in e dëmit.

2. Prokurori merr pjesë në gjykimin e këtyre çësht­jeve dhe, sipas rastit, kërkon dën­imin e të pan­de­hu­rit ose pafa­jës­inë e tij.

3. Nëse i dëm­tu­ari akuzues ose mbro­jtësi i cak­tu­ar prej tij nuk paraqitet në seancë pa shkaqe të arsyeshme, gjyka­ta ven­dos pushimin e gjykim­it.

 

Neni 60

Kërke­sa e të dëm­tu­ar­it akuzues

1. Kërke­sa për gjykim e të dëm­tu­ar­it akuzues depoz­i­to­het në sekre­tar­inë e gjykatës.Ajo është e pavlef­shme në qoftë se nuk përm­ban:

a) gjen­er­alitetet e të dëm­tu­ar­it akuzues;

b) gjen­er­alitetet e per­son­it që aku­zo­het;

c) emrin dhe mbiem­rin e për­faqë­sue­sit dhe prokurën;

ç) parashtrim­in e arsyeve që përligjin kërkesën;

d)  nën­shkrim­in e të dëm­tu­ar­it akuzues ose të për­faqë­sue­sit të tij.

2. Kërke­sa duhet t’i bëhet e njo­hur per­son­it që i atribuo­het vepra penale.

 

Neni 61

Padia civile në pro­cesin penal

1. Ai që ka pësuar dëm mate­r­i­al nga vepra penale ose trashëgim­tarët e tij mund të ngre­jnë padi civile në pro­cesin penal kundër të pan­de­hu­rit ose të padi­tu­rit civ­il, për të kërkuar kthimin e pasurisë dhe shpër­blim­in e dëmit.

 

Neni 62

Afati për legjitim­imin e paditësit civ­il

(Shtu­ar pika 3 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Legjitim­i­mi i paditësit civ­il mund të bëhet nga organi pro­ce­dues, derisa të mos ketë fil­lu­ar shqyr­ti­mi gjyqë­sor.

2. Afati i parashikuar nga para­grafi 1 nuk mund të zgjatet.

3. Me kërkesën e palëve ose krye­sisht, gjyka­ta mund të ven­dosë veçimin e padisë civile dhe dërgimin e saj në gjykatën civile nëse gjyki­mi i saj vështirë­son ose zvar­rit pro­cesin penal.

 

Neni 63

Sig­uri­mi i padisë civile

1. Për të sig­u­ru­ar kthimin e pasurisë dhe shpër­blim­in e dëmit, me kërkesën e paditësit civ­il, organi pro­ce­dues mund të ven­dosë sekuestrim­in e pasurisë së të pan­de­hu­rit ose të të padi­tu­rit civ­il. Kjo  masë qën­dron deri në për­fundimin e çësht­jes.

 

Neni 64

Heq­ja dorë nga gjyki­mi i padisë civile

1. Heq­ja dorë nga gjyki­mi i padisë civile mund të bëhet në çdo gjend­je dhe shkallë të pro­cedim­it me një deklaratë të bërë per­son­al­isht nga paditësi ose nga për­faqë­sue­si i tij në seancë ose me akt të shkru­ar e të depoz­i­tu­ar në sekre­tar­inë e gjykatës dhe të njof­tu­ar palëve të tjera.

2. Në qoftë se paditësi civ­il nuk paraqet kon­kluzionet në disku­timin për­fundim­tar ose kur ngre padi për­para gjykatës civile, quhet se ka hequr dorë nga gjyki­mi i padisë civile.

3. Kur hiqet dorë nga gjyki­mi i padisë sipas para­grafëve 1 dhe 2, gjyka­ta penale nuk mund të njo­hë shpen­zimet dhe dëmet e shkak­tu­ara të pan­de­hu­rit dhe të padi­tu­rit nga ndërhyr­ja e paditësit civ­il. Padia për kërkimin e tyre mund të ngri­het para gjykatës civile.

4. Heq­ja dorë nuk pen­gon ngrit­jen e padisë në gjykatën civile.

 

Neni 65

Thirr­ja e të padi­tu­rit civ­il

1. Ai që përgjig­jet civil­isht për veprën e kry­er nga i pan­de­huri mund të thirret në pro­cesin penal me kërkesën e paditësit civ­il. I pan­de­huri që ka mar­rë pafa­jës­inë ose ndaj të cilit është pushuar çësht­ja, mund të thirret si i padi­tur civ­il për veprat e bashkëtë­pan­de­hurve të tjerë.

2. Kërke­sa për thirrjen e të padi­tu­rit civ­il duhet të bëhet para fil­lim­it të shqyr­tim­it gjyqë­sor.

3. Thirr­ja urd­hëro­het me vendim të gjykatës.

 

Neni 66

Ndërhyr­ja e të padi­tu­rit civ­il me vull­netin e tij

1. Kur bëhet legjitim­i­mi i paditësit civ­il, i padi­turi civ­il mund të ndërhyjë me vull­netin e tij në pro­ced­im derisa të mos ketë fil­lu­ar shqyr­ti­mi gjyqë­sor, duke bërë kërkesë me shkrim. Gjyka­ta ven­dos për kërkesën pasi dëgjon palët.

2. Afati i parashikuar nga para­grafi i parë nuk mund të zgjatet.

3. Ndërhyr­ja e të padi­tu­rit civ­il i hum­bet efek­tet kur hiqet dorë nga gjyki­mi i padisë civile.

 

Neni 67

Për­faqë­sue­si i palëve pri­vate

1. I dëm­tu­ari akuzues, paditësi civ­il dhe i padi­turi civ­il kanë të drejtë të për­faqë­so­hen në pro­ced­im nëpër­m­jet për­faqë­sue­sit ligjor ose një për­faqë­sue­si të pajisur me prokurë.

2. Adresa e të dëm­tu­ar­it akuzues, paditësit dhe të padi­tu­rit civ­il nënkup­to­het, për çdo efekt pro­ce­dur­al, pranë atij që  e për­faqë­son.

3. Për­faqë­sue­si, në rastin e pengesës dhe për aq kohë sa zgjat ajo, me pëlqimin e të për­faqë­suar­it, mund të cak­to­jë një zëvendë­sues.

 

Neni 68

Disponimet për pad­inë civile

1. Gjyka­ta, sipas rastit, pra­non tërë­sisht ose pjesër­isht pad­inë civile ose e rrë­zon atë.

2. Kur jepet vendim pafa­jësie, për shkak se fak­ti nuk parashiko­het si vepër penale ose kur ven­doset pushi­mi i çësht­jes penale, padia civile lihet e pashqyr­tu­ar.

3. Kur rrë­zo­het padia civile në pro­cesin penal, nuk lejo­het ngrit­ja e saj përsëri në gjykatën civile.

 

TITULLI II

JURIDIKSIONI DHE KOMPETENCAT

 

KREU I

JURIDIKSIONI

 

Neni 69

Juridik­sioni penal

1. Juridik­sioni penal ushtro­het nga gjykatat penale sipas rreg­ullave të cak­tu­ara në këtë Kod.

2. Gjyka­ta penale shqyr­ton gjithç­ka që është e nevo­jshme për mar­rjen e vendim­it dhe ven­dos sipas rreg­ullave të cak­tu­ara me ligj.

 

Neni 70

Efek­tet e vendim­it penal për gjykimin civ­il dhe admin­is­tra­tiv

1. Vendi­mi penal i for­mës së pre­rë është i detyrueshëm për gjykatën që shqyr­ton paso­jat civile të veprës vetëm për­sa i për­ket fak­tit nëse vepra penale është kry­er dhe nëse është kry­er nga i gjykuari.

2. Vendi­mi penal që zgjidh rastë­sisht një fakt që lid­het me një çësht­je civile, admin­is­tra­tive ose penale nuk ka efekt detyrues në asnjë pro­ces tjetër.

 

Neni 71

Paso­jat e pro­cedim­it civ­il dhe  admin­is­tra­tiv për atë penal

1. Vendi­mi civ­il i for­mës së pre­rë është i detyrueshëm për gjykatën që gjykon çësht­jen penale vetëm për­sa i për­ket fak­tit nëse vepra ka ndod­hur ose jo, por jo për fajës­inë e të pan­de­hu­rit.

2. Kur vendi­mi penal varet nga zgjid­h­ja e një mos­mar­rëvesh­je mbi gjend­jen famil­jare ose mbi shtetës­inë, për të cilën ka fil­lu­ar një pro­ced­im pranë gjykatës kom­pe­tente, gjyka­ta penale mund të ven­dosë, edhe krye­sisht, pezul­lim­in e shqyr­tim­it gjyqë­sor derisa mos­mar­rëvesh­ja të zgjid­het me vendim të for­mës së pre­rë. Pezul­li­mi nuk pen­gon kry­er­jen e veprimeve të ngut­shme.

 

Neni 72

Munge­sa e juridik­sion­it

1. Munge­sa e juridik­sion­it ngri­het, edhe krye­sisht, në çdo gjend­je dhe shkallë të gjykim­it. Gjyka­ta jep vendim dhe urd­hëron, kur është rasti, dërgimin e akteve organ­it kom­pe­tent.

2. Kur munge­sa e juridik­sion­it ngri­het gjatë het­imeve para­prake prokurori që pro­ce­don ven­dos dërgimin e akteve gjykatës kom­pe­tente për të ven­do­sur.

 

Neni 73

Mos­mar­rëvesh­jet për juridik­sion­in

1. Kur ka mos­mar­rëvesh­je për juridik­sion­in, gjyka­ta që e ngre atë merr vendim, të cilin bashkë me kop­jen e akteve të nevo­jshme për zgjid­hjen e saj ia dër­gon Gjykatës së Lartë, duke treguar palët dhe mbro­jtësit.

2. Zba­to­hen dis­poz­i­tat e sek­sion­it IV të kreut II të këtij tit­ul­li.

 

KREU II

KOMPETENCAT

 

SEKSIONI I

KOMPETENCA LËNDORE

 

Neni 74

 

Kom­pe­ten­cat e gjykatës së rrethit gjyqë­sor

(Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

(Ndryshuar me ligjin nr.9911, datë 5.5.2008)

1. Gjyka­ta e rrethit gjyqë­sor është kom­pe­tente për gjykimin e veprave penale, përveç atyre që i përkasin kom­pe­tencës së gjykatës për krime të rën­da dhe Gjykatës së Lartë.

 

Neni 75

Kom­pe­ten­cat e gjykatës ushtarake

(Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

(Shfuqizuar me ligjin nr.9911, datë 5.5.2008)

 

Neni 75/a

Kom­pe­ten­cat e gjykatës për krime të rën­da

(Ndryshuar me ligjin nr.9276, datë 16.9.2004)

(Ndryshuar me ligjin nr.9911, datë 5.5.2008)

Gjyka­ta e krimeve të rën­da gjykon krimet e parashikuara nga nenet 73, 74, 75, 79 shkro­n­jat “c” dhe “ç”, 109, 109/b, 110/a, 111, 114/b, 128/b, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 233, 234, 234/a, 234/b, 278/a, 282/a, 283/a, 284/a, 287/a, 333, 333/a e 334 të Kodit Penal, duke përf­shirë edhe rastet kur ato janë kry­er nga të mitu­rit.

 

Neni 75/b

(Shtu­ar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Gjyka­ta e Lartë shqyr­ton rekurset për shkel­je të ligjit dhe kërke­sat për rishikimin e vendimeve të for­mës së pre­rë.

2. Gjyka­ta e Lartë gjykon në shkallë të parë, me trup gjykues të për­bërë nga 5 gjyq­tarë të cak­tu­ar me short, veprat penale të kry­era nga Pres­i­den­ti i Repub­likës, deputetët, Kryem­i­nistri dhe anë­tarët e Këshillit të Min­is­trave, gjyq­tarët e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyq­tarët e Gjykatës së Lartë, kur këta janë në këto funk­sione në kohën e gjykim­it.

 

SEKSIONI II

KOMPETENCA TOKËSORE

 

Neni 76

Rreg­ul­la të përgjithshme

1. Kom­pe­ten­ca tokë­sore për­cak­to­het, me rad­hë, nga ven­di ku është kry­er ose është ten­tu­ar të kry­het vepra penale ose ven­di ku ka ard­hur paso­ja.

2. Në qoftë se ven­di i treguar në para­grafin 1 nuk dihet, kom­pe­ten­ca i për­ket, me rad­hë, gjykatës së vendqën­drim­it ose të vend­ba­nim­it të të pan­de­hu­rit.

3. Në qoftë se as kësh­tu nuk mund të për­cak­to­het kom­pe­ten­ca, kjo i për­ket gjykatës së ven­dit ku ndod­het prokuro­r­ia që ka regjistru­ar e para veprën penale.

4. Rreg­ul­lat e cak­tu­ara në para­grafët e mësipërm zba­to­hen edhe gjatë hetim­it para­prak.

 

Neni 77

Kom­pe­ten­cat për veprat penale të kry­era jashtë shtetit

1. Në qoftë se vepra është kry­er tërë­sisht jashtë shtetit, kom­pe­ten­ca për­cak­to­het, me rad­hë, nga ven­di i qën­drim­it, i banim­it, i arres­tim­it ose i dorëzim­it të të pan­de­hu­rit. Kur ka shumë të pan­de­hur, pro­ce­don gjyka­ta që është kom­pe­tente për num­rin më të madh të tyre.

2. Në qoftë se nuk mund të për­cak­to­het në mënyrat e treguara në para­grafin 1 kom­pe­ten­ca i për­ket gjykatës së ven­dit ku ndod­het prokuro­r­ia që ka regjistru­ar e para veprën penale.

3. Në qoftë se vepra penale është kry­er pjesër­isht jashtë shtetit, kom­pe­ten­ca për­cak­to­het në bazë të rreg­ullave të përgjithshme të kom­pe­tencës tokë­sore.

 

Neni 78

Kom­pe­ten­ca për pro­ced­imin e gjyq­tarëve dhe prokurorëve

1. Pro­cedimet, në të cilat një gjyq­tar ose prokuror merr cilës­inë e të pan­de­hu­rit ose të per­son­it të dëm­tu­ar nga vepra penale, që sipas nor­mave të këtij kreu do të ishin në kom­pe­tencën e një gjykate të rrethit, ku gjyq­tari ose prokurori ushtron funk­sionet e tij ose i ushtronte në momentin e ngjar­jes, janë në kom­pe­tencën e gjykatës që ka kom­pe­tencën lën­dore dhe ndod­het në qen­drën e një rrethi tjetër më të afërt, me për­jash­tim të rasteve kur në këtë rreth gjyq­tari ose prokurori ka ard­hur më pas për të ushtru­ar funk­sionet e tij. Në rastin e fun­dit është kom­pe­tente gjyka­ta e një rrethi tjetër më të afërt me atë, në të cilën gjyq­tari ose prokurori ushtronte funk­sionet e tij në momentin e kry­er­jes së veprës penale.

 

SEKSIONI III

KOMPETENCA PËR SHKAK TË BASHKIMIT TË PROCEDIMEVE TË LIDHURA

 

Neni 79

Rastet e bashkim­it të pro­ced­imeve

(Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1.Organi pro­ce­dues mund të ven­dosë bashkimin e pro­ced­imeve:

a) kur vepra penale për të cilën zhvil­lo­het pro­ced­i­mi është kry­er nga disa per­sona në bashkëpunim ndër­m­jet tyre ose kur disa per­sona në mënyrë të pavarur kanë shkak­tu­ar veprën;

b) kur një per­son aku­zo­het për disa vepra penale;

c) kur një per­son aku­zo­het për disa vepra, nga të cilat një pjesë janë kry­er për të real­izuar ose për të mbu­lu­ar të tjer­at ose për t’i sig­u­ru­ar faj­torit apo të tjerëve për­fitime të paligjshme ose mos­dën­imin.

 

Neni 80

Bashki­mi i  pro­ced­imeve që janë në kom­pe­tencë të gjykatave

të ndryshme

(Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Në rastet e pro­ced­imeve të lid­hu­ra ndër­m­jet tyre dhe që nuk mund të nda­hen, nga të cilat një ose disa janë kom­pe­tencë e gjykatës për krimet e rën­da dhe pro­ce­du­rat  e tjera në kom­pe­tencë të gjykatave të tjera të shkallës së parë, kom­pe­tente është gjyka­ta e krimeve të rën­da.

2. Në rastet e pro­ced­imeve të lid­hu­ra ndër­m­jet tyre dhe që nuk mund të nda­hen, nga të cilat një ose disa janë në kom­pe­tencë të gjykatave të shkallës së parë dhe të tjer­at në kom­pe­tencë të Gjykatës së Lartë, kom­pe­tente është kjo e fun­dit

 

Neni 81

Kufi­jtë e bashkim­it në rastin e veprave penale të kry­era nga të mitu­rit

1. Kur disa nga pro­cedimet e lid­hu­ra ndër­m­jet tyre i përkasin kom­pe­tencës së gjykatës së zakon­shme dhe të tjer­at gjykatës që shqyr­ton çësht­jet me të mitur, kom­pe­tente për të gjitha pro­cedimet është kjo e fun­dit, përveç rasteve kur gjyka­ta çmon se ato duhen veçuar.

2. Kur i pan­de­huri në kohën e gjykim­it është mad­hor, por një ose disa vepra i ka kry­er kur ka qenë i mitur, çësht­ja gjyko­het nga gjyka­ta që shqyr­ton çësht­jet me të mitur.

 

Neni 82

Kom­pe­ten­ca tokë­sore e për­cak­tu­ar nga lid­h­ja e pro­ced­imeve

1. Kom­pe­ten­ca tokë­sore për pro­cedimet e lid­hu­ra, për të cilat disa gjyka­ta kanë të njëjtën kom­pe­tencë lën­dore, i për­ket gjykatës kom­pe­tente për veprën penale më të rëndë dhe në rast se veprat janë njël­loj të rën­da, gjykatës kom­pe­tente për veprën që është regjistru­ar e para.

2. Krimet kon­sidero­hen më të rën­da se kundër­va­jt­jet. Ndër­m­jet krimeve ose ndër­m­jet kundër­va­jt­jeve kon­sidero­het më e rëndë vepra penale për të cilën parashiko­het dën­im mak­si­mal më i lartë ose, kur mak­si­mumet janë të barabar­ta, dën­i­mi min­i­mal më i lartë. Në qoftë se parashiko­hen dën­ime me burgim dhe me gjobë, dën­i­mi me gjobë mer­ret parasysh vetëm atëherë kur dënimet me burgim janë të barabar­ta.

 

SEKSIONI IV

DISPONIMET PËR SHKAK TË MOSKOMPETENCËS

 

Neni 83

Moskom­pe­ten­ca

1. Moskom­pe­ten­ca lën­dore ngri­het, edhe krye­sisht, në çdo gjend­je e shkallë të pro­ce­sit.

2. Moskom­pe­ten­ca tokë­sore dhe ajo që rrjedh nga bashki­mi i pro­ced­imeve për shkak lid­hje, mund të ngri­het ose të kundër­sh­to­het, vetëm para se të ketë fil­lu­ar shqyr­ti­mi gjyqë­sor.

 

Neni 84

Moskom­pe­ten­ca e shpal­lur gjatë het­imeve para­prake

1. Kur gjatë het­imeve para­prake ose në për­fundim të tyre prokurori kon­sta­ton moskom­pe­tencën e vet për çdo lloj shkaku ven­dos dërgimin e akteve prokuror­it pranë gjykatës kom­pe­tente.

 

Neni 85

Moskom­pe­ten­ca e shpal­lur në gjykimin e shkallës së parë

1. Në qoftë se në gjykimin e shkallës së parë gjyka­ta çmon se pro­ced­i­mi është në kom­pe­tencën e një gjykate  tjetër, shpall me vendim moskom­pe­tencën e vet për çdo lloj shkaku dhe urd­hëron dërgimin e akteve gjykatës kom­pe­tente.

 

Neni 86

Vendi­mi i gjykatës së apelit dhe Gjykatës së Lartë mbi kom­pe­tencën

1. Gjyka­ta e apelit, kur kon­sta­ton se  gjyka­ta e shkallës së parë nuk ka qenë kom­pe­tente, prish vendimin e apelu­ar dhe e dër­gon çësht­jen në gjykatën kom­pe­tente.

2.Vendimi i Gjykatës së Lartë mbi kom­pe­tencën është i detyrueshëm, përveç rasteve kur dalin fak­te të reja që çojnë në një për­cak­tim të ndryshëm juridik, nga i cili bëhet kom­pe­tente një gjykatë më e lartë.

 

Neni 87

Provat e mar­ra nga  gjyka­ta jokom­pe­tente

1. Mosre­spek­ti­mi i dis­poz­i­tave mbi kom­pe­tencën nuk sjell pavlef­sh­mërinë e provave të mar­ra.

2. Deklarimet e bëra para gjykatës që nuk ka pasur kom­pe­tencë lën­dore, në qoftë se përsëriten, mund të për­doren vetëm për kundër­sh­tim të përm­ba­jt­jes së deponim­it.

 

Neni 88

Masat e sig­urim­it të ven­do­sura nga gjyka­ta jokom­pe­tente

1. Masat e sig­urim­it të ven­do­sura nga gjyka­ta, e cila në të njëjtën kohë ose më vonë shpal­let jokom­pe­tente për çdo lloj shkaku, i hum­basin efek­tet, në qoftë se bren­da dhjetë ditëve nga mar­r­ja e akteve, gjyka­ta kom­pe­tente nuk ven­dos për masën e sig­urim­it.

 

SEKSIONI V

MOSMARRËVESHJET PËR KOMPETENCAT

 

Neni 89

Rastet e mos­mar­rëvesh­jeve

1. Ka mos­mar­rëvesh­je, në çdo gjend­je a shkallë të pro­cedim­it, kur dy a më shumë gjyka­ta në të njëjtën kohë mar­rin ose nuk pra­no­jnë të mar­rin për shqyr­tim të njëjtën akuzë, që i atribuo­het të njëjtit per­son.

2. Mos­mar­rëvesh­jet në fazën e hetim­it para­prak zgjid­hen nga prokurori më i lartë.

3. Gjatë het­imeve para­prake nuk mund të parashtro­het mos­mar­rëvesh­ja e bazuar në arsyet e kom­pe­tencës ter­ri­to­ri­ale për shkak lid­hje­je të pro­ced­imeve.

 

Neni 90

Parashtri­mi i mos­mar­rëvesh­jes

1. Mos­mar­rëvesh­ja mund të parashtro­het nga prokurori pranë njërës prej gjykatave në mos­mar­rëvesh­je ose nga i pan­de­huri dhe palët pri­vate. Parashtri­mi paraqitet në sekre­tar­inë e njërës prej gjykatave në mos­mar­rëvesh­je, me kërkesë të shkru­ar e të motivuar, të cilës i bashko­het doku­menta­cioni i nevo­jshëm.

2. Gjyka­ta që ngre çësht­jen e mos­mar­rëvesh­jes merr vendim, me të cilin i paraqet Gjykatës së Lartë kop­jen e akteve të nevo­jshme për zgjid­hjen e saj, duke treguar palët dhe mbro­jtësit.

3. Gjyka­ta që ka dhënë vendimin, njofton men­jëherë gjykatën në mos­mar­rëvesh­je.

 

Neni 91

Zgjid­h­ja e mos­mar­rëvesh­jes

1. Mos­mar­rëvesh­jet zgjid­hen nga Gjyka­ta e Lartë me vendim. Gjyka­ta merr të dhë­nat, aktet dhe doku­mentet që i çmon të nevo­jshme.

2. Vendi­mi u komu­niko­het men­jëherë gjykatave në mos­mar­rëvesh­je, prokuror­ive përkatëse, të pan­de­hu­rit dhe palëve pri­vate.

 

SEKSIONI VI

BASHKIMI DHE NDARJA E ÇËSHTJEVE

 

Neni 92

Bashki­mi i çësht­jeve

1. Bashki­mi i çësht­jeve që qën­dro­jnë në të njëjtën gjend­je dhe shkallë para të njëjtës gjykatë mund të ven­doset, kur nuk dëm­to­het shpe­jtësia e zgjid­hjes së tyre:

a) në rastet e parashikuara nga Neni 79;

b)  në rastet e veprave penale të kry­era nga disa per­sona në dëm të njëri-tjetrit;

c)  në rastet, kur pro­va e një vepre penale ose e një rrethane të saj ndikon mbi provën e një vepre penale tjetër ose të një rrethane të saj.

 

Neni 93

Ndar­ja e çësht­jeve

1. Ndar­ja e çësht­jeve ven­doset, edhe krye­sisht, vetëm kur nuk dëm­to­het vërte­ti­mi i fak­teve, në këto raste:

a) kur për një a më shumë të pan­de­hur ose për një a më shumë akuza është ven­do­sur pezul­li­mi i pro­cedim­it;

b) kur një a më shumë të pan­de­hur nuk janë paraqi­tur në gjyq për shkak të pavlef­sh­mërisë së aktit të thirrjes, të padi­jenisë pa faj për aktin e thirrjes ose për shkak të penge­save të ligjshme;

c) kur një a më shumë mbro­jtës nuk janë paraqi­tur në gjyq  për shkak të mosla­jmërim­it ose për shkak të penge­save të ligjshme;

ç) kur për një a më shumë të pan­de­hur ose për një a më shumë akuza het­i­mi gjyqë­sor është i plotë, kurse për të pan­de­hu­rit e tjerë ose për akuzat e tjera është e nevo­jshme të kry­hen veprime të tjera.

2. Përveç rasteve të parashikuara nga para­grafi 1 ndar­ja mund të ven­doset edhe me mar­rëvesh­je të palëve, kur gjyka­ta e çmon të dobishme për qël­limet e shpe­jtë­sisë së gjykim­it.

 

SEKSIONI VII

TRANSFERIMI I ÇËSHTJES

 

Neni 94

Shkaqet e trans­ferim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Në çdo gjend­je dhe shkallë të gjykim­it, kur sig­uria pub­like ose liria e vull­netit të per­son­ave që mar­rin pjesë në pro­ces ceno­hen nga sit­u­a­ta të rën­da lokale, të cilat mund të dëm­to­jnë zhvil­lim­in e gjykim­it dhe që nuk mund të mën­janohen në mënyra të tjera, Gjyka­ta e Lartë, mbi kërkesën e motivuar të prokuror­it pranë gjykatës që pro­ce­don ose të të pan­de­hu­rit, ia trans­fer­on çësht­jen një gjykate tjetër.

 

Neni 95

Kërke­sa e trans­ferim­it

1. Kërke­sa e trans­ferim­it depoz­i­to­het, bashkë me doku­mentet që lid­hen me të, në sekre­tar­inë e gjykatës kom­pe­tente dhe u njofto­het bren­da shtatë ditëve palëve të tjera.

2. Kërke­sa e të pan­de­hu­rit nën­shkruhet per­son­al­isht ose nga një për­faqë­sues i tij i posaçëm.

3. Gjyka­ta ia dër­gon men­jëherë Gjykatës së Lartë kërkesën bashkë me doku­mentet dhe vëre­jt­jet even­tuale.

4. Mosre­spek­ti­mi i for­mave dhe i afat­eve të parashikuara nga para­grafët 1 dhe 2 është shkak për mospra­n­imin e kërkesës.

 

Neni 96

Paso­jat e kërkesës

1. Paraqit­ja e kërkesës së trans­ferim­it nuk pezul­lon gjykimin, por gjyka­ta nuk mund të për­fun­do­jë çësht­jen derisa të mos jetë ven­do­sur për pra­n­imin ose rrëz­imin e  kërkesës.

2. Gjyka­ta e Lartë mund të ven­dosë pezul­lim­in e gjykim­it. Pezul­li­mi nuk pen­gon kry­er­jen e veprimeve të ngut­shme.

 

Neni 97

Vendi­mi mbi kërkesën e trans­ferim­it

1. Gjyka­ta e Lartë, pasi merr të dhë­nat e nevo­jshme, ven­dos në dhomën e këshillim­it, pa pjesë­mar­rjen e palëve.

2. Vendi­mi që pra­non kërkesën i njofto­het gjykatës që pro­ce­donte dhe asaj që i është cak­tu­ar për ta gjykuar. Gjyka­ta që pro­ce­donte ia kalon men­jëherë aktet gjykatës që është cak­tu­ar dhe urd­hëron që vendi­mi i Gjykatës së Lartë t’u njofto­het prokuror­it, të pan­de­hu­rit dhe palëve pri­vate.

3. Gjyka­ta e cak­tu­ar nga Gjyka­ta e Lartë deklaron me vendim nëse dhe në ç’pjesë veprimet e kry­era i rua­jnë efek­tet.

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim